Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Sociale
Viewing all 109 articles
Browse latest View live

Rezistenca e Shkodrës dhe arsyet e migrimit

$
0
0

Nga Gjon KEKA

 1

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit shqiptarët gjithnjë e më shumë e ndienin dobësin dhe mungesën e madh të mburojës jo vetëm të arbenisë, por edhte tërë europës.

Pa Kastriotin ata filluan t’i përjetojn edhe dhimbjet e para dhe rrezikun nga zhdukja totale nga barbarët turq.Meqë ata tanim ishin në gojën e ujqëve turq beteja për lirin dhe clirimin e vendit nuk u ndal asnjëherë.

Shkodra ishte e fundit që mbajti me heroizmin e saj peshën e kohës pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, në të gjitha rrethimet që iu bënë asaj ajo sërish me guximin dhe trimërin arriti të mos humb qenjen ,identitetin dhe imazhin e metropolit kulturor kombëtar.

Por megjithkëtë dalngadal errësira po binte mbi tërë arbërinë e lashtë dhe heroike, Gjergji nuk ishte me që të dëbonte turqit, Lekë Dukagjinit me gjithë heroizmin e tij dhe trimëriën e madhe kundër abrbarëve nuk arriti të luaj rolin që luajti Gjergj Kastrioti përgjatë historisë edhe pse Leka është një nga figurat krahas Gjergj Kastriotit për nga vizioni dhe guximi që ai kishte.

Turqit barbar tanim më kishin pushtuar shumë pjesë të arbënisë ,tani vetëm Shkodra (1478/79) ishte duke qëndruar me tërë mundësit e saj e pamposhturë,por me humbje të mëdha gjaku që dilnin nga djera e tyre për ta mbrojtur edhe atë që kishte mbetur pa u skllavëruar dhe helmuar nga osmanët barbarë.

Megjithkëtë gjatë hulumtimeve të mia gjeta në një libër të vejtër me titull“Orationi militari -raccolte dagli historici Greci , Remigio (Fiorentino) ,1560“ një letër e fjalimit :„Oratione di Florio Scodrese,Esortano i cittadini a partire dalla città,più tosto che venire sotto la fede ,e governo del Turco.“ ku në kohën kur qytetarët e Shkodrës do të duhet për të mos humbur dhe masakruar nga otomanët barbar , të linin vendin e tyre për të migruar në Venecia dhe pjesë të tjerë të Italisë dhe Europës.

Poashtu në këtë letër dokument të asaj kohe , shihet se si përshkruhet gjendja e Shkodrës dhe tërë vendit, pastaj të bëmat e Gjergj Kastrioti dhe fama e tij e madhe.Poashtu ajo cfarë është interesant të theksohet është edhe ajo se kjo na jep një argument më shumë duke mbyllur dyshimet rreth asaj se a kishte qëndruar apo jo më shumë Lekë Dukagjini në rezistencën kundër barbarëve osman, pasi që në këtë letër thuhet se ai kishte rënë në akordancë me Venecianët që të migrojn,pas diksutimeve të shumta që ata kishin patur me të për ta bindur atë ,pra të lragohen për të mos rënë në duar të barbarëve , për të mos u shuar përgjithmonë,Apo si shkruan më saktësisht në letër dokumentin rreth fjalimit se ;“Leca Ducaino, fu molto molesto alla nostra città , e ci fece guerra gran tempo, e dopo molto variar di fortuna , fece finalmente accordo con noi.“

Kjo letër-dokument apo ky fjalim që bëhët para qytetarëve të Shkodrës tregon në përpikëri edhe arsyen se pse migruan ,si ran dakord që të lënë pasurin, trashëgimin e lashtë të tyre dhe të etërve të tyre ,pasurinë e madhe që kishte vendi për të migruar ne Venecia dhe pjesë tjera.


VIZITË NË BAZILIKËN NOTRE DAME MONTREAL

$
0
0

Nga Luan Çipi

 1

Qyteti i Montrealit është i madh e i rëndësishëm. Ai ka afër 1.7 milion banorë (i dyti pas Torontos) dhe njëkohësisht është quajtur dhe “Kryeqyteti kulturor i Kanadasë”, pa përjashtuar cilësimin historik të tij si “Kryeqyteti tregtar i Kanadasë”. Qyteti dhe e gjithë krahina e Kebekut, ku ai bënë pjese nga ana territoriale dhe administrative, përfshin zonën frankofone të Kanadasë. Frëngjishtja është gjuha zyrtare e qytetit dhe në shtëpitë rreth 56% e banorëve flasin frëngjisht dhe vetëm 18% anglisht.

Montreali, padyshim edhe sot, mbetet një qendër e rëndësishme e tregtisë, e financave, e teknologjisë, projektimit, turizmit, hapësirës ajrore, kulturës, sportit dhe kinematografisë.

Edhe pse i ka këto përparësi në shkallë kombëtare Montreali, merr edhe më shumë vlera, duke pasur në qendër të vetë një objekt kulti religjioz me rëndësi e madhësi botërore, siç është Bazilika Katolike “Notre Dame Montreal”, Kisha më e madhe në Amerikën e Veriut dhe e dyta në shkallë botërore.

Ky institucion shumë i rëndësishëm i besimit katolik, u ndërtua për nder dhe me emrin e Shën Mërisë, në një objekt më të vogël, në vitin 1829 qe u dëmtua kryesisht për shkak te djegies së tij dhe nisi të rindërtohet, rikonstruktohet e zgjerohet në formën e tanishme, si bashkësi dy kishash, qysh nga viti 1980.

Për ndërtimin e Kishës së Madhe u zgjodh projektuesi dhe ndërtuesi i famshëm Amerikan, me origjinë Irlandeze, James D’Onell, protestan, që u konvertua në katolik dhe u nderua e u varros po aty.

Të ardhur në Otava, për vizitë te ime bije, që ndodhet familjarisht me banim dhe punë prej vitesh në Kanada, duke qenë vetëm rreth 200 km. larg Bazilikës Notre Dame të Montrealit, nuk mund të rinim pa e vizituar këtë perlë botërore, që rrezaton fuqishëm në të gjithë botën e krishterë, madhështi edhe besim hyjnor tradicional Katolik. Së bashku me Hanëmen, gruan time të pandarë në çdo ngjarje, si dhe me Linditën, vajzën time, me Mihailin, dhëndrin kanadez dhe djalin tim, Kamanin, (ardhur për mua posaçërisht nga Çikago me gruan dhe të dy djemtë e tij çamarrokë), në një ditë tepër të ftohtë (-31 gradë C), me dy autovetura, nisemi të çalltisim e të shuajmë këtë kuriozitet e dëshirë të kahershme, që nuk e ka fat gjithkush dhe gjithmonë.

Pasi premë biletat dhe paguam një kuotë hyrjeje (më shumë për solidaritet dhe detyrë humane dhe duhet thënë, pa asnjë detyrim) edhe të përshpejtuar nga të ftohtit e padurueshëm, u futëm në Portën e Kishës, ku menjëherë ngelëm të befasuar nga pamja mahnitëse, që të impononte madhështi e deri misticizëm:

1

 Një sallë e madhe, që s’i shihje dot fundin, me aftësi mbajtëse mijëra veta, shumica me vënde për t’u ulur në kushte komode, një ndriçim paksa i errët, disi i mbytur dhe ëndërrimtar.

Kudo të sheh syri llambadarë, shandanë, ndriçues e abazhurë disaformash dhe shumëmadhësish. Xhamat e dritareve janë tjetërsoj të bukur e të ngjyrosur me teknologji të posaçme. Ka gjithfarësoj, basoreliev dhe statuja shenjtorësh dhe engjëjsh, ornamente e piktura të çmuara dhe punime druri (bliri kryesisht), e të papara artistikisht tjetërkund.

Në të djathtë janë vendosur dhomat e rrëfimit dhe të faljes së mëkateve, krejt xham dhe në të majtë, janë këndet e lutjeve dhe të përshpirtjes, me qirinj në ndriçim apo gati për ndezje.

Po të ngresh sytë lart drejt tavanit, admiron 1827 korniza me xham te ngjyrosur, të thurur aq bukur deri në ultësirën e kurbuar, sa të duket sikur sheh qiellin blu. Kjo u ofron vizitorëve një ndjenjë befasuese për të qenë më të hapur, më kolektiv, më të dashur për njëri tjetrin, më dorëdhënës, solidar e bujar, nën një qiell rrezatues të  improvizuar e që të benë vetvetiu të ndikuar nga fryma hyjnore.

Ngjyra e mureve, në të katër anët e Bazilikës, është e pazakontë, e shumëllojtë e deri në mrekulli, ku dominon bluja dhe ari. Një ar, jo i lyer si bojë e i sajuar, po krejt i vërtetë dhe natyrisht me shumë vlerë. Siç janë të bukura e të kushtueshme, të bëra me dorë, çdo detal e pjesë përbërëse ndërtimore dhe çdo pajisje e instaluar, në këto mjedise të arenduara me mjeshtëri të rrallë, ku çdo pikturë, reliev, statuje tregon për një ngjarje fetare, për një shenjt, për engjëjt, për një porosi ungjillore, inspiruar nga Bibla..

Altari ballor kryesor i kishës së madhe, sarkofagu, kasollja e famshme ku lindi Jezu Krishti, etj. ndërtuar si shumë çudi të tjera, nga arkitekti Viktor Bourgen, janë secila më vete, një kryevepër monumentale, që rrallë gjendet tjetër kund. Jezusi, me madhështinë dhe bukurinë e tij, dominon gjithë mjedisin e harmonizuar për rreth, ku numërohen dhjetëra pamje ikone në pikturë, të gdhendura si basorelieve, apo statuja të madhësive të ndryshme, që shihen me pamje te lirë nga salla e madhe, apo po të kalosh e t’i soditësh në shkallinat e shumta drejt lozhave, nga të tre anët e saj.

Tjetër mrekulli e veçanti e kësaj Bazilike Madhështore është Kambanorja, me një kambanë gjigante prej 12 ton, që vihet në lëvizje me forcën e njëkohshme të 12  burrave dhe qe tingëllimi i saj dëgjohet prej 37 km larg. Natyrisht përdorimi i kambanës kufizohet vetëm në ditët solemne ceremoniale e në të shenjtat fetare dominante, ndryshe, nga fuqia e madhe akustike, do arrinte deri në dëmtimin e mureve.

Veç Sallës së Madhe kryesore, nevojat e shpeshta ceremoniale, sidomos për martesat, diktuan edhe ndërtimin e një kishe të dyte, ngjitur dhe që komunikon me Bazilikën. “Sacred Heart Chapel”, duhet thënë dhe kjo, ka bukurinë dhe stilin e vet të posaçëm e funksional dhe përballon thuajse gjithë nevojat e këtij qyteti të madh, që me rrethinat si popullatë, ia kalon shumë edhe Shqipërisë.

Salla e Madhe e Bazilikës Notre Dame Montreal, përdoret si Kishë për ritet fetare më të spikatura dhe në raste solemne e të jashtëzakonshme dhe bashke me ata që mund të rijnë në këmbë, pranon 9 mije spektatorë. Kjo Bazilikë e rëndësishme në shumë raste ka qenë edhe arenë e ngjarjeve të bujshme shoqërore e shtetërore për krejt provincën e Kebekut dhe të gjithë vendit, për të përballuar deri koncerte të mëdha, duke arritur kulmin me debutimin e suksesshëm të Luçiano Pavarotit të famshëm.

Një tjetër çudi dhe madhështi e Bazilikës Notre Dame Montreal është Organoja e saj, me përmasa jashtëdimensionale dhe cilësi akustike të jashtëzakonshme. Kjo  kërkon dhe mjeshtëri kulmore, për të luajtur me virtuozitetin që meriton, ky instrument i rrallë në shkallë botëror, siç bënë prej dyzetedy vjetësh, Pjeri, që luan aty ende me pasion rinor, në kërkim të përsosmërisë.

Kthehemi për në vendin tonë, në Shqipërinë e vogël dhe të largët, të entuziazmuar dhe me përshtypjet me të mira për popullin Kanadez dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet

Kjo Bazilikë Madhështore tregon gjithashtu forcën e këtij kombi vital dhe të përparuar drejt përsosmërisë, në harmoni midis shtetasve të vet, pavarësisht gjuhëve e besimeve të ndryshme fetare dhe me një politikë sociale e mirëkuptimi shembullore.

Otava, Kanada, 10.01.2014

Në Ludvigsburg “Akademi Përkujtimore për Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”,dhe u shënua 20 vjetori i themelimit të klubit “Bardhosh Gërvalla”

$
0
0

Nga Asllan Dibrani

Grupi i valltarëve    i përgatitur nga koreografi Rrustem Selca.

Grupi i valltarëve i përgatitur nga koreografi Rrustem Selca.

Takime përkujtimore qe mos të vdesin kurrë këta martir  të devotshëm  për kombin shqiptar ,po mbahen  anembanë  ku ka dhe jetojnë shqiptarët. Flaka e janarit, si manifestim     në nivel kombëtar ,.ka përfshirë  përmasa  gjithë popullore edhe në  mërgatën shqiptare.

Një takim i ngjashëm me  aktivitet përkujtimore  dhe kulturore u mbajt edhe  në Ludvigsburg të Gjermanisë afër Shtutgardit. Në këtë takim  manifestues, ishin familjarët e të afërm të dëshmorëve dhe  heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike të Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani!

Më 18 janar u organizua Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga klubi “Bardhosh Gërvalla,” në qytetin e Ludwigsburgut, për t’i kujtuar dhe nderuar heronjtë e kombit, Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun!

1

 Data e  18 janarit  2014 shqiptaret e Ludvigsburgut i gjeti ma te mobilizuar se çdo herë,  pos manifestimit te përkujtimor të 32  vjetorit te vdekjes se  këtyre   arkitektëve  të”Vëllezërve  Gervalla dhe Kadri Zeka “  për  pavarësinë se Kosovës . Ata shënuan edhe  20 vjetorin e  themelimit të klubit   kulturor   “Bardhosh Gervalla” në Ludvigsburg.

Pas Akademisë përkujtimore  kushtuar  ”vëllezërve  Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekes”    u mbajt edhe një  orë  letrare  e organizuar  nga Lidhja e shkrimtareve dhe Artistëve shqiptarë  nga Gjermania  me të cilin rast   pati edhe    një gare për poezitë ma të mire   kushtuar këtyre  martirëve dhe shperblime .

Këtë manifestim   e shoqëroj edhe një  serë aktivitetesh sportive  të “Federatës  së Futbollit Shqiptar në Gjermani” (FFSHGJ). Një manifestim të madh solemn e festiv organizoi në Ludwigsburg së bashku me SC Drita-Kosova të Kornwestheimit qe edhe shpalli ekipet dhe individët më të mirë për vitin 2013.

Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut , sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në  Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë, Nezir Fejza, Z. Smajl Çekaj, vëllau i Heroit të Kosovës Sali Çekajt e krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania zoti Mentor Thaqi nënkryetar  i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë dhe  nënkryetarin e “Lidhjes se Shkrimtareve  dhe Artisteve  Shqiptare për Gjermani”  Neki Lulaj etj.

1

-Tubimin në fjalë e  përshëndeten shumë   personalitete  qe morën pjesë në këtë takim.   I  dhanë     një  freski  edhe   zyrtarët   nga institucionet e Kosovës, si zoti  Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt , Neki Lulaj nga Lidhja e Shkrimtareve etj.  Fjalimi  i zotit Afrim  Sylejmanit u përcoll me duartrokitje të disahershme,   lidhur me   prezantimin e   themelimit dhe  veprimtarisë 20 vjeçare të këtij klubi. Ishte  28  Nëntori i vitit 1993, kur u   themeluar ky klub, që i afroj  nën ombrellën e vet  të gjithë shqiptarët  pa dallim. Klubi me organizimin e vet bëri shumë në interesin e  Kosovës,  gjë që e gjet në prag të  rezistencës    kundër  pushtuesve serb. Ky klub, pos organizimit   të manifestimeve të ndryshme ,    priti  burra të mëdhenj  dhe figura të mëdha   politike , kulturore dhe   artistike.  -Klubi  “Bardhosh Gervalla “  organizoj shkollën shqipe në Ludvigsburg , ndihmoj   lutën e Kosovës me mjete të ndryshme, fondin e “Republikës së Kosovës” dhe   “Vendlindja thërret” , ndihmuan   fatkeqësinë ,   që  përfshiu Shqipërinë   nga vërshimet  etj.  Asnjëherë  nuk pushoj që nga themelimi deri në ditët e sotme  kështu që është e pa mundshme të përfshihet i gjithë aktiviteti i tyre, por mbete që vërtet   shqiptarët,  ku  nuk janë të organizuar akoma  në   ndonjë shoqatë, apo  shoqëri organizative të marrin model  këtë  klub.

Tubimit i dha  një atmosfere     artistike  prezantimi  i  valltarëve  te udhëhequr nga  i madhi Rrustem Selca  , koreograf profesional i cili vepron në   Gjermani dhe në Zvicër.  Po rrit gjenerata të reja   nga sofra e artit dhe vlerave në mërgatën shqiptare.  Mysafirët në këtë mbrëmje i argëtuan Ismet Bexheti, Sevdail Radogoshi – Qumili e Shkokla. Klubi Bardhosh Gervalla   për hire te manifestimit shtroj darke pe r mysafiret.

Fotoreportazh nga : Asllan Dibrani dhe  www.photo-kg.de Katarina Grießer

JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA ME KADRI ZEKËN EMRA QË NË HISTORINË TONË DO TË LAKOHEN NJË GJITHA RASAT E KOMBËTARIZMIT

$
0
0

Shkruan:Shaban Cakolli

1

Jusuf e Bardhosh  Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare,nderi ,dhimbja dhe krenaria shqiptare.Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare,përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë.Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare.Asnjëherë nuk i ndau as lodhja,as veprimtaria e pashembullt,as vapa,as acari,ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav.Ata ishin themelues së  Lëvizjes  Kombëtare për  çlirimin e vendit.

Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare.Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët,pa dallim feje,krahine apo gjinie.Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të  Kosovës nga okupatori,pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur,kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë.Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe.Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja,sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo.Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan,por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri  Zeka,ishin pishtarë  të  lirisë  së Kosovës,pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot.Ata vunë themelet e tyre  në këtë drejtim,duke kundërshtuar guximshëm pushtimin  sërb mbi  Kosovën,Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.

Gërvallajt dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.Ata me veprimtarinë e tyre paralajmëruan  Sërbinë,ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar,se shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të  lejojnë të jetojnë   nën tutellën serbo-sllave.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike.  organizon  likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi ta atentat klasik.Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj  shumë veprimtarë të shquar.Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,BaDuhet të thuhet se  prej tyre më tepër shquhej Jusuf Gërvalla,dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të gjitha fushat.

Jusuf  Gërvalla ishte poet,këngëtar,publicist,veprimtar i devotshëm i  çështjes kombëtare,intelektual i guximshëm e luftarak për çlirimin e Kosovës,i cili veprimtarinë e vet atdhetare e zhvilloj në ilegalitet në  Kosovë dhe emigracion.Ishte në rrezik të arrestimit,por pasi i shpëton arrestimit,migron në  Gjermani,ku më parë jetonte dhe vepronte i vëllai Bardhi,ku e vazhdon me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tij patriotike për  çlirim e bashkim kombëtar.Në Gjermani arrinë të bashkojë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjes,burgosjes,vrasjeve e shpërnguljes së shqiptarëve nga forcat sërbo-jugosllave.Ai së bashku me Bardhoshin,Kadri Zeken e disa  veprimtarë të dalluar,ishte në ballë të frontit të gjërë për sensibilitetin e opionit  botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi e Ballkan.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav tek  Jusufi e shihte nyjen kyçe të organizimeve anti jugosllave,prandajrdhoshin  dhe Kadriun.Me 17 janar Kosovës iu trazua qielli,shqiptarëve iu trazuan zemrat,atë natë të zezë janari dëbora u skuq me pikat e gjakut të trimave tanë të lirisë,Agu i mëngjezit i gjeti pikat e gjakut të tyre të ngrira,por as acari as breshëritë e plumbave nuk mund i ndanë trimat.Ata ranë në altarin e lirisë për të shënuar pavdeksinë.Shembulli i Jusuf  Gërvallës,mbeti dhe mbetet i gjallë ndër intelektual të kohës moderne,si krijues dhe atdhetar i shquar për liri.

Shqiptarët kishim të bënim  me një armik  të pacipë,i cili tinëzisht na i vriste trimat dhe nuk i linte të varroseshin në atdhe.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,ishin varrosur në Gjermani.Më kujtohen ato vite dhimbjesh,kur çdo përvjetor bënim homazhe tek varrezat e tyre.Sikur më dukej se u bënim dëm,sikur i shkilnim varrezat e tyre,e trupi i tyre nuk prehej pa i kthye eshtrat e tyre në  atdhe,për të cilin kishin rënë heroikisht.Tani fatbardhësisht ata janë në tokën e tyre,janë bërë dritë,diell e shkëndijë e lirisë dhe kombit.Edhe ne mërgimtarët pas tyre jemi mundue të bëjmë veprimtarinë kombëtare,po rrugën e kishim të trasuar nga ata,shtigjet i kishim më të hapura dhe krahërorët më të mbrojtur,si rezultat i veprimtarisë së tyre.Ashtu si Jusufi,ashtu nga prirëjet për orientim kombëtar dallohet  bija e saj Donika Jusuf  Gërvalla,në organizimet e veprimtarisë së tyre pata marrur pjesë dhe aty shihja ringjalljen e  Jusufit,nga se Donika ishte  veprimtare e paepur e çështjes kombëtare,ashtu si babai i saj  Jusufi,ishte e zëshme dhe zëdhënëse e cila veprimtarinë kombëtare e zhvilloj në Gjermani dhe zëri i saj i fuqishëm,i guximshëm e intelektual,internacionalizoi çështjen shqiptare nëpër Europë.Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe  Kadri Zeka,janë personalitetet më të çmuara të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës,Ata janë nderi,dhimbja dhe krenaria jonë,vetëm se ata nuk duhet të i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënjes,duhet  të gjejmë forma më të shpeshta organizimesh për të i përkujtuar dhe nderuar këta pishtarë të lavdisë,qoftë në Kosovë e kudo në mërgatën shqiptare

Njeriu që denocoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915) dhe shpëtoi Shqipërinë nga coptimit

$
0
0

Nga: Prof. Dr. Nebi Dervishi

1

WOODROW WILSON ( UDROV UILLSON)

(Me rastin e 90 vjetorit të vdekjes)

(28 dhjetor 1856 – 3 shkurt 1924)

Më 3 shkurt 2014, mbushen plot 90 vjet nga vdekja e Uldroh Uilsonit (Tomas Wondrow Wilson) 28 dhjetor 1856 – shkurt 1924). Presidenti i SHBA në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versaj (1919-1920); hartues i Deklaratës së 14 pikave të shpallura më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë  dhe vetëvendosjes së popujve; ideator i Lidhjes së Kombeve; Kundërshtoi kompromisi anglo-franko-italian në janarin e 1920, e cila parashikonte kalimin e Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë S.K.S vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar; Ndërhyrja e Presidentit U. Uilson ishte fitim kohe për Lëvizjen Kombëtare shqiptare e cila e organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (11 qershor- 2 gusht 1920), që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarsinë e Shqipërisë. Pas vdekjes së Presidentit U. Uilson, Ansambleja Kushtetuese më 4 shkurt 1924, nderoi kujtimin e tij, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi.[1]

Presidenti U. Uillson ka qenë një mik i përhershëm i shqiptarëve. Ka mbetur prej Tij shprehja lapidare “një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”. Kjo është një arsye më shumë që figurës së tij t’i kushtoj këtë portret modest, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes.

Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856[2],  në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile (1861-1865), midis Veriut dhe Jugut. N’donëse me origjin nga jugu konservator,  Uilsoni u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtuar njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër.[3]

Abraham Linkolni ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Washingtonit.[4]

U diploma në jurispodencë dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platform progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim. Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin e atëhershëm në post, Theodhor Roosvelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (e botuar edhe në gjuhën shqipe) bënë një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizoneve. Nga  ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Theodhor Roosvelt, shton Kissinger, – nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake … unë jam për politikën e kamxhikut”.[5]

SH.B.A nuk do të realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosvelti –it. Do të jetë kundërshtari i tij U. Uilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vision. Që në prononcimet e para si president i SH.B.A.-ve, në dhjetorin e 1913, Uilson formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universal dhe jo ekuilibri”. SH.B.A. besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehe të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Uilsoni u jepte vlerave morale amerikane një dimensioni universal.

“Ne thoshte ai-, duan të bëjmë jetën tonë si të  duan, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.[6]

Presidenti U. Uilson e urrente luftën me gjithë shpirt, dhe ishte i vendosur të ruante neutralitetin e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Madje edhe pas përmbytjes së anijes britnaike “Lusitanisë” më 1200 pasagjerë nga gjermanët, me afro 128 qytetarë amerikanë në bordin e saj, ku të gjitha gazetat amerikane ishin mbushur me thirrje për ndëshkim (luftë), Ai përsëri u përmbajt. Presidenti i dërgoi disa mesazhe qeverisë së Kajzerit të mbushura me paralajmërime, duke kërkuar që anijet amerikane të lundronin kudo pa u prekur, në të kundërtën do të priste marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Por, ndërkohë që SH.B.A përpiqej të mbante neutralitetin, ambasada gjermane në Uashington D.C. ishte kthyer në çerdhe spiunazhi e sabotatorësh. Ambasadori gjerman kishte në dorë 100 milion dollar dhe i kërkonte lejë qeverisë së vet të “blinte” kongresmenët amerikane duke u dhënë nga 50 mijë dollar secilit. Një nga agjentët e tij më të rëndësishme ishte Franz Von Papen, që më pas ndihmoi Hitlerin për të ardhur në fuqi.Plani i tyre për të koruptuar Kongresin amerikan dështoi, por mjeti i tyre agjenturor e sabotator ishte i shperndarë në tërë vendin.[7]

Më 31 janar 1917, ambasadori gjerman von Bernstorff i dorëzoi një notë qeverisë amerikane ku thuhet se Gjermania do të fillonte një luftë detare të pakufizuar. Zona e vdekjes do të përfshinte detrat rreth ishujve britanike, franceze, Italise dhe Mesdheut. Çdo anije e aleateve që do të hynte në këto ujra do të goditej pa asnjë paralajmërim nga nëndetset gjermane .Kajzeri gjerman sidoqoftë bënte një “Koncesion”-për SHBA. Një anije amerikane në javë , por vetëm një mund të lundronte për në Angli nëse do t’i bindej disa rregullave të caktuara prej tyre. Presidenti Uillson e lexoi, këtë mesazh dhe e rilexoi pa u besuar syve dhe tha me zë të ulët: “Kjo do të thotë luftë”.[8]

Ishte e veçantë e origjinale edhe mënyra se si e justifikoi Presidenti Uilson hyrjen e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore. Amerika nuk kishte arsye të veaçntë për hyrjen në luftë dhe nuk kishte të bënte me  interesat e saja të ngushta kombëtare. Lufta për SH.B.A.-të kishte më tepër një bazë morale dhe se objektivi kryesor ishte vendosja e një rendi të ri, më i drejtë ndërkombëtar.

Presidenti e quante se hyrja në Luftë (6 prill 1917 – Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë), ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, thoshte ai, – të çojsh në luftë këtë popull të madh paqësor…,  por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë…, për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël, për një pushtet universal të së drejtës”.[9]

Për shpërthimin e luftës Ëilsoni nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqes  gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Presidenti i SH.B.A-ve bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force? “Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekujlibër force, por bashëksi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashët e organizuar”. Duhej t’i hapej rrugë një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin: “Është e drejtë”? “Është e arsyeshme”, “Është në interest ë njerëzimit” ?.[10]

Shpallja e pavarsisë gjysmane së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjikë i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcaktim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtar si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinje, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912/1913, kaluan plotë tetë (8) vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqipëtarëve. Megjithatë, në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët, u gjenden miq, të cilët ndihuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Fuqitë, nga të cilat shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e tyre, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, ruhen mjaft dokumente origjinale të shtetit shqiptar që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar Qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saja të pavarura. Vështirësitë e panumërta që ndeshen shqiptarët fill pas shpalljes së pavarsisë, rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politik por edhe për njerëzit e thjeshtë u bë krejtësisht e qartë së Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftrat ballkanike rrezikonin jo vetëm coptimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Evropës e një shteti shqiptar.

Në një letër që mban datën tetor 1918,[11] drejtuar Qeverisë italiane nga një grup atdhetarësh shqiptarësh, midis të tjerash lexojmë: “… Populli shqiptar, i bindur në të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur, dëshiron të jetojë në paqe në shoqërinë e kombeve. Për këtë i bënë thirrje botës liberale italiane të mbrojë çështjen e tij, në përputhje me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatët. Kryetari Uilson, në ditën përkujtimore të Gjergj Uashingtonit, përmes përfaqësuesit shqiptar që po i parashtronte dëshirën e bashëpatriotëve të vet, në emrin e shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të Amerikës, u shprehu atyre dashamirësinë dhe interesin që ai ushqente për popullin shqiptar, çështjen e të cilit ai e njeh mirë. Ai deklaroi për varrin e Gjergj Uashingtonit, se zëri i tij do të dëgjohej në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar”.

Më 15 dhjetor 1918,[12] një grup studentësh shqiptarë në Vjenë, i drejtojnë një letër presidentit U. Uilson, ku në mes tjerash thuhet: “… Duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në errësirë të plotë, politikanët serb e grekë” gjetën rastin të mohojnë të drejtën tonë për një jetë politike. Kështu shkuan kaq larg sa të mos shohin qenjën gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Evropa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë sërbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është Z. Gjergj Dred Uilliams, ish ministër i SH.B.A. në Athinë, i cili dha dorëheqen më 1913, për të protestuar kundra përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Evropës.

… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet, vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?… Zotëri, Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.[13]

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore rifilloi veprimtaria e atdhetarëve brenda dhe jashtë vendit, për t’i dalë zot tërësisë etnike të Shqipërisë. Këtë çështje e mori përsipër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili sa po krijohet me seli kryesore në Shkodër e më pasë në Tiranë.[14] Komiteti i drejtoi Qeverisë amerikane me dhjetëra protesta, promemorje, kërkesa, informacione, memorandum etj., duke kërkuar ndihmën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si edhe për problemin shumë të mprehtë të të shpërngulurve me dhunë nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar që nga vitit 1918, e deri më 1924, nuk rreshti së kërkuari nga Qeveria amerikane mbështetje e përkrahje për të bërë të mundur shpëtimin e trojeve të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve politike të shtetit shqiptar.

Më 15 janar 1919, Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Paris njohton kryetari e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës se: “… Presidenti i SH.B.A-së ka marrë të gjitha notat që Ju keni patur mirësinë t’i dërgonin, mbi gjendjen e tanishme në Kosovë. Si do që të jetë, Presidenti shpreson që gjendja në Kosovë të jetë përmirësuar me mbërritjen e trupave aleate…”[15]

Në zhvillimet tragjike për fatin e popullit shqiptar Mit’hat Frashëri, atdhetari e veprimtari e shquar, do t’i drejtojë një përkujtesë, kryetarit të SH.B.A-ve, V. Uilsonit, për ta ndërgjegjësuar, atë lidhur me padrejtësitë që u ishin bërë e i bëheshin popullit shqiptar nga Fuqit e Mëdha. Në atë dokument, M. Frashëri e vinte në dijeni kryetarin Uilson se Fuqit e Mëdha ishin të obliguar “të rikrijonin një Shqipëri të qëndrueshme”, që kështu të riparoheshin, siç shprehet ai, padrejtësite e dyshimet e shqiptarëve ndaj saj në Konferencën e Berlinit (1878) dhe atë të Londrës më (1913). Kjo sipas M. Frashërit ishte e domosdoshme dhe parakusht për të siguruar paqen në Ballkan, e drejtë kjo “që imponohet nga parimi i Lirisë”. Në fund të Përkujtesës së tij, autori i saj i sugjeronte kryetarit amerikan W. Uilson disa libra e harta nga autorët evropian me anë të të cilëve provohej vërtetësia e pohimeve të tij.[16]

Dy parimet themelore të diplomacisë së Presidentit Uilson kanë qenë: a) mbështetja në drejtësi dhe vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.

Këto dy parime përjashtojnë pushtimet e huaja e sundimin e çdo forme, qoftë të një fuqie të huaj mbi një vend tjetër. Pikërisht këtë kërkonin shqiptarët: korigjimin e padrejtësive të së kaluarës dhe njohjen e vullnetit të tyre të lirë.

Më 4 korrik 1917, Presidenti Uilson deklaronte për priftin shqiptar Fan S. Noli : “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes shqiptare[17].

Vizioni i Uilsonit për një rend të ri ndërkombëtar, gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Platformës së tij, Uilsoni i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilsoni i evancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishe një organizatë universal, e cila do të kundërbalanconte vendimarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”.[18]

Shqipëria, u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Noli pak kohë më vonë e rikujton Uilsonin, gjithashtu në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarsia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh malëngjimi në grykë dhe më rrokullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e të gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Uillson”. Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për Uilsonin, duke e quajtur atë: “Profeti bujar i paqes njerëzore, ati spirtual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”.[19]

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Uilson protestoi kundër metodave anglo-françeze, ndërsa pes ditë më vonë (15 shkurt), Ai deklaroi se “Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dam në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”. Ai shkoi edhe më larg tue kërcënue bashkëpunimin me europianët dhe tërheqen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm një ditë më vonë, Londra e Parisi u tërhoqën para presionit amerikan.

“Më 6 mars 1920, Presidenti Uilson dërgoi një notë tjetër tue kërkue: “… që çështja shqiptare të mos përfshihet në diskutimet e planifikueme në mes Italisë dhe Jugosllavisë, dhe se Presidenti dëshironte me afirmue përsëri se nuk do të pranonte asnji plan që parashikonte dhanjen Jugosllavisë të prefekturave veriore të Shqipërisë, si shpërblim tokësor për çka Jugosllavia humbte në kufinjtë me shtetet e tjera.

Mbështetja nga ana e SH.B.A dhe kryetarit Uilson e shumëkërkuar dhe shumëdëshiruar prej shqiptarëve nuk ishte ajo që pritej. Në ato vite, edhe pse SH.B.A. ishte një fuqi ekonomike gjithnjë në rritje, nuk ishte ende një fuqi e rëndësishme politike botërore. Pasha e këtij vendi të madh në vendimarrjet më të rëndësishme të botës do të ndihen më vonë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Për popullin shqiptar mbështetja amerikane ishte vendimtare gjatë viteve të fundit të shek. XX, e sidomos gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, pjellës së sëmurë e Konferencës së Paqes në Versaj e viteve 1919 – 1920.

Nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tetjër shqiptar i madhë që falënderoi Amerikën dhe presidentin Uilson për të mirat që gatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Bej Konica: “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton- shkroi ai se ç‘borç të madh i kemi Eilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit (të) tij i detyrohet kryesisht Eilson – it, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”… “Ndërgjgja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Elison-i duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin”. Kur vdiq presidenti; Elison, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrejnë Elison-it një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ishte i vogël për të tjerët, Eilson-i duhet t’ishte i madh për Shqiptarët[20].

Për Uilson-in dhe SH.B.A. në një rast do të shkruanin “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Uilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virxhilit: “Të mbrojsh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartë” (Regere parvos, debellare superbas) të cilët mbrojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare”[21] dhe vërtet, SH. B.A. Dhe populli amerikan, në ditët më të vështira për kombin shqiptar, në vitet e fundit të shek. XX, kur barbaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhduke nga faqja e dheut një pjesë të gjakut tonë, e lindi kalorsin e madh, Bill Klintonin, që :të mbrojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe poashtu, ajo lindi George Ë. Bushin, i cili në vizitën më 10 Qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhet e pavarur”. Dhe në emër të Amerikës, e njohu Pavarsinë e saj të shpallur më 17 shkurt 2008.

Presidenti i parë dhe historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ia pat dedikuar gjithë këtë mrekulli të admirimit dhe respektit të madh që kanë shqiptarët ngado për Amerikën, Vashingtonin, Uilsonin, Regan, Bush – plaku, Klintonit dhe Bushtit ë ri, që i thanë ndal genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shpesh herë thoshte se “Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironin”. “Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. Ai gjithmonë pati thënë se dëshironte Pavarsinë e Kosovës me miqësi të përjetshme me SH.B.A.-së”.

Në vigjilje të 90 vjetorit të vdekjes së Presidentit Uilson (3 shkurt 2014, populli shqiptar u janë mirënjohës miqve të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Dhe kjo është në traditën amerikane, në politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mëndjet e shqiptarëve, sepse në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, ai hodhi posht Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe njëherit, ai u kërkoi përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, respektimin e pavarsisë së plotë të Shqipërisë. Pra, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë.

Pas vdekjes së U. Uilsonit, më 4 shkurt 1924, Ansambleja Kushtetuese e Shqipërisë e nderoi kujtimin e tij, në shenjë respekti për kontributin që dha dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i sigurtë, ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë S.K.S.



[1] Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëll. III, 2009, Tiranë, f. 2785-2786.

[2] Presidentët e Amerikës (SH.B.A), Tiranë, 2006, f. 102; “Presidentët e SH.B.A.-ve nga Uashingtoni te Bushi, “Vatra”, SHkup, 2002, f. 75-76.

[3] Arben Puto, Presidenti Uilson, profile I një politikani të madh – Mbrotjës I të vegjëlve”, 17 mars 2009, në gazetën :Fakti”; dhe Presidenti Uilson – mbrojtës I të vegjëlve”, gazeta “Shqip”, 19 mars 2009.

[4] Po aty; Albana Melyshi – Lifschin, Udhëtimi në Historinë Amerikane, Tiranë, 2003, f. 222

[5] Henri Kisinxher, Diplomaciao”, Tiranë, 2011, f.     ; Arben Puto, “Presidenti Uilson – Profik I një politikani të madh”, Fakti, 17.03.2009;

[6] Arben Puto, “Presidenti uilson, punim I cituar;

[7] Albana Melyshi Lifschin, Udhëtim në Historinë Amerikane Tiranë, 2003, f.224;  краток преглед на Американската историја, стр. 245-247, pa vit botimi, redaktor nga Нанард синкота;

[8] Albana Melyshi Lischin, Udhëtim, vepër e cituar, f. 225;

[9] Arben Puto, Presidenti Ëilson – mbrojtësi I të vegjëlve, në Fakti, 17.03.2009

[10] Po aty, Fakti, dt. 17.03.2009;

[11] Arkivi Qendror shqiptar, Tiranë, tetor 1918, Letër e një grup atdhetarësh shqiptarë, dërguar Qeveris italiane, cituar sipas Dr. Nevila Nuka, Kryetari uilson, rikthim tek ai”, në “fakti”, 28.XII.2003

[12] Po aty, Letër e studentëve shqiptar në VJenë, Dt. 15.XII. 1918, drejtuar presidentit U. Uilson..

[13] Po aty.

[14]  Historia e popullit shqiptar, Vëll.III, Tiranë, faqe….; Fjalori Enciklopedik shqiptar, Vëllimi II, Tiranë, 2008, f. 1234-1235;

[15] Dr. Nevila Nika, Kryetari Uilson, në gazetën “Fakti”, 28.XI.2003;

[16] Gazeta “Vikend”, 8 qershor 2007, f. 15;

[17] Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes së Presidentit Uilson, në “Zhurnal”, Dt. 04.02.2013, f.11

[18] Arben Puto, Presidenti Uilson – mbrojtësi I të vegjëlve, 17.03.2009;

[19] Anton Cefa, Kalorësi idealist, në gazetën “fatkit”, 19.VI.2008;

[20]Sami Repishti, Përvjetori I vdekjes, I presidentit Uilson, në Zhurnal, 04.02.2013;

[21] Anton Cefa, Mbrojtja e çështjes shqiptare, 19.06.2008, në “Fakti”, 16.

Benxhamin Frenklin, Figura e parë botërore Amerikane ( 1706-1790)

$
0
0

Albana Melyshi Lifschin

1

Benxhamin Frenklin lindi në 17 janar, 1706 në Boston, Masaçusets. Benxhamin Frenklin ishte më i vjetri nga burrat e shquar që themeluan shtetin Amerikan dhe i pari amerikan i nderuar në Evropë si shkencëtar dhe burrë shteti, si mbrojtës i të drejtave të kolonive amerikane para mbretit të Anglisë.
Benxhamin Frenklini përfaqson suksesin amerikan: nga djali i një sapunbërësi, me punë të madhe e të pavarur ai e ngriti veten në lartësinë e madhështisë. Biografi i tij Alfred Tamarin e përmbledh kështu rritjen e personalitetit të Benxhamin Frenklinit.
“Benxhamin Frenklin ishte amerikani i parë që u bë figurë botërore. Nga një djale i ri me prirje për shkollë ai u bë shkencëtar, shpikës, legjislator, diplomat dhe burrë shteti me famë botërore.”
Emri i Benxhamin Franklinit ishte i vetmi emër të cilin e shohim në katër dokumentet kryesore të themelimit të Shteteve të Bashkuara: Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës, Traktatit të Aleancës me Francën dhe Traktatin e paqes me Anglinë.
* * *
Në fëmijërinë e tij Benxhamini ndihmonte të atin në bërjen e qirinjve e sapunëve, pastaj u bë ndihmës i të vëllait në shtypjen e gazetave. Duke punuar nga mëngjesi në mbrëmje, në mënyrën primitive siç dilte gazeta ato kohë, djali i ri ra në dashuri me fjalën e shkruar. Ai lexonte çdo gjë që i binte në dorë, tekste shkolle apo literaturë artistike, historike, filozofike e çdo gjë. I mblidhte qindarkat vetëm me një qëllim: për të blerë libra. Kur i vëllai i tij Xhejms, themeloi gazetën New England Courant, Benxhamini 15 vjeçar filloi të shkruante artikuj për gazetën dhe fshehurazi nga i vëllai i fuste ato poshtë derës, dhe nuk tregonte se autori i atyre shkrimeve ishte pikërisht ai, nga frika se i vëllai nuk do t’ia botonte.
Në tetor 1723, Benxhamin Frenklini, 17 vjeçar, shkoi në Filadelfi i vendosur për të nisur jetën e tij të pavarur. Shumë shpejt ai kombinoi aftësitë e tij si punonjës shtypshkronje me talentin e tij si shkrimtar dhe doli me botimin e gazetës se Pensilvanisë (Pennsilvanya Gazzete) Një nga sukseset e tij të kësaj periudhe është Almanaku enciklopedik i përvitshëm (Poor Richards’s Almanack) që u botua nga 1733 deri në 1758. Almanakët në kohën që jetoi Benxhamin Franklini ishin shumë të përhapur. Bibla dhe Almanaku ishin dy librat më të gjendur në  shtëpitë e qytetarëve. Njerëzit u referoheshin almanakëve si burim informacioni për shumë gjëra të jetës së përditshme duke filluar që nga këshillat për mirëmbajtjen e shtëpisë, recetave të ndryshme e deri tek poezitë dhe proverbat. Essetë e almanakut frymëzonin njerëzit, i sqaronin ata dhe i mbanin në korent me jetën e civilizuar. Nëpërmjet proverbave botuar në almanakun e tij, Frenklini formoi reputacionin e tij si filozof moralist, komentator i natyrës njerëzore. Në ato thënie të shkurtra, lexuesi shikonte mençurinë dhe humorin e Benxhamin Frenklinit.
Në Almanakun e Benxhamin Frenklinit gjejmë thënie si:
“Zoti ndihmon ata që ndihmojne vehten;”
“S’ka fitore pa dhimbje.”
“Mos gjuaj me gur tek komshinjtë kur dritaret e tua i ke prej xhami”
“Ai që nuk di të bindet, nuk di as të komandojë.”
“Tre vetë mund ta mbajnë sekretin, nëse dy prej tyre janë të vdekur.”
“Dita e sotme është sa dy të nesërme”.
Mëndja e tij ishte e palodhur. Ai kërkonte ta bënte jetën sa më të lehtë për njerëzit duke kërkuar zgjidhje praktike.
Nga shpikjet praktike të Benxhamin Frenklinit që ndryshoi jetën e familjeve dhe veçanërisht të gruas ishte soba e ngrohjes. Soba e parë e bërë prej tij datohet e vitit 1740. Deri atë kohë njerëzit mblidheshin rreth oxhakut i cili ishte i vetmi vënd i zjarrit, i ngrohjes në shtëpira. Benxhamin Frenklini e spjegonte kështu rëndësinë dhe avantazhet e sobës: “Soba e ngroh dhomën në tërësi dhe në këtë mënyrë njerëzit e familjes nuk është nevoja të mblidhen reth oxhakut si më parë për t’u ngrohur, por mund të qëndrojnë ulur edhe pranë dritares ndërsa lexojnë, shkruajnë, bëjnë triko etj.
Megjithëse patenta e kësaj shpikje mund t’i sillte fitime, Benxhamin Frenklini refuzoi të përfitonte duke thënë se “ashtu sikurse gëzojmë shpikjet e të tjerëve, ashtu duhet të kemi edhe kënaqësi t’u shërbejmë të tjerëve me shpikjet tona dhe kjo duhet bërë gratis dhe me gjenerozitet.”
Një shpikje tjetër praktike që ndihmoi miliona njerëz ishin syzat bifokale. Duke u plakur Benxhamin Frenklini vuri re që kishte nevojë për dy palë syze, një palë për distancë të largët dhe një palë të tjera për të parë sendet nga afër.
Ai kishte syze për larg. Të mbante me vete dy palë syze nuk ishte praktike. Në moshën 79 vjeçare Bexhamini filloi të vriste mendjen për një zgjidhje. Nëse të dy palët e syzeve do të mund të “bashkoheshin ” duke formuar një palë syze të vetme, kjo do të qe zgjidhja më ideale. Në këtë mënyrë, gjykoi ai, njeriu vështron poshtë kur sheh sendet e imta, dhe ngre sytë kur do të shohë sendet në largësi. Kjo ide u realizua në vitin 1784. Shpikja e tij i bëri punë jo vetem Benxhamin Frenklinit, por edhe miliona njerëzve të tjerë edhe madje dyqind vjet pas vdekjes së tij.

***
Fillimisht Benxhamin Frenklini e donte Anglinë, vendin ”mëmë” por me kalimin e kohës zhvilloi mendimin se kolonitë amerikane duhet të vetqeveriseshin. Këto pikpamje për herë të parë u shfaqën në vitin 1751 në një esse të tijën lidhur me rritjen e njerëzimit dhe popullimin e vendeve, ku midis të tjerash, pasi përshkruan gjërësinë e pafund të Amerikës  hedh idenë se Amerika “duhet të jetë e lirë të kontrollojë zhvillimin e saj të brëndshëm”.
Në 1757 Asamblea e Pensilvanisë e dërgoi Benxhamin Franklinin në Angli si përfaqësues të saj. Ai u përpoq të shkëpuste nga mbreti sa me shumë liri e të drejta për kolonistët e Pensilvanisë.
Në një nga udhëtimet e tij në Angli Benxhamini mori me vete edhe të birin, Uilliamin, i cili bëri në Londër miq të fuqishëm që më pas e ndihmuan të fitonte postin e guvernatorit të Nju Xhërsit. Me kalimin e kohës at e bir zhvilluan pikëpamje të ndryshme lidhur me çështjen e pavarësisë së kolonive që i vunë në opozitë me njëri tjetrin. Në letrat që dërgonte nga Anglia, Frenklini e këshillonte të birin ta shikonte të vërtetën ashtu siç ishte, ndryshe do të ndodhej në pozitë të pakënaqshme kur të fillonte revolucioni amerikan. Në mes të tjerash Frenklini shkruante: “Unë mendoj që pavarësia (e Amerikës) është më e nderuar se çdo shërbim në shërbim të Anglisë.”
Frenklini qëndroi në Angli si përfaqsues i kolonive për një dekade të tërë deri sa u pa se lufta e kolonive për pavarësi nga Anglia u bë e pashmangshme.
Në 1775 ai u zgjodh delegat i Pensilvanisë në Kongresin e dytë Kontinental duke frymëzuar shkëputjen me luftë nga Anglia dhe vetqeverisjen e kolonive.
Firmosja e Deklaratës së Pavarësisë  ishte një akt shumë kurajoz pasi për Anglinë kjo do të thoshte tradhëti dhe dënohej me vdekje.
E paharruar ka mbetur shprehja e Benxhamin Franklinit në momentin e firmosjes së Deklaratës së Pavarësisë.  Kur delegatët po firmosnin Deklaratën, Xhon Henkok tha se deklarata duhej firmosur nga të gjithë pasi “ne duhet të qëndrojmë sëbashku.” Benxhamin Frenklini u përgjegj me humor me atë frazë që mbeti historike:”Po, ne duhet të qëndrojmë sëbashku, ndryshe do të na varin veç e veç”.
Në tetor 1776 kongresi e dërgoi Benxhamin Frenklin në Paris për të siguruar ndihmë financiare dhe ushtarake për luftën e kolonive amerikane kundër Anglisë. Atje ai u prit si simbol i Botës së re. Reputacioni i Benxhamin Frenklinit në qeverinë e sallonet franceze qe i jashtëzakonshëm. Ata vlerësonin tek ai shkencëtarin, politikanin, shkrimtarin dhe sjelljet e tij mondane. Benxhamin Frenklini i bindi francezët të mbanin anën e Amerikës kundër armikut të përbashkët dhe armikut tradicional të francezve, Anglisë. Frenklini në Paris respektohej e admirohej në mënyrë të jashtëzakonshme. Portreti i tij gdhëndej, varej në korniza, stampohej në pjatanca shtëpie, dhe francezëve u pëlqente të blenin diçka që u kujtonte atë. Piktorët e ftonin të pozonte për ta sa Frenklini ndihej i lodhur dhe i mërzitur nga të gjitha këto, megjithatë sensi i humorit nuk i mungoi asnjëherë. Kur mbretëresha Mari Antuanetë, të cilës disa vjet më pas revolucioni francez do i priste kokën në gijotinë, e quajti Frenklinin “l’ambassador electrique,” Frenklini iu përgjigj se sytë e saj në një javë të vetme bënin më shumë dëm, se gjithë eksperimentet e tij të elektricitetit sëbashku. Ishte pikërisht reputacioni i tij që ndihmoi Benxhamin Frenklinin të siguronte mbështetjen e Francës në luftën me Anglinë.
Me fitoren e Saratogës, në tetor 1777, ku gjenerali anglez Burgoyne u dorëzua, mbreti francez deklaroi se ishte gati te firmoste një marrëveshje sipas së cilës ai njihte pavarësinë e Amerikës dhe i premtonte ndihmë në luftën kunder Britanisë së Madhe. Traktati u firmos në shkurt të vitit 1778. Aleanca ekonomike dhe ushtarake që ai siguroi me Francën ishte një pikë kthese në historinë e revolucionit amerikan.
Në gusht 1781, Benxhamin Frenklini, Xhon Adamsi dhe Xhon Xhej u ngarkuan të zhvillonin bisedimet e paqes me Britaninë e madhe. Për tre muajt e parë Frenklini lozi rolin kryesor në këto bisedime të cilat në nëntor 1782 sollën një traktat paqe, pararendës të Traktatit të Parisit, të firmosur në 3 Shtator, 1783. Në artikullin e parë të tij thuhej se madhëria e tij britanike i njihte Shtetet e Bashkuara si “të lira dhe indipendente”
Benxhamin Frenklini u kthye në Amerikë në 1785 dhe vazhdoi të mbetej aktiv në jetën politike të vëndit deri në fund të jetës së tij. Në 1787 në moshën 81 vjeç ai u zgjodh delegat i Mbledhjes për hartimin e Kushtetutës. Në 17 Shtator 1787 delegatët e Mbledhjes Kushtetuse u mblodhën për herë të fundit në Hollin e Indipendences për të firmosur projekt-Kushtetutën që kishin muaj që po e diskutonin. Fjala e tij në mbledhjen kushtetuse ndihmoi në bashkimin e delegatëve për aprovimin e saj.
Akti i fundit publik gjenial i Benxhamin Frenklinit ishte ai i 12 shkurtit 1790 kur firmosi një peticion drejtuar kongresit amerikan mbi skllavërinë të cilën e karakterizonte si një “tregëti të urryer” dhe propozonte t’i jepej fund trafikimit të skllevërve. Benxhami Frenklini kishte formuar shoqerinë e parë amerikane që kërkonte zhdukjen e skllavërisë.
Benxhamin Frenklini vdiq vetëm dy muaj më pas, në 17 Prill duke lënë pas tij kujtimin e një figurë legjendare.

Albana Melyshi Lifschin,
Nga libri ” Udhetim ne Historine Amerikane” bot.2003/ribot.2006

“Man of the House” përzgjedhur për skenarin më të mirë europian

$
0
0

Andamion Murataj_Lissus Media

Skenaristi dhe regjizori i famshëm Andamion Murataj e bëri të njohur artin shqiptar në shkallë ndërkombëtare. Me filmin “Fjala e Gjakut” (The Forgiveness of Blood) Andamion arrit të fitojë çmimin prestigjioz “Ariu i Argjendë” për Skenarin më të Mirë në Festivalin Nduerkombëtar të Filmit në Berlin 2014.

Skenari i tij i rradhës mban titullin “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) dhe e merr temën nga burrneshat shqiptare. Ky skenar ka tërhequr vëmendjen e shumë figurave të njohura të kinematografisë botërore duke shënuar sukses që në hapat e tij të parë.

Andamion Murataj me burrneshen Shkurtan Hasapapa

Andamion Murataj me burrneshen Shkurtan Hasapapa

Andamioni sapo ka shënuar edhe një përfaqësim dinjitoz në Trieste të Italisë ku filmi i tij është  ndër 12 projektet e filmit artistik të përzgjedhur prej 200 filmave konkurues, për tu prezantuar para forumit të rëndësishëm të producetëve europianë “Kur Lindja Takon Perëndimin” ( When East Meets West).

Ky sukses vjen disa muaj pas arritjes së tij të mëparëshme ku skenari u përzgjodh si një ndër 10 projektet internacionale më premtuese për zhvillim nga një juri që përfshin disa nga figurat më të larta të skenarit botëror, filamt e të cilëve janë të vlerësuar me çmimin Oskar siç janë David McGee (Jeta e Pi, Finding Neverland), James V. Hart (Drakula, Hook), etj.

“Skenari i filmit ‘Burri i Shtëpisë’ një histori shumë origjinale, emocionalisht ngërthyese e shkruar shkëlqyeshëm që na dërgon në një botë të panjohur. Është një skenar mrekullisht ndjellës për një botë të çuditëshme dhe misterioze të mbushur me karakteret krejt unikë. Është një rrëfim me potencial të mrekullueshëm kinematografik” thotë Clarie Dobbin, drejtore e Festivalit të Filmit Ndërkombëgtar të Melbourne dhe mentor i Laboratorit të Zhvillimit të Skenarit:  Eksperienca Puljeze 2014.

1

“Unë besoj që një skenar i mirë është “basti” më i sigurt për suksesin e një filmi. Filmi i mëparshëm nuk e pati fillimin e “Burrit të Shtëpisë” dhe do më pëlqente të thoja që fillimi i mbarë është gjysma e punës, por nuk është krejt kështu. Në film, çdo hap është përpjekje intensive. Shpresoj që në momentin e duhur të më bashkangjiten njerëzit dhe institucionet e duhura në këtë rrugë, të cilën deri më tash e kam bërë i vetëm. Është pjesë e punës si ‘filmmaker’ të kërkosh mbështetje, por është po aq pjesë e detyrimeve institucioneve kombëtare të identifikojnë dhe mbështesin projektet që dëshmojnë cilësinë në konkurrimet ndërkombëtare,” thotë Andamion Murataj.

Kualiteti i projektit “Burri i Shtëpisë” ishte premtues që në Laboratorin e Puljas. Mbas experiences në Pulja, regjizori Murataj u kthye në Shqipëri për të thelluar kërkimet mbi temën dhe për ta zhvilluar më tej. Sukseset më të fundit te projektit më të ri të regjizorit dhe skenaristit të shquar Andamion Murataj, shënojnë arritje të re për kinemanë Shqiptare e cila së fundi po vlerësohet në rangun e lartë të arritjeve të artit europian. Eshtë një moment historik që kërkon trajtim dhe vëmendje të veçantë te institucioneve të artit dhe filmit në Shqipëri, sidomos pas dështimit të institucioneve të filmit në Shqipëri për tu rradhitur ndër mbështëtësit e filmit “Falja e Gjakut” që rezultoi të ishte suksesi më i madh i kinemasë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

“Unë shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të kenë nxjerrë mësimet e duhura e të mos përsëritet sërish ajo çka ndodhi me filmin “Falja e Gjakut”. Do të ishte fatkeqësi t’i rikthehemi sërish në pikën zero. “Burri i Shtëpisë” është fitues në shumë evente ndërkombëtare dhe institucionet europiane të filmit e kanë kriteret përzgjedhëse shumë të qarta. Është koha që filmat shqiptarë të kalojnë nëpër të njëjtat filtra konkurues dhe për të marrë mbështetjen e nevojshme financiare në vendin e origjinës” shtoi regjizori Andamion Murataj.

Burri i Shtëpisë (Man of the House) rrëfen historinë e një burrneshe shqiptare në ditët e sotme, e cila duhet të zgjedhë nëse duhet të vazhdojë jetën e saj prej burri apo të rigjejë ndjenjat e ndrydhura femërore për tu bërë nëna që i mungon mbesës së saj, Zanës.

Regjizori Andamion dhe Diana Rakipi

Regjizori Andamion dhe Diana Rakipi

Microsoft Word - SWORN VIRGINS PORTRETS.docx

Shqipëria Etnike feston 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Miçigan

$
0
0

1

Shqipëria Etnike Events organizon festën me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Michigan. Të dielën, me datën 16 shkurt 2014 yjet e muzikës, Meda, Vida Kunora dhe Zef Beka vijnë për të argëtuar komunitetin shqiptar të Miciganit.

Mbrëmja fillon në ora 7:00 mbasdite deri ora 1:00 tek Royalty House (8201 E 13 Mile rd, Warren, MI 48093). Për të rezervuar biletat telefononi 248-952-4709 ose 313-970-5137.

Organizatorët dhe stafi i “Shqipëria Etnike” Kreshnik Aliaj, Justin Prendi dhe Elino Dacaj ftojnë publikun shqipar në këtë mbrëmje familjare për festën e pavarësisë të Kosovës.

Shqipëria etnike ju uron gëzuar pavarësinë e merituar të Kosovës. Shpresoj që së shpejti do kemi mundësinë që ëndrra jonë për bashkim kombëtar do bëhet realitet. Nuk ka gjë më të bukur kur komuniteti jonë mblidhet në diasporë për të festuar së bashku gëzimet dhe traditat tona. Ju ftojmë ta kaloni pavarësinë bashkë me ne. Gëzuar gjithë shqiptarëve të Kosoves dhe mbarë popullit shqiptar kudo që jeton,” tha Elion Dacaj.

“Këtë festë kulturore kombëtare gëzohemi ta kalojmë me figurat e mëdha artistike dhe bashkëkombasit tanë. Kemi kënaqësinë dhe krenarinë që t’ju urojmë gëzuar pavarsinë e Kosovës çdo shqiptari dhe ne si Shqipëria Etnike Events urojmë që ëndrra jon shekullore të bëhet reale që Shqiperia e madhe të jetë plotësisht e jona dhe etnike. Zoti i bekoftë tokat Shqiptare,” uron Justin Prendi dhe Kreshnik Aliaj.

Me 15 shkurt tre artistët shqiptarë, Meda, Vida dhe Zefi do festojnë pavarësinë me komunitetin shqiptar të New Yorkut me Dukagjini Production nën organizimin e George Tonaj dhe Tom Tonaj. (To see this event click here >>)


Tim Shkupi: Nisja e lidhjes qytetare DSHM

$
0
0

1

Musau Lamallari i njohur me emrin e artit/shkrimtarit Tim Shkupi, ka botuar dy libra, “2001 Fundi i Botës” dhe “Historia e Fesë Hyjnore”, Në vitet 90-ta ka punuar si imam në Shkup. Ka shkruar për shumë gazeta dhe është njohës i mirë i politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë. Tash 14 vjet Musau jeton dhe punon. Prej vitit 2012 ai është një nga nismëtarët dhe themeluesit e Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë, si dhe drejton Njësinë e DSHM-së për Britaninë e Madhe. (www.musalamallari.com)

Na tregoni më tepër për themelimin e lidhjes qytetare DSHM-së?

Një pjesë e madhe e shqiptarëve nga Maqedonia jetojnë dhe punojnë në SHBA, Evropë, Turqi dhe Australi. Veprimtarët e shumtë të çështjes shqiptare në këto shtete dhe kontinente, të cilët kontribuuan në lëvizjet kombëtare për luftën e drejtë të shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar, përkundër suksesit që sot Kosova është shtet, i njohur ndërkombëtarisht nga shumë shtete të botës, nuk mund të themi se çështja shqiptare është zgjidhur dhe nuk ka probleme, pasi ka ngecje të mëdha dhe nuk jemi të kënaqur sidomos me statusin e shqiptarëve të Maqedonisë, të shqiptarëve në Mal të Zi, në luginën e Preshevës dhe të drejtat e çamëve në Çamëri.

Këto pakënaqësi janë të evidentuar nga veprimtarët shqiptar, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetet e përmendura më lartë, janë të organizuar në shoqata të ndryshme dhe kanë përcjellë me vëmendje çdo segment të jetës së shqiptarëve prej kohës së ngrirjes së konfliktit të fundit 2001 luftarak në Maqedoni.

Si rrumbullakësim i pyetjes suaj, mund të them lirisht se të gjithë shqiptarët e diasporës që kanë shqetësimin e njëjtë për vëllezërit e tyre në trojet etnike janë themelues të Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë, pasi ideja për të refuzuar sistemin unitarist, sistemin diskriminues me përmasa të mëdha në Maqedoni, ekziston në mesin e shoqërisë shqiptare, sidomos në mesin e rinisë dhe inteligjencies shqiptare, të cilët nuk janë të prekur nga virusi i unitarizmit të partive ekzistuese të ashtuquajtura shqiptare në Maqedoni

Cilat janë qëllimet dhe misionet e saj?

Në fazën e parë jemi shumë transparent dhe kur duhet të themi qëllimin pse jemi organizuar, dhe cili është mision i jonë, duhet patjetër të kthehem te thirrja jonë e cila figuron edhe në faqen tonë zyrtare kur themi se “DSHM-ja si LIDHJE E DIASPORËS PËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË nuk është parti politike, është Lëvizje qytetare, politike dhe kulturore e qytetarëve shqiptarë në diasporë: në Amerikë, Kanada, Australi, Evropë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqi dhe në Republikën e Maqedonisë. Lidhja e Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë është organizata kupolë (varianti është lidhja unitare) e të gjitha shoqatave shqiptare në diasporë dhe personave fizik që aderojnë në Statutin e DSHM-së në vendet e përmendura. Kjo Lidhje vjen si rezultat i takimit të Nju Jorkut me 24 shtator të vitit 2012.

Në misionin tonë, në fazën e parë, para qytetarëve shqiptarë në Maqedoni dhe diasporë kemi përgatitur platformën tonë politike “Maqedonia – Opsioni Shqiptar” dhe në kuadër të saj kemi plane të ndryshme për ta realizuar.  Në  çdo plan organizativ ka një moto, kurse motoja jonë e parë është IDEJA – SHPIRTI – LEVIZJA janë parësore në misionin e Diasporës. Nuk duam që Diaspora të kuptohet vetëm si një burim financiar, por duam të kuptohet ndryshe, të besojnë shqiptarët e Maqedonisë në vlerat e veprimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në tërë globin, të besojnë në idenë dhe konceptin se çfarë paraqet organizata jonë. Pastaj të fillohet për mobilizim të ri politik  dhe demokratik të shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni dhe në diasporën shqiptare, si pjesë integrale e fatit shqiptar e pjesë vitale dhe e dëshmuar e përgjegjësisë kombëtare shqiptare, që ka për objektiv kryesor:

- Krijimin e një dinamike të re politike brenda shoqërisë shqiptare dhe krijimin e një dinamike të re politiko-demokratike në raportet shqiptaro – maqedonase;

- Krijimin e sheshit politik për rinovimin e aktorëve politikë dhe të kulturës politiko-demokratike në shoqërinë civile shqiptare, si shesh që do të promovojë dhe rrënjosë në shoqërinë tonë vizionin e denjë mbi demokracinë dhe përgjegjësinë qytetare e demokratike për të mirën publike dhe vlerat e civilizimit politik modern, mbi bazat e të cilave duhet ngritur një alternativë e qartë politiko-demokratike, e besueshme dhe inkurajuese për të tashmen imediate dhe për ardhmërinë kolektive shqiptare;

- Inkurajimin në shoqërinë civile DHE TE RINIA shqiptare pikërisht të kësaj alternative dhe aktorëve që do të mbajnë në duar fatin e përhapjes së saj;

- Qartësimin e një opsioni politik shqiptar në përputhje me aspiratat legjitime shqiptare për status të njëjtë juridiko – kushtetues të shqiptarëve dhe maqedonasve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë dhe për ta vënë këtë opsion të kristalizuar dhe të legjitimuar nga vullneti demokratik shqiptar në funksion të demokratizimit te mëtejmë të Maqedonisë. Vetëm në këtë rast , realiteti multinacionale, multikulturorë e religjioz do të gjejë hapësirën e zhvillimit të harmonishëm.

  1

Cilat aktivitete ka organizuar deri tani dhe që kanë dalë me sukses?

Deri sa jemi në fazën e parë, siç e ceka më lartë, në përhapjen e idesë, ne kemi pasur organizime të ndryshme, por të gjitha kanë qenë jashtë Maqedonisë, pasi çdo organizim të shoqatave atdhetare prej në SHBA dhe Europë, që ngrisin zërin për padrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve si në Maqedoni, Mal të Zi, luginën e Preshevës dhe Çamëri, i konsiderojmë si pjesë të organizimeve tona, pasi kemi kontakte dhe jemi në bashkëpunim të mirë me të gjitha shoqatat atdhetare në Diasporë. Në kuadër të organizimeve tona pas kthyerjes time nga Nju Jorku në vitin 2012 me veprimtarë të dalluar shqiptarë kemi formuar  Shërbimin Informativ të Diasporës, ku mundohemi të informojmë qytetarët shqiptar në Maqedoni me aktivitet tona duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e komunikimit që i kemi në disponim.

Në prill të vitit 2013 ne patëm një konferencë për media në Shkup, ku shpalosëm platformën tonë “Maqedonia – Opsioni Shqiptar”, ku mediet, gazeta dhe disa portale të ashtuquajtura shqiptare në Maqedoni na bojkotuan. Kjo konferencë erdhi pas zgjedhjeve lokale ku pjesëmarrja dhe ardhja e shqiptarëve nga Diaspora vendosi për fitoren e kandidatëve shqiptar në Kërçovë dhe Strugë.

Gjithashtu kemi pasur edhe ca aktivitet tjera, por duhet të theksoj se bojkotohemi nga mediet dhe nga qarqe të strukturave kriminele të regjimit, që duan me çdo kusht të mbajnë status quo-në në Maqedoni. Nisur nga kjo ne kemi ndryshuar taktikën e veprimit tonë strategjik në Maqedoni.

Si është realiteti i shqiptarëve në Maqedoni?

Kur flasim për realitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, në radhë të parë duhet të pranojmë se ndryshon nga realiteti i shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjera. Në aspektin politik sot shqiptarët e Maqedonisë janë populli më i diskriminuar në Europë, janë të përjashtuar në mënyrë perfide nga ndjenja e sovranitetit, si kategori kushtetuese janë vetëm “bashkësi etnike”, ndonëse me numër për kokë banori kalojnë 30 për qindshin, ka zëra sikurse ishte një konstatim nga statistikat e NATO-s se shqiptarët në Maqedoni janë 40 përqind, kanë territore kompakte dhe shtrihen në Maqedoninë vero-perëndimore.  Ky diskriminim politik vazhdon të shfaqet në të gjitha segmentet e jetës së shoqërisë shqiptare, me theks të veçantë shqiptarët diskriminohen në aspektin ekonomik, mediatik, kulturor, fetar, sportive, etj. Por ky diskriminim është perfidë pasi mbulohet me pjesëmarrjen e partive unitariste shqiptare në parlament dhe qeveri, kemi grupe dhe rigrupime me akterë të vjetër që luftojnë vetëm t’i zëvendësojnë vasalët e sotshëm, por nuk kemi një forcë reale shqiptare që do të dalë e refuzojë sistemin unitarist, procesin zgjedhor, pasi edhe regjistrimi, edhe çdo statistikë tjetër është pjesë e marrëveshjeve politike të përfaqësuesve të paaftë shqiptarë me palën slavo-maqedonase. Pasi sot jemi në vitin 2014, kurse realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, që ishte paraparë të përfundojë në vitin 2004, ka mbetur vetëm fontanë dëshirash dhe përdoret nga partia e Ali Ahmetit njëjtë sikurse përdorte Gadafi librin e gjelbër për të sunduar me mashtrime popullin e tij.

Ju dëgjoni lajme në internet se fëmijët shqiptar rrihen, përdoren për politikë, dëgjoni zëra se shqiptarët duhet të dëbohen, duhet të izolohen, getoizohen, të burgosen. Kemi procese të montuara gjyqësore kundër shqiptarëve, kemi shqiptarë të pafajshëm nëpër burgje, kemi arsimin më të dobët në Evropë, kemi universitete me fakultete të shpërndara në shumë qytete, kemi raste ku shqiptarët për një punësim të një nëpunësi të vogël paguajnë prej 3 deri 5 mijë euro, kemi korrupsionin që ka prek çdo familje shqiptare, kemi vetëm nënçmim dhe poshtërim të dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoni.

Si rrumbullaksim i pyetjes suaj, situata është shumë e keqe, tejet e hidhur për shqiptarët e Maqedonisë. Frika jo vetëm që është e pranishme në shoqërinë tonë, por ka marrë përmasa dramatike sa që shqiptari nuk e ngre zërin as për të drejtat më elementare njerëzore. Nëse kësaj të keqeje i shtojmë faktin se disa shqiptarë me dosje kriminale, në vend të jenë prapa grilave, me lejen e regjimit aktual, janë integruar në të gjitha partitë politike, prej nga ushtrojnë dhunën pa frikë dhe të mbrojtur nga pushteti.

Është domethënëse fakti se mbi 60 % e popullsisë nuk del në zgjedhje. Këta fakt nuk mund ta mbulojnë as manipulimet me shifrat e pjesëmarrjes në votime e as me mbushjen e kutive të votimit. Ka një zhgënjim të madh në popull dhe ka frikë se ky zhgënjim mund të kalojë në demoralizim.

   1

Cilat janë nevojat e tyre dhe si mund të angazhohet diaspora shqiptare për këtë  çështje?

Në shikim të parë, gjërat duken se shkojnë mirë. Sa herë që përfaqësuesit e partive politike shqiptare dalin jashtë vendit, në mesin e mërgimtarëve, ata përpiqen t’i hijeshojnë gjërat dhe të fshehin realitetin. Edhe më keq qëndron puna kur takohen me politikanë dhe diplomatë të huaj. Në vend që tu thuan se shqiptarët në Maqedoni janë populli më i shtypur në Evropë ata flasin të kundërtën. Sikur të ne të lulëzonin gjërat për së miri.

Mendoj që mërgimtarët, të cilëve u dhemb atdheu dhe populli dhe brengosen për fatin e tij pa pasur asnjë interes material, duhet t’u kërkojnë llogari të gjithë atyre që nuk janë duke e kryer mandatin politik në interes të popullit shqiptar.

Nëse një gjë e tillë nuk do të japë rezultate atëherë duhet t’u kthehet shpina dhe të trajtohen ashtu si e meritojnë.

Shfrytëzoj rastin permes kësaj interviste të alarmoj shoqatat atdhetare dhe veprimtarët tjerë në Diasporë se situate politike e shqiptarëve në Maqedoni është në rrezik të madh, sidomos janë në rrezik shqiptarët që besojnë me bindje të thella në konceptin e lirisë dhe ndërtimin e shteti në funksion të qytetarëve.

Sapo u kthyet edhe nga Londra. Na tregoni më shumë për udhëtimin dhe qëllimin e vizitës atje?

Në Londër u takova me shumë aktivistë të organizatës sonë, i informova në detaje për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni.  Ata kanë vullnet dhe durim që tash e tutje të shtrijnë aktivitet në komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Qe pesë muaj jam në Shkup, përcjell situatë drejtpërsëdrejti nga terreni që të kemi informatat burimore.

Vetëm duke qenë i pranishëm përditë në terren kam mundur të shoh përmasat e dhunës që ushtrohet ndaj shqiptarëve dhe frikës për ta shprehur këtë realitet. Shqiptari rrehet, plaçkitet, jep ryshfet për të gjetur një vend pune, duhet të heshtë për të ruajtur  vendin e punës, duhet të mos organizohet në strukturat politike që mund ta rrezikojnë status quo-në.

Këto forma staliniste nuk më habitin kur para disa kohësh u përkujtua diktatori Enver Hoxha në mes të Kërçovës dhe organizatorë të këtij manifestimi ishin njerëzit më të afër të Ali Ahmetit, në krye me Fazli Veliun.

 

Rekomandimet tuaja për zgjidhjen e cështjes shqiptare në Maqedoni?

Rekomandimi im është rekomandim i veprimtarëve shqiptarë në Diasporë, nuk është vetëm i imi. Por rekomandimet dhe angazhimet tona lidhen me shqiptarët e Maqedonisë. Ata duhet të ndryshojnë vetveten, të menduarit, të kuptojnë se jetojnë në shekullin njëzet e një, në dekadën e dytë të këttij shekulli, të ndryshojnë organizimin e tyre politik dhe të mobilizohen rreth platformës së Diasporës. Ne besojmë shumë në rininë dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare, presim nga këtu të fillon diçka e re, pasi ardhmëria u takon të rinjve.

Tani në Maqedoni flitet për zgjedhje, por ato nuk janë të lira dhe demokratike, pasi nuk përmbushin shumë standarde. Nuk kemi regjistrim të popullsisë, nuk kemi statistika të sakta, kemi listat e numrit të votuesve në Maqedoni që nuk përputhen me numrin e banorëve, kemi afër 200 mijë votues fiktiv slavo-maqedonë, njerëzit që kanë vdekur bile që në shekullin e kaluar figurojnë në listat e votuesve. “Të gjallët” që i mbajnë nëpër ato lista do të “votojnë” për ta!

Zgjedhjet që janë mbajtur dhe që mbahen këtu janë pjesë e marrëveshjeve politike të liderëve me hipoteka të ndryshme. Ndaj pyesim pse kreu i PDSH-së, por edhe shumë liderë tjerë me parti më të vogla, që nuk janë të kënaqur me pjesëmarrjen e integristëve në qeveri, nuk i bojkotojnë zgjedhjet, nuk refuzojnë sistemin e jonjëkohësisë, pse nuk formojnë një bllok shqiptar që të refuzojnë imponimet e sistemit unitarist në zgjedhje por edhe në shumë aspekte tjera. Maqedonia kështu siç është nuk mund të vazhdojë, ajo ka problem me emrin, me shqiptarët brenda, me fqinjët jashtë, ndaj me ndërrimin e emrit të Maqedonisë nënkuptohet se duhet të fillojë ndërrimi i Kushtetutës dhe sistemit. Në të kundërtën Maqedonia do të ndahet në vija etnike sepse nuk mund të durohet kështu.

Sloganet e integristit Ahmeti se do ta marrim Maqedoninë edhe në Shtip dhe Strumicë, janë vetëm ninulla që u këndohen të painformuarve (të pafuqishmëve) në BDI dhe për të ruajtur status quo-në, Ahmeti shfrytëzon disa grupe të interesave ngushta, të cilët kanë uzurpuar gjithçka dhe janë të lidhura me krimin e organizuar. Për të kërcënuar dhe ngulfatur mendimin e lirë shqiptar në Maqedoni.

 Ne refuzojmë sistemin unitarist që është baza e diskriminimit të shqiptarëve në këtë shtet dhe kërkojmë nga çdo shqiptarë ta refuzojë legjitimitetin e këtij sistemi që rëndon mbi kurrizin tonë. Vetëm lufta politike dhe diplomatike kundër këtij sistemi diskriminues mund të hapë perspektiva të reja për të ardhmen e kësaj pjese të Evropës që ende funksion me mentalitetin e vjetër ballkanik.

STRATEGJITE MËSIMORE PËR MOTIVIM TË NXËNËSVE

$
0
0

Përgatiti: Aziz Ramadani

Nuk është e lehtë ta mësosh nxënësin, të dij të lexojë të shkruaj, të njehsojë etj. Nuk është e lehtë nxënësve t’u krijosh bazat e arsimimit të më tutjeshëm, të kultivosh vlera të vërteta, ashtu që një ditë të bëhen “njerëz”. Është fakt se arsimtarët jsnë shumë të ngarkuar, por përsëri ajo është puna e tyre.

Çfarë janë strategjitë mësimore për motivim?

Arsimtarët kanë obligime për realizimin e planeve dhe programeve të punës dhe shpeshherë duhet të jenë “mrekullues” për ta tërhequr nxënësin, ashtu që ata të jenë të interesuar për mësimin, që në fakt shumë herë është i mërzitshëm dhe jo interesant. Bëhet pyetja: Si ta mbajë arsimtari vëmendjen e nxënësit për çdo orë, të ngrit vetëbesimin e tij dhe si ta nxitë dëshirën për mësim?

Një përgjigje për këtë do ishte: Padyshim hapi i parë është puna kreative dhe jo e njëllojshme e arsimtarit. Arsimtari duhet të jetë artist, pedagog e psikolog me përgatitje të mirëfillt pedagogjike. Arsimtari nuk duhet t’ia zë frymën nxënësit, por duhet të nxit dëshirën e tij për dije dhe punë sistematike.

Strategjia mësimore relaksuese

Në pjesën hyrëse të orës është e dëshirueshme që të përdoret kjo strategji. P.sh Nxënësve ju tregohet ndonjë fotografi, tabelë ose ilustrim. Mund që t;ju lëshohet ndonjë melodi në kohë zgjatje prej 1 ose 2 minutash. Mund nxënësve t’ju kërkohet që të marrin frymë thellë duke lëvizur duart lartë. Në këtë mënyrë nxënësit ndjehen më mirë, më të relaksuar dhe njëkohësisht atyre j’u mundësohet që të jenë më të koncentruar për pjesën kryesore të orës.

Strategjia e përdorimit të fjalëkryqeve, tetëkahsheve, rebusave etj.

Ka raste kur arsimtari dëshiron që nxënësi të arrijë deri te një koncept i orës mësimore në mënyrë spontane por të organizuar. Duke zgjidhur ndonjë rebus, fjalkryq, enigmë ose tetëkahësh në fund,ai vjen vetë deri te koncepti i dëshiruar.

Me ndihmën e vizatimeve, ilustrimeve ose hartave njohëse nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve , nxënësi arrinë vetë ta kuptojë kërkesën ose dukurinë e cila është objekt ose qëllim i mësimit.

Kuizet: Nëpërmjet kuizeve arsimtari mund të angazhojë të gjithë nxënësit në dy grupe ose një grup nxënësish sipas nevojës dhe qëllimit. Nëpërmjet kuizeve zhvillohet ndjenja e garimit dhe dëshira për të fituar me ç’rast te nxënësi ngjallet dëshira për të mësuar. Krahas kuizeve mund të përdoren lojra kreative, zgjidhje enigmash ose rebusesh.

Nxënësi të mësojë nëpërmjet lojës gjë që i kontribon zhvillimit të kënaqësisë.

 

Strategjia e vizualitetit

Është e rëndësishme që arsimtari të jetë udhëheqësi, ashtu që me mënyrën e të folurit, intonimin e zërit, zgjedhjen e fjalive, mënyrën e shpjegimit të jetë tërheqës për ate çfarë dëshiron t’ua mësojë nxënësve. Me vizualitet do të thotë që arsimtari të kërkojë prej nxënësve të parafytyrojnë atë që prej tyre kërkohet. P.sh arsimtari kërkon prej nxënësve që ata të parafytyrojnë se si ndjehen të lumtur duke mësuar ose të paramendojnë se si mësimi “ hynë në kokën e tyre”

Strategjia kinetike:

Me strategjine e relaksimit dhe koncentrimit ku përfshihen lëvizje fizike të nxënësve nuk është qëllimi i bërjes zhurmë në klasë, por pjesërisht një pjesë së energjisë së nxënësit ta drejtojnë në lëvizje me qëllim që ora t’u duket më interesante. P.sh. gjatë përsëritjes së ndonjë mësimi nxënësve mund t’u thuhet që për përgjigje pozitive të ngrenë dorën e majtë, kurse për përgjigje negative dorën e djathtë ose të gjithë nxënësit të ngrihen në këmbë. Është përvojë e mirë të shkollat tona sidomos te klasët e ulta që për përgjigje të mira nxënësit tjerë duartrokasin.

Përfundim: Përkundër obligimeve të mëdha që ka arsimtari, përsëri ai është më i rëndësishmi për orën mësimore. Pra, arsimtari duhet ta dojë dhe ta bëjë të dashur dhe me pasion të madh punën e tij. Duke pasur parasysh planet dhe programe e ngarkuara dhe qëllimet e orës mësimore e gjithë kjo që u tha më lartë mund të duket si e kotë dhe humbje kohe,  por strategjitë mësimore për motivim që u përmendën, mund të kontribojnë që nxënësit “të lëvizin nga vendi”. Pra, nxënësit mund të ndjehen më të relaksuar, më të kënaqur dhe mund t’ju ngjallet interesi për mësim dhe dije gjë që është edhe qëllimi kryesor i të gjithë neve. Arsimtari është ai i cili vendos se cilën strategji dhe në cilën orë do ta përdor, pra në orë të rregullt, plotësuese ose shtuese ose në aktivitete të lira.

Nëse jo për gjë tjetër, i’a vlen të provohet!

GJURMËVE TË NDRIÇIMIT TË VRASJES SË ING. DIP. I MAKINERISË BILALL DESTAN SELIMI (1948-1977)

$
0
0

1

PROF. ISMET JONUZI-KROSI

(Material i shkëputur nga libri “GOLGOTA SHQIPTARE” pjesa e VI 1980-1990, i botuar 2012, Shtypshkronja “LUMAGRAFIK”-Tetovë)

Fare rastësisht takohem me një malësor nga Mali i Thatë, i cili që kur u njohëm vite më parë, sa e sa herë më thoshte se punët që bëj unë janë vepra madhore. Por, disi malësori ruante në vete një rrëfim dhe, sikur kishte drojë të më thoshte. Pasi unë botova golgotën shqiptare nr. 5, më tha se ka diçka të më tregojë. Dhe vërtetë ashtu ndodhi para dy vitesh (2009) pasi dola nga puna (nga USHT-ja), u takuam në qendër të Tetovës. Sikur malësori që me profesion është Hoxhë, mori guximin e më rrëfeu për një vrasje të pandriçuar që paska ngjarë në vitin 1977 në fshatin Koritë të malësisë së Malit të Thatë. Më zgjoi interesim vrasja se, që në fillim më tha se i ndjeri Bilall Selimi paska qenë shok i mirë me Jusuf Gërvallën dhe se edhe sot e kësaj ditë në shtëpinë e tij gjendet një çifteli që ia paska falur këtij malësori. U përpoqa të kuptoj më shumë për personalitetin e inxhinierit të makinerisë, por Hoxha nga Korita më tha se e ka dajë dhe se, është duke biseduar me dajën e vet (vëllain e Bilall Selimit), por, ai nuk është i gatshëm që të takohemi e të bisedojmë ngase arsyeja e vetme është se ka drojën tash e 34 vjet, se gjithmonë vrasjen e tij dikush ka desh ta keqpërdor e ta interpretojnë sipas tekeve të sistemit komunist se gjoja Bilalli paska bërë vetëvrasje në muajin shtator të 1977. Dhe fare rastësisht në javën e dytë të muajit shtator të këtij viti (2011), më takoi Hoxha e më nxitim më pyeti, mos vallë e botove librin e ri “Golgota shqiptare” nr. 6 e viteve 1980-990, unë i thash se jo! Por, e kam gati.

Më tha se, javën e ardhshme do të shkojmë në fshatin Koritë të Malit të Thatë në Gostivar e, do ta vizitojmë Dajën Ramazan se ka pranuar të bisedojë në lidhje me vrasjen e Bilall Selimit. Dhe vërtet ashtu ndodhi, ditë e shtunë e shtatorit u nisëm për në Koritë. Atje më priti një burrë malësor siç e do zakoni. Me të hyrë në dhomën e pritjes vërejta një diplomë në kornizë dhe një fotografi ku ishin absolventët e vitit 1973 dhe në anën tjetër të murit në një rrëgall ku kishte fotografitë e Bilall Selimit dhe ca orendi të blera diku në Stamboll. Pasi u përshëndetëm, nipi i tij i tha se erdhëm që së fundi ta ndriçojmë vrasjen e dajës Bilall e ta nxjerrim në shesh.

U përpoqa në fillim që të nisi e të inçizoj, por më tha prit se, dua njëherë të ta tregoj më gjerësisht historinë e familjes dhe të vëllait që ta dijë se çfarë duhet ta pyes dhe vërtet ashtu ndodhi. Në fillim më tha se familja e tyre ka ardhur para se 300 vitesh nga Nistrova e Josif Bagerit dhe se familja e tyre quhet Kacipuli, është në një lagje ku ka jetuar edhe Josif Bageri. Pjesëtarët e familjes Kacipuli ka edhe sot në Gostivar dhe se shumë të tjerë janë shpërngulur në Turqi. i pari i tyre që ka ardhur në Koritë ka qenë Lazam Kacipuli, ka ardhur si qehajë në Koritë për shkak të bagëtisë që edhe sot e kësaj ditë hasen vendemërtime si mbi fshatin Çegran tek miniera afër fshatit Çajle i thonë te Llombi i Lazam Kacipulit shume e shume vende të tjera, pra të parët janë marrë më blegtori dhe se Korita dhe fusha e Pollogut të Epërm i është përshtatur kësaj veprimtarie. Ndërsa, për Jusif Bagerin paska kuptuar prej vëllait të vet Bilallit, ndërsa Bilall Selimi po ashtu paska punuar një kohë edhe mësues në fshatin e lindjes në Koritë, ku edhe ka mbaruara shkolën fillore katërvjeçare dhe ciklin tjetër fillor në Çegran dhe të mesmen në gjimnazin e Tetovës me sukses të shkëlqyeshëm.

Gjithashtu, nga kjo familje malësor, fisnike e bujare me tradita kombëtare paskan pësuar nga sunduesit si gjyshi i tyre Sulë Qehaja të cilin e kanë vrarë pushtuesit bullgarë pas 1912, dhe atë e paska ekzekutuar duke e djegur në turmën e drunjve diku afër Samakovit me të vetmen arsye se gjatë periudhës së kryengritjes së Shën Ilisë (Ilindenit) 1903, fare rastësisht u paska dhënë bukë dy veprimtarëve të kësaj lëvizjeje duke mos e ditur se kush janë ngase ata të dy kanë punuar në Koritë në blegtori. Dhe, vrasja tjetër qenka e Kasamit, mixha i cili është vrarë në masakrën e Dubrovnikut 1945 dhe fare në fund edhe tragjedia e vrasjes së vëllait të tij Bilall Selimit në shtator të 1977.

Pasi m’i rrëfeu të gjitha, pranoi ta flasë për vrasjen e vëllait.
“Ishte muaji shtator i vitit 1977, pasi hëngrëm syfyr. Në këtë natë të kobshme, Bilalli më tha se sonte pasi të hamë syfyr unë do të arratisem për në Amerikë se këtu nuk kam më jetë se herën e fundit së bashku me te fejuarën e vet në Strugë i ka shpëtuar atentatit dhe se dikush e ndjek dhe se duan ta likuidojnë dhe më tha se niset për në Amerikë ku do të qëndrojë 5 vjet e më pas mund ta merr edhe të fejuarën e tij Lutfijen nga Kërçova, por nëse ajo e prit nesh jo më tha i qoftë rruga e mbarë dhe le të ketë fat në jetë. Pasi mbaroi fakultetin në Shkup 1976, menjëherë shkoi në Ferizaj ku ishte i angazhuar pos në fabrikë e gypave, po ashtu edhe si profesor në një shkollë me emrin “Marshall Tito”. Edhe pse Bilalli në vitin e parë të studimeve ka punuar mësues në fshatin e lindjes këtu në Koritë.

Por, Bilalli në Ferizaj kishte shumë shokë, ndërsa gjatë studimeve në Shkup ka qenë cimer me Maksut Deharin-këngëtar nga Gostivari, ndërsa shokë studimesh me dr. Harunin nga Tetova dhe spec. gjinekologun Abaz Halilin nga Kërçova e shumë të tjera. Më kujtohet sikur tani se me të qëndroja net të tëra në dhomë duke më mësuar për konstruksione të ndërtimit e shumëçka, dhe po ashtu me një rast më pat thënë se çiftelinë qe e ruajmë edhe sot e kësaj dite ia kishte dhuruar Jusuf Gërvalla, që atëherë ka qenë gazetar në Radio Shkupin dhe se është këngëtar, por më tregoi se prej nga është, por falë Jusuf Gërvallës, ai shkoi të punojë në Ferizaj, pra e ka pasur shokë shumë të mirë dhe me atë dhe shokë të tjerë ka shkuar të punojë në Ferizaj, edhe pse këta të Shkupit e kanë kërkuar që të vjen e të punojë këtu në minierën e Tajmishtes në Krçovë ku edhe punoi deri në shtator të 1977, edhe pse nuk e kishin mirëprit si kuadër i ri kuptohet si shqiptar se ka qenë bursist i tyre. Edhe pse ne si familje kemi traditë nga muzika se të parët dhe babi im u kemi rënë kavalleve (fyjeve), por pasi ma vranë vëllain, unë më kurrë nuk i kam prek me dorë.” Në pyetjen se kur e përcollët vëllain për në Amerikë, dhe pas sa ditësh kuptuat se ai është gjetur i vrarë. Si e pranuat lajmin e kobshëm për vrasjen e Bilallit? Ramazani, me lot në sy duke iu dridhur buza e sytë me lot mezi mu përgjigj:” Më zi nuk ka, edhe sot e kësaj dite nuk mund ta harrojmë, por jeta vazhdon…!?”. Me të kuptuar se është gjetur i vdekur aty te vendi i quajtur Qafa e Çegranit, shkuam me vrapë dhe ishim diku mbi 200 burrat e katundit, por po ashtu aty ishte edhe milicia dhe nuk na lejonin t’i afrohemi trupit të pajetë. Pasi erdhën edhe milicia dhe shërbimet e krimmilicisë dhe atyre që bënin obduksionin nga Shkupi.

Kufoma e vëllait tim kishte qëndruar në vendin e quajtur Qafa e Çegranit ndër ca shkurre gati 10 ditë. Këtë e kanë gjetur fare rastësisht do banorë nga Korita. E morën organet e sigurimit dhe e kishin bërë punën e vete dhe e thirrën babain tonë dhe i kishin thënë se Bilalli ka bërë vetëvrasje. Mirëpo, atëherë unë mora guximin dhe reagova para milicit dhe i thash se si është e mundshme të ketë bërë vetëvrasje me pistoletën e vet, cilat janë shkaqet? Ja edhe ju keni pistoletë përse nuk e vritni vetveten? Ndërsa milici me emrin Zdravko që ishte nga Vollkovia (që është i ndjerë), në mënyrë kërcënuese mu drejtua maqedonisht duke më thënë “pazi shto govorish” (ke kujdes se farë je duke thënë). Por, vrasja e tij, më nuk u përfol prej familjes sonë të ngushtë si nga unë dhe nga babai im. Shokë e dashamirë na sugjeronin që më mos flasim me askënd për vrasjen e Bilallit se do ta pësojmë si familje. Dhe, ne për shkak të kohës dhe regjimit komunist nuk kemi folur kurrë, por kemi heshtur dhe kemi vuajtur si familje.

Kjo ishte shkas që prindi im tash i ndjerë na u lut që sa më larg të jemi nga politika dhe të heqim dorë në kohën e komunizmit nga shkollimi si përndryshe do ta pësojmë dhe se ai gjithmonë na thoshte se mjaftë më djega se e humba babanë e nuk e di ku e ka varrin, ma vranë vëllain dhe së fundi ja edhe djalin, andaj heshtin dhe duron se durimi i ka rrënjët e hidhura, por frutet e ëmbla e një ditë ju pasardhësit e mi do ta shijoni dhe keni kujdes se shkiet (sllavët) kurrë nuk zihen besë.

Bilalli duheshe pas dy javësh, pra mbas Bajramit në tetor të 1977, ta bënim dasmën, ta martonim me të fejuarën e tij Lutfijen nga Kërçova, por ai vendosi që të ikte nga këtu se më thoshte se këtu bukë për mua dhe shqiptarët nuk ka. Më tregoi se ishte ndarë nga e fejuara duke i thënë se nëse pajtohet ta presë që pas pesë vjetësh do ta merr me vet në Amerikë, që rruga për në Amerikë i doli e kobshme ashtu siç e paralajmëroi se organet e sigurimit janë përpjekur ta likuidojnë dhe në këtë natë shtatori të 1977 edhe e vrasin ashtu siç kanë bërë me shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Ne kemi vuajt dhe do të vuajmë si shqiptarë. Natën që doli nga shtëpi doli në skaj të Koritës dhe e shprazi revolen në ajër me arsyen që tu jep haber të rrejshëm përcjellësve të cilët edhe ia morën jetën se ai do të niset në atë kahe, edhe pse ani nisi në drejti të kundërt ngase ishte thellë i bindur se e ndjekin. Do të shkoj në Amerikë se atje ka përparim për ne shqiptarët, ndërsa komunizmit shumë shpejt do të bjere dhe do të shkatërrohet dhe se Shqipëria e Enver Hoxhës është po ashtu komuniste. Pra, Bilalli kishte mundësi të mira për të ikur në Shqipëri dhe atë nëpër male, por nuk e donte komunizmin.

Të ritheksoj se baba Sulë Qehaja, në kohën e tij ka qenë plakë katundi, ndërsa Korita në atë kohë (1912-1915) ka qenë në kuadër të komunës së Brodit të Maqedonisë.”. Ramazan Selimi, është i lindur më 03.08.1944, atë ditë kur forcat atdhetare të Koritës të udhëhequra nga Shaban Korita ia kanë sprapsur keq partizanët, ndërsa nga Korita e Malit të Thatë vetëm në Luftën e Dytë Botërore janë vrarë 17 malësor dhe se kurrë nuk u ndriçua vrasja makabre e tyre. Pra, nga familja atdhetare Selimi që në këto anë e njohin si Kacipuli, janë vrarë tre burra, Sulë Qehaja nga Bullgarët më 1912, Kasami në Dubrovnik në masakrën e organizuar kundër shqiptarëve dhe intelektuali i rrallë antikomunist në moshën 29 vjeçare Bilall Selimi-Kacipuli në shtator të 1977, nga dora gjakatare e komuniste se i kishin rënë në fije se dëshironte të emigrojë në SHBA që ndoshta edhe kishte marrë udhëzime nga i Madhi Jusuf Gërvalla. Për këtë dëshmon vetë Ramazani vëllai i Bilallit që ka punuar në vitet e 80 të shekullit të kaluar në Zvicër, ku shokë nga Kosova kanë kuptuar se ky është vëllai i Bilallit, që në qarjet e aktivistëve të ilegalitetit kombëtar në perëndim ky emër është çmuar lartë, por Ramazani kurrën e kurrës nuk e ka përmendur jo se nuk ka dashur, por ka pasur drojën e pësimeve të tij dhe të familjes së tij. Por, kjo vrasje mbetet ende e pandriçuar fare, ndoshta në të ardhmen e afërt do të gjenden dëshmi dhe argumente të reja të veprimtarisë së këtij atdhetari antikomunist. Por, habit fakti se as në varrim as pas 34 viteve askush nga gjenerata e tij e shkove të studimeve nuk kanë qenë as për kreshendosh e lërë që të pyesin se çfarë u bë me këtë inxhinier.

Sido që të jetë, jeta dhe vepra e Bilall Selimit, ishte e shkurtër se gjakatarët nuk deshën intelektual të kalibrit të tillë që të emigrojë në SHBA e t’i kundërvihet sistemit totalitar antishqiptar. Më të kthyer nga Korita, u ndalëm më shokët që më shoqëruan tek vendi i quajtur Qafa e Çegranit, ku edhe është ekzekutuar Bilall Selimi, që sipas dëshmitarëve të kohës, herët në mëngjes të shtatorit të 1977, është dyshuar e shtënë në këtë vend, këtë e kanë dëshmuar banorët e Çegranit që janë shumë pranë këtij vendi. Andaj, Qafa e Çegranit mbetet vendi ku u likuidua Bilall Selimi. Ndoshta së shpejti, për aktivitetet dhe veprimtarinë e këtij atdhetari do ta botoj një monografi për të mos e harruar kurrë brezat e rinj se këtë ia kemi borxh këtij intelektuali dhe së ardhmes sonë.

PROF. DAUT GURRA: “NUK MË LANË”

$
0
0

Veprimtaria e Daut Gurrës ishte e gjithanshme. Ai ishte në shënjestër të organeve të sigurimit në vazhdimësi për të dëshmon dosja e tij prej 176 faqesh.

1

PROF. ISMET JONUZI-KROSI

Profesori Daut Gurra, u lind më 15. 10. 1948, në Reçicë të Madhe, Tetove në një familje me tradita atdhetare. Fisi nga i ati Sait Murati, njihej si fis çifligarësh të pasur dhe me autoritet të lartë përreth. Ndërsa nga e ëma Adile Misimi, përveç se ishin fshatar të pasur ishin të njohur edhe si gurbetqar që kishin zërë vend ne Zagreb të Kroacisë me ëmbëltoret e tyre të famshme.

Rezidencat e tyre njiheshin edhe si vend takime te njerëzve te mëdhenj. Daja i Daut Gurrës Sabit Misimi me krenari e ruante kujtim orën e Ahmet Zogut-Mbretit Shqiptar (që ende e posedon mbesa e tij Naxhije Misimi në Zagreb), që ia kishte lënë në shenjë respekti për mikpritje dhe besë në turnet dhe takimet politike kah vitet 1956. Sabiti njeri me autoritet të lartë në qarqet qeveritare dhe bashkësisë Islame të Kroacisë, pas vdekjes dekorohet me medalje të Artë dhe Mirënjohje nga kryetari i qytetit të Zagrebit. Këtë dekoratë gjithashtu e pranon mbesa e tij pasi qe edhe i biri i tij i vetëm Aliriza Misimi kishte ndërruar jetë.

Nga kjo që u tha më sipër dhe nga rrethanat tjera qe do ta rrethojnë Dautin, si mësuesit e mirë të shkollës fillore ndërtojnë një personazh të një profili të veçantë, një personalitet me kokëfortësi të theksuar shumë pedant dhe i përpiktë i vendosur dhe vizionar.
Në vitet 1952-1956, mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.

Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me pushtetin Titist dhe thundrën sllave, i cili bënte asgjësimin e çdo vlere shqiptare. Me të mbaruar normalen një shkollë me program shumë të pasur edukativo arsimor, të kalitur nga pedagogë të shkëlqyer në mesin e tyre edhe z. Tahir Zajazi, siç pohonte edhe vet i ndjeri; ”U frymëzuam të shkojmë të punojmë si mësues në viset më të larta të banuara me shqiptarë, pa rrogë që të shpërndajmë dritë dhe dije vendeve rurale siç ishin fshatrat Gurgurnicë, ku shkohej në vjeshtë dhe kthehej në pranvere dhe, fshati Shipkovicë”.

Në vitin 1971, regjistroi studimet me korrespondencë në gjuhë dhe letërsi në shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë. Aty takoi pedagogë dhe atdhetarë të famshëm në mesin e të cilëve ishte Daut Demaku. Veprimtaria e Daut Gurrës ishte e gjithanshme. Ai ishte në shënjestër të organeve të sigurimit në vazhdimësi për të dëshmon dosja e tij prej 176 faqesh.

Edhe pse ishte në marrëdhënie të rregullt pune, krahas studimeve me korrespondencë ishte edhe anëtar i Shoqërisë Kulture Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, ku merrte pjesë në klubin letrar dhe atë të dramës. Luajti shumë role, ishte karakteristike se, ai gjithmonë i merrte rolet negative si p. sh: të Tuc Markut nga “Toka e Jone”.

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Sipas Daut Gurrës pjesëtarët e sigurimit ia kishin parashtruar këtë pyetje ” Pse ti gjithmonë merr role negative”. Nga njohja ime unë mund të konstatoj se, kjo figurë e madhe e rezistencës shqiptare, kishte një shpirt të rrallë, e të fortë si shkëmbi dhe, mllefin e trazuar ndaj pushtetit e shfrynte nëpërmjet roleve negative që i përpunonte dhe realizonte me mjeshtri të rralle.

Në pranverë të vitit 1975, u njoh me mua (Hyremen) dhe në shoqëri filluam me këmbim idesh, Dauti vërejti disa elemente identike në karakterin tim dhe më ofroi fejesë, e cila zgjati 6 vite. Unë me të mbaruar gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në vitin me 1975, pranova ftesë vizite për në Toronto të Kanëadasë nga xhaxhai im Shukri Mehmeti, që ishte arratisur për 30 vite dhe që kurrë nuk kishte guxuar të kthehej në vendlindje nga regjimi i atëhershëm. Shkuarja ime në Toronto të Kanëadasë, ishte një faqe e re e jetës sime. Për moshën që kisha, ky ndryshim i rendeve shtetërore dhe sistemeve jetësore në mua u shfaq si një erupsion i një vullkani të madh. Xhaxhai si figurë eminente i Organizatës së Lidhjes së Prizrenit në Amerikë dhe bashkatdhetarë të tjerë, bënin lobim të madh për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Këtu për herë të parë takova edhe Zogistët. Për nga pamja dhe bindjet ishin njerëz të kalibrit të lartë. Bisedat dhe diskutimet e tyre nuk mundja t’i gëlltisja përnjëherë pa kërkuar elaborim nga xhaxhai. Këtë vit Leka Zogu, bëri martesë në Pallatin Mbretëror të Spanjës. Shqiptarët kishin ftesë të hapur që të merrnin pjesë në dasmën mbretërore. U organizuan shumëkush dhe vajtën në Spanjë.

Unë ende e qaj atë ditë pasi ne në një debat familjar, xhaxhai konstatoi se nuk ishte mirë që të shkoja po desha të kthehem në Jugosllavinë e atëhershme, se do të kisha pasoja në jetën time. Gjatë kësaj periudhe njëvjeçare të qëndrimit tim në Kanada, Dauti kryente shërbimin ushtarak në Zagreb të Kroacisë. Gjatë tërë kohës këmbenim letra.

Ishte e vetmja mënyrë e komunikimit. Më pat thënë kur u ndamë se të kem kujdes se çka shkruaj se letrat do te lexoheshin e veçanërisht letrat që vinin nga shtetet “imperialiste” si quheshin atëherë shtetet e kontinentit amerikanë. Duheshte t’u përmbahem këshillave. Në vjeshtë të vitit 1976, unë u ktheva nga Kanadaja për të vazhduar studimet në Prishtinë dhe, Dauti mbaroi shërbimin ushtarak në kazermën ”Mareshal Tito” në Zagreb të Kroacisë. Në takimin e parë vërejta një figurë të trishtuar, shumë ndryshe nga ajo që shkoi. Në pyetjen se si ishte me shëndet, ai më tha mirë që erdha gjallë.

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Në të ishin bërë shumë presione nga më të ndryshmet. Në mes tjerash dhënia e injeksioneve për sterilitet. Në këtë ankth i kishte ndihmuar një motër medicinale që nuk arrita ta takoj dhe ta përshëndes ndonjëherë. Ajo e kishte paralajmëruar Dautin për përbërjen e injeksioneve dhe ishte shtirur se e ka kryer detyrën. Për këtë Dauti më kërkoi falje nëse ndihesha xheloze.

Në vitin 1977/78, Dauti dhe unë regjistruam fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ai në gjuhë dhe letërsi shqipe e, unë ne gjuhë dhe letërsi angleze. Me suksese të larta mbaruam kah viti 1982/83. Viti 1981, njihet si viti trazirave masive studentore të Kosovës dhe Maqedonisë. Jeta e shqiptarëve sa vete e bëhej më e vështirë. Dauti në këtë kohe ishte i punësuar me vendim në fshatin Pallçisht të Tetovës si arsimtar i gjuhës shqipe, por mësonte nxënësit edhe instrumentin e mandolinës, organizonte aktivitete kulturore si dramë, këngë dhe valle.

Veprimtaria krijuese e Dautit ishte në kulm. Ne vazhdimësi ai mblodhi folklorin e trevave rurale shqiptare mbi 300 këngë. Shkroi një numër të madh poezish me frymën e një rilindasi. Fjalori i përdorur është i ngjeshur dhe sofistik. Botoi rregullisht punimet e tij nëpër revistat siç ishte Jehona dhe gazeta Flaka e Vëllazërimit e Rilindja. Ishte parapagues i revistës shqiptare ”Shqipëria e Re”. Përcillte valët e radio Tiranës, dhe BBC për ngjarjet në botë. Në udhëtim në Austri takohet me diplomat shqiptarë ku këmbenin ide. Bisedat e dhomave të burrave i udhëhiqte gjithmonë me shumë pasion.

Në këtë periudhë edhe unë punoja në shkollën fillore “Liria” të Tetovës për zëvendësim, pastaj në “Istigball” e me vone kokrroj në fshatin Zherovjan të Tetovës për disa orë mësimi, ku i plotësoja me ca orë në Pallçisht dhe Kamjan. Jeta po vështirësohej. Çdo i dyti shqiptarë intelektualë merrej në pyetje, diferencohej ose burgosej. Shtëpitë e intelektualëve ishin element bastisjeje dhe tollovie. Bastisjet me forca të armatosura herët pa gdhirë mëngjesi, Më ishte bërë praktike tek shumë familjet e figurave të spikatura. Dauti merrej në pyetje pas çdo rrëmuje të vogël. Në vjeshtën e vitin 1980, ne u martuam dhe këtu filloi Odiseja ime. Përveç tij, tani edhe unë kisha presione të mëdha. Unë po ashtu rrjedh nga një familje e dalluar patriotike.

Nga e ëma Safije Shabani nga fshati Lisec i malësisë së Tetovës, me at Shaban Shabani, i njohur si bajraktar i shaluar në atin bënte rrugë Prizren-Tropojë dhe Bukuresht. Në malet e Sharrit dhe në Bukuresht takohej me Asdrenin. bënin aktivitete nga më të ndryshmet. Gjyshi i njohur me ëmbëltoret e veta në Bukuresht të Rumanisë, mblidhte atdhetarët dhe kuvendonin çështje të ndryshme e mes tjerave shtypnin abetaren Shqipe dhe e sillnin në malësi për t’i shpërndarë shkronjat dhe dijen tek populli i robëruar. Ndërsa, babai i tim at, Jusuf Mehmeti , njihej si “reaksionar” shtatë gjatë e shumë trim, krahu i djathtë i Xhemë Gostivarit, ballist i përbetuar. Është pjesëmarrës i të gjitha luftërave balliste çlirimtare.

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Nga historia që bartnim me vete, pushteti i asaj kohe shihte dy armiq të përbetuar dhe, ne ishim ne shënjestër të çdo lloj presioni. Kah vitet 1985, pushteti komunist solli ligjin për nacionalizimin e pronave private. Në këtë periudhe tokat pronë të familjes së Dautit u përcaktuan si vende me interes shoqëror siç ishin rrugë, parqe e shkolla me tendencë që mos të fitohet nga prona asnjë e mirë. Kësaj ideje i kontribuan me informata edhe shumë kuazi shqiptarë bile edhe pjesëtar i ngushtë i familjes së Dautit siç dëshmohet në dosjen e tij. Qëllimi ishte shumë i qartë, Dautit iu konfiskua edhe pasaporta për mos me mund të migrojë.

Ai u diferencua edhe nga puna. Pra presionet ishin gati se të padurueshme. E unë këshillohesha kinse nga miq për ç’kurorëzim që ta kisha ma lehtë për fëmijët, gjë që s’e bëra kurrë. Pas pak filluan presionet ndaj meje. Më diferencuan nga puna në atë kohë kryetar komiteti ishte Mirko Kërstevski, një kriminel që kishte prodhuar edhe kriminelë të vegjël. Djali i tij pati afera koruptive në fabrikën e “Jugohromit” dhe asnjëherë nuk u mor në përgjegjësi. Mirko Kërstevskit i ndihmonte qelbaniku F. O. , ku edhe sot nuk e gjen veten në asnjë parti politike shqiptare po në LSDM.

Periudha e viteve 1982-1983 ishte më e vështira në jetën tonë. Në vitin 1982 lindi Besarti, djali i parë, në vitin 1984, Arbëresha bija jone, më 1986, lindi Pëllumbi e në vitin 1991, lindi Rinori (djalë inati që ne ë quajmë) në periudhën kur pushteti sanksionoi shqiptarët me ligjin për lindjen e fëmijës së katërt, nuk do të kishte benificionet e sigurimit social (shkollim, shërbime shëndetësore, punësim pensione etj).

Në këtë kohë unë isha në shënjestër. Hulumtohej çdo element i dosjes dhe biografisë sime për të gjetur arsye-akuzë. Nga miqtë e afërt me dy arshinë, u informuam se komiteti paska gjet një arsye, ku do të paditem unë dhe do të gjykohem me heqje lirie, mënyrë që të mungoja nga puna për disa ditë sipas ligjit humbja të drejtën e punës. Unë së shpejti pranova thirrje për t’u paraqit në gjyq.

Akuza më ngarkonte se kisha keqpërdorur benificionin e shtesave fëmijërore se kisha përfituar nga shtesat me pa të drejtë dhe se ne posedonim një firmë e një lokal, që ishte e trilluar me adresë dhe të dhëna tjera. Gjatë seancës nga unë u kërkua të sillja edhe një dokument shtesë. Në mungesë time, gjyqi i shkallës së parë në krye me gjykatësen Zorica (me prejardhje shqiptare nga fshatrat e Rekës, ma kishin shqiptuar dënimin me 3 muaj heqje lirie.

Kjo rëndoi jetën time dhe të Dautit. Presioni shtohej nga të gjitha anët me qëllim që ne të mbështetur në mur, do të pranonim bashkëpunim dhe do të ndërronim ideologjinë siç bënin me njerëz të tjerë dhe, hasnin në karakter të luhajxhinjëve (batutë e përdorur nga Arben Xhaferi në shkrimet e tij). Dënimet me burg asokohe ishin të vështira me tortura çnjerëzore pa dhënë llogari askujt. Kësaj here bënim plane se si do t’ia dalim ne krye. Vendosëm të bëjmë ankesë në shkallën e dytë të gjyqit, për avokat zgjodhëm specialistin e njohur, Beqir Isenin (e Bogovinës).

Këtu një epizodë e re. Beqiri vonon ankesën e bërë për shkallë të dytë të gjyqit (ky ankth mbetet i pazbuluar, athu u bë me qellim për të fituar poenë nga pushteti apo kishte presion nga pushteti që ta bënte këtë lëshim, nuk arritëm të kuptojmë). Lajmi u shpërnda si rrufeja dhe tani më njerëzit me shikonin si viktimë. Shumëkush na ofruan ndihma të ndryshme, njëra ishte ikje për në Shqipëri, por duhej t’i lë fëmijët, tjerat ishin oferta koruptive. Duhej të jepnim mito. Pranuam këtë te fundit. Një bashkëfshatar kishte të njohur një avokat me prejardhje malazeze me zyrë përballë Vardarit në qendrën tregtare në Shkup. Mirosllavi në të marrë lëndën në dorë dhe duke parë figurën time të trishtuar dhe të zbehur, tha ç’po ndodh në Tetovën e çoroditur.

1

DAUT DHE HYRME GURRA ME FËMIJTË, 01. 01. 1990

Më premtoi se çdo gjë do të rregullohej dhe se duhej të shkoja në shtëpi e qetë. Përgjigja ime ishte se; unë do të qetësohem kur do ta shoh përgjigjen pozitive. Për këtë hap të marrë na duheshe të nxirrnim certifikata të gjendjes shëndetësore të rënduar të anëtarëve të familjes. Në procedurë të rregullt më ndihmoi shoqja ime e fëmijërisë Mjekja kërçovare (sot Dr. primarius Sulltana Alili ) Me plotësimin e të gjitha kërkesave të avokatit kërkesa ime u pranua për shqyrtim në gjyqin e shkallës së dytë. Për fat të mirë timin në këtë gjyq të përbërë prej 12 anëtarëve një nga to ishte edhe bashkëshortja e avokatit tim personal. Lidhja familjare kishte ndikuar që unë të merrja përgjigje pozitive nga ky organ i lartë. Vendimi ishte me kusht për pesë vite që mos të bëja asnjë gabim të vogël pasi akuza e mëparshme behej e plotfuqishme. Unë ju shmanga madje edhe grahjes se veturës e shumë e shumë lirive te tjera.

Pasi shpëtuam nga ky ankth, tani duhej të punonim shumë që të siguronim mirëqenien e familjes sonë të re. Nuk u turpëruam nga punët që bënim siç ishte çekani dhe gjilpëra.

Në vitet në vijim në Evropë frynte erë tranzicioni. Lufta e ftoftë e bllokut Perëndimor me atë Lindor, po tregonte rezultatet e veta. Popujt pro perëndimit dominonin Evropën. Të rraskapitur nga diktaturat moniste, shtrydhëse bëri që popujt inteligjentë të informuar e të lexuar t’i rrëzojnë qeveritë e tyre dhe të reformojnë sistemet shoqërore. Këto valë nga vitet 90 ta (1990) arrin edhe trungun shqiptar. Me shthurjen e ish-Federatës Jugosllave, ndarjen e Republikave në vete dhe shpalljet e pavarësive të tyre, u përcollën me trazira dhe luftëra të përgjakshme. Kësaj radhe edhe shqiptarët duhej të punonin me mençuri të përcaktonin fatin e tyre. Siç thoshte Dauti ”Tani e kemi rastin me te volitshëm se kurrë”.

Duhet shfrytëzuar. Elita shqiptare u organizuan me pjekuri dhe seriozitet më të madh prej pas vitit 1945. Përgatiten njësite ushtarake me gjithë nën njësi që do të ishin të nevojshme për rast konflikti të armatosur. U regjistrua lëvizja e parë pluraliste shqiptare e quajtur Partia për Prosperitet Demokratik me kryetar Nevzat Halilin.

Kjo lëvizje nuk pati aq sukses ngaqë anëtarët bartës të detyrave kombëtare nuk ju përgjigjën obligimeve me devotshmëri, ndërsa në anën tjetër sistemi i kontrollit të Punëve të Brendshme i trashëguar nga një sistem i fortë bëri që të depërtojë në valët e rrjetit shqiptar dhe shumë shpejt arriti t’i shpartallojë ato. Kjo u quajt si afera e armëve. U kapen armët u burgosën shumë njerëz. Lëvizja e shqiptarëve dështoi tani pasonin sanksionet. Burgosje masive të rinjve dhe dënime të rënda. Dauti ishte i lodhur dhe rraskapitur nga aktivitete dhe lëvizjet filloi të ankohej me të madhe nga shëndeti. Me të bërë analizat diagnoza ishte shumë e rëndë dhe vdekjeprurëse ajo ishte CA. Lëngimet dhe dobësimi e gjunjëzuan.

U shtri për vdekje më 16 prill te vitit 1993. Në dy ditët e fundit ishte me vetëdije të humbur me këtë vetëdije që nuk njihte askënd ai tha fjalët e fundit ”NUK MË LANË” Në këtë thënie të tij të fundit llogaris mallin dhe dëshirën e tij të forte që e shtronte gjithmonë në bisedat me mua për të punuar në arsim me brezat e rinj t’i arsimonte dhe t’i edukonte në frymën e bashkimit kombëtar ashtu si donte dhe dinte ai.

Në këtë vit pushuan aktivitete e Daut Gurrës në moshën 44 vjeçare.
Në frymën e tij u rriten tre djemtë dhe e bija e tij. Besarti studioi Biznes dhe Administratë; Arbëresha profesoreshë e diplomuar ne Gjuhe dhe letërsi Angleze, asistente ne Universitetin e Tetovës; Pëllumbi absolvent i dizajnit the teknologjisë se automjeteve në Univesitetin e Covntry të Britanisë se Madhe dhe Rinori maturant në shkollën e mesme te mjekësisë dega teknik dhëmbësh.

Jeta dhe veprimataria e profesor Qerim Arifit

$
0
0

Nga Prof Ismet Jonuzi-Krosi

QERIM ARIFI, 1926-2006

QERIM ARIFI, 1926-2006

” Unë nuk kam pasur asnjëfarë lidhjeje me mësuesin Xhemë, bile edhe nuk e kam ditur se edhe ai është anëtar i “LIRISË”. Unë kam bashkëvepruar me Shani Minën, Qerim Arifin e shumë veprimtarë të tjerë. ”

Para se ta burgosnin Faik Nuredinin në burg kanë rënë anëtarët dhe aktivistët e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” siç thot ai:  ” Bajram Pashollin nga Dibra, Qerim Arifin, Mihail Bardufin nga Elbasani, i cili atëherë ishte arsimtar në fshatin Xhepçisht, Mustafa Vollën-Elbasan edhe ai ishte i Shqipërisë, por nuk më kujtohet se nga cili vend saktësisht ishte, të gjithë këta e burgosën pak para meje. Kurse mësuesin nga Elbasani Mahmut Dumanin e burgosën bashkë me Nexhbedin Besimin e Pirokut, ky i fundit ishte jurist i diplomuar që mua më udhëzoi që të ndjek kursin pedagogjik e që u bëra mësues në jetë…” dhe përnjëherë hesht mësuesi Faik Nuredini ngase nuk dëshironte që të flas mëtej ngase edhe ashtu e ka natyrën dhe se marrëveshja ime ishte e tillë… [1]

…Dhe se gjatë udhëtimit Sadudin Gjura ka vazhduar me bisedën përkatësisht duke i treguar për detaje të reja që sipas Sabri Ramizit i cili shprehet me plot optimizëm sikur ngjarja të ketë ndodhur javë më parë dhe thotë:” Sadudini atëherë më tha; Sabri unë në Shkup kam themeluar një organizatë ilegale me emrin “LIRIA”. Kjo organizatë është pasivizuar mjaft. ” Në pyetjen se kur është themeluar kjo organizatë në Shkup ai shprehet i prerë dhe thotë:” Këtë organizatë në Shkup e ka themeluar Sadudin Gjura ka fundi i vitit 1946 përkatësisht në fillimin e vitit 1947, kurse në vitin 1948 fillon që ë shumë të aktivizohet kur i organizon siç duhet Qerim Arifin, Shani Minën dhe Faik Nuredinin, por këto të dhëna në bisedën e parë nuk m’itregoi por dikur më vonë m’ika thënë të gjithat…[2]

Qerim Arifi, lindi në vitin 1926 në Tetovë, shkollën fillore e mbaroi në gjuhën serbe në Tetovë, dy vite të Medresesë në gjuhën serbe në Shkup. Si bursist i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë kreu normalen në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 1944 kreu Akademinë Pedagogjike në Shkup, letërsinë dhe gjuhën frënge si dhe fakultetin filozofik në drejtimin Letërsi dhe gjuhë frënge në Shkup.

            Për herë të parë si mësues emërohet në vitin 1954 në Tetovë dhe punon deri në vitin 1949 ku arrestohet si anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Si i dënuar politik kalon 3 vjet në Idrizovë.

            Pas kryerjes së dënimit në vitin 1952 emërohet si mësimdhënës i gjuhës frënge në tetëvjeçaren e fshatit Tearcë, kurse në vitin 1953 transferohet në gjimnazin e Tetovës si professor i gjuhës dhe letërsisë frënge deri në vitin 1987 ku edhe pensionohet. Ndërroi jetë në muajin shkurt 2006.

PROFESORI QERIM ARIFI KURRË NUK U PAJTUA ME KOMUNIZMIN[3]

Pas 15 nëtor 1944, më sakt kur partizanët morën Tetovën, unë atëherë kam qenë sekretar rinie, në mbledhjen ku kanë qenë të pranishëm Abdurahman Treshi, Palloshi e të tjerë, edhe pse ne kishim dallime se ne ishim me orientim tjetër. Ardhjen apo pushtimin e Tetovës nga partizanët e pronuam si gënjim serioz të propagandës sllave, kinse me të vërtetët do të çlirohet populli shqiptar. Pas ardhjes së partizanëve me sakt pushtetin e morën sllavokomunistët. Unë kam qenë në Monopol, atje kam qëndruar nëntë ditë. Më morën prej shtëpi, më kujtohet kur i thanë të ndjerit prindit tim:”Imame eden sostanok so omlladinata, i qe go pushtish sin mi… !” Më morën atje, nëntë ditë kam qenë pa bukë, prej nesh kërkoshin dhe na llogaritshin si bashkëfashistë e si ultranacionalistë. Ne mbroheshim se, ne nuk kemi lidhje me fashizmin dhe me ultanacionalizmin. pas nëntë ditësh që na lëshuan, më kujtohet se mbajti fjalim një Llazo samarxhi maqedon, i cili tha:” Od seka po natamu ima slloboda za site… ”, ndrësa për fat të keq në atë rast për herë të parë kam dëgjuar nga një shqiptar plak i Tetovës që dëshironte ta shpëtojë lëkurën e vet, të cilit nuk dua t’ia përmendi emrin, që bërtiti me zë të lartë; “Da zhivi Makedonio!”. Dua të theksoj një ngjarje, e cila më ka mbetur në kujtesë ngase ishte në pyetje jeta ime në Monopol, kur një maqedon m’i kërkoi këpucët të m’i marr e më tha:” Izvadigi kondurite da gi probam”, ndërsa unë ia ktheva;”Zoshto da gi probash, ne mise za prodavanje… !”, e ai me kthe me revolte e më tha:”Dobro qe se vidime noqe!”, që ishte bërë rutinë ngase kishte ndërmend të vij natën të më marr e të më zhdukte, por të them të vërtetën vërtet këpucët që i kisha nga babai im ishin mjaft të nukura. Edhe pse me shumë trishtim e prita natën që duheshte të më vras, por ne bemë çfraë bëmë në atë dhomën e madhe ku kishte shumë shqiptarë, ata më mbuluan me do dërrasa e tallpa që ishin aty, falë shokëve që më strehuan, kur erdhën të më kërkojnë natën që të më marrin shokët i thanë se më kanë marrë, ndërsa ata u thanë:”Dojdoa go zedoa. ”, ndërsa ata u thanë:”A arno mu go napraile” do të thotë se më kanë zhdukur.

Gjatë qëndrimit nëntëditore në kasaphanën e Monopolit, Qerim Arifi si dëshmitar i gjallë thotë se, ka parë të vrarë e të masakruar diku 20 drei 30 shqiptarë të shtrirë nëpër oborrin e Monopolit, edh pse nuk ka mund që t’i identifikojë se kush kanë qenë. Pas daljes nga Monopoli sërish Qerim Arifi me shokë është angazhuar për çështjen kombëtare.

Gjithashtu, Qerim Arifi, tregoi se, pas daljes nga Monopoli famëkeq për shqiptarët, një ditë prej ditësh ka shkuar në qendër të qytetit në një kioskë (që sot nuk ekzistojnë) që të blejë një pako cigare, ndërsa shitësi ia jep një shkresë të shkruar me shkronja arabe ku ka shkruajtur Abdylqerim Arifi, dhe i ka thënë se a e njeh këtë person, ndërsa ai i ka thënë po. Këtë që ju e kërkoni jam unë. Për këto emra sipas profesorit, shitësi e ka marr nga Ibrahim Piroku, i cili ka qenë i angazhuar që t’i ndjekë aktivistët e rinj shqiptarë si Qerim Arifi. Më pas i ka thënë që ju (Qerim Arifi) duhet të jeni të dënuar, por shteti është shpirtgjerë, e nuk ju burgosën menjëherë. Kjo është dëshmi e qartë se burgosjet nga ana e OZN-së kanë qenë të sistematizuar kudër atdhetarëve dhe intelegjencisë shqiptare.

Për amanetet dhe tradhtitë e mëdha profesor Qerim Arifi, më tha se do t’i kujtoje e do t’i shkruaje e do t’i lë amanet. Se ai i ka lënë apo jo ende nuk kam njohuri.

I ndreruari profesor, a mund të na thoni për kthimin e gjyshit tuaj përkatësisht i rikthimit?

Qerim Arifi: Rikthimi i gjyshit ka qenë më tepër për çështjen e kapelë. Kur gjyshi im në Turqi e ka parë veten në rrojtor me kapelë, edhe atëherë ka shkuar në pasqyrë dhe e ka pështyrë veten. E ka pështyrë veten dhe i ka thënë se je bërë si Vasili i mahallës sime (Cetnikska) që e kam lënë në Tetovë. Kjo ka ndudhur në vitin 1924 në kohën e reformave të Qemal Ataturkut. Por, dua të theksoj se gjyshi im në Turqi ka shkuar në vitet 1922 apo 1923 nuk jam i sigurt. Kthimi i gjyshit tim në Tetovë ka të vetmen arsye ngase nuk ka mund ta durojë atë lloj fanatizmi përkatësisht atë lloj reforme edhe pse më unë me shokë e kemi luftuar fanatizmin oriental dhe sundimin e të huajve në këtë troje. Ju kundërvumë fanatizmit për shkak se, fanatizmi këtu te ne ishte mjaft i theksuar.

Përse profesori Qerim Arifi u kyç në rrjedhat politike shoqërore për çështjen kombëtare pas vitit 1945?

Qerim Arifi: Arsyet janë të logjikshme. Për shkak të shtypjes permanente sllave që dëshironte të bëjë ç’mos që neve të na dëbojë për në Turqi, edhe pse ne kemi jetuar pesë vjet në Turqi, kemi jetuar gati pesë vjet dhe sërish u kthyem në atdhe. Neve atje na ka mbetur një mixhë atje. Mixha Rexhep, i cili mbeti atje bashkë me familjen e tij për arsye ngase nuk ka pasur të drejtë që të vije. Arsyet janë të njohura për shkaqe ushtarake. Ai, mbetet atje me tërë familjen e vet, ndërsa ne nuk pranuam që të turqizohemi dhe vijmë këtu pas pesë vjetëve në Tetovën e dashur të të parave tanë ku edhe shkollohemi. Babi na shkolloi. Shkollohen të gjithë djemtë, ndërsa ai që mbeti në Turqi më besoni se fëmijët i mbetën analfabet. Mixha Rexhep ndoshta nuk ka pasur mundësi ose dëshirë që t’i shkollojë fëmijët.

Përse Ju pas 1944 u kyçët në rrjedhat e athershme që t’i kundërvihej sistemit të ri sllavokomunist në këto troje?

Qerim Arifi: Atëherë unë isha kundër përgatitjes së sllavëve për turqizimin e shqiptarëve dhe për shpërnguljen tonë për në Turqi. Qëllimi kryesor i sllavëve të këtushëm ka qenë turqizimi i shqiptarëve dhe infektimi me dëshirë që të na shporrin prej këtu.

Atëherë si u infektuat ju që të merreni me rezistimin antisllav, cilët ishin veprimtarët përkatësisht bashkëmendimtarët e kësaj ideje kombëtare?

Qerim Arifi: Në atë kohë ne mundoheshim që të jemi të anës së zhvillimit të intelegjencisë së vendit tonë. Neve në atë kohë më së shumti na kanë “infektuar” intelektualët e mëdhenj të Elbasanit si; Jonuz Balla, Mahmut Dumani, Mihail Bardufi e të tjerë. Të gjithë këta kanë qena ata që kanë ndikuar për të ardhur në vendlindjen tonë.

A mund të na tregosh se si u njohtët me Sadudin Gjurën, Faik Nuredinin, Sferif Minën dhe shokë të tjerë në kurset e atëhershme pedakogjike në Shkup. Dhe si pranuat që të jenë anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”?

Qerim Arifi: Sadudin Gjurën e kam pasur shok shkolle qysh në kohën e Shqipërisë në Prishtinë në shkollën gjimnazi e plotë real “Sami Frashëri”. Ku profesorë i kemi pasur si profesor Vasil Andonin, dr. Rexhep Krasniqin e tjerë e tjerë. të gjithë këta profesorë janë munduar që na përgatisin e veçmas profesori Vasil Andoni të ndikojë në pikëpamje për ngritjen e e vetëdijes kombëtare. Pasiqë erdhëm këtu unë Sadundini dhe Xhelaludin Gjura. Në Shkup kur vazhduam me kurset, të them të drejtën se Sadudin Gjura ishte shumë njeri i ngritur dhe se na nxiste të gjithë neve që të kapemi me zhvillimin e çshtjes sonë kombëtare. Ai, gjithmonë na nxiste për realitetin e ri shoqëror, për pozitën e shqiptarëve në të gjitha segmentet, ndërsa unë kisha diçka tjetër, siç thash se kam qenë në klasë ku dominoshin numri i nxënësve gjakovarë në gjimnazin e Prishtinës, ku mund të them se ata ishin të frymëzuar me idetë socialiste dhe se çështja jonë kombëtare do të zgjidhet në kuadër të socializmit. Por, unë atëherë fillova që ta lë atë ide se socializmi është robëria e re e modifikuar nga shqiptarët gjoja se me komunizëm do të rregullohet çështja e shqiptarëve. Ne nuk besuam edhe i lamë ato ide sllavo-komuniste, gjë që ndikoi që edhe ramë nëpër burgje si në Idrizovë e gjetiu. Idenë e themelimit të organizatës “LIRIA” e kemi filluar së bashku unë, Sadudin Gjura, Faik Nuredini dhe Shani Mina.

Veprimtarinë e ushtruam në Tetovë dhe rrethinë. Unë kam vepruar në qytet me moton që të mos shpërngulen shqiptarët për në turqi dhe atë i shfrytëzosha ndjejat dhe takimet e ndryshme me njerëz. Sadudin Gjura ka bashkëvepruar me ne, është interesuar mjaft për zhvillimin tonë kombëtar me theks të veçantë për ne në Tetovë. Dhe m’u kjo ishte arsyeja themelore që në ishim kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stershyshore për në Turqi. Në hetuesi na thoshin: “zoshto vie se protivite da se iseli ovaj narod vo Turska. Kaj sakaat neka si odat. ” Zhvillimi dhe aktiviteti ynë besoj se kishte efektin e vet, për të cilën edhe shumë na kanë munduar nëpër burgje. Më kujtohet sikur tash kur më thoshin:”Zoshto sakaate da ja svorite Golemata Allbanija, zato go zadrzhuvate allbansko naselenie ovdeka…, kaj saka narodot neke ide… ”. Ndërsa ne mbroheshim me argumentet tona duke ju thënë:” Nishto neqeme, ne sakame so zort da ki terate llogjeto da si odat, narodot ne saka da odi tamo kade shte nese rodeni. Kaj shto se niknati-tamu neka rastat…”.

Edhe pse në organizatën “LIRIA” ju keni paraparë që të kyçni funksionarë të ndyshëm të shoqërisë me qëllim që të bashkëveproni e të jenë më të suksesshëm deri në realizimin e qëllimeve tuaja në përmbysjen e sistemit të atëhershëm e t’ia bashkangjitni trojet shqiptare të mbetura në Jugosllavinë e Titos Shqipërisë?

Qerim Arifi: Po. E vërtetë është. Përmendi Hashim Toplicën me shokë që kanë bashkëvepruar me ne.

Kur u ra në fije UDB-ja dhe OZN-ja dhe u burgosi?

Qerim Arifi: 1947 aty pari dhe jemi grupi i parë që ramë në burg me akuzën se jemi “armiqtë e shtetit dhe popullit të RFPJ-së”. Në grupin tim jemi dënuar; unë, Shani Mina e Faik Nuredini. Neve na ka maltretuar shumë një inspektor me emrin Marçe, i cili ishte antishqiptari i përbetuar. U dënuava tre vjet. Burgun e vuajta në Idrizovë së bashku me shokët në fjalë. Pos grupit tonë të burgosur tjerë kishte edhe Dibra, Struga, Shkupi dhe nuk më kujtohen të tjerë. Më shumë më kujtohen ata të Dibrës, e në veçanti aktivisti ynë i dalluar Mulla Jahja nga Debreshi. Torturat në burg ishin çnjerëzore të cilat kanë ndoshur në mesjetë. Paramendojeni se unë rash në 35 kilogram peshë trupore. Pa bukë, pa ushqim e shumë të kiqija na kanë bërë këta. Më kujtohet dita e parë më futën në burgun e Idrizovës në Shkup. Më futën në një dhomë që i thoshin “pollazna soba”, ku na bënin shtypje të madhaja që të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona kombëtare. E gjithë ajo bëhej që të trembeshim ne, por ne kurrë nuk lëshuam pe për idealet tona. Nuk e di se sa e sa herë na kanë ofruar e lutur që të bëhëmi bashkëpunëtorët e tyre. Gjithnjë na ofroshin që të na shtynë në shërbimet e tyre që ne të fitojmë “lirinë”, por kjo ishte e pamundshme për ta bërë.

Ditën kur u lëshova unë nga burgu më kujtohet sikur tash kur më thanë: “Nie znaeme da pushtime, no ni znaeme pak da zatvorime. ”[4]

Pasi vuajtët burgun ju dhe shokët tjerë. Sa vjet qëndruat pa punë?

Qerim Arifi: Mund të them se mjaft kohë mbetëm pa punë, por kur ata mbetën pa kuadro, ne ishim kuadro të zgjedhura e na morën në punë, e veçmas për mua. Në filli fillova në punë në shkollë fillore e më pas në gjimnazin e Tetovës si profesor që punova tërë kohën.

Pasi dolët nga burgu, a takoheshi e kontaktoshi me shokët e burgut?

Qerim Arifi: Po. Edhe pse droshim, por ne takoheshim e kurrë nuk e ndalëm veprimtarinë tonë.

Si e përjetuat shkatërimin e Organizatës suaj?

Qerim Arifi: Jam ndier shumë keq. Por, kishim shpresë dhe se tërë dijen dhe qëllimet tona i kemi investuar në nxënësit tanë, për të cilën sot mburremi. Unë tërë punën time e kam përqëndruar që si e si të zhvillohet populli dhe rinia shqiptare. Nga e gjithë ajo që bëra në jetën time, mund të them se jam shumë i kënaqur me nxënësit si pasardhës të mi.

Se si profesori Qerim Arifi, e ka ndërruar emrin me pretekst që të hetohet nga organet e sigurimit përkatësisht të marrë dokument nga gjyqi se nuk është nën hetime që të mos mbetet pa punë, djali i tij spec. dr. Bradhyl Qerim Arifi, thotë:” Babi shkon te një avokat bullgar që jeton në Shkup për t’u konsultuar, kjo ka qenë sipas të gjithave diku në vitet 1950 ose 1951, pasiqë ia tregon hallin se ka qenë i dënuar me burg dhe se vërtetimi që ia lëshon gjyqi është dokument shumë me rëndësi. Avokati bullgar i thotë se ka një farë mënyre që mund ta bëjmë. Por, duhet ta ndërrosh mbiemrin me çka do të dal se nuk je në hetime. Atëherë babi im zgjedh mbiemrin Krasniqi ( edhe pse me këtë mbiemër asgjë nuk ka të bëjë kjo familje, por siç thotë profesori Qerim se, ndoshta mund të ketë diçka të tillë ngase jemi nga fshati Glloboçicë, por mbi të gjitha ka patur qëllim të caktuar për këtë mbiemër që më vonë e kanë ndërruar sërish në Arifi) me çka e ndërron letrën e njoftim me mbiemër të ri. Pasi që e merr vërtetimin se nuk është nën hetime, nën akuza dhe nuk ka qenë i dënuar, prindi im i drejtohet dajës tim Reshat Mehmetit, i cili ka qenë drejtor shkolle në fshatin Xhepçisht, i cili ka patur të drejtë ta marrë si kuadër në punë me çka ka punoi profesori Qerim katër apo pesë muaj në këtë fshat e më pas kthehet në qytet në shkollën fillore “Liria” në qytet e më pas në gjimnaz deri në pension.

 Në fund të bisedës tha se, OZN-a dhe UDB-ja kanë patur njohuri dhe njerëzit e vet të infiltruar në radhët e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, dhe se tradhtinë e tyre kurrë nuk e fal se, kanë hequr shumë dhe i kanë bërë dëm të madh popullit shqiptar.



[1]  Sipas dëshmive të Faik Nuredinit- Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më dhjetor 2005

[2]  Dëshmitë e Sabri Ramizit- Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005

[3]  Bisedë e inçizuar me diktafon me Qerim Arifi më 22 janar 2006

[4]  Ne dijmë të lirojmë, por ne dijmë që sërish të burgosim

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR TETË VJETORIN E VDEKJËS SË PRESIDENTIT RUGOV

$
0
0

Xhevat Rexhaj

1

Me daten 26 Janar në Burgdorf të Zvicrës, Dega e LDK-së mbajti një Akademi Përkujtimore me rastin e 8 vjetorit të vdekjës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me këtë rast ishin të pranishëm edhe sekretari i LDK-së , njiherit shefi i grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri. Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe komandanti i Kosharës, z. Anton Quni. Deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Hashim Deshishku. Bashkëpntori i presidentit Ibrahim Rugova, z. Adnan Merovci, dhe Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani z. Qazim Bajgoraliu me delegacionin e degës, zotrinjtë Jakup Gërguri, Asllan Asllani, Ukë Gërvalla, Behxhet Krasniqi dhe Naser Uka.Nënkryetarët e LDK-së për Beneluks z. Kujtim Hajdaj dhe z. Bahtir Kastrati dhe anëtarët e kryesisë, zotrinjtë Ibish Lipa dhe Xhavit Belaj.- Kryetarja e degës së LDD-së në Zvicër, z. Zize Pepshi- Kryetari i degës së PSHDK-së z. Gjokë Paloka-Kryetari i Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj” në Zvicër, z. Saim Tahiraj. Këshilltari i Ministrit për Diasporë z. Ahmet Asani. Sadri M. Hadergjonaj- njeri i artit dhe fotografisë e rugovist me rranjë..

Tubimin  e udhëhoqi me përkushtim dhe shumë sukses Zonja Selamije Osaj, aktiviste dhe veprimtare e pandalshme me shpirtin rugovist, njiherit përgjegjëse në komisionijn për informim pranë Degës së LDK-së Zvicërr. Pas përshendetjës së mysafirëve dhe paraqitjës së programit nga Zonja S. Osaj, fjalën e mori Z. Haki Latifi për të lexuar referatin e përgatitur:

Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës  të këtij tubimi madhështor,

Kam nderin dhe krenarinë sot, njëherit e ndiejmë obligim moral e njerëzor që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër, t’ju falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë Akademi përkujtimore, që së bashku t’a shenojmë pervjetorin e tetë të shuarjës fizike të – Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

E them të shuarjes fizike, ngase emri i tij përherë do të mbetët i ngulitur thellë në ndërgjegjen e shqiptarëve, si një ndër emblemat më të kompletuara të kauzës sonë kombëtare. Qe nga rinia e tij e hershme, cilësit e tij, premtojnë, ngase ai busullën e fatit tonë, e kishte orientuar kah fanari i dijës, që quhet shkolla, e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, për njeriun, për burrështetasin historik të shqiptarëve, të Kosovës në veçanti, për njeriun i cili gjithë potencialin e tij njerëzor e krijues ia përkushtoi Kosovës e çështjes shqiptare, pavarësisë e demokracisë së Kosovës dhe shtetësisë e sovranitetit të saj. Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë tetë vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes së tetë vite më parë, por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për të.

21 janari 2006 ishte goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Na la kur na duhej më shumti për t’i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësimin e Kosovës.                    Dr. Rugova ishte dijetari, studiuesi dhe letrari, duke na lënë një trashëgimi në themelet e dijes sonë. Dr. Ibrahim Rugova nga dijetari u bë udhëheqës i rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës. Me organizimin e pashembullt që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me I. Rugovën, si Lidhja e Prizrenit, për të cilën ai ushqente dashuri të pa shoqe- të ndërtonte, tani me sukses bazat e shtetit të ri, ndërsa rezistonte okupimin serb.

Vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës, në kohën kur më së shumti i duhej atij për t’i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësinë e Kosovës. E tërë madhështia e tij prej luftëtari të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokrati të kalibrit botëror dhe sendertuesi të synimeve të popullit shqiptar,u vlerësua realisht dhe lart me pjesëmarrjen e dhjetëra burrështetasve e përfaqësuesve diplomatikë nga të gjitha anët e botës që erdhën në Prishtinë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit. Thuhet se njerëzit e mëdhenj nuk janë rastësi në këtë botë. Si duket ata me kohë krijohen për të qenë të mëdhenj. Pajisen ata me tipare për të qenë të mëdhenj.

Në rrethanat çfarë ishim si komb Dr. Ibrahim Rugova u paraqit në skenën politike Kosovare ne momentin më të pikërishëm,  vjen në historinë tonë kombëtare si një gjeni i vizionit kombëtar. Në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, Rugova i vetëm shpalli para kombit, Evropës dhe botës vizionin për Kosovën e pavarur. Këtë vizion, në atë kohë i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formësoi, duke lexuar dhe kuptuar më mirë se çdokush tjetër shpirtin e shqiptarëve të Kosovës.

Ai, e zhveshi deri në lakuriqësi politiken e kamotshme serbe kundër-shqiptare e cila ishte çimentuar në qendrat botërore të vendosjes. Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës. Në këtë funksion Ai vazhdonte ta potenconte miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkonte pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe bota me në fund e dëgjoi dhe filloi të interesohej për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Me urtinë e tij të madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kundër pohimeve anti-shqiptare të të gjithë atyre që i paraqisnin shqiptarët si të egjër, dhe si njerëz jo të zotët për vet-qeverisje.

Të nderuar Zonja dhe zotrinjë,

Dr. Ibrahim Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e të pavarësisë së saj, në të katër anët e botës, andaj edhe nga bota e amshimit, presidenti Rugova mund të quhet engjëll mbrojtës i Kosovës.

  Ai ishte burrë  shteti i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për Lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi Lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës, e tërë filozofia politike e Dr. Rugovës ishte e ndërtuar në ruajtjen e qenies shqiptare në Kosovë që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti me i adhuruar edhe për popujt tjerë të Evropës dhe të botës. Ai , mbetet modeli unikal i urtësisë. Por brenda urtësisë së tij të pashembullt gjendej vendosmëria dhe këmbëngulja e pa shoqe për të realizuar qëllimet e kombit shqiptarë.

Ai me vizionin e tij politik që i buronte nga thellësia e dijës së mirëfilltë, e guximit qytetar u shndërrua në emblemë të lëvizjes politike të shqiptarëve, në të cilën ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit sui generis në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Bashkëpunimi i degës së LDK-së në Zvicër me Kryetarin Rugova ishte i natyrshëm në të cilën sa herë udhëtonte në takimet e tij zyrtare për të informuar kancelaritë e botë për nevojën e ngutshme të zgjidhjës së çështjës së Kosovës, Ai u kthente dhe e vizitonte degën e LDK-së në Zvicër . Ishte një nder i veçant për degën e LDK- së në Zvicër takimet që zhvillonte me të, ishte shtëpia e dytë e Tij pas asaj në Prishtinë. Mënyra e veprimit të sajë e bërë sipas udhëzimeve të kryetarit Rugova hasi në simpati dhe përkrahje të qytetarëve zviceran.

Kryetari Rugova kësaj Dege ia pat dhenë kartën e bardhë për çdo punë që kjo e bënte!  Kjo ishte mënyra e hapjes së mundësive të veprimit e cila bënte pjesë në doktrinën e dr. Rugovës, doktrinë e cila i angazhonte te gjitha energjitë pozitive, potencialet egzistuese dhe veprimet mobilizuese. Të gjithë ata që menduan se Dr. Ibrahim Rugova iku pak para se të bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi , u gabuan. Dita e fundit mbi dhe e Dr. Ibrahim Rugovës , u bë në mënyrë të pabesueshme, dita e ëndrrës së tij për pavarësin e Kosovës. Në një kryeqytet ende të pa shenuar në asnjë hartë të botës si kryeqytet shteti, u ulën brenda një dite , 40 burra shteti nga vende më të fuqishme të botës,për të nderuar kujtimin e presidentit. Pra, ajo që ndodhi atë ditë në Kosovë ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës. Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.” Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe shtetin që tash e kemi .

Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.

Pas fjalës së Z. H. Latifi, për figurën e Presidentit Rugova me një referat të shkëlqyer u paraqit Z. Ismet Beqiri. Ai foli me përkushtim dhe me faktim rreth veprës dhe madhështisë së Rugovës, duke thënë se : “ Ibrahim Rugova , apo vet shteti i Kosovës mbetët për mote frymëzimi i popullit të Kosovës për një shtet demokratik dhe të drejtuar drejte vlerave euro-atlantike. Presidenti Rugova na bëri miqë me ata që na çliruan andaj ne sot e kemi obligim që vërtet me punë e angazhime të ecim në vizionin e tij e jo vetëm të thirremi në emrin e tij” ishin disa nga fjalët e Z. Beqiri.

Pas fjalës së Z. Beqiri akademia që vërtet ishte përgatitur dhe organizuar për mrekulli vazhdoi me një monolog plotë emocione aktruar nga artisti dhe regjisori ZAdem Kicaj, i cili me recitalin dhe ndezjen e qirinjëve për të gjitha trojet shqiptare bëri publikun të mbushen me lotë.
Që tubimi të ishte vërtet madhështor u përkujdese edhe  nxënësja Marigona Kryeziu duke ekzekutuar edhe 2 pika muzikore me piano me të cilat publiku ishte shumë i kënaqur.

Më pas siç ishte paraparë me program u vazhdua me promovimin e  librit të autorit Z. Adnan Merovci: “ NË HAP ME RUGOVËN “ që njihet si përcjell¨si i Presidentit Rugova afër 11 vite. Z. Merovci kishte përgatitur edhe një Film Dokumentar për Rugovën me titull: “NJë dekadë në 18 minuta”.
Gjatë fjalës së tij Z.Adnan Merovci tha se me këtë libër nuk mëtohet që të studiohet apo analizohet figura e madhe e Presidentit, por thjeshtë është një ecje me fakte, dëshmi dhe grumbullim thënjësh e fotosh nga koha me Rugovën. Fjalët e tija u dëgjuan me vëmendje, dhe pastaj u hap një debat rreth librit dhe vet autorit. Aktivisti dhe luftëtari i njohur saim tahiraj kritikoi disa qasje të Z. Merovci në lishje me luftën dhe fillimet e ushtrisë, duke e kritikaur se ky në librin e tij askund nuk përmend forcat e armatosura të Republikës së Kosovës të themeluara qysh në vitin 1991 nga Sali Cekaj e Adem Jashari, por ndalet vetëm të disa grupacione ku e përfshin H. Thaqin i cili as që kishte lidhje me luftën ato vite. Z. S. Tahiraj me fakte tregoi se në librin e Z. Merovci ka subjektivizëm dhe ka lajthitje ndaj klikës së H. Thaqit. Këto u mundua të i swqaroi Z. Merovci duke theksuar se ai vetëm ka shpreh ato mendime të veta e jo konkluza. Rreth librit kishte edhe dy diskutues që kishin kritika rreth disa shënimeve dhe thënjeve të Z.Merovci, dhe me këtë shumica në sallë u solidarizuan duke treguar pakënaqsi me brendin e libirt të Z. Merovci.

Për fund duhet thënë se kjo Akademi vërtet kishte një organizim që meriton Personaliteti i Presidentit Rugova, andaj duhet publikishtë të përgezohet Dega e LDK se për Zvicërr më në krye me Z. H. Latifi, dhe tëre Kryesin dhe Forumin e Rinise së LDK-së.

Përgatiti Xhevat Rexhaj

Fuqizohen klubet ekologjike të shkollave 9 vjeçare të qytetit të Beratit Qendra EPER

$
0
0

Nga: Elvis Çela

1

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) realizoi sesionet e trajnimit  “Puna në Kopshtet Ekologjike të Shkollave” me anetarët e klubeve ekologjike të shkollave 9 vjeçare “22 Tetori” dhe “1 Maji” të qytetit të Beratit. Ishin 20 nxënësit e klubeve ekologjike të secilës prej shkollave të përfshira në këtë aktivitet, të cilat realizuan 4 sesione trajnimi. Për 2 ditë rresht fëmijët rritën kapacitet e tyre në drejtim të aspekteve strukturore / organizative të klubit ekologjik të shkollës, ndërtimin e planit të aktivteteve të klubit ekologjik të shkollës, elementët përbërës të një kopshti (fidanishte) ekologjike, puna në fidanishten e shkollës.

Gjithashtunë kuadër të fuqizimit të kulbeve ekologjike të shkollave 9 vjeçare “22 Tetori”dhe “1 Maji” të qytetit të Beratit, më 23 Janar 2013 u realizua vizita studimore në fidanishten “ARGENT” pranë qytetit. Vizita studimore shërbeu që 40 fëmijët të mësonin praktikisht punën në një fidanishte, të mësonin për bimët e një fidanishteje, mënyrën e rritjes  dhe zhvillimit të tyre, marketingun florial dhe të tjerë element të nevojshëm për punën në një fidanishte. Vizita ndihmoi në krijimin e një lidhje më të fortë fëmijë – kopësht ekologjik.

Ky aktivitet u realizua nga “Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim” (EPER) dhe Bashkia Berat në kuadër të projektit “Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim”. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

Për më shumë rreth këtij aktiviteti mund të vizitoni: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.704228022930984.1073741841.214567361897055&type=3


Kreshnik Hashorva: Shqiptarët, mbrojtësit më fanatik të hebrenjve

$
0
0

27 janari, dita në mbrojtje të viktimave të holokaustit nazist ndaj hebrenjve

Albert ZHOLI

Kreshnik Hashorva është ekonomist, jurist dhe producent. Më 1985 xhiroi  filmin e tij të pavarur si drejtor filmi  (producent). Më vonë drejtoi xhirimin edhe të 6 filmave të tjerë si: “Rrethimi i vogël” (1986), “Në emër të lirisë” (1987), “Rrethi i kujtesës” (1987), “Balada e Kurbinit” (1990), “Vdekja e kalit”  dhe “Vdekja e burrit” (1992).  Një nga filmat e tij më të realizuar është filmi dokumentar “Toka e Besës” 2000-2007 kushtuar mbrojtjes së hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Data 27 janar njihet si  “Dita e Kujtesës” në mbrojtje  të viktimave të holokaustit nazist ndaj hebrenjve.

Çfarë përmban filmi  dokumentar “Toka e besës” për hebrenjtë prodhim i TVSH?

Në radhë të parë dua të them se, skenari  dhe  regjia e këtij filmi janë të miat (Kreshnik Hashorva). Drejtor i fotografisë, Spartak Papadhimitri. Ky film i është kushtuar mbrojtjes së hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia nis nga Lufta e Dytë Botërore. Më  janar 1933 në Gjermani e morën pushtetin nacional-socialistët të udhëhequr nga Adolf Hitler. Qysh prej asaj date  filloi përndjekja deri në eliminimin e hebrenjve  gjermanë dhe atyre të vendeve të tjera.  Hitleri që para ardhjes në fuqi premtoi se, “do të luftonte kundër kapitalit të madh  të grumbulluar nga hebrenjtë”. Nga 11 milionë hebrenj të shpërndarë nëpër Europë, u shfarosën 6 milionë, ndër të cilët 1 milion e 500 mijë fëmijë. Në vitin 1930 në Shqipëri  erdhën kryesisht hebrenj nga vende të Europës Qendrore (Austri, Gjermani, Poloni), kurse gjatë Luftës nga vende të Europës Juglindore (ish-Jugosllavi, Bullgari,Hungaria, Rumania, Greqi). Numri i hebrenjve që gjeti fundi i luftës ishte gati 15-fishi i hebrenjve-shqiptarë të regjistruar  si të tillë në vitin 1929-1931.

SHTËPIA E FAMILJES BIÇAKU  (FSHATI QARISHT- LIBRAZHD )

Për 2 vjet rresht 26 hebrenj janë strehuar në një familje të vetme në fshatin Qarisht  të Librazhdit. “Janë në besën tonë”,- u ka thënë shoqëruesve i zoti i shtëpisë Mefail Biçaku. Njazi Biçaku (djali i Mefail Biçakut ) “Më keq e kemi parë veten kur erdhën 500 gjermanë në fshatin tonë. Ata do të shpërndaheshin nga 5-6 vetë në çdo shtëpi. Babai arriti të mos marrë asnjë gjermanë në shtëpi. Po ta kishin marrë vesh gjermanët se ne kishim hebrenj na kishin zhdukur të tërëve”. Të dhënat gjuhësore dhe ato të letërsisë ungjillore tregojnë se, bashkësitë hebraike kanë qenë prezente në Illyrikum dhe ka patur lëvizje popullatash nga njeri vend tek tjetri.

SINAGOGA E SARANDËS

 Në qendrën e qytetit të Sarandës ndodhet Sinagoga, ku në dyshemenë e strukturës dallohet Mozaiku i Menora-s (shandani me shtatë krahë). E veçantë është që, gjithë mozaikët në këtë sinagogë paraqesin skena biblike dhe simbole fetare hebraike. Kjo Sinagoge datohet në  shek V-VI pas K. Në të gjithë Mesdheun ndodhen 12 sinagoga të tilla, përveç Izraelit. Me invazionet e sllavëve, sikundër  është shkatërruar atëherë gjithë Saranda,  është shkatërruar edhe ndërtesa. Në Arkivin e Shtetit, dokumentet për hebrenjtë sipas një përllogaritje  i kalojnë të 5000 faqet.


FSHATI  FTERË – SARANDË

Në fshatin Fterë, midis Vlorës dhe Sarandës, ndodhet vendi me  toponimin “Varri i Shenjtorit ”, ose i quajtur ndryshe “Varri i Çifutit”. Nuk përjashtohet mundësia që këtu mund të jetë prehur së fundi Sabatai  Zevi. Në Fterë gjejmë edhe toponimet ”Kodra e Galilesë” dhe “Galisht”.

Në vitin 1956 një studiues izraelit  gjeti një letër të shkruar nga  Zevi, rreth 6 javë para vdekjes së tij. Në letër është shkruar se, “ndodhet dy ditë në këmbë larg qytetit të Beratit”.

 

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Tiranë

Hebrenjtë në Shqipëri morën pjesë në  Luftën Antifashiste (L.II B.). Kanë rënë dëshmorë  të kësaj Lufte:

Dario Arditi, David Kohen, Baruh Baruhoviç, Jakov Avramoviç,  Jakov Bahar, Jusef Bivas, Jusef Konforti, Zhak (Isak) Ruben dhe Leo Tyjer…

QYTETI I VLORËS

Në fund të shekullit të XVI, nga regjistrat Osmanë “MUFASEL DEFTERLI”, më 1583 vetëm në popullsinë e Vlorës  përfshihen  528 familje hebrenjsh që kishin ardhur nga Spanja.

Safar Torch dorëshkrim i rrallë hebraik, është ruajtur për rreth 500 vjet në Vlore deri në vitin 1930. Në shek.XVIII-gjysma e shekullit XIX grupe të mëdha  hebrenjsh ”romaniotë”  kanë ardhur sidomos nga Janina (Greqia).   Këta përbëjnë Valën e Tretë. Termi ”romaniot” ka të bëjë, me hebrenjtë me origjinë nga Perandoria e Bizantit. Këta ishin kryesisht të besimit jaudi.

Në Vlorë, Sinagoga ishte  në një shesh të vogël  të rrugës që sot quhet ” Ceno Shara”.

Ndërtesa e Sinagogës ka ekzistuar deri në vitin 1915, kur ushtria italiane që atëherë kishte pushtuar Vlorën, i vuri flakën pazarit dhe bashkë me të u dogj edhe Sinagoga.

Sinagoga u zëvendësua  nga shtëpitë e hebrenjve, të cilët paraqiteshin të gatshëm  për të venë në shërbim  të riteve fetare pjesë nga shtëpitë e tyre.

 Në fillim të viteve ‘30, vëllezërit Matathia përfunduan së ndërtuari  një shtëpi të madhe dhe për të zëvendësuar sinagogën vunë në dispozicion  dy dhoma.”.

QYTETI I GJIROKASTRËS

Sipas të dhënave, në qytetin e Gjirokastrës familjet me origjinë hebreje kanë ardhur kryesisht  në fund të shekullit XV. Edhe gjatë shekullit XIX kanë ardhur familje hebreje nga Greqia. Gjatë Luftës II Boterore, (lista e gjetur në Arkivin e Shtetit, fondi 494), tregon për  hebrenj të ardhur nga Greqia në prefekturën e Gjirokastrës. Delisia Kofina tregon se, deri para Luftës ekzistonte edhe Sinagoga e vendosur te Bashteja e Teqesë. Matathia Kofina  ishte rabin. Në lagjen Varosh, në ditën e Sabatit (dita e shtunë) fëmijët e lagjes ishin ata që hapnin portat, dritat dhe çezmat. Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë dhënë e kanë marrë shumë nga njeri-tjetri në këtë qytet. Tabiatet (zakonet) e gjirokastritëve të vjetër, si askund tjetër në Shqipëri, kanë ngjashmëri me ato të hebrenjve.

Historia e SABATAI ZEVI

Është interesante historia e Sabatai Zevi (1626-1676), udhëheqes i Lëvizjes Mesiane, i cili i ngarkoj vetes misionin për ti udhëhequr hebrenjtë drejt Tokës së Premtuar.

Në  vitin 1647 është internuar  me gjithë familje nga Sulltani, në kalanë e qytetit të Ulqinit, në kullën që njihet si Kulla e Balshajve.

Në vitin 1673  Sulltani e ka dëbuar për herë të dytë në Shqipëri, në Sanxhakun e Beratit. Është e shkruar se, Sabatai ZEVI vdiq në Berat në vitin 1676 dhe është varrosur në kodrën e Shëndëllisë, nëanëtëlumitOsum. Deri më 1967 ai ishte një vend i muslimanëve bektashi,  të cilët bënin peligrinazh tek ky varr. Ronvern Nail – i ngarkuari i Amb së Izraelit në Bullgari,  në vizitën e tij në Shqipëri më korrik 1955 ka fotografuar Tyrben e Sabatai Zevit. Sipas Evlija Çelebiut – kronist turk, në qytetin e Beratit ekzistonte një lagjie  që banohej kryesisht  nga hebrenj.

FSHATI  FTERË – SARANDË

Në fshatin Fterë, midis Vlorës dhe Sarandës, ndodhet vendi me  toponomin “Varri i Shenjtorit ”, ose i quajtur ndryshe “Varri i Çifutit”. Nuk përjashtohet mundësia që këtu mund të jetë prehur së fundi Sabatai  Zevi. Në Fterë gjejmë edhe toponimet ” Kodra e Galilesë” dhe “Galisht”.

Në vitin 1956 një studjues izraelit  gjeti nje letër të shkruar nga  ZEVI, rreth 6 javë para vdekjes së tij. Në letër është shkruar se, “ndodhet dy ditë në këmbë largë qytetit të Beratit ”.

Bonnie, një vogëlushe shqiptare që synon titullin e fëmijës më të bukur belg

$
0
0

1

Nga Arta MERE

Bonnie , (si Bonnie Taylor por në versionin brune dhe shqiptare), eshte emri i artit  të vogëlushes  Valbona Dushaj që i ka hyrë aventures ambicioze  për të rrëmbyer titullin e fëmijës më të bukur belg nën patronazhin e konkursit Top Model Kids Belgium.

Konkursi në fjalë është një kompani franko-belge e angazhuar në botën e spektaklit  dhe të skenës e vendosur në  qytetin sharmant të San Tropez, Francë.

Adriana Karembeu e Jeremy Urbain janë dy nga emrat permanente që bëjnë pjesë në prestigjin e këtij spektakli pa harruar pjesëmarrjen e drejtëpërdrejte të artistëve më të rinj e më të shitur të botës së spektaklit Europian dhe jo vetëm kaq.

Bonnie , e lindur në Bruksel është 12 vjeçe dhe sapo ka filluar shkollën e mesme. Nxënëse e shkëlqyer me një preferencë për matematikën dhe shkencat, ajo që e vogël ka ndjekur një seri kursesh , private apo jo, si per piano, teater, pikture, hip hop dance etj.

çuditerisht familja n’a thotë që ajo është shumë konstante në vizionin e saj për të ardhmen. Realisht që e vogël ajo dëshiron të bëhët mjeke dhe konkretisht pediatre. Arti dhe bota e spektaklit për të duken të jenë një hoby.

E jëma shton :  « duke qënë se Valbona është fëmijë i vetem dhe se ne kemi qënë gjithmonë shumë të ngarkuar, jemi përpjekur që vajza të përdorë artin (të bukurën ) për të sociabilizuar dhe realisht që në moshën 5 vjeç Bonnie ka marrë pjesë në projekte të ndryshme artistike në Bruksel.  Po ashtu duke qënë se Valbona natyralisht është shumë e mirë, pjesëmarrja në projekte të tilla ku publiku përbërës shfaqet me të gjitha huqet e tij, është një mënyre ludike për t’a përgatitur për jeten ».

Bonnie ka kaluar pjesën e parë të skeptaklit dhe po përgatitet për skeptaklin e gjysëm finales që do të zhvillohet me 09 shkurt 2014.

Flamurtaret e Marigosë, devollesha hoçishtare, Dr.Tatjana Priftuli Kraja…

$
0
0

Shkruar nga Luan Kalana, Sh.B.A.

1

“Në verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio e lindur në Hoçisht të Devollit me banim me familje në SHBA, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur aty në ishullin . Midis tyre ishin edhe përfaqësues nga SHBA-ja të dërguar nga shoqëria patriotike “Besa-Besën”. Patrioti Kola, me të vëllain Thoma Katundi nga Hoçishti, porosit zonjën Marigo që flamurin qe e qendisi me duart e veta, me të cilin ajo u kthye në Vlorë, ta vishte nën teshat e saj qe mos e diktonin..

Një vit më vonë, Marigoja ia dhuroi këtë flamur plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, për ta ngritur në 28 nëntor, në ballkonin e shtëpisë së Xhemal Beut. Shumë patriotë kanë të njëjtin mendim se flamuri i ngritur në 28 nëntor është pikturuar e qendisur nga vetë dora e zonjës Marigo, sipas modelit të shqipes së vizatuar nga Dom Mark Vasa. Këtë hipotezë e mbështet edhe zonja që ka punuar pranë Marigosë gjatë të gjithë jetës.

Flamuri prej Amerikës që solli Marigoja iu dorëzua  më parë se te vinte vetë, Llambi Bimblit, i paprekur, kur këta po niseshin për në Korçë, dhe ky Flamur u ngrit kur Korça deklaroi nga ana e saj pavarësinë.”

                          ( …marrë nga shtypi i kohës)

 ”Emri i Marigosë ,u laura me nderime  ne festimet madheshtore te 100-vjetorit te Pavarsisë,ku ju bene nderimet e merituara,e u be tashme e njohur ne historine tone kombetare,edhe per nje fakt tjeter historik.

   Në fshatin e lindjs te saj ne Hoçisht,u perurua Shtepia Muze kombetare e Marigosë ku çdo ditë mban te hapura dyert e saj per vizitoret e shumte qe shkojne atje.”

                     (..marrë nga  lajmet e 100-vjetorit te  Pavaresise te Shqiperise)”.

..Engjëjt nuk zbritën nga qielli,

Hyjnitë dhe Perëndeshat janë të Tokës.

Serenat, marmetat mbretëreshat e ujit.

Shtojzavallet janë të Bukurat e Dheut.

Gratë shqiptare kapedane e luftëtare.

&

…Princeshat Devollesha, thonë legjendat,

pjella gatuar nga plisat e tokës,

me ujin kulluar të lumit të Devollit,

aromën e lulevebliri te Moravës,

me majanë luleshqerkave të fushës.”

         (…marrë nga letërsia e antikitetit)

Në repertorin e thesarit folklorik popullor të Devollit,shumë kënge popullore iso i kushtohen vajzave e grave trimeresha devollesha. Midis tyre, spikat  tipke një kengë simbolike perlë, ne forme bejte, krijuar e kenduar nga artisti popullor, bilbili i devollit, i paharuari, Ali Kondi nga Piluri.

Krahas zërit melodioz polifonik,ai i zbukuron duke i veshur,me nje bukuri artistike me metafora,epitete dhe krahasime njëra më bukur se tjetra.Vajzat e gratë Hoçishtare ,ai simbolizon trimëresha luftëtare,motra te Marigose,qendistarja e Flamurit te Pavaresisë:

-” Hoçishtare trimëresha shqiptare,

artiste bukuroshe dhe qëndistare,

për këngë e flamur,

s’ia kalon njeri për valle…”

           (marrë nga studimet per folkorin)

        *              *               *               *

Dr.Tatjana Priftuli Kraja,devollesha hoçishtare..

       -Ku janë sot Hocishtaret ?!

Vajzat e grate, nënat hoçishtare luftetare te lirise, partizanet trimeresha, bujkesha te palodhura, pishtare te  emancipimit e te kultures qytetare ne fshat e ne gjithe vendin, ato bija inteligjente kuadro artiste e muzikante…

Në Hoçisht, në Devoll, në Shqipëri dhe nëpër botë si kudo ato shquhen si Flamurtare.

Një prej tyre jeton  dhe është njohur këtu në Clearwater Florida, Amerikë…

Tatjana Priftuli Kraja, e lindur në Hoçisht, në një familje me tradita patriotike e atdhetare, një vajzë e thjeshte dhe e dashur, nuk do t’i kishte shkuar ndermend ne enderat e saj feminore, se një ditë emri i saj do të lakohej këtu në mërgim në SHBA, ashtu simotra e saj hoçishtare Marigoja.

Pasi mbaroi shkollen tetevjecare ne qytezen e bukur te Hocishtit, fshat me tradita te pasura historike, patriotike, fetare, kulturore e artistike, që ajo s’e ndan nga goja, por se dhe zemra e saj atje eshte, ku pleqeron e ema e saj e nderuar,nena Sofika, vazhdon shkollen e mesme mjekësore ne qytetin e Korçës.

Për rezulatate te shkelqyera ne mesime, ajo fiton te drejten per te vazhduar shkollën e larte, në fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes, te cilin e mbaron ne vitin 1992 dhe diplomohet Mjeke e Pergjithshme.

Në fakultet njihet e dashuron bashkestudentin e grupit, me djaloshin inteligjent Ardian Kraja, me te cilin martohet, pas mbarimit te Universistetit.

Të dy burrë e grua fillojnë një jete te re familjare dhe  profesionale në qytetin  veriperendimor te Shkodres.

Tatjana fillon e punon mjeke per disa vite në Dajç të Shkodres, ku shquhet per humanizmin e profsionalizmin e saj. Ajo u  qendronte tek koka  te semureve, duke fituar shpejt nje simpati  te veçantë e popullaritet tek pacientet e saj.

Më pas ajo transferohet e punon mjeke ne qytetin e Shkodres, ne lagjen Perash,deri ne vitin 2005 ku fitojne llotarine  Amerikane, duke u vendosur me familje ketu ne Florida, ne Clearwater.
Tashme pjese e familjes jane edhe femijet, Gearta artiste dhe Denisi çapkën i vogël…

Ajo jo vetëm s’do te harroje kurre Hoçishtin e Devollin,  traditat me te mira të vendlindjes, por do t’i demostroje e popullarizoje e ne rrethet e shoqerise Shkodrane,duke manifestuar dhe cilësite më të mira të një guaje me origjinë devolleshe, por edhe një nuse e re  shkodrane.

Ketu ne Usa ajo e fillon punen si  vullnetare ne Spitalin e Largos, ku shfaq tiparet më humane te shpirtit te Nënë Terezes shqiptare, Mother Teresen, duke rritur personalitetin e saj, si mjeke dhe si një grua inteligjente shqiptare,e mencur e thjeshte dhe popullore, gojëmjaltë, e dashur me të gjithë.

Nderkohe vazhdon kursin per flebotomi (laburante gjaku) dhe fillon pune ne kete profil pas nje vit pune si vullnetare.

Nje kolege e saj shqiptare, qe punojne bashke me të në spital, nuk kursehet me fjalet  me te mira per Tatjanën.

“Ajo eshte nje grua e perkryer, intelektuale e kompletuar dhe nje grua humane dhe e perkushtuar ne punen me pacientet dhe me nje sjellje per tu marre shembull me koleget e punes”…

Por ajo që do të më ngacmonte për të shkruar këto  rrjeshta modeste per jeten e portretin e saj, eshte talenti e veprimtaria e saj, aktiviste e shquar, ne jeten shoqerore, kulturore e artistike ketu me komunitetin shqiptar ne Clearwater.

Një bashkëpunetore e denje dhe e zellshme  me burrin, si ne shtepi e jashte familjes, ne rrethet familjare e në mjediset shoqeror, ajo do te shquhet si nje “flamurtare” e palodhur duke dhene kontributin e saj te pakursyer e duke sakrifikuar familjarisht ne aktivitete qe do te organizoje fondacioni shqiptar-amerikan i trashegimis kulturore ketu ne Tampa Bay, ku president eshte burri i saj Dr.Ardian Kraja,ish mjek ortoped i ushtrise shqiptare te Natos ne Irak.

Gjithmonë të pandare do ti shohësh në çdo aktivitet, si ne mbremjet familjare me shqiptaret ashtu dhe ne te gjitha aktivitete kulturore artistike bashke me vajzen e tyre Gearten, nje fotografe artiste profesioniste.

Ata ne nderuan ne festivalin nderkombetar  te kenges e te valleve qe organizohet ketu ne Florida prej vitesh, ku grupi shqiptar i valleve, qe mori pjesë per here te pare, u nderua me çmim nderi.

Ishte nje sukse i madh i komunitetit shqipatar te Florides,por dhe nje emër i madh qe u pagezua nga mediat e shtypit e te Tv amerikane me emrin “Fluturojne shqiponjat shqiparte ne Florida” titull qe une e kam perdorur ne shkrimet e mija.

Tatjana,me të bijen Gearten, bashke me shoqet, vajzat e tjera prezantuan me kostumet kombetare pothuajse dhjete  krahinat shqiptare, duke luajtur valle nga tere trevat shqiptare, ku Gearta ishte nje pjesetare e denje e grupit te valleve.

Sa kuptimplote ishte ky aktivetet dhe per kontributin e madh te familjes Kraja. A nuk eshte Tana  një vazhduese “flamurtare” e si motres se saj qendistare te flamuri, te Marigo Pozios ?

Ne veren e vitit te kaluar gjate vizites ne vendlindje me familje ne Hoçisht,Tatjna vendosi nje buqete me lule ne Shtepine Muze te Marigose,ne shnje repekte e krenarije,si bije e denje e pishtares flamurtare e qendistares simbolike.

Le te jetë Tatjana, nje shembull frymezimi ne emigracion,  pishtare, flamurtare e shqiptarizmit ketu në dhe të huaj, në trashegiminë kulturore kombëtare shqiptare për gjeneratat e ardhshme.

SHSHSHA dhe Roli e Kontributi i saj saj në Diasporë

$
0
0

1

Nga Raimonda MOISIU

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtëme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-ekonomike –kulturore e politike . Me këtë rast dua të sjell pasqyrën freskuese dhe  zërin e shpirtit qytetar  intektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të shkrimtareve, poeteve, gazetareve  e publiciste, me vizionin, pozitën dhe historinë e identitetit e kultures shqiptaro-amerikane. Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore për të qenë te  barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor.

Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj  intelektuale e qytetare te lire te botes , tashmë të afirmuar si ; shkrimtare e poete, publiciste , piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit së të drejtave të komunitetit shqiptar  në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Shkrimtaret , poetet gazetaret dhe publicistet janë heronjte  e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ata përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe  kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Ata i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të  devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit   të ritregojë  dhe njohë historinë- ngjarjet themelore të saj,  sepse duke i njohur ato-  u japim rëndësinë e vërtetë  marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën,   -dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të  identitetit kombëtar të  kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale.

Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës dhe aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar  të Rilindjes Kombëtare në tokën amerikane, që nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci e Peter Prifti, etj.etj. Ata mbartin me vete nderimin dhe respektin e kockës së erudicionit intelektual e krijues të tyre, si një dëshmi e njerëzores e shpirtërores, emocionuese dhe edukative. Vetë natyra, koha dhe liria u dha mundësinë të ngrenë strukturën e memorialit të krenarisë, gjuhës, të idealeve e virtyteve të  kombit, si pjesë e kulturës amerikane dhe që në pamje të parë bie në sy gjallëria e integritetit individual e kontributit dimensional krijues, kontribut që të bën të përfytyrosh se si kanë qenë ëndrrat e paraardhësve, ëndrrat  plot sfida e dhimbje, sakrifica e arritje, përkushtimin pakompromis e shkrimtarëve shqiptarë të parë në egzil. Sikush prej tyre ka pasur një ëndërr e  një shpresë, kanë parë ecjen në kohë të gjeneratave, kanë parë dinjitetin kombëtar të ngrihej e integrohej nga dita në ditë, nga dekada në dekadë, duke kapërxyer shekullin.

Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij,  i pari që  studio idenë  për të formësuar e paralelizuar atë  me idetë e  të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e  historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve  dhe të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, që me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e  “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte   -prof. Gjekë Marinaj. duke mundësuar kështu  vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën  dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, -Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare.Si një metaforë për të kuptuar të kaluarën shumë më interesante në kontekstin si trashëgimtarë të atdhetarizmit e shqiptarisë,  të penës e dijes, për të përjetësuar trashëgiminë e vlerave kombëtare e identietit kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane, -duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. Kështu në kapërxyellin  shekulli 21-ë, poeti, përkthyesi, kritiku letrar dhe publicisti shqiptaro-amerikan Prof. Gjekë Marinaj  doli me  teorinë në lidhje me Letërsinë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare; Grupimin e krijuesve, autorëve, poetëve e shkrimtarëve në egzil, -në një Shoqatë apo Lidhje Shkrimtarësh, – ide që pati efekt të thellë dhe mbështetje nga figura të njohura të Letrave Shqipe, mërguar në SHBA-ës, në  dekadën e fundit të shekullit të kaluar,-ide që do të bënte rrotacionin spektakolar dhe historik në letërsine e Diaspores – Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Me të parin që e konsumoi idenë e tij nëpërmjet një telefonate –ishte poeti, shkrimtari, publicist dhe kineasti Kolec Traboini,  një nga mbështetësit e parë dhe bashkëthemelues i Shoqatës me një ndihmesë të jashtëzakonëshme. Kolec Traboini është i njohur si   një ndër lirikët më të zjarrtë të vargjeve lirike shqiptare në letrat shqipe. Në arkivën e themelimit të SHSHSHA-së një vend të vecantë zë edhe shkrimtarja e gazetarja Albana Mëlyshi Lifschin, jo vetëm që anëtarësohet e para, -por për eksperiencë e bashkëpunim, ajo do të merrte kontakte të drejtpërdrejta me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëvë Shqiptarë në tokën mëmë, asokohe, Limoz Dizdarin. Një tjetër mbështetës e bashkëthemelues i SHSHSHA-së, është shkrimtari i mirënjohur, pionier  dhe figurë dominuese e letrave shqipe,  Mjeshtëri i rrëfimit e dialogut, -Naum Prifti.

Në mesin e komunitetit të bashkëthemeluesve një vend të vecantë zë shkrimtarja dhe publicistja e talentuar korcare apo dardharja e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari-autore e dhjetra vëllimeve me poezi në shqip e anglisht, një nga lexueset dinjitoze të veprës së Fan Nolit, intervistuese e shumë bashkëkohësve të tij, e patriotëve dhe atdhetarëve të vjetër e të rinj, e kanë shëndrruar Rozi Theoharin –në një transmetuese e përhapjes së humanizmit, cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit të Madh-dhe jo vetëm kaq-por një nga penat dominuese profesionale e historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.Luigj Cekaj poet e publicist  një nga anëtarët e parë të Shoqatës dhe sekretar i saj.  Poetja e Diellit, intelektualja, shkrimtarja, publicistja dhe Aktivistja e “Vatra” dhe “Dielli” në Amerikë, Merita Bajraktari McCormack—me një aktivitet jashtëzakonisht prodhimtar krijues e atdhetar-e vlerësuar me Penën e Artë- është një nga anëtaret dhe mbështetëset e para të Shoqatës. Nga më të admiruarit, i vlerësuar e nderuar mes shkrimtarëve modernë e bashkëkohorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe, figure dominuese e letersise postkomuniste ne Diaspore  dhe bashkëthemelues i SHSHSHA-së  është edhe prozatori dhe  kritiku, disa mandate kryetar I SHSHSHA-se, Ramiz Gjini. Shkrimtari shqiptaro-amerikan, nga Qeparoi i Vlorës, Petraq Janko Pali, njihet dhe rradhitet si nga mbështetësit e parë në themelimin e Shoqatës së  Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, duke qënë për dy mandate në Kryesinë e saj. Të gjithë këta autorë në unitet mendimi e ideje, -  do të shënonin  kthesën e parë historike në të hyrë të shekullit të ri-pikërisht në vitin 2001-themeluan –Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në përputhje me Ligjet amerikane dhe një shoqatë jofitimprurëse,- me President – ideaotorin dhe i konsideruar tashmë themeluesi i saj, Prof. Gjekë Marinaj dhe Kryetar i Kryesisë së Parë të SHSHSHA-së, shkrimtarin e shquar Naum Prifti dhe sekretar: Sami Milloshi – publicistin e mirënjohur, qysh herët në median shqiptare dhe poet.

Që në mbledhjen e parë të Shoqatës do të vendosej për zgjedhjen e Kryesisë së re njëherë në cdo tre vjet e më pas në cdo dy vjet. Nga viti në vit anëtarësimet në Shoqatë do të rriteshin, dhe reputacioni i saj do të forcohej e maturohej, me besimin  se individi krijues është arbitri kryesor i zërit krijues letrar, intelektual, qytetar e shqiptar, dhe cdo anëtar ka lidhje të drejtëpërdrejtë ndaj parimeve që udhëheqin Shoqatën, bazuar në mendimin e vlerën, krijimtarinë e korifejve të letrave shqipe në të dy kahjet e Atlantikut, -në trojet shqiptare e tokën amerikane. Në raport me vitet duke njohur vetëm ngjitje e progress,  kryetar i Shoqatës do të zgjidhej Ramiz Gjini, për dy mandate – dhe me tërheqjen e Prof. Gjekë Marinaj si President Nderi i  Shoqatës, -në vend të tij do të zgjidhej poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Presheva, Adnan Mehmeti, një figurë emblematike dhe dominuese e Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  status të cilin ai vazhdon ta gëzojë aktualisht. Nën presidencën e  Poetit dhe Publicistit Adnan Mehmeti, Shoqata  e Shkrimatrëve ka pasur jo vetëm rritje në anëtarësim por edhe në krijimtari dhe nivel të admirueshëm artistik e krijues,aktivitete të ndryshme me taban historik, kombëtar, atdhetar e letrar. Një nga sukseset më simbolike e historike, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të tij, është dalja në dritë e revistës “Pena” , si një organ letraro-artistik, kombëtar e historik.  Aty pasqyrohen shkrime letrare, poezi, tregime, dhe publicistike, nga autorë të ndryshëm që janë anëtarë të shoqatës.  Revista “Pena’ gjendet në Bibliotekën Amerikane, në atë të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, dhe Bibliotekën e Kishës Autoqefale Shqiptare e Shën Gjergjit, e ndërtuar nga Fan Noli, Boston. Kryetar i SHSHSHA-së ka qënë poeti dhe prozatori Dalan Luzaj, djali i Prof. Isuf Luzaj, poet, mësonjës e filozof. Shkrimtari e poeti Dalan Luzaj karakterizohet nga mirësia e paqja shpirtërore, nga  pjekuria e fisnikëria intelektuale e qytetare, i heshtur e tejet modest, i ngrohtë në komunikimin njerëzor e shoqëror të cdo lloj shtrese, shpërthyes në pikat kulmore të situatave të ndryshme të farsave sociale e historike, i kursyer në ndërtimin e strukturës poetike dhe përsosmërisë së artit të bukur e të vështirë të poezisë. Nuk mund të anashkalojmë pa sjellë në vëmendje kontributin e Nënkryetarit të SHSHSHA-së, për disa mandate rradhazi, të poetit e prozatorit, Mëhill Velaj, me banim në Stamford Connecticut.  Është anëtar i shoqatës që me themelimin e saj, dashamirës, enthusiast e  optimist i artit e letërsisë, saqë nuk kursen talentin, kontributin e tij krijues e intelektual, bamirës, aktivist e shpirtëror. Poeti, shkrimtari dhe publicist Kostaq Duka i diplomuar për Shkenca Politike Juridike-dega filozofi-një nga pionerët e parë të gazetarisë e publicistikës shqiptare me reportazhe, kolumna, opinione në gazetat  shqiptare. Për dy mandate ka qenë Sekretar i SHSHSHA-së. Në  mesin e shkrimtarëve në ekzil,  anëtar i hershëm i SHSHSHA-së është shkrimtari dhe publicisti Pierre Pandeli Simsia. Është shumë aktiv në artin e kulturën shqiptaro-amerikane,  prodhimtar në letërsi , shkruan në fushën e publicistikës, të botuara në median shqiptare e  Diasporë dhe në libra. Për këto merita, ai është zgjedhur sekretar  i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë, për dy mandate. Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, aderojnë figura të njohura të letrave shqipe; Poetja dhe Publicistja Iliriana Sulkuqi, autore e dhjetra vëllimeve me poezi, libra me kritikë letrare e publicistikë, për një mandate, Nën/Kryetare e Shoqatës dhe e shpallur Ambasadore e Paqes. Poeti e Prozatori Fatjon Pajo, autor i disa librave me poezi, romane e tregime, në gjuhën shqipe e angleze dhe i vlerësuar me Cmime kombëtare si Pena e Artë  në USA,  në Atdhe e Diasporë.

Shkrimtarja simpatike nga Mitrovica Teuta Shabani Towler  jeton e punon në SHBA-dhe bën pjesë në  grupin e parë të autoreve femra të anëtarësuara në Shoqatë, autore e disa romaneve investigativë. Eleonora Gjoka  apo Elko-vajza e valëve –poete dhe studiuese e imazhit të gruas nga mitologjia në botën reale. Autor i dhjetra romaneve, tematika që romancieri  Vlash Fili shtjellon e trajton, është metamorfoza e një populli të tërë në diktaturë. Midis fillimit dhe fundit të romaneve të Filit,  ekziston dinamika e përvojave të  jetës në  krijimin e formave të reja dhe lidhjen që iu bën autori personazheve të tij, kalvarin e dhimbjeve dhe sakrificave, lidhjet e forta familjare, burgun, internimin, që ai  ka provuar vetë dhe ia arrin qëllimit të bëjë të prekshmen dhe njerëzoren. Një meritë të vecantë ka organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan për cdo vit në muajin e letërsisë, tetor, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i të vetmes Revistë në Diasporë,- KUVENDI, Pjetër Jaku, në mbështetje nga SHSHSHA-së-ku vërtet konkurojnë vlerat letraro-artistike,aktivitet që i bën sfidë të hapur mediokritetit dhe antivlerës në letërsi e art.Po kështu edhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tema të ndryshme që nga arti, letërsia, tradita deri te temat sociale, dhe gjithmonë në bashkëpunim me SHSHSHA-së.Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Skifter Këlliçi  me biografi të pasur letraro-artistike, publicistike, gazetar sportiv e televiziv.. Roland Musta poet e prozator, Bardhyl Mezini, poet e fabulist, Shkrimtari amerikan Louis Romano I njohur per librat e tij, , “Fish Farm” (Rezervati i Peshkut”),  vëllimin me poezi; ”Foleza e ankthit” “Kohët e fundit, Louis Romano botoi librin ‘fiction’ në gjuhën angleze,të titulluar me fjalën më domethënëse në gjuhën shqipe: “Besa”. Një histori mjaft e bukur dhe e shkruar mjaft mirë me talent e përkushtim. Për realizimin me sukses të këtij romani, shkrimtari Lous Romano studioi kulturën shqiptare për vite,  në lidhje me kodin e shenjtë shqiptar “BESA”.

Përparim Hysi, poet, esseist e prozator, Ivzi Cipuri, poet, publicist diplomat, Klajd Kapinova studiues, kritik letrar, shkrimtar e publicist, Uk Lushi –shkrimtar e publicist shqiptaro-amerikan i dalë nga gjiri i UCK-së, Tom Mrijaj, studiues, monografist, esseist, shkrimtar e publicist, Shpresa Vrana romanciere dhe esseiste që trajton temën e gruas, dr.Yllka Filipi, shkrimtare bilinguale, në gjuhën shqipe, spanjolle e angleze, e  vlerësuar nga kritika me disa çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare, një zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Anton Ceta,poet, shkrimtar, kritik letrar e studiues, Pal Ndrecaj, shkrimtar esseist e kritik letrar,  dr.Adem Harxhi, seksolog e publicist, autor i disa librave,  Makfire Canolli poete, Sabije Veseli, romanciere bilinguale në dy gjuhë; shqip dhe anglisht, poetë si  Aulona Goxhaj,  Këze Zylo,  Gjeto Turmalaj,  Ndue Hila, etj,-duke kërkuar ndjesë  e mirëkuptim po kam harruar ndokënd. Në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, brenda dhe jashtë saj aderojnë figura të njohura të  letrave shqipe, që jetojnë, punojnë e shkruajnë në egzil, sikundër:-Shkrimtari e poeti Petraq Risto, shkrimtari, poeti e publicisti Roland Gjoza, shkrimtarja, gazetarja dhe kineastja Elvira Dones, Shkrimtari i Shquar Fatos Kongoli, -që bën një jetë mes Amerikës, Europës dhe Shqipërisë, poeti prozatori dhe kritiku letrar Vaid Hyzoti, poeti i shquar dhe i vlerësuar si martir i demokracisë, Alfons Grishaj, poeti lirik i shquar i vargjeve lirike shqiptare Nexhip Ejupi, ndihmesën dhe mbështetjen e jashtëzakonëshme të Federatës Pan Shqiptare Vatra dhe Editorit të gazetës Dielli- publicistit të mirënjohur Dalip Greca, poetja e talentuar Elinda Marku, ndihmesa e artistit piktor, i kudogjenduri Astrit Tota, poeti, shkrimtari e publicisti Agim Bacelli,  poetët Hekuran Miraka, Genci Kastrati, Sami Gjoka, Vasil Makoci, Redin Veizi, etj.

Sot  Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe  artistë,  që  identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj. Pra jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme në mbrojtje dhe integrimit të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore dhe njehsojnë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje.

Raimonda MOISIU

* Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencore, qe Lidhja e Shkrimtareve  Shqiptaro-amerikane, organizoi ne New York me 22 Janar 2013-Monroe College

IKJA E RIZAIT…

$
0
0

1

Riza Lahi, ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek ne/

Shkruar nga Raimonda MOISIU/

Ka momente në jetën e përditëshme që shumica prej nesh e ndjejnë veten të  lëkundur mes mendimeve dhe ndjenjave kontradiktore në udhëtimin e lumtur e të trishtë të jetës. Shumica prej nesh pamarrë parasysh atë që ndjejmë e shprehim, janë duke ecur në paqartësitë dhe të papriturat e natyrëshme në qenjet e gjithkujt, duke ecur mes dritës e errësirës, mes jetës e vdekjes. Askush nga ne nuk e di se cfarë do të ndodhë nga një moment në tjetrin, apo si e qysh do ta përballojmë e përjetojmë atë cast gëzimi apo hidhërimi. Ky është një moment i pashmangshëm për gjithsecilin nga ne. Dhe kjo është mëse e vërtetë! Ka gjëra në jetë që ndodhin krejt papritur dhe ndryshojnë rrjedhën e jetës mes të bukurës e së përditshmes njerëzore, na krijohet ndjesia e një realiteti që do të na  duhet të ekuilibrojmë përpos gjendjes  shpirtërore   edhe përjetimin  e  dhimbjes, pikëllimit, humbjen e njerësve më të dashur, të familjes e shoqërisë.E pra vijnë ato caste në jetë  që të prishin paqen shpirtërore! Kjo më ndodhi edhe mua në ditën e fundit të vitit që sapo kaloi – 31 Dhjetor 2013!  Lajmin ogurzi se kolegu dhe miku im më i mirë, që  në respekt të kësaj miqësie të bukur dhe eternale, të pastër e të përzëmërt, e thërrisja Kryemiku im,  i miri e i mrekullueshmi Riza Lahi – ishte ndarë krejt papritur nga jeta duke pirë kafen e mëngjezit te lokali modest  poshtë pallatit të tij,-ma dha mikja jonë e përbashkët Kozeta Zavalani.

Unë, Rizai dhe Kozeta, kjo  treshe  e pandarë dhe simpatike që do të na shikoje gjithmonë duke ecur në rrugët e Tiranës, apo te Bar Europa, te Bar Mondiali apo te Pjaca në qendër të Tiranës -duke tymosur cigaret e duke  rrufitur kafetë, bisedonim e diskutonim, ku thelbi i bisedës ishte Letërsia! Ashtu të tre krah për krah me Rizain ecnim në rrugicat  me kalldrëm të Korcës, -në  Kosovë,  Prizren e Prishtinë, Vlorë e Durrës,  Shkodër dhe Sarandë, Strugë e  Ohër, Pogradec e Shën Naum, në evenimente  letraro-artistike,  me libra ndër duar, me sytë që na shkëlqenin, me dashurinë e respektin ndaj njëri tjetrit dhe për   librat, realitetin mbresëlënës që mbart në vetvete magjinë e ndryshimit e të shpresës, surprizën e këndshme në kërkimet origjinale për të mëkuar ëndrrat e së ardhmes, që gjithsecili nga ne dëshiron të arrijë në rrugën e krijimtarisë. Ishim një kombinim perfekt që shënonte thellësisht tre intenditetet vitale e të virtytshme  në personalitetin tonë: Miqësinë, Bashkëpunimin dhe ndanim së bashku  Mjedisin Krijues Letraro-Artistik, si  forca e mendimit të lirë,  ashtu si e ndjenim dhe e perceptonim. Jam akoma nën ethet e traumës e tronditjes shpirtërore për humbjen e vëllait tim të ndjerë Vilsonit,  dhe fillimisht  atë fjali nga Kozeta “ motër nuk më bën zemra të ta them, por Xakja na la sot në mëngjes”,  e morra si lajthitje momentale apo shaka të mikes sonë –kur unë para dy orëve pata marrë mesazhin e urimit të Vitit të Ri 2014 nga miku im i shtrenjtë Rizai. Por jo vetëm kaq!

Kishte raste që me batuta të ngrohta bënim lojë fjalësh me “vdekjen” mes nesh, pra batuta lajthitje poetësh mes vedit, nën fishkëllimën e serenatave korcare e jareve shkodrane ndër buzë.  Shpesh i thoja Xakes me shaka: “Kur të vdesësh ti unë do të këndoj serenatat e Korcës, dhe do t’i vendos të gjitha CD-të   e Mihallaq Andreas në varr”, sepse ai gjithmonë ishte në  humor, gaz, hare, këngë dhe fishkëllente serenatat korcare. Buzagazi dhe hokatari babaxhan Xakja qeshte me të madhe dhe ma kthente: “Ndërsa unë do të këndoj jaret shkodrane, do të sjell shportën e argjentë  me trëndafila  dhe një kuti të madhe me unaza, me vargjet: “ 10 unaza po t’i nap/ që cdo gisht ta ban zap! Ne ishim aq shumë të lidhur me njëri tjetrin sa bashkëshortja e Rizait – Afërdita, sa e pa Kozetën që hyri në dhomë, vazhdoi të qarat duke i thënë Rizait; “Ngrehu ore Riza se të ka ardhur Kozeta dhe Monda…jo i thashë,  Monda është përtej oqeanit në Amerikë, dhe nuk mund ta besojmë dot këtë të papritur kaq të hidhur.Ishte e para dhe e vetmja herë që Rizai qëndronte i heshtur, shtrirë, me sytë mbyllur përgjithmonë dhe nuk na priste me buzëqeshjen e shakatë e tij, që janë gdhendur në kujtesën tonë, përjetësisht”-më shkruante Kozeta në Facebook. Kur më erdhi mesazhi i dytë nga miku ynë -Dilaver Goxhaj, që më konfirmonte vdekjen e Kryemikut tim,  –atëhere tronditja, hidhërimi dhe dhimbja te unë nuk njihte kufij.

Mes kujës e ngashërimit me duart që më dridheshin i telefonoj mikut tonë të përbashkët,  por që me Rizanë e lidhnin detyra e pilotit dhe ajo e krijuesit,  shkrimtarit Agim Bacelli – të parit në Amerikë që i jap lajmin ogurzi. Mundoheshim të qetësonim njëri-tjetrin po ishte e pamundur. Ja si shprehet Agimi për atë cast klithjesh shpirti dhe therrje zemre:  “Ka pakë minuta që përmes lotëve e klithmës më mori në telefon Raimonda duke më dhënë lajmin ogurzi, Xakja s’është më! Për momentin s’desha ta besoj dhe e mora si një shaka apo edhe lajthitje momentale, siç lajthitin poetët. S’e besova pasi Riza Lahi më thoshte shpesh duke qeshur, të qeshja që të më zgjatej jeta…” Klithi shpirti i Merita Bajraktarit McComarck –vajzës korcare shkrimtares e aktivistes së “Vatra” që Rizai i kushtoi  romanin” Serenatë korcare në Neë York”: “ëoë….e pamundur….e pabesueshme…nuk mund ta besoj lajmin……oh, sa keq më vjen, sa s’ka ku të vejë…jam shumë e tronditur… ngushëllime dhe lutje.. …RIP Riza …..God loves you…… Klithnim vetën klithnim! Ishte  klithmë dhimbje shpirti që dukej e vështirë për ta kuptuar në brendësi të emocioneve e shpirtit tim të plagosur dy herë brenda një kohe të shkurtër. Ishte klithmë e shpirtit njerëzor, klithmë për të njohur dashurinë e trishtimin, klithmë që cau qiellin e ngriu diellin, klithmë dhimbje që kapërxeu Atlantikun dhe sakaq ngriti urën jetike mes shpirtit dhe ikjes së heshtur e të lehtë  të Riza Lahit dhe klithmave të bijës e djalit të  tij, nipërve dhe  bashkëshortes, me klithmat e dhimbjes e “shock” –ut   që lajmi  ogurzi të mos ishte i vërtetë, – të mijra e mijra miqëve e mikeshave, kolegëve e kolegeve, dashamirësve të krijimtarisë së shkrimtarit Lahi, të njohurve e të panjohurve, të atyre që e kishin njohur realisht dhe virtualisht,  në rrjetet sociale,  vecmas në Facebook,- kudo në botën e ndjeshme të trojeve shqiptare.  “Shock”-u ogurzi që pësuan në prag të Vitit të Ri bëri që  bota ndali frymën për një cast!

Gëzimi e Helmi janë motër e vëlla! Gjithsecili për një cast u shkëput nga tavolina e Vitit të Ri, klithma vaji e elegjie përfshirë edhe lotët e syve të tyre mbi tastierën e kompjuterit apo të iphone-it, që ishte e pamundur t’i kontrollonin, mbuloi Facebook-un,  mediat online – Nuk ka mundësi të ketë vdekur poeti! Jooo nuk ka vdekur Riza Lahi! Por jo, gjëma pati ndodhur- Xakja ynë kishte vdekur- pas gjysëm ore që ai në FACEBOOK-dërgoi  urimin e Vitit të Ri, gjithë miqëve, kolegëve dhe dashamirësve të tij. Klithi në vaj bota e publicistikës që Rizai e donte dhe shkruante aq bukur, ndjeshëm e profesionalisht, klithi Roland Qafoku-“ Jam i shokuar! Nuk e besoj që Xakja i mirë nuk jeton më. Iu preftë shpirti në paqe!Jo Monda nuk ka mundësi të ketë vdekur, Rizai, njeriu që cdo cast dhuronte vetëm mirësi dhe buzagas! Klithi vajtueshëm shpirti i Altin Sinanit –Kryedaktorit  të gazetës Tirana Observer-humbi mikun më të mirë dhe gazetarin më aktiv e profesional të gazetës: “Jo Monda, nuk ka vdekur Xakja ynë,- ai njeri  aq i mirë plot energji pozitive  dhe mirësi shpirtërore”.  Klithi shpirti i Dilaver Goxhaj i sapo dalë nga spitali mbas dy bypass-eve, që pati kaluar:  “Me vjen keq që ky vit i vjetër mbaroi duke na marrë përgjithmonë Rizanë tonë të mirë e të talentuar. Por nuk kemi cfarë të bëjmë, vec zemrën e fortë.”  Vec Facebook-edhe mediat, gazetat online po jepnin klithmën therrëse deri në dej të   dhimbjes për ndarjen para kohe  nga jeta të mikut e kolegut të tyre të  shtrenjtë që me buzagazin dhe  të qeshurën, fjalën e mencur, dashurinë njerëzore,  që e falte pa kursim i kishte bërë për vete të gjithë.  Rizai, ai  shkodrani i mirë e babaxhan, atdhetari i mirë, pasionanti i letërsisë,  poeti, prozatori, publicisti, përkthyesi pasionant i poetit Iranian Xheladin Rumiut që ja kishte rrëmbyer zemrën, qytetari dhe intelektuali që mes lavdisë e penës së tij nuk harroi kurrë të vinte mjeshtërinë e krijimtarisë së tij artistike, letrare dhe shpirtërore, por edhe modestinë e një heroi të heshtur  që me penën e tij përcolli vlera, kurrë nuk shkroi për vete-gjithmonë për të tjerët.

Figura të shquara të letrave shqipe klithën,  ngushëlluan  e shkruajtën  në të njëjtën kohë.  Shkrimtari, poeti, kritiku dhe Editor i Fjala e Lirë,Londër,  Angli, -dr. Fatmir Terziu shkruante që në hyrje të shkrimit: Shuhet Riza Lahi!  Miku i disa krijuesve, poeti dhe publicisti Riza Lahi ka ndërruar jetë. Dhe kështu njeriu që rendi pas penës vite e vite me radhë, por edhe pas yjeve si një pilot i hershëm shqiptar, sot ka një udhë memorjeve tona.. E thjeshtë, e kuptueshme, … një shportë për brezat…, vepra e Riza Lahit. Dhe sinqerisht duke njohur shpirtin, zemrën dhe karakterin e këtij njeriu-ideplotë mendoj se duhet përgëzuar e përgëzuar…I qoftë dheu i lehtë dhe me një përshpirtje të thellë ndjejmë edhe peshën e lotit për të, për poetin e fikur pa u ndjerë.” Ndërsa publicisti i njohur në dy kahjet e Atlantikut dhe Kryerdaktori i Gazetës Dielli-SHBA- Dalip Greca, ishte i pari që do të jepte lajmin e dhimbshëm në faqen e parë të gazetës: “Është një lajm tronditës për mikun tim Riza Lahi! Ngushëllime familjes! Në prag të Vitit të Ri, në Tiranë, ka ndërruar jetë nga një goditje në zemër shkrimtari Riza Lahi. Ishte vetëm 63 vjec.Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE – së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ai la pas 35 vepra letrare.Redaksia e Diellit ngushëllon familjen Lahi për këtë humbje të pazëvendësueshme. Shkrimtari Petraq Risto i tronditur dhe thellësisht i hidhëruar nga ky lajm shkruante: “ Një poezi e Riza Lahit në mesazh në Facebook  Tani vë re dy vargje tronditëse “Pashë që kisha marrë rrugën qorre/ Për te tabuti im.”nga poezia e mëposhtëme:

“DET I QETË”
Dhjetë vjet më vunë dorën në qafë
Dhjetë vjet të tjerë më panë me vëmëndje
Dhjetë vjet më pas më kërcëlluan dhëmbët.
Kur nisa të kërcëllej dhëmbët dhe unë
Pashë që kisha marrë rrugën qorre
Për te tabuti im.

RIZA LAHI
Shkrimtari e poeti Petraq Risto i dedikoi poezinë elegji. Ja disa vargje:
Gabim! Gabim Riza Lahi! Gabim!
E lamë të pimë kafe me zemra poetësh
Dhe jo me filxhanin tënd Hidhërim
Gabim! Gabim miku im! Gabim!..

Dhimbje e mall pikëllim e hidhërim për shkrimtarin me fytyrë nga dielli i të gjithëve e më këmbë në tokën e Atdheut, do të shkruanin miku i ngushtë shkodrani tjetër poeti i shquar i vargjeve lirike shqiptare  Kolec Traboini me pyetjen e dhimbëshme: SI MUND TË IKET KREJT KËSHTU?
Ja disa nga vargjet e poezisë elegjike:

Si mund të iket krejt kështu
pyesin të gjithë në këtë Vit të Ri
nuk shtyhet festa pa buzëqeshje
buzëqeshjen që na e sillje ti…

Vargjet elegjike do të shkruanin, shkrimtari Përparim Hysi, poeti i njohur i vargjeve lirike shqiptare, Prof. Vangjush Ziko, Poeti Luan Xhuli, mik i ngushtë i Rizait do e vajtonte me vargjet:

Flamur i shpirtit tënd të zjarrtë,
që të shpuri në qiell,
do të të zbresë prapë
në aeroportin e zemrës,
që na e le të zbrazët.Me trishtim e dhimbje shprehet \ poeti e shkrimtari çam, Namik Selmani, në një shkrim të gjatë, që ai ka publikuar, Dhimbje pikëllim e mall nëpërmjet vargjeve dhe ngushëllimeve do të shprehnin anëtarët e Forumit të Klubit të shkrimtarëve korcarë-Bota e Re, për humbjen e ndarjen parakohe e të papritur të Riza Lahit, si Kostaq Duka, Alfred Papuciu, prof Murat Gecaj, Fatjon Pajo, Fiqiri Shahinllari,  Ligor Prifti, Lida Lazaj,Lirjan Visari Edmond Shallvari  e dhjetra e dhjetra  të tjerë.

“Ajo e panjohura, Vdekja, si duket nuk falka kërrkënd…
Le të jesh njeri i mirë sa të duash!

Ja, Rizai zemërmadhi iku, Xakja i të gjitheve iku…papandehur u iku të gjithëve, menjëhere…
Atyre që e kanë njohur u duhet kështu të bëhen edhe më njerëzore sec ish padyshim Ai…!
E vështirë ta kapërcejmë dhimbjen në elegjinë e Përparimit…U prehtë në paqe!-do të shprehte dhimbjen e tij shkrimtari Faruk Myrtaj.Shkrimtari shqiptaro-amerikan nga Qeparoi Petraq Pali do të vargëzonte dhimbshëm:

“Do të kujtojmë Riza, se do të na kujtojë kënga
Do lexojnë brezat në Prozat e Tua, të ëmbla…
Gjallë do të jesh, në breza në vite…

Edhe poetesha dhe publicistja Iliriana Sulkuqi mike e Xakes për 40 vjet –pësoi një “shock” tronditje shpirtërore e mes lotëve e ngashërimeve gjithmonë me fjalët: “Nuk e besoj, nuk është e vërtetë të ketë vdekur ai hokatari babaxhan ai eruditi dimensional!Ngushëllim, Ngushëllim ……Ja si u shpreh Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve vlonjatë,”Petro Marko”, shkrimtari Myrteza Mara: Tek Riza Lahi të gjithë do shikojnë pasqyrën e dijeve, guximit, kulturës, artit dhe letërsisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun, punën! Ngushëllime familjes, duke iu lutur të mos harrojë se këtë dhimbje e ndan edhe me ne, miqtë e njohur e të panjohur nga afër të Rizait! Dhe vazhdon gjatë gjatë me qindra, qindra mesazhe ngushëllimi, nga tërë bota shqiptare, kudo në botë ku ka shqiptarë, që nga toka mëmë e deri në Skandinavi e Australinë e largët, mesazhe ngashërimi e ngushëllimi nga Luigj Shkodrani, Mihal Puleri, Agim Kelmendi, Agron Shele, Riza Pajollari, Miltiadh Davidhi, Vasil Tabaku, Qazim Myska, Viktori Xhako, Gëzim Ajgeraj, Albert Zholi miku i tij i ngushtë që nuk rreshtëte së shkruari për Xaken tonë, Vladimir Bizhga, Eleonora Gjoka, Neil Ruci, Mimoza Selimi, Kleopatra Skarco Dokle,  Mark Simoni, Genci Cobani, Luan Kalana, Jorgjeta Gjanci, Thoma Duka, Ibrahim Egriu, Laureta Petoshati, Baxhul Merkaj,  Xhemajl Rudi, Bashkim Kozeli, etj,etj, etj,.

Postscriptum

Riza Lahi është shkrimtar tejet i rëndësishëm e  shumë prodhimtar në  fushën e krijimtarisë; prozë, poezi, tregime, esse, përkthime e publicistikë. Riza Lahi ka dalë nga radhët e forcave ajrore me gradën e nënkolonelit, pilot,  gazetar në shtypin shqiptar dhe zyrën e OSBE-së Tiranë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Riza Lahi i paarritshmi,  erudit e intelektual e guximtar i fjalës së lirë  jepte  ngado shëmbullin më pozitiv- duhet të konsiderohet e kujtohet  gjerësisht  si një prej shkrimtarëve më të njohur,  i cili në sajë të  erudicionit të tij  shumëdimensional do të bëhej një nga figurat më të shquara të Letërsisë e Publicistikës Shqiptare  të  gjeneratës së tij. Krahas punës së pilotit,  shkrimtari, poeti dhe eruditi Riza Lahi u përqëndrua plotësisht në aspiratat letrare e pasionin e tij për letërsinë, publicistikën e përkthimin. Libri që është konsideruar si një nga kryeveprat letrare të kohës  është romani mediatik “Vorri i Ashikut” (600 faqe) që pati një vlerësim të jashtëzakonshëm nga kritika e kohës dhe u ribotua disa herë, në të cilin  autori ka vazhduar linjën e tij të të shkruarit – atë klasike, me personazhe të gjallë, karaktere të vizatuar mjeshtërisht, duke shpalosur jetë sa më shumë. Shpalosja e menjëherëshme dhe shpeshherë brutale e skenave nga realiteti shqiptar, i ngjan breshërimave të një arme zjarri që vetëm godet në shënjë dhe nuk të lë të marrësh frymë – siç do t’i pëlqente ky krahasim autorit. Është autor i romanit “Serenatë korcare në Neë York”, librave me publicistikë “Marathonomaku nga Shkodra libër që trondit me Lavdinë Shkodrane”, monografinë  “Piloti i katër Presidentëve”,  autor i disa vëllimeve “Donosaurët e Fundit”, libra me poezi,  tregime, publicistikë, esse dhe letërsi për fëmijë. Riza Lahi është përkthyesi pasionant që ka sjellë në shqip që  më pëlqen ta krahasoj  densitetin e tij të përkthimit të perlave të poezisë botërore asaj persiane e iraniane të Xheladin Rumiut, të Forugh Farrokhzad dhe Lirika Dashurie të Sulltanëve, me puthjet pasionante të një dashnori të përlotur.Ka përkthyer Francis Ledvige edhe shumë poetë bashkëkohorë nga më të njohurit në ditët tona. Në një vështrim të përgjithshëm 35 veprat e botuara të tij evidentonjë personalitetin e shkrimtarit, poetit, publicistit, eruditit dhe intelektusalit Riza Lahi, ku gjejnë vend e hapësirë personazhet, jeta jonë e përditshme, sfida dhe absurdi i jetës, dashuria dhe paradokset sociale, pra  bashkëjetesa e udhëtimit të lumtur e të trishtë të jetës.
“ Muzgu, i zbehur nga dashuria, po përkëdhelë krrelat e kaltra të Bunës, ndërsa ajo nuk e ka mendjen; ajo po mërmërin duke perënduar sytë, jare Shkodrane… Kushedi se ç’ka parë brigjeve të veta gjatë vajzërisë së përjetëshme kjo Bunë …!Është e vetmja që di të ruajë intimitete shpirtërash; nuk ia tregon askujt, vetëm Rozafës, askujt tjetër më. Buna po shkon anës këmbëve tona e bollshme, e qetë. Ajo di të marrë me të mirë ëmbëlsisht sy njerëzish të dërrmuar nga streset… Ke dëshirë këto minuta vetëm të vështrosh ujërat … Vetëm të heshtësh. Fërshëllima shumë e lehtë e ujërave, ngjan si një korale ëngjëjsh. Sigurisht që engjëjt kanë zërin e tyre. Ky zë duhet të ngjajë shumë me mërmërimën e ujërave të Bunës nëpër muzg. Është zëri i birit të Shkodrës  Loce që e donte aq shumë Atë dhe Bunën, Atë dhe Rozafën-Është zëri i të pavdekshmit Riza LAHI –që prej 1 Janarit 2014 –ë,  ai prehet në Amëshim! U prehsh në Paqe Kryemiku im! Ike  dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek ne.
Amen!
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA

-

Viewing all 109 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>