Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Sociale
Viewing all 109 articles
Browse latest View live

“Jetë të Riciklueshme” fitoi çmimin Dokumentari Më i Mirë në New York

$
0
0

1

1

Filmi i shkurtër “Jetë të Riciklueshme” me natyrë artistike portret – dokumentar realizuar nga Blerina Goce u shfaq në festivalin “Young Albanian Filmmakers Festival” në New York. Festivali, organizuar me sukses nga Bujar Alimani u mbajt në Manhattan, tek Producers Club në datat 29 nëntor – 1 dhjetor. Dokumentari cek temë sociale dhe rrezikun me të cilin përballet një familje dhe lagje në Shqipëri nga ndotja dhe mbeturinat në ambient.

Shqipëria, është para një momenti të madh që hap sipas meje një epokë të re në historinë tonë, atë të europianizimit. Filmi dokumentar normalisht ka shumë për të reflektuar dhe adresuar këto probleme të zhvillimit. Shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të zgjohen dhe të jenë në një hap me kinemanë shqiptare. Në fund të fundit shpresoj që të gjithë të kemi mundësinë dhe mbështetjen për të bërë filma qoftë dhe duke ngjallur debatin publik për çështje që shqetësojnë realisht shoqërinë tonë,” u shpreh Blerina Goce.

“Shoqëria shqiptare  vitet e fundit po përballet me problemet mjedisore që sa vijnë e bëhen më të mprehta. Prej kohësh po kerkoja të gjeja mjetin më të mirë për të shprehur pikërisht disa shqetësime të miat dhe jo vetëm. Mundësia mu krijua me uorkshopin për kineastë të rinj të organizuar nga Akademia “Varaan” dhe Televizioni Francez Arte, në ambientet e Akademisë “Marubi” me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë, pasi fitova konkursin dhe m’u miratua projekti, m’u desh të përballesha jo vetëm me vështirësitë e natyrshme të trajtimit të kësaj teme, por edhe me pengesa të shumta per të cilat mu desh t’i drejtohem për mbrojtje Zyrës së Të Drejtave të Autorit. Ndoshta kjo është rrjedha normale e filmave dokumentarë, që atakojnë interesa të caktura,” shtoi ajo.

Regjizorja Blerina Goce

Regjizorja Blerina Goce

Në natën finale, juria e përbërë nga Arta Kallaba (kryetare), Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj shpalli listën fituese të filmave të përzgjedhur të festivalit. Filmi “Jetë të Riciklueshme” me regji të Blerina Goce fitoi çmimin “Best Documentary” (Dokumentari më i mirë).   Filmi ishte një nga filmat më të pëlqyer dhe diskutuar nga pjesëmarrësit gjatë Q&A pas shfaqjes së filmave dhe u fol shumë për temën reale dhe të guximshme të trajtuar nga Blerina Goce.

Së pari dua të falenderoj regjisorin Bujar Alimani dhe Alfred Tollja si nismëtarë të këtij aktiviteti, të cilëve ju ka pëlqyer filmi im që në momentin e parë që e kanë parë. Gjithashtu falenderoj dhe të gjithë selektorët që përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit. Pas një rruge të vështirë jam e lumtur që filmi më në fund pati premierën në Nju Jork dhe që në shfaqjen e tij të parë nderohet me çmimin Dokumentari më i mirë. Për më tepër më kënaq diskutimi i gjerë që ka hapur filmi midis bashkëkombësve tanë në SHBA.

Për mua është shumë e rëndësishme që një “erë e re” po fryn në kinemanë shqiptare dhe është për tu vlerësuar që filmat e autorëve shqiptarë tashmë mund të shfaqen në Nju Jork apo kudo tjetër në botë, madje edhe përpara se të kenë premierën në Shqipëri.  Më gëzon fakti që ndër filmat e paraqitur, shumica kishin si autorë regjisore femra, si dhe fakti që janë vlerësuar nga një juri femërore. Mendoj se edhe në Shqipëri po lind një gjeneratë e re kineastesh femra , ashtu si edhe në Kosovë, e që si këto të fundit, do të mund të sjellin një kinema tjetër, që do të vlerësohet edhe jashtë kufijve shqiptarë,” tha regjizorja Blerina Goce.

1

Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma, Nata e ndarjes se cmimeve ne festivalin YAFF, New York


Mike Dusi dhe Robert Budina në Gjilan te “Varg e Vi”

$
0
0
1

Liza Gashi, Robert Budina dhe Mike Dusi

Gjilan – Qendra e Artit Bashkëkohor “Varg e Vi” në bashkëpunim edhe me aktivisten e dalluar nga shoqëria civile të Gjilanit, Liza Gashi, kanë organizuar bashkëbisedimin me aktorin holliwood-ian, Mike Dusi, shqiptaro-amerikan dhe me Robert Budinën nga Tirana, regjisorin shqiptar që prêt “Oscar”-in për filmin “Agoni”.Tema e bashkëbisedimit është përkufizuar me titull: “Tregime dhe mundësi”.

Ka disa që rrëfejnë dhe në tregimet e tyre mund të gjinden mundësi të reja, inspirime dhe mund të ndahen si tregime të rëndësishme të suksesit individual e grupor. Disa aktorë dhe regjisorë që depërtojnë në skena të njohura botërore të “Hollywood”-it dhe të tjerë që nominohen për çmime prestigjioze si “Oscar”, kanë çfarë të rrëfejnë, nxisin vëmendje dhe kanë gjasa të ofrojnë më shumë mundësi për të gjetur shtigje të reja të bashkëpunimit të artistëve të vendit tonë me producentë të huaj dhe me shtëpi kinematografike të mirëpritura. Sidomos për vendet tona që kanë resurse njerëzore, por me mundësi të vogla për të qarkulluar në hapësira ndërveprimi global në fushën e artit. Të tjerët duke treguar për mundësitë, mund të na shumëzojnë tregimet tona dhe të na shtojnë mundësitë e reja.

“Ka shumë mundësi për të bërë rrugëtim ndërkombëtar, filmat tanë nga bota shqiptare. Kosovarët janë duke u shquar për filmat e shkurtër dhe që kanë vlera të jashtëzakonshme artistike. Ne duhet të promovojmë vlerat tona dhe të shfaqim origjinalitetin tonë. Kemi marrë kritika shumë të mira dhe shpresojmë të arrijmë rezultate me filmin “Agoni”. Më pëlqen më shumë puna se si bëhet arti në SHBA, ndonëse edhe sistemi evropian i të të bërit film është i mirë, por atje në SHBA bëhet një punë më dinamike dhe e lidhur më shumë me logjikën e tregut “ – është shprehur para shumë artdashësve regjisori Budina, i cili me prejardhje vjen nga Korça, por që jeton dhe vepron në Tiranë.

Ndërsa Mike Dusi (Mikel Dushi), i cili nga picamen u bë aktor i popullarizuar me filmin “Mikeyboy” që u shfaq edhe në Nju Jork, ishte mjaft interaktiv me publikun, duke nxitur edhe të qeshura me të folurit e tij shqip, një shqipe të mirë sa për t’u kuptuar dhe me theks amerikan. “Së pari, ju duhet të keni një qëllim. Për ta ndjekur atë qëllim ju duhet kohë, kontakte, të bëni projekte dhe të gjitha këto t’i ndjekni deri në fund. Ju duhet t’i ndjekni ëndrrat tuaja. Ju duhet të keni qëllim dhe ta keni këmbënguljen deri në fund për t’i arritur gjërat. Nuk duhet pritur gjërat të ndodhin shumë shpejtë. Bëni gjërat që ju do zemra dhe shpirti. Unë nga picamen, kalova në aktrim. Nuk kisha ndonjë shkollim për këtë gjë, por shkollimi i vetëm ishte të bëja diçka që e kisha këtu brenda meje, brenda zemrës” – u shpreh aktori amerikano-shqiptar, i cili prindërit i kishte nga Gjakova dhe Mirëdita, dhe që kishin shkuar që moti në SHBA.

Në fund, pjesëmarrësit kanë bërë pyetje rreth bërjes së tregimeve të tyre filma, bashkëpunimin me producentë të huaj, sfidat e suksesit kinematografik për “Oscar” e të ngjashme.

Qendra e Artit Bashkëkohor “Varg e Vi” do të vazhdojë me projektet e tjera të radhës, ku do të ketë pjesëmarrës nga fushat e ndryshme të artit bashkëkohor dhe do të sjellë edhe artistë tjerë të njohur vendorë e të huaj thuhet në njoftimin e Qendrës së artit bashkëkohor “Varg e Vi” të nënshkruar nga drejtori i saj Jeton Muja.

*Burimi: Rajoni Press

PROMOVIM NË NEW YORK- VATRA & KONSULLATA E KOSOVËS

$
0
0
KONSULLI  ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES

KONSULLI ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES

FEDERATA VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVËS NË NEW YORK PROMOVOJNË“INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË” TË ASTRIT ZEMAJ, KONSULL NË FARNKFURT

Në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në New York, promovon librin mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë, nga autori Astrit Zemaj, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Promovimi do të bëhet ditën e Premte me 6 dhetor, n’orën 6 pm, në Monroe College, ne adresen:

2501 Jerome Avenue,

Bronx, NY 10468.

Për librin do të flasë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Bekim Sejdiu, i cili është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në promovim do të jetë prezent edhe autori, Konsulli Zemaj, i ardhur nga Gjermania.
Jeni të lutur që të lajmroni rrethin tuaj, që të marrin pjesë në këtë promovim, natyrisht ata që dëshirojnë. Në mënyrë të posaçme porositen kryetarët e degëve të New York-ut që të lajmrojnë antarët e tyre.

Mirë u pafshim në tubimin e promovimit!

KRYETARI I VATRES

Gjon Buçaj.

Programi

Hapja nga Kryetari i “Vatrës” Dr. Gjon Buçaj dhe paraqitja e drejtueses, Dr. Ermira Babamusta

Hymnet: i Amerikës, Shqipërisë dhe i Kosovës
Një minut heshtje për dëshmorët
Përshëndetje nga Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome
Përshëndetje nga Asemblisti i Shtetit të New York-ut, z. Mark Gjonaj
Fjala e ra sit për librin nga Ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i RK në New York
Fjala e autorit, z. Astrit Zemaj, Konsull i RK në Frankfurt, Gjermani
Mirënjohje Autorit Astrit Zemaj dhe Asemblistit Mark Gjonaj nga Presidenti i “Monroe College”
Shpërndamja e librit me autografe, takime të lira me autorin.

NDERIM PËR ATDHETARIN, PEDAGOGUN DHE GJUHËTARIN E SPIKATUR

$
0
0
Në_25-vjetorin e ndarjes nga jeta:
NDERIM PËR ATDHETARIN, PEDAGOGUN
           DHE GJUHËTARIN E SPIKATUR

                              ( Prof. Dr. Selman Riza-“Mësues i Popullit”)

 1

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

1.

Disa vjet më parë, është venë në qarkullim, në Tiranë, libri i Engjëll Angonit: “Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar”. Që në fillim, janë dhe pak fjalë të autorit, për lexuesin: “Ndërkaq, nuk mund ta fsheh kënaqësinë, që kam ndier gjatë gjithë punës për hartimin e këtij libri, sepse kështu pata mundësinë që ta njoh dhe ta çmoj edhe më tepër, siç e meriton, jetën dhe veprën e tij aq të pasur, që e bëri të pavdekshëm”. Ndërsa në parathënien e tij, prof.dr. Shaban Demiraj-Akademik nënvizon: “Më në fund, gati dhjetë vjet pas vdekjes, dikush kishte marrë përsipër t’i bënte të njohur një publiku të gjerë jetën aq të brengosur dhe veprimtarinë aq të pasur të këtij shkencëtari dhe atdhetari të rrallë” e më tej: “Ky libër, i shkruar me një qartësi tërheqëse dhe me një dokumentim bindës, na e shpalosë, si në një ekran, jetën plot vuajtje e brenga dhe arritjet e mëdha shkencore të këtij personaliteti të shquar të shkencës shqiptare”.

Autori e ka ndarë këtë libër (me afër 200 faqe, me dokumente e foto) në katër pjesë kryesore. Në të parën, flet për jetën dhe veprën. Aty mësojmë se prof. Riza kishte lindur më 25 dhjetor 1909, në qytetin e Gjakovës-Kosovë. Më tej, kishte qenë nxënës në shkollën plotore “Naim Frashëri” të Tiranës dhe në Liceun Kombëtar të Korçës. Pastaj vijoi dy fakultete të larta, në Toluzë të Francës dhe u kthye pedagog, ku ishte vetë nxënës, pra në Liceun e Korçës.

Si gjatë qëndrimit në Shqipëri e në Kosovë, ai u tregua atdhetar i flakët dhe i papajtueshëm ndaj çdo armiku. Prandaj u përndoq e u persekutua: U burgos e u internua, nga rregjimi fashist dhe u burgos nga dy rregimet diktatoriale komuniste (në Kosovë e në Shqipëri); në vitet e fundit të jetës e larguan nga puna si shkencëtar e pedagog dhe, pasi iu bë një “gjyq” inkuizicional, u dërgua “për riedukim” në muzeun e Beratit. Ndërsa, në vitin 1970, u nxor në pension para kohe. Pastaj e munduan sa s’ka më: sëmundja e rëndë dhe e gjatë, mjedisi i heshtur dhe mospërfillës i shtetit monist. Ja, pra, se çfarë provoi ky atdhetar, pedagog e shkencëtar i madh, deri sa u nda përgjithnjë nga jeta, në Tiranë, më 16.12.1988.

 

2.

Zotërues i disa gjuhëve, prof. Selman Riza ishte pedagog i  gjuhësisë, në Fakultetin Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë, të Akademisë së Shkencave. Me vullnet të jashtëzakonshëm për punë, njerëzor e tepër korrekt, këmbëngulës e dashamir ndërmjet studentëve e kolegëve dhe gjithë atyre, që e njohën, -ai  la pas një pasuri të paçmuar në praktikën pedagogjike dhe në lëmin e studimeve gjuhësore.

Jeta dhe vepra e prof.dr. Selman Rizës janë nderuar e vlerësuar në Kosovë, ku është bërë botimi i disa vëllimeve, në serinë e studimeve të tij. Ndërsa në vitin 1994 (pra, pas vdekjes), u botua në Tiranë libri i tij me interes: “Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore”. Punimet e prof. Rizës  rrokin fusha të gjera të gjuhësisë shqiptare, por dhe të tjera. Të tillë përmendim: autorët e vjetër, historinë e gjuhës së shkruar, dialektet e shqipes, drejtëshkrimin, gramatikën e shqipes (bien në sy studimet për pronorët, nyjën, foljen) etj.

Pas viti 1990, në Shqipëri dhe në Kosovë, për prof.dr. Selman Rizën është shkruar në shtyp dhe janë organizuar veprimtari përkujtimore, ku është theksuar ndihmesa e tij e madhe në fushën e arsimit kombëtar dhe të shkencës shqiptare. Atij i janë dhënë titujt e lartë “Mësues i Popullit” dhe “Punonjës i shquar i shkencës dhe teknikës”. Jeta dhe vepra e tij e mundimshme janë burim frymëzimi për brezat që të kenë atdhedashuri të paepur dhe vullnet të çeliktë e punë të palodhur, si për Shqipërinë dhe “Kosovën shqiptare”, siç e quajti ai, në pak radhët e amanetit të  fundit.

 

3.

Më kujtohet se, kur autori i librit, që përmenda në fillim të këtij shkrimi, E.Angoni kishte nisur mbledhjen e dëshmive, dokumenteve dhe kujtimeve, për hartimin e librit kushtuar prof.dr. Selman Rizës, më kërkoi të shkruaja kujtimet e mia, pasi kisha qenë student i këtij. Sigurisht, shpreha kënaqësinë dhe gatishmërinë për ta plotësuar kërkesën e bërë.

Kur i fillova studimet e larta, në Universitetin e Tiranës, sigurisht ishte një ngjarje e rëndësishme për mua, pasi vija nga një krahinë e largët malore dhe e prapambetur, në të kaluarën edhe për zhvillimin arsimor. Me sa më kujtohet, deri atëherë, në shkollën e lartë, nga krahina jonë kishin ardhur pak bijë e bija të malësorëve. Pa u zgjatur, kujtoj se në kursin tonë ishin rreth 30 studentë: nga Tirana, por dhe nga rrethe të tjerë e disa të huaj, nga ish-Bashkimi Sovjetik e bile deri nga Mongolia e Vietnami. Përpara tani kam një polifoto, që  është bërë në vitin 1963, kur u diplomuam, “mësues i shkollës së mesme, për lëndët gjuhë-letërsi shqipe”. Përveç  bashkëstudentëve të mi, aty janë dhe fotot e disa   prej drejtuesve e pedagogëve tanë. Ndër ta, është  fotografia e pedagogut  Selman Riza.

Atë e njoha mirë, që në vitin e parë, sepse vija në Universitet nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe më kishin thënë se ai ishte nga Kosova. Pra, ishim pothuaj bashkëkrahinas dhe, si në heshtje, ndieja që diçka më tepër, se me të tjerët,  më lidhte me këtë pedagog. Kur paraqitej rasti, këtë gjë ai ma shprehte në ndonjë bisedë të përbashkët, sidomos kur ishte fjala për veçoritë gjuhësore të të folmes së Shqipërisë Veri-Lindore dhe të Kosovës.

Prof. Selmani na dha kursin e autorëve të vjetër të shqipes së shkruar. Por, në leksionet e seminaret e tij, aq serioze dhe të përgatitura me korrektësi e aftësi të lartë shkencore, gjente rast të na fliste jo vetëm për  figura të tilla, si Buzuku, Budi, Bogdani etj., për lashtësinë dhe veçoritë e shqipes së shkruar, por dhe për bukurinë e saj dhe mundësitë e shumta, që ajo ka për t’i shprehur qartë e saktë mendimet tona. Pra, nënkuptonte  dhe kritikonte  ata njerëz, që gjuhën shqipe e mendonin “gjuhë të varfër”, që  “nuk lejon mundësi shprehjeje, si gjuhët e huaja” etj. Veçanërisht, ishte këmbëngulës dhe kërkonte saktësi, gjatë shprehjes së mendimeve nga ne, studentët, jo vetëm në përgjigjet e ndryshme në  leksione, seminare a bashkëbisedime, por dhe në bisedat e lira. Me dashamirësi e takt pedagogjik, por dhe me qortim, kur paraqitej nevoja,  na drejtohej, kur përdornim në të folur, fjalë të huaja të panevojshme ose kur nuk i shprehnim drejt, fjalët a mendimet tona. Kujtoj se ai studionte me zell të veçantë pronorët e shqipes. Për këtë gjë  na fliste me pasion në auditore, por dhe kishte botuar në revistat tona shkencore

Gjej rastin që të shtoj dhe diçka tjetër. Sidomos në dy vitet e para të studimeve, kisha vënë re se ndonjë pedagog i yni rrinte si më ” i tulatur” dhe “i ndrojtur”. I tillë ishte jo vetëm prof.Selman Riza, por bile dhe prof.Eqrem Çabej. Në atë kohë, nuk e dinim se ata na paskëshin “njolla” në biografi, sipas rregimit të asaj kohe, gjë që e kuptuam më vonë. Dhe, “gjynahet” e  prof. Rizës na paskëshin qenë se: “Është i pabindur”,  “kërkon të bëjë studime  në kokën e tij” ose “nuk e njeh materializmin dialektik” etj.

Kur përgatisja temën e diplomës, nga fusha e dailektologjisë, në vitin e fundit të studimeve universitare, prof. Riza nuk e kaloi këtë punë timen në heshtje. Përkundrazi, më përgëzoi dhe, pas kohës së mbledhjes së materialeve në terren, sistemimit  dhe interpretimit të tyre, më pyeste dhe më nxiste: “Si po të shkojnë punët?  Nëqoftëse ke ndonjë gjë për t’u konsultuar, jam i gatshëm. Puno me zell e kujdes, se do të dalësh faqebardhë…”.

Me prof.Selman Rizën  jam takuar disa herë edhe pasi mbarova studimet e larta.

Në kohën e fundit të jetës, ai nuk ishte mirë nga ana shëndetësore dhe kjo më therte në zemër. Në vitet 1974-1975, kam patur nderin e kënaqësinë që ai të më bënte dhe vizita në banesën afër ish-pasticeri “Flora” të kryeqytetit, kur isha vetëm në një dhomë, me gruan e tre fëmijë të vegjël. Por dhe ia kam kthyer atij vizitën, pra kam shkuar në shtëpinë e tij, jo larg nga ne dhe kemi pirë kafe bashkë. Në bisedat tona zinin vend: Malësia e Gjakovës, Kosova, gjuha shqipe etj, por dhe problemet tona familjare.

Jam pikëlluar pa masë, kur mora vesh vdekjen e Profesorit dhe mikut tim të paharruar, prof. Selman Riza. Sa herë e kam kujtuar jetën e tij ose kam sjellë ndërmend vuajtjet shpirtërore e fizike, që i janë shkaktuar padrejtësisht, thellë në shpirt kam ndjerë dhimbje të madhe. Kam kënaqësinë dhe nderin të pohoj se, me sjelljen, diturinë dhe karakterin e tij, ai ka ndikuar mjaft  në formimin tim të përgjithshëm, sidomos në atë gjuhësor dhe inteklektual. Prandaj, dëshiroj dhe e kam detyrim moral, që dhe  tani, 25 vjet nga ndarja e tij përgjithnjë nga jeta, të përulem me respekt e nderim të thellë përpara kujtimit, jetës dhe veprës së shquar të prof. Dr. Selman Rizës! Ai do të mbetet përherë i gjallë, jo vetëm në kujtesën time, por dhe tërë  brezit tonë të studentëve të tij.

Tiranë, 13 dhjetor 2013

“MBRETËRESHA SHQIPTARE, TEUTA”, QË TAKOI MBRETËRESHËN E SUEDISË…

$
0
0

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e Studiues-Tiranë

1

1.

Ka kaluar disa kohë, nga dita kur unë mora një mesazh nga Teuta Halilaj, bija e kolegut e mikut tim, nga Kukësi dhe tani me banim në Tiranë, Isa Halilaj-“Mësues i merituar” dhe autor i disa librave, sidomos në fushën e arsimit tonë kombëtar. Rasti e solli që, pikërisht tani, ta rilexoj atë mesazh, kur po punoj për përgatitjen e një libri kushtuar disa krijueseve tona. Jam i ndërgjegjshëm se është një ndër “përjashtimet”, që po bëj. Pra, Teuta vërtet nuk është shkrimtare as poete e mirëfilltë. Por ajo është njeri me shumë ndjenja, me një botë të pasur shpirtërore  dhe, me siguri, në ndonjë bllok të saj vetjak ka shkruar e shkruan. Kështu, krijimtaria e saj “e fshehtë” mund të ketë brenda: poezi, ditare për ngjarje e dukuri të jetës, skica ose rrëfenja. Por këtë “sekret” të saj nuk do ta zbulojmë kësaj here. Këtë radhë, mjafton të pohojmë se ajo ka mbaruar Universitetin e Tiranës,  ku studioi për gjeografi e histori dhe pak vjet iu dha mundësia të jepte mësim  në vendlindjen e saj ose në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë. Po, për shkak të një adsidenti të rëndë automobilistik, prej të cilit Teuta u bë “pre” e karrikes me rrota, ajo nuk mund ta ushtronte profesionin e mësueses, aq të dashur për të, pasi asnjë shkollë në Shqipëri nuk kishte përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuar. Të dhënurit mësim në shkollë, për Teutën, ngeli një ëndërr ose dëshirë e madhe, qe ajo nuk do ta realizonte kurrë në Shqipëri.

2.

Megjithëse njihesha me babain e Teutës, mësuesin veteran Isa Halilaj, për herë të parë, e mësova dhimbjen e plagën e rëndë të kësaj malësoreje të hekurt, vetëm kur TVSH-ja e kishte ftuar në një emision të posaçëm. Aty, plot emocione, ajo rrëfeu historinë e vet, foli për jetën e saj të trazuar.

Më vonë, babai i Teutës më tregoi episode të ndryshme. Ndër të tjera, më kujtohet tani, që ai më tha se  Teuta kishte mundur të sistemohej për rehabilitim në Mbretërinë e Suedisë. E rrethuar nga kujdesi i veçantë i specialistëve të atij vendi mik me Shqipërinë, një ditë shkoi në qendrën e tyre, Mbretëresha e Suedisë. Duke  u përshëndetur e biseduar me persona të ndryshëm aty, ajo u ndal edhe para Teutës. E pyeti se nga ishte, si quhej dhe si e ndjente veten. Malësorja jonë, fillimisht, i tha asaj që vinte nga Shqipëria dhe se emiri i saj ishte Teuta, pra emri i mbretëreshës se Ilirëve, të të parëve të shqiptarëve.  Pastaj, me mjaft emocione, ajo i falënderoi përzemërsisht, si atë dhe vendin e saj, mik të Shqipërisë dhe me aq ndjeshmëri të larta njerëzore, që atë e kishin mundësuar të shkonte aty, për ta përmirësuar shëndetin.

Pasi e dëgjoi me shumë vëmendje Teutën, Mbretëresha e Suedisë e përqafoi ngrohtësisht atë dhe, duke qeshur, i tha që në atë sallë ndodheshin dy mbretëresha, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Suedisë. Sigurisht, siç është e kuptueshme, pranë tyre ndodheshin shumë gazetarë, të shtypit të shkruar dhe atij elektronik. Menjëherë, fjalët e Teuta Halilajt qarkulluan dhe prekën zemrat e mijëra banorëve të Suedisë, te cilët dhanë ndihmesën e tyre edhe financiarisht për reabilitimin e mëtejshëm të saj. Pra, si me magji, asaj iu hapën menjëherë dyert “katërkapakësh”, për të ardhmen e saj.

3.

Nuk do të tregoj imtësira, por,  në vazhdimësi, pasi u kthye nga Suedia, Teuta erdhi pranë familjes së saj, në Shqipëri dhe megjithëse ishte me aftësi të kufizuara, e ulur në një karrike me rrota, ajo nuk u ndal para asnjë vështirësie, që jeta i serviri. Kështu, me shumë guxim përballoi gjithçka, duke u bërë shembull pozitiv për mjaft persona të tjerë, me aftësi të kufizuara. Teuta ka qenë dhe është veprimtare e shquar e lëvizjes në përkrahje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke u bërë zëri i tyre, si brenda dhe jashtë Atdheut në shumë takime, kombëtare e ndërkombëtare. Por, megjithatë,  ëndrra e saj e madhe, për të dhënë mësim në një nga shkollat e Shqipërisë, nuk iu realizua snjëherë!

Tani, konkretisht,  Teuta Halilaj ndodhet në Angli dhe që andej, ajo ma ka dërguar edhe mesazhin, të cilin po e publikoj, për herë të parë, i cili u bë dhe shkak të bëj këtë shkrim modest për të.

Pra, ja mesazhi i Teutës, për të cilin folëm në hyrje të këtyre radhëve. Por ai nuk është i vetmi. Kështu, përmes e-maileve ose “Facebook”-ut, ne kemi shkëmbyer disa herë mesazhe. Gjithashtu, me kënaqësi i kam nisur shkrime, që kam përgatitur për publikim. Dhe, kurdoherë, ka shprehur nderimin e respektin, për takimet, që bëjmë dhe lidhjet që kemi, unë e babai i saj.

“Profesor Murati,  si të kam? Shumë faleminderit për  vlerësimet dhe respektin e veçantë, që i bën babit tim, Isa Halilaj! Një falënderim të veçante ke nga unë për mundësimin e daljes së babit te emisioni special, me rastin e Festës së 7 marsit 2013. Na kënaqe, se na e solle babin nëpermjet ekranit te ne dhe nuk ka gëzim më të madh, kur je e lumtur dhe krenare për babain tënd. Kështu që shumë faleminderit, se më ke bërë të të lumtur!

Unë, mirë jam. Jam duke kryer këtu ca studime  për mësuese dhe, gjithashtu, po aplikoj për punë, mësuese në një shkollë, këtu afër. Jam e gëzuar se do të nisi punë pasi, në të vërtetë, më është plotësuar një ëndërr e prerë në mes, qëkur ndodhi aksidenti. Para tij, unë kisha vetëm 2 vjet punë mësuese dhe pastaj nuk u ktheva më kurrë në shkollë! Ka qenë një nga brengat më të mëdha të jetes sime. Pavarësisht se në Tiranë u mora më se 12 vjet me mësimdhënie (kurse private të gjuhes angleze), përsëri ëndrra për të shkuar e për të dhënë mësim, në një nga shkollat e kryeqytetit tonë, mbeti e parealizuar kurrë. Prandaj jam shumë e gëzuar, që do të filloj përsëri punë me fëmijët.

Po ua nisi adresën time të e-mail-it dhe, si deri tani, përherë të m’i dërgosh shkrimet tua, se unë me kënaqësi do t’i lexoj ato, pasi me pëlqejnë, si të shkruarit dhe të lexuarit.

Profesor, uroj që ky mesazh t’u gjejë sa më mirë, si ty dhe bashkëshorten tënde! Kur të vij në Tiranë, patjetër që do të takohemi…Me respekt: Teuta Isa Halilaj”.

Ndërsa, siç shkruan ajo aty, kur erdhi më pas në Tiranë, në muajin prill të këtij viti, i bëra një vizitë në shtëpinë e prindërve të saj, bashkë me drejtoreshën e “Radio-Kontakt”, gazetaren Jolanda Lila. Me atë rast, me atë dhe të atin, Isanë, bëmë disa fotografi, të cilat i ruaj si një kujtim i rrallë.

Tani, kur lexuesit tanë u njohën me një nga mesazhet e Teuta Halilajt, nuk na mbetet gjë tjetër, veç t’i urojmë nga zemra asaj: Shëndet sa më të mirë, punë të mbarë në profesionin për edukimin e fëmijëve, gëzime dhe lumturi në jetë! Besojmë e shpresojmë që, një ditë, nga kjo malësore e fortë, e papërkulur dhe optimiste, të lexojmë një libër të bukur, i cili të tregojë e dëshmojë për jetën e deritanishme dhe forcën e saj të madhe shpirtërore.

Për rastësi të bukur, shkrimi që bëra për Teutën, përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Prandaj, ju uroj të gjithëve: Jetë, forcë dhe guxim! Sepse askush nuk mund t’ua mohojë atyre të drejtën për të jetuar njëlloj, si gjithë njerëzit e tjerë.

Tiranë, 12 dhjetor 2013

 

Dita e të Drejtave të Njeriut : OKB vlerëson disa aktivistë në ditën e Deklaratës Historike të Vjenës

$
0
0

BEQIR SINA, New York

1

Mes fituesve të çmimit të të Drejtave të Njeriut është edhe Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, veprimtare e organizatës joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës”

OKB – New York 10 dhjetor 2013 – Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, shpalli me një dekleratë ne video-conferncë nga Johanesburgu çmimet për të drejtat e njeriut ne botë. Mes fituesve të këtij çmimi është edhe Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, veprimtare e organizatës joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës”.

Çmimi jepet çdo pesë vjet për personalitete e organizata që japin ndihmesë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në rrjetin social facebook Ambasadori Bekim Sejdiu, Kunsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, shkruan se :”Sot në OKB, Znj Hilmnijeta Apuk- mori çmimin prestigjioz vjetor të të drejtave të njeriut nga OKB-ja, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Hilmnijeta ka bërë shërbim të madh këtu , mbasi sot Kosova, sot, u nderua me çmimin dhe idha e drejta e fjalës në Kombet e Bashkuara. Ajo ishte në mesin e gjashtë personave të shquar në mbarë botën për të marrë këtë çmim” shkruan zoti Sejdiu duke faleminderuar Hilmnijeten për gjithçka ka bërë

Duke nderuar disa aktivist nga mbarë bota të drejtave të njeriut , duke përfshirë trashëgiminë e Nelson Mandelës , zyrtarë të lartë të OKB-së sot kan shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut duke bërë thirrje për vullnet më të madh politik dhe përdour burimet për të zbatuar ligjet dhe standardet e dizajnuara për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve kudo në botë .

” Promovimi i të drejtave të njeriut është një nga qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara , dhe OKB-ja e ka ndjekur këtë mision që prej themelimit të saj, ” tha sekretari i përgjithshëm Ban Ki – moon në mesazhin e tij për Ditën e të Drejtave të Njeriut duke shtura se tani , çelësi i suksesit është vullneti politik i shteteve anëtare . ”

Ai shtoi se shtetet anëtare kanë obligim parësor për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të parandaluar shkeljet në nivel kombëtar , dhe për të qëndruar deri kur shtetet e tjera nuk arrijnë të jetojnë me të gjitha këto të drejta deri në angazhimet e tyre .

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë , thotë zoti Ban në dekleratën e tij duke vënë në dukje ,duke shtuar se gjatë 20 viteve të fundit , bota ka parë gjenocid dhe shumë shkelje të tjera të tmerrshme dhe në shkallë të gjerë të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtës humanitare .

Tema për respektimin e këtij viti të Ditës së të Drejtave të Njeriut është ’20 Vitet e punës për të drejtat tuaja “, duke shënuar 20 vjetorin e Deklaratës së Vjenës dhe Planit të Veprimit , të miratuar në Konferencën Botërore për të Drejtat e Njeriut . Konfrencë e cila u mblodh në kryeqytetin austriak në vitin 1993 , e cila tashmë thuhet në dekleratë e ka kristalizuar parimin se të drejtat e njeriut janë universale dhe për këtë ka angazhuar vendet në promovimin dhe mbrojtjen e tyre , për të gjithë njerëzit pa dallim të sistemeve politike , ekonomike dhe kulturore kombëtare .

” Deklarata e Vjenës duhet të shihet si një propozim për një ndërtim të mrekullueshme që është ende vetëm gjysma e ndërtuar , ” Komisioneria e Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut , Navi Pillay , tha duke vënë në dukje gjithashtu se Deklarata çoi në krijimin e zyrës së saj të njohur me akronimin e saj si zyra OHCHR .

Ajo theksoi rëndësinë e teknologjive moderne në transformimin mënyrën e punës të drejtave të njeriut është kryer . Në internet , media sociale dhe risi të tjera për përmirësimin e komunikimit në kohë reale dhe shkëmbimin e informacionit janë ” duke rritur zërin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut , ndriçojn një dritë mbi abuzimet , dhe mobilizimin e mbështetjes për shkaqe të ndryshme në shumë pjesë të botës . ”

Njerëzit sot anembanë botës, gjithashtu, lehtësojnë shkeljet e të drejtave të njeriut , tha Pilay zyrtaria e lart e OKB-së teksa paralajmëroi , duke vënë në dukje se përdorimi i mbikqyrjes në masë elektronike dhe në mbledhjen e të dhënave , si dhe përdorimin e sistemeve autonome të armëve të njohur jozyrtarisht si ” robotëve vrasës ‘të cilat paraqesin pyetje thellësisht shqetësuese etike dhe ligjore”.

Zonja Pillay në mënyr të përmbledhur tha se që në nivel ndërkombëtar të bjerë një sasi të madhe të punës mbetet për t’u bërë ” për të transformuar të drejtat të njeriut nga premtimet abstrakte për përmirësim të vërtetë në jetën e përditshme ” , veçanërisht në mesin e grupeve të margjinalizuara dhe të përjashtuara .

Si pjesë e ngjarjeve të sotme për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe hapjen e zyrës OHCHR, nderojë gjashtë fituesit e Çmimit 2013 Drejtat e Njeriut , një çmim nderi dhënë individëve dhe organizatave në njohjen e arritjeve të shquar në të drejtat e njeriut .

Fituesit e këtij viti janë : Biram Dah Abeid e Mauritanisë , një bir i robërve të liruar që punon për të zhdukur këtë praktikë , Hiljmnijeta Apuk e Kosovës , një aktivist për të drejtat e personave me rritje disproporcionale të kufizuar ( shtat të shkurtër ); Liisa Kauppinen e Finlandës , Presidenti emeritus i Federatës Botërore të të Shurdhërve , Khadija Ryadi , Ish- President i Shoqatës Marokene për të Drejtat e Njeriut , Gjykata e Lartë e Drejtësisë (Gjykata Kushtetuese ) e Meksikës , dhe Malala Yousafzai , një nxënëse nga Pakistani e qëlluar nga talebanët që avokon për arsimin .

Ndër përfituesit e mëparshme është Nelson Mandela , të cilin zyrtarët e kujtuan me pjetete në mesazhet e tyre për Ditën e të Drejtave të Njeriut , dhe trashëgiminë e të cilit Mandela është nderuar sot në një shërbim përkujtimor zyrtare në Johanesburg ku ishin të pranishëm z Ban dhe më shumë se 90 shefave të shteteve dhe qeverive .

Puna e zotit Mandela dhe fryma e Ditës së të Drejtave të Njeriut janë gjithashtu duke u shënuar në Sudanin e jugut , ku Hilde Johnson , kreu i misionit paqeruajtës të OKB atje ( UNMISS ) , tërhoqi paralele në mes të të atyre që po luftojn për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut , duke përfshirë edhe referendumin në vitin 2011 në se rajoni duhet të mbetet pjesë e Sudanit apo të bëhet e pavarur .

” Madiba ka rindërtuar një komb , të ri të Afrikës së Jugut , dhe ai e bëri të sigurt se është ndërtuar mbi respektin për dinjitetin njerëzor dhe të drejtave të njeriut , ” tha Znj Johnson duke iu referuar Z. Mandelës . ”

Kërkesa më e përhapur e grave dhe burrave është ndoshta mundësia për të punuar me dinjitet , tha se Organizatae OKB-së Ndërkombëtare e Punës ( ILO ) .

“Rreth 20.9 milionë njerëz ishin në punë të detyruar në periudhën midis 2002 dhe 2011 , dhe ka ende 168 milionë fëmijë në punën , sipas shifrave të OKB-së . Përveç kësaj , 870.000.000 punëtorët dhe familjet e tyre jetojnë në varfëri me 2 dollar në ditë , ndërsa rreth 400 milionë në varfëri të skajshme, ” tha Guy Ryder , Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s . ” Krijimi i vendeve të punës mbetet një prioritet në të gjithë botën , dhe do të vazhdojë të mbetet , një nga prioritetet e zhvillimit të ngutshm në zhvillimet globale . ”

Agjencia e OKB-së theksoi se e drejta për të punuar janë një e drejtë themelore njerëzore dhe mohimi i tij vë në rrezik jetën , lirinë, dinjitetin njerëzor , sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve ose mban familjet në kushte të varfërisë ekstreme .

Michel Sidibé , drejtor ekzekutiv i UNAIDS në mesazhin e tij , duke theksuar disa nga luftërat e njerëzve me HIV dhe AIDS tha se :” Ne kemi nevojë për të mbrojtur dhe të respektojmë të drejtat e njeriut që të jenë të guximshëm të mjaftueshme për t’u përballur këqijat e shoqërisë , ” tha ai . ” Si mund të pranojë bota se disa njerëz kanë qasje në sigurinë dhe shërbime , ndërsa të tjerët janë të përjashtuar për shkak të statusit ligjor dhe social , të ardhurat ose orientimi seksual ? ”

” Çdo njeri ka dinjitet dhe vlerë të barabartë , dhe të gjithë e meritojn të drejtën për shëndet dhe për jetë , ” theksoi ai , duke shtuar se duke i dhënë fund epidemisë së AIDS është një çështje e të drejtave të njeriut .

Dita e të Drejtave të Njeriut nuk arrin në kulmin e fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit të njerëzve kundër dhunës gjinore e cila fillon çdo vit në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave , më 25 nëntor të çdo viti .

” Përgjegjshmëria ,fuqizimi i grave , dhe transformimin shoqëror , janë faktorë kyç për të sfiduar normën e mosndëshkimit dhe mungesa e përgjigjeve efektive dhe të qëndrueshme për aktet e dhunës ndaj tyre “, tha Rashida Manjoo , Raportuese Speciale për dhunën kundër grave .

Në mesazhin e saj , znj Manjoo kërkon nga qeveritë që të ndërhyjnë për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur dhunës me bazë gjinore , duke thënë se dështimi i shteteve për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive për një trajtim të tillë të grave dhe vajzave është një tjetër formë e dhunës ndaj tyre .

Në mesazhin e tij për Ditën e të Drejtave të Njeriut , Gjykata Penale Ndërkombëtare ( ICC ) ka shprehur simpatinë e saj më të thellë për të gjithë njerëzit të cilëve të drejtat themelore të njeriut janë shkelur , veçanërisht ato të përfshira në zonat e konfliktit .

ICC vuri në dukje se për herë të parë në histori , viktimat tani mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në procedurën para Gjykatës dhe të aplikoni për dëmshpërblime .

Dita e të Drejtave të Njeriut rrjedh nga miratimi e Asamblesë së Përgjithshme Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor 1948 . Deklarata përcakton një gamë të gjerë të të drejtave dhe lirive të Njeriut të gjithë fëmijët, burrat dhe gratë , kudo në botë , kanë të drejtë themelore të njeriut , pa asnjë dallim .

Poetët shqiptarë pjesë e identitetit të artit poetik bashkëkohor në Diasporë

$
0
0

Nga Mëhill Velaj 

 1

Jemi ketu sot ne kete simpozium shkencor  te artit e letersise ne Diaspore  duke përfaqësuar një komunitet te madh të shkrimtarëve shqiptaro- amerikanë, ndaj dhe dua t’u përgëzoj për kete event te rendesishem me fjalen time; Poetët shqiptarë pjesë e identitetit të artit poetik bashkëkohor  në Diasporë. “Poezi me rrymë shqiptare” për të mbajtur gjallë frymën shqiptare në një farë mënyre si mbijetesë në kohë-modernizmin e sotëm.

  Shpesh flitet që shkrimtarët apo poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Libër –që shpreh shpirtin e tij mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës ,- të dyja të dëgjuara apo të padëgjuara.

Në një vështrim të përgjithshëm, ne njohim e vlerësojmë piktorët dhe artistët vizualë mbi bazat e subjektivizmit krijues hapësinor, me të  cilat shpirti i tyre merr frymë-atëhere poetët në librat tanë ekzistojnë saktësisht për shkak të paparashikueshmes,subjektit të pasur dhe dallimit të hollë të të shkruarit . “Ne poetët ekzistojmë qa ta ruajmë dinjitetin e trupave të gjallë të njerëzve, të emrave të tyre, të hapësirave të tyre konkrete dhe simbolike. Zbusim, qetësojmë dhe e thellojmë kuptimin, edhe pse nëpërmjet dhimbjeve dhe plagëve. Pa marrë parasysh gjithçka e ruajmë baraspeshën dhe reflektojmë dritë e dashuri.

Është e vështirë për poetët të gjejnë një prehje- shpirti i tyre ekzistencial drejtohet nga hapësira virtuale e mendimit, ndjenjave , miqësisë, simbolit, metaforës, kujtimit, mallit, ëndrrrës,-i thërret e pozicionon ata për tu shprehur lirshëm.

Poetët jetojnë, dhe për më tepër krijojnë me një ligjëratë metafizike.

Mesazhi i poetit, mesazhi i poezisë, është real vetëm kur –është metafizike.

 Të dy bashkë- poeti e poezia  përcjellin  mesazhin e mirëkuptimit, bukurisë, ngrohtësisë e dashurisë. Poeti e poezia, ka në esencë, besimin, përkushtimin, për t’i dhënë kuptim jetës, dashurisë, nderimit, respektit njerëzor, vlerave të një kombi, qofshin ato historike e kombëtare. Integriteti krijues i tyre është i domosdoshëm e i nevojshëm në afirmimin e letërsisë shqipe në botë, pikërisht nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme  ndërkombëtare –një  komponent vlerësues me konfliktin e vazhdueshëm  të perfeksionimit, për kulturat fisnike  të pazbuluara nga poezia, dhe të promovimit të vlerave të saj sipas artit poetik bashkëkohor. Duke prezantuar poetë si, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Ali Asllani, Azem Shkreli,Tahir Desku, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Ismail Kadare, Flutura Açka, Luljeta Leshanaku, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Naim Kelmendi etj,etj,  në edicione të ndryshme apo simpoziume shkencore do të thotë të shprehësh shpirtin kozmopolitan e cila bashkon njerëzimin në kohë krizash dhe vazhdon të rrezatojë me mesazhe të reja njerëzore. Si nje dashamires I poezise si  nje krijues I saj , une e koleget e mij  ndjehemi krenar e se kur  vlerësohen emra të mëdhenj poetësh të vëndit tone  në barazim me emra poetësh të shquar  nga e gjithë bota, të cilët kane  një ndryshim, nderim e privilegj për të shkëmbyer eksperiencat e kulturave të tyre, për t’i vendosur në plejadën e poetëve të shquar. Kur vjen koha për të vazhduar traditën e bukur krijuese letrare, unë ndjehem me fat të jem mes poeteve te Diaspores, të lidhur  fort me traditën e kulturën e trevave të tjera të Shqipërisë etnike, me Kosovën time, ashtu si kanë bërë Rilindasit tanë, ashtu si kanë bërë gjeneratat e ndritura të  pararendësve  tanë.

 Eshte  krejt ndryshe kur njihesh e shkruan virtualisht , por kur takohesh fizikisht e ndan me ta botën tënde krijuese është një akt vlerësimi  dhe të gjithë së bashku shëndrrohemi në më shumë se  mesazhierë të  ekzistencës humane e dashurisë njerëzore. Ky është një shans që te jepet  për të njohur nga afër këtë botën e rivierës poetike  të cilët i përkasin një gjenerate poetësh ne Diaspore e krejt trojet shqiptare  që po I japin impuls letërsisë shqipe. Unë  disa I kam takuar  fizikisht, ndërsa shpirtërisht me veprat e tyre krijuese ata do të mbeten përjetësisht në bibliotekën time. Poetët ekzistojnë si një jetë, konstantë, dialog  të pasigurtë me shpirtin e tyre, të ndjeshëm, dashuri, e të suksesshëm e gjithmonë cfaqen me botën e tyre të bukur shpirtërore. Poezia e letersise ne Diaspore eshte  risi e gërshetuar bukur, që formon vargun poetik dhe e bën atë të rrjedhshëm, lexues, kuptimplotë. Është një kombinacion jetik, tërë filozofi, fjalëzgjedhje dhe që sfidon didaktin dhe simplicitetin e fjalës.  Ndonëse sot bota është përfshirë nga një furi e madhe informacioni, nga medie të shtypura e elektronike dhe nga gjithfarësoj botimesh, prapëseprapë, paqartësitë, shushatja, dezorientimi shoqëror duket sikur po vjen e rritet. Kështu që në këtë babiloni gjuhësh, moskuptimesh e keqkuptimesh, informacioni poetik vjen e bëhet i dorës së parë, jo veç i nevojshëm por edhe i domosdoshëm, si të thuash si i vetmi burim i besueshëm i botës moderne.

Mesazhi që lexuesi merr nga poezia është njëkohësisht kërkesa kryesore e tij, është informacioni që ai kërkon e të cilin s’e gjen dot në vorbullën kaotike të zhvillimeve të sotme shoqërore. Ngopjen e kërshërisë për botën që na rrethon, lexuesi e merr, pra, vetëm nga poezia, si në rrafshin e interesit të tij personal, familjar, kombëtar e tejkombëtar deri tek interesimi shoqëror e filozofik.

Njeriu modern është njëkohësisht edhe i gjithëdijshëm, edhe i izoluar nga bota rreth e qark, me një hiperinflacion informatash të monotonisë së përditshmërisë, prej të cilave s’ka ku të fshehë kokën dhe me mungesë pothuaj totale të artikulimit të qëllimit të jetës. Poezia është hyjnesha dhe shpëtimtarja e vetme e njeriut modern nga kërcënimi i nënshtrimit skllavërues të përditshmërisë që synon çdo çast ta zhveshë nga qenia e tij emocionale e shpirtërore, duke e konvertuar përfundimisht në një individ të botës së egër shterpë dhe të brutalitetit të shoqërisë së konsumit.     Dashuria është jeta, jeta është dashuria, prandaj poeti mrekullohet me mugullimin e të dyjave, duke u ndjerë sovran në mbretësinë e bukurive të këtyre dy motrave siameze në një mijë variacione.

Poetet krijojne një kod të vetin poetik, gjejne  shtegun me  atë ritëm të veçantë të shpalosjes së mesazheve që japin individualitetin e tyre letrar e filozofik. Potet miqësohen me familjen e figuracionit poetik dhe i thërret ato pa ndrojtje sa herë që ka nevojë për të dhënë një imazh të caktuar dhe ato vijnë shkujdesur si te një familjar i tyre duke e ndihmuar pa kursim për të përcjellë me elegancë mesazhet e poetit.

Gjetjet poetike janë fare spontane, të lehta e të qëlluara me të cilat përçon te lexuesi atë relaksim, për të cilin ata  kane aq nevojë. Mbi të gjitha, mesazhet e tyre  ripërsërisin atë që kemi nevojë ta dëgjojmë, sa e bukur është jeta! Poetet sjellin  shumë qartë, bukurite e jetës. Poezia dhe poetet në këtë pikë jane një mesazh, një argument me vlera, një transparencë për të djeshmen, një mësim për të sotmen dhe një vizion për të nesërmen. Uroj që mendja dhe pena e poeteve  të mos pushojë për të sjellë të tjera vlera me rendjen modeste në panteonin e artit me fjalën e bukur.

Mëhill Velaj

* Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencore, qe Lidhja e Shkrimtareve  Shqiptaro-amerikane, organizoi ne New York me 22 Janar 2013-Monroe College

SHSHSHA dhe Roli e Kontributi i saj saj në Diasporë

$
0
0

Nga Raimonda MOISIU

1

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtëme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-ekonomike –kulturore e politike . Me këtë rast dua të sjell pasqyrën freskuese dhe  zërin e shpirtit qytetar  intektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të shkrimtareve, poeteve, gazetareve  e publiciste, me vizionin, pozitën dhe historinë e identitetit e kultures shqiptaro-amerikane. Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore për të qenë te  barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor. Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj  intelektuale e qytetare te lire te botes , tashmë të afirmuar si ; shkrimtare e poete, publiciste , piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit së të drejtave të komunitetit shqiptar  në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Shkrimtaret , poetet gazetaret dhe publicistet janë heronjte  e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ata përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe  kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Ata i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të  devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit   të ritregojë  dhe njohë historinë- ngjarjet themelore të saj,  sepse duke i njohur ato-  u japim rëndësinë e vërtetë  marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën,   -dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të  identitetit kombëtar të  kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës dhe aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar  të Rilindjes Kombëtare në tokën amerikane, që nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci e Peter Prifti, etj.etj. Ata mbartin me vete nderimin dhe respektin e kockës së erudicionit intelektual e krijues të tyre, si një dëshmi e njerëzores e shpirtërores, emocionuese dhe edukative. Vetë natyra, koha dhe liria u dha mundësinë të ngrenë strukturën e memorialit të krenarisë, gjuhës, të idealeve e virtyteve të  kombit, si pjesë e kulturës amerikane dhe që në pamje të parë bie në sy gjallëria e integritetit individual e kontributit dimensional krijues, kontribut që të bën të përfytyrosh se si kanë qenë ëndrrat e paraardhësve, ëndrrat  plot sfida e dhimbje, sakrifica e arritje, përkushtimin pakompromis e shkrimtarëve shqiptarë të parë në egzil. Sikush prej tyre ka pasur një ëndërr e  një shpresë, kanë parë ecjen në kohë të gjeneratave, kanë parë dinjitetin kombëtar të ngrihej e integrohej nga dita në ditë, nga dekada në dekadë, duke kapërxyer shekullin.

Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij,  i pari që  studio idenë  për të formësuar e paralelizuar atë  me idetë e  të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e  historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve  dhe të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, që me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e  “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte   -prof. Gjekë Marinaj. duke mundësuar kështu  vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën  dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, -Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare.Si një metaforë për të kuptuar të kaluarën shumë më interesante në kontekstin si trashëgimtarë të atdhetarizmit e shqiptarisë,  të penës e dijes, për të përjetësuar trashëgiminë e vlerave kombëtare e identietit kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane, -duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. Kështu në kapërxyellin  shekulli 21-ë, poeti, përkthyesi, kritiku letrar dhe publicisti shqiptaro-amerikan Prof. Gjekë Marinaj  doli me  teorinë në lidhje me Letërsinë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare; Grupimin e krijuesve, autorëve, poetëve e shkrimtarëve në egzil, -në një Shoqatë apo Lidhje Shkrimtarësh, – ide që pati efekt të thellë dhe mbështetje nga figura të njohura të Letrave Shqipe, mërguar në SHBA-ës, në  dekadën e fundit të shekullit të kaluar,-ide që do të bënte rrotacionin spektakolar dhe historik në letërsine e Diaspores – Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Me të parin që e konsumoi idenë e tij nëpërmjet një telefonate –ishte poeti, shkrimtari, publicist dhe kineasti Kolec Traboini,  një nga mbështetësit e parë dhe bashkëthemelues i Shoqatës me një ndihmesë të jashtëzakonëshme. Kolec Traboini është i njohur si   një ndër lirikët më të zjarrtë të vargjeve lirike shqiptare në letrat shqipe.

Në arkivën e themelimit të SHSHSHA-së një vend të vecantë zë edhe shkrimtarja e gazetarja Albana Mëlyshi Lifschin, jo vetëm që anëtarësohet e para, -por për eksperiencë e bashkëpunim, ajo do të merrte kontakte të drejtpërdrejta me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëvë Shqiptarë në tokën mëmë, asokohe, Limoz Dizdarin. Një tjetër mbështetës e bashkëthemelues i SHSHSHA-së, është shkrimtari i mirënjohur, pionier  dhe figurë dominuese e letrave shqipe,  Mjeshtëri i rrëfimit e dialogut, -Naum Prifti. Në mesin e komunitetit të bashkëthemeluesve një vend të vecantë zë shkrimtarja dhe publicistja e talentuar korcare apo dardharja e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari-autore e dhjetra vëllimeve me poezi në shqip e anglisht, një nga lexueset dinjitoze të veprës së Fan Nolit, intervistuese e shumë bashkëkohësve të tij, e patriotëve dhe atdhetarëve të vjetër e të rinj, e kanë shëndrruar Rozi Theoharin –në një transmetuese e përhapjes së humanizmit, cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit të Madh-dhe jo vetëm kaq-por një nga penat dominuese profesionale e historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.

Luigj Cekaj poet e publicist  një nga anëtarët e parë të Shoqatës dhe sekretar i saj.  Poetja e Diellit, intelektualja, shkrimtarja, publicistja dhe Aktivistja e “Vatra” dhe “Dielli” në Amerikë, Merita Bajraktari McCormack—me një aktivitet jashtëzakonisht prodhimtar krijues e atdhetar-e vlerësuar me Penën e Artë- është një nga anëtaret dhe mbështetëset e para të Shoqatës. Nga më të admiruarit, i vlerësuar e nderuar mes shkrimtarëve modernë e bashkëkohorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe, figure dominuese e letersise postkomuniste ne Diaspore  dhe bashkëthemelues i SHSHSHA-së  është edhe prozatori dhe  kritiku, disa mandate kryetar I SHSHSHA-se, Ramiz Gjini. Shkrimtari shqiptaro-amerikan, nga Qeparoi i Vlorës, Petraq Janko Pali, njihet dhe rradhitet si nga mbështetësit e parë në themelimin e Shoqatës së  Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, duke qënë për dy mandate në Kryesinë e saj. Të gjithë këta autorë në unitet mendimi e ideje, -  do të shënonin  kthesën e parë historike në të hyrë të shekullit të ri-pikërisht në vitin 2001-themeluan –Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në përputhje me Ligjet amerikane dhe një shoqatë jofitimprurëse,- me President – ideaotorin dhe i konsideruar tashmë themeluesi i saj, Prof. Gjekë Marinaj dhe Kryetar i Kryesisë së Parë të SHSHSHA-së, shkrimtarin e shquar Naum Prifti dhe sekretar: Sami Milloshi – publicistin e mirënjohur, qysh herët në median shqiptare dhe poet.

Që në mbledhjen e parë të Shoqatës do të vendosej për zgjedhjen e Kryesisë së re njëherë në cdo tre vjet e më pas në cdo dy vjet. Nga viti në vit anëtarësimet në Shoqatë do të rriteshin, dhe reputacioni i saj do të forcohej e maturohej, me besimin  se individi krijues është arbitri kryesor i zërit krijues letrar, intelektual, qytetar e shqiptar, dhe cdo anëtar ka lidhje të drejtëpërdrejtë ndaj parimeve që udhëheqin Shoqatën, bazuar në mendimin e vlerën, krijimtarinë e korifejve të letrave shqipe në të dy kahjet e Atlantikut, -në trojet shqiptare e tokën amerikane. Në raport me vitet duke njohur vetëm ngjitje e progress,  kryetar i Shoqatës do të zgjidhej Ramiz Gjini, për dy mandate – dhe me tërheqjen e Prof. Gjekë Marinaj si President Nderi i  Shoqatës, -në vend të tij do të zgjidhej poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Presheva, Adnan Mehmeti, një figurë emblematike dhe dominuese e Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  status të cilin ai vazhdon ta gëzojë aktualisht. Nën presidencën e  Poetit dhe Publicistit Adnan Mehmeti, Shoqata  e Shkrimatrëve ka pasur jo vetëm rritje në anëtarësim por edhe në krijimtari dhe nivel të admirueshëm artistik e krijues,aktivitete të ndryshme me taban historik, kombëtar, atdhetar e letrar. Një nga sukseset më simbolike e historike, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të tij, është dalja në dritë e revistës “Pena” , si një organ letraro-artistik, kombëtar e historik.  Aty pasqyrohen shkrime letrare, poezi, tregime, dhe publicistike, nga autorë të ndryshëm që janë anëtarë të shoqatës.  Revista “Pena’ gjendet në Bibliotekën Amerikane, në atë të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, dhe Bibliotekën e Kishës Autoqefale Shqiptare e Shën Gjergjit, e ndërtuar nga Fan Noli, Boston. Kryetar i SHSHSHA-së ka qënë poeti dhe prozatori Dalan Luzaj, djali i Prof. Isuf Luzaj, poet, mësonjës e filozof. Shkrimtari e poeti Dalan Luzaj karakterizohet nga mirësia e paqja shpirtërore, nga  pjekuria e fisnikëria intelektuale e qytetare, i heshtur e tejet modest, i ngrohtë në komunikimin njerëzor e shoqëror të cdo lloj shtrese, shpërthyes në pikat kulmore të situatave të ndryshme të farsave sociale e historike, i kursyer në ndërtimin e strukturës poetike dhe përsosmërisë së artit të bukur e të vështirë të poezisë. Nuk mund të anashkalojmë pa sjellë në vëmendje kontributin e Nënkryetarit të SHSHSHA-së, për disa mandate rradhazi, të poetit e prozatorit, Mëhill Velaj, me banim në Stamford Connecticut.  Është anëtar i shoqatës që me themelimin e saj, dashamirës, enthusiast e  optimist i artit e letërsisë, saqë nuk kursen talentin, kontributin e tij krijues e intelektual, bamirës, aktivist e shpirtëror.

Poeti, shkrimtari dhe publicist Kostaq Duka i diplomuar për Shkenca Politike Juridike-dega filozofi-një nga pionerët e parë të gazetarisë e publicistikës shqiptare me reportazhe, kolumna, opinione në gazetat  shqiptare. Për dy mandate ka qenë Sekretar i SHSHSHA-së. Në  mesin e shkrimtarëve në ekzil,  anëtar i hershëm i SHSHSHA-së është shkrimtari dhe publicisti Pierre Pandeli Simsia. Është shumë aktiv në artin e kulturën shqiptaro-amerikane,  prodhimtar në letërsi , shkruan në fushën e publicistikës, të botuara në median shqiptare e  Diasporë dhe në libra. Për këto merita, ai është zgjedhur sekretar  i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë, për dy mandate. Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, aderojnë figura të njohura të letrave shqipe; Poetja dhe Publicistja Iliriana Sulkuqi, autore e dhjetra vëllimeve me poezi, libra me kritikë letrare e publicistikë, për një mandate, Nën/Kryetare e Shoqatës dhe e shpallur Ambasadore e Paqes. Poeti e Prozatori Fatjon Pajo, autor i disa librave me poezi, romane e tregime, në gjuhën shqipe e angleze dhe i vlerësuar me Cmime kombëtare si Pena e Artë  në USA,  në Atdhe e Diasporë. Shkrimtarja simpatike nga Mitrovica Teuta Shabani Towler  jeton e punon në SHBA-dhe bën pjesë në  grupin e parë të autoreve femra të anëtarësuara në Shoqatë, autore e disa romaneve investigativë. Eleonora Gjoka  apo Elko-vajza e valëve –poete dhe studiuese e imazhit të gruas nga mitologjia në botën reale. Autor i dhjetra romaneve, tematika që romancieri  Vlash Fili shtjellon e trajton, është metamorfoza e një populli të tërë në diktaturë. Midis fillimit dhe fundit të romaneve të Filit,  ekziston dinamika e përvojave të  jetës në  krijimin e formave të reja dhe lidhjen që iu bën autori personazheve të tij, kalvarin e dhimbjeve dhe sakrificave, lidhjet e forta familjare, burgun, internimin, që ai  ka provuar vetë dhe ia arrin qëllimit të bëjë të prekshmen dhe njerëzoren. Një meritë të vecantë ka organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan për cdo vit në muajin e letërsisë, tetor, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i të vetmes Revistë në Diasporë,- KUVENDI, Pjetër Jaku, në mbështetje nga SHSHSHA-së-ku vërtet konkurojnë vlerat letraro-artistike,aktivitet që i bën sfidë të hapur mediokritetit dhe antivlerës në letërsi e art.

Po kështu edhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tema të ndryshme që nga arti, letërsia, tradita deri te temat sociale, dhe gjithmonë në bashkëpunim me SHSHSHA-së.Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Skifter Këlliçi  me biografi të pasur letraro-artistike, publicistike, gazetar sportiv e televiziv.. Roland Musta poet e prozator, Bardhyl Mezini, poet e fabulist, Shkrimtari amerikan Louis Romano I njohur per librat e tij, , “Fish Farm” (Rezervati i Peshkut”),  vëllimin me poezi; ”Foleza e ankthit” “Kohët e fundit, Louis Romano botoi librin ‘fiction’ në gjuhën angleze,të titulluar me fjalën më domethënëse në gjuhën shqipe: “Besa”. Një histori mjaft e bukur dhe e shkruar mjaft mirë me talent e përkushtim. Për realizimin me sukses të këtij romani, shkrimtari Lous Romano studioi kulturën shqiptare për vite,  në lidhje me kodin e shenjtë shqiptar “BESA”.Përparim Hysi, poet, esseist e prozator, Ivzi Cipuri, poet, publicist diplomat, Klajd Kapinova studiues, kritik letrar, shkrimtar e publicist, Uk Lushi –shkrimtar e publicist shqiptaro-amerikan i dalë nga gjiri i UCK-së, Tom Mrijaj, studiues, monografist, esseist, shkrimtar e publicist, Shpresa Vrana romanciere dhe esseiste që trajton temën e gruas, dr.Yllka Filipi, shkrimtare bilinguale, në gjuhën shqipe, spanjolle e angleze, e  vlerësuar nga kritika me disa çmime të para kombëtare dhe ndërkombëtare, një zë unikal në letërsinë moderne shqiptare. Anton Ceta,poet, shkrimtar, kritik letrar e studiues, Pal Ndrecaj, shkrimtar esseist e kritik letrar,  dr.Adem Harxhi, seksolog e publicist, autor i disa librave,  Makfire Canolli poete, Sabije Veseli, romanciere bilinguale në dy gjuhë; shqip dhe anglisht, poetë si  Aulona Goxhaj,  Këze Zylo,  Gjeto Turmalaj,  Ndue Hila, etj,-duke kërkuar ndjesë  e mirëkuptim po kam harruar ndokënd.

Në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, brenda dhe jashtë saj aderojnë figura të njohura të  letrave shqipe, që jetojnë, punojnë e shkruajnë në egzil, sikundër:-Shkrimtari e poeti Petraq Risto, shkrimtari, poeti e publicisti Roland Gjoza, shkrimtarja, gazetarja dhe kineastja Elvira Dones, Shkrimtari i Shquar Fatos Kongoli, -që bën një jetë mes Amerikës, Europës dhe Shqipërisë, poeti prozatori dhe kritiku letrar Vaid Hyzoti, poeti i shquar dhe i vlerësuar si martir i demokracisë, Alfons Grishaj, poeti lirik i shquar i vargjeve lirike shqiptare Nexhip Ejupi, ndihmesën dhe mbështetjen e jashtëzakonëshme të Federatës Pan Shqiptare Vatra dhe Editorit të gazetës Dielli- publicistit të mirënjohur Dalip Greca, poetja e talentuar Elinda Marku, ndihmesa e artistit piktor, i kudogjenduri Astrit Tota, poeti, shkrimtari e publicisti Agim Bacelli,  poetët Hekuran Miraka, Genci Kastrati, Sami Gjoka, Vasil Makoci, Redin Veizi, etj.

Sot  Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe  artistë,  që  identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë ata, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj. Pra jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme në mbrojtje dhe integrimit të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore dhe njehsojnë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje.

Raimonda MOISIU

* Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencore, qe Lidhja e Shkrimtareve  Shqiptaro-amerikane, organizoi ne New York me 22 Janar 2013-Monroe College


Fytyrëzimi i qytetërimit Shqipëtar në mijëvjeçarin e ri

$
0
0

Nga: Evis Kabilo

c

Shpirti i Artistit është mbrujtur gjithnji  me natyrën e tij krijuese, me dashurinë për të bukurën estetike  dhe natyrën e tij humane. Këto janë vetëm disa nga aspektet tërsore që kompletojnë të qënurit Artist! Sigurisht kohët evulojnë, shijet estetike ndryshojnë, idetë dhe materiet sa vijnë e shtohen, dhe dalëngadalë ndoshta bashkë me to edhe kuptimi i të bërit Art ! Nga gjithë kjo tërësi elementesh që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë  në të gjitha sferat e jetës, në fushën tonë artistike mbase janë disi  më të ndjeshme.

Një vend i tillë si Shqipëria ku në mijëra vite kemi dëshmuar se jemi autoktonë në këto troje si dhe paraardhësi më i lashtë i Europës së vjetër, shumë elementë të veprimtarisë artistike janë sfumuar, janë harruar  apo kamufluar dashje ose pa dashje, për shkaqe që askush më mirë se ne nuk i di. Pra ndoshta ndikimi i shumtë i pushtimeve dhe sundimeve të njëpasnjëshme, plackitja, zjarrvënja,erozionet apo tërmetet deri në përmasat apokaliptike e shumë faktorë të tjerë kane ndikuar në këtë zbrazëti artistike që ndeshim sot.  Gjithsesi nga tërë ky kompleksitet problematikash populli  ynë ka ditur të jetë sojnik , i pamposhtur  dhe të marrë përsipër vetë timonin e fatit tij!

2

Për mos tu zgjatur, doja të bëja një hyrje të tillë për të bërë sa më të mundur dhe të prekshme idene “ Fytyrëzimi i qytetërimit Shqipëtar në mijëvjeçarin e Ri”, që ne nisëm të materializojmë që në vitin 2007, me ekspozitën kushtuar qeverisë së parë të Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali si dhe disa personaliteteve të tjera të asaj epoke të krijimit të shtetit të parë modern Shqipëtar! Ekspozita konsistoj në realizimin në skulpturë, në zhanrin e busteve të 14 prej persobaliteteve  më të rëndësishëm që bënë të mundur themelimin e shteti modern Shqipëtar! Si Ismail Qemali, dom Nikolle Kacorri, Lef Nosi, Pandeli Cale, Abdi Toptani, Mehmet Dërralla, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashëri, Ahmet Zogu, Aqif P. Elbasani, Princ Vidi, Fan Noli, Gjergj Fishta, Petro Poga.

Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit që patëm aso kohe si student të atelierit të “skulpturë e materialeve të përziera” të udhëhequr nga prof Fatos Kola me “Muzeun Historik Kombëtar” të drejtuar nga Beqir Meta. Ne na u komunikua nga prof Kola per këtë nismë që kishte ndërmarrë dhe patjetër u treguam shumë aktiv dhe pasionant për ta realizuar edhe pse pa pagesë reale qe te ofron shteti shqiptare . Ekspozita u çel më 27/11/2007 dhe veprat u bënë pjesë e pavioneve të këtij muzeu ku gjenden edhe sot!

1

Pas kësaj nismë, duke gjykuar me gjakftohtësi e duke arsyetuar për  mungesën e theksuar në të gjitha institucionet, sheshet apo hapësirat publike të vëndit tonë të,të veprave të artit kushtuar personaliteteve që bënë të mundur  krijimin, vijimësinë,lartësimin, rilindjene deri  shpalljen e pavarësisë, morëm përsipër që të vazhdonim më tej, duke u bërë kështu në një farë mënyre lokomotivë e zhvillimit dhe këndvështrimit të të bërit Art! Në këtë kuadër të  Morëm përsipër që të evidentonim mungesën e monumenteve të personalitetev më të spikatura të kombit tonë dhe si rrjedhojë të bënim të mundur që të realizonim bustet,statujat dhe ekuestrot e disa prej personaliteteve më të shquara të kombit dhe tia bënim dhuratë institucioneve që për fat të keq ishin të zbrazura tërësisht nga kjo ide.

Nismat i morëm njëpasnje duke nisur nga vendlindjet tona si grup organizativ, pra nga Mati,Mirdita,Durrësi dhe Berati. Në  Mat dhe Mirditë arritëm të realizonim 9 buste dhe 1 statujë, sic e thashe me sipër, kushtuar personalitetevr më të famshme historike, kulturore, politike etj që kishin nxjerrë këto treva. Dhurimi i ketyre veprave ju bë pikërisht muzeve të dy rretheve që cituam. Në Durrës arritëm të realizonim 6 bustet dhe 2 ekuestrot e  personalitetev më të zëshëm të këtij qyteti . Veprat ju dhuruan Bashkisë së Durrësit dhe gjenden në korridoret pritëse te Bashkisë, përpara sallës së mbledhjeve t ë bashkisë. Në Qytetin 2400 vjecar të Beratit bëmë të mundur realizimin e 6 busteve dhe 1 statuje, sërish kushtuar personaliteteve më të famshën të historisë së këtij qyteti. Veprat ju dhuruan “Qendrës Kulturore Berat” !

40978_1440366927229_5172738_n

46515_1440330846327_1749355_n

Nuk doja të zgjatesha në citimin e personaliteteve të cilat ne i kemi krijuar ne Skulpturë, por  e lashë ndoshta për një hapësirë apo analizë tjetër më të hollësishme që mund ti bëjmë kësaj iniciative.

Historia jonë e krijimit të personazheve nuk mbaron këtu. Në vitin 2012 në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë arritem të realizonim shtatoret e 8 prej mbretërve më të rëndësishmë të Ilirisë së famshme. Dua të theksoj se për herë të parë ndodh realizimi i monumenteve të ketyre mbretërve të famshëm! dhe  Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit që patëm me “Amadeus group” me president z. Besim Elshani. 8 shtatoret u realizuan në përmasat  relativisht 4.5 metra , si dhe u ekspozuan për afro 3 muaj në sheshin Skëndërbej në ballinën e hyrjes së “ Muzeut Historik Kombëtar” ! pas kësaj kohe ato u vendosen ne hotelin luksoz “Amadeus Palace” në ballkonet zgjatuese të kësaj ndërtese ku dhe do bëjnë jetën në vazhdimësi.

Për të gjitha këto veprimtari që kemi zhvilluar dua të përshëndes gjithë miqt e mi me të cilët jemi bërë bashkëudhëtar të këtyre iniciativave si  : Benard Lekgegaj,Ariona Memi.Bujar Vani,Brikena Zhuka ,Perikli Hanxhari, Tauland Lici,Llambi Mita, Andi Bejko, Sokol Sejdini,Drilon Maletaj, Gentian Faja.

46818_1440378207511_624730_n

45866_1440371687348_8030670_n

Gjergj Fishta, guximtar dhe shpirtmadh

$
0
0

Nga Gjon KEKA

1Në mesin e kombit tonë arbnor gjithnjë kanë dal burra të mëdhenjë që jo vetëm janë bërë shtylla të fuqishme të kombit dhe plotësues të testamentit të paraardhësve tanë ,por edhe pjesë e fryteve të kulturës dhe gjuhës sonë të lashtë.

Eshtë e ditur se populli ynë nuk ka pat rastin të ketë një shpejtësi të madhe të progresit dhe kjo për shkaktë pushtuesve të ndryshëm të cilët pothuajse nuk e lanë asnjë herë të marrë energji të reja dhe për të përgaditur rrugën e tij drejt të ardhmes dhe arritjes së qëllimit.Kjo sepse gjithnjë sapo ai fillonte të hapte sytë dhe zemrën për të cliruar veten nga brenda dhe jashtë dilnin si gjithnjë ballabanët, amzat dhe haxhiqamilët dhe këta të fundit tani në ktë shekulli dhe pengonin ringjalljen e tij të plotë dhe ecjen në dritën e tij të natyrshme dhe të takimit të qëllimit tij dhe jo vetëm ndjekjes.

Megjithkëtë shpirti i popullit arbnor është një fakt i mrekullueshëm si në të kaluarën ,ashtu edhe sot dhe në të ardhmen, kjo sepse ai ecën në një lum të pafund pa asnjë prerje edhe përkundër hedhjes së gurëve ,pluhurave ideologjikë ,demagogjive të kuqe ideologjike, të dëmit nga mbetjet sulltaniste etj, ai do të ecën përjetësisht në lumin e tij të përjetshëm ,sepse ai jeton ,lëviz ,gjallon dhe bie e ngritet si në të gjitha kohët përgjatë historisë.

Po ashtu si një pjesë e këtij shpirti dhe kësaj kulture dhe burimit të krijimit në mesin e këtij populli doli edhe Gjergj Fishta ,një poet kombëtar,një arbnor që preku rrënjët e shenjta të kombit ,që nxorri po nga ky burim ujin e pastër të kombit për t’i shuar etjen popullit dhe kulturës dhe jetës së tij nga thatësira dhe mjerimi.

Eshtë po ky Gjergj Fishtë që i dha udhë dhe e vendosi gjuhën shqipe në rrjedhën e gjuhëve europiane duke mos lejuar që shqiptarët të flisnin as osmanisht, as sllavisht e as ndonjë gjuhë tjetër,prandaj i bëri një vepër të përjetshëm duke mbrojtur si gjuhën tonë të lashtë ashtu edhe popullin që ai të mos devijoj në ndonjë gjuhë barbare pushtuesish.

Duhet nënvizaur se krijimtaria e tij ,gjuha më të cilën ai komunikoj janë të gjalla dhe nuk do të vdesin sepse sic nënvizova më lartë e gjitha krijimtaria e tij ka burmin nga uji i pastër që ka ujitur edhe rrënjët e kombit tonë .

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij ai edhe pse nuk nderohet në mënyrën e duhur duke i dhënë respektin shtetëror dhe të kulturës shqiptare ,ai mbetet gjithnjë para syve të të gjithëve ,para mendjes së kalbur të politikës,pushteteve egoiste dhe demoagogëve dhe ideologëve që i mungon uji i pastër i kombit.Ai është aktual edhe sot, krijimtaria e tij është e pavdekshme ,kjo sepse veprat e tij janë pjesë e kulturës dhe shpirtit si dhe shtylla të saj ,kombi ynë ka homerët e tij të pavdekshëm ,revolucionarët që nuk bënë asnjë dëm nga jashtë por donin dhe kishin si qëllim ta ringjallnin kombin dhe kulturën e tij nga brenda.

Me pak fjalë Gjergj Fishta eshte ai qe flet edhe sot me gjuhen e tij madheshtore, ai qe i pari i fryu borise se ringjalles se kultures dhe shpirtit te kombit tone arbnor europian, guximtari qe hodhi per toke maskat e tere shtresave te shoqerise dhe politikes.Kështu po e përmbyll këtë shkrim me një thënie të S.Antonit që thotë,“ I pasur në mendje dhe njohuri, me trup të vogël ,por me një shpirt të madh.“

VIZITË NË QENDRËN MUZEALE “BIODOME” MONTREAL

$
0
0

Nga Luan Çipi

1

Në kryeqyteti Kanadaz, Ottawa,  ku banoja prej gati  një muaji, kisha dëgjuar shpesh të flitej për pikat turistike më interesante për rreth dhe kisha mësuar se vend nderi zinin: “Nodre Dame” (Kisha Katolike më e madhe në vend) dhe “BIODOME”, (qendër muzeore e madhe), të dyja të vendosur në Montreal, Provinca Kebek, në qytetin e dytë më të madh në vend, pas Torontos.

Sa kishim festuar me madhështi “Krishtlindjet” dhe “Vitin e Ri 2014”, pikërisht më  1 janar 2014, ditë e Mërkurë, pasi përshkuam rreth 200 km rrugë, kryesisht në autostradën 417 dhe pas gati 2 ore udhëtim pa trafik të renduar, natyrisht  me shpejtësi marramendëse, mbërritëm në Montreal dhe u akomoduam te Hoteli “Delta”, një hotel me katër yje, në Zonën Qendrore të qytetit.
Të nesërmen, herët në mëngjes, për të arritur te objektivi ynë, na u desh të bënim vetëm pak kilometra rrugë, po në një të ftohtë të pazakontë, sepse jashtë temperatura shënonte -31 gradë C. Pasi parkuam makinat dhe paguam biletat, e pamë veten qysh në fillim të befasuar nga të papriturat e muzeut te madh shumëplanësh, që në të njëjtën kohë ishte bashkim  dhe kombinim akuarium- zoopark- kopsht botanik, në kushte të njëjta natyrore origjinale përkatëse Kanadeze-Amerikane Veri Jug dhe Polare Veri-Jug.
“BIODOME MONTREAL”, ky muze i gjallë gjigand, është vendosur në ish Velodromin e Montrealit, ndërtuar fillimisht si “Qytet Sportiv” në Olimpiadën e Lojnave Verore të Montrealit të vitit 1976, në pjesën përkatëse në një sipërfaqe prej rreth 7000 m2, Objekti me arkitekturë të përshtatur bukur, ishte konvertuar si Muze përfundimisht në vitin 1992, me rastin e 350 vjetorit të themelimit të qytetit Montreal. Inisiator për këtë transformim madhështor të ish Velodromit në Muze shumëprofilësh bionatyror, u bë ish Drejtori i Kopshtit Botanik të Montrealit, z.Pierre Borque, që duhet kujtuar me nderim të posaçëm, për arritjen e tij tepër te suksesshme, origjinale e të dobishme.
Përshtatja u bë në një hapësirë racionale e kryesisht të mbyllur, që tërheq çdo vit rreth një milion vizitorë nga e gjithë bota. E veçanta e këtij muzeu të gjallë peshqish, shpendësh, reptilësh, kafshësh dhe speciesh bimore të origjinave të larguar nga njeri tjetri, është krijimi i kushteve origjinale në katër ekosisteme të ndryshme. Kjo do të thotë përshtatje respektove të njëkohshme në vegjetacion, klimë, dritë, temperaturë, teren me ndryshim e luhatje stinore. Këto ndryshime në hapësirat përkatëse, janë ndërtuar edhe pse të papërputhshme, në një sipërfaqe relativisht të kufizuar, duke përdorur teknika të veçanta ndarëse, izoluese, ngrohëse, ftohëse, lëvizëse, aromatike, ndriçuese errësuese, etj., duke lejuar ndërveprime normale në ndryshimin e mjedisit dhe  në përshtatje të kushteve jetësore të specieve, llojeve dhe varieteteve.
Biodomi i Montrealit mund të soditet bukur ne kohë të mirë edhe nga kulla madhështore e Stadiumit Olimpik të Qytetit Montreal të Provincës Frankofone të Kebekut. Prej andej sheh dhe përfytyron se vizitori ndjek një rrugë vetëm prej 500 ml.: Pasi kalon hyrjen dhe kryen pagesën e vizitës,  ndeshe me bllokimin e parë në formë tuneli, i quajtur “EcoTransit”, i projektuar (si dhe të tjerët që pasojnë) për të ruajtur ndryshimet e temperaturës. Më pas  hyn në paretet e izoluara nga një strukturë xhami për të siguruar në Abitatin “Amerika”  lagështinë ajrore prej 75% , që kërko  mjedisi sipas popullimit dhe temperatura në rritje në 28 ° C gjatë gjithë ditës.
 Pasi kalon te . EcoTransiti i dytë, ofron qasje në Laurentian Maple Forest , i frymëzuar, freskuar dhe  nga peizazh malor i “Mauricie”, Kanada .
Në një tuneli të dytë, nëpërmjet EcoTransitit përkatës, risigurohet rënie e mjaftueshme dhe e shpejtë në temperaturë para “Gjirit Shën Lawrence”  dhe aty del befasueshëm  dhe shpaloset me madhështi bukuria e një pishinë gjigande.
 EcoTransit fundit i jep qasje në një korridor tjetër, kalimit në botën polare veri e jug.
 Prezantimet të mëtejshme vënë në dispozicion të vizitorëve pamje po kaq të bukura, në një sipërfaqe madhështore, kombinuar nga autorët artistikisht, të ambjenteve thuajse natyror  me piktura të sajuara të mjediseve përrallore. Tamam këtu vihet  në dispozicion të vizitorëve një amfiteatër tepër panoramik dhe i këndshëm, sidomos për . fëmijët, që mund të luajnë e të kënaqen me pamjen e natyrës thuajse reale, me shpendët, peshqit dhe kafshët  për rreth.
“Biodome Montreal” është një muze madhështor, natyrisht me shpenzime vjetore maksimale për mirëmbajtjen dhe shërbimin e aseteve të tij, për mbarështimin dhe ushqimin e kafshëve, peshqve, reptilëve dhe shpendëve, për kultivimin e bimësisë dhe për harxhimin e energjive përdoruese, në përballim të nevojave të për mbi 4800 kafshëve të 229 llojeve dhe të 750 kultivarëv
bimorë.
 Veç kësaj aty bëhet një punë e mirëfilltë studimore e shkencore për mbijetese, riprodhim dhe pasurim sasior e cilësor. Stafi i kualifikuar në nivel të lart shkencor, interesohet tej kufirit rajonal e shtetëror, përshtatur nga një politikë në përputhje me standardet ndërkombëtare të rritjes dhe mbarështimit të kafshëve dhe  kultivimin  e seleksionimin e bimëve.  Veprimet e ruajtjes dhe të shtimit të specieve dhe kultivarëve me tendencë përmirësuese në Biodome,  bëjnë që gjallesat të jetojnë në koleksionet e tyre, por edhe për ruajtjen e përmirësimin e mjedisit natyror..Specialistët e profesioneve përkatëse në Biodome marrin pjesë në disa programe kombëtare e ndërkombëtare të konservimit për të parandaluar humbjen dhe për të promovuar rifutjen e specieve të rrezikuara, në mjediset natyrore përkatëse.
Të nesërmen Kanadaja u bllokua nga bora dhe furtunat, me deri pemë të rrëzuara e ndalim trafiku ajror, tokësor e detar. Pas pak orësh me forca të shumta, shpejt në mbarë vendin, çdo gjë arriti normalitetin.
Largohem për në vendin tim me përshtypjen e një shteti të fuqishëm, duke e ndjerë më të sigurt edhe jetën e pasardhësve të mi, që punojnë e banojnë prej vitesh këtu.
Ottawa Kanada, 05.01.2014

AZGAN HAKLAJ, BIRI I TROPOJËS QË MBAN NDEZUR PISHTARIN E ATDHETARISË

$
0
0

SHPENDI TOPOLLAJ

Sa herë takoj ndonjë ndonjë shok a mik, emri i të cilit përkon bukur me cilësitë vetjake të tij, nuk e di sepse më vjen ndërmend ajo thënia e atij priftit budist Kenko Hoshi i cili qysh në vitin 1331 shprehej se pas një emri fshihet një pamje. Kjo ngjet edhe me birin e shquar të Tropojës së bukur, Azgan Haklajn i cili duke ndjekur gjurmët historike të atyre viganëve që në shekuj luajtën një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë dhe pavarsisë apo të shembjes së diktaturës më të egër që ka njohur bota moderne dhe demokratizimit të vendit tonë, si eruditi i pathyeshëm Sali Berisha apo trimi i çartur Azem Hajdari, u bë njëri nga përfaqsuesit më autoritar dhe zëri më elokuent i gjithçkaje të mirë ka ajo trevë. Dhe njëkohësisht, me karakterin e tij burrëror, besnikërinë ndaj idealeve, energjitë e pashtershme në veprime dhe qartësinë e mendimeve rreth çështjes kombëtare, ai vërtetoi parashikimin e atij që e quajti Azgan.

   Duke pasur në krah vetëm vlerat e tij intelektuale dhe njerëzore, ai u bë një figurë e njohur dhe e dashur për këdo. Pati ngjitjet dhe zbritjet e tij në politikë gjë që shpesh varet nga rrethanat, por për asnjë çast nuk ju lëkund bindja te thelbi i teorisë së Rene Dekartit se “Mendoj, pra jam”.         Dhe natyrisht, ka qenë ky formim qytetar i tij i cili e ka shtyrë prej vitesh që të jetë i pranishëm në organet tona të shtypit apo të botojë librat e tij  publiçistikë, duke ndjekur në këtë gjini shembullin e Gramenos, Fishtës, Merxhanit, Harapit e deri Ismail Kadaresë, i cili pikërisht në këtë zhanër ka shkëlqimin e tij më impresionues.

   Azgani, duke qenë njëkohësisht edhe artist, me shembullin e tij, duket se e ka zhvleftësuar atë përcaktimin e atij filozofit që thosh se ai që e do të bukurën dhe të vërtetën, nuk duhet të merret me politikë, pasi politika nuk e do as të vërtetën dhe as të bukurën. Përveç angazhimit të tij si deputet në periudhën e ndezur 2001 – 2005, Azgani ka krijuar dhe drejton Unionin Artistik të Kombit Shqiptar, të cilin sikurse shprehet, synon ta shndërrojë “në një Parlament shpirtëror ku flitet me gjuhën universale të artit për hallet dhe plagët e kombit.” Dhe pa drojë mund të pohojmë se ai e ka realizuar mësë miri këtë me një sërë veprimtarish brenda dhe jashtë vendit, duke na bindur se Seferisi nuk e kishte fjalën vetëm për grekët kur thosh: “Ngado që shkoj atdheun e marr me vete.”

Në vetvete libri “Ashti i Kombit” që po u jepet lexuesve në dorë është vazhdim i librave të mëparshëm të këtij autori, pasi edhe këtu si bosht qendror mbeten shqetësimi për një demokraci sa më të arrirë dhe bashkimi i trojeve tona të ndara padrejtësisht nga trungu amë, gjë për të cilën ai shprehet: “Pa pikë droje pse jo dhe shumë krenarisht deklaroj se bashkimin e trojeve etnike shqiptare nuk e kam thjesht qëndrimin personal e politik, por pikësynimin e jetës e qenësisë sime, të mendimit e veprimit tim prej kurse jam bërë të më dëgjojnë në odë burrash apo në tubime të çdo lloji.” Dhe shton se për këto nuk i marr leje askujt… në Beograd, në Moskë e në Athinë…”

   Jo pa qëllim, Azgani me njohuritë e tij të bazuara shkencërisht, i referohet jo vetëm dardanëve që s`kanë nevojë për asnjë apollogji, pasi atë nuk e shuan dot nga kujtesa historike as tërmeti i vitit 518, as sulmet sllave të viteve 613-616, dhe as çmenduria e akademikëve serbë apo e falangave të Arkanit dhe Millosheviçit, por edhe Dodonës pellazgjike në vendin e mollosëve, veç njëzet kilometra mbi Janinë, aq të lakuar nga Homeri (850 para K.), Hesiodi (rreth shek. VIII para K.) e deri Herodoti (484 – 430 para K.). të cilët me aq admirim flasin për të, duke e barazuar për nga rëndësia me tempullin e Delfit.

Ja pse Azgan Haklaj parathotë se Kosova qëndis flamurin e Pavarsisë, pasi gjaku i mijra dëshmorëve, jehona e pushkës së bijave dhe bijve më të mirë të saj si Adem Jashari, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi me shokë apo urtësia proverbiale e udhëheqsave të mençur si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi etj. do japë frytet e veta historike.

Kanë folur për Azganin dhe veprën e tij, pena me emër të letrave dhe politikës tonë. Nëse do na duhej t`i përmblidhnim ato, do mjaftonte të sillnim në vëmendje fjalët – sentencë të kritikut të njohur Dukagjin Hata se “Azgan Haklaj hyri në politikë për të dhënë e jo për të marrë.” Se këtu qëndron edhe tragjedia jonë, ajo tragjedi që Azganin e shqetëson dhe ai me guxim të lavdërueshëm qytetar i ka shpallur luftë, jo me ushtën e Don Kishotit por me forcën e pallogaritshme të penës.

   Në një libër autobiografik Salman Rushdie e ka quajtur pazarin e mendimeve të kundërta si vendin nga buron liria. Vetë Azgani është shprehur se “… dialogu është ajri i një shoqëria demokratike.” (“Dardanët presin Dodonën” fq.167). Kështu edhe në këtë libër, një vend të rëndësishëm zenë edhe polemikat me personalitete të politikës apo mediave, me të cilët Azgani ka kundërshti pikpamjesh apo qëndrimesh. Kjo është krejt normale, se edhe unë që po shkruaj për të, mund të kem rezervat e mia me gjithë sa ai thotë. Por, debati me kulturë dhe argumente është i shëndetshëm dhe duhet pranuar se rrallë e ndeshim atë si te librat e Azgan Haklajt.

Ne e dimë mirë dhe kjo nënvizohet edhe te “Ashti i Kombit” se Azgani shpesh e ka paguar shtrenjtë këtë guxim. Se fundja jo më kot Leon Tolstoi shprehej se “Kur dhuna e padrejtësia ngrihen në sistem shtetëror, vendi i njerëzve të ndershëm është në burg”. Por kjo nuk e ka thyer për asnjë çast atë, ashtu sikurse nuk e ka trishtuar shpërfillja e lënia pa punë. Ato ndofta, me gjithë veprën e tij, i kanë dhënë përmasa epike dhe i kanë rritur besimin se ajo statuja e bronxtë e atij djalit që mbante në duar një purtekë të përkulshme që godiste enët metalike, prej nga priftërinjtë e Dodonës gjenin përgjigjet e perëndive për pyetjet që bëheshin, do konfirmojë se ka ardhur koha që edhe Kosova dhe Çamëria të bashkohen me Shqipërinë, pasi sikurse e mendon vetë Azgani, tani edhe Zoti po flet shqip.

   Por, për ta shpejtuar këtë ditë, duhet që gjithkush të ndjejë përgjegjësi atdhetare se tashmë kushdo e ka të qartë se Bernard Shou pikërisht të tillë qëllim kishte kur porosiste se “Jeta nuk është një qiri, por një pishtar që duhet mbajtur ndezur me çdo mënyrë”.

Ashtu sikurse po e mban të ndezur dhe me nder edhe biri i trim Tropojës legjendare Azgan Haklaj, ai burri që të sheh drejt e në sy dhe që më kujtoi atë thënien e japonezit Kenko Hoshit se pas një emri fshihet një pamje.

Përurimi i librit “Kthimi i pamundur, Lady” në Prishtinë

$
0
0
1
Skulptor i fjalës Adem Gashi- shprehësi ndjenjash për artikulimin e së brendshmës
Para se të fillonte përurimi i librit, në foajeun e Bibliotekës kombëtare dhe universitare të Kosovës në Prishtinë , atë mesditë, takova poetin tek përshëndetej me miqët e librit dhe sëbashku me ata/ ato hapëronte drejt amfiteatrit të njohur botërisht.Takova edhe gjeneratën e aktorëve të rinjë, të sapodiplomuar në Universitetin e Kosovës, vendasen time etj.
” Përshëndetje zonja, zotrinjë, miq, shokë, dashamirë të artit. Ju falënderoj shumë, për nderin që na e keni bërë dhe keni ardhë këtu që të promovojmë së bashku librin me poezi të shkrimtarit tonë Adem Gashi ” Këthimi i pamundur, Lady”.
” Ka ardhur dikush sonte/ ftuar, pa ftuar/ dikush sonte ka ardhë në odën e padukshme. Padukshëm, paprekëshem si vet mrekullia/ gjezdisë, trazon rrathët e ajrit/ pikërisht si ëndrrat e mija. Se shoh, se prekë, e ndjejë/ E, ku preket pa forma prej shpirtit/ që ndritë sa 100 ndjejë/ koneve, mistereve prej labirintit/ Me rëndësi është/ ka ardhur, këtu, tani/ Unë i jep ngejshëm formën përmbajtjes që dua”. ( Dardan Gashi- aktor, vargje të zgjedhura nga libri më i ri)
” Kthimi i pamundur, Lady” risjell të njëjtën “lady” të shfaqur shtatë vite më parë në ” Lady Mak(th)beth”, që, pavarësisht implikimeve nga jeta përsonale, për nga ana gjuhësore artikulohej si një homazh për shkollën françeskane. Në librin e dytë për ” lady”- n, Adem Gashi me të njëjtin pasion dhe me të njëjtën mjeshtri poetike, krijon vargje që përsosin frymën dhe formën e njeriut të dashuruar, i cili provon, siç thot poeti , ta kryej diademën e madhe, duke u shprehur herë në dialektin gegë, herë toskë, por edhe në gjuhën standarde dhe duke aktivizuar arkaizma, neologjizma dhe fjalë e shprehje nga bota rurale dhe urbane që i japin poezisë një kolorit stilistik.
Po ashtu, në rrjetin e motiveve, trajtohen dashuria, përditshmëria dhe shtatë ngjyrat e jetës, të cilat përbëjnë një tërësi simbolike më vete brenda librit. Ndërsa, luhet me forma të vargnimit tradicional, modern e postmodern, për t’i nxjerrë më mirë në shesh referencat nga kultura e përgjithshme, nga jeta, nga librat, por edhe nga rapsodët dhe reperët.
 Poezia e Adem Gashit shtrihet nga metafora më e ndërlikuar deri te parrhesia, ose ligjërimi i zhveshur. Në të dy rastet, shkalla e motivacionit është shumë e lartë. Një alternim i këtyre dy figurave ekstremisht të kundërta e japin vargjet; macja edhe po u rrëzua/ bie në këmbë/ dhe gërvisht/ ëndrrën e shpifur të miut.
 Ndërsa për të krijuar dramaticitetin brenda vargjeve, poeti preferon krijimin e dilemës si akt mendimi bipolar që ndan edhe shpirtin në dysh; jashtë ka një stuhi/ brenda bën furtunë/ brenda a jashtë jam unë/ xhami midis.
 Në gjithë këto dilema, poeti në një poezi që ironizon natyrën narcisoide të njeriut, shpreh dëshirën egoiste për vëmendje, mungesa e së cilës dihet që provokon vetvrasje te i shpërfilluri , që ndihet si një ” bosh me bisht”: do të doja/ të mos doja asgjë/ veç mua/ të më donin të gjithë.
 Ndryshe nga dëshira për ta njohur të tjerët, në poezinë Traktat për harakiri, ai nuk dëshiron as vetënjohjen që i vjen në trajtë kujtimesh: përfundimisht jam vrasës/ dhe pikë/dje masakrova një lirikë/ që më ngjallte kujtime fëmijërie.
 Adem Gashi është poet që ka provuar ngritje nga libri në libër. Mirëpo, me dy librat e fundit për “lady”- n, ai edhe pse i mbërthyer në rrjetën e ndjenjave, është kthyer në skulptor të fjalës. Prandaj, këta dy libra duhet ta gëzojnë sa letërsinë, aq edhe gjuhën shqipe”. ( Ag Apolloni- studjues dhe Profesor, fragmente nga vështrimi kritik, i titulluar ” Diadema”).
Lexuan poezi të huazuara na libri i sapobotuar dhe u duartrokiten gjatë aktorët e sapodiplomuar, të Universitetit të Kosovës: Dardan Gashi, Granit Ukaj, Agon Asllani dhe Edison Dervishaj.
“Nëse e keni parë filmin ” Rasti i rrallë- Benjamin Button ” ku flitet për një foshnjë që lindë plak dhe bëhet njeri? Një moment, ai ndodhet në një anije dhe rastisë të ndihmoi por edhe të dëgjoi pyetjen e detarit pijanec, që e vëren ndryshimin- përtrirjen e tij. Pyetjes: a unë po pijë shumë a ti po bahesh më i ri? Jo i thot Benjamini, ti po pin shumë! Pasi e lexova librin ” Këthimi i pamundur, Lady”, u binda se Adem Gashi nuk është plakë fare. Prej librit ” Lady Makbeth”, për të cilin gjithashtu kam pas shkruar, si duket unë po pij shumë”. (Ag Apolloni)
” Adem Gashi, tek një botues, ka rrespektin dhe pritjen e përhershme me Po- në e madhe.
Sepse njeriu krijon disa kode, çoftë duke ju referuar traditës, dëshmisë e cila vërtetohet në një fazë të caktuar kohe. Unë pata fatin që në vitet ’67-’68, të isha normalist, të njihesha për së afërmi me te, dhe më besoni se edhe atëher Adem Gashi ishte poet i formatit, poet që ka ditur të artikuloi vehtën,vlerën,mesazhin…Normalja e asaj kohe ka qenë vërtetë vatër e artit dhe për fat të mirë po reflekton dita ditës edhe sot duke kulmuar me librin që po përurohet sot. Ky libër dallon prej librave tjerë, vjen në një kohë kur kemi nevojë për art dhe poezi të mirfilltë, ndërsa vet prania e juaj e dëshmon këte. Një falënderim për librin që na e dhuroi Ademi i drejtohet familjes në përgjithësi ndërsa bashkshortes se tij në veçanti për krijimin e komoditetit që krijuesi të tregoi potencialin e tij”.(Abdullah Zeneli- shtëpia botuese “Buzuku”.
Në fund, poeti Adem Gashi, falënderoi të pranishmit, autorin e vështrimit kritik, shtëpinë botuese dhe aktorët e rinjë të cilët moderuan dhe recituan vargje të zgjedhura nga libri i përuruar sot.
Xhevat Muqaku- 18.12.2013 në Prishtinë

Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, aktiviteti i rëndësishëm i vitit në Diasporën Shqiptare në Amerikë, ka hyrë në kalendarin kulturor letrar të vitit

$
0
0
Nga Pierre-Pandeli Simsia
1

Për të 12-in vit radhazi, nën kujdesin e Revistës KUVENDI, me botues shkrimtarin Pjetër Jaku dhe stafi i tij, në Michigan, Sh.B.A. më 7 dhe 8 dhjetor, 2013, u mbajt aktiviteti i rëndësishëm i vitit: “Ditët e Letërsisë Shqipe”

Është bërë tashmë traditë për mbarë krijuesit letrarë që jetojnë në Sh.B.A. në muajt e fundit të vitit të dërgojnë krijimet e tyre letrare të pabotuar ndonjëherë pranë revistës KUVENDI për të qenë pjesë e konkursit që mbahet në Michigan.
Botuesit i KUVENDI-t, shkrimtari Pjetër Jaku kishte kohë që kishte njoftuar komunitetin si për ta rikujtuar atë aktivitet.
Nuk kishte ftesa personale, njoftimi ishte i hapur që çdo krijues letrar, çdokush të merrte pjesë me dëshirën e tij. Dhe nuk ka asnjë arësye pse të dërgohen ftesa personale kur aktiviteti i përvitshëm tashmë dihet, është i hapur për cilindo dhe ka marrë formën e tij të plotë.
Unë, duke qenë pjesëmarrës për të disatën herë në atë aktivitet, mbresat dhe përshtypjet e shkëlqyera që kam marrë dhe i ruaj në kujtesën time nga organizatorët, miqtë pritësa, që me angazhimin e tyre, me seriozitetin e punës së tyre që çdo gjë të shkojë sa më mirë, e prisja me dëshirë ardhjen e datës së caktuar. Sivjet kisha edhe një arësye tjetër që më nxiste dhe më dukej paksa e largët dita e aktivitetit; e kisha vendosur, të shkoja bashkë me bashkëshorten time…

E shtunë, 7 dhjetor 2013.

Avioni i kompanisë ajrore DELTA Air Line, pas një orë e dyzet minuta nisje nga Nju Jorku, mbërin në mesditë në aeroportin DTW, Detroid.
E dija, sekretari i Vatrës për shtetin e Michiganit Mondi Rakaj, pas bisedës telefonike që kishim bërë më parë, do na priste në aeroport.
Aeroporti DTW për mua tashmë është bërë vend i  njohur…
Duke zbritur shkallët për në hollin e madh drejt daljes, mes njerëzve të shumtë, seç ndjeva një si ngërç në veten time. Më ishte mësuar syri që për disa vite me radhë, bashkë me miqtë e tjerë që dalin e na presin në aeroport ne të ardhurve nga shtetet e tjera të Amerikës, ishte edhe një mik tjetër; fytyrëqeshur, gazmor, letrar, me humor…  dy vite që nuk e shoh në dalje të aeroportit; ka një vit që nuk merr pjesë në aktivitetin e madh të letërsisë që zhvillohet. M’u shfaq përpara syve ai trup, ajo fytyrë dhe më dukej se do më dilte përpara e do përqafoheshim ashtu si vitet e tjera… Zef Lleshi! Na mungon…
Në ato çaste të trishta emocionale, dëgjoj tingullin e telefonit. Ishte Mondi Rakaj.
Jam këtu në aeroport, më thotë. I them numrin e derës dalëse. 
Me Mondin kisha pak muaj që isha takuar, sivjet isha i ftuar në ceremoninë  e dasmës së tij…
Takimi me Mondin ishte edhe emocional edhe befasues. Kishte ardhur bashkë me babanë e tij, zoti Pal Rakaj. 
U përqafuam si përherë si vëllai me vëllanë…
Mondi, përveç preokupimit për ndihmën që jep si çdo vit për festën e letërsisë, kishte edhe diçka tjetër; bashkëshortja e tij ishte në ditët e fundit të sjelljes në jetë të foshnjes së tyre të parë.
Mondi është intelektual, biznesmen i suksesshëm, djalë “flori” si i thonë fjalës dhe ka nga të ngjajë, përderisa edhe i ati, zoti Pal Rakaj është i tillë.
Kemi krijuar miqësi me njëri tjetrin dhe biseda, sigurisht bëhet miqësore.
Miqtë pritësa nëpër vite kanë një “traditë”, gjatë rrugës nga aeroporti për në hotel, ndalojnë në restorante të ndryshme për të na drekuar. Kështu bënë edhe ata at e bir, Pal dhe Mondi Rakaj.
Të zotët e shtëpisë, Pjetër Jaku dhe Alfons Grishaj, si gjithmonë edhe kësaj here kishin merakun e tyre për mbëritjen tonë. Pasi u siguruan nga Mondi që kemi ardhur dhe ndodhemi në restorant, ne vazhdojmë rrugën për në hotel.
Gjatë bisedës me ta, mësova se edhe sivjet në atë aktivitet, do ishin edhe miqtë e mi, shkrimtari Naum Prifti me vajzën e tij Rafaela Kondi dhe shkrimtari tjetër Fatos Kongoli me bashkëshorten e tij, Lili, me të cilët kemi qenë bashkë në disa aktivitete.
Edhe me këta dy miqtë e mi, është e disata herë që ne takohemi dhe jemi pjesëmarrës në Michigan dhe në festa të tjera.
Sigurisht, e prita me gëzim pjesëmarrjen e tyre…

Në orët e mbasdites, Alfonsi më njofton të bëhemi gati; do vijë të na mari për të bërë ritualin e përvitshëm…
Zbresim poshtë dhe, në hollin e hotelit takohemi me shkrimtarët Naum Prifti e Fatos Kongoli, bashkëshortja e tij Lili, dhe Rafaela Kondi.
Edhe pse kishim pak kohë që ishim takuar me njëri tjetrin, përsëri, takimi në raste të tilla ka të veçantën e tij; takohemi dhe përqafohemi me mall e dashuri
Nuk vonoi shumë dhe në hyrjen e hotelit u shfaqën dy miqtë tanë me makinat e tyre: Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa.
Edhe pse kam folur dhe shkruar herë të tjera për gjithë ata njerëz të mirë bujarë e mikpritësa, prap, sa herë takohemi, aq më shumë na e shtojnë dashurinë, respektin, vlerësimin.
E ç’farë duam më tepër ne nga miqtë, shokët tanë, kur ndodhemi përballë njëri tjetrit dhe shohim krahapjet e tyre, kur përqafohemi si vëllai me vëllanë, buzëqeshtjet në fytyrat e tyre gazmore. Ajo buzëqeshje që flet më shumë se sa fjalët e urimit dhe mirseardhjes, ai shkëlqim rrezatues në fytyrat e tyre…
Me bisedë të ngrohtë, nuk e ndjemë largësinë disa minutëshe nga hoteli, kur makinat ndalojnë përpara Kafes KUVENDI.
Të tjerë miq e shokë, të  njohur e të panjohur na presin atje.
Kafe KUVENDI është një strehëz e ngrohtë, në çdo orë  të ditës është e mbushur plot me klientë. Unë, pothuajse, pjesën më të madhe të atyre njerëzve, miqve, klientëve i njoh nga vitet e tjera.
Në hyrjen kryesore të Kafes na presin të qeshur të zotët e shtëpisë, pronarët e kafes, shkrimtari Pjetër Jaku dhe bashkëshortja e tij, poetja Elinda Marku.
Më ka shoqëruar përherë ajo buzëqeshja e Pjetrit që flet shumë. Përveç fjalëve refren: Mirëse na keni ardhur, ju lumshin këmbët… dëgjoj nga ata të dy edhe fjalët: na e ke bërë shumë qejfin kjësaj here… E kishin fjalën për vajtjen time me bashkëshorten.
Salla e kafenesë ishte plot me miq dhe takohemi me radhë: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Luigj Gjokaj, Nevrus Nazarko, Nexhip Ejupi, Monela Jaku, Gjovalin Lumaj, Gjeto Ivezaj, Prek Topalli, Pal Rakaj, Luvigj Stërbyçi, Mondi Rakaj, Reshat Sahitaj, Tomë Paloka, Valentin Lumaj, Ruzhdi Gjokaj, Gazmend Kishta…
Midis miqve,  shohim një femër amerikane, e panjohur për ne, Ashley Wood. Ndërsa shtrëngojmë duart, dëgjojmë të na flasë shqip, një shqipe të pastër dhe pastaj bisedën e kthente në anglisht. U prezantua: Ashley Wood, e ardhur enkas nga North Carolina për të qenë pjesëmarrëse në aktivitet.
Mësuam se sivjet, aktiviteti në Michigan kishte filluar që në datën 5 dhjetor me pritjen e Ashley-t dhe të shkrimtarit Reshat Sahitaj, i cili kishte ardhur para një jave.
Ishte interesante dhe për t’u vlerësuar ajo femër amerikane, e “dashuruar” me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me traditën, kulturën tonë
Brenda disa muajve, Ashley kishte mësuar të komunikonte në gjuhën shqipe edhe pse gjuha jonë për të ishte e disata gjuhë që ajo i zotëron.
Ajo është duke shkruar një libër dedikuar shqiptarëve, Shqipërisë që edhe do përkthehet së shpejti.
Siç e kam përmendur edhe më parë, ambienti në Kafen KUVENDI është ambient shqiptar; jo vetëm reliket dhe pikturat e ndryshme, tre ekranet e mëdhenj televizori që transmetojnë vetëm programe shqiptare, por edhe klientela është pothuajse e gjitha shqiptare. Një Shqipëri të vogël në mes të Michiganit.
Zumë vend në tavolinat e bashkuara për të darkuar.Të zotët e shtëpisë nuk i “mbante vendi” nga gëzimi. Pjetri, Elinda, Alfonsi, Monela, dukeshin sikur mbanin peshën më të madhe të asaj darke të paharuar 
Meze të ndryshme, ushqim i bollshëm, i shijshëm, shumllojshmëria e pijeve të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike; raki rrushi të zjerë vetë, verëra të markave të ndryshme…(Sa na kishte marrë malli për atë të uruar raki rrushi të zjerë vetë… Sa shumë na shijoi mes mive të shumtë) Por, më shumë se rakia dhe ushqimi i shijshëm, ne po shijonim dashurinë, respektin, mikpritjen e madhe që tregonin ata njerëz të mrekullueshëm,  bujarë, e zemërmirë me ne të gjithë.
E ndërsa tavolinat ishin plot dhe darka duhej të fillonte, zoti Pjetër Jaku, me gotën e urimit në dorë na uroi mirseardhjen.
Elinda dhe Monela janë gjithmonë në lëvizje. Lëvizin, duke parë tavolinat nëse mungonte diçka apo jo…
Alfons Grishaj-t i ka dhënë Zoti një dhunti të veçantë… Është edhe mjeshtër në organizimin dhe drejtimin e ceremonive të tilla gazmore e miqësore.
Me dhuntinë dhe shkathtësinë që e karakterizon, ai na “detyroi” të gjithëve të bënim një përshëndetje në formën edhe të një prezantimi.
E si mund të kalohej kollaj prezantimi nga i mirënjohuri, mjeshtri Gjovalin Lumaj, që çdo fjalë që shprehte, çdo varg, çdo përshëndetje e kalonte me humor me fabulat e tij.
Po Nevrus Nazarko?! Humori i tij na befasoi dhe i dha edhe më shumë emocione gëzimi mbrëmjes. 
Pjesë të shoqëruara edhe me kujtime nga fëmijëria e tij dha edhe Luvigj Stërbyci. 
Në fjalën e tij plot humror, zoti Nevrus Nazarko kur foli edhe për krijuesit letrarë, nuk la pa përmendur edhe pikën e dobët timen, ajo që më ka shoqëruar gjatë gjithë fëmijërisë, rinisë, jetës sime; mbajtja mend e shumë këngëve shqiptare nëpër vite.
Kur më erdhi radha mua për prezantim përshëndetjen time, pasi fola edhe për këngët e shumta që i mbaj mend, duke përmendur edhe intervistat e ndryshme që kam dhënë në televizione dhe radio të ndryshme këtu dhe në Shqipëri, recitova vargjet e këngës kënduar nga Arif Vladi dhe dubluar nga Valdete Hoxha: “Në mërgim u end shqiptari/ anembanbë kudo në botë/ asnjëherë gjumi s’e zuri/ për Liri për këtë tokë/ kalojnë vitet, kalojnë shekujt, kësula e bardhë si borë mbi vetull, mallin prush të mërgimtarit, nuk e fiku asnjë shekull/ hej Shqipëri, Shqipëria jonë/ balli të ndrit në histori/ krenari na jep gjithmonë, trime moj Shqipëri/
Pasi mbarova recitimin fillova ta këndoj edhe me melodi.
Ishte një ambient tepër i këndshëm, që vetëm ne që e jetuam e kuptojmë se sa kënaqësi shpirtërore po ndjenim.
Po na dukej vetja si pjesëtarët të së njëjtës familje që ishim mbledhur e po gëzonim së bashku. Dhe në fakt ashtu ishte, përderisa edhe të zotët e shtëpisë, edhe miqtë pritësa na i kishin krijuar të gjitha mundësitë dhe ambientin.
Mes atij gëzimi, më vjen një mesazh nga miku im, nga miku i familjes Jaku, miku i KUVENDIT, shkrimtari Roland Musta. E përshëndeste aktivitetin shkrimtari Musta dhe ndjehej shpirtërisht mes nesh në ato çaste. 
Ia transmetova të pranishmëve urimin e Landit, i cili u mirëprit me duartrokitje.
Në biseda të lira me njëri tjetrin përreth tavolinave, Rafaela Kondi më fton pranë saj. “Ka ardhur koha t’ia marrim tani, ashtu si dimë ne vetë…” E kishte fjalën se kishte ardhur koha që ne të këndonim.
Filluam të këndojmë këngë të ndryshme nga krahinat e vendit edhe pse zëri nuk më dilte mirë; ndoshta nga avioni, ndoshta nga moti i freskët… Pjetër Jaku, që gjatë gjithë kohës i ndriste buzëqeshja në buzë,  na thotë se kishte edhe fizarmonicist që të na shoqëronte.
E ndërsa këndonim këngët e vendit tonë, unë “zbulova” edhe një adashin tim për këngët: Prek Topalli ishte mjeshtër, jo vetëm që këndonte bukur, por edhe dinte dhe mbante mend shumë këngë.
Jemi bërë edhe ne pjesë e atij komuniteti, e atyre njerëzve që vetëm mirësi dijnë të japin
Sa bukur! Sa dëshirojmë të kemi përherë ambiente të tilla të gëzueshme në komunitetin tonë…
Edhe pse kishte kaluar mesnata dhe neve nuk na vinte të çoheshim nga vendi, menduam se ishte koha për të ikur, të pushonim disa orë në hotel, sepse edhe e diela ishte e programuar me veprimtaritë e tjera…

E diel, 8 dhjetor, 2013

… Përsëri zilja e telefonit. Përsëri Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa na njoftonin të bëhemi gati se po vinin të na merrnin me makina.
Duke shëtitur udhëve të Michiganit, makinat ndalojnë në një restorant, pronari i të cilit ishte shqiptar.
Miqtë si çdo vit, kishin menduar ngrënien e mëngjesit në atë restorant.
Ndërsa po shijonim mëngjesin miq të tjerë nga Kafe KUVENDI na njoftojnë se po na presin, madje dhe po vonoheshim…
Zot! Çfarë njerëz të mrekullueshëm! Sa të mirë… Edhe pse kam shkruar viteve të tjera, prap pena nuk rresht së shkruari për mikpritjen, bujarinë, zemërgjërësinë që kanë ata bashkatdhetarë, ai komunitet kaq i shkëlqyer, që duhet ndihmuar dhe përkrahur nga të gjithë ne…
Kafja KUVENDI përsëri mëngjesin e asaj të diele, pas restorantit ishte stacioni i radhës. Ndërsa Pjetri, Elinda, Monela na servisnin kafenë të shoqëruar edhe me pjet alkoolike, klientë të ndryshëm na përshëndesin, vijnë e na takojnë.
Të shkruash është pak ndaj emocioneve dhe kënaqësisë që ndjejmë në ambiente të tilla.
Vjen e ulet pranë, miku ynë, aktori i talentuar Ndue Gjekaj, i cili së  bashku me Rafaela Kondin ishin përzgjedhur për të drejtuar mbrëmjen e madhe të letërsisë. Një përzgjedhje e shkëlqyer e dyshes Kondi-Gjekaj, ashtu siç ishte e shkëlqyer edhe përzgjedhja e jurisë: Gjovalin Lumaj, Arben Dervishi, Ruzhdi Gjokaj.
Zoti Gjeto Ivezaj, sigurisht si vitet e tjera nuk mund të mungonte edhe në atë takim.
Ulemi në kolltuqet e Kafe Kuvendit dhe biseda e ngrohtë dhe miqësore shoqërohet me kafenë dhe pijet e ndryshme që na servirin të zotët e shtëpisë bashkë me programet televizive shqiptare.
Mes asaj bisede të këndshme, hapet dera dhe hyn bjondina, Ashley Wood. E thjeshtë, popullore, si të ketë jetuar dhe i është përshtatur traditës shqiptare. Mirmëngjes, na përshëndet në gjuhën shqipe, na takon dhe na përqafon me mall.
Ashley na lexon pjesë nga libri i saj që e ka në botim në gjuhën angleze dhe Rafaela Kondi na e përkthen. Madje, Ashley na e tregoi edhe historinë e saj se si ishte njohur me shqiptarët, ndihmën e madhe që ata i kishin dhënë dhe i ishin gjendur në çaste të vështira të jetës së saj…
Për të disatën herë shprehte vlerësimin për shqiptarët, për Kishën Katolike “Shën Pali”, për Dom Ndue Gjergjin, për Dom Fran Kolën, për Pjetër Jakun, Alfons, Grishaj, Elinda Marku…
Përsëri meraku i miqve organizatorë, të zotët e shtëpisë. Kishte kaluar mesdita dhe po mendonin të drekonim.
Po a mund të lihej ai ambient kaq i ngrohtë miqësor?! Shprehëm të gjithë dëshirën se, shtëpia jonë tani është këtu, tek kjo sofër e KUVENDI-t
Prap ushqim i bollshëmdhe i shijshëm, pije të ndryshme…
Nuk po na bëhej të çoheshim, por edhe duhej të pushonim pak orë, për të qenë gati në mbrëmje për festën e madhe të Letërsisë, për të cilën edhe kishim shkuar.


Pas një pushimi pakorësh në hotel, përsëri i njëjti ritual; zilja e telefonit na njofton të bëhemi gati: Po vijmë t’ju marim me makina…

Salla e madhe “Gjergj Kastrioti” në Kishën e Shën Palit, ishte menduar të zhvillohej aktiviteti i rëndësishëm.
Bashkatdhetarë të shumtë kishin ardhur në atë sallë për të qenë pjesëmarrës, për të festuar të gjithë së bashku.
Unë, jam pjesëmarrës për të disatën herë në Michigan, ndjej emocione të forta dhe nostalgji kur bashkëkombas të ndryshëm vijnë e më takojnë, përqafohemi, shmallemi… Takohem me përjthyesen Aida Dismondy, me zonjën Mirela Grishaj, me aktorin Arben dervishi, me drejtorin e Albanian TV of America, zoti Gani Vila…
Në skenë shohim dy këngëtarët e mirënjohur Hana dhe Nikollë Prelaj, të cilët do shoqëronin mbrëmjen me zërat e tyre melodiozë dhe këngët aq të dashura që ata mjeshtërisht i interpretojnë.
Programin e hapin Rafaela Kondi dhe Ndue Gjekaj.
Ashtu siç e kisha parashikuar, një prezantim brilant, gërshetim i bukur i dy zërave melodiozë, timbrik, me skenar nga poeti, mjeshtri i humorit dhe fabulave, Gjovalin Lumaj.
Fjalën hyrëse përshëndetëse e mbajti Zoti Nevrus Nazarko
Pastaj përshëndetën me radhë: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Reshit Sahitaj, i cili edhe recitoi poezi nga Pjetër Jaku, shkrimtari Naum Prifti, shkrimtari Fatos Kongoli, Pierre-Pandeli Simsia,
Aktori i mirënjohur, i talentuari Arben Dervishi, pasi përshëndeti, mjeshtërisht recitoi vargje nga krijimtaria e poetit Mensur Spahiut.
Mjeshtërisht interpretuan gjithashtu edhe Simon Sinishtaj, Luigj Gjokaj, Ruzhdi Gjokaj.
Interpretim mjeshtëror iu bë edhe “S’është vonë”, poemë nga Gani Vila.
Arben Dervishi, përveçse një aktor profesionist, e prezantoi veten e tij edhe një këngëtar i talentuar… Nuk kishte se si të mos emocionoheshim kur i shoqëruar nga kitaristi korçar Spahiu, Arbeni këndoi putpuri të ndryshme korçare.
Prezantuesi Ndue Gjekaj, me aftësitë e tij profesionale në drejtimin e mbrëmjeve të tilla, e kaloi mikrofonin tavolinë më tavolinë, duke i dhënë mundësinë të pranishmëve të përshëndesnin aktivitetin. 
Prezantuesi na dha edhe lajmin e gëzuar se, libri i poetes Elinda Marku “Bija e Erës” është përkthyer në gjuhën rumune.
Mes atij gëzimi, mes atyre emocioneve dhe kënaqësisë që po kalonim, nëpërmjet një telefonate, vjen lajmi i gëzuar, i shumëpritur: Mondi Rakaj, Sekretar i Vatrës për Michiganin, një ndër bashkpunëtorët e Kuvendit, na njoftoi se sapo kishte ardhur në jetë fëmija i tij i parë, djali Emiljano.
Ky ishte edhe gëzimi befasues (surprizë) i asaj mbrëmjeje.
Të papriturat e asaj mbrëmjeje ishin të shumnta; përmend këtu edhe vogëlushen e talentuar Mara Jaku, e cila sapo ka hyrë në udhën e bukur e të vështirë të letërsisë, poezisë, si prindërit e saj: Pjetër Jaku dhe Elinda Marku.
Çast i bukur emocional, ishte edhe vlerësimi i jurisë për ndarjen e çmimeve letrare.
Duke patur si rregull kryesor që çdo krijim letrar i pabotuar ndonjëherë më parë dhe i paraqitur për konkurim brenda një date të caktuar, juria, krejtësisht e pavaruar nga organizatorët, edhe pse ndodhet në pozita të vështira për zgjedhjen e krijimtarive letrare për t’u vlerësuar, me shumë profesionalizëm dhe paanshmërina njoftoi:

POEZI
Çmimi i parë: Mensur Spahiu
Çmimi “Gjergj Fishta:Ana Toma Agraja
Çmimi “Migjeni” Gjeto Turmalaj
 
 PROZE
Çmimi i parë: Agim Dishnica
Çmimi “PETRO MARKO” Vlash Fili
 
HUMOR
Çmimi i parë: Naum Prifti- Pse qeshim dhe si qeshim.
 
PUBLICISTIKE
Çmimi i parë: Hatixhe Latifi Popovci- Polarizimi, fenomen shqetesues.
 
 Çmime të veçanta:
 
Për krijimtari që solli realitetin: Gani Vila,  Poema ”S’është vonë”
 
Çmimi i dhuntisë:Vogelushja 8 vjeçare, Mara Jaku.
 
Për krijimtari me frymën e traditës: Lulash Palushaj.                      
   
Çmime të akorduara nga Revista Kuvendi:

 Mirënjohje dhe respekt për merita të veçanta në përkrahjen e vazhdueshme të veprimtarive të revistës:           
 
 Fatos Kongoli, shkrimtar:”Për pjesëmarrje në Ditet e Letërsisë Shqipe, organizuar nga revista Kuvendi, vlerësim dhe përkrahje të vazhdueshme”

Dom Fran Kola, Famulltar i Kishës “Shën Pali” Detroid: Përkrahës dhe dashamirës i vazhdueshëm i veprimtarive letraro-artistike.

Ekrem Bardha, Konsull Nderi, biznesmen: Përkrahës i vazhdueshëm dhe kontribues në realizimin e veprimtarive të revistës Kuvendi.
 
Kujtim Qafa: Për ndihmën, aktivizimin dhe kontributin e pakursyer në aktivitetin e revistës Kuvendi.

Rafaela Kondi: Për interpretimin më të realizuar, paraqitur në Konkursin e revistës Kuvendi.

Aktiviteti u përcoll nga: “Albanian TV of America” me drejtor, zotin Gani Vila.

Kështu përfundoi edhe këtë vit aktiviteti i rëndësishëm kulturor-letrar i vitit “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” organizuar nga Revista “KUVENDI” për të 12-tin vit radhazi me botues, shkrimtari Pjetër Jaku.
Ky aktivitet i një rëndësie të veçantë në mbarë Diasporën Shqiptare në Sh.B.A. është shembull për të gjithë ne dhe duhet përkrahur nga të gjithë krijuesit letrarë, biznesmenët.
Faleminderit dhe mirënjohje organizatorëve, gjithë stafit të revistës KUVENDI
Mirutakofshim vitin tjetër dhe në aktivitete të tjera kulturore, letrare, artistike.

NJË FESTË E RRALLË NË SHËNAVLASH

$
0
0

1

Para dy ditësh, në shkollën e bashkuar “Besnik Hidri” në Shënavlash të Durrësit, u përurua libri i Bajram Gashit: “Një shekull në udhën e dijes”, (Histori e shkollës Shënavlash). Nxënësit, prindërit dhe mësuesit krijuan një mjedis të bukur festiv. Në këtë veprimtari kaq të veçantë për fshatin dhe për shkollën, bashkë me ish mësuesit e hershëm, tashmë në pension dhe ish nxënësit, një pjesë e tyre të moshuar dhe zbardhur nga thinjat, të pranishëm ishin edhe familjarë e trashëgimtarë të mësuesve dhe nxënësve, të cilët kanë punuar dhe mësuar në këtë shkollë shumë vite më parë. Përurimi i librit, u bë shkas për t’u shndëruar në takim brezash, një ngjarje e panjohur dhe e paprovuar më parë në jetën e shkollës dhe të fshatit. Këtë festë e nderuan me pjesëmarrjen, përfaqësuesi i DAR z Anesti Shuka, ish drejtori i DAR z. Vaso Papaj, ish drejtori i QKF z. Naim Kërçuku, etj. Kësaj “Dasme”, lezetin ia shtoi ardhja e miqëve nga Kosova: Agim Haxhiu drejtor i arsimit në komunën e Istogut, Sadik Bicaj drejtor i shkollës “Hysni Zajmi” Vrellë, Zeqir Mehmetaj drejtori i “Radio-Fontana”, në Istog dhe Nuredin Imeraj, zyrtar i shkollës “Ndre Mjeda” Rakosh.

Ishte drejtoria dhe kolektivi i shkollës, që organizuan këtë veprimatri kaq të madhe, në nderim të autorit të librit, z. Bajram Gashi, i cili para pak vitesh ka qënë vetë drejtori i kësaj shkolle. Pas një vizite në muzeun e porsa mbaruar të shkollës, në mungesë të një salle të madhe, të gjithë këta “dasmorë” u mblodhën në një lokal aty pranë.

Të parit që i takoi të përshëndesë pjesëmarrësit ishte Ismet Laçi, drejtori aktual i shkollës, i cili është edhe personazh i këtij libri modest. Me fjalë të ngrohta dhe të sinqerta, ai vlerësoi punën e madhe plot mundim të autorit, për krijimin e këtij libri që përjetëson punën dhe përpjekjet e brezave të mësuesve, të cilët gjatë një shekulli, si misionarë të dijes, shërbyen në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit dhe të shkollës shqipe. Nuk u ndal në përmbajtje, por tek vlerat shpirtërore, arsimore dhe njerëzore. Drejtori e shikon librin si pasuri për shkollën, e më së shumti si një dokument, ku cilido mësues mund të mbështet në realizimin e punës dhe veprimtarive edukative me nxënësit. Ai theksoi: “Çdo arritje në ecurinë dhe cilësinë e shkllës e ka një fillim, madje ka edhe një themel mbi të cilin mbështetet, këtë mesazh e përcjellin kapitujt e këtij libri, ndaj kjo duhet të ngulitet e të zerë vend në mendjet dhe ndërgjegjen e mësuesit, për t’u përcjellë më pas te çdo nxënës, prind e banor i fshatit”.

Më pas Bajram Gashi, autori i librit, me shumë modesti falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e ëndrrës së tij, për të nxjerrë në dritë punën e kolegëve mësues dhe drejtues të kësaj shkolle. Nuk zuri në gojë mundimet dhe sakrificat të disa viteve punë, për ta përmbushur fjalën e dhënë dhe amanetin e pathënë. Cilido nga të pranishmit kur dëgjon autorin, që rrëfen kaq qetë e natyrshëm, vetiu shtyhet të gjykojë e vlerësojë atë që ai përpiqet ta lerë në heshtje. Dashamirët shkojnë edhe më tej, se mundimet veniten pas një qëllimi të përmbushur. Vetëm fitorja shkëlqen pikërisht në ditën më të lumtur të një intelektuali idealist. Në fund të fundit, ku dallohen guximtarët dhe qëndrestarët, veçse në punën e nisur dhe veprën e bitisur.

Vaso Papaj, duke vlerësuar autorin, për të cilin ka bërë edhe një shkrim, theksoi se libri i tij është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjitha shkollat e qarkut të Durrësit, pasi me keqardhje mund të thuhet se janë të rralla ato që kanë një historik, aq sa mund të numërohen dy a tre të tilla.

Në fjalën e tij z. Agim Haxhiu u ndal: Eshtë nder për mua dhe shokët e mi që kemi ardhur posaçërisht nga Kosova, për të  marrë pjesë në përurimin e këtij libri historik, që përbën një pasuri për shkollën dhe arsimin, pasi përjetëson veprën e mësuesve atdhetarë, të cilët gjatë një shekulli nuk reshëtn së dhëni dije dhe atdhedashuri. Ata janë heronj në veprën dhe modestinë e tyre, ndaj meritojnë përmendore. Edhe ky libër, në një farë mënyre është përmendore për ta, pasi kështu ata do të kujtohen në breza. Vështirë e kini pasur ju, por akoma më shumë ne në Kosovën e pushtuar gjatë një shekulli. Mundim dhe sakrifica të patreguara, shpesh herë edhe me jetë e gjak, për ta mbajtur gjallë mësimin shqip. Edhe mësuesit tanë në Kosovë janë heronj të pazë, që meritojnë nderim të veçantë. Ata e kuptuan dhe ua rrefyen rinisë thënien e artë të rilindasve tanë, se liria vjen përmes rrugës së diturisë. Kështu Kosova sot është e lirë. Në libër ka një reportaxh të bukur të lidhjes së shkollës “Hysni Zajmi” në Vrellë në komunën e Istogut, me shkollën “Besnik Hidri” këtu në Shënavlash. Uroj që lidhja të vazhdojë, pasi kështu njhemi më mirë dhe shkëmbejmë përvojë. Miqësohemi ne dhe nxënësit tanë. Libri i Bajram Gashit është model edhe për studjuesit tanë në Kosovë. Historia nuk duhet të na humbasë.

Sadik Bicaj, drejtues i shkollë “HYsni Zajmi” dhe publicist, theksoi: “Libri monografik “Një shekull në udhën e dijes”, është një dhuratë e madhe për të gjithë ata që punuan dhe që dolën nga kjo vatër e diturisë…. Prandaj përgëzoj autorin për punën e palodhëshme dhe të guximëshme që ka bërë, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugën shekullore të arsimimit, që nuk ishte e lehtë. Urime!”.

Në fund u lexuan përshëndetjet e Vaso Papajt dhe profesor Murat Gecaj, të publikuara në internet, njëkohësisht dhe letra e shkrimtarit Viron Kona dërguar Bajram Gashit autorit të librit, ku mes të tjerave thuhet:

Të dashur pjesëmarrës, mësues, nxënës, të ftuar në përurimin e librit

”Një shekull në udhën e dijes”.

I  dashur miku im Bajram Gashi!

Në pamundësi për të ardhur në festën tuaj të bukur përuruese, dëshiroj t`ju shpreh respektin dhe urimet e mia më të përzemërta e miqësore!

            “Një shekull në udhën e dijes”, të cilin e kam lexuar që në dorëshkrim, është shkruar me pasion, kulturë dhe dashuri, prandaj edhe na emocionon së tepërmi dhe dëshirojmë ta mbajmë gjithnjë pranë, për brendinë dhe vlerat që rrezaton nga njëra faqe në tjetrën. Mrekullohemi, kur  shohim sesi është hedhur dritë dhe janë portretizuar e ndriçuar figurat e mësuesve, të cilët autori, i vendos me penën e tij në piedestalin e lartë të nderit. Një libër, është i autorit kur ai e shkruan, por kur ai botohet, bëhet pronë e të gjithë lexuesve.

Faleminderi, Bajram Gashi!

Me respekt për të gjithë pjesëmarrësit në atë përurim!

                                                       Viron Kona

Në përfundim, mendimi i të gjithë pjesëmarrësve është: I lumtë Bajram Gashit, sepse bëri diçka. Ky nuk është fundi, por vetëm fillimi dhe duhet përgëzuar. Shpresojmë dhe besojmë që të shërbejë si shembull për këdo, që synon dhe ka guxim për t’i hyrë punës së mundimshme të plotësimit e pasurimit të histrikut shkollës.

Urime Bajram Gashit, me shpresë për libra të tjerë!

Kadri Tarelli

Durrës


SHFLETOJMË HISTORINË TONË KOMBËTARE

$
0
0

Nga: Ramiz Dermaku

JANARI   MUAJ   DHEMBJEJE,  NË  JANAR   IKËN (  E  U VRANË )
Në historinë e çdo populli ka data që i bëjnë njerëzit të ndalen e ti hedhin një sy të kaluarës, për të parë nga erdhën, ku janë e ku po shkojnë, ç’rrugë kanë bërë, e ç’rrugë kemi ne për të bërë. Data të tilla populli shqipëtar ka shumë, por muaji Janar është diçka i veçantë, janari është muaji i dhimbjeve , muaj i lindjeve, dhe krenarisë , muaj i vendimeve historike për popullin tonë . Në shenjë përkujtimi të vdekjeve të natyrshme  dhe atyre që i kryen armiqet e kombit tone, ne do te bëjme orvatje ti shkruajm ca rreshta në shenjë nderimi e perkujtimi për sakrificën qe bënë ata pra      e flijuan edhe jetën.   Po në këtë muaj Janar të vitit 1460 ,pushoi së rrahuri zemra e të madhit Skënderbe. Po ne muajin Janar të vitit 982 në UNTENGRUPEN BACH të Gjermanisë u vranë tre veprimtarët, Jusuf e Bardhoah G Ë R V A LL A dhe Kadri Z E K A.                                  
                                                            DËSHMORËT  E  KOMBIT   SHQIPËTARË
GJergj Kastrioti (Skënderbeu) lindi ne vitin 1405. Gjergji ishte fëmija i parafundit në familjen e Gjonit dhe nënës Vojsavës. Kur lindi Gjergji babai i tij Gjon Kastrioti  ishte sundimtar i një shteti që shtrihej nga rrethinat e Prizrenit dhe të Tetovës nga lindja shkonte deri në Detin Adriatik, në perëndim. Si qendër e këtij trolli apo thënë shkurtë  i  këtij shteti flitet se ishjte Prizreni. Edhe  këtu duhet të ketë lindur i madhi, trimi, luftëtari dhe  strategu i shumë luftave Gjergj Kastrioti Skëndebeu. Sipas shumë shënimeve mësojmë se në vitin 1409 gjoni u detyrua t’ua dorëzonte  osmanëve djalin e tij Stanishën , por më vonë edhe Gjergjin. Në Edrene kryeqytet i Perandorisë Osmane ,gjatë një periudhe Gjergji edukohej në shkollën  e quajtur içogllanëve , ku rregullisht aty futeshin djemtë e zotërve të nënshtruar. Gjergj Kastrioti deri sa ishte në atë shkollë ishte njëri ndër nxënësat më tue mirë në shkollë, ptra thënë shkurtë ishte një kokë e aftë intelektuale ,deri sa Gjergji ndodhej në atë shkollë, ata do ta pagëzojnë me një emër tjetër.., pra Skënder. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte një athetarë, një trim, një strateg i artit luftarak, Në luftërat e zhvilluara në Ballkan e  Azi tue Vogël . Gjergj Kastrioti  SKËNDERBEU. Skënderbeu çdo herë pa marrë parasysh s e ku shkoi ai lidhjet me familjen t´´e tij nuk i ndërpreu kurrë . Shumë vite Skënderbeu, jetoi në vendin e vet, kur u rritë  dhe u brymos dhe u formua  hyri dhe u b rymosë dhe u formua në mjedisin e luftës së  shqiptarëve , kundër pushtuesit  të huaj osman  dhe tue disfatave të  para   që osmanët pësuan në Shqipëri gjatë luftërave tue viteve të 30. Gjergj Kastrioti , Skënderbeu  bëri një kthesë rrënjësore me 28 nëntorë tue vitit 1443 ,kur arriti në Shqipëri për ta ngritur lartë Flamurin  e luftës kundër pushtuesëve osmanë, ishte fat i mirë se Gjergj Kastrioti-SKËNDERBEU, kishte një përvojë të madhe në luftëra. Në 25 vitet që do tue pasojnë ai me guximin, trimërin dhe atdhetarizmin e tij ai u bë mburojëe Shqipërisë e Evropës. Por tue gjitha këtyre sukseseve edhe ky gjeni i kombit do t’i mbylli sytë me 17 Janar tue vitit 1468 në Lezhë.Çka do që të shkruajmë për këtë luftëtarë, trim e guximtarë , për këtë burrë mbi burrat i cili çdo herë detyrë mbi detyrat kishte vënë çeshtjen kombëtare dhe zgjidhjen  e saj me metoda demokratike por nese e kerkon nevoja edhe me lufte. „Presidenti Rugova arriti që të formësoj natyren e vet politike, gjë që me kohë dëshmohej se fjala e tij prej individi kishte arritur të ket peshë të madhe në gjiun e popullit shqiptar në Kosovë, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi më vonë edhe te populli Shqiptar në tërë globin.Këta ishin luftëtarë te mëdhenjë për çlirimin e Kosovës. Ata ishin dhe janë edhe sot ,ideali ynë, duke mos qenë, ne akoma shembëlltyra e tyre. Ata ishin dhe gjithëmon do të jenë kënga e jonë. Nëse i bëjmë pyetje vehtit se kush i vrau.., kush janë vrasësit, ? ! Themi ata që sot shetisin të lirë rrugëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe në ato të Serbisë. Vrasësit  e martirëve të lirisë sot ndodhen në Kosovë.., zvicërr, diasporë. Apo ndoshta edhe në Serbi. Ata ishin  të pafytyrë, dhe të pa besë. E kaluara jonë është historike.., e ardhmja është e mirë.., por me siguri  se  e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.
                                                      IBRAHIM   RUGOVA  – GJENIU   I  KOMBIT
                                                                                   ( 1944 – 2006 )
Ibrahim RUGOVA rrjedhë prej një familje te mesme shqipëtare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Lindi më 2 dhjetor tue vitit 1944, në fshatn Cerrcë në afërsi të Burimit- Istogut. Disa ditë pasë lindjes së tij komunistët serbët ia pushkatojnë babain dhe gjyshin . Dr. Ibrahim Rugova, u regjistrua  dhe diplomoi në degën e Albanologjisë pra në Univerzitetin e Prishtinës, ndersa më vonë  një  vit  akademik do tue shkoj  në Paris. Doktoratën e Letërsisë e mori në Univerzitetin e Prishtinës , me 1984. Falë punës së tij shkencore, me 1996 u zgjodhë  Anëtarë e korespodent i Akademisë së Shkencave të  Kosovës. Mbi 20 vite punoi pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ishte kryetar i Shoqatës  së Shkrimtarëve të Kosovës , e cila më vonë do të bëhet bërthamë e lëvizjes shqipëtare që po e kundështonte okupimin serbo sllavo  çetnikë në Kosovë. Pr në vitin 1989, zgjidhet kryetarë i LDK-së. Pasi mbaroi lufta me 4 mars 2002 u zgjodhë kryetar i Kosovës.  Në vitin 2005 përsëri do të rizgjidhet përsëri. Ndersa pas një sëmundje vdes me 21 janar tue vitit 2006. Dr, Ibrahim Rugova ishte gjeniu i kombit , ai shkroi edhe isa vepra“Prekje Lirike“,“Kah teoria“,“Strategjia e kuptimit“,“Vepra e Bogdanit“,“Refuzimi estetik“, etj . Për herë do të mbetët njëri ndër kokat  e penat më të afta, pra lirishtë mund ta quajmë edhe GJENIU i kombit. „Presidenti Rugova arriti që të formësoj natyren e vet politike, gjë që me kohë dëshmohej se fjala e tij prej individi kishte arritur të ket peshë të madhe në gjiun e popullit shqiptar në Kosovë, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi më vonë edhe te populli Shqiptar në tërë globin.Këta ishin luftëtarë tue mëdhenjë për çlirimin e Kosovës. Ata isshin dhe janë edhe sot ideali ynë, duke mos qenë, ne akoma shembëlltyra e tyre.Ata ishin dhe gjithëmon do të jenë kënga e jonë. Nëse i bëjmë pyetje vehtit se kush i vrau.., kush janë vrasësit, ? ! Themi ata që sot shetisin të lirë rrugëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe në ato te Serbisë. Vrasësit  e martirëve të lirisë sot ndodhen në Kosovë.., zvicërr e diasporë. Këta të pafytyrë, dhe të pa besë. E kaluara jonë është historike.., e ardhmja është e mirë.., por me siguri  se  eardhmja do te jetë edhe më e mirë.

Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, aktiviteti i rëndësishëm i vitit në Diasporën Shqiptare në Amerikë, ka hyrë në kalendarin kulturor letrar të vitit

$
0
0
Nga Pierre-Pandeli Simsia

1
Për të 12-in vit radhazi, nën kujdesin e Revistës KUVENDI, me botues shkrimtarin Pjetër Jaku dhe stafi i tij, në Michigan, Sh.B.A. më 7 dhe 8 dhjetor, 2013, u mbajt aktiviteti i rëndësishëm i vitit: “Ditët e Letërsisë Shqipe”

Është bërë tashmë traditë për mbarë krijuesit letrarë që jetojnë në Sh.B.A. në muajt e fundit të vitit të dërgojnë krijimet e tyre letrare të pabotuar ndonjëherë pranë revistës KUVENDI për të qenë pjesë e konkursit që mbahet në Michigan.
Botuesit i KUVENDI-t, shkrimtari Pjetër Jaku kishte kohë që kishte njoftuar komunitetin si për ta rikujtuar atë aktivitet.
Nuk kishte ftesa personale, njoftimi ishte i hapur që çdo krijues letrar, çdokush të merrte pjesë me dëshirën e tij. Dhe nuk ka asnjë arësye pse të dërgohen ftesa personale kur aktiviteti i përvitshëm tashmë dihet, është i hapur për cilindo dhe ka marrë formën e tij të plotë.
Unë, duke qenë pjesëmarrës për të disatën herë në atë aktivitet, mbresat dhe përshtypjet e shkëlqyera që kam marrë dhe i ruaj në kujtesën time nga organizatorët, miqtë pritësa, që me angazhimin e tyre, me seriozitetin e punës së tyre që çdo gjë të shkojë sa më mirë, e prisja me dëshirë ardhjen e datës së caktuar. Sivjet kisha edhe një arësye tjetër që më nxiste dhe më dukej paksa e largët dita e aktivitetit; e kisha vendosur, të shkoja bashkë me bashkëshorten time…

E shtunë, 7 dhjetor 2013.

Avioni i kompanisë ajrore DELTA Air Line, pas një orë e dyzet minuta nisje nga Nju Jorku, mbërin në mesditë në aeroportin DTW, Detroid.
E dija, sekretari i Vatrës për shtetin e Michiganit Mondi Rakaj, pas bisedës telefonike që kishim bërë më parë, do na priste në aeroport.
Aeroporti DTW për mua tashmë është bërë vend i  njohur…
Duke zbritur shkallët për në hollin e madh drejt daljes, mes njerëzve të shumtë, seç ndjeva një si ngërç në veten time. Më ishte mësuar syri që për disa vite me radhë, bashkë me miqtë e tjerë që dalin e na presin në aeroport ne të ardhurve nga shtetet e tjera të Amerikës, ishte edhe një mik tjetër; fytyrëqeshur, gazmor, letrar, me humor…  dy vite që nuk e shoh në dalje të aeroportit; ka një vit që nuk merr pjesë në aktivitetin e madh të letërsisë që zhvillohet. M’u shfaq përpara syve ai trup, ajo fytyrë dhe më dukej se do më dilte përpara e do përqafoheshim ashtu si vitet e tjera… Zef Lleshi! Na mungon…
Në ato çaste të trishta emocionale, dëgjoj tingullin e telefonit. Ishte Mondi Rakaj.
Jam këtu në aeroport, më thotë. I them numrin e derës dalëse. 
Me Mondin kisha pak muaj që isha takuar, sivjet isha i ftuar në ceremoninë  e dasmës së tij…
Takimi me Mondin ishte edhe emocional edhe befasues. Kishte ardhur bashkë me babanë e tij, zoti Pal Rakaj. 
U përqafuam si përherë si vëllai me vëllanë…
Mondi, përveç preokupimit për ndihmën që jep si çdo vit për festën e letërsisë, kishte edhe diçka tjetër; bashkëshortja e tij ishte në ditët e fundit të sjelljes në jetë të foshnjes së tyre të parë.
Mondi është intelektual, biznesmen i suksesshëm, djalë “flori” si i thonë fjalës dhe ka nga të ngjajë, përderisa edhe i ati, zoti Pal Rakaj është i tillë.
Kemi krijuar miqësi me njëri tjetrin dhe biseda, sigurisht bëhet miqësore.
Miqtë pritësa nëpër vite kanë një “traditë”, gjatë rrugës nga aeroporti për në hotel, ndalojnë në restorante të ndryshme për të na drekuar. Kështu bënë edhe ata at e bir, Pal dhe Mondi Rakaj.
Të zotët e shtëpisë, Pjetër Jaku dhe Alfons Grishaj, si gjithmonë edhe kësaj here kishin merakun e tyre për mbëritjen tonë. Pasi u siguruan nga Mondi që kemi ardhur dhe ndodhemi në restorant, ne vazhdojmë rrugën për në hotel.
Gjatë bisedës me ta, mësova se edhe sivjet në atë aktivitet, do ishin edhe miqtë e mi, shkrimtari Naum Prifti me vajzën e tij Rafaela Kondi dhe shkrimtari tjetër Fatos Kongoli me bashkëshorten e tij, Lili, me të cilët kemi qenë bashkë në disa aktivitete.
Edhe me këta dy miqtë e mi, është e disata herë që ne takohemi dhe jemi pjesëmarrës në Michigan dhe në festa të tjera.
Sigurisht, e prita me gëzim pjesëmarrjen e tyre…

Në orët e mbasdites, Alfonsi më njofton të bëhemi gati; do vijë të na mari për të bërë ritualin e përvitshëm…
Zbresim poshtë dhe, në hollin e hotelit takohemi me shkrimtarët Naum Prifti e Fatos Kongoli, bashkëshortja e tij Lili, dhe Rafaela Kondi.
Edhe pse kishim pak kohë që ishim takuar me njëri tjetrin, përsëri, takimi në raste të tilla ka të veçantën e tij; takohemi dhe përqafohemi me mall e dashuri
Nuk vonoi shumë dhe në hyrjen e hotelit u shfaqën dy miqtë tanë me makinat e tyre: Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa.
Edhe pse kam folur dhe shkruar herë të tjera për gjithë ata njerëz të mirë bujarë e mikpritësa, prap, sa herë takohemi, aq më shumë na e shtojnë dashurinë, respektin, vlerësimin.
E ç’farë duam më tepër ne nga miqtë, shokët tanë, kur ndodhemi përballë njëri tjetrit dhe shohim krahapjet e tyre, kur përqafohemi si vëllai me vëllanë, buzëqeshtjet në fytyrat e tyre gazmore. Ajo buzëqeshje që flet më shumë se sa fjalët e urimit dhe mirseardhjes, ai shkëlqim rrezatues në fytyrat e tyre…
Me bisedë të ngrohtë, nuk e ndjemë largësinë disa minutëshe nga hoteli, kur makinat ndalojnë përpara Kafes KUVENDI.
Të tjerë miq e shokë, të  njohur e të panjohur na presin atje.
Kafe KUVENDI është një strehëz e ngrohtë, në çdo orë  të ditës është e mbushur plot me klientë. Unë, pothuajse, pjesën më të madhe të atyre njerëzve, miqve, klientëve i njoh nga vitet e tjera.
Në hyrjen kryesore të Kafes na presin të qeshur të zotët e shtëpisë, pronarët e kafes, shkrimtari Pjetër Jaku dhe bashkëshortja e tij, poetja Elinda Marku.
Më ka shoqëruar përherë ajo buzëqeshja e Pjetrit që flet shumë. Përveç fjalëve refren: Mirëse na keni ardhur, ju lumshin këmbët… dëgjoj nga ata të dy edhe fjalët: na e ke bërë shumë qejfin kjësaj here… E kishin fjalën për vajtjen time me bashkëshorten.
Salla e kafenesë ishte plot me miq dhe takohemi me radhë: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Luigj Gjokaj, Nevrus Nazarko, Nexhip Ejupi, Monela Jaku, Gjovalin Lumaj, Gjeto Ivezaj, Prek Topalli, Pal Rakaj, Luvigj Stërbyçi, Mondi Rakaj, Reshat Sahitaj, Tomë Paloka, Valentin Lumaj, Ruzhdi Gjokaj, Gazmend Kishta…
Midis miqve,  shohim një femër amerikane, e panjohur për ne, Ashley Wood. Ndërsa shtrëngojmë duart, dëgjojmë të na flasë shqip, një shqipe të pastër dhe pastaj bisedën e kthente në anglisht. U prezantua: Ashley Wood, e ardhur enkas nga North Carolina për të qenë pjesëmarrëse në aktivitet.
Mësuam se sivjet, aktiviteti në Michigan kishte filluar që në datën 5 dhjetor me pritjen e Ashley-t dhe të shkrimtarit Reshat Sahitaj, i cili kishte ardhur para një jave.
Ishte interesante dhe për t’u vlerësuar ajo femër amerikane, e “dashuruar” me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me traditën, kulturën tonë
Brenda disa muajve, Ashley kishte mësuar të komunikonte në gjuhën shqipe edhe pse gjuha jonë për të ishte e disata gjuhë që ajo i zotëron.
Ajo është duke shkruar një libër dedikuar shqiptarëve, Shqipërisë që edhe do përkthehet së shpejti.
Siç e kam përmendur edhe më parë, ambienti në Kafen KUVENDI është ambient shqiptar; jo vetëm reliket dhe pikturat e ndryshme, tre ekranet e mëdhenj televizori që transmetojnë vetëm programe shqiptare, por edhe klientela është pothuajse e gjitha shqiptare. Një Shqipëri të vogël në mes të Michiganit.
Zumë vend në tavolinat e bashkuara për të darkuar.Të zotët e shtëpisë nuk i “mbante vendi” nga gëzimi. Pjetri, Elinda, Alfonsi, Monela, dukeshin sikur mbanin peshën më të madhe të asaj darke të paharuar 
Meze të ndryshme, ushqim i bollshëm, i shijshëm, shumllojshmëria e pijeve të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike; raki rrushi të zjerë vetë, verëra të markave të ndryshme…(Sa na kishte marrë malli për atë të uruar raki rrushi të zjerë vetë… Sa shumë na shijoi mes mive të shumtë) Por, më shumë se rakia dhe ushqimi i shijshëm, ne po shijonim dashurinë, respektin, mikpritjen e madhe që tregonin ata njerëz të mrekullueshëm,  bujarë, e zemërmirë me ne të gjithë.
E ndërsa tavolinat ishin plot dhe darka duhej të fillonte, zoti Pjetër Jaku, me gotën e urimit në dorë na uroi mirseardhjen.
Elinda dhe Monela janë gjithmonë në lëvizje. Lëvizin, duke parë tavolinat nëse mungonte diçka apo jo…
Alfons Grishaj-t i ka dhënë Zoti një dhunti të veçantë… Është edhe mjeshtër në organizimin dhe drejtimin e ceremonive të tilla gazmore e miqësore.
Me dhuntinë dhe shkathtësinë që e karakterizon, ai na “detyroi” të gjithëve të bënim një përshëndetje në formën edhe të një prezantimi.
E si mund të kalohej kollaj prezantimi nga i mirënjohuri, mjeshtri Gjovalin Lumaj, që çdo fjalë që shprehte, çdo varg, çdo përshëndetje e kalonte me humor me fabulat e tij.
Po Nevrus Nazarko?! Humori i tij na befasoi dhe i dha edhe më shumë emocione gëzimi mbrëmjes. 
Pjesë të shoqëruara edhe me kujtime nga fëmijëria e tij dha edhe Luvigj Stërbyci. 
Në fjalën e tij plot humror, zoti Nevrus Nazarko kur foli edhe për krijuesit letrarë, nuk la pa përmendur edhe pikën e dobët timen, ajo që më ka shoqëruar gjatë gjithë fëmijërisë, rinisë, jetës sime; mbajtja mend e shumë këngëve shqiptare nëpër vite.
Kur më erdhi radha mua për prezantim përshëndetjen time, pasi fola edhe për këngët e shumta që i mbaj mend, duke përmendur edhe intervistat e ndryshme që kam dhënë në televizione dhe radio të ndryshme këtu dhe në Shqipëri, recitova vargjet e këngës kënduar nga Arif Vladi dhe dubluar nga Valdete Hoxha: “Në mërgim u end shqiptari/ anembanbë kudo në botë/ asnjëherë gjumi s’e zuri/ për Liri për këtë tokë/ kalojnë vitet, kalojnë shekujt, kësula e bardhë si borë mbi vetull, mallin prush të mërgimtarit, nuk e fiku asnjë shekull/ hej Shqipëri, Shqipëria jonë/ balli të ndrit në histori/ krenari na jep gjithmonë, trime moj Shqipëri/
Pasi mbarova recitimin fillova ta këndoj edhe me melodi.
Ishte një ambient tepër i këndshëm, që vetëm ne që e jetuam e kuptojmë se sa kënaqësi shpirtërore po ndjenim.
Po na dukej vetja si pjesëtarët të së njëjtës familje që ishim mbledhur e po gëzonim së bashku. Dhe në fakt ashtu ishte, përderisa edhe të zotët e shtëpisë, edhe miqtë pritësa na i kishin krijuar të gjitha mundësitë dhe ambientin.
Mes atij gëzimi, më vjen një mesazh nga miku im, nga miku i familjes Jaku, miku i KUVENDIT, shkrimtari Roland Musta. E përshëndeste aktivitetin shkrimtari Musta dhe ndjehej shpirtërisht mes nesh në ato çaste. 
Ia transmetova të pranishmëve urimin e Landit, i cili u mirëprit me duartrokitje.
Në biseda të lira me njëri tjetrin përreth tavolinave, Rafaela Kondi më fton pranë saj. “Ka ardhur koha t’ia marrim tani, ashtu si dimë ne vetë…” E kishte fjalën se kishte ardhur koha që ne të këndonim.
Filluam të këndojmë këngë të ndryshme nga krahinat e vendit edhe pse zëri nuk më dilte mirë; ndoshta nga avioni, ndoshta nga moti i freskët… Pjetër Jaku, që gjatë gjithë kohës i ndriste buzëqeshja në buzë,  na thotë se kishte edhe fizarmonicist që të na shoqëronte.
E ndërsa këndonim këngët e vendit tonë, unë “zbulova” edhe një adashin tim për këngët: Prek Topalli ishte mjeshtër, jo vetëm që këndonte bukur, por edhe dinte dhe mbante mend shumë këngë.
Jemi bërë edhe ne pjesë e atij komuniteti, e atyre njerëzve që vetëm mirësi dijnë të japin
Sa bukur! Sa dëshirojmë të kemi përherë ambiente të tilla të gëzueshme në komunitetin tonë…
Edhe pse kishte kaluar mesnata dhe neve nuk na vinte të çoheshim nga vendi, menduam se ishte koha për të ikur, të pushonim disa orë në hotel, sepse edhe e diela ishte e programuar me veprimtaritë e tjera…

E diel, 8 dhjetor, 2013

… Përsëri zilja e telefonit. Përsëri Alfons Grishaj dhe Kujtim Qafa na njoftonin të bëhemi gati se po vinin të na merrnin me makina.
Duke shëtitur udhëve të Michiganit, makinat ndalojnë në një restorant, pronari i të cilit ishte shqiptar.
Miqtë si çdo vit, kishin menduar ngrënien e mëngjesit në atë restorant.
Ndërsa po shijonim mëngjesin miq të tjerë nga Kafe KUVENDI na njoftojnë se po na presin, madje dhe po vonoheshim…
Zot! Çfarë njerëz të mrekullueshëm! Sa të mirë… Edhe pse kam shkruar viteve të tjera, prap pena nuk rresht së shkruari për mikpritjen, bujarinë, zemërgjërësinë që kanë ata bashkatdhetarë, ai komunitet kaq i shkëlqyer, që duhet ndihmuar dhe përkrahur nga të gjithë ne…
Kafja KUVENDI përsëri mëngjesin e asaj të diele, pas restorantit ishte stacioni i radhës. Ndërsa Pjetri, Elinda, Monela na servisnin kafenë të shoqëruar edhe me pjet alkoolike, klientë të ndryshëm na përshëndesin, vijnë e na takojnë.
Të shkruash është pak ndaj emocioneve dhe kënaqësisë që ndjejmë në ambiente të tilla.
Vjen e ulet pranë, miku ynë, aktori i talentuar Ndue Gjekaj, i cili së  bashku me Rafaela Kondin ishin përzgjedhur për të drejtuar mbrëmjen e madhe të letërsisë. Një përzgjedhje e shkëlqyer e dyshes Kondi-Gjekaj, ashtu siç ishte e shkëlqyer edhe përzgjedhja e jurisë: Gjovalin Lumaj, Arben Dervishi, Ruzhdi Gjokaj.
Zoti Gjeto Ivezaj, sigurisht si vitet e tjera nuk mund të mungonte edhe në atë takim.
Ulemi në kolltuqet e Kafe Kuvendit dhe biseda e ngrohtë dhe miqësore shoqërohet me kafenë dhe pijet e ndryshme që na servirin të zotët e shtëpisë bashkë me programet televizive shqiptare.
Mes asaj bisede të këndshme, hapet dera dhe hyn bjondina, Ashley Wood. E thjeshtë, popullore, si të ketë jetuar dhe i është përshtatur traditës shqiptare. Mirmëngjes, na përshëndet në gjuhën shqipe, na takon dhe na përqafon me mall.
Ashley na lexon pjesë nga libri i saj që e ka në botim në gjuhën angleze dhe Rafaela Kondi na e përkthen. Madje, Ashley na e tregoi edhe historinë e saj se si ishte njohur me shqiptarët, ndihmën e madhe që ata i kishin dhënë dhe i ishin gjendur në çaste të vështira të jetës së saj…
Për të disatën herë shprehte vlerësimin për shqiptarët, për Kishën Katolike “Shën Pali”, për Dom Ndue Gjergjin, për Dom Fran Kolën, për Pjetër Jakun, Alfons, Grishaj, Elinda Marku…
Përsëri meraku i miqve organizatorë, të zotët e shtëpisë. Kishte kaluar mesdita dhe po mendonin të drekonim.
Po a mund të lihej ai ambient kaq i ngrohtë miqësor?! Shprehëm të gjithë dëshirën se, shtëpia jonë tani është këtu, tek kjo sofër e KUVENDI-t
Prap ushqim i bollshëmdhe i shijshëm, pije të ndryshme…
Nuk po na bëhej të çoheshim, por edhe duhej të pushonim pak orë, për të qenë gati në mbrëmje për festën e madhe të Letërsisë, për të cilën edhe kishim shkuar.


Pas një pushimi pakorësh në hotel, përsëri i njëjti ritual; zilja e telefonit na njofton të bëhemi gati: Po vijmë t’ju marim me makina…

Salla e madhe “Gjergj Kastrioti” në Kishën e Shën Palit, ishte menduar të zhvillohej aktiviteti i rëndësishëm.
Bashkatdhetarë të shumtë kishin ardhur në atë sallë për të qenë pjesëmarrës, për të festuar të gjithë së bashku.
Unë, jam pjesëmarrës për të disatën herë në Michigan, ndjej emocione të forta dhe nostalgji kur bashkëkombas të ndryshëm vijnë e më takojnë, përqafohemi, shmallemi… Takohem me përjthyesen Aida Dismondy, me zonjën Mirela Grishaj, me aktorin Arben dervishi, me drejtorin e Albanian TV of America, zoti Gani Vila…
Në skenë shohim dy këngëtarët e mirënjohur Hana dhe Nikollë Prelaj, të cilët do shoqëronin mbrëmjen me zërat e tyre melodiozë dhe këngët aq të dashura që ata mjeshtërisht i interpretojnë.
Programin e hapin Rafaela Kondi dhe Ndue Gjekaj.
Ashtu siç e kisha parashikuar, një prezantim brilant, gërshetim i bukur i dy zërave melodiozë, timbrik, me skenar nga poeti, mjeshtri i humorit dhe fabulave, Gjovalin Lumaj.
Fjalën hyrëse përshëndetëse e mbajti Zoti Nevrus Nazarko
Pastaj përshëndetën me radhë: Dom Ndue Gjergji, Dom Fran Kola, Reshit Sahitaj, i cili edhe recitoi poezi nga Pjetër Jaku, shkrimtari Naum Prifti, shkrimtari Fatos Kongoli, Pierre-Pandeli Simsia,
Aktori i mirënjohur, i talentuari Arben Dervishi, pasi përshëndeti, mjeshtërisht recitoi vargje nga krijimtaria e poetit Mensur Spahiut.
Mjeshtërisht interpretuan gjithashtu edhe Simon Sinishtaj, Luigj Gjokaj, Ruzhdi Gjokaj.
Interpretim mjeshtëror iu bë edhe “S’është vonë”, poemë nga Gani Vila.
Arben Dervishi, përveçse një aktor profesionist, e prezantoi veten e tij edhe një këngëtar i talentuar… Nuk kishte se si të mos emocionoheshim kur i shoqëruar nga kitaristi korçar Spahiu, Arbeni këndoi putpuri të ndryshme korçare.
Prezantuesi Ndue Gjekaj, me aftësitë e tij profesionale në drejtimin e mbrëmjeve të tilla, e kaloi mikrofonin tavolinë më tavolinë, duke i dhënë mundësinë të pranishmëve të përshëndesnin aktivitetin. 
Prezantuesi na dha edhe lajmin e gëzuar se, libri i poetes Elinda Marku “Bija e Erës” është përkthyer në gjuhën rumune.
Mes atij gëzimi, mes atyre emocioneve dhe kënaqësisë që po kalonim, nëpërmjet një telefonate, vjen lajmi i gëzuar, i shumëpritur: Mondi Rakaj, Sekretar i Vatrës për Michiganin, një ndër bashkpunëtorët e Kuvendit, na njoftoi se sapo kishte ardhur në jetë fëmija i tij i parë, djali Emiljano.
Ky ishte edhe gëzimi befasues (surprizë) i asaj mbrëmjeje.
Të papriturat e asaj mbrëmjeje ishin të shumnta; përmend këtu edhe vogëlushen e talentuar Mara Jaku, e cila sapo ka hyrë në udhën e bukur e të vështirë të letërsisë, poezisë, si prindërit e saj: Pjetër Jaku dhe Elinda Marku.
Çast i bukur emocional, ishte edhe vlerësimi i jurisë për ndarjen e çmimeve letrare.
Duke patur si rregull kryesor që çdo krijim letrar i pabotuar ndonjëherë më parë dhe i paraqitur për konkurim brenda një date të caktuar, juria, krejtësisht e pavaruar nga organizatorët, edhe pse ndodhet në pozita të vështira për zgjedhjen e krijimtarive letrare për t’u vlerësuar, me shumë profesionalizëm dhe paanshmërina njoftoi:

POEZI
Çmimi i parë: Mensur Spahiu
Çmimi “Gjergj Fishta:Ana Toma Agraja
Çmimi “Migjeni” Gjeto Turmalaj
 
 PROZE
Çmimi i parë: Agim Dishnica
Çmimi “PETRO MARKO” Vlash Fili
 
HUMOR
Çmimi i parë: Naum Prifti- Pse qeshim dhe si qeshim.
 
PUBLICISTIKE
Çmimi i parë: Hatixhe Latifi Popovci- Polarizimi, fenomen shqetesues.
 
 Çmime të veçanta:
 
Për krijimtari që solli realitetin: Gani Vila,  Poema ”S’është vonë”
 
Çmimi i dhuntisë:Vogelushja 8 vjeçare, Mara Jaku.
 
Për krijimtari me frymën e traditës: Lulash Palushaj.                      
   
Çmime të akorduara nga Revista Kuvendi:

 Mirënjohje dhe respekt për merita të veçanta në përkrahjen e vazhdueshme të veprimtarive të revistës:           
 
 Fatos Kongoli, shkrimtar:”Për pjesëmarrje në Ditet e Letërsisë Shqipe, organizuar nga revista Kuvendi, vlerësim dhe përkrahje të vazhdueshme”

Dom Fran Kola, Famulltar i Kishës “Shën Pali” Detroid: Përkrahës dhe dashamirës i vazhdueshëm i veprimtarive letraro-artistike.

Ekrem Bardha, Konsull Nderi, biznesmen: Përkrahës i vazhdueshëm dhe kontribues në realizimin e veprimtarive të revistës Kuvendi.
 
Kujtim Qafa: Për ndihmën, aktivizimin dhe kontributin e pakursyer në aktivitetin e revistës Kuvendi.

Rafaela Kondi: Për interpretimin më të realizuar, paraqitur në Konkursin e revistës Kuvendi.

Aktiviteti u përcoll nga: “Albanian TV of America” me drejtor, zotin Gani Vila.

Kështu përfundoi edhe këtë vit aktiviteti i rëndësishëm kulturor-letrar i vitit “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” organizuar nga Revista “KUVENDI” për të 12-tin vit radhazi me botues, shkrimtari Pjetër Jaku.
Ky aktivitet i një rëndësie të veçantë në mbarë Diasporën Shqiptare në Sh.B.A. është shembull për të gjithë ne dhe duhet përkrahur nga të gjithë krijuesit letrarë, biznesmenët.
Faleminderit dhe mirënjohje organizatorëve, gjithë stafit të revistës KUVENDI
Mirutakofshim vitin tjetër dhe në aktivitete të tjera kulturore, letrare, artistike.

NJË FESTË E RRALLË NË SHËNAVLASH

$
0
0

1

Para dy ditësh, në shkollën e bashkuar “Besnik Hidri” në Shënavlash të Durrësit, u përurua libri i Bajram Gashit: “Një shekull në udhën e dijes”, (Histori e shkollës Shënavlash). Nxënësit, prindërit dhe mësuesit krijuan një mjedis të bukur festiv. Në këtë veprimtari kaq të veçantë për fshatin dhe për shkollën, bashkë me ish mësuesit e hershëm, tashmë në pension dhe ish nxënësit, një pjesë e tyre të moshuar dhe zbardhur nga thinjat, të pranishëm ishin edhe familjarë e trashëgimtarë të mësuesve dhe nxënësve, të cilët kanë punuar dhe mësuar në këtë shkollë shumë vite më parë. Përurimi i librit, u bë shkas për t’u shndëruar në takim brezash, një ngjarje e panjohur dhe e paprovuar më parë në jetën e shkollës dhe të fshatit. Këtë festë e nderuan me pjesëmarrjen, përfaqësuesi i DAR z Anesti Shuka, ish drejtori i DAR z. Vaso Papaj, ish drejtori i QKF z. Naim Kërçuku, etj. Kësaj “Dasme”, lezetin ia shtoi ardhja e miqëve nga Kosova: Agim Haxhiu drejtor i arsimit në komunën e Istogut, Sadik Bicaj drejtor i shkollës “Hysni Zajmi” Vrellë, Zeqir Mehmetaj drejtori i “Radio-Fontana”, në Istog dhe Nuredin Imeraj, zyrtar i shkollës “Ndre Mjeda” Rakosh.

Ishte drejtoria dhe kolektivi i shkollës, që organizuan këtë veprimatri kaq të madhe, në nderim të autorit të librit, z. Bajram Gashi, i cili para pak vitesh ka qënë vetë drejtori i kësaj shkolle. Pas një vizite në muzeun e porsa mbaruar të shkollës, në mungesë të një salle të madhe, të gjithë këta “dasmorë” u mblodhën në një lokal aty pranë.

Të parit që i takoi të përshëndesë pjesëmarrësit ishte Ismet Laçi, drejtori aktual i shkollës, i cili është edhe personazh i këtij libri modest. Me fjalë të ngrohta dhe të sinqerta, ai vlerësoi punën e madhe plot mundim të autorit, për krijimin e këtij libri që përjetëson punën dhe përpjekjet e brezave të mësuesve, të cilët gjatë një shekulli, si misionarë të dijes, shërbyen në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit dhe të shkollës shqipe. Nuk u ndal në përmbajtje, por tek vlerat shpirtërore, arsimore dhe njerëzore. Drejtori e shikon librin si pasuri për shkollën, e më së shumti si një dokument, ku cilido mësues mund të mbështet në realizimin e punës dhe veprimtarive edukative me nxënësit. Ai theksoi: “Çdo arritje në ecurinë dhe cilësinë e shkllës e ka një fillim, madje ka edhe një themel mbi të cilin mbështetet, këtë mesazh e përcjellin kapitujt e këtij libri, ndaj kjo duhet të ngulitet e të zerë vend në mendjet dhe ndërgjegjen e mësuesit, për t’u përcjellë më pas te çdo nxënës, prind e banor i fshatit”.

Më pas Bajram Gashi, autori i librit, me shumë modesti falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në realizimin e ëndrrës së tij, për të nxjerrë në dritë punën e klegëve mësues dhe drejtues të kësaj shkolle. Nuk zurri në gojë mundimet dhe sakrificat të disa viteve punë, për ta përmbushur fjalën e dhënë dhe amanetin e pathënë. Cilido nga të pranishmit kur dëgjon autorin, që rrëfen kaq qetë e natyrshëm, vetiu shtyhet të gjykojë e vlerësojë atë që ai përpiqet ta lerë në heshtje. Dashamirët shkojnë edhe më tej, se mundimet veniten pas një qëllimi të përmbushur. Vetëm fitorja shkëlqen pikërisht në ditën më të lumtur të një intelektuali idealist. Në fund të fundit, ku dallohen guximtarët dhe qëndrestarët, veçse në punën e nisur dhe veprën e bitisur.

Vaso Papaj, duke vlerësuar autorin, për të cilin ka bërë edhe një shkrim, theksoi se libri i tij është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjitha shkollat e qarkut të Durrësit, pasi me keqardhje mund të thuhet se janë të rralla ato shkolla që kanë një historik, aq sa mund të numërohen dy a tre të tilla.

Në fjalën e tij z. Agim Haxhiu u ndal: Eshtë nder për mua dhe shokët e mi që kemi ardhur posaçrisht nga Kosova, për të  marrë pjesë në përurimin e këtij libri historik, që përbën një pasuri për shkollën dhe arsimin, pasi përjetëson veprën e mësuesve atdhetarë, të cilët gjatë një shekulli nuk reshëtn së dhëni dije dhe atdhedashuri. Ata janë heronj në veprën dhe modestinë e tyre, ndaj meritojnë përmendore. Edhe ky libër, në një farë mënyre është përmendore për ta, pasi kështu ata do të kujtohen në breza. Vështirë e kini pasur ju, por akoma më shumë ne në Kosovën e pushtuar gjatë një shekulli. Mundim dhe sakrifica të patreguara, shpesh edhe jetë e gjak, për ta mbajtur gjallë mësimin shqip. Edhe mësuesit tanë në Kosovë janë heronj të pazë që meritojnë nderim të veçantë. Ata e kuptuan dhe ua rrefyen rinisë thënien e artë të rilindasve tanë, se liria vjen përmes rrugës së diturisë. Kështu Kosova sot është e lirë. Në libër ka një reprotaxh të bukur të lidhjes së shkollës “Hysni Zajmi” në Vrellë në komunën e Istogut me shkollën “Besnik Hidri” këtu në Shënavlash. Uroj që lidhja të vazhdojë, pasi kështu njhemi më mirë dhe shkëmbejmë përvojë. Miqësohemi ne dhe nxënësit tanë. Libri i Bajram Gashit është model edhe për studjuesit tanë në Kosovë. Historia nuk duhet të na humbasë.

Sadik Bicaj, drejtues i shkollë “HYsni Zajmi” dhe publicist, theksoi: “Libri monografik “Një shekull në udhën e dijes”, është një dhuratë e madhe për të gjithë ata që punuan dhe që dolën nga kjo vatër e diturisë…. Prandaj përgëzoj autorin për punën e palodhëshme dhe të guximëshme që ka bërë, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugën shekullore të arsimimit, që nuk ishte e lehtë. Urime!”.

Në fund u lexuan përshëndetjet e Vaso Papajt dhe profesor Murat Gecaj, të publikuara në internet, njëkohësisht dhe letra e shkrimtarit Viron Kona dërguar Bajram Gashit autorit të librit, ku mes të tjerave thuhet:

Të dashur pjesëmarrës, mësues, nxënës, të ftuar në përurimin e librit

”Një shekull në udhën e dijes”.

I  dashur miku im Bajram Gashi!

Në pamundësi për të ardhur në festën tuaj të bukur përuruese, dëshiroj t`ju shpreh respektin dhe urimet e mia më të përzemërta e miqësore!

            “Një shekull në udhën e dijes”, të cilin e kam lexuar që në dorëshkrim, është shkruar me pasion, kulturë dhe dashuri, prandaj edhe na emocionon së tepërmi dhe dëshirojmë ta mbajmë gjithnjë pranë, për brendinë dhe vlerat që rrezaton nga njëra faqe në tjetrën. Mrekullohemi, kur  shohim sesi është hedhur dritë dhe janë portretizuar e ndriçuar figurat e mësuesve, të cilët autori, i vendos me penën e tij në piedestalin e lartë të nderit. Një libër, është i autorit kur ai e shkruan, por kur ai botohet, bëhet pronë e të gjithë lexuesve.

Faleminderi, Bajram Gashi!

Me respekt për të gjithë pjesëmarrësit në atë përurim!

                                                       Viron Kona

Në përfundim, mendimi i të gjithë pjesëmarrësve është: I lumtë Bajram Gashit, sepse bëri diçka. Ky nuk është fundi, por vetëm fillimi dhe duhet përgëzuar. Shpresojmë dhe besojmë që të shërbejë si shembull për këdo, që synon dhe ka guxim për t’i hyrë punës së mundimshme të plotësimit e pasurimit të histrikut shkollës.

Urime Bajram Gashit, me shpresë për libra të tjerë!

Kadri Tarelli

Durrës

Ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar

$
0
0

Dita më e madhe e pavarësisë, do të jetë dita e ribashkimit të trojeve tona etnike

 1

Nga Miradije GASHI e Xhafer LECI

Gjatë historisë mijëravjeçare të ekzistencës së vet në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh.

Shoqata “Pavarësia”, më 7 dhjetor 2013, në Stuttgart të Gjermanisë, në një sallë të madhe e të stërmbushur më mërgimtarë, solemnisht u manifestua 101-vjetori i pavarësisë të Shqipërisë.
Hapjen e kësaj fetste më të madhe në historinë tonë kombëtare, e bëri kukësjani, publicisti e producenti me një përvojë të madhe pune, zoti Rifat Avdiu.

Z.R.Avdiu si mjeshtër, profesionist i talentuar, nga fillimi e deri në përfundim të këtij manifestimi, e bëri një atmosferë të mrekullueshme për publikun, me mikrofonin e tij në dorë, me një zë të kjartë malësori, me atë zë të tij ai e bënte të disciplinuar e të vëmendshëm publikun, që ta kuptoj në tërësi, fjalimet dhe programin kulturor.

Me nga një minutë heshtje u nderuan Himni Kombëtar, dhe të rënët e lirisë.

Manifestimi u shoqërua me një program shumë të pasur kulturoro-artistik, të përgaditur në mënyrë profesioniste, nga koreografët dhe arsimtarët e shkollave shqipe, ku me punën dhe përvojat e tyre shumëvjeçare e dëshmuan profesionalizmin e tyre shembullorë, që do të mbahet mend për gjatë kohë.
Dy fjalë për Shoqatën “Pavarsësia”: Aktivitetin e saj e ka filluar në vitin 2010, ndërsa është regjistruar tek organet zyrtare gjermane në janar të vitit 2011-të. Edhe pse është një shoqatë e re, shpejtë ka arritur një përvoj pune, e cila ka dhënë rezultate në shumë fusha, si në kulturë me organizimin e promovimeve të librave, të festave kombëtare, me grumbullimin e mjeteve materiale…
Kjo shoqatë këto suksese i ka arritur falë koordinimt të punës së frytshme, jo vetëm me kryesinë e saj dhe antarësinë e zgjeruar, por edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me shkollat shqipe me mësim plotësues, me arsimtarët, prindërit e nxënësave koreografët dhe forumet e qendrave kuturore shqiptare e gjermane. Shoqata “Pavarësia” ka folklorin-ansamblin e saj vallëzues prej më shumë se 40 vallëtarëve, recituesëve e këngëtarëve. Kjo nuk është pak punë, paramendojeni vetëm veshjet kombëtare, sa të holla duhen për blerjen e tyre, gjeneratat e reja rritën shpejtë, trupi i tyre kërkon veshje tjera më të mëdha…

Koreografi i mirënjohur Selajdin Shala, drejtues i ansamblit “PAVARËSIA”, u shfaq në binë me vallëzuesit cilët shkëlqyen me vallen ”Shota”.

Deputeti nga CDU-ja, festojmë bashkë me shqiptarët

Përshëndetjet për musafirët-Në vazhdim moderatori në binë ftoi kryetairin e Shoqatës “Pavarësia”,  Baki Mustafa, i cili ua uroi festën e Pavarësisë bashkatdhetarëve të tubuar dhe njëkohësisht përshëndeti prezencën e mysafirëve të nderuar.

Zotin Dr.Stefan Kaufman, deputet-përfaqësues nga radhët e CDU-së, i deleguar nga Stuttgart-i  në Bundestagun gjerman, z. Faket Kajtazi, Konsulli i Republikës të Kosovës në Stuttgart, z. Prof.Dr. Nusret Pllana, i cili kishte ardhur nga Kosova. Valltarët vazhduan me “Vallen e Drenicës” . Në binë u ftua Xhafer Leci, i cili lexoi referatin e përgaditur nga ai enkas për këtë festë. Këtë manifestim e nderuan edhe disa veprimtarë me pjesëmarrjen e tyre zoti Vitor Spaqi, kryetar i “Qendrës Kultorore Shqiptare” në Stuttgart, Prof. Azem Ajvazi zyrtarë-nënpunës në Entin për Inkuadrim-Punësim në Freiburg, Qaush Krasniqi, Rexhep Daka, kameramani i RTK-së, Ahmet Konjusha e tjerë.

Për pavarësinë e Shqipërisë

Deputeti i Bundestagut gjerman Dr .Stefan Kaufmann”Jua uroj ditëlindjen e 101-të Shtetit Shqipetar! Ju falenderoj për ftesën që më keni bërë, që edhe unë të jem pjesë e këtij Manifestimi.

Më vjen mirë që shumë shqiptarë jetojnë në Stuttgart. Sa unë kam informacione, diku 30.000 dhe janë shumë mirë të integruar. Është shumë e rëndësishme që bashkëjetesa Gjermano-Shqiptare funksionon shumë mirë. Dhe, me këtë rast, në emër të Partisë Demokristiane, ftoj Shqiptarët  për antarësim në Partinë Demokristiane.

Dëshiroj që sonte të kaloni sa më mirë. Më vjen mirë që sonte jam në mesin tuaj.

Ndërsa Konsulli Faket Kajtazi dhe prof. Nusret Pllana folën për rëndësinë e pavarësisë së Shqipërisë, për çlirimin e Kosovës, për luftërat tona heroike dhe gjakun e derdhur të heronjëve dhe të dëshmorëve. Ata falenderuan Qeverinë dhe popullin gjermanë për ndihmat e mëdha që ka dhënë Gjermania për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Por edhe ndihmat tjera në fushën e diplomacisë, për çlirimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës…

Referatin lidhur me Manifestim e lexoi Xhafer Leci

    Përshëndetje atdhetare të përzemërta Shoqatës “Pavarësia”
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Ju falëndëroj përzemërsisht për ftesën për të marrë pjesë në gëzimin e Shoqatës suaj të nderuar “Pavarësia” me rastin e Ditës së Madhe të Flamurit, 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kjo është një ditë sa e shënuar, aq edhe e bekuar në historinë e kombit shqiptar. Gjatë historisë mijëravjeçare të ekzistencës së vet në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh, të cilat, që nga lashtësia parahistorike dhe deri në shek. XX numërohen 26 syresh. Por etnia shqiptare mundi t’i përballojë këto dyndje pushtuesish të huaj dhe sot vazhdon të qëndrojë më këmbë, falë vitalitetit të saj të jashtëzakoshëm për mbijetesë.
Kjo është një ditë e shënuar dhe e bekuar sepse na bën që të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, ta duam dhe ta respektojmë më shumë njëri-tjetrin, të hyjmë më me guxim në shpirtin e njëri-tjetrit.
Por Dita e Flamurit, 28 nëntori i vitit 1912, edhe pse ua ndezi shpirtin flakë shqiptarëve në mbarë trojet e tyre etnike, u pasua me ngjarje të gjëmshme për shkak të shpërfilljes së fuqive evropiane ndaj etnisë shqiptare, të cilat, me qëllim që të ruanin ekuilibrat mes veti, trojet tona etnike i shndërruan në plaçkë tregu për të kënaqur epshet shoviniste të fqinjëve tanë sllavogrekë.
Megjithatë, çlirimi i Kosovës prej zgjedhës njëshekullore serbe dhe pavarësimi i saj, janë një ogur i mirë që premton se ky është vetëm fillimi i realizimit të ëndrrës mbarëshqiptare për ribashkim kombëtar, me shpresë se dikur do të kemi një tjetër Ditë, edhe më të Madhe, të Flamurit, Ditën e Ribashkimit të Trojeve tona Etnike, në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe një flamur.
Në kushtet kur shumë bashkatdhetarë janë shpërndarë nëpër shumë vende të Evropës dhe përtej detit, është e domosdoshme që të ruhet dhe të kultivohet te fëmijët me shumë kujdes dhe dhembshuri gjuha jonë amtare, shqipja jonë hyjnore, e cila, përgjatë shekujve, ka qenë pasuria jonë më e shtrenjtë dhe më e pazëvendësueshme.
Pa ruajtjen dhe pa kultivimin e gjuhës amtare në radhët e fëmijëve tanë, është e vështirë të ruhet identiteti i tyre kombëtar.

Fakti që jemi larg atdheut për arsyet që dihen, Dita e Flamurit, duhet të na shërbejë si kujtesë që t’i gjendemi pranë njëri-tjetri në çdo kohë. Ne jemi pjesë e kombit shqiptar dhe për këtë duhet të jemi shumë krenar, ashtu siç thotë edhe profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të jetë krenare me shqiptarët për historinë e tyre të lavdishme.
Edhe një herë më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për ftesën tuaj dhe t’ju uroj nga mot gëzuar Ditën e Flamurit tonë të shtrenjtë, simbolit të krenarisë sonë kombëtare”, ka deklaruar Xhafer LECI

Të festojnë bashkë trojet shqiptare

 Programi vazhdoi me“Vallen e Shqipeve”, më pas Meriton Sopa, u prezantua dhe shkëlqeu me poezinë ”Shqiptar jam e shqip nuk di”.

Fjalimi i zonjës Miradije Gashi, arsimtare,  Pershendetje dy shteteve tona shqiptare, ambasadave, konsullatave, RTK-së, Shoqatës „Pavaresia“  dhe kryetarit të saj zotit Baki Mustafa.Te nderuar miq, kolegë, nxënës, prindër dhe ju mergimtarë kudo që ndodheni, ta gëzojmë së bashku këtë ditë të madhe jubileun e 101-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë!  Erërat e demokracisë sollën një epokë të re në historinë e kombit  tonë  që  tani të festojnë bashkë trojet shqiptare. Po kështu të bashkuar të punojmë nën flamurin e Skenderbeut që ta zhvillojmë  në nivele bashkëkohore. Është kenaqesi te punosh me nxënës. Ndonëse të mërguar por i këndojmë atdheut në gjuhën e nënës.Sonte para jush  nxënësit e shkollave shqipe “Bashkimi Kombëtar”  Stuttgart- Süd, Stuttgart-Nord, por kryesisht fjalën e kanë nxënësit e shkolles shqipe “Dardania” nga Backnangu me recitalin e tyre “VETËM NJË EMËR KAM” pastaj  këngën xhamadani vija-vija kënduar nga Albina Delija,  si dhe një valle nga te gjitha vajzat te cilat e ndezen atmosferen ne sallë!…

Mrekullimi me folklorin
Koreografja Fatjona Mustafa , po ashtu nga ansambli “PAVARËSIA”, prezanton “Vallen e gjeneratave”. Me veshjen e bukur kombëtare, dhe me këngën heroike për Pavarësinë kënduan mrekullueshëm rapsodët e Shoqatës “Pavarësia” të prirë nga Shaban Çelaj. Këtë manifestim e ndihmoi dhe begatoi edhe arsimtarja Shaha Bytyqi. Ajo me  pjesëmarrjen e saj bashkë me nxënësit e saj të shkollës shqipe me mësim plotësues në Fellbach-Waiblingen, e bërën edhe më atraktiv këtë tubim. Zonja Shaha, përshëndeti masen e tubuar, ua urojë 101 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë. Ajo apeloj tek prindërit për dërgimin e fëmijëve të tyre nepër shkollat shqipe, sepse vetëm në këtë mnyrë mund ta ruajmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, u shpreh ajo.

Në skenë u zhvilluan edhe disa “Valle ritmike”, “Valle Kosovare”, ”Valle me motive dasme”, dhe recitime të ndyshme.

Nga kryesia e Shoqatës “Pavarësia” prof. Nusret Pllana  u nderua me Mirënjohje, për kontributin e tij të suksesshëm në rrafshin kombëtar, human e kulturor, prof.N.Pllana u shpall antar nderi i kësaj shoqate.

Profesor Nusret Pllana: Çmimi “Anëtar Nderi”, për mua është një nga dhuratat më të çmuara që më vjen nga Mërgata shqiptare e Gjermanisë, përkatësisht Shoqata shqiptare “Pavarësia” e Shtutgartit. Pse? Sepse, ky çmim e ka simbolikën e veçantë për mua, pasi që më ipet publiksiht nga organizatori në një ditë tepër simbolike për ne, në shenjë të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një manifestim kaq madhështor të mbajtur për këtë datë, një nga më të rëndësishmet për historinë tonë kombëtare, të cilin manifestim e madhështuan qindra vëllezër e motra kurbetçarë, të ardhur nga e gjithë Mërgata shqiptare e Gjermanisë, por edhe më gjerë. Çmimit tim “Anëtar Nderi” sikur ia shtuan vlerën edhe pjesëmarrësit e Institucioneve tona por edhe atyre gjermane, programi aq i pasur kulturo-artistik me djemt dhe vajzat tona, me këngë, recitime e valle të bukura shqipe, duke i dhënë një shije të veçantë edhe e madhja Shkurte Fejza, por nën udhëheqjen brilante të moderatorit të spikatur të skenës shqipe, z.Rifat Avdiut. Andaj, me marrjen e këtij çmimi do të ndihem edhe më i përgjegjshëm, edhe më i përkushtuar drejtë arritjes së sukseseve të reja në fushën e hulumtimeve dhe dokumentimeve të reja shkencore. Krahas Shoqatës “Pavarësia”, një falënderim i veçantë i shkon Kryetarit të saj, veprimtarit dhe humanstit shqiptar, z.Baki Mustafa, dhe kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, z.Sejdi Rexhepi, të cilët tok së bashku, me dekada e ndihmojnë dhe e përkrahin anansimin e projektit tim kombëtar “Gjenocidi serb atak mbi një popull me kulturë të lashtë”.

Mbrëmja festive vazhdoi deri në orët e vona me këngët e bukura e magjepëse të këngëtares së mirënjohur, në mbarë trojet tona shqiptare, zonjës Shkurte Fejza, Doruntina Qamili, dhe instrumentisti Labi.

Shaban Braha emër që nuk harrohet

$
0
0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 1

Me dhembje të madhe nga Prizreni historik i Lidhjes Shqiptare me datë 3 Dhjetor 2013,si rrufetë kur shkrepin nga malet e Alpeve Shqiptare morëm lajmin e pikëllueshëm mbi ndërrimin  e jetës për shkrimtarin historian, patriotin dhe veoprimtarin e shquar të çështjes kombëtare shqiptare Shaban Jakup Braha.

Pas një sëmundje të shkurtër, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare,Shaban Jakup Braha i lindur në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit,i cili u përfshi në LANÇ dhe nga kjo luftë çlirimtare familja e tij e cila ishte përfshi e tëra në këtë luftë me besim për çlirimin e plotë të kombit shqiptar, dha dy dëshmor,vëllaun,Merimanin e motrën Lie,Ndërsa Bacë Shabani fare i ri njihej si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat luftarake në linjën Sllovë-Kukës-Prizren, por më vonë ka jetuar dhe punuar në Tiranë,ku ka kryer fakultetin Juridik,e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademinë Ushtarake.Sherbeu në Drejtorin e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrin e Mbrendshme (në profil ushtaraku) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë kombëtare.

Bacë Shabani ishte mësuesi atdhedashës që mësoi qindra liridashës të Trojeve Shqiptare,ai i kishte mësuar dhe stërvitur ushtarakisht gjithë ata patriot si ta duan dhe çlirojnë atdheun nga okupatorët jugosllavo-serb-malazez-maqedonas dhe helenizmi grek,e kështu ishte bërë udhërrëfyes dhe veprimtar i shqiptarizmit idealist për lirin dhe bashkimin e atdheut me shtetin amë Shqipërinë.Për këtë ideal ai u angazhua mes tjerash dhe u bë mbështetës,mësues dhe udhërrëfyes për Komitetin Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve,qysh nga viti 1991 e deri në përfundimin e luftës çlirimtare të UÇK-së,ku unë personalisht pata fatin të njihem dhe të bashkëveproj me këtë patriot e dietar të madhë të çshtjës kombëtare.

Shokët e ilegalës që paten rastin të njihen dhe ti bashkërendojnë veprimet atdhetare në rrugën  e lirisë dhe të bashkimit mbarkombëtar shqiptar me bacë Shabanin e konsideronin si mësues  i ditur dhe veprimtar praktik të luftës çlirimtare i cili dha kontribut të çmushëm kombëtar,njëkohësisht pati fatin ta shohë Kosovën,Trojet Shqiptare në Maqedoni,si dhe ato të Preshevës-Medvegjës-Bujanocit,paksa të lira,ai nuk kënaqej me këtë liri,sepse donte që shqiptarët të jetonin në një shtet të përbashkët me Shqipërinë.Por ja që vdekja papritmas e mori pa e realizuar këtë dëshirë.

Me këtë rast anëtarëve të familjes së gjërë dhe atë të ngusht BRAHA i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të prindit,vëllaut,veteranit të luftrava çlirimtare,shokut e mikut të idealeve atdhetare dhe letërsisë historike shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare.Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të bacës Shaban!

Prizren,më 8 Dhjetor 2013.

Viewing all 109 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>