Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Sociale
Viewing all 109 articles
Browse latest View live

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ u shfaq edhe në Shtutgard të Gjermanisë

$
0
0

Shkruan Asllan Dibrani

1

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2″ vjen si koordinim  i  shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria,  bashkëpunim  ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën  e porosisë   tematike nga pjesa e parë qe u realizuar para 16 viteve .

-Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit  dhe nëpër  qytete tjera  shqiptare , me rastin e manifestimit të festave  të Nëntorit, u  organizuar  nga ” Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard” dhe  u  shfaq edhe në Kinemanë ” Delphi Arthaus”  të këtij qytet më datën  09.11.2013  në ora 13:30  dhe  me datën 10.11.2013 në ora 20:15.

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi,në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu, dy protagonistët qe  interpretuan rolet kryesore te filmit, pastaj Jahja Shehu e Çun Lajçi ,Besmir Bitraku, , Jahja Shehu , Nimon Muçaj, Astrit Krasniqi , Fatime Sefaj dhe Klodian Hoxha,  po edhe numër  i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një realizim i një ekipi profesionistësh, me drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. “Filmi Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, pjesa 2″  përjetohet si një vepër   me një tematikë tragjike dhe dramatike nga filmi i parë sado që  është realizuar ,po ajo len te nënkuptohet se në  filmin e pare  ,apo pjesën e pare ishin  disa  rrethana    dhe faktor qe i kanë munguar  artit kosovar dhe kinematografisë së asaj kohe nga regjimi  i Serbisë.

-Në pjesën e dytë  skena filmike është  e përpunuar dhe e gërshetuar  me mjeshtri artistike, duke e  frekuentuar më një serë emocionesh të reja gjatë shfaqjes .Në këtë film ,  vlerë në vete luan edhe  përdorimi  i një teknologjie të re   të mjeteve  artistike me fotografinë HD të ambienteve të bukura nga Kosova, Shqipëria dhe New York-u. Vet  personazhët   e filmit Mala dhe  Gala  ishin  ata qe përjetuan  humbjen e Ukës ,  djalit të tyre në filmin e parë si shkak i  emigrimi të egër  dhe presionet  e përjetuara nga sllavët serbo-sllavët.  Dashuria  e Ukës me Diellzon e para 16 viteve(motër e  vëlla)  krijoj skenë rrëqethëse me motive te mos dijes nga një  shkapërderdhje e familjes  e pikërisht   vajzës nga Amerika.  Në  pjesën e dytë filmi sjell   tablo të reja     të personazhëve  qe   me dhimbje  rrëqethëse e përcollën   dashurinë e  Diellzës më Uken  dhe vdekja  e tij  në formë tragjike  nga  shkëmbi.  Me rastin e luftës në Kosovë Samiri  nga Shqipëria vjen në Rugovë në rivarrimin e disa bashkëluftëtareve të tij dhe aty njoftohet me Diellzen, të bijën e një shqiptaro-amerikani. Bashkëluftëtarët e tij dhe  pjese marrja e ushtareve të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia   ofroj  dashurinë në Diellzen ,afroj lashurinë   e popullit si  një gjë e ndarë qe ishte  deri me tash! Bjeshkët   e bukura të Rugovës në shfaqjen  e filmit ma se miri pasqyroj  vlerta  edhe bukuritë e asaj natyre të rrallë, po edhe tragjiken e    përjetuar në   natyrën  e thepisur   sa e egër aq edhe e dashur  për  shikuesit e filmit. Samiri ishte ai personazhi   i cili ra në dashurinë me  Diellzen me çka    përmes filmit  shfaqet edhe   një  frymë e re në ëndrrën e  bashkimit të kombit pas një pa drejtësie shekullore. Tema e filmit është  e filluar  me dashuri, po  në skenë del shumë i pasur dhe patriotik   ne rrugën  ne vazhdim qe ka ky popull në aspiratat  e çlirimit dhe të bashkimit  . Vet vizitat qe bënë dy dashnorët  Diellza dhe Samiri në  Rozafën e Shkodrës   paraqiti    një vlerë të një kombi, qe me pare i kishim të ndaluara t’i shihnim dhe t’i preknim .Filmi paraqet  edhe të metat e  grupeve mafioze të  shfaqura pas luftës apo edhe gjatë luftës serbo -kosovare. Diellza u grabit mizorisht ,por me  forcat    policore apo sekrete  në bashkëveprim të Shqipërisë ,Kosovës dhe Amerikës ,  Diellza shpëtoj    nga  bandat  dhe   ma në fund beri dasmën në Shqipëri .Dasma simbolizon     një trend të ri të popullit shqiptare. Pas shfaqjes së filmit   e takuam zotin  Shkumbin Kryeziun , me  te cilin rast tha se  e falënderoj Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit, që  jemi ne sot këtu në mesin tuaj.

Shkumbin Kryeziu me konsullin   e konsullatës  së Kosovës në Shtutgard,Vitor Spaqi Kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, doktoreshë Afërdita Shkreli  nga rrethi i Shtutgardit etj, pas shfaqjes së filmit-

Pastaj zoti Kryeziu theksoj për herën e parë në shtetet e perëndimit  filluam të ju ,por filmin  ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” do të shfaqet edhe në qytetet e tjera, te mëdha,   aty ku ka me shumicë shqiptarë në Evropë ,Amerike e gjetiu.


Një rrugëtim në formën e studimit muzikologjik mbi psikologjinë e këngës shkodrane dhe e polifoninë toske e labe

$
0
0

Shkruan:Marita Zimmerman Vuksani

Muzika në përgjithësi dhe muzika etnike tek neve kanë nevojë për studime të mirëfillta shkencore dhe në një kontekst të ri, ku format dhe mënyrat e studimit akademik kanë arritur nivele shumë të larta. Në të gjithë historinë e tij, arti muzikorë e ka patur të nevojshëm dhënjen e disa përgjigjeve për këtë proces mendorë dhe shpirtërorë të njeriut, që lind me njeriun sic është muzika. Muzika sot studjohet në disa plane. Përvec studimit të saj tradicional, muzika studjohet në lidhje me shkencat ekzakte dhe shoqërore, biologjinë, piskologjinë, filozofinë dhe një studim interesant me të ardhme është studimi i muzikës si gjuha e folur. Muzika shkruan semiotiku Umberto Eko, shprehet në formë sintaksore.

Studimi i muzikës në formë gjuhësore i jep këtij arti sinjifikatin ose domethanjet. Muzikologjia tradicionale historike, ka argumentuar shumë për muzikën dhe elementët e saj estetik, strukturorë, formën, ritmin, harmoninë dhe melodinë. Pretendimet e disa studjuesve të muzikës, se muzika shprehet si gjuha e folur i studjon muzikologjia aplikative. Muzikologjinë aplikative e udhëheq sot profesor Eero Tarasti nga Finlanda. Një kontribut të madh për kë fushë ka dhënë edhe profesor Giovani Morrelli. Muzikologjia aplikative e studjon muzikën si gjuha e folur. Edhe psikologjia e muzikës si pjesë e saj, studjon ndjenjat dhe emocionet e muzikës dhe tingullin, psikoakustikën që studjon raportet e mendjes me tingullin. Studimi i artit etnik në këtë formë i jep këtij arti domethanjet dhe identifikon elementët e jashtëm dhe të brëndshëm që ndikojnë në krijimin e tij sic është edhe natyra, ndikimi i tek dhe mendja e krijuesit. Studjuesi i Muzikologjisë Aplikative, Qamil Gjyrezi e ka filluar aktivitetin “Psikologjia e këngës Shkodrane”, që në vitin 2011 në Nëntorë në qytetin e Ulqinit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi në një formë komunikative i muzikës së qytetit të Shkodrës dhe më vonë mbas disa aktiviteteve ne veri dhe jug te vendit, i lindi ideja edhe e prezantimit dhe krahasimit të polifonisë toske dhe labe në këtë formë. Prezantimi i muzikës shkodrane në këtë formë i rrit vlerat këtij arti të mrekullueshëm. Prezantimin e ka zhvilluar në qytetet e Ulqinit, Kukësit, Rrëshenit, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastër, Fier, Korcë, Lezhë dhe Berat, M.T.K.R.S-Tiranë dhe së fundi në Qendrën kulturore të fëmijëve Shkodër. Aktivitetin e ka filluar me inisiativën e tij. Ideja kryesore e studjuesit Qamil Gjyrezi, ishte që krahas të luajturit të muzikës të prezantoj me fjalë në një formë komunikative “Natyrën psikologjike” të artit muzikorë të Shkodrës qe ka domethanje të mëdha. Në këtë prezantimin kanë marrë pjesë disa nga këngëtarët më të njohur të muzikës shkodrane nga e gjithë Shqipëria, si Nimet Leka, Adnand Bala, Orjeta Kelaj, Sabahete Vishnja, Eriona Bushati, Selma Bekteshi, Ervin Bushati, Shaban Gjeka, Nazmi Bala, Shemsa Hasanaga, Grupi i këngës qytetare Fierake dhe asaj Beratase, Vëllezërit Zena, Mira Bregu, Tauland Zhuri, Timo Lulo, Etmond Mancaku, Dhimitër Dushi, Gjin Doda, Soni Pashaj, Niki Mjeda, Lorenca Preci, Stela Shiroka etj. Studiusi Gjyrezi ka patur për qëllim gjithashtu të prezantoj këngëtarë të trevave të tjera që këndojnë këngën shkodrane nga Jugu dhe Veriu. Në aktivitetet që e ka zhvilluar ne disa qytete, disa këngëtarë nga trevat e tjera shpesh edhe publiku pjesmarrës kanë kënduar këngët e qytetit të Shkodrës. Në të gjithë Shqipërinë kanë një respekt dhe vlerësim të vecantë për këngën e qytetit të Shkodrës. Ne këto aktivitete kanë kënduar edhe këngëtarë tipik të polifonisë toske nga qyteti i Beratit, Gjirokastrës dhe i Fierit. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë edhe disa instrumentistë të njohur si, Rafael Shabani, Dritan Mlika, Fatmir Mesi, Ilir Zoga, Roland Guli, Emrah Lekaj, Denisa Gokovi, Memela Alija, Eda Prroni, Rajmond Prendushi, Sidjana Mithi, Visara Hafizi, Izmir Leporoshi, aktorja e mirënjohur e Teatrit “Migjeni” Shkodër Merita Smaja dhe studentja e psikologjisë Greta Mani etj. Aktivitetet janë zhvilluar në bashkëpunim me Teatrot e qyteteve, miq të artit dhe muzikës në këto qytete dhe me ndihmën e madhe të disa miqve dashamirës të artit nga Shkodra. Në prezantim e tij ka folur gjithashtu për mënyrën se si i kanë përjetuar emocionet e kësaj kënge këngëtarët që përmenda më lart. Ka zhvilluar disa intervista të cilat janë bërë publike nëpërmjet prezantimit me Power-point. Në aktivitetet zotit Gjyrezi kanë folur dhe kënduar një seri miqsh artistë profesionistë dhe amatorë, për emocionet e këngës shkodrane. Studjuesi Gjyrezi, ka krijuar disa Power-point, duke i folur publikut, për “Natyrën psikologjike” të këtyre këngëve. Kënga Shkodrane ka formën e Eko-artit. Në prezantimet e tija gjithashtu ka eksperimentuar, për të luajtur dhe krahasuar së bashku muzikën e qytetit të Shkodrës me polifoninë Toske. Në prezantimin e tij ka folur edhe për kompozitorë të njohur të muzikës shqiptare të cilët e kanë përpunuar këtë këngë shumë të bukur me profesionalizëm. Ne këto aktivitete ka prezantuar gjithashtu Videon me foto të Fototekës “Marubi” “Bandat në vite 1878”. Në këtë video krahas fotove me shumë vlera artistike prezantohen edhe disa personazhe të rëndësishëm të artit muzikorë të veglave të frymës në Shkodër si Palok Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Prenkë Jakova, Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Tish Daija, Lekë Gjergji, Kujtim Alija dhe Okteti i veglave të frymës i drejtuar nga Qamil Gjyrezi. Në këtë video është edhe Maestro Canale, i cili ka krijuar edhe Bandën e parë në vitin 1878. Së fundi në muajin Maj 2013, ka zhvilluar një aktivitet në T.O.B. Tiranë dhe në Teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe ne Qendrën kulturore të fëmijëve në Shkodër. Në këto aktivitete këngët janë luajtur “Live”, shoqëruar me shumë profesionalizëm nga muzikantët e Estradës së Shkodrës, duke ju ruajtur natyralitetin e tyre, asht sic janë krijuar nga autorët anonimë dhe profesionistë duke iu afruar bio-muzikës. Në aktivitetin në Shkodër dhe në atë në T.O.B, kënduan disa artistë tipikë të këngës shkodrane si Sabahete Vishnja, Eriona Bushati, Adnand Bala dhe Mukadese Canga, Selma Bekteshi. Këngët u luajtën shumë mirë nga orkestra profesioniste e Estradës së Shkodrës dhe u kënduan shumë mirë dhe me elementë ritmikë e melodikë natyralë të kësaj kënge nga këngëtarët pjesmarrës. Zoti Gjyrezi ka dëshirë që këte prezantim ta zhvilloj edhe në Prishtinë dhe Podgoricë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe këngëtarë nga Kosova që këndojnë këngën Shkodrane dhe këngën kosovare. Në të ardhmen do të “eksperimentojë” duke bashkuar, luajtur sëbashku muzikën e qytetit të Shkodrës me polifoninë toske. Gjuha muzikore simbolike e këtyre zhanreve të muzikës shqiptare ëshë gadi e njëjtë, mbasi edhe gjuha shqipe është e njëjtë dhe dialektet e shqipes ndryshojnë pak sic argumenton edhe profesor Gjovalin Shkurtaj në librin e tij për këto ceshtje. Ne këto aktivitete kanë folur edhe profesoresha e Universitetit te Arteve në Tiranë Eriona Rushiti, gazetari Alfons Zeneli, profesoresha Ermira Alija, Prof. Hamit Borici, Isa Alibali, gazetari Gëzim Podgorica, profesor Prokop Nishku etj. Ato kanë bërë analiza për tekstet dhe melodinë e këngës shkodrane dhe vlerat e kësaj kënge. Studimi i Qamil Gjyrezit është një vlerë shkencore, sepse të arrish të ndërthurësh studimet me praktikën muzikore, pra me interpretimin, rradhë studjues-artistë mund ta realizojnë, sepse gjithmonë studiusit kanë synuar dhe janë mbështetur në drejtimin e hulumtimit teorik. Eshtë gjithashtu e rëndësishme, sepse studiusit që gjithmonë të mbështetur tek teoria, i mungon e tanishmja, pra cfarë del e re pë fushën e studimit të muzikologjisë. Nga ky studim i Qamil Gjyrezit, lindin të rejat. Ato që rinovojnë kritikën dhe studimet, mbasi ai është në kontakt të vazhdueshëm është aktiv me të rejat që sjell në studimet e tija. Profesoresha e letërsisë Ermira Alija shprehet për shenjat natyrale letrare të këtij studimi konkret në formë interpretimi krahasues: “Fjala natyralitet, pjesë e eko-muzikës-më “goditi”, sepse më dha disa shkëndija që kanë në thelb ndjehsinë për artin e vërtetë. Është interesant se nëse do të futeshim në zhvillime letrare do të na duhej kohë që të shpjegonim se si shenja gjuhësore fiton modernitet një farë pavarësie, kurse mjafton të themi “se të dy sytë mi kanë verbue kacurrelat…” për të kuptuar se fjala e ka kapërcyer kufirin e shenjës dhe është kthyer në fluiditet, në efekt, sepse jam e bindur se te cdokush që dëgjon këngën “Kacurrelat “–s’janë më kacurrela, por transformohen në raporte të cuditshme efektesh..” I njëjti fenomen ngjet edhe me shenjat e melodisë, harmonisë dhe ritmit lakonik të këngës “Kacurrelat”, që transformohen në raporte të cuditshme efektesh natyrale, duke përshkruar në formë efektesh si në gjuhën e folur idenë e autorit, mendimin e tij muzikorë për ”shenjën muzikore kacurrelat”, tashmë të kthyer në simbolikë dhe simbol efektesh.

Kënga shkodrane dhe e polifonia toske e labe

Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Në këngën qytetare shkodrane bëjnë pjesë këngët e ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Përveç këtyre, kemi edhe këngë të tjera si këngët mitunore (“Nina-nana”) dhe këngët e fëmijëve (“Mirë dita per kollana”), etj. Më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Ato përbëjnë një nga dukuritë më të bukura folklorike muzikore jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë. Muzika e tyre shumë e brishtë, elegante dhe delikate është ruajtur mjaft mirë. Studjuesi dhe muzikologu Tonin Zadeja shprehet për shenjën melodike, të melodisë të këngës shkodrane tashmë e kthyer në simbolikë efektesh melodike duke e krahasuar me filigramën prej sermi dhe ari dhe e krahason gjithashtu krijuesin e melodisë, kompozitorin e saj sikur të ishte një argjendar: “Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhen e kohërave nga populli dhe, një pjesë e tyre, janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone”. Nga greqishtja e vjetër fjala polifoni do të thotë shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy a më shumë zëra. Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohet. Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

“Shqiponjat” shqiptare “fluturojnë” në Florida ,SHBA

$
0
0

Luan Kalana

1

 Ky ishte titulli i një reportazhi të shkurtër,suprizë këto ditë, në një gazetë lokale amerikane ,për një evenimet kulturor interenacional të përvitshëm ,në qytetin e bukur bregdetar me tradita te vjetra historike e kulturore në St.Peterburg, perlë te Floridas… 

    “Mrekullia shqiptare zbriti në skenën e festivalit” ,- u shpreh shkurt një gazetare amerikane,e cila shkruante për grupin e valleve “Shqiponja” të Shqiperisë.
     “Kishim dëgjuar  dhe jemi mësuar me emrin Albania,vazhdonte ajo,por emrin i grupit SHQIPERIA,jo vetëm na befasoi,si përfaqesim i një vendi Europian për herë te parë,pas 39 vjet organizimi i ketij festivali folk në St.Pete,Florida,duke mësuar edhe nje emër të ri,se Shqipëria është Albania,por na mrekulloi,dhe gjatë gjithë kohës,dy ditëve të festivalit qëndruam në këmbë e me duartrpkitje të pa ndërprera e duke kërcyer edhe ne denc si shqiptarët”
….No koment…
  Të dielën,pas disa ditë të festivalit,duke pirë kafe në këtë qytet,një çift turistësh nga Hungaria,Europë,që kishin qënë pjesamarrës në festival,sa na panë na buzëqeshen e na salutuan,duke u prezantuar,por më shumë u kishte lenë mbresa grupi i valleve “Shqiponja” ,duke folur disa fjalë në shqip,kutohet me vështiresi:- “Shumë bukur,Shqipëri”
    Një falenderim shumë i madh për pjesëtaret e Grupit të valleve “Shqiponjat” të Clearwater, Florida ,ështe shumë pak,ato meritojne më shumë,ishte ky një unision i përbashket i komenteve te shumta nga facebooku.
   “Ishte një nder ,veç kënaqesise,që të punosh me këto vajza që përfaqësuan denjësisht,Shqipërinë në Festivali Nderkombetar të Folklorit në St. Petersburg, Florida në USA, një festival që ështe zhvilluar për 39 vjet,që kishte tradita dhe përvojë…
   -shprehet me ndjenje krenarie dhe modesti Dr.Ardian Kraja,DJ,drejtuesi,organizatori ,inspiruesi,muzikanti,Presidenti i shoqates amerikane -shqiptare, këtu në Florida,ish mjeku kirug ortoped i ushtrisë shqiptare të Natos në Irak.
    Në bisedë me të me z.Kraja,pasi ishte qetësuar pas festivalit, nuk kursehet për falenderimet.
 -”Ishte puna e palodhur e të gjithe pjestareve të shoqatës “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”, dhe e shumë të tjereve që: “They are proud to be Albanian”,por ai kërkon të falenderojë publikisht një e  për nje e me emra të gjithe ata që kontribuan për kurorëzimin me sukses të këtij evenimenti madhor për ne.
    Na mungonte baza materiale, vetëm dy kostume familjare kishim….pasi duheshin kostume kombëtare qe të përfaqesonim të gjitha krahinat e Shqipërise,ashtu si konkuruam me vallet e sukseshme,nga Jugu me korçaret, nga Shqiperia e mesme,nga Veriu,nga Kosova vallja e Shotës ,Came,e të tjera,..një repertor i plotë folku vallesh shqiptare..
   Si i thonë fjalës,hymë në valle e ja dolëm me sukses.Këto mund t’i shihni dhe vidion qe kemi hedhur ne.. Youtube.” 
Do të doja të bëja shumë falenderime,por do të veçoja,falenderim te veçantë për z. Petro Dervishi që bëri të mundur këto veshje të mrekullueshme nga krahinat e ndryshme te vendit tonë.
    Faleminderit koreografes dhe valltares Rovena Kafilaj e cila me vallet që zgjodhi, perfaqesoj te gjitha trevat e Shqiperisë Etnike.
 Pa tjetër falenderojmë vullnetaret znj Teuta Kanini, znj Eri Pasko, Fanika Janko, Ina Kerxhalli, Miranda dhe Arben Marleci, Malkio dhe Alketa Malo, Metat dhe Emine Idrizi, Silvana Pullazi dhe Edwards family që dhanë gjene me të çmuar, kohën e tyre,duke na u ndodhur në krahët tona ne të dy ditët e festivalit,në tendë ,në skenë e deri me ushqime e gatimet tipike shqiptare…
    Meritojnë falenderime  sponsorët z. John Lulgjuraj,një nga themeluesit ideatore te shqoqates shqiptare te vjetër,ish drejtuesi dhe folësi i Radios Shqiptare në Clearwater për disa vjet,
   z. Vladimir Jacaj, z Dritan Miho-Shkupi, z. Edmond Strakosha, Ismet Gjeloshi, Luan Kola dhe z. Rifat Shatri ,te cilet së bashku me familjet e Tyre dhanë një kontribut te çmuar ne organizimin e ketij festivali !
     Falenderojme z.Jozef Margega, z Kol e Xiku Jaku dhe z. Qamil Jaca qe na mundesuan me disa kostumet popullore qe na mungonin !
   Duke falenderuar edhe te gjithe miqte tane, artedashesit dhe atdhetaret që na u gjendën pranë dhe me fjalët e tyre të ngrohta na inkurajojne per të transmetuar ne brezat e rinj kulturën dhe traditat e çmuara e te pasura e popullit tonë, Shqiperisë !
   Gjithashtu njëfalenderim edhe per z. Bledar Starova i cili ne keto momente po na pergatit nje darke te mrekullueshme per te gjithe pjestaret e valleve dhe per vullnetarët.
Faleminderit dhe respekte për të gjithë !
    Ndër sa ne do ta plotësonim falenderimet me nje “Big” Falenderimi të madh per Dr.Krajën  dhe familjen e tij ,që sakrifikuan  dhe kontribuan jo vetëm shpirterisht por dhe materialisht,me gruan e mrekullueshme Tanen,vajzen Gearta ,valltaren e talentur dhe  fotografe pasionante,të cilat u bënë bashkë me shoqet e tyre, promotore dhe organizatore te aktivitetit,të cilat e kanë mbeshtetur pa rezerva në ëdo hap që nga krijimi i ketij fondacioni dhe çdo aktivitet.
  Duhet theksuar se kurorëzimi  me sukses i këtij akriviteti te madh,me krijimn e një grupi të rinj valltaresh popullore amatore,që nesër mund të bëhet më me pak pune( me pjesmarjen e grupit valltar te burrave) nje ansambel i plotë i kompletuar dhe profesionist.
 Ende pa u shuar jehona e suksesit kane erdhur oferta e ftesa ne emer te grupit per te dhene e marre pjese ne koncerte te reja,si ne festen e Bosnjakeve,ne Mbremjene madhe te flamurit ne Clearwater,me 28 nentor e nga disa qytete nga Florida.
    Nuk ishte spontan ,por si rezultat i një pune gati dy vjeçare me një përvoje  të pasur akrivitetesh,duke filluar nga Mbrëmjet familjare me muzikë shqiptare,kampionate ne futboll, promovime libra ,koncertet me kengetaret shqiptare,e deri ne Mremjet soleme per pervjetoret e Pavaresise te Shqiperise,nga Shoqata amerikane -shqiptare..”Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”,një emër tashmë i njohur nga te gjithë.
  Kjo shoqatë qe drejtohet nga intelektuale patriote te mençur e te përkushtuar, jo vetëm po afirmon emrin e saj ndër komuntitetet e tjera me të vjetra ne opinonin amerikan,por po rit krenarinë kombetare  mes kombeve të tjera,duke i bashkuar shqipatret ketu  ne amerike si vellezer te nje familje të madhe dhe si qytetarë amerikane,shembull në pune e në shoqeri,nderi dhe krenaria e Floridës,duke merituar dhe falenderimet e personaliteve zyrtare amerikane të qytetit e të shtetit.
   Mirënjohje,nderim respkte e krenari kombëtare për Ju të gjithe,motra e vellezër artista shqiptare të mrekullueshëm.
Ju lumtë ,me të drejtë mburemi me ju,”Shqiponjat” e Floridës.

U THEMELUA SHOQATA KULTURORE “LIDHJA E PRIZRENIT”

$
0
0

-Me seli në San Zenone degli Ezzelini të Provinces së Trevisos

Nga Beqir Cikaqi

 

Z.Xhemajli Papaj, znj.Edie Xhyheri dhe z.Bashkim Bekteshi

Z.Xhemajli Papaj, znj.Edie Xhyheri dhe z.Bashkim Bekteshi

Migracionit shqiptar në Itali iu shtua edhe një Shoqatë Kulturore Shqiptare, me një emër shumë domedhënës  për historin e popullit shqiptar, ështe kjo Shoqata Kulturore LIDHJA E PRIZRENIT. Ishte kjo idea e një grupi bashkëatdhetarësh që bashkëpunuan në mes veti, duke e gjetur edhe mbështetjen  e komunes së San Zenones degli Ezzelin(TV). Kështu  shoqatave shqiptare të deritashme që vepronin në Provincen e Trevisos( ILIRIA; DARDANIA; BESA; RINIA; etj ) iu shtua edhe kjo Shoqatë.

Në themelimin e kësaj shoqate rol të pa kontestueshëm  dhanë  doktoresha e gjuhës Hedie Xhyheri, me origjin nga Vlora dhe prof. i historisë Bashkim Bekteshi që vie këtu nga Dibra, të cilët përzgjodhen emërtimin, si  dhe  pregaditen statutin e të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrim pran organeve kompetetnte vendore. Nuk duhet mohuar  edhe edhe kontributin e z. Xhemajli Papaj, e sidomos  ndihmesen e pakersyer nga kryetari i Komunës së San Zenone z. Luigi Mazari dhe drejtues tjerë të  komune si, z. Natalino Pelizari  dhe Xhulio Rek. Duhet  falemenderuar komunën që do të mundeson për shoqaten LIDHJA E PRIZRENIT  të sgurojë lokalin me të gjitha nevojat e duhura edhe ate gratisë. Në një shkollë ku mund te zhvillohet edhe mësimi i kursit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar.

Shoqata LIDHJA E PRIZRENIT, është jo partiake, jo fetare, qëllimi i saj nuk është fitimi por solidariteti shoqëror. Shoqata ka këto qëllime: të njohë me traditat dhe kulturen shqiptare; të forcojë intergrimin, ndërmjet njohjes dhe ballafaqimit me kultura e tjera; të njohë kulturen, artin dhe historin shqiptare; të nxisë njohjen dhe mësimin e gjuhës, letërsisë dhe historise shqiptare. Për të realizuar këto qëllime Shoqata propozon: të mundësojë dhe të realizojë intergrimin kulturor dhe shoqëror të njerëzve; të organizojë mbrëmje me temë kulturore shqiptare; të organizojë kurs për gjuhën dhe letërsinë shqiptare për fëmijë të moshave 7-14 vjeq…

Shoqata ka Këshillin drejtues,  deri në zgjedhjet e rregullta, në mesine tyre edhe nje vendor(italian), në përbërje:  - Dokt.Hedi Xhyheri, kryetare

                     – Prof. Bashkim Bekteshi, nënkryetar

                     – XhemajliPapaj, antar

                    – Enrico Panziera, antar dhe

                    – Gentiana Xhyheri

Këshili drejtues me 10 nëntor 2013, organizoi një takim me bashkëatdhetaret që jetojnë jo vetëm në  San Zenone, por edhe më  gjerë.

Në këtë takim  parveq  bashkëkombasëve që jetojnë  në këtë lokalitet, merrnin pjese edhe drejtues të shoqatave si motra ne  Rajonin e Venetos, mësues të shkollës shqipe të MP, aktivist të devotshëm të mërgates  së këtueshme shqiptare, si z. Selim Musaj, z. Refki Tafaj, z. Hamit Kurti,  autori i këtijë shkrimi, Agim Mulosmani, Besnik Besimi, Muhamet Murtezani, etj.Të cilët zgjodhen  fjalët më meritore  drejtuar themeluesve të shoqatës së re .

Drejtuesit e shoqatës  LIDHJA E PRIZRENIT, i njoftuan  të pranishmit për aktivitetin fillestar, ndër të tjera, se kan evidentuar  një numër të konsideruar të fëmijëve , që do të ndjekin mësimet e kursit të gjuhes shqipe, ku e ka edhe qëllimin e aktivitetit kryesor shoqata. Ky aktivitet do të fillojë nga java e radhes , çdo të shtune  prej ores 15.00 deri 17.00. Mësues do të jenë  Hedie  Xhyheri dhe Bashkim Bekteshi, të cilet edhe ma parë kan qen mësues të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Bassano, do me than kan pervojë të mirë në këtë drejtim.

Urojmë, që këta aktivist entuziast dhe të dëshmuar të Shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT , të ken suksese dhe jetë gjatësi të pa kufizuar.

Nëntor 2013, Treviso Itali

SARA TITKA, VAJZA SHQIPTARE, QË KA SHKËMBYER LETRA ME ISH PRESIDENTIN XHORXH W. BUSH

$
0
0

Nga: Murat Gecaj

1

1.

Një mbasdite nëntori 2013, sipas bisdës së bërë më parë, mora udhën për në Lagjen “Ali Demi” të kryeqytetit  tonë. Kam qenë edhe më parë në atë Qendër të mësimit të gjuhëve të huaja, të cilën e drejton kolegia e mikja, Lindita Titka-Pasholli. Njohja jonë lidhet me një ngjarje të shumë viteve të kaluara, pra kur ajo ishte në moshë të vogël. E kam treguar këtë gjë edhe në një rast tjetër, prandaj nuk do të zgjatem më këtu. Shënoj vetëm se, atëherë, kisha publikuar një shkrim modest për gjyshën e saj, mësuesen veterane të arsimit tonë kombëtar, Nazmie Pasholli. Ajo kishte hapur, për herë të parë, një shkollë shqipe për vajzat malësore, në Peshkopi. Kështu, mbeti e nderuar dhe e paharruar, në kujtesën e nxënëseve të saj, si dhe të prindërve të tyre.

Pasi Lindita kishte gjetur adresën time e-mail, më dërgoi një mesazh falënderues dhe më tregoi, se ku punonte. Pa humbur kohë, shkova në Qendrën e mësimit të gjuhëve të huaja, që ajo drejton dhe u njoha nga afër me punën e mirë, që bëhej aty. Në vijimësi, kursin për mësimin e gjuhës angleze e ndoqi aty edhe mbesa ime 9-vjeçare, Dorela. Pra, lidhjet tona u forcuan.

Siç nisa të tregoja në fillim të këtyre pak radhëve, këto ditë, shkova atje për t’i dhënë Linditës një “libërth” të vogël, me disa recensione rreth librit tim, me titullin “Dorela”(Tiranë, 2012) dhe dy vëllime të librit “Thesar Kombëtar”, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani”-Suedi, që u përuruan në dy ditët e fundit të tetorit 2013, në Tiranë e Durrës.

Në atë pasdite, kursin e gjuhës angleze për 8 nxënës, e drejtonte vajza binjake e Linditës, Sara Piro Titka, e cila vetë ndjek degën e gjuhës gjermane, në Universitet, bashkë me motrën, Xhesikën. Me atë rast, hymë në klasë dhe me aparatin fotografik shkrepa një pozë. Kur dolëm që andej, mami i saj m’u drejtua: “Sara ka një kujtim shumë të bukur e të paharruar, të 8-9 viteve më parë, kur jetonim, familjarisht, në Çikago të Amerikës. Ajo dhe motra e saj binjake, Xhesika, mësuan shpejt anglisht, në shkollën e tyre. Një ditë, mësuesja u kishte kërkuar që t’i shkruanin nga një letër Presidentit të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Kështu, secila e bëri një gjë të tillë, pra në to shprehën mendimet e veta. Mësuesja ua postoi letrat atyre, për në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa të dyja vajzat tona nuk na treguan gjë, në shtëpi, për detyrën e dhënë nga mësuesja dhe as për dërgimin e letrave!…Kaluan disa ditë e ndodhi diçka e pabesueshme dhe emocionuese, si për vetë binjaken tonë, Sarën, bashkënxënësit e mësuesit e saj dhe për gjithë familjen tonë. Postjeri na solli një zarf jo të zakonshëm. Vinte nga Shtëpia e Bardhë, i drejtohej personalishet Sarës dhe ishte e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush…Këtë letër dhe fotografinë e Bushit, me të shoqen, Laurën, që i dërgoi ai atëherë, Sara i ka të vendosura në dhomën e saj dhe i mban si një “diplomë” tw çmuar. Është një kujtim i rrallë, që jo çdokush mund ta ketë,  në jetën e tij…”.

2.

 Për kureshtjen e lexuesve të këtij shkrimi, po e japim faksimilen e kësaj letre, anglisht, si dhe përkthimin e saj, nga znj.Lindita Titka-Pasholli. Pra, ja çfarë shkruhej aty:

“4010, Rruga “North Bernard-Çikago-Ilinois, 60618-2216

E dashura Sara (Titka),

Ju falënderoj për letrën tuaj, si dhe mendimet e sugjerimet,  që ju ndani me ne,  gjë që unë kam dashur ta dëgjoj gjithmonë, nga amerikanët e rinj. 

Ashtu siç ju vazhdoni me studimet tuaja, shpresoj se  po përpiqeni të lexoni dhe mësoni më shumë rreth  çështjeve, që ju interesojnë  më tepër, ngjarjeve ose ndodhive të fundit, si dhe historinë e vendit tonë, duke ndjekur më shumë bibliotekën e vendit tuaj ose duke  hyrë  në Website-in e  Shtëpisë të Bardhë: www.Whitehousekids.gov dhe  www.whitehouse.gov. Gjithashtu, ju nxis që të arrini qëllimet tuaja të larta, duke  mësuar ose studiuar shumë e të ndihmoni të tjerët, në nevojë.

Me përkushtimin,  që keni ndaj shkollës dhe me dashurinë për të  tjerët, mund të arrini aftësi

të  plota dhe të bëheni e përgjegjshme për  komunitetin tuaj.

Unë dhe Zonja Bush, ju dërgojmë urime me dëshirat tona më të sinqerta: Zoti të bekoftë ty dhe Amerikën!

Sinqerisht: George W. Bush,

Shtëpia e Bardhë-Vashington, më 20 shkurt 2004”.

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, pasi treguam për këtë ngjarje interesante dhe të paharruar në jetën e Sara Titkës, tashmë e kthyer përgjithnjë në Shqipëri, bashkë me familjen, i urojmë nga zemra asaj: Jetëgjatësi, shëndet e mbarësi në punë, gëzime dhe lumturi në jetë!

Tiranë, 12 nëntor 2013

KRIJUESIT SHQIPTARË NË MËRGATË ME PRURJE TË REJA NË LETRAT SHQIPE

$
0
0

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me krijuesit dhe lexuesit vendas, përmes krijimtarisë artistike apo  takimeve të mundshme gjatë pushimeve,në organizime të përbashkëta letrare. Disa krijuesë, tashmë, janë edhe anëtarë të shoqatave letrare nëpër vendet ku jetojnë. Ka autorë që kanë botuar libra të veçantë në gjuhën gjermane, angleze, italiane apo franceze. Ata kanë zgjuar interesim të dukshëm. Për shembull, para një kohe, poezia shqipe që krijohet në Gjermaninë një antologji krijuesish në gjuhën gjermane”Antologjia moderne shqipe”, u paraqit si letërsia e  arrirë e krijuesëve shqiptar në këtë  shtet. Me  kalimin e kohes, disa libra të veçantë të krijuesve shqiptarë, apo në bashkautorësi me krijuesit gjerman, janë në proces botimi,  kan shkëmbyar njohuri midis dy kulturash shqiptaro-gjermane. Krijuesit shqiptarë në mërgatën evropiane, kanë bërë një prurje të re të vlerave letrare si në poezi poashtu edhe në prozë, por edhe në kritikën letrare. Herë-herë ju kemi  njoftuar me biografi shkrimtarësh e poetësh të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim,por kësaj radhe do u njohim me poetin tanë në mërgim  z.Pal Sokoli.

Pal Sokoli njihet si një krijues i cili krijimtarinë e tij e nisi në moshën e njomë rinore në vendlindje.

Pal Sokoli ka botuar në periodikun letrar që nga vitet tetëdhjetë, në Revistën studentore “Bota e re”, në gazetat “Zëri i rinisë”, “Etja”, “Fjala”, “Rrezja”, si dhe disa cikle me poezi në Revistën letrare”Shtigje”, të Klubit letrar,”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës.

Me disa krijues të tjerë, ai mori në Wuppertal nismën e formimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe  vite me radhë´ishte sekretar i saj. “Gjithmonë, kur sheh se të rrezikohen vlerat e trashëguara, apo të sjella më veti në mërgatë, bëhen përpjekje për t’i mbrojtur ato. Kështu ede Pal  Sokoli ju përkushtua  me gjithë qenien  formimit të një Lidhjeje të Shkrimtarëve që jetojnë në Gjermani, për t’i bashkuar ata, për t’i nxitur të krijojnë. Dhe ja arritëm me formimin e LSHAKSH-në Gjermani. Me të kemi bërë promovimin e shumë krijuesve të rinj, kemi bërë promovimin e 70/80 veprave të krijuesve tanë. Kemi krijuar një urë lidhBiografia e Palit është e dhimbshme. Lufta i mori pesë vëllezër dhe një motër. Megjithatë Pali gjeti forcë që përmes poezisë të sfidojë të keqen dhe tragjedinë: „Krishtlindjet pa ju / Buzmat i gjeta të prerë / aty ku i linim gjithmonë/ thirrjes me çka po vjen / o buzmi bujar? / i mungonin zëra: / Simoni, Krista, Filipi, Pashkja, Gjergji, Kastrioti. / Buzmit i thahej ushqim / në cep të buzës / Sofrës nuk iu sollëm / më shumë se tri herë / mungonin hapat tuaj / vendet e zbrazëta dukeshin si plagë / Filipi, Simoni, Krista, Pashkja, Gjergji, Kastrioti.“ (Poezi e shkëputur nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”, botuar 2005).Pal Sokoli u  lind më qershor të vitit 1959 në Radoniq, KK. Gjakovë . Ka kryer gjimnazin e shkencave natyrore”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Fakultetin Filozofik,drejtimin Filozofi-Sociologji në Universtetin e Prishtinës. Ka të botuara katër vepra letrare dhe është i përfshirë në disa Antologji dhe vepra dhe revista  letrare. Poezitë e Pal Sokolit janë të botuara dhe të përkthyera në gjuhën gjermane, italiane, turke dhe rumune.

Familja Sokoli përndryshe i takon familjes së madhe, Paplekaj nga malësia e Gjakovës. Tradicionalisht familja Paplekaj- Sokoli ka ruajtur dashurinë për atdheun edhe kështu shpesh  kanë rënë në konflikt më rendin shoqëror ekzistues. Aktivitetet e kësaj familje u trashëguan më pushkë dhe pendë që nga të parët e tyre, aktiv në Lëvizjen Kaçake(Sadik Gjoni-Paplekaj), pastaj pjesëmarrës në Konferencen e Bujanit(Pashk Sadik-Paplekaj) aktiv për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës gjegjësisht të bashkimit kombëtar,(ballisti më i vjetër Zef Sokoli), si edhe pjesëmarrësin e rrugës famëkeqe dhe fatkeqe të Tivarit Brahim Deli Sokoli-(babai)i cili për pak kishte shpëtuar i gjallë. Në luftën e fundit 1999, kishte katër ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(Gjergj Sokoli,  Filip Sokoli-martir, Viktor Sokoli dhe Kujtim Sokoli), njëri ndër të cilët edhe  epror(heroi- Gjergj Sokoli ). Kurse nga kjo luftë mbeten martir gjashtë anëtar të kësaj familje, Filip, Gjergj, Pashke, Siman, Kristë dhe Kastriot Sokoli.

-Pal Sokoli ka botuar dhjetera libra ne poezi,ne antologji poetike,librat e te cilit jane edhe të përkthyara në gjuhë të huaja,por ajo që më le mbresa është”KËMBANË E PËLCITUR DHEMBJA”.Për mendimin tim krijimtaria e Pal Sokolit ka arritur një prurje në veçanti përmbledhja poetike”Kambanë e pëlcitur dhembja”,të cilën e kanë shqyrtuar e vlerësuar kritik të njohur letrarë.E kam lexuar disaherë përmbledhjen poetike në fjalë,ku poezitë e tija janë në raport të mirë me lexuesit e mirëfilltë,komunikuese që ndërtojnë shpirtërisht raportin e poetit me poezinë dhe lexuesit.Krijimtaria e Pal  Sokolit është një lum vërshues,i cili buron nga thellësia e shpirtit të tij qoftë kur pasqyron kohën e kaluar,qoftë kohën në të cilën veprojmë,duke shprehur shpirtërisht dhe realisht ate që ndjenë,qoftë gëzimin apo dëshprimin,duke e ndërthurur mirë me vlerat e vargut në art.Poezia e Pal  Sokolit kapë tema të larmishme,figuracion,cilësi të përmbajtëjes,stil,çiltëri në gjuhën e të shkruarit,e cila mirëpritet te lexuesit dhe lexohet me ëndje.Poezia e mirëfilltë si është poezia e Pal Sokolit kërkon një lexues me njohuri letrare,me shije më të thellë në art dhe në një kontakt më të thellë në ndjenjat e veta.Poezia e Pal Sokolit është me një muzikalitet të lartë,lexuesi i vemendshëm mund të dalloj melodinë e saj që ajo bartë në vete,ajo mund të dëgjohet e shijohet me shqisat e lexuesit të vemendshëm,ashtu si përcillet me shqisa një melodi,vetëm se poezia në vend të notave ka vargun,e një varg i fuqishëm e bënë fisnikërinë e poezisë.Poezia e Pal Sokolit ndihmon lexuesin të pasurohet shpirtërisht,si i tillë Pal Sokoli mbetet i mirëpritur te lexuesit tanë dhe mjaft premtues.

Në teatrin SVA në Manhattan u zhvillua ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të festivalit të filmit shqiptar me filmin “Agon”

$
0
0

Nga Keze Kozeta Zylo

 1

            Duke shkuar drejt teatrit SVA që ndodhet ne Manhattan në hyrje të tij shfaqej reklama e shkruar me gërma të arta “Java e filmit shqiptar në New York”.  Nuk kishte shqiptar që të mos ndihej i emocionuar kur lexonte reklamen për javën e festivalit të filmit shqiptar.

            Brenda teatrit të uronin mirëseardhjen drejtuesit dhe organizatorët e festivalit të filmit shqiptar z.Ariot Myrtaj dhe Mrika Krasniqi si dhe regjisori i filmit “Agon” z.Robert Budina.

            Qindra shqiptarë erdhën në ceremoninë e hapjes së festivalit të filmit shqiptar ku dalloheshin midis tyre artistë, aktorë, regjisorë, kritikë, përfaqsues organizatash të ndryshme, media të cilët kishin ardhur për të mbështetur dhe parë filmin shqiptar.  Javën që kaloi u dha premiera e parë e filmit komik shqiptar “MikeyBoy” në teatrin e famshëm të Manhattanit AMC me aktorin e Hollivudit Mike Dusi, i cili së bashku me prindërit Maria dhe Zef kishin ardhur posaçërisht për Javën e Festivalit të filmit shqiptar.  Aktori i Hollivudit midis të tjerash tha se e kishte parë filmin dhe e vlerësonte punën e regjisorit Budina, si dhe lojën aktoreske të artistëve në film.

            Ndërsa regjisori Budina tha se ndihej krenar për filmin “Agon” dhe komentoi se titulli aq simbolik i filmit është në shërbim të subjektit të zgjedhur.  Tranzicioni 20 vjeçar solli emigrimin e mijëra njerëzve në vende të ndryshme të botës dhe veçanërisht në Greqi.  Problemet e shumta gjatë tranzicionit i kam sjellë në film nëpërmjet dy vëllezërve ‘Saimir’ qe rolin e tij e luan aktori Marvin Tafaj, dhe vellai i tij Vini që luhet nga Guljem Kotori, dhe të tjerëve që ecin si në një tunel të errët dhe në fund të tunelit gjejnë një dritë që zbardh, “Agon”.   Në këtë pjesëmarrje binte në sy ardhja e shumë të rinjve çka të jep shpresë për një shtytje më të fuqishme kulturore në botën e artit ku bota ka shume nevojë për ta njohur sa më shumë Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur.  Gjatë intervistave të shumta për TV Alba Life mjaft aktorë u shprehën se ishin të kënaqur për bashkëpunimin me njeri-tjetrin dhe shpresonin se do të sillnin dhe më shumë filma me tematikë nga bota shqiptare.  Z.Arton Myrtaj një djalë i talentuar si dhe znj.Mrika Krasniqi një vajzë plot sharm, bashkëorganizatore të Festivalit thanë para kamerave se ishte viti i dytë që e organizonin festivalin e filmit shqiptar dhe falënderoi gjithë bashkëpunetorët e tij që ishin ndodhur në çdo moment për ta realizuar sa më bukur edicionin e dytë të Festivalit.  Zonjusha Ermira Babamusta aktiviste e dalluar dhe promotore e kulturës tha se ishte e lumtur që zhvillohej edicioni i dytë i festivalit të filmit shqiptar dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë pambarim.   Aktori dhe regjisori i talentuar Ergys Bakalli si dhe aktori kryesor në filmin e tij “Made in America” Artan Telqiu thanë se ishin të nderuar që merrnin pjesë  në këtë film dhe falënderoi bashkëpunëtorët e shumtë.   Emira Berisha aktore që ka luajtur në teatrin “Invitation to a marriage” foli me plot dashuri për festivalet që organizohen dhe është kënaqësi që ne të marrim pjesë në to.  Edhe znj.Theodhora Rexhepi drejtore e marketingut tha se po punonte vazhdimisht për ta paraqitur festivalin sa më dinjitoz dhe më tërheqës.

            Të veshur me kostume kombëtare aktorët që lujane role nga më patriotiket Shaban Lajci dhe Tom Gjergji thanë se organizime të tilla festivalesh sjellin gjithmonë atmosferë festive dhe njëkohësisht njohje të Shqipërisë pranë botës.  Aktori plot përvojë i disa roleve me origjinë nga Maqedonia z.Luan Bexheti ndihej shumë krenar për festivalin e filmit shqiptar dhe falënderoi gjithë aktorët, organizatorët që në këto aktivitete sjellin mjaft shqiptarë.  Të marrësh pjesë në këto aktivitete kaq të rëndësishme medoemos që ngarkohesh me emocione të fuqishme dhe ndihesh krenare për atë çka bëjnë shqiptarët e kulturuar.

Aty takohesh me plot dashamirës të artit, të kulturës, të edukimit ku prej tyre do të veçoja dhe tri zonjat profesore dhe studjuese, të cilat kishin menduar që më parë për t’i dhuruan shkollës shqipe Alba Life dy bluza me Flamurin tonë Kombëtar.  Gjesti fisnik i tyre do të më ngelet gjatë në kujtesë.

            Festivali u hap me filmin “Agon” të regjisorit të mirënjohur Robert Budina.  Filmi “Agon” është përzgjedhur midis 76 filmave të huaj për çmimin Oskar në vitin 2014.  Shpresojmë që të zgjidhet në pesçen finale për të shkuar direkt në konkurrimin për Oskar. Para filmit kanë përshëndetur organizatorët e tij si znj.Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj.  Znj. Krasniqi e çeli ceremoninë e hapjes me falënderimin e gjithë artdashësve që merrnin pjesë në këtë festival si dhe kineastët për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin me ta.  Ndersa Z.Myrtaj tha se ne sot jemi dy vjeçarë dhe shpresoj që kjo traditë të vazhdojë sa më gjatë.  Ai tha se unë u frymëzova për të organizuar festivale që t’i tregojmë botës kulturën tonë, historitë e shumta, ngase bota vetëm nëpërmjet kulturës, artit do të na njohë më shumë.  Z.Myrtaj falënderoi sponsorizuesit e shumte si Liberty Blue group, Familia pizeria, Elvis Murriqi, Bekim Bardhi, Bejtulla Krasniqi etj…

Ambasadori i Kosovës në New York z.Bekim Sejdiu me thjeshtësinë që e karakterizon iu uroi dy organizatorëve punë të mbarë dhe tha se kemi dhënë një kontribut modest si konsullatë në organizimin e këtij festivali dhe shpresoj që ky festival të kthehet në një traditë të bukur ngase promovohen vlerat kombëtare.   Me humor vazhdoi ai se jam i sigurtë se ju nuk keni ardhur këtu të dëgjoni fjalimin e një dipllomati, por keni ardhur për të pare filmin.

            Pas fjalës së tij në skenë është ngjitur regjisori i filmit “Agon” z.Robert Budina.  Z.Budina midis të tjerash tha se jam shumë i prekur nga puna e jashtëzakonshme e dy të rinjve Krasniqi dhe Myrtaj.  Festivalet e mëdhaja nuk i bëjnë sipërfaqet, por energjia e njerëzve dhe shpresoj që në të ardhmen festivali të ketë sa më shumë kineastë.

            Në fund të filmit “Agon” i cili  u ndërpre disa herë nga duartrokitjet z.Myrtaj dhe Krasniqi organizuan bashkëbisedimin me pjesëmarrësit në sallë.  Artdashësit  i drejtuan pyetje të ndryshme regjisorit Budina i cili u përgjigj plot kulturë dhe profesionalizëm.

8 Nëntor, 2013

Manhattan, New York

U zhvillua në Nju Jork; Festivali i XXIII-të Shqiptar

$
0
0

Nga BEQIR SINA, Bronx – New York
1

Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës

BRONX NY: Festivali i 23 vjetor shqiptar! Mbrëmja me këngët, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë. Festivali gjithëshqiptar! është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim.

Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që pamë mbrëmë gjatë Festivalit të XXIII Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë. Festivali organizohet për të njëzetënetretë herë nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.

Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për tre orë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.

Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, në Festivalin e XXIII-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3000 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.

Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer.. Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës,Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Patersoni, i Nju Jerseyt .

Ndër pjesëmarrësit ishin edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, asambleisiti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i Vartës dr. Gjon Buçaj, dhe famullitari Dom Fran Kola, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Presidenti i KKSHA, zoti Martin Shkreli e të tjer. Në festivalin e XXIII morën pjesë edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente. Festivali XXIII Shqiptarë, prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë.

Në skenë dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.

Hapjen e Festivalit të XXIII-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Etrita Ibroçi dhe Kreshnik Zhabjaku.

Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit u krye nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili ndër të tjera tha se :” Ju sigurojmë se sonte keni për tu ndar shumë të kënaqur me programin e pasur përgaditur për ju. Këngët e vallet tha Popaj në fjalën përshëndetëse, prej trevave të ndryshme shqiptare nga veriu e deri në jug kan për t’ju sjellur shmallim në shijen e këndëshme të arttit tonë muzikor shqiptarë. Çka e bën festivalin edhe më të vlefëshëm dhe domëthënëse dhe është më shumë prej këtyre argëtuese nga të rinj që kanë lindur këtu në Amerikë”

Duke folur për qëllimin e festivalit shqiptar në Amerikë, famullitari dom Pjetër Popaj, theksojë se qëllimi i festivalit nuk është vetëm argëtimi por edhe bashkimi me njëritjetrin. “Ne gjithmonë, tha ai theksojmë gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë, pra të bashkuar ruajmë gjuhën, kulturën, traditat e lashta e mbi të gjitha ruajmë veten tonë” tha Popaj.

Më pas ai bëri një lutje duke iu faleminderuar Zotit që ne shqiptarët kemi këtë bashkim me njeri tjetrin, duke ruajtur këtë dhurat njëkohësisht, sipas famullitarit Popaj, ne japim një shembull të mirë, dhe sigurojmë një të ardhme për të rinjt e të rejat e komunitetit tonë, u shpreh Dom Pjetër Popaj.

“Me këtë ne tregojmë se jemi krenar që jemi shqiptarë, vazhdoi Popoaj, duke shtuar se Zoti na ka pasuruar me virtyte të larta sikur janë ; besnikëria, ndershmëria e bujaria,, që gjenden rrall në popujt e tjerë të botës. Në këngët e lavdishme kujtojm edhe etërit tanë që besnikërisht kan ruajtur këto thesare me dinjitet” thekësojë famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj,

Festivali i XXIII-të Shqiptar, nderoi me një çertifakt të veçantë asambleistin e parë shqiptarë në Asamblen e Nju Jorkut, nga Distrikti 80-të, në Bronx, zotin Mark Gjonaj.

Festivalin e hapi fragmenti poetik; “Sofra shqiptare”, recituar nga Sebastian Tinaj, shoqëruar me një valle festive e titulluar “Lulet e Festivalit”, lujtur nga Grupi “Rozafati”, i Qëndrës Kulturore “Nëna Tereze’, me udhëheqëse artistike koreografen e njohur Agelina Nika.

Ky festival ishte i ndarë në tre pjesë, ku në pjesa e parë, dolën në skenë e festivalit Grupi “Rozafati”, Hartsdale, New York, me valle me motive mirditore, koreografia nga Angelina Nika, dhe një kolazh me motive nga Kosova, kënduar nga Besim Muriqi .

Të mos harrojmë dhe një ansamabël tjetër shqiptarë në Amerikë – Shoqata kulturore artistike Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, i cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali. Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,”, erdhi në skenën e festivalit me potpurinë “Vallëzojmë dhe gëzojmë në log” muzika nga Beko Gjelaj dhe Safet Beqaj, koreografia nga Joli Paparisto.

“Delja Rude” dhe kënga e “Imja Shota” kënduar nga Dea Elezaj, shoqëruar në piano Nikollë Tinaj ishte kënga që korri një shumë durtrokitje , kënduar nga talenti Elezaj e cila edhe kësaj rradhe demostroi një vokal të shkëlqyer.

Ansambli “Bashkimi” nga Bostoni prezantoi magjinë e folklorit të Çamërisë.

Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, edhe kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive Çame” koreografia nga Bashkim Braho., teksa Grupi “Rozafati”, vazhdoi programin me nje “Valle me motive permetare”, koreografia Angelina Nika

Në pjesën e dytë nga Nju Xhersi fqinjë në festival mbërriti ansambli i shoqatës Patersonit, Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Paterson, Nju Jersey , me “Valle me motive të Drenicës” koreografia nga Xhemal Bekteshi , dhe kënga “Të pandarë Jug e Veri” kënduar nga Adem Kaliqi, të cilat entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit me mgjyrat floklorike dhe patriotike dhe krjiuan një atmosferë mjat emocionante.

Ndërkohë, që më pasë ata u ndoqën në skenë nga një kolazh me motive nga Malësia, kënduar nga Ylli Sufaj, Liza Nikprelaj dhe Fran Vulaj. Grupi “Gjergj Kastrioti”, nga Rochester Hills – Michigan, me koreografi të Joli Paparistos, luajti dy pjesë një “Valle me motive të Shqipërisë së Mesme” dhe vallen “Tirana ime”

Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini e sollën në këtë festival këngëtarët Haxhi Zeneli, Lab Logu dhe Viktor Hila. Sikurse, me valle nga të gjitha krahinat, ku banojnë shqiptarët erdhi në këtë festival Grupi “Rozafati”, Hartsdale, Nju Jork, i cili vijojë daljen në skenë me “Valle me motive Kosovare”, me koreografi nga Angelina Nika

Pjesa e tretë dhe e fundit ka vazhduar me Shoqërin kulturore artistike Kelmendi, Nju Jork, me drejtues Sokol Smajlaj, me një tuf interpretimesh të cilët dolën në skenën e festivalit mes një “breshërie” duarttrokitjesh dhe thirrjesh entusiaste të spektatorëve.

Ky grup i dalluar për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë ishte grupi që mori më shumë duartroktitje, duke interpretuar pjesë të tilla si : “Babgjysh merr Lahutën”, me lahutë Martin Smajlaj, – shoqëruar nga fëmijët Nikoll Tinaj dhe Antoneta Nitaj, “Shqipërinë e dua”, kënduar nga Pëllumb Naçaj dhe Bashkim Vushaj, “Shqipe fluturoni” kënduar nga Klaudja Hysaj dhe Grupi, “Një Bylbyl këndon n’mërgim” kënduar nga Ylli Sufaj, Luigj Tinaj, Antonio Vuktilaj dhe grupi.

Në pjesën e tretë Grupi “Rozafa” në fund solli në skenë “Valle me motive nga Malësia” me koreografi të Angelina Nikës, Me këtë rast Festivali i XXIII-të Shqiptarë, rezervoi edhe pak humor nga humoristët Tom Smajlaj dhe Luigj Tinaj, me autor teksti të Gjovalin Lumës, me pjesën humoristike “Largëpamësia politike sma do këngën folklorike”.

Kurse, këngëtarët Amarda Arkaxhiu, Edi Duro dhe Indrit Mlika, i “ranë” mes përmes Shqipërisë me këngë popullore, me një kolazh me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut”

Kurse e mbylli Festivalin e XXIII-të Shqiptarë, Grupi i Valleve “Bashkimi” nga Bostoni me udhëheqës Bashkim Brahon, me një valle të titulluar”Në një flamur të pandarë” me koreografi nga Donald Braho.

Festivali XXIII krijoi një urë të fortë midis shqiptarëve të Amerikës, Shqipërisë , Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare. Kështu edhe sivjet Festivali Shqiptarë në Nju Jork, dha kontributin e vet për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kulturës shqiptare në Amerikë.

Festivali i XXIII-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 23 edicione. Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.


New York : Festivali i II-të i Filmit Shqiptar

$
0
0

Nga BEQIR SINA, New York

Mrika Krasniqi, Ariot Myrtaj, Ermira Babamusta dhe Theodora Rexhepi

Mrika Krasniqi, Ariot Myrtaj, Ermira Babamusta dhe Theodora Rexhepi

Java e filmit, me 30 filma shqiptarë, “Agon” i Budinës hap Javën e Filmit Shqiptar në Nju Jork

CHELSA NEW YORK CITY : Të premten në mbrëmje në qytetin e New Yorkut, nisë udhën e tij Festivali i II-të i Filmit Shqiptar në SHBA, një aktivitet që realizohet nga artistët shqiptarë në Amerikë, dhe që synon të sjell në bashku për një javë disa nga regjizorët dhe aktorët më në zë të kinematografisë mbarë shqiptare, me qëllim të promovimit të kinematografisë shqiptare dhe autorve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare dhe atyre në diasporë.

Ky festival sjell në kryeqendrën e filamagrofisë botërore New York, kulturën dhe artin shqiptar, gjatë javës së festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), me 30 filma të cilat do të shfaqen edhe në kinemat e tjera të New Yorkut, : The Producers Club, e të tjerë. Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013.

Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga filmat e realizuar nga autor nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Anglia, Kanadaja, etj me synim që të bëhet tradicional dhe mbahet në muajin nëntor, në kuadrin e aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit , Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar u zhvillua mbrëmë te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00, në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” dhe morën pjesë dhjetra veprimtarë të njohur të komunitetit, kritikë, artistë shqiptarë e amerikan, gazetar, afaristë, dhe stundentë shqiptarë e amerikan. Ndërsa e përshëndeti duke i uruar sukses të plotë, Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu.

“Në Red Carpet Gala, tha Ariot Myrtaj do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota, falë partnerit dhe sponsorit general Liberty Blue Group, e cila i ka mbeshtetur në çdo hap, së bashku me sponzoret e tejrë : Qeveria e Kosovës Ministria e Diasporës, Famiglia Famous Pizza, EM Windsor, T&K Elite Construction, AMT, energy drink Black Eagel, e shumë miq të tjerë” tha Myrtaj njëri prej organizatorëve të këtij festivali për gazetën tonë.

“Ngaqë ne artistët nuk dëshorijmë të mbajmë fjalime, por ne jemi artistë, dhe artistët flasin nëpërmjet veprave, nata e parë e festivalit do të hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, një përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013, kjo sipas producentes nga Kosova Mrika Krasniqi, e cila shtoi se në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar, “White & Black”, me një retrospektivë në kinematografinë shqiptare”.

Krasniqi, theksoi se risi e këtij festivali do të jetë se kësaj rradhe do të ndahen tre çmime të auidiencës për filmin më të gjatë, filmin më të mirë të shkurtër dhe filmimin më të mirë dokumentar.

“Me Javën e Filmit Shqiptar ne dëshirojmë që të paraqesim një dimenzion të ri mbi artin shqiptar dhe mënyrën se si të reflektojë sa më pozitivisht në botë. Perzgjedhja e 30 filmave për AFW është bërë përmes aplikimeve online, dhe formave të tjera. Në përgjithësi të gjithë filmat kanë qenë korrekt, edhe ata që nuk kemi pasur mundesi t’ i përzgjedhim, sepse iu kemi përmbajtur disa kritereve që t’i pranojmë vetëm projektet që janë realizuar këto dy viteve të fundit. Unë besoj fuqishëm që AFW do të arrijë që të krijojë ura bashkëpunimi në mes të artistëve shqiptar kudo në botë dhe të ndikoj në mirëqenjen e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të komuniteteve të tjera që për synim kanë paqen dhe tolerancën,” tha Mrika Krasniqi, organizatore e AFW-së.

Kurse, Ariot Myrtaj, organizatori i AFW-së thotë se :“Me paraqitjen e projekteve filmike në New York, kemi për qëllim që të sjellim një imazh krejt ndryshe nga vitet e tjera, ku nëpërmes gjuhës universale të kinematografisë publiku ndërkombëtarë të njoh realitetin kulturor, historik e politik, në Shqipëri, Kosovë, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo njohje do të hapë një dialog për kulturën aktuale të filmit shqiptar dhe t’ia ofrojë kinemanë shqiptare audiencës së SHBA-së, duke hapur një përspektivë të mirë për ruajtjen dhe vazhdimesinë e kulturës tonë,”

.

Kultura dhe arti shqiptar prezantohen në Nju Jork gjatë Festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar) :

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit, nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.

Nga Shqipëria në këtë javë filmi janë filmat “Agon” dhe “Pharmakon”. Skenaristi dhe regjisori i “Agon”, Robert Budina, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë pjesëmarrje të filmit shqiptar në New York. duke shtuar se java e filmit shqiptar ka për qëllim të mbledhë filmin shqiptar, më shumë se sa një garë dhe do të jetë fytyra e kinemasë shqiptare, në Amerikë.

Për medien shqiptare, regjisori i filmit “Agon” zoti Budina ka thënë se :” më shumë se sa çmimi, shumë e rëndësishme është prezantimi i filmit shqiptar në Amerikë, i cili sipas tij i shërben distribuimit të filmit, por dhe kritika sipas tij është shumë e rëndësishme”, pohon regjisori Robert Budina. Portali “Kosova News Network, thekson se me të njëjtin mendim me Budinën, është dhe producenti i filmit “Pharmakon”, Mevlan Shanaj, për këtë festival. “Këto aktivitete duhen përshëndetur, thotë Shanaj, sepse sjellin filmin shqiptar tek publiku. Kjo javë konsiderohet shumë e rëndësishme, ku do të jetë kinemaja shqiptare që do të prezantohet para publikut në New York, kjo gëzon aktorët dhe regjisorët. Një mundësi më shumë dhe për distribuimin e filmit shqiptar”, pohon Mevlan Shanaj, producent i “Pharmakon”.

Java e filmit, me 30 filma shqiptarë

Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Sa i takon filmit artistik me metrazh të gjatë në garë janë “Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri, “Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë, “Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri dhe “Right to Love” regjia Paul Kurti, SHBA. Si pjesë e programit “White & Black” do të shfaqen edhe 6 filma të tjerë, të cilët janë retrospektivë në kinematografinë shqiptare. Në këtë festival do të ketë konkurrim edhe për filmat më të mirë shqiptarë prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesi do të shpallet natën e fundit të festivalit më 14 nëntor 2013, jo nga një Juri por nga audienca.

Simbas www.albanianfilmweek.com edicioni i II-të I AFW-se është përgaditë nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj(themelues), producent, aktor & skenarist i filmit, që të dy nga Kosova me banim në SHBA. me drejtoreshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponsorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, Black Eagel etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj.

Përzgjedhjet zyrtare të Javës së Filmit Shqiptar 2013

Filmat me metrazh të gjatë

“Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri
“Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë
“Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri
“Right to Love” regjia Paul Kurti, Sh.B.A.

Filmat me metrazh të shkurtër

“Rrefimi i fundit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Rrobaqepësja” regjia Arlinda Morina, Kosovë
“Heshtje” regjia Bekim Guri – Kosova
“The Superintendent” regjia Roland Oruqi, Sh.B.A.
“Made in Amerika” regjia Orges Bakalli, Sh.B.A.
“Në Mes të Parajsës dhe Ferrit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Para të Përgjakura” regjia Erman Memedi, Maqedoni
“Burri” regjia Ben Apolloni, Kosovë
“Jona” regjia Eneida Koreshi, Shqipëri
“Kravata” regjia Ekrem Xani, Kosovë
“Tuneli i Parë” regjia Fatos Hoti, Angli
“Toka e Zotit” regjia Mentor Spahiu, Kosovë
“Rrota” regjia Fisnik Muji, Kosovë

Dokumentarë

“S’është Lavazh” regjia Gentian Koçi, Shqipëri
“Çmimi i të Qenit Grua” regjia Ilir Kabashi, Kosovë
“Kartolinë nga Londra” regjia Naser Shillova, Angli
“Out of Sight” regjia Paul Kurti, Shqipëri
“Lindja Nuk Pret” regjia Parta Kelmendi, Kosovë
“E vërteta Mbi Tragjedinë e Urës së Lluzhanit” regjia BDEF, Kosovë
“Toka e Kelmendit” regjia M. Krasniqi, Kosovë

Është bukur të punosh për paqen

$
0
0

Kozeta Zavalani

 1

Në Sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar, Federata e Paqes Shqipëri  zhvilloi Asamblenë e Ambasadorëve për Paqe të Tiranës, ku u mbajtën edhe zgjedhjet e reja për Këshillin e Lokal të Paqes.

Kaluan dy vjet nga nëntori 2011 pas promovimit të librit “Si qytetar global e paqedashës”, dhe zgjedhjes së kryesisë së Këshillit të Paqes për Tiranën. Ndaj secili duhet të pyesë veten, se çfarë ka bërë për të merituar titullin “Ambasador për Paqen”- të krenohet apo të turpërohet, që nuk ka bërë maksimumin e mundshëm. Personalisht jam ndjerë e fat, që kam pasur bashkëpuntorë të tillë të përkushtuar për paqen si Bajram Ibraj, Ali Lacaj, Qemal Çejku, si Gani Roshi e Sokol Rexhepi, si Katarzina Minollari, Lavdie Ruci e Saemira Pino etj…  Titullin “Ambasador për Paqen”e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, duke pasur detyrë të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë,  një dorë vëllazërore që zgjatet, për të shtrënguar dorën e tjetrit,  e kështu së bashku, të krijojmë një jetë me mirësi e harmoni, mireqenie  dhe  dashuri. Keshilli i Paqes së Tiranës, veprimtarinë e parë e ka zhvilluar në fund të dhjetorit  të 2011 në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz, ku ka dhënë kontribut të veçantë nënkryetari Qemal Çejku, për ndarjen e dhuratave fëmijëve jetimë e atyre të dalluar, me rastin e festave të fundvitit. Drejtuesja e mirënjohur Silvana Braçe,  Ambasadore për Paqen,  moderoi veprimtarinë plot dashuri e passion, duke ngjallur emocione tek të pranishmit.

Një ndër parimet e Federatës për Paqe Universale është bashkëpunimi ndërfetar – thelbësor për paqen në botë. Siç e dimë të gjithë, traditat fetare janë themeli dhe pika fillimi i kulturave, ndaj edhe ne i respektojmë ato, duke zhvilluar vizita urimi në kishën katolike, me Imzot Rrok Mirditën dhe Vëllazërinë Ugjillore.

Dashuria është simboli i mëmësisë dhe bazamenti i Ambasadorëve për Paqen, ndaj dhe 14 shkurtin, ditën e dashurisë ne e kemi festuar së bashku. Ideali origjinal i Zotit ishte për një botë, të krijuar përmes dashurisë së vërtetë. Ndaj çiftet festojnë për martesa të forta e të gëzueshme, familje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, që sjellin shoqëri në paqe; liri dhe dinjitet.Këto na bashkojnë në një vizion për të ardhmen. Ndaj dhe në themel të punës sonë është përkushtimi ndaj martesës dhe kërkesave të saj moralo-etike.

Në veprimtarinë e 8 Marsit, “Gruaja si Ambasadore për Paqen”,  u theksua se gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, është shtylla e moralit të përgjithshëm, ajo është lulishtja e njerëzimit e duke hyrë në lidhjen e shenjtë – ndërton familjen, që e shpëton njeriun nga egërsia, duke e çuar në udhën e qytetërimit. Gruaja lind rrit dhe edukon të ardhmen e kombit.   Më 17 maj  kemi festuar Ditën Ndërkombëtare të Familjeve. 15 maji është caktuar si dita botërore e familjes qysh në vitin 1993,  në bazë të konventës së OKB. Caktimi i kësaj dite tregon rëndësinë e familjes në jetë e shoqëri,  si siguri e lumturi për njeriun. Festimi i Dites botërore të familjes ishte një rast i mirë për të folur mbi specifikat e familjes dhe çështjet e saj në shoqëri, për të përmirësuar jetën familjare, e cila është baza e shoqërisë. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Federatën e Grave.

Familja është krijuese e civilizimeve, transmetuese e trashëgimisë dhe talenteve të individeve, që kanë lidhje të veçantë me familjen. Shoqëria e shëndoshë formohet nga familje të shëndosha, si kemi shembull çiftin Vitore e Skënder Sallaku, që marrin pjesë në çdo veprimtari dhe janë shembull për brezin e ri.

20 maji, Dita e Fëmijve jetimë, ka mbledhur qindra fëmijë, të ardhur nga Shtëpitë e Fëmijëve Tiranë, Shkodër e Sarandë dhe Fshati “Sos”, së bashku me fëmijë jetimë të policëve të rënë në krye të detyrës, fëmijë romë dhe fëmijë të mbetur jetimë nga tragjedia  e Gërdecit. Ata morën pjesë bashkërisht në manifestimin e organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Gjithashtu, morën pjesë akademikë e profesorë, shkrimtarë e artistë të njohur, Ambasadorë të Paqes Universale, të moshuar pa përkrahje e tjerë. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBES-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth i cili me bashkëshorten morën titullin “Ambasador për Paqe”.

23 shtatori  ishte dita kur Ambasadorët për Paqe zhvilluan ceremoninë e lamtumirës për Rev. Dr.Sun Myung Moon, themeluesin e Federatës së Familjes për Paqe dhe Bashkim Botëror, që është një lëvizje ndërkombëtare me në qendër Zotin dhe jo pa qëllim në drejtim të saj është një grua, bashkëshortja e tij zonja Moon. Nën shembullin e tyre ne  punojmë që në zemrat tona të ketë më shumë paqe, mirësi e dashuri.

Në takimin “Martesa e Familja në Shekullin e XXI  dhe Rëndësia e Ceremonisë së Bekimit” familjet e bekuara morrën pjesë në Ceremoninë e Bekimit në Hotel Tirana International, ku u mbajt Festivali i Familjeve dhe Ceremonia e Bekimit Kozmik. Ne duhet të kuptojmë se, ashtu siç nuk kemi lindur me dëshirën tonë, ashtu edhe nuk jemi krijuar për të jetuar për veten tonë. Prandaj përgjigja e pyetjes sesi duhet të jetojmë jetën tonë, është e thjeshtë. Ne lindëm prej dashurisë. Jeta jonë u krijua duke marrë dashurinë e pakufishme të prindërve tanë, kështu që dhe ne duhet të jetojmë tërë jetën, duke e kthyer atë dashuri. Në jetën tonë, kjo është e vetmja vlerë që mund ta zgjedhim ne vetë. Suksesi apo dështimi në jetë varet nga sasia e dashurisë që jemi në gjendje të paketojmë në vitet që na janë dhënë në jetë.

E premtja pasdite ishte një ditë e veçantë për Ambasadorët për Paqe dhe anëtarët e Federatës së Familjes, të cilët u mblodhën në selinë qëndrore të FPU në Tiranë, ose ndryshe në Ambasadën e Paqes, për të përkujtuar 1 vjetorin e ndarjes nga jeta tokësore e liderit të shquar botëror rev. Dr. San Miang Mun, që nga ndjekësit e tij më të afërt quhet edhe Baba i Vërtetë. Ceremonine e drejtoi z. Sokol Rexhepi, ndërsa referues ishin znj. Lavdie Ruci, z. Bajram Ibraj, z. Astrit Memia etj, të cilët vlerësuan Babanë e Vërtetë, si një yll polar për njerëzimin. E paharruar do të mbetet shërbesa në nderim të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Rev. Moon për mua, zotin Rroshi e çiftin Çipa, që ishim në Qendrën Botërore të Paqes në Çonpiong, rreth 50 km në verilindje të Seulit.  Ceremonia përkujtimore Seonghwa, ishte një shfaqje e mrekullueshme Gala ku Nëna Moon këndoi së bashku me dhjetra nipër e mbesa të familjes Moon dhe u lexua poezia ”Kurora e Lavdisë”.

Himni i Ambasadoreve për Paqen

Himni i Ambasadoreve për Paqen është ngritur mbi poezinë e Reverend Moon, titulluar “Kurora e lavdisë”:

Kur dyshoj tek njerëzit, ndiej dhimbje.

Kur i gjykoj njerëzit, është e papërballueshme.

Kur i urrej njerëzit, ekzistenca ime nuk ka vlerë.

Megjithatë, në qoftë se besoj, mashtrohem.

Në qoftë se dua, tradhtohem.

I vuajtur dhe i vrerosur jam sonte, me kokën midis duarsh,

E kam gabim?

Po, po, e kam gabim!

Megjithëse mashtroheni, vazhdoni të besoni.

Megjithëse tradhtoheni, vazhdoni të falni.

Doni tërësisht, madje edhe ata që ju urrejnë.

Fshini lotët nga sytë dhe i mirëprisni me buzëqeshje

edhe ata që s’dinë gjë tjetër veçse të mashtrojnë,

edhe ata që tradhtojnë pa ndier keqardhje,

nga dhimbja e dashurisë.

O, Zot!  Shiko duart e mia.

Vendose dorën në gjoksin tim.

Zemra më hidhet, eh, çfarë agonie.

Por kur desha ata që vepruan kundër meje,

Solla fitore.

Në qoftë se dhe ju keni bërë të njëjtën gjë,

Unë do t’ju jap Kurorën e Lavdisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet në të gjithë botën nën moton “Edukimi për Paqen”, Federata e Familjes për Paqe Botërore në kuadër të projektit në ndihmë të arsimit për fëmijët jetimë, në Hotel Tirana International shpërndau mjete mësimore falas për 100 fëmijë në nevojë, që filluan vitin e ri shkollor 2013-2014. Merrte pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Znj.Lindita Nikolla, njëkohësisht edhe Ambasadore për Paqen. Ky projekt është ndërmarrë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë që ka identifikuar fëmijët që përfituan nga kjo iniciativë. FFPBB Shqipëri përmbylli kështu projektin veror, gjatë të cilit një grup prej 7 vullnetarësh udhëtuan nëpër disa qytete të Shqipërisë, për të mbledhur fonde për këtë qëllim për fëmijë të moshave 6-15 vjec, që u mungojnë njëri nga prindërit ose të dy. Gjithashtu pjesë e përfituesve ishin edhe 40 fëmijë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në qarkun e Shkodrës.

Gjatё pёrpjekjes pёr tё vendosur se çfarё duhet bёrё, duke pasur parasysh probleme të tilla të mëdha si kriza ekonomike apo papunësia, nganjёherё ne mund tё ndihemi tё pafuqishёm dhe t’i themi vetes se, personalisht s’mund tё bёjmё asgjё qё do tё sillte njё ndryshim. Megjithatë duhet besuar me pasion se, heqja dorё nga dhuna është njё forcë e madhe, tё cilёn çdonjëri nga ne mund ta praktikojë nё jetёn e tij tё pёrditshme, dhe se çdo individ mund tё ndikojë pёrmes fuqisё sё dashurisё e zgjuarsisë, si e vetmja forcë që mund të thyejë çdo barrierë.

Pata fatin të isha një prej 300 pjesëmarrësve Konferencën e Lidershipit Ndërkombëtar në Seul të Koresë së Jugut sponsorizuar nga UPF , në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim dhe Federatën e Grave për Paqe Botërore. Shumë nga pjesëmarrësit në konferencë ardhur nga 43 kombe, ishin zgjedhur nga Nëna Moon  për një fushatë shtatë -vjeçare deri në 2020, në Vizion t kombeve për promovimin e paqes në botë, e midis tyre edhe Shqipëria jonë, ndaj ne jemi krenarë për këtë kontribut.

Në mbyllje dua të sjell zërin e ngrohtë e miqësor të Çehovit nga  “Tri motrat”: “Unë besoj se  mbi tokë gjithçka do të ndryshojë dalëngadalë, madje ndryshimi ka filluar në sytë tanë. Ska rëndësi koha se kur, një jetë e re dhe e lumtur do të lindë. Ne natyrisht nuk do të arrijmë atë jetë, por për atë jetojmë sot, për atë punojmë,  vuajmë e krijojmë…”

Ne duhet të krijojmë njё botё, nё tё cilёn nuk ka tё panjohur, tё huaj e armiq, dhe kjo do tё kёrkojë një punë të jashtëzakonshme. E vetmja forcë që mund t’i thyejë barrierat, ёshtё fuqia e dashurisё, fuqia e sё vёrtetёs, e shpirtit. Nuk duhet të kesh fituar Çmimin Nobel pёr Paqe pёr t’u angazhuar pёr paqen. Kriteri i thjeshtё i dashurisë sё pakushtëzuar dhe heqja dorё nga dhuna, tё cilat nё mёnyrё aq tё mrekullueshme u sollёn nё jetё nga Gandi, Martin Luter King e Nënë Tereza, mund tё zbatohen nga tё gjithё. U mësoni fёmijёve tuaj vetёm kёtё. Nёse e bёni kёtё gjё kaq tё thjeshtё, sё bashku ne mund ta shёrojmё botёn. Ne jemi e ardhmja e kësaj bote. Një e ardhme e bukur, sepse çka do të jetë bota, është në duart tona e çka është në duart tona, duhet të jetë një shpresë për botën nesër…

Para se të zhvilloheshin zgjedhjet e reja, u bënë emërime të reja të personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës me titullin “Ambasador për Paqe”, e konkretisht:

1.     Roza Anagnosti, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe vazhdoi me kinematografinë për mbi 4 dekada me role te spikatura dhe kryesore, që mbeten në kujtesën e cdo shqiptari. Ka fituar disa medalje të festivaleve të filmave. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe”. është dhe aktiviste e fondazioneve të ndryshme shoqërore si: Fondacioni “Nermin Vlora Falascki”, Unicef, Karitasi Shqiptar, etj. Me bashkëshortin Dhimitër Anagnosti Nderi i Kombit, ka dy vajza: Juna (mjeke pediatre) dhe Era (juriste) qё e kanё bёrё katёr herё gjyshe ( 3 nipa dhe 1 mbesё). Moto e jetёs sё saj ka qenё gjithmonё ndershmёria, familja, puna kёmbёngulёse, besimi nё vehten e saj dhe nё zot.

2. Ferdinand Samarxhi – koleg, gazetar i mirënjohur. Kur ende ishte mjegullnaja Komuniste me inisiativën e tij, në agimin e flladit të demokracisë, në të vetmin ekran të atëhershëm u çel drita e besimit. Për shumë vite me përkushtimin e Z. Samarxhi, Zoti kumboi në ekran dhe ndërtoj në zemrat e besimtarëve një kishë, një xhami, një teqe, një Zot që s’do të humbë më kurrë. Fjala e Zotit paqtoj zemrat në një mirëkuptim tolerance, bashkëekzistence dhe harmonie, që gazetari e përcolli me shumë dashuri, përkushtim, profesionalizëm, e devocion, nën siglën e Televizionit Publik Shqiptar. Sot liria e besimit dhe gazetari ynë janë prezent në çdo veprimtari fetare të gjitha besimeve. 37 vjet gazetar, fitues i Antenës së Artë me rastin e 40-vjetorit të Radiotelevizionit Shqiptar. I vetmi gazetar që në 23 vjet në gjininë e tij, ësht i të gjitha besimeve fetare.

3. Profesor Gjovalin Shkurtaj, studiues i njohur i gjuhës dhe letërisë shqipe, lindur në Shkodër. Thuajse gjithë jetën e tij ia ka përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe, veçanërisht në auditoret e universiteteve të Tiranës, Prishtinës, Kozencës etj, ku ka formuar me mijëra studentë të degëve të ndryshme. Krahas punës pedagogjike është marrë aktivisht me studimin e gjuhës shqipe dhe me botime të kësaj fushe, ku ndër të fundit vlen të përmendet Atlasi Dialektologjik Shqiptar, botim i vitit 2008.Është nder që të kemi mes nesh një personalitet të tillë, i cili ka dhënë një kontribut të paçmuar për Shqipërinë e shqiptarët.

4. Besim Ndregjoni, përfaqëson veten por edhe  gjithë të persekutuarit, që kan treguar me vepra, se dinë të falin. Asnjë krim e vepër hakmarrje nuk kanë kryer në këto 23 vjet, ndërkohë që të tjerët për një fjalë kanë vrarë. As politika nuk u ka kërkuar falje, ndoshta nuk i ka trajtuar me dinjitetin e duhur, por ata janë thellë në shpirt Ambasadorë për Paqen. Koha e tregoi se të burgosurit politikë  kishin të drejte, sepse komunizmi 70 vjeçar, dhe Lufta e ftohtë 45 vjeçare ranë, për të ardhur demokracia që  ata e kishin kërkuar me idealin e tyre, me gjakun dhe me jetën e tyre.  Z. Ndregjoni është  dekoruar me titullin “MJESHTRI I MADH” me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe  është shpallur “Qytetar Nderi i Dibrës”.

Ne Ambasadorët për Paqe, që kemi në themelin e organizimit tonë vlerat shpirtërore dhe jo ato materiale, në emër të vlerave shpirtërore të shqiptarëve që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare, kërkojmë sot një falje të madhe publike. Kjo është edhe arsyeja që Kryetari i FPU zoti Bajram Ibraj ka propozuar dhe ftuar zotin Besim Ndregjoni në këtë veprimtari, për të bërë këtë falje publike edhe në emër të atyre që s[e kanë bërë, me qëllim që Këshilli Shqiptar i Paqes, i cili do të mblidhet pas 10 ditëve në Prizren, kërkon që pas 12 ditëve, nga krijimi i këtij Këshilli, më 28 nëntor 2013 ditën kur për herë të parë do të mblidhen edhe dy qeveritë së bashku, të fillojë 100 vjetori i dytë në paqe.

5. Agim Doci. Fitues në 35 festivale kombëtare të Muzikës së lehtë në radio TVSH. Autor, skenarist i dokumentarëve televizivë,  fitues i Çmimit të Madh të Mediave nga Centre of Exellence e NATO-s.Fitues i Çmimit të madh poetik nën kujdestarinë e Papa Gjon Palit të II në Zvicër.

Ndjenja kombëtare dhe ajo që ka bërë për pavarësinë dhe paqen në Kosovë është shumë e madhe.Ndaj është Dekoruar nga Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Lidhja e Shkrimtarêve Kosovë. Sot e ftojmë të bëhet pjesëtar i familjes së paqes, pasi paqja ka qenë gjithmonë e shkruar në shpirtin dhe në vargjet e këngëve që ne i këndojmë me shumë dashuri dhe që 70% e tyre i japin TV tona.

6. Bashkim Zahaj – një nga skenografët më të shquar të skenës shqiptare. Për më shumë se 2 dekada – firmë e parë në Radiotelevizionin Shqiptar ku ka realizuar mbi 300 skenografi.

Është vlerësuar me çmime të ndryshme si: Skenografia më e mirë në 1986 dhe 2007, Antena e artë 2000, Çmimi i karierës në 2001.

Nga viti 2008 i është përkushtuar edhe mësimdhënies në degën e arkitekturës.

7.  Z.Kadri Morinaj   jo vetëm sipërmarrës, modeli i një prindi shëmbullor, por edhe investitor e Filantropist.Ai e sheh bamirësinë si diçka të shenjtë. Zoti Kadri Morina, i prejardhur nga trevat e burrërisë, nga Kukësi i trimave të shquar për atdhetari është President i kompanisë së sigurimeve “Eurosig”sh.a, dhe i kompanisë së Ndërtimit Euro-Alba.EA. I pagëzuar “Kadri”- nga emri i shenjtë i natës që u lind. Kemi dëgjuar për mirësitë e tij njerëzore, sikurse ishte rasti i operimit të një fëmijë 3-vjeçar; për mbështetjen e madhe në restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, në Tiranë; për sponsorizimet në fushen e artit, kultures, sportit, për mundësimin e aktiviteteve, konferencave e simpoziumeve nga bar-restorant “Piazza”, pronë e tij, si ditën që u shpall pavarësia e Kosovës dhe në disa përvjetore.

Shqiptaria e tij nuk ka kufij, Kosovën e ka në zemër e është gati të falë edhe shpirtin për çështjen e saj, e këtë e ka dëshmuar me vepra. Dëshmi e kësaj ndjenje është pagëzimi i djalit të vogël me emrin Wesli Clark, emri gjeneralit amerikan që drejtoi operacionet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.Ai ka kontribuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e 11 xhamive në Peshkopi, Marikaj, Zall Bastar, Durres etj.Jep kontributin e tij financiar për Fondacione të ndryshme, familjeve në nevojë, Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë etj.Për vlerat njerëzore dhe humanizimin e tij është vlerësuar me titullin “Fisnikërija e Tiranës” nga Shoqata “Tirana” dhe “Qytetar Nderi” nga Bashkia Durrës. Ai është edhe sponsor i veprimtarisë sonë.

8. Najada Fani –Aktualisht Koordinatore Programit Akademik, Universiteti New York, Tiranë. Me një eksperiencë kombëtare e ndërkombëtare si në arsim ashtu edhe në punësim. Ka fituar eksperiencë në nivel të lartë në konsulencë akademike, menaxhim të projekteve dhe burimeve njerëzore si edhe marrëdhëniet publike.Aktiviste  e dalluar në çeshtjet e të drejtave të njeriut, me projekte e vizion bashkëkohor e aksione vepruese.

9. Entela Kasi – Entela Safeti Kasi - Poete, shkrimtare, përkthyese dhe eseiste. Është autore e disa librave.Për veprën e saj janë shprehur kritikë vendas dhe të huaj.Është vlerësuar në  Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë, (FIT), për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” në vitin 2005.

Është përkthyer në: Maqedonisht, Turqisht, Anglisht, Frëngjisht, Arabisht, dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka bashkëpunuar me Universitete te ndryshme në botë, si: Universiteti i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Haifas, Izrael, Universiteti i HANKUK, Seul, Univeristeti i Maltepe, Turqi, etj.

Presidente e Qendrës PEN International në Shqipëri, ka marrë mjaft vlerësime dhe çertifikime në fushën e përkthimit, letërsisë, dhe krijimtarisë:

 Si përfaqësuese zyrtare në fushën e arsimit, këtë vit në Frankfurt 2013,  në Ceremoninë e çmimeve nga BID Europë, ka marrë – Harku i artë i Europës për 100 kriteret e cilësisë, akorduar Gjimnazit “Qemal Stafa”, ku është nëndrejtore.

10. Freskida Miloti – Dhe tani do të ftoj Hyrremin shqiptar, por që ka edhe shpirtin e bukur ashtu si pamjen. Freskida Miloti ka lindur në Shkodër ku është spikatur në aktivitet artistike në qytetin e lindjes. së saj. Pasioni për radion nisi qysh në moshën 17-vjeçare në Radio Shkodra e zhvendoset nga Shkodra në Tiranë për të vazhduar rrugën me sukses në Radio Kontak. Punon redaktore e revistës për fëmijë “Pëllumbat”, në Radio Sot (Koha) e me pas ne Radio Tirana. Prezantuese e disa koncerteve me karakter kulturor në shumë qytete të Shqipërisë. I është dhënë “Mirënjohja” nga Fondacioni Arsimor dhe Kulturor i Turqisë “SEMA”. Skenariste, bashkorganizatore dhe prezantuese e koncertit të bamirësisë në Durrës për fëmijët jetim, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë Shqiptarë. Freskida Miloti ka kryer një sërë kualifikimesh/trajnimesh në fushën e gazetarisë nga Radio France International, në fushën e teknologjisë. Pjesëmarrëse në disa Konferenca, Seminare Mbarëkombëtare me fokus arsimin. Redaktore letrare është në proces të Masterit Shkencor si punonjëse në Institutin e Zhvillimit të Arsimit. Është e martuar dhe ka një djalë.

11. Flora Jushi– është zgjedhur Kryetare e këshillit Bashkiak Rubik,  Eshtë kordinatore e rrjetit për barazinë gjinore,  mbështetur nga DLDP( për decentralizimin e pushtetit vendor ). Trajnere për ” Bashkëpunim Ndërkomunal ” nga programi ” Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Rajonale në Shqipëri ” zbatuar nga Këshilli i Evropes me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Bashkëpunim dhe zhvillim, si dhe pjesë e trajnimeve të shumta për rolin e gruas në vendimmarrje me mbështetjen e OSCE-së, pjesë e shumë projekteve për barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në politikë.

12. Flamur Celaj, – ka mbaruar studimet në Akademinë e Rendit Publik me mesatare shumë të lartë dhe më pas ka mbaruar studimet për Ekonomi- Biznes. Rreth 15 vjet më parë ka themeluar Kompaninë Aulona Pol në qytetin e Vlorës dhe ka arritur ta konvertojë atë në një kompani Lider në tregun e sigurisë në Shqipëri.
Baba i 2 fëmijve por që nuk do të ndalojë me kaq…, pasi mendon se pasuria më e madhe e njeriut përveç emrit që le pas, janë fëmijët.
Filozofia e Flamurit për një impakt sa më të madh social, nuk ka qenë vetëm hapja e shumë vendeve të punës, por edhe rritja e sigurisë publike ne mijra klientet e kompanisë Aulona Pol. Tashmë z. Flamur kërkon të japë kontributin e vet edhe në çeshtjet publike, duke u përfshirë në mënyrë aktive në jetën politike të vendit.

 13. Alban Përmeti– studiues i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka rol kyç në Akademinë e Diplomacisë Shqiptare. Pjesëmarrës në dhjetëra konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Mbështetës i Federatës së Paqes Universale Shqipëri prej disa vitesh. Gjak i ri për FPU.

 13. Margarita Muho ka kryer studimet e larta universitare në degën “Inxhinieri Matematike dhe Informatike“ dhe më pas ka marr titullin Master i Shkencave në të njëjtën fushë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në vitin 2011. Aktualisht është  specialiste në Sektorin e Metodologjisë së Anketave Sociale, në Institutin e Statistikave. Redaktore shkencore dhe korrektore e Revistës Periodike Shkencore “Global Challenge”, botim i ADSH. Ajo është autore e disa botimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në disa  trajnime brenda dhe jashtë vendit.

MËRGATA FESTON DITËLINDJEN E 93-të TË MARK KRASNIQIT

$
0
0

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

 

     Në pasditën e 18 tetorit, në aeroportin e Prishtinës, takova akademik Mark Krasniqin, të shoqëruar nga veprimtarja e mërgatës të Amerikës, dr. Rita Salihu.  - Jeni më të mirët e kësaj bote, – u them unë. Akademik Marku bëri një lëvizje koke dyshuese, ndërsa zonja Ritë u shkreh në të qeshur. Për në Mynih, fluturuam me të njëjtën fluturake. Shoqata zëmadhe “Sali Çekaj” priste mysafirin e madh, njeriun e adhuruar të Shqiptarisë, akademik Mark Krasniqin dhe shoqëruesen e tij, dr. Rita Salihun.  

           Një ditëlindje sa masive, aq intime

 

     Pfaffenhofen-i, një qytezë gjithë bukuri e sharm e Bavarisë gjermane. Këtu jetojnë e punojnë një komunitet mërgimtarësh shqiptarë, kryesisht, të pas viteve `90-a. Dobësimi i militantizmit partiak i ka bashkuar në një shoqatë të përbashkët, ku shumë punohet dhe pak politizohet. Një sallë sportive, nga ato që dijnë të bëjnë vetëm gjermanët, e zbukuruar shqiptarçe. Në sfond 19 tetor 1920 – 19 tetor 2013. Ky datim shënon lindjen dhe 93 vitet e jetuara të akademik Mark Krasniqit. Në ballore portreti i heroit tonë tokësor dhe hyjnor, dr. Ibrahim Rugova, së bashku me meritorët tjerë kombëtarë. Salla ishte mbushur me mërgimtarë, për ta festuar ditëlindjen e 93-të të akademik Mark Krasniqit.

 

     Djemtë veprimtarë, kështu më pëlqen t`i quaj burrat e mirë të mërgatës tonë, disa syrësh kishin rrugëtuar më shumë se 500 (pesëqind) kilometra, për ardhje dhe kthimi e dyfishon këtë shifër, për të qenë të pranishëm në mbremjen festive, në nderim të njeriut fort të respektuar, akademik Mark Krasniqit, me rastin e 93 vjetorit të lindjes. Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, dega në Gjermani, Sebastian Nuiqi, gazetari dhe mjeshtri i kamerës Halil Rrustemaj, kryetari i Nëndegës të LDK-së për Hessen, Agim Aliçkaj, oficeri dhe veprimtari Naser Kuliqi, kishin ardhur nga Frankfurti; kryetari i Nëndegës të LDK-së për Rheinland Pfalz, Fazli Hajdaraj, i shoqëruar nga nënkryetari Lush Cana dhe veprimtarët Fazli Ahmetaj, Ibrahim Rexha, Shaban Nikçi; kryetari i Nëndegës të LDK-së për Baden Wirtemberg, Smajl Çekaj, me anëtarët e kryesisë Halil Zemaj, Tahir Buqolli; kryetari i Shoqatës “Dardania” Naser Hoxha,  së bashku me nënkryetarin Vehap Zuka, ish- të burgosurin politik të djeshëm dhe veprimtarin e sotëm, Tefik Ramadani; përfaqësuesit e Shoqatës të Krijuesëve dhe Artistëve në Gjermani: Fran Tanushi, Neki Lulaj, Sylejman Syla, Halil Kqiku.

 

     Në mënyrë organizuar kishin ardhur edhe aktivistë dhe anëtarë të Shoqatës “Rilindja” nga Mynihu, me kryetarin Bekim Gërvalla, anëtarët e Kryesisë Idriz Zeqiraj, Afrim Mulaj dhe aktivistë të tjerë; Aktivi i LDK-së të Starnbergut, me kryetar Gani Batatina; Aktivi i LDK-së të Mynihut, me kryetar Xhevdet Muriqin, me veprimtarët veteranë Mehmet Koka, Ahmet Kolgeci me vëlla dhe gra; nga Shoqata “Rrufeja” e Mosburgut, me kryetar Shaip Buleshkaj, me shokë; nga Unioni i studentëve shqiptarë në Gjermani, i kryesuar nga Eduard Gashi; punonjësi juridik Fran Krasniqi me bashkëshortën Drita, bijë e Gecajve kristianë të Janoshit, e cila thotë se “jemi kushërinj të afërt me Gecajt e Llaushës, edhepse të besimit islam, miq të Profesor Markut; veprimtarët e mërgatës nga Landau Tefik Jaha dhe Muhamet Berisha; aktivisti Rexhep Syla me tërë familjen, përfshi edhe nipin njëvjeçar Arjanin, i cili i dhuroi lule xhaxhit Mark, nga Ingolstad-i; mërgimtarë të shumtë me familje nga Bavaria dhe qytete të tjera.   

 

                            Moderatori Hajriz Mamaj

     Nga Berlini i largët kishte ardhur, enkas për moderim, gazetari i Radio Televizionit të Prishtinës të viteve `80-a dhe `90-a, Hajriz Mamaj. Ishte ajo plejadë stoikësh, të guximshëm, të cilët aprovuan, madje pa asnjë rezervë,  përcaktimet kombëtare të dr. Ibrahim Rugovës, duke i kontribuar shumë masivizimit të Lëvizjes Kombëtare, të pagëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Banda staliniste, e maskuar me emërtesën e UÇK-së, në nismë të lirisë, do ta emitonte bandën serbo-sllave, duke pushtuar RTP, largimin e dhunshëm të kuadrit profesional, për t`i zëvendësuar me injorantë e militantë partiakë, për ta shkatërruar përfundimisht këtë institucion të shenjtë informativ.

            “Shumë urime për ditëlindje”

 

     Hyrja në sallën e mbushur me mërgimtarë e akadamik Mark Krasniqit dhe e shoqëruesës së tij, dr. Rita Salihu, u prit me entusiazëm dhe duratrokitje, ndërkohë që ecja drejt tribunës shoqërohej me korin e fëmijëve shkollarë, me këngën klasike “Shumë urime për ditëlndje”. Ceremoninë festive, në shënim të 93 – vjetorit të lindjes të akademik Mark Krasniqit, e hapi moderatori Hajriz Mamaj. “Shumë i respektuari profesor Mark Krasniqi, sonte kemi privilegjin, fatin dhe nderin e madh të jemi  pjesë e jetës, të botës tuaj kaq të pasur shpirtërore dhe intelektuale. E ruajmë, si oqeani perlën në thellësitë e veta, konsideratën dhe vlerat që ju keni dhe ato që na jipni neve, gjakut tënd, dashurinë prindërore, me të cilën njomin shpirtërat tanë. 

 

     Proifesor Mark Krasniqi ka lindur në familjen e  Çun Sokolit, në Gllaviçicë të Pejës. Derë fisnike e bujare; malësorë të urtë, të mençur; trima, të pashëm; të drejtë e të aftë për pleqërim të punëve e të ngjarjeve në shtëpi të vet, në katund e më gjerë. Me nam e zë për besë e burrëri, por edhe për gisht. Edhe nëna e tij, Pulë Delija, vjen nga një familje fisnike. Ajo ishte një malësore me tipare tradicionale shqiptare, e cila posedonte bujarinë, moralin, bukurinë; punëtore e urtë, me edukatë dhe e përkushtuar për burrin dhe fëmijtë. Kjo nënë, me atë zellin e saj, ishte e para në punë fushe, por edhe për t`i gëzuar fëmijtë e saj për Pashkë e festa tjera.

 

            Shkollimi, lufta, punësimi

 

       Siç tregojnë shokët e tij, që në bankat e shkollës, Mark Krasniqi shquhej për zgjuarësi, shkathtësi, mprehtësi dhe kurajo të madhe. “Ishte i thjeshtë, i sinqertë dhe i dashur me shokët. Këto veti të mira i ruajti dhe i zhvilloi më tej në vite”, – rrëfen plaku, rreth të 90-ve, Tahir Berisha, njeriu me të cilin Mark Krasniqi kalon një pjesë të mirë të pleqërisë.

 

     Shkollën fillore 4-klasëshe e ka kryer në fshatin e tij të lindjes. Ndërsa, gjimnarin real shtetëror 8-klasësh në Prizren. Nga viti 1941 – 43 ka studiuar  letërsi në Universitetin e Padovës, në Itali. Më 1950, në Beograd, ka kryer Fakultetin e gjeografi – etnologji. Dhe, më 1960 ka përfunduar doktoraturën në Lubjanë të Sllovenisë.

 

     Profesor Mark Krasniqi, ky burrë 93 – vjeçar, i cili mishëron tiparet e hijshme fizike dhe morale të një shqiptari të vërtetë, më 1941 ka qenë kryetar i komunës të Serbicës, në Prizren. Më 1943 sekretar i Komunës të Strellcit, Deçan. Më 1944 ushtar partizan në Batalionin e Rakoshit të Istogut dhe në Brigadën e Parë Kosovare. Në vitet 1944 – 45, sekretar i Komunës të Kliçinës. Më 1946, gazetar – redaktor në gazetën “Rilindja”, në Prizren. Nga viti 1947 deri në vitin 1949, Mark Krasniqin e gjejmë gazetar – redaktor  në “Radio Beograd, në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe. Për 11 vite me radhë, nga viti 1950 deri në vitin 1961, asistent dhe bashkëpunëtor shkencor në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd.

 

             Studiusi dhe pedagogu i përkushtuar

 

     Është ky studius i zellshëm që hodhi dritë për të panjohurat e shumta të kombit tonë, duke dhënë kontributin e tij: Në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd; në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës; në Akademinë e Shkencave  dhe të Arteve të Kosovës dhe si anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë. Gjatë viteve 1990 – 91, profesor Markun e gjejmë në Këshillin për Pajtim Gjaqesh, duke realizuar pajtimin e rreth 2.000 gjaqeve. Për 16 vjet radhazi e udhëhoqi Partinë Shqiptare Demokristiane, duke qenë aleat solid dhe besnik i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mik i sinqertë i dr. Ibrahim Rugovës.

 

     Moderatori Mamaj tha se është në traditën shqiptare që nikoqiri i kësaj mbremjeje, zotëri Osman Ferizi, me një fjalë rasti, t’i uron mirëseardhje mysafirit të respektuar akademik Mark Krasniqit, në këtë datë të veçantë, në ditëlindjen e 93-të si dhe të gjithë juve, që sonte keni ardhur të nderoni njeriun e pendës, të shkencës dhe të guximit qytetar.

 

          Fjala përshëndetëse e Osman Ferizit

 

                Kryetari i Shoqatë “Sali Çekaj”, Osman Ferizi dhe moderatori Hajriz Mamaj

 

     ”Kam nderin e veçantë që në emër të Shoqatës Kulturore Artistike “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, t’i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e thellë, për rrugëtimin e gjatë që ka bërë akademik Mark Krasniqi, për të qenë në mesin e bashkëkombasëve të vetë. Njëherit, nga zemra i urojmë 93-vjetorin e lindjes, duke i dëshiruar shëndet dhe pleqëri të mbarë. Sot, nesër dhe në vazhdimësi, sa do që flasim për akademikun Mark Krasniqin, është e pakët, sepse vepra e tij jetësore dhe krijimtaria shkencore dhe intelektuale është e gjerë dhe e gjithanshme.

     Sot ne kemi kënaqsinë që në mesin tonë gjendet ideologu, veprimtari, veterani i arsimit, rilindasi i shekullit XX-të, ky burrë i madh i fjalës, i besës, traditës, guximit, simbolin e unitetit, pajtimit dhe të bashkimit, ai që asnjëherë nuk ishte as servis e as servil i pushtetit okupator serbo-sllav. Profesor Marku është zbatuesi më besnik i thënieve të Apostujve të Kombit, Naimit, Fishtës, Pashko Vasë Shkodranit me shokë se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, bashkëpunëtorin më besnik të Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova dhe dr.Sali Berisha. Urime dhe fafeminderit për shërbimin e madh që i keni bërë Kombit. Ndihemi krenarë që ju kemi”, – tha, në mes tjerash, në përshëndetjen e tij kryetari Osman Ferizi.

 

 

          PROFESOR MARK KRASNIQI I DHA SHPIRT KOMBIT

     Gazetari profesionist, publicisti i zëshëm Maxhun Smajli foli për jetën dhe veprën shumë dimensionale të profesor Mark Krasniqit.

 

        Fjala e Maxhun Smajlit

 

              Gazetari Maxhun Smajli me nuse Hatmanen dhe vajzën Tringa

    “Të flasësh për profesor Mark Krasniqin dhe veprën e tij, është gjë e vështirë, e aq më tepër për një njeri që ka gjysmën e moshës së tij. Dhe, lind pyetja: Ku mbetët gjysma tjetër e jetës? Duhet të hedhësh vështrimin larg në vite. Atje përtej viteve tua. Atje tek vitet e gatimit të burrërisë dhe të mençurisë të njeriut të madh. Do të thotë të kthehemi për 93 vjet prapa, tek 19 tetori 1920.

     Djali ynë i ditëlindjes, Marku i vogël, nisi jetën në një kohë krejt ndryshe nga kjo që kanë fëmijtë tanë sot. Me opinga të punuara nga lëkura e lopës, bile, siç rrëfen  në librin “Kujtime dhe përjetime”, gjatë verës edhe pa opinga. Pra, personazhi kryesor i kësaj nate, Mark Krasniqi , nis jetën e tij pa kushte më elementare për jetë; pa veshmbathje, pa të drejtë shkollimi në gjuhën amtare e shumë vështirësi të tjera.

     Populli shqiptar nuk mund ta harrojë kurrë dukurinë më të qenësishme dhe më pozitive, se ne, pa përjashtim, jemi përgaditur nga një staf i shkëlqyer pedagogësh të mrekullueshëm të famës botërore, që kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në përgaditjen dhe edukimin e kombit, për të ecur në rrugë drejt horizonteve njerëzore, humane e intelektuale. Një ndër ta është edhe Profesori ynë i nderuar, Mark Krasniqi, i cili për dy dekada ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1961 deri në vitin 1981.

      Tek kuvendon me Të dhe tek e vëzhgon me vëmendje, të duket kaq i bëshëm dhe kaq i shtruar, sa të tërheqë që në fjalët e para. Një Shën Alban apo Shën Mark, është një epitet që një pedagog dhe njeri i përmasave botërore sot e tutje do ta bartë. Kjo do të thotë se, vërtet, diçka shumë e madhe, cilësore ndodhet brenda mendjes, shpirtit dhe zemrës të këtij personi kaq të veçantë. Prandaj, jemi përpara Njeriut që i dha shpirt kombit dhe ende vazhdon të na mbajë shpirtërat peshë. T’i urojmë ditëlindjen e 93-të, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur. Urime!

     Pra, ne, shqiptarët, kudo që jemi, kemi arsye të plota të jemi krenarë, të gjithë pa përjashtim, që profesor Marku i takon sojit të shqiptarit. Emrin ia vunë të tjerët, prindërit biologjikë i dhanë emrin Mark, të cilin emër Marku ynë e nderoi. Përmes përflakjesh me punë stërmunduese, duke e ngritur atë me veprat e tij, në majat më të larta të Osës, në Zenit.

 
           Puna shkencore  
     Profesor Mark Krasniqi i dha shpirt kombit. Bibliografia e krijimtarisë së tij përbëhet nga veprat shkencore, tekstet shkollore, publicistikë, vepra dhe përkthime letrare, ku përfshihen në 44 libra të shkruara. Shtypi dhe mjedisi akademik ballkanas e shikojnë me lakmi këtë plak vital, këtë asht të fortë shqiptari. Edhe vet bota ballkanase do të peshonte më pak, do të ishte më e varfër, më e mjerë, pa pasur në fondin e saj veprat e profesor Mark Krasniqit.

     Me veprat tuaja të çmuara nuk tregove vetëm diturinë tënde, por edhe lartësinë e mendimit të kombit tonë në botën intelektuale. Kjo mjafton për ju, që emri i juaj të mbetët i paharruar në historinë e ardhme të racës sonë.

     Andaj, në emër të SHKA “Sali Çekaj” si dhe të shoqatave të tjera simotra, pjesëmarrëse në këtë mbremje festive, Ju, akademik Mark Krasniqi, ju urojmë jetë të gjatë, shëndet të mirë si dhe gjallëri, si në ditët e rinisë”, – e  përmbylli fjalën e tij gazetari, publicisti, veprimtari në luftë dhe paqe, Maxhun Smajli.
       Fëmijtë e mërgatës, pjesë e kremtës së madhe
 
            Fëmijtë shkollarë të Shoqatës “Sali Çekaj”
      Edhe fëmijtë mërgimtarë, të stolisur me kostumet kombëtare shumëngjyrëshe, ishin pjesë e kremtimit të ditëlindjes të profesor Mark Krasniqit. Në përgaditjen e tyre artistike dhe organizative kishin punuar me përkushtim Gazmend Dashi dhe Shemsi Haziri, përkatësisht, nënkryetar dhe anëtar kryesie të Shoqatës “Sali Çekaj”.
     Fëmijtë recituan poezi nga krijimtaria e hershme poetike e Mark Krasniqit, të botuara në librin “Posta e porositur”. Poezinë “Pranvera në katund” e recitoi Era Kolgeci. “I dashur gjyshi Mark, unë jam fëmijë që po rritëm në Gjermani. Babi më ka folur shumë për ty. Më ka thënë se jeni ndër burrat më të mirë që ka Kosova. Ai më ka thënë se Ti ke qenë edhe mik i ngushtë i Presidentit Rugova. Unë jam e vogël, por betohem se në kujtesën time do ta mbaj mend përgjithmonë këtë mbremje. Unë kam zgjedhur vjershën tënde “Bukuroshja e fushës”, se ndoshta e keni harruar”, – tha vogëlushja Kolesa Hysenaj, përballë xhaxhi Markut.
     Një buqetë lulësh për xhaxhin Mark nga fëmijtë, të cilën ia dhuron Floris Shala. Vallëzon grupi i vajzave, për t’u pasuar nga një potpuri vallësh autoktone të luajtura nga djem dhe vajza. “Shotën” tadicionale e luajnë Adisa Daka dhe Egzon Mehmeti. Më pas, vallja e vajzave, arritja e nuses, Lediona Daka dhe heqja e vellos nga “dhëndrri” Egzon Mehmeti, shkëputja e dy vajzave nga grupi, për të vallëzuar një valle dyshe nga Viola Bunjaku dhe Adisa Daka, duke përfunduar me “Vallën e Rugovës”, përkatësisht, “Loja me shpata”, të luajtur nga dy “burra”, Agron Cakiqi dhe Vionit Bunjaku.

           Moderatori i talentuar Hajriz Mamaj fton në skenë historianin, veprimtarin e njohur institucional në Mërgatë, kryetarin e Lidhjes Shqiptare në Botë, dega në Gjermani, zotëri Sebastian Nuiqin, për të folur për krjimtarinë letrare, shkencore dhe politike të akademik Mark Krasniqit.
 
              Fjala e Sebastian Nuiqit
      “Sot  jemi këtu, për të festuar, së bashku me legjendën e gjallë, me arkivin e gjallë, me bibliotekën e gjallë, me historinë e shkruar dhe të pashkruar 100- vjeçare; me poetin, me prozatorin, me pedagogun dhe edukatorin e urtë, me shkencëtarin e një spektri të gjërë; me gjeografin, me etnologun dhe etnografin, po pse jo edhe me sociologun dhe hitorianin; e, më në fund, me patriotin e flaktë të atdhedashurisë, me luftëtarin e pa kursyer për lirinë e popullit të vet dhe për bashkimin e trojeve shqiptare, akademik Mark Krasniqin.
      Pra, ndiej kënaqësi që në emër të të gjithë juve dhe në emërin tim personal, ta përshëndes dhe t’i dëshiroj ndejë të këndshme, në mesin tonë sot dhe dhashtë Zoti edhe shumë e shumë mote të tjera. Profesor, mirë se na keni ardhë në manifestimin e ditëlindjes tuaj të 93-vjetorit.
       Me folë për Profesorin e nderuar është shumë lehtë, sepse ka aq shumë material të vlefshëm dhe të bollshëm. Por, në anën tjetër është shumë vështirë ta përmbledhësh tërë atë thesar, në disa faqe dhe të gjejsh fjalë meritore për gjithë ato vlera, të cilat na i ka dhuruar e lënë në trashëgimi neve dhe gjeneratave pas nesh.
      Profesori i nderuar, para lufte dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruante vjersha patriotike, që ishin nxitje, thirrje dhe kushtrim, që ngjallnin emocione për vetëdijen kombëtare. Shkruente poezi me vlera të larta, që angazhohej për njeriun tonë dhe liritë e tij. Por, në fushën e letërsisë ishte poet subtil dhe shumë i dashur i poezisë për fëmijë. Kështu Profesori u dhuroi fëmijëve tanë: “Prrallat e gjyshit”, “Dritën e parë”, “Postën e porositur”, „Lepurin analfabet“, „Postjerin e maleve“, „Kullën e bubërrecit“ e  shumë e shumë vjersha të tjera.
      Profesori i nderuar, pos lamisë së vet profesionale e shkencore, që ishte preokupim profesional i tij, ai boton edhe tekste universitare dhe shkollore. Ai mirret edhe me historinë, kulturën e letërsinë e shqiptarëve, me lashtësinë e prejardhjes së tyre, me zakonet, doket, vlerat, mitologjinë, traditën dhe kulturën e popullit shqiptar. Ai është i angazhuar edhe me fatin shekullor të popullit të tij për liri dhe pavarësi.
     Janë të shumta punimet dhe fjalimet e tij lidhur me këtë problematikë si: ai në Senatin e Belgjikës, i cili u shtyp në gjuhën shqipe në Prishtinë, në gjuhën gjermane u shtyp në Frankfurt si dhe në gjuhën angleze në Nju Jork. Ai ishte shumë i guximshëm dhe me kompetencë e ka thënë të vërtetën atëherë dhe aty ku duhet. Për këtë guxim dhe realitet të tij, Profesori ishte një ndër të parët e të ndjekurëve nga regjimi serbo-sllav.
      Fragmenti i nxjerrë nga libri “Kujtime e përjetime” dëshmon përgjimin në vijimësi të profesor Markut: “Mbaj në mend se këtë Markun e gjorë, tërë jetën e përcjellë  Shërbimi i Sigurimit Shtetëror si njeri të dyshimtë, por ai, në të vërtetë, është njeri dhe shqiptar i mirë, e do popullin e vet dhe Kosovën si vetvetën. Prandaj, Markun duhet ruajtur dhe mbrojtur sa të jetë e mundur, sepse është i dobishëm për kauzën tonë kombëtare. Një është siç e thotë policia, e tjetër se ç’është ai në të vërtetë”, – tha Fadil Hoxha.
      Edhepse ishte profesor ordinar, dekan i fakultetit dhe akademik, ai u përjashtua nga proçesi mësimor në vitin 1981- e në vitin 1989 u shpall „Anëtar i shtabit kontrarevolucionar“ të Kosovës.  Por, Profesori i nderuar nuk u ndal.
      Ai vazhdoi punën e vet shkencore dhe gjeti mënyra edhe për publikime. Shkruan mbi „Kosovën sot“, nën kthetrat e regjimit të Beogradit, mbi “Terrorin e okupatorit serb në Kosovë“, mbi  „Durimin dhe rezistencën paqësore të shqiptarëve“, mbi „Argumentet e trilluara për të drejtën historike mbi Kosovën“, mbi „Përvetësimin e monumenteve historike, kulturore“, mbi „Politikën ekspansioniste të Serbisë“ e tjerë. Duke theksuar se populli shqiptar ka qenë dhe është i orientuar kah Evropa.
     Këto  qendrime për çështjen shqiptare dhe Kosovën, Profesori i ka shkoçitur shumë më mirë dhe sakt në katër libra studimorë. Të gjitha këto punime e vepra shkencore, i përshkon fija e kuqe e gjakut shqiptar dhe ndjenja e thellë e shkencëtarit, i cili lufton me  ngulm për të vërtetat dhe të drejtat e popullit të vet, për zbardhjen e të vërtetave për shqiptarët dhe Kosovën – dje, sot e  nesër, për të kaluarën e të tashmën e tyre dhe përspektivën e tyre.  Kësisoji, Mark Krasniqi, si punonjës i shquar i shkences, shkrimtar, pedagog i urtë, politikan e patriot – ishte dhe mbeti përherë shpirt  poeti, shprehja poetike e të cilit ndihet dhe vërehet edhe në shkrimet e tij shkencore e publicistike, në polemikat e tij të mprehta, në pamfletet e tij të rrepta kritike e politike.
                Të gjitha ato që ka bërë dhe po vazhdon të bëjë akademik Mark Krasniqi, janë gurë të çmueshëm në themelin e kulturës sonë dhe i urojmë ta pasurojë edhe më tej profesor Marku, me talentin dhe punën e tij të palodhshme. Dhashtë Zoti dhe i punoftë shëndeti dhe mendja. Edhe libri “Kujtime dhe përjetime”, që, tashmë, e kemi në dorë, është një shëtitje impresive e autorit, në rrugën plot gjëmba, e gjatë më se 90 vjet të jetës së tij”,- e fundoi fjalën e tij veprimtari i çështjes kombëtare, Sebastian Nuiqi.
          MARK KRASNIQI – MIK I MADH I PRESIDENTIT RUGOVA
 
 
     Në përvjetorin e 93-të të ditëlindjes të profesor Mark Krasniqit, në adresë të organizatorit kishin ardhur telegrame urimi, në mes tjerëve, nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa; nga konsulli i Kosovës në Frankfurt, zotëri Astrit Zemaj, të cilët i lexoi Idriz Zeqiraj.
 
     ”I nderuari kryetar i Shoqatës Kulturore Artistike “Sali Çekaj”, në Pfaffenhoffen, zotëri Osman Ferizi,
     Të nderuar organizatorë të kësaj ceremonie, 
      I nderuari profesor akademik Mark Krasniqi,
      Më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të ju uroj nga zemra 93-vjetorin e lindjes të akademik Mark Krasniqit, këtij intelektuali dhe atdhetari të shquar, i cili, gjatë gjithë jetës së tij ishte në shërbim të emancipimit, zhvillimit kulturor, arsimit, mendimit të lirë shkencor; dha një kontribut  të veçantë në ndërtimin e shtetit të Kosovës; krah i djathtë i mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
      Përzemërsisht i juaj kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa”.
 
     ”Të nderuar pjesëtarë të Këshillit Organizativ,
      Ju përgëzoj për punën tuaj dhe njëkohësisht shpreh keqardhjen time të thellë për pamundësinë e pjesëmarrjes në shënimin e 93-vjetorit të ditëlindjes të akademikut tonë, zotëri Mark Krasniqit…Po ashtu, me konsideratë të lartë dhe respekt të veçantë përfitoj nga rasti që në emrin tim dhe të institucionit, të cilin e drejtoj, Konsullatën e RK-së në Frankfurt, Akademikut tonë të nderuar, i uroj ditëlindjen e 93-të, duke i dëshiruar gjithë të mirat në jetë!
     Me respekt të veçantë, Konsulli Astrit Zemaj”.

 

 

      Përgëzimet e çiltra të krerëve të Shoqatave të mërgatës

 

 

                 Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” dhe aktivistë të saj

 

     Në emër të Shoqatës “Dardania”, akademik Mark Krasniqin e përshëndeti kryetari Naser Hoxha, i cili, në mes tjerash tha: “Duke shprehur mirënjohjen tonë të thellë dhe falenderimin e madh për profesor Markun, i cili, edhe në këtë moshë na dhuroi disa orë nga jeta e tij, në emër të Shoqatës “Dardania”, nga Mannheim-i si dhe në emrin tim personal, ju, Profesori ynë i nderuar, të urojmë 93-vjetorin e lindjes, me dëshirën: Të keni jetë të gjatë dhe shëndet të mirë. Në të njëjtën kohë, shfytëzoj rastin të prezantoj kërkesën e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania”, si shprehje e vullnetit të anëtarësisë së gjërë, që kjo ide e qëlluar e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, për kremtimin e ditëlindjes të Njeriut tonë të çmuar, profesor Mark Krasniqit, të bëhet tradicionale kudo ku jetojnë shqiptarët. Në përvjetorin e 100-të, ditë e hënë, 19 tetor 2020, dikush edhe mund të mungojë në Mannheim, por profesor Marku nuk guxon të mungojë assesi”.

 

     Profesor Markut i thamë se ftesën ta marrë me seriozitetin e duhur, sepse ajo bëhet nga nipi i Avdyl Hoxhës – kryetar i Kuvendit të Junikut më 1912; djali i Brahim Hoxhës – pleqnar me nam në Dukagjin, Kosovë dhe më gjerë në trojet shqiptare; pinjoll i Odës të Junikut, pretendent potencial, për ta trashëguar dhe menaxhuar këtë Odë zëmadhe, aktive dhe unike të Kosovës, Naser Hoxha.

     Akademik Mark Krasniqi u përgjigj se “e marrë seriozisht ftesën Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania”, në Mannheim, por, po më duket si shumë larg. Por, edhe nëse mungoj, arsyeja do të jetë shumë e fortë”!!

 

     Në emër të familjeve të dëshmorëve Çekaj, Hajdaraj, Zeqiraj, të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar, përshëndeti Smajl Çekaj, i cili profesor Mark Krasniqit i dëshiroi shëndet, pleqëri të bardhë dhe jetë gjatë sa Alpet Shqiptare.

 

     Nënkryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, në Gjermani, poeti Fran Tanushi përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit në këtë ngjarje festive. “Profesor Mark Krasniqit i urojmë përvjetorin e 93-të të lindjes, duke i dëshiruar edhe shumë vite jetë dhe shëndet. Njëherit ju përcjell urimet dhe përshëndetjet edhe të zotit Hasan Qyqalla, kryetar i LSHASH në Gjermani, si dhe kryetar i Këshillit nismëtarë të bashkimit të krijuesëve shqiptarë në Mërgatë.

     Poeti i talentuar Fran Tanushi lexoi edhe dy krijime poetike të tij:

      NJERIUT NË BRONZ
Unë asnjëherë s`të erdha te varri
nuk doja të shihja të shtrirë.
Gjithherë në këmbë të kam parë
me hapa të mëdhenj duke ecur.
Pët të e nxënë kohën e ikur
nëpë shekuj e vjedhur tinëzisht.

 

     Meqënëse LSHASH në Gjermani  ka vendosur që akademik Mark Krasniqin të shpallë anëtar nderi të përjetshëm të saj, e ftoj nënkryetarin Neki Lulaj, t’ia dorëzojë mirënjohjen dhe dëshminë e -Anëtarit të Nderit- profesor Mark Krasniqit”.

 

     Veprimtari dhe poeti Selman Sylaj u prezantua me një monolog mbresëlënës:
     ”Kësaj radhe nuk do t’i drejtohem as me zotëri, as me profesor, as me shok, as me mik, por do t’i drejtohem me Bacë. Urime Ditëlindjen Baca Mark! Edhe shumë e shumë ditëlindje tjera, të mira e të mbara, i festofshim bashkë!
Me rastin e 93 Vjetorit te lindjes se Bacë Mark Krasniqit
M O N O L O G !
Pesha e viteve të mia, është pesha e Kombit tim.
Unë mbaj mend e’një shekull
Me të mirat e me të këqiat e tij!
Unë, një shekull, ia fala kësaj toke
Për me e bë Shqipërinë –SHQIPËRI!
Nëpër njëqind porta kalova
Për me e mbërri këtë ditë –Lirinë!
Sinqerisht nuk është e tëra që e deshta ,
As në Tiranë e as në Prishtinë.
Unë, mbaj mend  kur lindi Zefi.
Baba, dy herë me dhjetshën e tij shkrepi.
Para kësaj i mbaj mend këngët
Që nëna m’i këndonte te djepi.
Mbaj mend kur kullat tona
Nga ne kërkuan më shumë dritë.
Ne vendosëm me i hapë shkollat
Dhe me i rritë, me i bë me të mëdhaja frenxhitë!
E mbaj mend edhe Kodrën edhe Fushën e Pajtimit,
Përqafimin e nënëlokeve që falnin gjakun.
Ku shtrihej dora burrërore e trimërisë,
Ku hapej dera e mbyllur e Konakut!
Mbaj mend luftëra, urrejtje e mjerim.
Mbaj mend paqe të rreme,
Premtime e mashtrim.
Mbamendjen time e shkrova,
Të mos harrohet,
Të mos e marri uji!
Ja ku i keni në librat e mia.
T’i keni edhe për mbamendjen tuaj!
Veç diçka, mos gaboni.
Gjuhën, gjakun, trollin
Kurrë mos e harroni”!
     Poeti i mirënjohur, njëherësh edhe nënkryetar i LSHASH, në Gjermani, Neki Lulaj, u paraqit me krijimin poetik të tij:
 
                DRITË SHEKULLI
 
     -Profesor Mark Krasniqit në 93-vjetorin e lindjes-
Fatos i lartë dritë shekulli që bën shtegëtim triumfal
Me hekurat e rëndë rreth qafës të ushtarakëve sadistë
Tringëllima të kaliti nëpër mote si strallin në flakë
Mes Cikloneve forcë fjala dhuratë hyjnore për ty, o mik.
Litar i lidhur nyje fort për tokën e shenjtë
Besë e mbjellur që zemrën e ka zgafellë kudo në Dardani
Trungu i dijës me 93 ashkla shkallë jetë
93 vravashka drite që i dha krah fjalës, mendimit të lirë.
Fjala maxhike si ushtimë Bjeshke të vjen pas lavdia
Enciklopedi e gjallë për shkollat dhe sokoleshat shqiptare
Gurgullon kroi i kristaltë nga Jenipazari e Mitrovica
Etjen e bjashkëve ta shuajnë në Tivarin e etur për plisat e bardhë.
Të dehurit prej etheve barbare të ushqyer nga paradigmat e vjetra
Vjen fjala e Titanit të mendimit si Drini, Vardari e Buna
Me “Kujtime e përjetime” sjell sihariqin e fitoreve të reja
Për ditëlindje uroi Skënderbeu nga Kruja, Nënë Tereza nga Kalkuta.
Në krahët e zogut në Koshare Bogdani flen në Velani, në tokën amëtare
Përuruan dëshmorët e heronjtë në përmendore
Të urojnë ditëlindjen banorët e të gjitha trojeve shqiptare
Me butësinë e shpirtit tënd paç jetë të gjatë sa Alpet me male”!
        Në emër të Unionit studentor shqiptar, në  Gjermani, mysafirin e madh, pedagogun Mark Krasniqin, Organizatorin dhe të pranishmit i përshëndeti studenti Eduard Gashi, i cili, në mes tjerash, tha:
     ”Ndjehem i nderuar që më jipet mundësia të flas sot para jush dhe, në veçanti, para të madhit Mark Krasniqi. Sot festojmë ditëlindjen e tij dhe kush e ka lexuar librin “Kujtime dhe përjetime”, sikur lexon një pjesë të historisë të kombit tonë. Ju, baca Mark, jeni njeri i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe kombin shqiptar. Në 16 vitet, kur ju e udhëhoqet Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, treguat se “feja e shqiptarit është vetëm Shqiptaria”. Prandaj, për këtë dhe të gjitha ato vlera që i keni transmetuar tek Kombi ynë, ju falemnderit! Ju dëshiroj çdo të mirë, shëndet, jetë të gjatë dhe bekimin e Zotit”
Studenti Gashi i dhuroi Profesor Markut një vepër arti, me emblemin e Dardanisë, të përdorur nga Presidenti Rugova, me mbishkrimin “Dardania e Shenjtë”.
      Ceremonia festive u begatua edhe me muzikën dhe këngët e përzgjedhura të melosit popullor, nën interpretimin e këngëtarëve të mirënjohur Gazmendi dhe Flori. Vallëzimit grupor i priu mysafirja më e largët, nga Amerika mike, poetja dr. Rita Salihu dhe Drita Ferizi – Gubetini, nga Pfaffenhofen-i, të pasuar nga gra dhe burra të tjerë.
                                    Dr. Rita Saliu
     Me butësinë e fjalës dhe të shpirtit, të pranishmit e mbremjes festive i përshëndeti edhe veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare në Amerikë, poetja dr. Rita Salihu, e cila shoqëroi në këtë rrugëtim akademik Mark Krasniqin.
Përshëndetja e motrës Ritë ishte krejt e veçantë dhe shumë intime: “Të dashur vëllezër dhe motra, jam e privilegjuar që sonte ndodhëm në mesin tuaj. Më disa prej jush jemi parë edhe në veprimtaritë e tjera të mërtgatës tonë në Gjermani. Dhe, gjithëherë po më dukeni më afër zemrës. Andaj, ju uroj disponim të mirë, përgjatë kësaj mbremjeje, në festimin e ditëlindjes të Profesori tonë shumë të nderuar, akademik Mark Krasniqit.
     Atë që nuk po arrij ta shpreh me fjalë, dua ta them me vargje, me poezi të shkruara, enkas për këtë ngjarje të shënuar gjithëkombëtare. I bashkohem urimit të parafolësve për profesor Krasniqin: shëndet të mirë, mbarësi në çdo hap të hedhur, jetë të gjatë! Përshëndetje të çiltra për Shoqatën me emrin kumbues “Sali Çekaj”, për kryetarin dinjitoz Osman Ferizi, për kryesinë simpatike dhe anëtarësinë e mrekullueshme të saj. Ju priftë e mbara. E paçi gjithmonë bekimin e Zotit”, – tha e mira motër e përtej Oqeanit, dr.Rita Salihu, e cila e ka pritur dhe shoqëruar në shumë takime zyrtare Presidentin Rugova, në Amerikën sa të largët, aq edhe të afërt dhe të dashur për Shqiptarinë e kudondodhur.
     Veprimtaria e përkushtuar për çështjen kombëtare e dr. Rita Saliut, nuk pushoi as gjatë luftës. Ajo hyri tri herë radhazi në Dardani, në Kosovën e saj, madje në kohë lufte, kohë kjo tejet e rëndë për popullin tonë. Herën e parë e vetme, në cilësinë e gazetares dhe diç më shumë; pastaj 10 (dhjetë) ditë pas masakrës në Drenicë, në shoqërim të gazetarëve amerikanë dhe, për herë të tretë, kur hynë trupat e NATO-paktit.
     Aktualiusht, dr. Rita, vazhdon të punojë në arkivat e përjetuara, një punë kjo stërmunduese mendore dhe shpirtërore.
     Në vijim po japim poezinë e shkruar dhe të recituar nga poetja brilante, Rita Saliu, në mbremjen festive, në Pfaffenhofen të Bavarinë  gjermane:
    KALORS I BARDHËSIVE
-Profesor Mark Krasniqit- Kur stuhitë ballkanikeMe zjarr të kuq e flakë të zezaBinin mbi tokën time të blertë…Ai me diellin e dashurisë për njeriunShtigje lirie kërkonte për të mundur robërinë…Me bardhësi shkruante historinëPër të mundur natën korb të zezëMjegullën për ta përzënë horizonteve…Me diellin e dashurisë për njeriunEcte rrugëve të atdheut të qëlluara nga rrufetëMe dritën e mendjes ta mundte errësirën e huajQë kishte mbuluar gjithë atë që ruhej nën plis…Gjithçka që këndohej shqip e rënkonte shqipI ishte bërë plagë mbytëse që e thellonte kafshimiSa që gjithçka timen kishte shndërruar në det gjakuEmrin për t’ma përmbysur për t’ma gllabëruar ardhmërinë…Perëndi as Sfinks nuk ishte faraon as perandorTë Promteut e kishte guximin qëndresënTë Sizifit durimin përpjekjen vazhdimësinëSyrin të shqiponjës të engjëllit shpirtinAgronin atë nënë Teutën kishteVëlla e ndjente Kastriotin, Prishtinën, RugovënVendlindje Kosovën, Shqipërinë atdheRrënjët në Iliri kërkonte pellazgjisht meditonteShqip dashuronte dhe gjallëronte shqipDhe shpirt i shqipes ishte në secilën stinë…S’e përkulën stuhitë as furtuna e kuqe se plandosi dotMe një kryq të thyer në gjoksin e djegurMe një pëllumb të bardhë në shpirtin e qëlluarFitimtar ngjitej hendeqeve te hapura nga i huajDuke ua dhënë dorën vëllait, motrës, mikutLumin e lotëve kapërceu fushën e luleve për të kultivuarArsyen duke pas prijës virtytin duke përjetësuarNën plisin e bardhë u strehua në kullën e gurtë qëndroiDuke ecur vertikalisht erdhi deri te kjo kohë lirieQë ka edhe syrin e tij edhe hapërimin që dot s’ia ndalën…Në asnjë shekull nuk do të harrohet historia e lavdishmeMe emrin e tij as për t’i kënduar s’do të pushojë…”                               
             
 
          LIRIA NA GËZOJ SHUMË, POR EDHE ZHGËNJIMI NUK ËSHTË I VOGËL

               

      Fort i emocionuar dhe po aq i prekur nga pritja sa madhështore, aq edhe familjare, të bërë nga organizatori i kësaj mbremjeje festive, Shoqata Kulturore Shqiptaro – Gjermane, por e dyzuar në emër edhe si Shoqata Kulturtore Artistike “Sali Çekaj”, e udhëhequr me korrektësi dhe përkushtim nga Osman Ferizi me shokë, si dhe mërgimtarët e organizuar në Shoqata të tjera dhe grupe e individë të ardhur nga Landet e ndryshme të Gjermanisë, në nderim të akademik Mark Krasniqit, me rastin e 93-vjetorit të lindjes, në foltore u ngrit personazhi, heroi i këtij manifestimi, profesor Mark Krasniqi. 

 

     Salla oshëtiu nga duartrokitjet e zgjatura dhe zëra të mërgimtarëve, tashmë, të ngritur në këmbë. Profesori refuzoi lutjen e auditorit, për të qëndruar ulur, përgjatë fjalës së tij. Energjik, me qetësi të natyrshme, krejt i shpenguar, pa letër e lexim, thjeshtë, si në një bashkëbisedim intim, përveç përshëndetjes dhe falenderimit, për Organizatorin dhe të gjithë të pranishmit, foli, jo pa shqetësim, edhe për aktualitetin politik në Kosovën tonë hallemadhe.

 

              Fjala e Mark Krasniqit

                              
      “Të dashur motra dhe vëllezër mërgimtarë,
       Falenderoj me përzemërsi Shoqatën me emrin e madh të “Sali Çekaj”, kryetarin Osman Ferizin dhe kryesinë e saj, për ftesën e bërë, për pritjen kaq madhështore të organizuar, me rastin e 93- vjetorit të ditëlindjes time.
 
     Gjatë jetës time jam përpjekur shumë, por kam bërë pak. Liria na gëzoj shumë, por edhe zhgënjimi nuk është i vogël. Kosova nuk është shtet siç duhet të jetë. Privilegjet që u bëhen minoriteteve janë të mëdha, jashtë çdo standardi në Evropë e më tej. Pra, nuk  janë merituar, sepse shumica e tyre as nuk e njohin Kosovën.
 
     Kosova është shtet i shqiptarëve, për të cilën kanë kontribuar gjeneratat gjatë shkekujve. Pra, nuk është vetëm kontributi ynë. Më 1912, ne, shqiptarët, fituam një shtet të vogël, Shqipërinë londineze. Më 1999 e gëzuam edhe një pjesë tjetër, Kosovën. Megjithatë, na mbetën edhe shumë territore tjera shqiptare jashtë etnikumit shqiptar.
 
     Akuzat karshi shqiptarëve janë të hershme, që nga Londra e Parisi, përkatësisht, në gjysmën e dytë të shekullit IX-të dhe fillimin e shekullit XX-të, duke u dhënë tokat tona sllavëve dhe grekëve.
 
     Ne duhet të punojmë shumë për Shqipërinë Etnike, të jemi shqiptarë të bashkuar, kudo që të jemi. Misionarja e zëshme në vendet Evropiane e ballkanike, anglezja Edith Durham shkruan:
“Kam qenë në Rusi, i pyesja njerëzit çfarë jeni?  
Përgjigja ishte: “Jemi sllavë”.
Edhe në Rumani, Serbi, Bullgari, kam marrë të njëjtën përgjgigje.
Përjashtime bënte përgjigja në Shqipëri: “Jam shqiptar” –  dhe asgjë tjetër”.
 
     Sekularizmi shqiptar, atdheu parësi absolute, në raport me fenë. Dhe, ne mbetemi ata që jemi, duke mos shkelur amanetin e madh të Rilindasëve tanë.
 
            Rugova kurrë nuk do t`i pranonte enklavat    
 
     Kam qenë shok me Ibrahim Rugovën edhe më parë, në kohën kur punonte në Institutin Albanologjik. Rugova kurrë nuk do t’i pranonte enklavat serbe në Kosovë dhe as lëshimet e tjera, që sot pushtetarët aktualë po i bëjnë Serbisë. Lëshimet e tilla nuk janë të mira as për serbët, sepse janë të rrethuar nga shqiptarët. Ata e dinë se janë fajtorë, prandaj nuk do të ndihen mirë dhe mbetën me liri të kufizuara.
 
     Ne, shqiptarët, jemi dëshmuar si paqëdashës, se nuk jemi për hakmarrje. Populli shqiptar, shqiptari i traditës, i përmbahet përcaktimit të rilindasëve tanë se feja e shqiptarit njëtësohet me besën shqiptare. Që këtej buron edhe toleranca ndërnjerëzore e racës shqiptare, për të cilën na kanë lakmi edhe kombet e qytetëruara. 
     Ne i jemi mirënjohës Amerikës, Anglisë, Gjermanisë dhe të gjithë atyre që na kanë ndihmuar për çlirim dhe njohje, botës demokratike. Gjermania ende vazhdon të jetë këmbëngulëse, për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin në bashkësinë evropiane. Është momenti i integrimit si komb, të bashkohemi të gjithë.
      Kancelarja Merkel është një burrneshë e vërtetë, mike e madhe e shqiptarëve. Ajo po i mëson shqiptarët si duhet atdheu dhe liria. Është e dhimbshme kur të tjerët bëjnë më shumë për ne, se sa ne për vete. Gjermania është kritike karshi pushtetarëve aktualë të Kosovës, pse nuk po rezistojnë karshi Serbisë dhe miqve të tyre, në pretendimet absurde, për t’u bërë pjesë e sundimit në Kosovë. Me anë të bisedimeve shantazhuese, Serbia po bëhet hisedare në qeverisjen e Kosovës.
     Ju, mërgata shqiptare, keni bërë një punë të madhe, keni shpëtuar popullin e rrezikuar nga varfëria, duke mos e lënë të nënshtrohet para pushtuesit, sepse siç thotë populli: “Varfëria të çon në derë të armikut”. Ju me kontributet materiale, keni ndihmuar shëndetësinë në Kosovë, arsimin, familjet në nevojë ekstreme. Gjithashtu, ju keni ndihmuar funksionimin e institucioneve paralele në Kosovë, rast unik në hapësirat gjithëbotërore”, – tha akademik Mark Krasniqi.
   Ceremonia e ditëlindjes vazhdohet me darkën festive 
 
             Akademik Mark Krasniqi duke prerë tortën e ditëlindjes
     Organizatori, Shoqata “Sali Çekaj” dhe shoqatat tjera, kishin përgaditur dhurata simbolike për akademik Mark Krasniqin, me rastin e ditëlindjes, të cilat iu dhuruan atij nga krerët e këtyre shoqatave.
     Moderatori Hajriz Mamaj përmbylli emisionin festiv në sallë, duke lajmëruar se ceremoniali i ditëlindjes vazhdon në një restorant. Mysafirët e largët, pa përjashtim dhe disa nga veprimtarët mërgimtarë, me familje, pasi kanë përcjellur fëmijtë në shtëpi, janë shtruar në darkën festive.
     Profesor Marku i kthjelltë, vital, jetësor, i rrethuar gjithë respekt e dashuri nga mërgimtarët, bashkëbisedon me ata, pa protokoll; fotografohet nga dhjetra aparate telefoni dhe kamera. Fort i disponuar, në qejf, i lehtëson të pranishmit se “jam gadi ta pres mëngjezin me ju”.
     Ora shënon numrin 12.oo, përkatësisht, 24.oo. Mesnatë. Torta e vendosur në mbajtësën lëvizëse, i afrohet tavolinës, të përgaditur për prerjen e saj. Jehu i këngës klasike “Shumë urime për ditëlindje” oshëtinë sërishmi, por, këtë herë e kënduar nga “kori” i grave dhe burrave, në sallën e ngrënies të  restorantit “Gasthof Schrätzenstaller”, në Hettenshausen.
    Plaku Mark, energjik, plot gjallëri, i rinuar kësaj nate, me një thikë gjatoshe në dorë, sikur do ta therte një “kurban”, i afrohet tortës, me mbishkrimin 1920-2013, me plot 93 qirinj, që simbolizonin vitet, tashmë, të jetuara të tij. Krejt serbez, i sigurtë, i vënë thikën dhe vijëzon tortën e madhe, të gatshme për ta servirur në pjatat përkatëse, të stivuara mbi tavolinë.
      Është një vetëshërbim, që nuk kufizohet në vetëm një copë tortë. Tortat e tjera janë rezervë. Organizatori nuk është kursyer. Ka planifikuar që gjithëçka të jetë e bollshme. Edhe ndoca nga mysafirët dhe nga të pranishmit e tjerë, kanë lehtësuar barrën e Shoqatës fisnike “Sali Çekaj”, me dhurimet e tyre modeste, qetazi dhe pa rënë në sy.
     Mysafirët, përgjatë natës duhej ta përsërisnin rrugën kthyese prej qindra kilometrash. Ne të tjerët ishim brenda rrezës 100 kilometërshe. Ndërsa, baca Mark me teta Ritën në ora 7.oo të mëngjezit duhej të ishin në aeroportin e Mynihut.
     Akademik Mark Krasniqi iu kthye Atdheut, Kosovës, bashkë me barrën e viteve, ndërsa tek ne, mërgimtarët, e la jetëshkrimin në librin “Kujtime dhe përjetime” si dhe mbresat e një mbremjeje të virgjër e unike, në nënqiellin bavarez të Gjermanisë mike, atdheut të dytë të shumë mijëra shqiptarëve ose, llogaritur në përmasën e përkrahjes ekonomike dhe politike, dje dhe sot, të të gjithë Shqiptarisë.
          Gazetari Halil Rrustemaj dhe kryetari i Shoqatës “Dardania” Naser Hoxha
     E gjithë ceremonia festive, për ditëlindjen e akademik Mark Krasniqit, e cila zgjati plot 7 (shtatë) orë, është përcjellur nga mjetet informative të shkruara dhe vizive, përkatësisht, nga dy edicionet e “Bota sot”, nga gazetarët: Maxhun Smajli dhe Idriz Zeqiraj si dhe gazetari e mjeshtri i kamerës Halil Rrustemaj, për RTK-së dhe televizionin “Rrokum”. Gazetari dhe moderatori Hajriz Mamaj, me aparatin e tij fotografik, realizoi shumë dhjetra shkrepje. Edhe fotografitë shoqëruese të këtij shkrimi kanë autorësinë, kryesisht, të artistit Mamaj.
     Intelektuali dhe mjeshtri i kompletuar Halil Rrustemaj është i kudondodhur në veprimtaritë e Mërgatës. I papërtuar, i përkorë, komunikues i qetë, përzgjedhës i kujdesshëm në intervistime, duke realizuar, mençurisht, objektivin e përcaktuar, pra, ngjarjen e shënuar, për ta pasqyruar dhe publikuar denjësisht, në mjetet vizive informative në Diasporë dhe Kosovë. Kështu veproi zoti Rrustemaj edhe në mbremjen festive, në nderim të profesor Mark Krasniqit. Ndërkohë që ne rrinim, bisedonim dhe darkonim, Halili fiksonte me kamerën e tij të artë dhe intervistonte veprimtarët e shquar të Mërgatës, të cilët vlerësonin lart figurën markante, personalitetin me integritet të veçantë, akademik Mark Krasniqin.
     Është në praktikën e Shoqatës Kulturore Shqiptaro – Gjermane “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, që, pas çdo veprimtarie, madje edhe kësaj radhe, të mendojnë për Atdheun dhe hallet e tij. Këtë herë, Kryesia e Shoqatës, në emër të anëtarësisë të saj, ndau dhe përcolli për Kosovën Lindore: Preshevë, Bujanovc, Medvegje, 500 (pesëqind) euro, në kuadrin e aksionit gjithëshqiptar – Të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë, në atë pjesë të pushtuar të Atdheut, për të mos braktisur vatrat lindake-. Dhe, nismat fisnike, të kësaj Shoqate emërmadh, pasojnë njëra-tjetrën, pa njohur kurrë pauzime.

 

 

Grupi ‘THE CODE’ konkuron në Kënga Magjike 2013

$
0
0

Nga: Arbana Vula

1

The Code një grup i talentuar nga Maqedonia mjaftë i dashur për publikun pas suksesit që patën në festivalin Top Fest 10 ku dhe arritën të rrëmbejnë qmimin BEST NEW ARTIST ku kënga e tyre u bë një hit i padiskutueshëm ata rikthehen prap fuqishëm në Kengën Magjike. Tre nga antarët e grupit janë edhe fëmijët e antarëve të grupit me të dashur ELITA 5, e si duket grupi The Code po trashëgojnë talentin dhe suksesin e grupit Elita 5.

Siq deklaron Samir Ibrahimi njëri nga antarët e grupit The Code ideja për të marrë pjesë në Këngen magjike, “Po pas pjesmarjes në topfest nuk donim të bënim gabimin e disa artistëve të tjerë që pas suksesit për herë të parë shkonin dhe nuk arinin as finalen për herë të dytë. Në deshëm ta provojmë një herë dhe në një festival tjetër po aq të madh sepse mendonim se na duhej dhe një festival para klipit të parë.”

Sa i përket kënges. ‘Freedom’ ata punuan prap me të njejtit artist Avni Qaili tekstin dhe Nexhat Mujovi ishte kompozitor dhe orkestrues i kënges.

Ka vetem pak orë nga pubilikimi i kënges dhe komentet e publikut ishin mjaftë të mira sa grupit i kanë dhënë një emocion të veqant dhe një vullnet të madh për të punuar dhe në të ardhmen. “Reagimet e para të publikut ishin të mira e prisnim sepse as teksti i kënges nuk është i dëgjuar nëpër këngë të tjera dhe as stili i muzikës nuk është se është praktikuar në tregun e muzikës shqipëtare por jemi shumë të kënaqur se publiku na pranoi mirë dhe besojë se do ja kalojm mirë me ta dhe në kënget e ardhshme,” tha Samir Ibrahimi, antar i grupit The Code.

MUZIKOLOGJIA FORCOHET EDHE ME NJË DOKTORE SHKENCE

$
0
0

Doc.Dr. Holta Sina, pedagoge muzikologe në Universitetin e Arteve të Tiranës, këto ditë mbrojti me sukses temën e doktoratës

Shkruan: Prof.Dr.sc.Akil M. Koci

Evoluimi i muzikës shqiptare në të dy anët e kufirit kohëve të fundit ndihet edhe për sa i përket aktit krijues apo të pasurimit të krijimtarisë kompozicione, por edhe muzikologjike. Pra, efekti nxitës që ky ka pasur në krijimtarinë muzikore, pasqyrohet dhe dëshmohet në sasi dhe cilësi, sepse këto kërkesa parashtrohen në gjithë krijimtarinë muzikore, qofshin ato në kompozim apo në muzikologji. Gjë e re është se realiteti i transformuar në vitet pas demokracisë sikur i ka dhënë krah të lirë krijuesve si në kompozim, po ashtu edhe studiuesve në muzikologji, pasi kompozitorët nuk kompozojnë më si në vitet e socrealizmit, ku arbitrariteti i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, insistonte “për një krijimtari, duke u bazuar kryesisht në tabanin e folklorit tonë” dhe pse jo rrallë në mënyrë spekulative, kurse tashmë kompozitorët krijojnë duke kërkuar  aspekte estetike dhe artistike të saj dhe duke u larguar nga folklorizmi naiv dhe të themi, deri-diku, banal me lloj-lloj emrash dhe temash qesharake, që nuk kanë asnjë lidhje me muzikën e kompozuar. Pra, është krijuar mundësia për krijimtari më të lirë si në kompozim po ashtu për rrjedhojë edhe në muzikologji. Pra, një pluralizëm i gjerë ose, më mirë të themi, një risi krijuese ku paraqitet realiteti i transformuar.

Muajin e kaluar Doc. Dr. Holta Sina, pedagoge muzikologe në Universitetin e Arteve të Tiranës, mbrojti me sukses titullin e doktoratës nga Muzikologjia Shqiptare dhe kështu fushë-veprimtaria e muzikës fitoi edhe një studiuese serioze. Ajo mbrojti temën e doktoratës me titull “Dorëshkrimet muzikologjike në Shqipëri: Pikëtakime të ndërsjella mes muzikës bizantine dhe traditës muzikore vendëse”.

Në këtë kontekst, edhe ky punim studimor është një risi në fushën e muzikologjisë shqiptare. Pikërisht, tematika e përzgjedhur nga Doc. Dr. Holta Sina, paraqet interes të përveçuar jo vetëm për faktin e dokumentimit historik të shkrimit dhe këndimit të kësaj muzike, që vjen prej shek. VI, në Shqipëri, duke marrë, në këtë mënyrë, një vlerë shumë të çmuar jo vetëm kombëtare por edhe botërore. Në kahun tjetër, bën të njohur aspektin muzikologjik të këtyre dorëshkrimeve, një aspekt i rëndësishëm dhe jo shumë i trajtuar nga muzikologjia shqiptare.

Edhe pse nuk e kemi të tërësishëm, ky studim nxjerr në pah dhe trajton njësërë çështjesh të rëndësishme, të cilat shtjellohen gjerësisht dhe thellësisht në rrafshin shkencor.

Meqenëse do ta botojmë punimin e shkurtuar si autoreferat, lexuesit do të kenë mundësi të shijojnë narracionin, stilin e bukur të ligjërimit dhe mbi të gjitha aspektin studimor të synuar të studiueses, duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me pikat më të rëndësishme të trajtuara në këtë punim doktoral.

Kolegia Holta Sina paraqet për muzikën tonë e sidomos për shkencën e muzikologjisë një personalitet të spikatur, që me punimet e saj pasuron jo vetëm fondin e saj individual studimor, por edhe ndihmon fuqimisht në trajtimin e koncepteve e pikëpamjeve, në lidhje me proçeset e krijimtarisë e intepretimit muzikor, nën frymën e parimeve estetike dhe filozofike, sepse korrespondimi i saj shumë i lirë dhe intensiv me këtë krijimtari tregon se i njeh për mrekulli marrëdhëniet dhe problemet e kësaj krijimtarie si studiuese e observacioneve të pasura të muzikologjisë bashkëkohore. Ajo është mjaft e dhënë pas studimeve qenësore të muzikologjisë, duke u bazuar në trajtat e reja dhe moderne dhe me këmbëngulje paraqet problemet muzikologjike me origjinalitetin dhe përkushtimin e plotë në shtjellimin artistik, estetik dhe filozofik. Ajo ka njohuritë dhe aftësitë t’i shquajë dhe t’i prezantojë problemet, temat dhe dilemat dhe imponohet me dijen e saj si njohëse e sekreteve të  muzikës e posaçërisht të shkencës së muzikologjisë. Në vitin 1994 ajo mbrojti diplomën me temë: Një vështrim mbi dorëshkrimet bizantine të periudhës ekfonetike, ku studion praninë dhe përhapjen e re të vlerave të veçanta të periudhës ekfonetike në muzikën bizantine, kurse për mbrojtjen e doktoratës mori e mbrojti  temën “Dorëshkrimet muzikologjike në Shqipëri: Pikëtakime të ndërsjellta mes muzikës bizantine dhe traditës muzikore vendëse”. Në punim, theksi bie së pari në vlerën e padiskutueshme dokumentare, historike e artistike të dorëshkrimeve muzikologjike që disponon AQSH, të cilët viijnë si relike nga thellesia e shekujve. Për ne ngjall një interes të veçantë kapitulli II – Mbi artin dhe kulturën bizantine në Shqipëri, ku “jepen fillimisht të dhëna të rëndësishme për monumentet kulturore dhe veprat e artit bizantin në vendin tonë, si për arkitekturën me ndërtesat madhështore të kultit; për pikturën me mozaikët, pikturën murale dhe ikonografike; për skulpturën e drurit me fronat dhe ikonostaset; për muzikën me liturgjinë himnografike etj.”. Në përpjekjet për një hulumtim sa më të gjerë dhe sa më të thellë të nocionit dhe të klasifikimit të pasurisë së trashëgueshme artistike hyjnë edhe kodikët apo dorëshkrimet e vjetra të fjalës së shenjtë “nëpër faqet e të cilave gjendet edhe një sasi e konsiderueshme e miniaturave (një gjini e veçantë e artit mesjetar) të cilat përmbajnë inicialet (germat e para të fjalës së parë të paragrafëve) të stolisura me ar dhe me ngjyra të ndryshme; me vinjeta të zbukuruara, të punuara të mënyrë të hollë artistike dhe me një kaligrafi (në disa raste) të përsosura (edhe me notizim)“.

Po kështu, tërheq vëmendjen edhe boshti i dytë i punimit, që lidhet konkretisht me pikëtakimet e ndërsjellta mes muzikës bizantine dhe traditës muzikore vendëse – bosht i cili rrok pikërisht dy fusha simotra: muzikologjinë dhe etnomuzikologjinë, të cilat vijnë “përmes një studimi krahasues, mes këngëve bizantine dhe atyre popullore shqiptare, duke mbërritur në disa definicione shkencore lidhur me pikëtakimet ‘reale’ mes tyre”.

Interesi ynë rritet, sidomos, me çështjen e fundit në trajtim “Copëza“ të këtyre pikëtakimeve në muzikën profesioniste shqiptare”, që sjell konkretisht aspekte të krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë, ‘frymëzuar’ nga liturgjia e krishterë, por edhe aspekte të asaj krijimtarie, ku materialet burimore, të shfrytëzuara si intonacion por dhe si citim, ndërtohen pikërisht mbi modet bizantine.

Për ta njohur më për së afërmi këtë studiuese, po botojmë fillimisht një Curiculum vitae dhe më pas, një përmbledhje të autoreferatit të mbajtur në mbrojtjen e doktoratës, ku do të nxjerrim në pah fizionominë dhe profilin e saj si studiuese, për të çmuar njohjen e thelbit strukturor dhe formal të punës së saj studimore e shkencore.

     Fillon të studiojë violinë në moshën 5- vjeçare, nën drejtimin e pedagoges Valentina Gega, pranë shkollës së muzikës “Andon Xoxa”, të qytetit të Fierit. Më pas vijon dhe përfundon shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në instrumentin e violinës, me rezultate shumë të larta. Më pas, kryen studimet e larta, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në specialitetin e muzikologjisë, në klasën e prof. Albert Paparistos. Në vitin 1992 ka qenë drejtuese e komitetit nacional që përfaqëson Shqipërinë në RILM Abstracts of Music Literature (Repertori Internacional i Literaturës Muzikore) XXVI.

Në vitin 1994, mbron diplomën me temë: Një vështrim mbi dorëshkrimet bizantine të periudhës ekfonetike në Arkivin Qendror të Shtetit: Sprovë e analizës së krahasuar, me udhëheqjës shkencor Prof. Sokol Shupo, vlerësuar me rezultatin maksimal. Pas mbarimit të studimeve të larta, emërohet punonjëse shkencore pranë Departamentit të Etnomuzikogjisë dhe Etnokoreografisë, të Institutit të Kulturës Popullore, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (sot Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike) dhe, më tej, edhe përgjegjëse e Arkivit të Etnomuzikologjisë dhe Etnokoreografisë pranë këtij institucioni (1994 – 1999). Gjatë kësaj periudhe ka qenë anëtare në komisionet shkencore, në cilësinë e specialistes së folklorit muzikor në përzgjedhjen e grupeve popullore të  Festivalit Folkorik Kombëtar (Berat, 1995) si dhe më pas, ka qenë pjesëmarrëse në projektin e klasifikimit shkencor dhe transkriptimit të materialeve folklorike muzikore të këtij festivali. Ka qenë përfaqësuese e Departamentit të Etnomuzikologjisë në përshtatjen shkencore të Projektit Ndërkombëtar të UNESKO-s për njehsimin e terminologjisë së Arkivit të Folklorit të IKP-së me terminologjinë shkencore të Arkivave të Ballkanit (1996). Gjithashtu, ka qenë anëtare e grupit të punës në disa projekte kërkimore-shkencore, të tilla si: në projektet e ekspeditave kërkimore shkencore në terren, konkretisht në Himarë (qershor, 1995) dhe në Durrës (korrik, 1999) – ku ky  i fundit u zhvillua në kuadër të projektit të IKP, Akademia e Shkencave të Shqipërisë – “Mbijetesë etnokulturore kosovare”, që u realizua pikërisht në zonat rurale,  për njohjen nga afër me traditat etno-kulturore të popullsisë kosovare, të mbetur nga shpërngulja prej genocidit serb, në disa zona të Shqipërisë. Në vitin 1998, në cilësinë e punonjëses shkencore dhe përgjegjëses së Arkivit të IKP- së, ka kryer një specializim në PhonogrammArchiv, Wien (Austri) për ruajtjen, restaurimin dhe dixhitalizimin e materialeve muzikore arkivale, me drejtues të grupit kërkimor-shkencor, Prof. Ditrich Schüller.

Krahas kësaj përvoje si etnomuzikologe, në vitin 1997 fillon punën si pedagoge e jashtme, pranë Fakultetit të Muzikës në A.A. (lektore në lëndët e  analizës së veprave dhe harmonisë) ndërsa, në vitin 2002, emërohet pedagoge e brendshme pranë këtij fakulteti, ku ka drejtuar dhe drejton leksione dhe praktika në disiplinat e analizës së veprave dhe muzikologjisë. Në vitin 2006, ka ndjekur shkollën pasuniversitare pranë A.A. dhe është diplomuar me diplomën – Master, me temën: Opera – koncept dhe strukturë, nën drejtimin e Prof. Dr. Fatmir Hysit, vlerësuar me rezultatin maksimal.

Gjatë punës së saj si pedagoge ka punuar për hartimin e programit të lëndës së analizës se formës (cikël leksionesh dhe udhëzues praktikash – literaturë e rekomanduar – hartuar në vitin akademik 2006-2007). Ka qenë anëtare e komisionit të verifikimit dhe ekuivalentimit të diplomave dhe masterave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për vitin akademik 2006 – 2007; anëtare e komisionit  për vlerësimin e teksteve muzikore për shkollat 9-vjeçare, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, mbështetur nga Banka Botërore, Durrës, 2007; anëtare në cilësinë e stafit akademiko-universitar në komisionet e testimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, 2007 -2008. Gjithashtu, është drejtuese dhe oponente shkencore e diplomave të studenteve të muzikologjisë; anëtare në komisionet  e konkurseve të pranimit të studenteve në Fakultetin e Muzikës  të U. A. si dhe në komisionet për mbrojtjen  e diplomave të studenteve të muzikologjisë.

Është bashkautore (si autor i parë) në tekstin mësimor Edukimi muzikor – për klasat e pesta të ciklit 9 – vjeçar (miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 2008).

Veprimtaria e saj si muzikologe ka spikatur, duke qenë aktive, me shkrime të ndryshme të karakterit publicistik e reçensional në mediat e shkruara brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, aktiviteti i saj si studiuese është evidentuar përmes artikujve shkencorë të botuar në revistat shkencore vendëse dhe të huaja si dhe përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe simpoziume të ndryshme shkencore, kombëtare e ndërkombëtare (Shqipëri, Itali, Maqedoni, Rumani – referime & kumtime; botime artikujsh publicistikë e shkencorë).

Në vitin 2011, për veprimtarinë e saj akademike fiton titullin Docent dhe së fundmi, mbron doktoraturën, në IAKSA (QSA) me temë Dorëshkrimet muzikologjike në Shqipëri: Pikëtakime të ndërsjellta mes muzikës bizantine dhe traditës muzikore vendëse, nën drejtimin shkencor të Prof. Dr. Shaban Sinanit, punim i cili u vlerësua maksimalisht nga juria si një kontribut i veçantë në fushën e studimit të dorëshkrimeve të herëshme muzikologjike në Shqipëri, por edhe në kërkimet muzikologjike dhe etnomuzikologjike që lidhen me pikëtakimet mes muzikës bizantine dhe traditës muzikore vendëse.

Studiuesja H. Sina (Kilica) ka në proçes botimi një mogorafi, lidhur me Artin operistik si dhe është duke përfunduar një tjetër monografi që ka në fokus Kodikët muzikologjikë të AQSH- së.

(Burimi: Kontrapunkti 44)

VEGLA MË E LASHTË MUZIKORE NË BOTË?

$
0
0

Deri para pak vitesh është konsideruar se muzikën edhe veglat muzikore i kishte shpikur njeriu i kulturës paleolitike kromanjon(sipas lokalitetit Cro-Magnon në Francën jugperëndimore), por në vitin 1995 në lokalitetin më të lashtë arkeologjik në Slloveni Divje Babe afër Cerknos u zbulua një fyell prej ashti i cili dëshmon se veglat muzikore filluan të  përdoren shumë më heret  që nga njeriu neandertal.

Prof.Dr.Naser Ferri

Gjatë gërmimeve sistematike në vitin 1995 në lokalitetin e epokës së paleolitit në lokalitetin Divje Babe në veriperëndim të Sllovenisë, në një shpellë që gjendët në  lartësi prej 230 metrash  mbi  lumin Idrijica,  ekipi i arkeologëve slloven i udhëhequr nga profesori Ivan Turk kishte  zbuluar, pos të tjerash,edhe një artefakt tejet interesant.Fjala është për fragment të një lloj fyelli të lashtë të gjatë 11,2 cm. me diametër 9 deri 9,7 cm.prej kockës së zbrazët(femurit)  dhe të pastruar nga palca të këmbës së majtë së mbrëmë  të ariut, në të cilën janë ruajtur gjurmët e 4 vrimave nga ana e përparme si dhe të një vrimë në anën e kundërt.Sipas gjasave fragmenti i zbuluar ka qenë afërsisht një e treta e një fyelli komplet.Vite më heret në disa shpella të tjera janë gjetur dy fyej: njëri prej ashtit të mjellmës dhe tjetri prej dhëmbit të mamutit.

Analizat  e ekipit të arkeologëve të plotësuara me eksperimente praktike kanë dëshmuar mënyrën me të cilën janë hapur vrimat në këtë vegël.Ato kishin filluar të hapën me anë të një cope konike të strallit, me të cilën ishin hapë zgavëra të cekëta të cilat më pastaj ishin thelluar dhe shpuar me shpues prej kocke të fortë. Këto eksperimente i kanë eliminuar po ashtu edhe teoritë e gabuara sipas të cilave vrimat në fyell kishin qenë pasoja të kafshimit të ndonjë ariu  apo ndonjë kafshe tjetër.

Shpella ku ishte gjetur fyelli është shpellë ku për një kohë të gjatë gjatë paleolitit kishin jetuar arinjtë e shpellave, por gjatë një periudhe të caktuar aty kishin gjetur strehim edhe njerëzit, në fillim neandertalët e pas zhdukjes së tyre edhe kromanjonët(që llogaritën si paraardhës të drejtpërdrejtë të homo sapiens sapiens,respektivisht të njeriut modern).

Vegla në fjalë supozohet se është prodhuar në këtë regjion nga njerëzit e njohur si neandertalë meqë është zbuluar në të njëjtën shtresë kulturore me mjete të tjera që i përkasin neandertalëve.Në bazë të zbulimeve arkeologjike të veglave prej guri e që janë karakteristike për kulturën e quajtur Mousterian  llogaritet se neandertalët ishin paraqitur në territorin e Sllovenisë së sotme afërisht diku para 200.000 vjetëve.Sipas të gjitha gjasëve neandertalët ishin zhdukur nga ky territor  gradualisht afërisht para 40.000 deri 30.000 vjetëve para epokës sonë kur kromanjonet agresivë mbizotëruan në këto vise.

Ky artefakt prej ashti, respektivisht kjo vegël muzikore,   supozohet që është punuar para rreth 43000 vjetëve.

Në fillim ishte i dyshimt destinimi i tij,  por muziktarët Francesco d’Errico  dhe Chase dhe Nowell në vitin 1998 si dhe Holderman dhe Serangeli në vitin 1999 dëshmuan që është fjala për një vegël muzikore,  respektivisht për fragment të një fyelli.Në të mirë të kësaj flasin edhe distanca mes vrimave që është e përshtatshme për gishtërinj si dhe ekzistenca e një vrime në anën e poshtme të veglës, që ishte e destinuar për nxjerrje të tingujve të ndryshëm muzikor.Sipas muzikologëve, 4 vrima të rradhitura në një pozitë si ajo në fyellin nga Divje Babe mundësonin ekzekutimin e një numri të madh të melodive të thjeshta siç e dëshmoi edhe biologu dhe flautisti i famshëm  Jelle Atema nga Boston University.

E veçanta e këtij fyelli është se ai konsiderohet që është fyelli më i lashtë nga të gjithë fyejt e periudhës së paleolitikut të njohur gjerë më tani dhe në të njëjtën kohë është fakt i besueshëm që është punuar nga njeriu neandertal.Deri në zbulimin e këtij ekzemplari është besuar se fyelli më i lashtë ishte zbulim i njeriut kromanjon dhe se ishte mjaft më i ri.

Sipas ekipit i cili e zbuloi këtë fyell, ai sjell dritë të re në aftësitë mendore dhe botën ndjenjore të njeriut neandertal si dhe në njohjen e  historisë dhe të zhvillimit të te folurit njerëzor,  e po ashtu edhe të  muzikës dhe të vallëzimit .

Origjinali i këtij  zbulimi të radhë së bashku me një varg artefaktesh të tjera të rëndësishme arkeologjike ruhet në Muzeun Popullor të Sllovenisë(Narodni Muzej Sllovenije)në Ljubjanë ndërsa kopjet e tij gjenden si atrakcione turistike në Muzeun e Qytetit të Epërm të Ljubjanës si dhe nepër muzet e tjerë të Ljubjanës dhe të Sllovenisë. (Kontrapunkti 44)

1

Mërgata shqiptare u begatua edhe me dy tituj shkecor

$
0
0

Nga Xhafer LECI

 Mërgata shqiptare u begatua edhe me dy tituj shkecor

                        –  Dr. Isak Alimi dhe mr. Vlora Alimi – Leci -

1

Më 8 nëntor 2013, në praninë e rreth 150 pjesëmarrësve, familjarë,miq, shokë, studentë zvicëranë e tjerë,  mr. Isak Alimi, me suksesë, doktoroi në fushën e kimisë, në Universitetin e Friburg-ut të Zvicrës, me temë: ” Kimi organike – Drejt sintezës totale të Hyperforin-ës .”  tek Prof. Dr. Christian Bochet, në anglisht « Towards the total synthesis of Hyperforin » (2009-2013).

Dr.Isak Alimi në gjuhët, frenge dhe anglishte, elaboroi, në mnyrë të shkelqyer, para profesorëve dhe të pranishmëve tjerë. Ai në mënyrë elektronike-digitale, përmes  projektorit shpaloste fletët e Temës të përgaditura për doktoraturën, pa u hamendur për asnjë çast, i koncentruar, me një zë të butë e të kjartë deri në përfundim.
Më në fund, profesorët i shtruan edhe disa pyetje, ku dr.I.Alimi u përgjigj shumë i qetë dhe i shlirshëm.
Në fund, tre profesorët, për disa minuta u mbyllen ne një zyre, me të dalur nga zyra, ata me vete sollën Diplomen për dr.I. Alimit. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmb, bashkarishtë me profesorët e Universitetit, në shenjë gëzimi dhe respekti,  për disa minuta zgjatën duartrokitjet.

      Në një nga sallat e dekoruara të këtij Unversiteti, për pjemarrësit ishte shtruar-servuar një darkë e begatë, me shumë specialitete të ndryshme, të përgaditura nga kuzhinat tona shqiptare, nga prindërit, miq e shokë të dr.I.Alimit.
Për këtë festë e gëzim të madh, u ndanë edhe shumë dhurata për dr. I.A. nga familjar, miq e shokë, bashkëstudiues, student e studente të dr.I.Alimit.

      Dr. Isak Alimi, për Bachelor dhe Master ka mbaruar në Universitetin e Friburg-ut (2004-2009), Punimin e masterit e ka bërë në industri (Givaudan AG, Dübendorf/Zürich), nën mentorimin e Dr. Felix Flachsmann dhe Prof Dr. Christian Bochet me titull: “Sinteza enantioselective e  Moxalon-ës dhe Homoclausenon-ës”, në anglisht  « enantioselective synthesis of Moxalone and Homoclausenone»

Dr.Isak Alimi, është lindur më 01.08.1984 në Tërnoc të Madh, Komuna e Bujanocit, ndërsa nga viti 1987 jeton, bashkë me prindërit e tij, në Zvicër, ku edhe është shkolluar.

     Edhe bashkëshortja e dr. Isakut, Mr. Vlora Alimi-Leci, me sukses ka mbaruar fakultetin në fushën e gjuhës dhe letërsisë Frenge dhe Shpanjolle, në Universitetin e Tübingen-it në Gjermani. Pastaj, ka thelluar studimet, në gjuhët përkatëse, në Universitetin e Francës (Toulouse) dhe Universitetin e Spanjës (Zaragoza) në vitet 2008/2009.

 Ndërsa ka magjistruar në prill 2012 ne Universitetin “Eberhard Karls” të Tübingen-it

 Ndërsa në shkollën  e lartë të pedagogjisë Sekundarstufe II (Fachhochschule Nordwestschweiz) në Basel (2012/2013) ka elaboruar për praktiken e mësimit, etj.

Vlora Alimi-Leci, është lindur më 28.3.1986 në Köngen të Gjermanisë, me prejardhje nga Gmica e Kamenicës dhe, pas martesës , ajo ka kaluar në Olten të Zvicrës, nga muaj gusht 2013, është punësuar si mësimdhënëse në Gjimnazin e shkollës së mesme  Kantonsschule Olten.

 Veprimtarët  dhe mërgimtarët shumëvjeçar, siç është edhe autori i këtij shkrimi, shkollimin dhe arritjet e suksesëshme të gjeneratave të reja në mërgim, i vlersojnë dhe çmojnë shumë lart. Në vitet 1960-1970 mërgmitarët shqiptarë ishin vetëm puntorë krahu. Atëherë as që mund të imagjinohej se një ditë në Perëndim do të shkollohen gjeneratat e reja dhe se do të kemi intelektualë të lëmive të ndryshme,të cilët do të shkollohen në vende të ndyshme të Përendimit. Sot kemi arritur të kemi doktorë shkencash, medicinës, arsimit…

Sot ka shumë intelektualë mëgimtarë. të cilët botojnë e promovojnë vepra-libra nga më të ndyshmet, si në fushën e  arsimin, kulturës, shkencës…

Përmes intelektualëve shqiptarë të mëgatës tonë në Përendim, është arritur të krijojmë ura miqësie me diplomatë, shkecëtarë e politikanë të vendeve të ndryshme, duke bashkëpunuar ngushtë në shumë fusha, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.


Intervistë me artistin e njohur Hysni Zeqiri

$
0
0

5L3A1717 copy crop

Cili është projekti juaj i fundit që po merreni aktualisht? 
Zeqiri: Sapo kam përfunduar një projekt, këngë e video, kështu që po i kushtoj më shumë kohë që ta promovoj sa më mirë dhe t’ia ofroj publikut!

 

Cilat janë tre këngët tuaja më të preferuara për publikun?
Zeqiri: Sipas komenteve shihet që tre këngët më të pëlqyera janë “Në mes të Prishtinës”, “Pranë Saj” dhe kjo që doli tani, e cila po pëlqehet mjaft mirë, kënga “Fale”.

 

Cilat këngë do veçonit nga karriera juaj që konsideroni si më të sukseshmet? 
Zeqiri: Deri më tani balada “Pranë Saj” është ajo që ka pas një dëgjueshmëri të mirë dhe që më ka ofruar më shumë me publikun.

 

Si mund ta përshkruani stilin tuaj muzikor? 
Zeqiri: Pjesa më e madhe janë këngë që i përkasin stilit Pop dhe balada!

5L3A1557 copy crop

 

Si ka ndryshuar muzika juaj ndër vite? 
Zeqiri: Jam munduar që t’i qëndroj besnik zhanrit me të cilin kam filluar, por që kam provuar edhe me disa këngë ritmike, duke mos ikur shumë nga ajo çfarë unë bëjë në pjesën më të madhe të kohës.

 

Planet tuaja për ablumin e ardhshëm?
Zeqiri: Është një fatkeqësi e madhe që albumet thuajse po i kalojnë kohës së shkuar. Tashmë nuk nxjerren më albume. Por mendoj që kur të bëhen aq këngë sa i duhen një albumi të bëjmë një përmbledhje dhe t’ia ofrojmë publikut.

 

Gjatë kësaj kohe me çfarë jeni marrë?
Zeqiri: Pos këngës dhe lansimit të saj, me çfarë po merrem akoma, unë punoj dhe punë tjetër që s’ka të bëjë me muzikën e të cilën më duhet ta bëjë gjatë javës.

 

Raporti juaj me këngëtarë të tjerë dhe me cilët dëshironi të bashkëpunoni? 
Zeqiri: Raporte shumë të mira mes kolegësh. Pa dyshim që disa me kohë i bënë dhe miq. Kurse sa i përket bashkupunimeve, ato janë të mira dhe unë kohë më parë kam pas një bashkëpunim që u prit shumë mirë. Por, do të kisha dëshirë të bëjë një duet në të ardhmen me një nga zëerat më të mirë që kemi, Dafina Zeqiri.

 

Videoklipi juaj i fundit?
Zeqiri: Videoklipi të cilin e kam lansuar së fundmi është ai i këngës “Fale”.

 

A jeni duke përgaditur ndonjë videoklip të ri?
Zeqiri: Jo! Ende ka nevojë që t’i ipet kohë videos së fundit në mënyrë që të shikohet sa më shumë.

 

Çfarë ju frymëzon për temat që këndoni?
Zeqiri: Këngët e mia janë me temë dashurie, pra diçka që të frymëzon çdo ditë, ha-ha-ha! Por që në fakt s’kanë të bëjnë asgjë me jeten time personale.

 

Si do ta përshkruanit veten? 
Zeqiri: Gjëja më e vështirë është të flasësh për veten!

 

A shkruani vetë tektin e këngës? 
Zeqiri: Tekstet e këngëve nuk kam provuar t’i shkruaj, por që gjithmonë flasim me bashkëpuntorë dhe merremi vesh se çfarë duam. Bëjmë shumë punë për të nxjerr një tekst final.

 

Mesazhi juaj për fansat tuaj. 
Zeqiri: Mos ndaloni së bëri atë që dëshironi dhe mos hiqni dorë asnjëherë nga diçka që doni ta arrini!

5L3A1078 copy crop

“MERITË E DHURATË SHUMË E ÇMUAR E KRIJUESVE TANË TË TALENTUAR, NË SUEDI

$
0
0

Nga: prof. Murat Gecaj,

publicist dhe studiues, sekretar i Përgjithshëm i  Shoqatës  së  Arsimtarëve të Shqipërisë

1

1.

Të nderuar dhe të dashur kolegë e miq, pjesëmarrës në përurimin e librave “Thesar Kombëtar (nr.1 e nr.2): Për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klemendi XI-Albani”-Suedi!

 Shprehi kënaqësinë time të veçantë që, bashkë me ne në këtë sallë, kemi edhe disa anëtarë të kryesisë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, me z. Hysen Ibrahimi në krye; pra, të bashkatdhetarëve dhe vëllezërve e motrave tona, më banim të përkohshëm në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë.

Me këstë rast, ju sjell të gjithëve, përshëndetjet e përzemërta të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me kryetare znj. Yllka Beçi dhe të mijat personalisht, si sekretar i Përgjithshëm!

2.

Para pak vjetëve, nuk i kisha njohuritë e mjaftueshme për vendin mik skandinav, Suedinë dhe as për Bashkësinë Shqiptare, që jeton e punon atje. Mirëpo, rasti e solli që, kolegu e miku im, shkrimtari dhe publicisti i njohur Viron Kona, botoi atje, në gjuhën suedeze, librin e bukur për fëmijë, “Eh, mor Bubulino!”. Ai u përkthye  në suesisht, nga veprimtarja e dalluar për çështjen kombëtare shqiptare, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Qibrije Hoxha. Kështu, në vijim të këtyre lidhjeve dhe vizitës së Vironit atje, ku u bë përurimi i atij libri, më pas në Tiranë erdhën shkrimtarët e publicistët dhe, tashmë, kolegët tanë të mirë, Sokol Demaku e Bahtir Latifi.

Në vijim të  bashkëpunimit të tyre, që kishin nisur kohë më parë, me shkollën 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit, ata e zgjeruan rrjetin e lidhdjeve të tyre edhe në kryeqytet. Kështu edhe unë u njoha nga afër me veprimtarinë e frytshme: atdhetare, kulturore e arsimore, të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras të Suedisë. Aty jepnin dhe vazhdojnë ta japin ndihmesën e tyre të pakursyer: Sokol Demaku, Bahtir Latifi, Hakif Jashari e disa bashkatdhetarë të tjerë. Siç u informuam në atë periudhë, atje botohej revista, në gjuhën shqipe, “Dituria” dhe jepeshin emisione në gjuhën tonë amtare, në radion, po me këtë emër.

Gjej rastin këtu të tregoj se, një grup i vogël nga Shqipëria, ku ishim: unë, Viron Kona, gazetarja e moderatorja e Radio-Tiranës, Kozeta Hoxha dhe arsimtarja e publicistja Kadrije Gurmani, patëm kënaqësinë të ftoheshim dhe të merrnim pjesë në festimet e 5-vjetorit të krijimit të QKSH “Dituria” e të revistës “Dituria”. Kjo veprimtari e paharruar, për të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë e suedezë, nga mbarë Suedia, u organizua në qytetin e vogël, por të bukur Boras, më 14 prill 1912. Aty, ne të ftuarit nga Tirana,  u rrethuam nga dashuria dhe vëllapritja e shumë shqiptarëve  dhe miqëve tanë suedezë.

Ndër ta, ne njohëm nga afër edhe veprimtarin veteran të çështjes shqiptare, në Suedi, Sadulla Zendelin-ose siç i thonë të gjithë me nderim e respekt, Dajën; kryetarin energjik të Shoqatës së Shkrimtarave, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, z.Hysen Ibrahimi dhe shkrimtarët, botuesit dhe veprimtarët e dalluar: Fetah BahtiriQibrije Hoxha e Bedri Paci; Ismet Hasani, Hamit Gurguri, Remzi Basha, Rizah Sheqiri e Murat Koci; biznesmenin e pakursyer Halim Hoti, por edhe  veprimtaret e krijueset: Zyrafete Kryeziu, Lule Bajraktari, Exhlale Shipoli, Vjollca Haradinaj e Dinore Loshi-Qmaga dhe të tjerë.

Kënaqësi shumë e veçantë për ne ishte se, në atë veprimtari, njohëm edhe disa miq të shquar suedezë: Kryetarin e Bashkisë së Borasit, Per Olof-Hëg; albanalogun e palodhur e mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik; mikun e shqiptarëve Anders Vessman; drejtoreshën e bibliotekës së qytetit, Ana-Karin Albertsson; drejtorin dashamir dhe energjik të shkollës së Borasit, Fjerdingskolan, Per Kettisen dhe mësueset e asaj shkolle, Anette Ekelund e Sonja Persson, të cilët kanë  ardhur disa herë, në Durrës e Tiranë… Por kjo “listë” është shumë më e gjatë, se sa kaq.

Për kujtimet e bukura dhe mbresat e pashlyera, sidomos gjatë asaj vizite në Boras e qytetin Goteborg, pas kthimit në Shqipëri, pra në vitin 2012, shkrova e publikova librin, me 225 faqe, “Me zëmër në vendlindje”(Shënime nga Suedia). Për botimin e tij më mbështeti, pa kursim, atdhetari, krijuesi e studiuesi i palodhur, z.Sadulla Zendeli-Daja, të cilit i jam shumë mirënjohës. Përmes këtij libri modest, kam dashur të shprehi nderimin, respektin dhe mirënjohjen time për vëllezërit tanë bashkatadhetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë, ku kanë gjetur mjedis të ngrohtë miqësor dhe ndihmë të pakursyer, për të jetuar aty, si të barabartë me vendësit.

Ndërsa, po përmendi këtu se, kolegu e miku ynë i përbashkët Viron Kona, si pasqyrim të tri vizitave të tij, ndërmjet Bashkësisë Shqiptare  në Suedi, ka shkruar e botuar tre libra, që sigurisht secili ka veçantitë e veta. Ata janë: “Bukuri suedeze”, ”Për ju, miqtë e mi” dhe  “Zonja nga Borasi”. Uroj që ai të na japë edhe libra të tjerë, me këtë tematikë.

Një faqe të re dhe të bukur, pra më vete, përban vizita dhe takimi im me një pjesë të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, të cilët erdhën posaçërisht, në Vlorë e Tiranë, për të marrë pjesë në festimet madhështore të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Kujtim i paharruar për ata mbeti pritja e ngrohtë dhe biseda e zhvilluar, në kabinetin e tij, me ish-Kryeministrin e  Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha.

3.

Më vjen mirë ta përmendi këtu, se bashkëpunimi im me krijuesit e palodhur të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, nuk ka vazhduar vetëm përmes komunikimeve të pandërprera me e-maile, por dhe se shpesh herë kam dërguar e janë botuar shkrime në Faqen e Internetit “Dituria” dhe në revistën po me këtë emër, të cilën ma dërgon regullisht në Tiranë, kolegu i palodhur, Sokol Demaku. Por ekziston edhe një formë tjetër e bashkëpunimeve tona. Pra, jo në një rast, në shtyp e në Internet, kam shkruar e botuar  recensione për libra të rinj të kolegëve, nga pjesëtarë të Bashkësisë Shqiptare në Suedi. Gjithashtu, kam bërë hyrje ose shënime përkatëse modeste, në libra të këtyre autorëve, si të Sokol Demakut, Bahtir Latifit e Zyrafete Kryeziut. Mendoj se edhe bisedat e botuara me: z. Hysen Ibrahimi,  znj.Qibrije Hoxha, z. Halim Hoti e znj.Lule Bajraktari, janë dëshmi e këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë. Ndërsa ka ndodhur edhe që ndonjë koleg ka shkruar artikuj në shtyp e Internet për libra me autorësinë time,  si p.sh. nga Bahtir Latifi, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës.

Por nuk mund ta anashkaloj edhe gjestin e bukur simbolik dhe ta falënderoj nga zemra kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”-Suedi, që me një vendim të veçantë na ka pranuar “Anëtarë Nderi”, mua dhe shkrimtarin e publicistin e njohur, Viron Kona. Këtë vendim të tyre, e shpalli sot publikisht këtu, kryetari i kësaj Shoqate, z.Hysen Ibrahimi dhe e shoqëroi atë me “Mirënjohje”, për të dy ne.  Kjo gjë, sigurisht, na shton përgjegjësinë, që punën dhe bashkëpunimin tonë me Bashkësinë Shqiptare në Suedi dhe me këtë Shoqatë, ta vazhdojmë pandërprerje edhe në të ardhmen. Se e dimë që, kështu, i shërbejmë, më shumë e  më mirë, Atdheut e Kombit tonë të përbashkët, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, të cilat synojnë të integrohen sa më shpejt në Europë.

4.

Dikush në këtë sallë mund të më qortojë dhe të shprehet, se sot këtu jemi mbledhur për të folur, posaçërisht,  për dy vepra madhore të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, “Papa Klementi Xi-Albani”. Kjo është e drejtë dhe për këtë gjë ju kërkoj ndjesë, që u zgjata me hyrjen time. Ndërsa dëshiroj të nënvizoj që, për këto dy vepra, mund të flitet e të shkruhet mjaft dhe është një meritë e dhuratë shumë e çmuar e këtyre krijuesve tanë të talentuar. Ata, punimet e tyre ia kushtojnë, me zemër të hapur e të çiltër, vendlindjes, Republikës së Kosovës, shtet i pavarur e demokratik, por dhe Shqipërisë e mbarë Kombit tonë.

Kam kënaqësinë të them këtu se ruaj një fotografi të bukur, nga çasti kur kryetari i nderuar i kësaj Shoqate, z.Hysen Ibrahimi, ma dhuroi një kopje të librit të parë, “Thesar Kombëtar-Për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Dhe kjo ndodhi pikërisht në Tiranë, kur po bëheshin festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Është me rëndësi, të dimë e të tregojmë, se anëtarët e kësaj Shoqate, atdhetare e punëshumë, kanë shkruar e botuar edhe mjaft libra të tjerë, në poezi e prozë dhe vërtet meritojnë të përgëzohen nga zemra sinqerisht,  për krijimtarinë e tyre shumë të çmuar, e cila ka vlera të veçanta,  si për brezin e lexuesve të sotëm, por dhe për ata, që do të vijnë në të ardhmen.

Pra, nuk u ndala për të dëshmuar sa më sipër, pasi e di që, për këto çështje e fakte reale, do të flasin kolegët e mi, shkrimtarët e publicistët: Viron Kona, Petrit Xhaja e Flora Dervishi.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, ju uroj nga zemra mirëseardhjen në Shqipëri, si në Tiranë dhe  në Durrës, anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi e atyre nga Kosova dhe përgëzime të sinqerta, për  botimin e dy veprave dinjitoze: “Thesar Kombëtar-Për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”! E, në këtë udhë të mbarë, do të jetë edhe vepra Nr.3, për të cilën këto ditë kryesia e kësaj Shoqate u është drejtuar, me një njoftim të posaçëm, të gjithë bashkatdhetarëve.

Pra, paçi gjithnjë arritje e botime të tilla dhe përherë suksese,  në punë e në krijimtari! Begati, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

U takofshim përsëri e përsëri, në veprimtari të ngjashme, mbresëlënëse dhe të paharruara!

Faleminderit për vëmendjen dhe me respekt, për të gjithë ju!

(Fjala e mbajtur, në përurimin e dy veprave të ShShAKSh-Suedi )

Tiranë, 30 tetor 2013

Komedija e parë Shqiptaro Amerikane “Mike Boy” shfaqet në Tiranë

$
0
0
Shkruan: BEQIR SINA, New York
Në rrjetin e tij social të familjes Mbretërore Shqiptare “Albanian Royal Family – Prince Leka” janë postuar fotografitë, që tregojnë se në këtë premier ceremoninë e shfaqjes së filmit kanë marrë pjesë edhe L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka.
1479202_629324117132512_86789327_nTIRANE : Filmi me metrazh të gjatë( 85 minuta) Mikey Boy, i zhanrit – Komedi dhe Aventur me regji dhe skenar të Mikel Dusit, me aktorë: Mike Dusi, Chris Wylde, Kristen Mallette, Robin Charters, Kresh Novakovic, Scott Reed, Maxine Hupy, i promovuar kohë më parë në qytetin e Manhaten New York, të Shteteve të Bashkuara të Amemrikës, është shafqur mbrëm edhe në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë, në Kinemanë Imperial, të paktën kështu njofton sot media shqiptare.

“Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me orgjinë shqiptare nga Gjakova, që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Hillivud – Kaliforni – SHBA. Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me këtë film mori pjesë edhe në festivalin e Kanës, njëri prej festivaleve më të famshëm në botë. Aktori Dusi, ka pranuar se ai është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është i motivuar nga një histori shqiptare.

Filmi i zhanrit komedi “Mike Boy”, i aktorit shqiptaro-amerikan, Mikel Dusi u shfaq më datën 21 nëntorë edhe për publikun e Tiranës në ekranin e kinemasë “Kinema Imperial”. Në rrjetin e tij social të familjes Mbretërore Shqiptare “Albanian Royal Family – Prince Leka” janë postuar fotografitë, që tregojnë se në këtë premier ceremoninë e shfaqjes së filmit kanë marrë pjesë edhe L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka.

Kështuqë, mbas Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filmi mbrrit në kinemanë Imperial të Tiranës, dhe pritet që në këtë fillim muaji dhjetor, ta ketë premierën edhe në Prishtinë. “Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me origjinë shqiptare nga Gjakova, Mikel Dusi,
1474493_629324377132486_1421851482_n
Aktori Dusi shprehet se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në film është shqiptar. “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi.

Por ndërsa publiku i Tiranës ndoqi këtë herë një komedi që në SHBA ka marrë vlerësime, aktori Dusi tregon se ëndrra e tij është ta realizojë dhe një film për heroin kombëtar Skënderbeun. “Kam disa ëndrra. Një prej tyre është filmi për Skënderbeun. E kam lexuar një libër për Skënderbeun dhe nuk doja që të përfundojë libri. Aty shihja shumë tregime që mund të trajtoheshin. Mjafton të shkosh në studio, tek ndonjë producent dhe të fillosh punën”, pohon aktori Mikel Dusi.

Edhe, e përditshmja amerikane ”Daily News” ka shkruar rreth aktorit hollivudian me origjinë shqiptare, Mikel Dusi, ylli i filmit ”Mikey Boy”, premiera e të cilit u shfaq në Nju Jork muajin e kaluar

Ajo shkruante se filmi gjysme autobiografik, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.

Sipas gazetës njujorkeze ”Daily News” filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët e pretën me padurim shikimin e premierës së tij. Mikel Dusi është shprehur për ”Daily News” se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.
1466050_629324737132450_1335659219_n
“Ajo çfarë e karakterizon më së shumti këtë film, sipas ”Daily News” është se dalin në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si për shembull ”Taken”, kanë errësuar imazhin e Shqipërisë duke i përshkruar shqiptarët si rrëmbyes dhe kriminelë.Mikel Dusi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe nuk habitet aspak nga mbështetja e shqiptarëve, pasi kështu është natyra e vërtetë e tyre” ka shkuar gazeta e New Yorkut ”Daily News” .

Filmi gjysmë autobiografik “Mike Boy”, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.
1456038_629324720465785_201412935_n
Mikel Dushi – alias Mike Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova, është një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York. Jeta e tij ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë. MikeyBoy vendosi për të bërë një kërkim nëpër botë bashkë me shokun e tij të ngushtë Robin për të fituar sërish të dashurën e tij amerikane dhe të shmangte vajtjen në shqipëri për tu martuar. Filmi Komedi / Aventur MikeyBoy është shfaqur edhe në Festivalin e filmit Sundance, Festivalin e filmit Cannes, në Hollywood, edhe në New York, në France, Monako dhe Itali. Filmi është shkruar dhe është aktruar nga Mike Dusi, është në formën e një autobiografie. Më së shumti është në stilin klasik të John Belushi,në mënyrën shqiptare por me më shumë bukuri.

Vizionari Bujar Alimani sjell kinemanë shqiptare në New York

$
0
0

Nga: Ermira Babamusta

New York – Qëndra artistike botërore,  New Yorku gjatë muajit të Nëntorit ka përjetuar dhe njohur nga më afër kulturën shqiptare me dy festivale madhështore të filmit shqiptar në Amerikë: “Albanian Film Week” me themelues Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj ku u shfaqën filma të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarë nga regjizorë shqiptarë nëpër botë; si dhe “Young Albanian Filmmakers Festival” themeluar nga Bujar Alimani, me prezantim të filmave me metrazh të shkurtër të regjizorëve të rinj studentorë nga akademitë përkatëse të Artit dhe Filmit në Shqipëri dhe Kosovë.

regjizori Bujar Alimani

regjizori Bujar Alimani

Festivali “Young Albanian Filmmakers Festival” po shfaqet nga 29 Nëntori – 1 dhjetor 2013 tek Producers Club Theatres, në New York me 19 filma pëzgjedhur nga 50 me juri Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj. Ekipi artistik përzgjedhës i filmave përfshin: Dhimitër Ismailaj, Luan Bexheti, Roland Uruci, Anisa Dema, Lola Luma, Gentjan Basha, Alfred Tollja, Entela Barci dhe Bujar Alimani. Krijimtaria artistike e regjizorëve të rinj vjen nga Akademitë përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë, Universiteti i Arteve-Departamenti i Filmit Tiranë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë, Akademia e Arteve -Dega e Filmit Prishtinë.

Tematika e filmave është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit në ekranin e kinemasë,” tha organizatori Bujar Alimani.

Ekipi i festivalit YAFF, Lola Luma, Ermira Babamusta, Bujar Alimani, Arta Kallba, Violeta Mirakaj

Ekipi i festivalit YAFF, Lola Luma, Ermira Babamusta, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Violeta Mirakaj

Z. Bujar Alimani është një regjizor i suksesshëm, i cili njihet për “Amnesty”, “Gas” dhe “The Compass”. Filmi i tij “Amnesty” u konsiderua si një nga filmat e huaj më të mirë në garën prestigjioze të Oscarit (84th Academy Awards).

Bujar Alimani ka lindur në vitin 1969 në Patos, Fier, Shqipëri. Ai ka studiuar pikturë dhe regjizurë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Në vitin 1992 emigron për në Greqi. Ka punuar si asistent regjizor në disa filma të ndryshëm Grek. Ai jeton dhe punon në Greqi. Në vitin 2002 përfundoi filmin e parë të tij ,  KATOI (“The Kennel”), i cili ka marrë pjesë në festival të ndryshme ndërkombëtarë si ( Drama-Greece, Venice -Italy, La Ciotat -France, La shorts -Hollyëood/USA, Sidney -Australia, Tehran – Iran, Barcelona-Spain etc ). Dhe ka fituar çmimet : -Best Balkan Film Drama Film Festival 2002 -2th Aëard Auburn Int Film Fest, Sidney, Australia -The Best Albanian Film-1st Int Film Festival Tirana 2003.

Në vitin 2012 i madhi Bujar Alimani nisi projektin e tij ambicioz “Cine Fier 2012″, një cikël seminaresh mbi kinematografinë shqiptare dhe botërore.

CINEFIER 2012 është një cikël seminaresh mbi kinematografinë që ka për qëllim grumbullimin e një kontingjenti të rinjsh me prirje drejt filmit dhe organizohet e mbështetet prej Bashkisë Fier. Ka një segment kohor dy muaj dhe ka nisur kryesisht me leksione teorike rreth kinematografisë e komponentëve të realizimit të një filmi, paralel e gjithë kjo me njohuri për historinë e kinematografisë botërore e asaj shqiptare, por duke fokusuar gjithçka drejt realizimit të tre filmave me metrazh të shkurtër me ide të vetë nxënësve që kanë shkuar drejt të bërit të skenarëve e që do të realizohen totalisht prej tyre. Prekja e të gjitha hallkave të bërjes së një filmi është thelbi i këtij cikli seminaresh,”  tha z. Bujar Alimani, në një intervistë me Albert Vataj.

Arta Kallaba, Lola Luma, Roland Uruci, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj, foto nga Beqir Sina

Arta Kallaba, Lola Luma, Roland Uruci, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj, foto nga Beqir Sina

Në vitin 2013 Z. Bujar Alimani solli kinematografinë e filmave të kineastëve të rinj shqiptar në një platformë më të gjerë botërore nëpërmjet festivalit “Young Albanian Filmmakers Festival” që u hap për herë të parë të premten me 29 nëntor 2013 tek Producers Club Theatres me pronarë Ernest dhe Alfred Tollja,. Festivali zgjat tre ditë me katër çmime fituese për filmat më të mirë.

Publiku shqiptar priti fuqishëm natën e hapjes së festivalit, me prezantuese aktoren e njohur Lola Luma, vijuar pas shfaqjes së filmave me një forum debati për kinematografinë shqiptare për publikur udhëhequr nga Lola Luma, Ermira Babamusta dhe Bujar Alimani. Nata e dytë e festivalit ishte po aq e fuqishme ku ndezi interes dhe debat nga publiku, udhëhequr nga Lola Luma, Violeta Mirakaj dhe Bujar Alimani. Me 1 dhjetor do jetë nata finale ku do ndahen çmimet fituese, shoqëruar me nje forum debati nga Arta Kallaba dhe Bujar Alimani për kinematografinë kosovare.

nata e pare forum debat me Lola Luma, Ermira Babamusta dhe Bujar Alimani

nata e pare forum debat me Lola Luma, Ermira Babamusta dhe Bujar Alimani

nata e dyte forumi debat Lola Luma, Violeta Mirakaj dhe Bujar Alimani

nata e dyte forumi debat Lola Luma, Violeta Mirakaj dhe Bujar Alimani

 

Vizionari Bujar Alimani po i jep një zë të rinjëve shqiptar si nga Shqipëria dhe Kosova dhe po krijon një urë ndërlidhëse të artit dhe kulturës shqiptare me atë amerikane dhe botërore. Ky realitet i ri mundësuar nga Bujar Alimani  është një hap i domosdoshëm për zhvillimin dhe ecurinë e kinemasë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu mundëson  inkurajimin dhe mbështetjen e brezit më të ri të fushës së filmit, duke krijuar një epokë të re të filmit shqiptar – arenën ndërkombëtare për aspiruesit e rinj të kinematografisë.

Nëpërmjet festivalit Young Albanian Filmmmakers (YAFF) Bujar Alimani po sjell një eksperiencë mallëngjyese për emigrantët shqiptarë të New Yorkut, duke u ndjerë më afër vendlindjes me temat sociale dhe paraqitjen vizuale filmike trajtuar në filmat e studentëve të rinj. Filmat u përcollën me shumë interes dhe janë të një cilësie shumë të lartë, duke paraqitur krijimtarinë moderne dhe aktuale pasqyruar nga realiteti shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë. (https://www.facebook.com/YAFfestival)

Alfred Tollja, Ermira Babamusta, Blerti Murataj, nata e dyte e festivalit

Alfred Tollja, Ermira Babamusta, Blerti Murataj, nata e dyte e festivalit

Alfred Tollja, Ermira Babamusta

Alfred Tollja, Ermira Babamusta

Ermira Babamusta dhe Amina Zhaman, fituese e cmimit e filmit me te mire per Right to Love ne festivalin Albanian Film Week, nata e dyte e festivalit YAFF

Ermira Babamusta dhe Amina Zhaman, fituese e cmimit e filmit me te mire per Right to Love ne festivalin Albanian Film Week, nata e dyte e festivalit YAFF

 

 

Suksesi në skenë i regjizores së shquar Arta Kallaba

$
0
0
Regjizorja Arta Kallaba

Regjizorja Arta Kallaba

Jeta në Gjilan: Dashuria për botën e artit dhe muzikës

Arta Kallaba, ka lindur në Gjilan, Kosovë në shtator 1983 në një familje artistike: babai Izet (kompozitor i njohur), mamaja Safete (edukatore), vëllai Korab (muzikant dhe arsimatar i shkollës së muzikes në Gjilan), motra Hana (fakulteti i Arteve në Prishtinë, perkusione), motra Mrika (shkolla e muzikës) dhe motra Albulena (fakulteti iArteve të Muzikës).

Jam rritur në frymën e artit dhe kulturës në përgjithësi. Qysh si fëmijë babai na e ka imponuar muzikën dhe artin duke na marrë me vete në shkollën e muzikës, në teatër, në shumë koncerte për fëmijë dhe shumë organizime të tjera në Gjilan si dhe qytete të tjera në Kosovë.Gjilani si vend ka një traditë të kulturës. Sidomos për teatrin, publikun më të mirë në Kosovë e ka Gjilani. Teatri atje është gjithmonë plot  dhe njerëzit e duan dhe përkrahin shumë artin.”

Unë si fëmijë kam patur fatin që babai të merret me muzikë, të jetë kompozitor dhe na ka edukuar në frymë të mirë dhe jemi rritur me energji pozitive. Dua të përmend një gjë të bukur që e kujtoj edhe sot. Kur kam qenë fëmijë TV shqiptare kanë qenë të ndaluara në përgjithësi dhe halla ime e cila jetonte në Prizren, ajo kapte një frekuence në  TVprogramin e TVSH-së. Babai im e detyronte të inçizonte emisionin në mungusë të emisioneve shqiptare në Kosove që pastaj të na lëshonte  video kasetat të shikonim programet shqip. Në një farë mënyre jemi rritur me këngë te mirëfillta shqiptare si ato të Vaçe Zelës, Nertila Koka, Parashqevi Simaku, etj.”

Në moshën 8-vjeçare, pas klasës së dytë fillore Arta Kallaba u regjistrua në shkollën e muzikës në Gjilan për violinë. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin Matamatiko-Natyror, ku paralelisht ka ndjekur edhe shkollën e mesme private të muzikës për solokëndim. Ka kënduar në skenë në shumë koncerte muzikore,  organizime kulturore dhe festivale për fëmijë. Në vitin 1996 ka marrë pjesë në festivalin e njohur “Akordet e Kosovës” me këngën “8 marsi” të komponuar nga babai i saj, Izet Kallaba.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 2002 Arta Kallaba u regjistrua në Fakultetin e Arteve në Prishtinë për “Regji Teatri”.Gjithashtu, Arta ka magjistru për “Regji në Teatër” në vitin 2011, ku mori magjistraturën nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve.

“E zgjodha teatrin duke menduar se një shfaqje përfshin gati të gjitha artet brenda dhe nuk u fokusova në aktrim ose në muzikë, gjë për të cilën më kanë bërë shumë pyetje pse nuk zgjodha të jem në skenë por prapa skenës. Meqë si fëmijë kam qenë shumë para skenës, mu duk ndryshe dhe desha të provoj artin si regjizore e teatrit.”

 b

Suksesi në Teatër dhe vlerësimet për shfaqjet e saj

E talentuara Arta Kallaba ka arritur sukses në shumë fusha të artit. Si regjizore e teatrit ka realizuar disa shfaqje mjaft të suksesshme si shfaqjet :“Antigona “ e Sofokliut, “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspiri,” Balerina” vetë autore, “Mbreti Lir” Shekspiri, “Darka e Thërrimeve” nga Refet Abazi, dhe midis të tjerave edhe: “Lisistrata” nga Aristofani, ”Guxim për Vrasje” nga Lars Noren, “Heshtje” nga Refet Abazi, etj, me të cilat është vlerësuar me çmime.

Jam me fat se kam punuar me aktorë shumë të njohur të skenës shqiptare, si me aktorin dhe profesorin Enver Petrovci, Luan Jaha gjithashtu profesor i aktrimi, Arta Muçaj e cila jo vetëm në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni por tani edhe në Australi ajo ka bërë një emër të mirë si aktore, Cun Lajci, Xhevdet Jashari aktor dhe profesor aktrimi nga Maqedonia dhe shumë të tjerë që tani s’po mund të gjithë t’i përmend.”

 n

Shfaqja Lisistrata (2003)

Në vitin 2003 regjizorja Arta Kallaba mori pjesë në edicionin e parë të Festivalit “Skena Up” me shfaqjen teatrale komedinë  “Lisistrata”, shkruar nga dramatist i njohur Aristofani.

Në shfaqen “Lisistrata” me regji të Arta Kallabës kanë intepretuar aktorët e famshëm shqiptar Fatmir Spahiu, Leonora Mehmetaj dhe Edona Reshitaj. Regjizorja Arta Kallaba fitoi çmimin “Best Drama” (Shfaqja më e mirë) për dramën “Lisistrata”.

Shfaqjen Lisitrata e kam punuar me përkushtim të madh, dhe aktorët që kanë luajtur në këtë shfaqje, Fatmir Spahiu, Leonora Mehmetaj dhe Edona Reshitaj, ishin dy gjenerata para meje në fakultet dhe ata studionin aktrim. Fillimisht un kisha turp t’i ftoja sepse mendoja se janë më të mëdhenj se unë dhe nuk do ta pranojnë ftesën time, por ata me kënaqësi pranuan dhe kështu punuam shfaqjen e cila në festival mori edhe çmimin e parë. Dhe mua me krijoi sa vetëbesim po aq edhe përgjegjësi për punët e ardhshme si regjizore. U gëzova tej mase kur mora vesh që shfaqjet fituese do të prezantohen para publikut në Tiranë.

Guxim për vrasje (2007)

Në 2007 Arta Kallaba prodhoi shfaqjen e parë të saj profesionale me titull “Guxim për Vrasje”, shkruar nga autori suedez Lars Noren, që trajton temën sociale, problemin familjar, mardhënien baba djal, etj. Në rolet kryesore kanë luajtur aktorët e talentuar shqiptarë si Arta Muçaj, Enver Petrovci dhe Luan Jaha. Shfaqja pati sukses të jashtëzakonshëm duke fituar 4 çmime në Festivalin e Teatrove të Kosovës: “Best Drama” (Shfaqja më e mirë), “Best Lead Actor” (Aktori më i mirë për rolin kryesor) për Enver Petrovci, “Best Lead Actress” (Aktorja më e mire për rolin kryesor) për Arta Muçaj dhe “Best Supporting Actor” (Aktori më i mirë në rolin dytësor) për Luan Jaha.“Guxim për vrasje” u shfaq edhe në Fier ku fitoi çmimin “Aktori më i mirë” Enver Petrovci në rolin e babait.

Këtë shfaqje e kam punuar sapo mbarova fakultetin dhe me këtë shfaqje shfrytëzova rastin edhe diplomova, mbrojta diplomën time. Unë isha më e vogla në ekip dhe ndjehesha me fat të punoja me kaq artistë të talentuar dhe njohur për publikun shqiptar. Këta aktorë jo vetëm që janë shumë të mirë dhe profesional, por kanë një edukatë jashtëzakonisht të mirë dhe e them me bindje se kam mësuar shumë nga ta, si nga ana profesionale ashtu edhe nga jeta e përditshme. Edhe pse unë isha regjisorja, e bëja shfaqjen, unë në të njejtën kohë atë e llogaritja si një shkollë në vete, pasi që dikur këta ishin aktorët e mij të preferuar dhe se të punoja me ta për mua ishte një privilegj i madh. Kjo me shtyu që të jap maksimumin tim dhe premiera doli me sukses.”

"Courage to Murder" /"Guxim per Vrasje" author/autor: Lars Noren Directed by/Regjia: Arta Kallaba Actors/Aktoret: Enver Petrovci, Arta Mucaj and Luan Jaha 2007

“Courage to Murder” /”Guxim per Vrasje”
author/autor: Lars Noren
Directed by/Regjia: Arta Kallaba
Actors/Aktoret: Enver Petrovci, Arta Mucaj and Luan Jaha
2007

"Silence"/"Heshtje" author/autor: Refet Abazi directed by/regjia: Arta Kallaba actor/aktor: Qun Lajqi photographer/fotograf: Avni Selmani 2010

“Silence”/”Heshtje”
author/autor: Refet Abazi
directed by/regjia: Arta Kallaba
actor/aktor: Qun Lajqi
photographer/fotograf: Avni Selmani
2010

Heshtje (2010)

Në Janar 2010 Arta Kallaba trajtoi një temë sociale, problem familjare, droga, protitucioni, si dhe thelbi i problemit të këtyre – incesti, në shfaqjen e saj me emër “Heshtje”.

Heshtje bëri një zhurmë të madhe me temën dhe mesazhin që dha kundër këtyre dukurive negative që fatkeqesisht po ndodhin edhe në shoqerinë tonë shqiptare.

Drama me regji të Arta Kallabës është një shfaqje e guzimshme e regjizores dhe nxjerr në pah një temë tabu “incestin” dhe normat etike dhe sociale të familjes dhe shoqërisë. “Heshtje” u shfaq me sukses edhe në Tiranë.

Shfaqja, “Heshtje” me autor Refet Abazi mori pjesë në Festivalin “Flaka e Janarit”, një manifestim tradicional që mbahet për nder të Jusuf Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Arta Kallaba fitoi çmimin special për realizimin e ri teatror. Në shfaqen “Heshtje” luajtën kane luajtur aktoret e njohur shqiptar: Cun Lajci, Enver Petrovci, Igballe Qena, Bislim Mucaj,Yllka Gashi, Xhevdet Jashari,Leonora Mehmetaj dhe Donat Qosja.

Shfaqja"Darka e Therimeve"/Show"Dinner Crumbs" Autor/Author: Refet Abazi Skenografia dhe Kostumet/Scene and Costume:Fitore Isufi Aktor/Actors: Avni Shkodra, Njomza Kalaveshi Regjia/Director:Arta Kallaba 2011

Shfaqja”Darka e Therimeve”/Show”Dinner Crumbs”
Autor/Author: Refet Abazi
Skenografia dhe Kostumet/Scene and Costume:Fitore Isufi
Aktor/Actors: Avni Shkodra, Njomza Kalaveshi
Regjia/Director:Arta Kallaba
2011

Shfaqja"Darka e Therimeve"/Show"Dinner Crumbs" Autor/Author: Refet Abazi Skenografia dhe Kostumet/Scene and Costume:Fitore Isufi Aktor/Actors: Safete Mustafa Baftiu,Gezim Bucolli Regjia/Director:Arta Kallaba 2011

Shfaqja”Darka e Therimeve”/Show”Dinner Crumbs”
Autor/Author: Refet Abazi
Skenografia dhe Kostumet/Scene and Costume:Fitore Isufi
Aktor/Actors: Safete Mustafa Baftiu,Gezim Bucolli
Regjia/Director:Arta Kallaba
2011

Në vitin 2012 Arta Kallaba ka realizuar shfaqjen e fundit  në Kosovë  me titull “ Darka e Thërrimeve” e cila shfaqje trajton një teme dashurije në botën e përtejme. Momentalisht ajo po përgatitet për një shfaqje të re në Nju Jork.

Gjatë kësaj kohe Arta Kallaba ka punuar edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës si Shefe për kulturë rini dhe sport të diasporës, nga viti 2007 në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pastaj është tranferuar në Zyren e Kryeministrit dhe në fund ka qenë po në të njejtën pozitë në Ministrinë e Diasporës. Edhe aty Arta i ka shërbyer Kulturës shiptare dhe krijuesve nga diaspora.

Kemi patur shumë organizime kulturore. Sidomos duhet permendur manifestimi tradicional “Ditet e Diaspores ne Kosove” që mbahet çdo verë, dhe ftohen shumë artiste nga e gjithe bota duke mos i harruar as arbereshët e Italisë dhe Arvanitët e Greqisë, te cilët u prezantuan vitin e kaluar në Kosove bashkë me shumë artistë të tjerë nga te gjitha vendet e botës. Nëpërmjet këtij manifestimi kemi afruar krijuesit nga diaspora jonë shqiptare me Kosovën.”

Në vitin 2013 regjizorja Arta Kallaba ka ardhur në Bronx, New York ku jeton dhe vazhdon veprimtarinë e saj artistike. Me 29 nëntor-1dhjetor 2013 mori pjesë si Kryetare e Jurisë në edicioinin e parë të festivalit “Young Albanian Filmmakers Festival”, organizuar në New York nga Bujar Alimani.

Nata Finale e Festivalit YAFF, ne New York. Ne foto Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma.

Nata Finale e Festivalit YAFF, ne New York. Ne foto Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Lola Luma.

 

 

Viewing all 109 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>