Quantcast
Channel: Prishtina Press - Prishtinë - New York - London » Sociale
Viewing all 109 articles
Browse latest View live

O Bajram Curri, a ke lanë kënd tek shpella?

$
0
0

Nga Fritz RADOVANI

1

Në vitin 1862, Bajram Curri ka lé në Gjakovë. Duhet të ketë lé me pushkë në dorë!

 Asht shumë i rij në Lidhjen Shqiptare të Pejës, dhe pikërisht në 1899 fillon luften per një Shqipni të Lirë dhe të Bashkueme. Asht në Ferizaj…Asht në Dardani per me hapë shkollat shqipe…Asht perkrahës i Alfabetit Shqip kur miku i Tij At Gjergj Fishta, e aprovoj até në Kongresin e Manastirit, në 1908, dhe po atë kohë asht nenkryetar i Klubit “Bashkimi” në Shkup. Asht mik i shtrenjtë i Imzot Lazer Mjedjes dhe i Abatit të Mirditës Preng Doçi …Perkrah Kryengritjen e Malësisë së Madhe të 1911 dhe vendosjen e Flamurit në Deçiq, nga Dedë Gjo’ Luli…Asht në Qafë Morinë kunder turqëve… Perkrah vendimet e Junikut… Lufton kunder turqëve në Qafë të Prushit… Asht bashkluftarë  i Lirisë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen, Idriz Seferin dhe me kryengritësit hyn në Shkup…

Në 1912 asht në perpjekje per me çlirue edhe Dardaninë, kur Shqipnia u shpall e Pavarun… Asht kunder vendimeve të Kongresit të Berlinit në 1913, dhe nuk pajtohet me zgjedhen serbo – malazeze…Asht kunder tradhëtarëve të drejtuem nga Esad Pashë Toptani, dhe lufton kunder tyne në Durrës…në vitin 1914. Asht antar i mbrojtjes kombëtare të Kosovës në 1918. Proteston në 1919 per bashkimin kombëtar në Lidhje të Kombeve, dhe kerkon nga Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta nderhymjen e Tyne në atë Lidhje. Asht bashkpuntor besnik i Luigj Gurakuqit dhe vjen në qytetin e Shkodres, ku pritet me madhështi në kuvendin e Fretenëve të Gjuhadolit në 1924, si dhe autoritetet e qytetit (prandej edhe u “harrue” edhe Ky në 100 vjetorin e Pavarsisë Kombtare…). Në Kongresin e Lushnjes asht antar i Këshillit të Naltë… Asht komandant i forcave t’ armatosuna në qeverinë e Hasan Prishtinës…Asht në Krasniqe dhe perkrah luftat e Malësorëve të Veriut per Liri. Tue mos u pajtue asnjëherë me tradhëtinë e Esad Pashës, nuk pranon bashkpunim as me nipin e tij, Ahmet Zogollin…Vendoset në Malësitë e Gjakovës dhe në Tropojë ka çerdhen e rezistencës per luften e Tij të vazhdueshme per një Shqipni Demokratike dhe të Bashkueme. Në vitin 1924 jo vetem perkrah Revolucionin e Qershorit kunder Zogut, por edhe vjenë në Shkoder, ku takohet me drejtuesit dhe intelektualët e qytetit per me u sigurue  perkrahjen e rezistencës së Tij, në Gjenevë. Nuk pajtohet as me pushtuesit serb dhe as me veglat e tyne të drejtueme nga Ahmet Zogu në 1925, mbas nenshkrimit të marrveshjes në Bristol nga Pashiqi – Zogolli, në gushtin e vitit 1924.

Bajram Curri nuk pranoi kurrë “dafinat” e tradhëtisë per me sigurue fronin personal, e këte e tregoi ndaj kujtdo që i premtoi ose kerkoi nga Ai vetem një pllambë tokë Shqipni.

Aty ku dëgjohej një pushkë per Lirinë e Atdheut, aty ishte Bajram Curri!

Viti 1925 Bajram Currin e gjeti tek Shpella e Dragobisë, ku me 29 mars 1925…u vra!

Mbrenda muejt pushka e pabesë e Ahmet Zogut, rrëzon dy Atdhetarë…të dy me të vetët! Vrasja e Luigj Gurakuqit dhe e Bajram Currit, asht “garancia” me të cilen A. Zogu, siguroi qeverisjen e Shqipnisë per qejfin e të gjithë atyne që mendonin dhe punonin per pushtimin e saj. Këte e vertetoi vetem Historia e Shqipnisë dhe e Popullit të robnuem!

Nepermjet të gojës së Luigj Gurakuqit, po i referohem një Poeti edhe Ky i vramë me 5 Mars 1945, pra plot 20 vjet mbas vrasjes së Atdhetarit Bajram Curri…

                                    KUVÊNDI I DESHMORVET

                        Poemth Dramatik nga Don Lazer Shantoja

Luigj Gurakuqi

                        Po; n’ Dragobi

            Plakun do t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni…

            Me t’ gjallë ma fjalë nuk kemi: asht kot me pritë:

            Pleqt u faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!

            Sot mbasi t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë

            Lè t’ shkojmë na t’ vdekunit Shqiperin me njallë!

            ***

                        Me fjetë s’ kemi ardhun: t’ jetë

            Gjumi per t’ gjallët… Na t’ vdeknit duem me u çue

            E t’ gjallvet do t’ u mësojmë si me luftue

            Qi sot një vjetë n’ at kremte t’ onë t’ nandorit

            Flamur shqiptar mos t’ mbetet n’ dorë t’ trathtorit!

                                    (D. L. Shantoja, botue “Liria Kombëtare”, 28 Nandor 1926)

            Melbourne, Mars 2013.


BLLOKADA NDAJ EMRIT “PELLAZGË”

$
0
0

RASIM  BEBO, 

Addison,  Çikago, mars  2013

Dorëshkrimet e shumta të lashtësisë, janë kopjuar dhe rikopjuar në Kohën e Pisistratit (600-527) duke kaluar nga një logograf tek tjetri, deri në përkthimin përfundimtar. Duke përcjellë atë që u dukej e “rëndësishme”, apo e denjë për “kauzën” e tyre, duke hequr, të harruara, të mbuluara apo të djegura në biblioteka të ndryshme emrin Pellazgë.  Semito-egjiptianët ”grekë” e kanë fshehur tinëzisht apo na është mbuluar krejt qëllimisht.  (Mikena f.17-18).

            Është fatkeqësi, ky mohim i stërgjyshërve tanë Pellazgë, që fillon nga shekulli i VII p.e.s. dhe vazhdon edhe sot në vendin e stërnipërve të tyre, pikërisht në Akademinë e Shkencave, të Shqipërisë, kur arkeologu  M. Korkuti, Pellazgët nuk  i zë në gojë, por vetëm ILIRËT dhe  PARAILIRËT. Kësisoj, ky studiues bazohet në atë që thonë “ajatollahët”. Pra, në Akademinë tonë të Shkencave, janë kthyer në pro grekë, apo pro sllavë, kur askush nuk guxon të përdorë  emërtimin “PELLAZGË”.

            Ka intelektualë të politizuar, që shkruajnë për epokën e lashtësisë dhe nuk e përmendin  emrin  pellazgë. Si shembull mund të marrim artikullin “Lashtësia dhe shkalla e lartë e zhvillimi të kulturës sonë popullore”, Artikulli ka rreth 2200 fjale dhe nuk flitet asnjëherë për stërgjyshin tonë pellazgë, por vetëm kujtohet disa herë stërgjyshi i afërt Ilir. Mohohet emri pellazgë nga njerëz tërësisht të politizuar.

            Le të flasin të huajt, për stërgjyshin tonë pellazgë!

            Shtjefën  Gjeçovi na e jep të përkthyer:  Nga “Vide Plin. H. N. II dhe Juvenali, XII. 46”.  “Por, le ta marrë vesh bota se, mënyrat e sjelljet besimtare, si grekët ashtu dhe latinët e vjetër, i patën prej pellazgëve”.

            Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të “Greqise” te Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirrha, – dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi  legjendarë i racës Semito-egjiptiane “greke”, që datohet rreth vitit 700 p.e.s.  Prej tij njerëzit e këtij populli morën emrin helenë. Kurse atdheu i tyre Hallas. Nga kjo del qartë,  përse Homeri nuk përmend emrat Helen, grekë, Hellas ose përmbytje të madhe. (“Shqiptarët”, bot.1995, f. 65).

            Ndërsa  Prof. Dr. M. Aref i Sorbonës në Francë,  jep këtë përgjigje: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë të kaluarën pellazgjike, një përmbytje që përfshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve”.  De Zhubaunvil e thotë më forcë:  “Ndërhyrja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge, është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”.  (“Shqiptarët” f. 22).

            Homeri nuk i njihte as Deukalionin, as përmbytjen e tij, as Helenin, as Delfin, as Panteonin Olimpik etj.  (Shkurt është një gënjeshtër e manipuluar e grekëve, shën. im). (Mikena , f. 77).

            Pellazgët  hyjnorë: “Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Scymni, Hesiodi, Hekateu i miletit, Akusilatos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht por mjaftueshëm,  se përpara mbërritjes së semito-egjiptianëve  “grekë”, vendi që do të bëhej “Greqi” ka qënë i banuar nga pellazgët hyjnorë.  Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë, nuk ishin “grekë”, por “barbarë”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre” (M. Aref, “Shqipëria”, bot. 2007, f. 13).

            M. Aref vërteton: “Ilirët kanë për stërgjysh” pellazgët”, që bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar, se qytetërimi grek, ka lindur pas shek. të VII- para Krishtit”.  (“Pellazget antik…” Paris 7-6-07).

            Robert d’Angeli shkruan:  “… populli i racës pellazge, kudo fliste, me disa dallime të vogla dialektore, pothuaj të njëjtën gjuhë: pellazgjishten. … Ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë, dhe ne nuk e vëmë në dyshim; kemi gjithashtu, të shohim edhe dëshminë e Biblës, që thotë tekstualisht:  “para shpërhapjes, që ndodhi në kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njërezimi fliste një gjuhë të vetme të njëjtë”. (“Enigma”, f. 200).

            Studiuesi i parë i kohës sonë, që përcaktoi shqiptarët e sotëm pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve… Studiuesi arbëresh në Itali, Jeromin De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.

            Herodoti, “Babaj i historisë”, i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën “Greqi”, fillimisht quheshin pellazgji…

            Ai pohon se vendi i kultit, apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashtë dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në DODONË. Kjo është vërtetuar nga HOMERI (IliadaXVI. 234), i cili e trajton ZEUSIN, jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson për më tepër “DODONAS”.  (Aref Mati Mikena, f 67).

            Karl O. Myler thotë:  “…me shumë mendjemprehtësi të depërtohet në historinë e Greqisë,  më shume vëmendje t’i kushtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri më tani”. Nieburi zbuloi arsyen kryesore të zhdukjes së qytetërimit pellazg nga pushtuesit  “semito – egjiptianë”. Epiqendër e këtij qytetërimi është Tempulli në DODONË. Historia e pellazgëve, një nga popujt  më të vjetër të njohur të Evropës, është  zanafilla e qytetërimeve më të mëdha Eurpiane: greke dhe romake. (M. Aref “.  (Shqipëria”, f. 45).

            Plini Plaku Gaius Plinus Sekundus 23-79 e.j.:  “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga Ilirët”.

            Në të tre shtetet pellazge, Iliri, Maqedoni dhe Epir, malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i (lartësia mesatare më e larta e Evropës, rreth  700 m. mbi nivelin e detit, me malet që kulmojnë 2800 m.) kane ruajtur të paprekura: kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Kjo është fosile e gjallë e gjuhës pellazgo-Iliro-shqipe të sotme. (M. Aref “Shqipëria, f. 67).

            Robet d’ Angeli thotë: “Vetëm pesë shekuj pas Homerit dhe homerikëve, kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në pellazgjishten. Poemat janë shkruar në gjuhën pellazge për t’u kënduar nga vetë autori  (“to be sung by himself”), thote R. BENTLEY) dhe rrjedhimisht për t’u kuptuar nga e gjithë bota, shumica e së cilës fliste vetëm pellazgjishten: është pikërisht po kjo gjendje shoqërore, që pas vitit 1800 pas K. dhe 1821, në epokën e Pavarësisë së Greqisë, gjatë së cilës popullsitë e quajtura dhe te mbajtura si helene, nuk ishin në të vërtetë veçse shqiptare.  (“Enigma”, f 136).

            Aref Mati shkruan: “Këto dy poema u përkthyen në gjuhën “greke” Semito-egjiptiane
dhe u përhapën në kohën e tiranisë së Pisistratit (600-527 dhe në vijimësi nga Hiparku i biri Pisistratit dhe nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456). Dhe në shekullin e II p.e.s. pellazgjishtja u përkthye në gjuhën latine.

            Fenikasit pellazgë, të themeluar në vitin 814 p. k., filluan pushtimet koloniale nga viti 775 p.e.s. në Kartagjenë u përhap në perëndim, në lindje në Sidon, Tir, Biblo, El Mina tej.  (M. Aref f. 16 Shq.)

            Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “Fatkeqësi!  Greqia e Ungjillit Bizantin u ngrit mbi qytetërimin e shtetit pellazgo-Ilir, shqiptar, Arban – Alban, Arnaut- Arvanit. Po ashtu u ngrit duke përvetësuar: kulturën, artin, letërsinë, shkencën e lashtësisë, klasicizmin antik të ngritur në gjuhen antike të qytetërimit pellazg…”.  (V. Shehu internet, mars 2013).

            Ernest Renan, Arkeollog, në Finiki kishte zbuluar mijëra monedha të vjetra floriri në vitin 1860, qelqi, masa të peshës, lopata, ngjyrën dhe pëlhurën e ngjyrosur. Gjithë Mesdheu u bë toka e gjuetisë për tregtarët e fenikas: Qipro, Kretë, Kartagjenë, Maltë, Sicili, Sardenjë, Kadikës, Mikenë, Korinth, Finiq (afër Delvinës, ndërtuan kështjellën). Themeluan dy banka, të Tirit dhe te Kartagjenës. Pellazgo-fenikasit u morën dhe me tregtinë e skllevërve. Kudo ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Semito-egjiptianët “Greket” dhe romakët e shikonin me admirim, të përzier me përbuzje këtë aftësi përshtatjeje të fenikasve. Poemat homerike iu bëjnë homazhe fenikasve për aftësitë artistike. Romakët flasin për besnikërinë fenikase”. (Karl Grimberg , “Historia…” vol. I, f. 210).

            M. Arefi citon Emil Miro, J. Berard, Finley … sipas autorëve antike, Pellazgët dhe fiset e tyre të shumta të një trungu, luzmonin në rajonin ballkano-danubian dhe në pellgun e Mesdhetar përpara mbëritjes së semito-egjiptianëve “grekë” në shek. VII p.e.s. (Herodoti 1, 56, 58, / II, … Tukididi 1, 3, etj.): Në Ballkan, duke përfshirë të gjithë pjesën e jugut, ndër të cilat Thesalia, Atika, Argolida, Lakonia,Arkadia… Ilirët, Trakët, Peonianët, Dardanët, Tribalët, Thesprotët, Mollosët, Kaonët, Dakët, Kretasit. Etj. Homeri XIX, 177 / Herodoti 1,56, 57, 58, / VII,94, 95 etj. Ishujt e Egjeut (Pellazgët tirrenian, karianë, lelegë, lisianë.);  Azisë së Vogël (pellazgët, trojanë, teukër, lidianë, japodë, dardanë, frigjianë, kaukonë etj.); Itali  (pellazgët, ligurë, etruskë, mesapë, japigë, pesenianë, daunianë, venetë etj.); gadishulli Iberik (iberët, baskët); Kaukazi (kolkidianë, kaukazianë etj.);  Qipro (driopët); Palestinë (fenikasit, filistinët, girgashitët, jezbuzianët… etj. Ky popull “parahelen” pa dyshim që ishte zhdukur, ndërkohë që ai përvijoi në Shqipëri  nëpërmjet thrako-ilirëve të fundit, paraardhës të etnisë pellazge. (M. Aref “Shqiptarët”, f. 39.) Dhe më tej paraqiten dy harta me shtetet pellazge prej shekuiit  8-5 p.e.s. te pushtimeve koloniale për gjatë Detit Mesdhe  dhe Detit të Zi: Ilirët me të gjelbër, Thrakët me të verdhë,  Lidianët, me vjollcë,  Fenikasit me të kuqe. Është vërtetuar se në luftën 7 vjeçare ndërmjet Athinës dhe Korinthit, në fillim të shek VI p.e.s. fituan Athinasit dhe Korintet u shpërngulën dhe krijuan koloni në Iliri: Butrint, Durrës, Apolloni,  etj. Kolonizatorët nuk ishin “greke” por pellazgë, të ardhurve  nuk u duhej përkthyes, se ishin i të njëjtës racë dhe gjuhë pellazge.          1

            Edwin Jacques thotë: “Një shkrirje unike midis energjive të tokës pellazge dhe kulturës së hollë mionike, solli si rezultat rreth viteve 1600-1400 dhe më vonë, nga vitet 1400-1100 p.e.s. qytetërimin mikenas në Mikenë. Princët Pellazgë u strehuan në Kala të fortifikuara mirë, në maja kodrash. Tukididi na thotë, se Akropoli, më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë. Banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 p. e. s.; më vonë u shndërrua në një fortesë.  (“Shqiptaret”, f. 67). Harta e tregtarëve Fenikas ne Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi, përgjatë shekullit te VIII – V, me dy banka ne Tir dhe Kartagjenë.

 Shqiptarët kanë bërë karrierë në vende të tjera, duke afruar shërbimin e tyre. Kanë ditur të vlerësohen falë cilësive të tyre si udhëheqës, strategë, me ndjenja miqësie, mikpritje dhe me besën e famshme. Kanë bërë karrierë (perandorë, gjeneralë, mbretër, papë. Guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenare et…) ndër grekët, romakët, venetët, bizantët, turqit, egjiptianët (148 vjet dinasti shqiptare nga Mehmet Aliu dhe 60 vjet gjeneral mercenar Mërkur Bua Shpata në Evropë). Mikena 84.)

1

Nga shekulli V para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit, data që u pushtuan shtetet pellazge (Iliria, Epiri dhe Maqedonia) nga romakët, të cilëve gjithsesi u kishin dhënë më shumë se 20 perandorë dhe me                                                                                                                                 dhjetëra gjeneralë.  Sipas Lukanit romakët  kanë mësuar artin luftarak në Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme), në veçanti në Dyrrahium (Epidami  i lashtë, Durrësi i sotëm) dhe në Apolloni (Pojani i sotëm).  Cezari  zhvilloi në Durrës betejën e tij kundër Pompeut, përpara se ta mundte atë në Farsallë në vitin 48 p. e. s. Gjithashtu Ciceroni u syrgjynos në Durrës. Katula e quan Durrësin taverna e Adriatikut. (Mikena f. 214.)

            Probi  276-282 Perandor romak nga Sirmiumi i Panonis së Ilirisë.  Ai formoi koloni bujqësore me ushtarë, kur nuk ishin në luftë. Kur ishte komandant në Egjipt, legjionet e tij kryen punime të mëdha për të përmirësuar lundrimin mbi Nil. Në Iliri, që ishte atdheu i tij i lindjes. Probi vuri ushtarë të mbyllnin vreshta. Por ata ishin rebelë në shpirt dhe e quanin një degradim të prodhonin me djersë atë që mund ta fitonin me armë në dorë, se vullneti i ushtarit profesionist ishte lufta, që i sjell fitime dhe jo puna e bujkut dhe e argatit. Kur legjionarët humbën durimin, në një ditë verë të vitit 282  e. j.,  po punonin për të tharë kënetat e Sirmiumit, vendlindja e Probit, ushtarët flakën tutje shatat dhe lopatat, rrëmbyen armët. Perandori e pa rrezikun dhe u mbyll në një kullë. Turma e egërsuar shkallmuan dyert, u turrën mbrenda dhe një mijë shpata e copëtuan trupin e Probit.  (Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë”,  bot.1998 f. 41-57).

            Ushtarët e Probit e thyen heshtjen dhe e morën hakun kundrejt perandorit.  Ndërsa ne, pas 2300 vjetëve heshtim.  Duke parë drejtuesin me hosten  në dorë që drejton parmendën  që e tërheqin dy buaj xanzarë  për të shkallmuar këtë vend.

            Në këto dy dekada, janë botuar shumë libra që flasin për lashtësinë tonë, të cilët përpara 1990 nuk mund të botoheshin. E vetmja anë pozitive i kohës së “pluralizmit”, është lënia e lirë e shtypit dhe shumë njerëz, si vetë ky artikullshkrues, nuk  merrnin asnjë referencë të asaj kohe. Pse? Nuk duan të kujtojnë emrin Pellazg. Kanë marrë referenca edhe nga Akademia e Shkencave, kur kjo Akademi nuk mbrojti figurën e rilindasit të madh  Naim  Frashëri, që me urdhër të guvernatorit  Janullatos e prishën shtëpinë e kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe në vend të saj ngritën kishën greke, dhe më tej buldozeri natën hodhi për tokë shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë dhe një mëngjes u gdhi  gurë mbi gurë. Dhe ju akademistë shqiptarë, në vend që të luftoni kundra përçapjeve skandaloze greke, keni kaluar  në përkrahje të kishës greke, duke shkelur amanetin e Nolit, me tradhti të hapur.

            Janullatosi i pranuar nga tradhtari Ramiz Alia, që nga viti 1991 ka uzurpuar kishën Noliane dhe po varros gurë dhe po zhvarros kufoma.  Gurët me shkrime greke i vendos në themelet e kishave shqiptare (si te kisha e Linit në Pogradec) për t’i quajtur kisha greke dhe nga ana tjetër zhvarrosur shqiptarë për ushtarë grekë të vrarë para 73 vjetëve dhe sarkofagët i mbushi me kufoma të moshave të ndryshëm shqiptarë. Si është e mundur që qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht?!… Kjo gjendje tregon as më shumë as më pak, për  parmendën me dy buaj, që ka vënë përpara Janullatosi që e drejton:  Këta janë drejtuesit e shtetit tonë që morën vulën e turpit, që do të urrehen gjithmonë nga brezat e ardhshëm, për kthimin e kombit Shqiptar  përmbys, për t’u helenizuar, dhe për ta bërë Shqipërinë një provincë greke, kurse ne të gjithë heshtim.

            U krijua shoqata “Qendra Studimore Pellazgjike” në Tiranë, më 15-4-2011, u ftuan dhe nuk morën pjesë përfaqësues nga qeveria dhe Akademia e Shkencave. Pse? Bllokadë për emrin pellazg… Po kështu as në Sorbonë, Paris me 3-1-2012 në mbledhjen për marrjen e doktoraturës  nga  Aref Matit “Kërkime mbi pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”, as ambasadori i Shqipërisë në Francë nuk morri pjesë. Pse? Bllokadë kur flitet për emrin Pellazg.

            Prof. Dr. Eshref  Ymeri flet: “Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”.                 “…  Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi…

            Kjo nepërke greke, ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit… Organizon akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkopisë e vitit 1994. (ushtarët roje me pushkë pa fishekë. Shën. im)… Ajo nepërkë ka qenë përherë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti… Janullatosi si pararojë e shovinizmit grekomadh, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke. Prandaj ndërton varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialët e ngritur në nderim të tyre, në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë.

            “Dosjen e zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani, klasa politike shqiptare duhet ta hapë dhe ta demaskojë botërisht shtetin grekë dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar…  Klasa politike shqiptare, duhet ta ndërmarrë, pasi ta ketë pastruar Shqipёrinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si dhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialët në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë, t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët… (nga interneti mars 2013.)

            “Një ditë të bukur  do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet të vërtetë kombëtar, ta “skanojë” klasën politike që ka qenë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme…” .

Pesë vjet me Radio Diturin në Boras të Suedisë

$
0
0

Nga: Bahtir Latifi

1

Në Boras të Suedisë u mbajt pesë vjetori I fillimit të radios “Dituria”, program në gjuhën shqipe me nga një orë program në javë  rreth kulturës shqiptare. Radio “Dituria” , filloj transmetimin e saj në shkurt të vitit 2008, kur edhe u shpall  Pavarsia e Repoblikës së Kosovës .

Kjo radio është organ I Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” e themeluar nga bashkëatdhetarët tanë në vitin 2007.Po ashtu si organ I kësaj qendre është edhe revista “Dituria” , e cila del nga shtypi një here në muaj ku I dedikohet fëmijëve, të rinjëve dhe prindërve shqiptar.Po ashtu ky manifstim I kushtohet edhe pesë vjetorit të Pavarësis së Repoblikës, ku për këtë ngjarje foli Sadulah Zendeli –Daja .

    -Në manifestimin e pesë vjetorit të radio “Diturisë”, morrën pjesë musafirë të shumtë mërgimtarë si dhe musafirë nga Tirana. Programi manifestim u zhvillua në dy pjesë : Pjesa  e pare ishte puna dhe suksesi I mërgimtarëve me radion “Dituria “ , si dhe u promovuan disa libra nga autor të njohur tashme për mërgaten Shqiptare në Suedi dhe më gjërë.

Hapjen e programit e bëri njëherit themeluesi dhe kreatori I kësaj ngjarje Sokol Demaku së bashkue me aktivist të tjerë që e ndihmojn këtë iniciativ kulturore për mërgimtarët në qytetin e Borasit në Suedi . Pas përshendetjes dhe mirëseradhjes së musafirëve që u tha nga Sokoli, kjo ceremeni festimi u zhvillua sipas agjendës që ishte përgatit po nga inicuesit dhe aktorët e kësaj ngjarje interesante dhe me vlera të mëdha për shqiptarët që jetojn në megrim .

Promovimet e librave ishin këto :

-Hamdi Arifi ,“Të mësojmë së bashku”, referoj Sokol Demaku

-Sokol Demaku”Kujtime nga Diaspora lll” , referoj, Hysen Ibrahimi

-Viron Kona “Zonja nga Borasi”, referoj Hysen Ibrahimi

-Murat Gecaj ”Me Zemër Në Vendëlindje”,referoj Viron Kona

-Ismet Hasani ”Urti Poetike”, referoj Fetah Bahtiri, Qibrije Hoxha

-Sadullah Zendeli-Daja ”Fjalori në katërë gjuhë ”,referoj Hysen Ibrahimi

-Remzi Basha ” Poezi Bashkohore shqipe”referuese Qibrije Hoxha

-Fetah Bahtiri ”Dritë ngrohtësi optimizëm ” ,referoj Sokol Demaku

-Zenel Peposhi”Me Qenë a Mos me Qenë “

Të gjitha këto promovime u bënë në pjesën e parë të programit në ditën kushtuar pesë vjetorit të fillimit të radio”Dituria”, në Boras. Gjatë ësaj kohe , folen edhe Petrit Gjaja ,Viron Kona, musafirë nga Tirana duke falenderuar dhe uruar suksese të më tejshme mërgimtarëve borasas shqiptare. Po ashtu u lexuan edhe përshëndetjet dhe urimet që erdhen nga miqët tane edhe pse nuk ishin prezent me ne si Murat Gecaj nga Tirana i cili i pershendet dhe uron që stafi i radio ”Diturisë” të ketë suksese të mëtejshme në pinën e saj .

Kështu i dham fundë pjesës së parë në prorgarimin festiv kushtuar pesë vjetorit të fillimit të radio ”Diturisë”. Më pasë pjesa e dyte vazhdoj në një vendë tjetër, respetkivisht në një restaurant por edhe sall ku suedezët mbajn, konferenca dhe takime të tilla .Andaj edhe ne zgjodhem këtë për të drekuar me musafiret shqiptarë dhe ata suedez që ishin të ftuar ,pra në pjesën e dytë të programit .  Pasi u ulën në venedet e zgjedhura mes njëri tjetërit, Sokol Demaku uron prap një  mirëseardhje Shqiptarëve nga qytetet të ndryshme të Suedisë si dhe musafirëve Suedez që ishin prezent duke filluar nga krye bashkiaku i qytetit Boras ,si dhe mësues nga shkolla ”Fjärdinskoloan ” , ku edhe vet Sokol Demaku punon si mësues me fëmijët Shqiptar.

Pas fjalës së Sokolit , Viron Kona promovoj librin e tretë kushtuar qytetit ,bashkëatdhetarve dhe qytetarëve në qytetin Boras,”Zonja nga Borasi”,Referues i këti libri ishte Hysen Ibrahimi ryetari i shoqates së shkrimtarëve shqiparë në Suedi . Viron Kona flet për librin e tretë që i kushtohet këti qyteti, duke thenë :” ishte qyteti i parë që unë përjetova emocione të ndryshme dhe befasuese me mikëpritjen suedeze”.Ai Falenderon për krejt qfar suedezët  bënë për shqiptarët në gjithë shtetin Suedez.  Gjatë kësaj kohe pas referimit të librit Viron Kona nga Hysen Ibrahimi.Me një poezi kushtuar Nënës, e recitoi Lebibe Zogiani. Me zëri melankolik, krojoj emocione tek të gjithë ata që ishin musafir.

Programi vazhdoj rrjedhen me pikat e saj të ditës apo agjendës që ishin përgatitur nga kryesueseit e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ,në Boras. Sokol Demaku së bashkue me kryesin e radios”Dituria”,për nder të pesë vjetorit shpërndau nga një ”Mikrofon të Kristaltë ”,si dhuartë për të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan aktivitetet kulturore në qytetin Boras. Më pas edhe krye bashkiaut të borasit ju nda një dhuart për ndihmen shqiptarëve në qytetin ku edhe zhvillohen aktivitetet kulturore bashk me valet e radio ”Dituris”.  Si dhuratë nga një  ”Mikrofon të kristaltë” , nga  Sokol Demaku ,kryeredaktor i radios morrën :

Viron Kona,shkrimtar dhe poet nga Tirana, Fetah Bahtiri,mësues dhe aktivist i dalluar ne suedi si dhe anëtarë i SHSHAKSHS, Hakif Jashari,kryetarë i shoqatës ”Migjeni”,Bahtir Latifi,moderator i radio”Dituris”, Hysen Ibrahimi,kryetar i SHSHAKSHS,Saranda Iseni ,avokate dhe mbështetëse për QKSH”Migjeni”, Qibrije Hoxha , ish deputete e kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e dalluar në qështjen shqiptare për Suedi,si dhe disa të tjerë që ndihmuan dhe kontribuan në QKSH”Migjeni”. Radio ”Dituria”,morri një dhurat ku ishte një orë nga Metali dhe me simbolin e shtetit shqiptarë .Po ashtu Kryebashkiaku i Borasit Per Olof Höög morri një guri të kristaltë nga aktivisti i QKSH”Migjeni”,Bahtir Latifi për mbështetjen që i bëhet vazhdimisht shqiptarëve në qytetin e Borasit.

Gjatë këti manifestimi u shkembyen mendime të ndryshme mes njëri tjetërit si dhe u ndan libra nga autor librash mes njëri tjetërit , musafirëve që ishin prezentë . Po ashtu ishte knaqësi se disa nuk ishin parë fizikisht asnjëherë mes njëri-tjetërit dhe tani ky manifestim ata i bëri të lumtur kur edhe u takuan dhe shkembyen mendime, por edhe ndan halle të përbashkëta për jetën në mërgim . Musafir në këtë manifestim kulturore shqiptarë kushtuar pesë vjetorit të fillimit të radios ”Dituria ”, në qytetin Boras të Suedis Ishin:

Nga Tirana:Viron Konaj, autor i shume veprave letrare dhe tri vëllimeve së fundëmi kushtuar qytetit boras dhe bashkëatdhetarëve në këtë qytet.

Petrit Xhaja,drejtor shkolle nga Tirana po ashtu, autor i të gjitha teksteve në lënden e  Matematikës.

Nga Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve Krijuesëve Shqiptarë në Suedi ishin :kryetari i kësaj shoqate Hysen Ibrahimi, anëtarët :Fetah Bahtiri, Mursel Shkupolli, Shaban Murseli, Adlije Ymeri, Lebibe Zogiani, Osman Ahmetgjekaj .Sadullah Zendeli –Daja.

Ismet Hasani ,gazetar dhe autor librash , aktivist i dalluar, Hamdi Arifaj, mësues dhe autor i librit të fundit”Të Mësojmë së bashku”,Saranda Iseni, avokate në qytetin e Malmö si dhe shumë të tjerë bashkëatdhetar dhe aktivistë shqiptarë .

Manifestimi i pesë vjetorit u mbajt në lokalet e Studiefrämjandet në Boras ku edhe stafi i radio ”Dituris”, ka një bashkëpunim të ngushtë me ta . Krejt në fundë vlen të theksohet se QKSH”Migjeni”, është duke punuar që në këtë vitë të filloj punen edhe një Kanal Tv në Gjuhën Shqipe . Po ashtu duke mos i harruar edhe urimet e miqve tanë që na arriten gjatë kohës kur edhe po mbahej manifestimi si: Murat Gecaj ,Elis Badelli, e shumë të tjerë. Shprersopjm që bashkëatdhetarët të mos ndiejn lodhje dhe asnjëherë duke punuar në qështjen shqiptare.Duke e ruajtur ,kulturën, traditen, zakonin dhe gjuhën shqipe ku do që ka shqiptarë në mërgim.

NDERIM PËR SHQIPTARIN Dr. ZEF MULAJ

$
0
0

Dr. ZEF MULAJ- I jepet titulli “Onorato i shoqatës Leopardian Komuniti” në Itali -

Me daten 23 mars, Diten Botrore te Poetve në qyetin Recanati, qyteti i poetit te madh e filozofit Xhakomo Leopardi, u organizua ne shkallë internacionale konkursi i poesisë i drejtuar nga poetesha italiane Novella Toregiani dhe presidente e shoqates Leopardian Komunity.

1

Pjesmarrja ishte nga gjithë regjionet e Italisë si dhe nga jasht saj. Mbasi u ben vizita gjithë diten në shtepinë e poetit Leopardi dhe bibliotekat e në tavernën e mrekullueshme, u organizua edhe një drekë e perbashket në këto ambjente antike me vlera të medha historike qe vizitohen nga gjithë bota.

Ne mbremje në salllen “Manja“ të Komunës së qytetit u ndan çmimet per konkursin e poezisë në Diten Botrore të Poetve.

1

Dhe shoqata organizuese kulturore e poetve “Leopardian Cpomunity” shpalli edhe kater poet dhe shkrimtare nga Italia si anterë nderi tĉ saj. Ne mes ketyre edhe doktori, poeti e shkrimtari nga Shqiperia me banim ne Itali Zef Mulaj, me motivacionin: “Arritje të larta në fushen e letersisë dhe te shkences me permasa europiane exelencë i diasporës internacionale”. Me pjesmarrjen e kryetarit te Komunes dhe personaliteteve të tjera te kultures të vendit, ne fund u organizua edhe një darkë në hotelin e bukur të qytetit të Recanatit.

”MIKROFONI I KRISTALT” NË PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

$
0
0

Sokol Demaku

”MIKROFONI I KRISTALT” NË PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

PËR ATA TË CILËT MBËSHTETËN KULTURËN DHE GJUHËN SHQIPE NË MËRGIM

 1

        Në qytetin e textilit, në qytetin ku lindi tregtia Borås të Suedisë, në qytetin ku mërgata shqiptare ka gjetë shprehje për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe, shqiptarë, anëtar të shoqatave kulturore nga qytete të ndryshme të Suedisë, anëtarë të Shoqatës së shkrimatareve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, miqë suedez dhe përfaqësues të pushetit lokal të qytetit Borås këtu së bashku me miqë dhe mysafirë nga Republika e Shqiprisë u mblodhën të gëzuar për të festuar 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pesë vjetorin e emetimit të programit të parë në shqip të Radios lokale shqipe nga qyteti Borås ”Radio dituria”. Ishte një e shtunë e bukur, një ditë pushimi ku njerëzit përqafoheshin dhe takoheshin duke i uruar njeri tjetrit: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës e një urim madhor edhe drejtuesve të radios lokale ne shqip Radio dituria që të krijojnë dhe sajojnë edhe më progarme edhe më të mira!

        Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Hakif Jashari, kryetar i QKSH Migjeni në Borås, Bahtir Latifi udhëheqës i Radio diturisë në Borås, Sokol Demaku botues i revistës kulturore ”Dituria”në ketë qytet. Ushpreh mendimi dhe idea se ndoshta qe nga qershor do fillohet nga puna edhe me një Kanal TV në Gjuhën shqipe nga ana e QKSH ”Migjeni” këtu në Borås.

       Mbledhja solemne u mbajt në lokalet e Studiefrämjande në Borås, ku me këtë rast për të prnaishmit fjalë rasti për pavarësinë e Republikës së Kosovësmbajti veterani i mërgatës shiqptare në Suedi Sadulla Zendeli Daja, ndërsa për rrjedhen dhe zhvillimin e Radio Diturisë, fjalë rasti mbajti Bahtir Latifi.

        Hakif Jashari i njoftoi të pranishmit me punën dhe veprimtarin e shoqatës kulturoren e këtë qytet Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni, e cila është një ndër shoqtatat më aktivi në mbretërinë suedeze.

        Në këtë manifestim madhor për mërgatën shqiptare në Suedi Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, Hysen Ibrahimi shpalosi para të pranishmëve punën e kësaj shoqate brenda vitit të kaluar, dhe në këtë manifestim anëtar të kësaj shoqata prenzentuan tetë tituj të ri libra autor anëtar të kësaj shoqate si:

 1. “Urti poetike” autor Ismet Hasani,

2. ”Kujtime nga diapsora III” autor Sokol Demaku,

3.”Fjalor ne kater gjuhe” bashk-autor Sadulla Zendeli-Daja,

4. ” Dritë ngrohtësi optimizëm” autor Fetah Bahtiri,

5.”Poezia bashkekohore shqipe” autor Remzi Basha,

6.”FENIKSI SHQIPTAR” autor Shefki Ollomani,

7.”Te mësojme se bashku” (libër shkollor) autor Hamdi Arifi,

8.”ME QENË A MOS ME QENË, Memoristikë, autor Zenel Peposhi

Në këtë manifestim kulturor ishin të panishëm edhe mysafirë nga Republika e Shqipërisë si Petrit Xhaja, drejtor  shkolle në Tiranë si dhe shkrimtari I mirenjohur  Viron Kona, i cili kësaj radhe kishte ardhur me librin e tij më të ri kushtuar shqiptarëve në megrim në Suedi dhe qyteti ku ai ishte mysafirë, pra qytetit të textilit Borås. Librin me tregime me motive suedeze, të titulluar Zonja nga Boråsi, libër i cili është një perjetim i autorit gjatë qendrimit të tij në Borås një vit më pare, mbresat dhe përshtyåjet e tiju nga takimet me bashkëkomas, me vendas suedez si dhe udheheqes local të këtij qyteti.

 E autori i librit Viron Kona më këtë rast thotë:

                                           

 

                                                                 Kushtim

        Këtë libër ia kushtoj komunës Borås, Suedi, si shprehje respekti për arritjet dhe sukseset në shërbim të mirëqenies së banorëve të Borås dhe si falënderim për përkushtimin dhe mbështetjen e madhe që kjo komunë i jep komunitetit të shqiptarëve, ardhur veçanërisht nga Kosova, por dhe nga vende të tjera e që sot janë qytetarë të nderuar e të respektuar të Suedisë.

Me mirënjohje të thellë,

Viron Kona

Tiranë, më 30 mars 2013

 

        Më këtë rast Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, respektivisht Kryetari i Krysisë së saj, dy vperimtarëve më të dalluar, anëtar të Shoqatës së shkrimtarve ne Suedi, punëtor të palodhur të arsimit ketu, veprimtar të devotshëm të qeshtjes kombëtare, Sadulla Zendeli –Daja dhe Fetah Bahtirit , u ndau Mirënjohje, Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës,  kulturës dhe traditës Shqipe në Suedi.

        Kryesia e QKSH Migjeni në Borås, në mbledhjen e vet mbajtur me kete rast kishte propozua që Kryetarit të Bashkësisë së qytetit Borås ti dhurohet një Kristal nga nëntola e Republikës së Kosovës, symbol I cili pati ndikim në qendrat e vendosjes për fatine shqipatrëve në kohë shumë të vështira. Ky symbol I nëntokës së Kosovës, Kristal nga Kosova sot gjendet në zyrat  e vendosjes në metropolet botërore si në Vashington, Londër, Berlin e  Parisë e nga sot ky symbol do jetë prezent  edhe në qytetin e  textilit në qytetin ku shqiptarët frymojnë shqip në Borås të Suedisë.

        Bahtir Latifi anëtar I krysisë së QKSH I dhuroi Per Olof Höög këtë dhuratë që do jetë symbol i miradie dhe respekti.

        Për nderë të pesë vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe emetimit të programit të parë në shqip nga studio në Borås, Redaksia e radios lokale në shqip, ”Radio dituria” këtue  pesë vite më parë, redaksia e kësaj radjoje ishte kujdesur që ata të cilët kanë ndihmue, janë duke ndihmua dhe përkrahin  këtë  burim të pashtershëm infomimi për kulturën, gjuhën dhe  traditën tonë në mërgim, ti shpërblejë , e kësaj radhe Redaksia e radjos u ndau ”Mikrofonin e  Kristalt”:

        Poetit, leksikografit, atdhetarit, Sadula Zendeli – Daja, Borås stad (Qytetit Borås), Radio Sjuhärad, Borås, Studiefrämjandet, Borås, Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS, Fetah Bahtiri, mësues, poet dhe publicist, Bahtir Latif, udheheqë progarmi në Radio dituria, Hakif Jashari, Kryetar i QKSH ”Migjeni”, Borås, Fjärdingskolan, Borås, Viron Kona, shkrimtar nga Tirana, Saranda Iseni, Malmö; Radio Bullgaria-redaksia shqip, Kadrije Meniqi, poete nga Kosova, Osman Ahmetxhekaj, aktivist, Petrit Xhaja, drejtor shkolle, Tiranë, Avni Ismaili, Kryetar i QK”Dardania” Skene, Boråsnärradioförening në Borås, Ahmet Jashari anëtar i krysise se QKSH Migjeni Borås.

Fisi Ilir i Lapodëve !

$
0
0

1Gorski Kotari është një regjion malor i Kroacisë në mes të Karlovacit dhe Rijekës, ku 60% e kësaj ane mvishte me pyje të cilat edhe quhen “mushkëritë e Kroacisë” apo “Zvicra Kroate”.Delnice, sot është qyteti më i madh i kësaj ane ,kurse banorët e regjionit mirren me pylltari,tregti,metalopunim ,bujqësi dhe turizëm.

 Banorët e pare të kësaj aneje ishin fisi Ilir  ,Lapodët të cilët njifen në këto anë që nga shekulli i nëndët prK. Gjatë shekujve Vi-të dhe VII- të psK ishin “mikpritës “ të sllavëve

të cilët i pushtuan këto toka.Dhe dalëngadalë filloj humbje tyre , duke u përzier me ardhcakët dhe duke u tretur në pafundësinë e humbjës së tyre fisnore, të gjakut dhe gjuhës.

Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit , nga më të  … por të fundi i fundit  të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasë dhënë biletat për në vagonat e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë  biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit  të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonave të parë të klasit të parë;  ardhësit po mundohen që ato të na i shkyejnë ,dhe këto vende që memzi i kemi rujtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurr nuk ndalet.

Sidoqoft ! Sot fjalën e kam për Lapodët apo Japodët Ilir , që banonin dhe mbijetonin  përkrah fiseve tjera gjithashtu ilire ; Labeatëve , Histrianëve ,Dalmatëve etj.

Kush ishin Lapodët? “ Popull  indo-europian të vërejtur historikisht që nga shek.IX-të prK. të klasifikuar si Ilir , që e banonin Likën, Gackon , Kërbavskon(Kroacia perëndimore) ,në Una afër Bihaqit ( Bosna perëndimore) dhe Notranjska( Carniolia -Sllovenia e sotit). Ishin pjesë e Conventus Scardonitanus së provinces së Illyricumit. Zermanja dhe  malet e Velebitit ,i ndanin në jug nga Labeatët.

Historiani  Strabo  i klasifikonte si përzierje të Keltëve dhe Ilirëve ,në librin e tij “Barbarët e Illyricumit..Edhe G. Alfody i shihte si përzierje kelto-ilire në librin e tij:

“ Bevölkerung und Gesellsckaft der römiscken Provinz Dalmatien (Budapest 1965); më vonë shiheshin si ilir të ndikuar nga kultura kelte ,por kurrsesi të përzier me ta(J. J. Wilkes, The Population of Roman Dalmatia)

Është një ndryshim në qasjen e shoqërive antike . Me mënyrën metodologjike kanë mbërrijtur në përfundime më të sofistikuara.Studjuesit e Imperatorisë Romake tani janë shumë të vetëdijshmëm në studimin  e kohërave imperiale dhe kopmleksitetin e identiteteve së individëve ashtu edhe të grupeve duke i shikuar ndryshe.Shprehjet ‘romake” dhe “greke”  e kanë  filluar të humbin kuptimin e singularitetit si kulturor ashtu edhe etnik ,dhe se shkallë shkallë po zbulohen të gjitha kompleksitetet kulturore dhe etnike  që ishin nën ta.( G. Woolf, Beyond Romans and natives, World Archaeology)

Lapodët, përmenden në dy pjesë të ndryshme të Gjeografisë. Edhe mëndimi i Strabos vjen nga dy burime të ndryshme që datojnë nga dy peridha të ndryshme.

Identiteti i Lapodëve ,në të vërtetë ishte më i përbërë se sa nocioni i Strabos si etnitet i përzier. Duke u bazuar në zbulimet arkeologjike dhe interpretimin e atyre zbulimeve atëherë shofim shumë ngjashmëri të Lapodëve me fqinjët e tyre fisnor Liburnët ,Histrianët dhe Venetët , të cilët së bashku e kishin nëdërtuar habitusin e tyre të gjerë kulturor. dhe se i ruanin shumë mirë lidhjet e tyre ndërveti.

Kjo pra, ndodhë kur të tjerët ta shkruajnë historinë !

Lapodët i kishin edhe elementet e tyre unike kulturore e cila edhe njihet si” Kultura arkeologjike Lapode”. Studjusit modern shënojnë  se kishte ndryshime në vet ” kulturën arkeologjike Lapode” të cilat e rritnin  kompleksitetin e miltantizmit,konzervatizmit edhe egalitarizmit të tyre. Përkundër ketij ” fragmentarizmi” Lapod  ata e kishin identitetin e tyre që para pushtimeve Romake.

Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdin rrugëtimin e tij; dhe e jona është ruhemi që të mos  na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.

Fahri Xharra

26.03.12

NDAHET NGA JETA PUBLICISTI I NJOHUR, MARASH HAJATI

$
0
0

Nga: Prof. Murat Gecaj

1

Sot në mesditë, në kryeqytetin Tiranë, iu dha lamtumira e fundit, publicistit e shkrimtarit të njohur, birit të denjë dhe të paharruar të krahinës Nikaj-Mërtur, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), Marash Hajati. Ai u nda përgjithnjë nga jeta, në moshën mbi 80-vjeçare, si shkak i një sëmundjeje të pashërueshme

Trupi i pajetë  i tij u vendos në hollin e Radiotelevizionit Shqiptar, ku ai sherbeu me përkushtim drejtues, për disa vite radhazi. Kishin ardhur familjarë të tij, kolegë e miq gazetarë dhe botues, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës dhe bashkëkrahinës të shumtë etj. Homazhet për nder të tij zgjatën dy orë. Në ceremoninë e rastit, për përcjelljen në banesën e fundit, nga Radiotelevizioni Shqiptar foli Engjell Ndocaj dhe nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa. Ndërsa,  në emër të kryesisë së Shoqatës atdhetare e kulturore, “Nikaj-Mërtur”, foli M.Gecaj. Mbi varrin e të ndjerit Marash Hajati u vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta.

x   x   x

Lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1934, ku ishin vendosur prindërit e tij, të shpërngulur nga fshati Salcë i Nikaj-Mërturit. Aty kreu arsimin 7-vjeçar e të mesëm. Pastaj, ndoqi dhe mbaroi me sukses studimet e larta, në degën e gazetarisë, në Universitetin e ish-Leningradit (sot: Petërburg). Pas kthimit në Shqipëri, e caktuan me punë redaktor dhe drejtues në gazetën qendrore të kohës “Puna”, si dhe instruktor për shtypin. Në vitet 1974-1988, fillimisht, shërbeu drejtor i Televizionit edhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar. Në vazhdimësi, për dy vjet, drejtoi gazetën “Zëri i Popullit”. Gjatë asaj periudhe, për afër 14 vjet, ka qenë kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Gjatë jetës së tij, Marash Hajati është marrë jo vetm me publicistikë, por dhe me studime e krijimtari letrare. Ka shkruar skenarë për dy dokumentarë dhe për ata u nderua me “Çmimin e Republikës”. Gjithashtu,  publikoi disa libra publicistikë, ndër ta edhe jetëshkrimorë. Me skenarët e tij janë realizuar disa dokumentarë televizivë, si “Tërmeti tundi mallet, por jo zemrat tona” dhe “Fitimtarë mbi tërmetin, të cilët u ndëruan me “Çmimin e Republikës”. Libri i parë i tij, me shkrime publicistike, ishte “Bijtë e tokës sime”(1982). Në librin “Dera e pasme e shtypit”(1998) pasqyroi ngjarje të ndryshme nga puna afër 40-vjeçare në këtë sektor. Ndërsa një vit më vonë publikoi librin, “Shqipëria në kapërcimin e Shekullit”, me analiza e komente, parë me syrin e një gazetari. Libri i fundit i tij është “Dritëro: Kohës i falemi për këtë ditar” (Kujtime).

Megjithëse nuk kishte lindur në krahinën  e prindërve, pra, në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), por larg saj, ai nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me të. Kështu, ndër të tjera, kur ishte në pension, në detyrën e kryeredaktorit, u botuan disa numra të gazetës “Nikajmërtur”. Po kështu, ishte kryetar dhe veprimtar i palodhur i Shoqatës Atdhetare-Kulturore, po me këtë emër.

Jo vetëm familjarët e tij, bashkashortja e vajza, vëllezërit e motra, por të gjithë kolegët, dashamirësit e bashkëkkrahinësit dhe të njohurit e tij të shumtë, do ta kujtojnë Marash Hajatin: Për  buzëqeshjen e çlitër dhe shpirtin njerëzor, për profesionalizmin e lartë, në punën e publicistit e shkrimtarit, por edhe të drejtuesit, të aftë e serioz. Prandaj, i ngushllojmë nga zemra, të gjithë këta.

U prehtë në paqe, shpirti i njeriut te mirë, Marash Hajati, i cili do të ruhet gjatë në kujtesën tonë!

Tiranë, 29 mars 2013

Të gjithë te FLORI

$
0
0

Nga: Arbana Vula

1

  Ta bësh  një këngë  sot kushton por nuk e ke të sigurtë a do ketë suksese a jo , se fundja ky është qëllimi kënga jote të ketë sukses . Shumica e këngëtarëve tanë po drejtohen tek Flori Mumajesi ne studion e tij për të bëre një këngë sepse një gjë është e sigurtë këngët që ka punuar flori deri tani jan bërë super hite. Disa me talent e disa pa talent ska rëndësi shumë rëndësi ka të kesh para  edhe do bëhësh këngëtarë .  Edhe flori e ka then vetë ska shumë rëndësi talenti ,  mjafton ta kesh qef muzikën e fal zotin në studio hekuroset qdo notë muzikore edhe zëri yt del shumë ne rregull vetëm kujdes mos këndoni lives se ….

  Mirë dua të ndalem pak tek festivali TOP FEST ,  që ka disa javë që ka filluar të transmetohet në ekrantet e TOP CHANNEL , e që besa jo te gjitha këngët e kanë merituar të jenë aty po nejse ndoshta skanë pas këngë të tjera . Pothuajse qdo ditë në këtë festival prezentohet një këngëtarë-re me këngë të punuar nga  Florit , sepse vitet e fundit këngët fituese në këtë festival ishin këngët e punuara nga Florit.

 Eneida Tarifa, Elvana Gjata dhe se fundi Elhaida Dani , vitin e kaluar janë këngëtarë që kanë marr qmimet  e para në këtë festival por jo që se kanë merituarë ,  pa diskutim ishin vërtet këngë që merituan qmimet e para , po ka pas dhe shumë këngë të tjera që janë shpërblyer me qmime të tjera në këtë festivale  të punuar nga Flori. Para  disa viteve shumica e këngëve qe fitonin qmimet e para nëpër festivale ishin të punuara nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi , dy artistë  që vërtet kanë lënë gjurmë në muzikë , por këta dy artistë ishin të drejtuar ka festivali Kënga Magjike ku dhe këtu shumë këngë  të punuar nga ta u shpërblyen me qmimet e para e qmimet tjera jo pak të rëndësishme në këtë festivale, por si duket kohën e fundit këta dy artistë nuk është që janë shumë aktiv me krijmet e tyre per këngëtarët tanë. Kujtojmë këtu se ishte pikërishtë Aida Baraku që kishte shkruajtur tekstin e këngës per duetin SONI MALAJ dhe FLORIT ku ajo keng u bë super hit ku kanë kaluar  disa vite ajo këngë dëgjohet.

   Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin 2 po 2 Nora Istrefi  Fjolla Morina Albërie Hadergjonaj  Vedat Ademi Argjentina Ramosaj  janë vetëm disa nga këngëtarët që kohën e fundit janë më të klikuarat , këngët e tyre këngë të punuara nga Flori dhe bashkëpunëtoret e tijë në studion Threedots Production. Qfarë të them tjetër Flori urime vërtetë për këto këngë të bukura që po na i sjell e juve këngëtarë , një këshill të vogël po deshët që kënga juaj të bëhet hitë  tashmë e dini edhe ju por diqka mos harroni se ajo këngë besa edhe kushton goxha.


LUGINA E VJOSES ATY KU U KRYE DYLUFTIMI I FILIPIT V ME ROMAKËT

$
0
0
GËZIM LLOJDIA*
vjosa
Vjosa dhe lugina e saj  ,  shtrihen në jug të vendit. Disa autorë italian kanë kryer studime me të dhëna historike.
Vjosa (Voiussa) sipas autorit italian Roberto Almagià është lumi i Gadishullit Ballkanik, e cila u themelua nga një grup (Pindos) në territorin grek, një lumë malor, me një  kurs të  thiktë ku shpërndahen  me pellgje të vogla, hynë turmë e saj në territorin shqiptar Sarandaporos, dhe koka  në një luginë gjatësore, mjaft të madhe, tarracë  në këmbët e masivit gëlqeror e  të thatë  Nemerčka, më pas është  gryka  e ngushtë quhet Klisura(Klëcyra ) dhe lumi është rritur ndërkohë  me
Dhrino(Drino), kontribues i madh i saj, i cili kalon pellgun e Gjirokastrës.Duke gjurmuar të dhënat për luginën e Drinosit thuhet se :Lugina e Drinos ka një nga përqendrimet më të mëdha të vendeve të lashta në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka qenë gjithmonë një zonë e pasur dhe pjellore, një rrugë komunikimi me ngulime të rëndësishme. Që nga zona e Selosë, Dropulli i Sipërm në kufi me Greqinë, Melani dhe Sofratika, deri ne Lekël afër Tepelenës në pjesën veriore të luginës
Një pak më tej dhe më  poshtë kalon Vjosa( Voiussa) në Tepelenë duke e lënë zonën gëlqeror, hyn në rajonin e kodrave terciare dhe pastaj, në rrëzë të fshatit Karbunarë derdhet në fushë bregdetare, ku shtrati është shumë  i madhe dhe është e mbushur vetëm në mënyrë të plotë këtu është arritur nga lumi i Vlorës, Shushica( Suscizza ).Goja e lumit  ka lëvizur disa herë në kohë historike: duket se në kohët e lashta lumi vrapoi përgjatë këmbëve  e kodrave të Peshtanit deri në Apoloni, pastaj është kthyer direkt në perëndim në det. Në fillim të Mesjetës do të shkojë në jug, ku shtretërit e lumenjve të vjetër janë ende të dukshme në gryka, dega ku  rrjedha aktive është  rreth 4 km në veri.
Vjosa (Voiussa) ka një gjatësi prej 237 km  dhe kullon një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 6592 km katrore, nga të cilat 4357 në territorin shqiptar .Lumi sjell shumë çrregullime sidomos me përmbytjet  në stinën e pranverës, që konsiderohen  të dhunshme. Trungu ekstrem  i parë në një planë ishte i lundrueshëm në kohët e antikitet, por sot ajo nuk është përdorur si e tillë, por Vjosa ( Voiussa) me luginën e tij të gjatë është mënyra më e mirë për të hyrë  nga deti në Shqipërinë jugore, një rrugë  që ishte për pjesën më të madhe natyrisht.
Një autor tjetër italian Gaetano De Sanctis duke shkruar për lumin Vjosa me emërtimin e lashtë të kohëve të antikitetit Aos në enciklopedinë italiane  viti 1929 thotë se:  Lumi në pjesën veriore të Epirit, sot( Voiussa) u zhvillua një betejë midis mbretit Filipit V të Maqedonise dhe romakëve. Në fillim të pranverës dhe verës  të viti 198. Filipi, për të mbrojtur atë nga sulmet ,që romakët ishin të përgatitur nga bazat e tyre në Shqipërinë e sotme dhe në veçanti nga Apolonia, ai mori një pozicion mbrojtës në Vjosë  (Aoo) afër Antigonia,rrënojat e cilës  shtrihen pranë Tepelenës.
Disa të dhëna të qëmtuara për Antigonen ku si burim është parku kombëtar Antigone: Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik.Sqarim :Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.. Rrënojat e tij ndodhen në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet. Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit. Në fillim të shekullit III p.e.s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea.)
Një tjetër luginë   e Vjosës ku bashkërrjedhje dhe Drino. Pozicioni i Filipit, i cili është përkufizuar nga Livio me frazën latine “quae ad Antigoneam fauces sunt, stena vocant Graeci”,, është kërkuar nga disa disi në rrjedhën e sipërme  e moderne  të bashkimit të dy lumenjve, në lindje i cili është më i afërt tek fshati Klisura( Këlcyra.) Por ky pozicion mund të anashkalohet lehtë, dhe nuk mbulojnë të gjithë rrugën nga Tepelena ku forcat  ushtarake të  udhëhequr në drejtim të Gjirokastrës, duke shkuar saktësisht në  rrjedhën e Drinos. Prandaj, pozita e Filipit për të gjetur disi më në veri, në afërsi të Tepelenën, në mënyrë që ai mund të mbulojë të dy rrugët brenda, atë që pasoi Drino dhe ai që pasoi  Vjosa (Aoo). Filipi u mbajt këtu në mbrojtje, NË front  nga Publius Villio Tappulo, pastaj nga Titi Quinctius, Flamininus. Flamininus, pas dyzet ditëve të përdorura për të njohur vendin dhe përgatisin betejën se ai pretendonte të trajtohen të gjithë njohurit ushtarake, u përpoq  më një sulm frontal. Por, pasi në  këtë mënyrë nuk mund të merrte  sukses, duke pasur parasysh forcën e pozitës dhe llogoret të cilat u forcua kur ai  ka rinovuar sulmin, i dërgoi një departament të fortë prej rreth 5000 burrave në anashkalimin e pozicioneve të  armikut. Sulmi frontal është kryer me  kohë të ndryshme, kur Philipi kthjellët në pjesën e prapme vihet re shkëputja romake. Së shpejti urdhëroi tërheqje dhe ishte në gjendje për të shkëputur me pak viktima (rreth 2.000 meshkuj, gjatë një total prej ndoshta 20 ose 25 mijë ushtarë, shumë fuqi pothuajse të barabartë ose ndoshta më e madhe se ajo e dy legjionet e Flaminino), por duke e lënë kampin dhe të gjitha materialet e luftës në duart e armikut dhe  në depresion nga fitorja e ushtrisë, që romakët kishin treguar pothuajse pa asnjë plumb të shkrepur.

*Master.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Takimi tradicional poetik “Pavarësia” në Gjermani

$
0
0

Shkruan Sevëme Fetiqi

1

RUANE GJAKUN TIM QË TË SHKRUHET GJUHA SHQIPE

Të shtunën e kaluar, në Koblenz u mbajt Takimi Poetik Tradicional „ PAVARËSIA“ për nder të 5 – vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë . Ky manifestim u organizua nga LSHAKSH në Gjermani dhe kishte karakterin garues dhe prezantues, ku ishin edhe shumë mysafirë, miqë dhe adhurues të fjalës së bukur artistike. Në mesin e tyre ishte Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli, sekretarja e Ambasades së Repulikës së Kosovës në Berlin, znj.Fatmire Musliu, konsuli i Republikës së Kosovës z. Astrit Zemaj, në Frankfurt, këshilltari i konsulit në Vjenë dhe poeti Anton Marku, znj. Donika Gërvalla, z. Hafiz Gagica, Shoqata kulurore „Aleksandër Moisiu“ nga Vjena, Shoqata e Shkrimtarëve nga Zvicra, Shoqata e Shkrimtarëve „Naim Frashëri“ nga Fushë Kosova, Shoqata e Gruas shqiptare „ Nënë Tereza“ nga Heidelbergu, poetja e piktorja znj. Miradije Ramiqi, poeti e gazetari Demir Reshiti nga Kosova, mediat televizive të RTK-së dhe të Radio Kosovës (emisionit „MË AFËR“), e të tjerë.

Mysafirët i përshëndeti kryetari i LSHAKSH z. Hasan Qyqalla ku mes tjerash tha: “ Ruane gjakun tim që të shkruhet gjuha shqipe” – Petro Nini Luarasi.

Arti është çiltërsi shpirtërore, ndjenjë emocionale, strukturë univerzale, pararendëse e imagjinatës, epokë e së kaluarës, vizuel i shumanshëm dhe kompleks. Shikuar nga kjo premisë e arsyeshme, logjike dhe e qëndrueshme, i vëmë vetes këtë detyrë, të organizohemi rreth një bërthame fisnike siç është ARTI (muzikor,letrar, pamor, i shkruar ) që identifikohet ndryshe si “magji” krijuese shpirtërore. Andaj jemi së bashku këtu, poet, shkrimtar, artist, këngëtarë e dashamirë të kulturës shqiptare për të madhështuar Manifestimin tonë poetik tradicional , për t`i dhënë gjak e gjallëri fjalës së bukur poetike shqipe, me poezitë tuaja, me vlerat tuaja që i keni sjellë këtu për t`u dhuruar e për t`u fal ngrohtësi shpirtërore bashkatdhetarëve.

Veç shpalosjes së vlerave poetike dhe konsumimit, forcohet fuqishëm koncepti i intensifikimit mendor, shpirtëror e kombëtar, i migëruar nga të gjitha trojet tona etnike. Ne synojmë drejt integrimeve e strukturimeve, përmes artit në mjediset e shteteve ku jetojmë e veprojmë. Mbase, ma thotë mendja, se nuk ka si të jetë ndryshe, kur kemi një alfabet, një abetare, një gjak, një gjuhë. Nocioni i kulturës artistiko – poetike, e karakterizon jeten kulturore nga pikëpamja cilësore duke shprehur shkallën më të lartë të zhvillimit artistik dhe tiparet themelore të shoqërisë njerëzore. Këtu s’do harruar fatin nopran të popullit tonë, etapat e vështira, historit e dhembjes e gjakut, të palcës e ashtit, të tretjes e varrit, të kullës e flamurit. Të gjitha këto për një Liri…! Pikërisht nga këto trysni politike, detyrimisht morëm rrugën e mërgimit, që sot jemi bërë komunitet. Mërgata ishte, është dhe do të mbetet gjenerator, jo vetëm i jetës instiucionale e sociale, por edhe bazë e fuqishme për zhvillimin ekonomik, politik, intelektual e diplomatik të shtetit. Mbase, qëndrojmë brenda kuotës së shenjtë “Atdheu është Atdhe bile edhe atëherë kur të vret”- Mitrush KUTELI!

Takimin e udhëhoqën dy nënkryetarët e Lidhjes, poetët Mentor Thaqi dhe Fran Tanushi, si dhe zëdhënësja e kësaj Lidhjeje poetja Sevëme Fetiqi.
Me këtë rast, mysafirët i përshendetën Ministri i diasporës, z.Makolli, sekretarja e Ambasadës së Kosovës në Berlin znj. Musliu, konsuli i Repubikës së Kosovës në Frankfurt, z. Zemaj si dhe përfaqsuesit e Shoqatave të Shkrimtarëve, Besim Xhelili, Brahim Avdyli, dhe Asllan Qyqalla. Nënkryetari i Lidhjes, poeti Neki Lulaj pasqyroi aktivitetet njëvjeqare, që pati LSHAKSH në Gjermani.

Në orën letrare, u lexuan njëzet e pesë poezi nga poetët e pranishëm: Martin Çuni, Agim Gashi, Mentor Thaqi, Neki Lulaj, Besim Xhelili, Dan Kosumi, Asllan Qyqalla, Lulzim Bunjaku, Shaip Ademaj, Ragip Dragusha, Miradije Ramiqi, Anton Marku, Nexhat Sadullahu, Gonxhe Letmi – Begisholli, Ali Berisha, Pal Sokoli, Fran Tanushi, e shumë të tjerë. Juria e përbërë nga poeti Shaban Cakolli, sekretar i Lidhjes sonë, Pal Sokoli, anëtar i Kryesisë si dhe Miradije Ramiqi, mysafire nderi e këtij Takimi kishin një detyrë të rëndë, sepse të gjitha poezitë ishin të nje niveli të lartë artistiko – letrar. Çmimi i parë i takoi poetit Brahim Avdyli nga Zvicra. Çmimin i dytë i takoi poetit Dan Kosumit nga Vjena dhe çmimi i tretë, poetit Nexhat Sadullahu nga Fushë Kosova. Çmimi i publikut, për performansën e mrekullueshme të recitimit, i takoi poetit shkodran nga Vjena, Ragip Dragusha.
Natyrisht që në këtë Takim poetiko-letrar u ndanë edhe mirënjohje dhe falënderime për kontributin e dhënë mërgatës dhe Lidhjes sonë. LSHAKSH në Gjermani, ndau shpërblimin vjetor tradicional z.Martin Çunit, kryetarit të nderit të kësaj Lidhjeje dhe poetit e piktorit Dan Gashit. Që nga ky vit LSHAKSH në bashkpunim me familjen e dëshmorit Adrian Krasniqi ndan shpërblimin “ HEROI I LIRISË ADRIAN KRASNIQI (PORTRETI I DESHMORIT )”, personaliteteve. Kete vit ky shpërblim iu nda Ministrit të diaspores z.Makolli, për kontributin e tij dhënë mërgatës shqiptare, e në veçanti për përkrahjen e Lidhjes sonë.

Në pjesën e dytë u bënë tri përurime librash. U përurua Antologjia „ NJË SHEKULL DRITË“ e cila u botua vitin e kaluar, për nder të 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, poezitë e së cilës antologji i përmbledhi dhe i redaktoi poeti Hasan Qyqalla, reçensionin e lexoi Mentor Thaqi. Pastaj, u përuruan edhe vëllimi me poezi „ BALADA E HESHTJES “ e poetit Neki Lulaj, reçensionin e të cilit e lexoi publicisti dhe gazetari z. Magjun Smajli si dhe vëlllimi me poezi „ LABIRINTI “ i poetit Selajdin Gashi, reçensionin e të cilit libër e lexoi poetja znj.Gonxhe Letmi-Begisholli.

Para se të mbarojë ky manifestim, me mirënjohje të shumta u nderuan edhe z.Hafiz Gagica, z.Xhafer Leci, znj. Miradije Ramiqi, përfaqsuesit e Shoqatave kulturore- letrare, etj. Edhe LSHAKSH, për kontributin e saj në ruajtjen e vlerave të mirëfillta artistike dhe kombëtare si dhe në lëminë e bashkëpunimit me Shoqata të tjera morri mirënjohje prej Shoqatës së Gruas shqiptare „Nëna Terezë“ në Heidelberg të Gjermanisë si dhe Shoqatat mysafire.
Në fund të programit, nën përcjellje të AVI „MINATORI“ nga Kosova, në skenë u paraqit këngëtarja veterane znj. Selvete Tërstena. Ajo me zërin e saj të ëmbël dhe melodik këndoi këngë shkodrane. LSHAKSH falënderon të gjithë mysafirët, pjesëmarrësit dhe adhuruesit e fjalës së bukur artistike që me praninë e tyre e madhështuan këtë Takim Poetik, falënderon Ministrinë e Diasporës, edhe sponzorin z. Ramiz Muharremin e sponzorët tjerë si dhe z.Sami Hysenin, pronarin e Hotel CONTINENTAL që me mikpritjen e bujarinë e tij shqiptare sponzoroi mediat dhe darkën e pasur për mysafirët e ftuar.

Edhe njëherë poetët dhe artistët mërgimtar dëshmuan se dojnë dhe munden të bashkohen të gjithë së bashku rreth fjalës së bukur artistike, per t´i dërguar atdheut mesazhe malli dhe dashurie.

ARRESTIME MASIVE NË FSHATIN MARTIANAJ TË PLAVË- GUCISË

$
0
0

- Vazhdojnë  provokimet ndaj fshatit shqiptar Martinaj të  Plavë- Gucisë -

Vendi i ngritjes se kishes ortodokse ne Martinaj

Vendi i ngritjes se kishes ortodokse ne Martinaj

Me 25 maj 2013, rreth orës 11 në Martinaj arritën një  numër i madh i forcave speciale malazeze, të cilat kishin ardhur për t’i mbrojtur ultranacionalistët ortodoksë  serbë, të cilët me ndihmen e aparatit shtetëror malazezë  në  vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë- Gucisë, e në veçanti  fshatin etnikisht të pastër  MARTINAJ  të  trevës tonë.
Është tronditëse kur informacione të tilla marrim nga vendlindja, është shokuese kur shteti me dhunë  tenton të shkelin  mbi të drejtën elementare të  qytetarit të vet,  është  jo demokratitke dhe antieuropiane që shteti të mbrojnë  uzurpatorin dhe jo pronarin.
Ky shtet po shkon drejt rrugës së vjetër  të  urrejtjes ndaj shqiptarëve.
A thua vallë këtij  shteti, ne – Shqiptarët ia paskemi  dhanë votën e shtetformimit?!
A thua vallë kjo është rruga europiane që  gjason në rrugën Milloshoviçiane…?!

Sot, policia speciale malazeze arrestoj në Martinaj këta bashkëkombas:

1. Isuf Bali Balidemaj –  në moshën 80 vjeçare
2. Selim Kamber Hasangjekaj – në moshën 74 vjeçare
3. Sherif Lan Hasangjekaj –  në të 70-at
4. Bujar Hasangjekaj – kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve për plavë-Gucinë
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naim Prelvukaj
7. Shaban Syl Balidemaj
8. Skender  Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajl Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhë  Balidemaj
17. Bali Ram Hasangjekaj
18. Sadik Ram Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqir Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj

Të  gjithë emrat e cekur janë ende në  qëndren e ndalimit në stacionin policor në Plavë.

                                                                                     FONDACIONI PLAVË-GUCI

New York, 25 maj 2013
Martinaj rrethohet nga forcat policore, 25 maj 2013

Martinaj rrethohet nga forcat policore, 25 maj 2013

BESA MISIONARE E SHABAN BALISË TË NOKSHIQIT NË DERËN E MULLA SHEQERIT TË KOLASHINIT

$
0
0

Nga:    Ramiz  LUSHAJ

Din, Isuf, Skender, Zek, Hajredin Nokshiqi

Din, Isuf, Skender, Zek, Hajredin Nokshiqi

1.

Kolashini, trevë etnike arbnore heroike e tragjike, në kryevend të lumit Moraça, njifet në histori për luftën 7-vjeçare (1852-1858) kundër Principatës të Malit të Zi me hypjen në fron[1] të princit Danilo I, kulmon me dy prej tyne: Betejën e Ostrogut (1853) dhe Betejën e Grahovës (1858), që patën jehonë të madhe ndërkombëtare. Pas tyre qëndronte Rusia dhe Franca, të cilat prej një shekulli i jepnin bekim e mbështetje të gjithanshme për fuqizim e rritje territoriale të kësaj principate të vogël prej 3 mijë km2, që e kishte dyfishue sipërfaqen e saj politiko-administrative me pushtime e aneksime të tokave etnike shqiptare, me asimilim të dhunshëm të shqiptarëve.

Në këto luftëra kanë marrë pjesë aktive edhe shqiptarët e Plavë-Gucisë, të Malësisë së Gjakovës, të malësive të Veriut, që ndonjana prej tyne njifet ndryshe në traditën popullore si “Lufta e Moraçës”, që ishin përballje të përgjakshme aq të forta saqë luftëtarët e brezat pasardhës e “matnin” trimërinë në oda e kuvende malësore me vdekjet heroike, me plagët e marra në trup apo krenat e preme në betejë. Kjo ishte si një lloj “biografie” e kohës, sadoqë tevona e eklipsoi edhe “Beteja e Nokshiqit” (1879-1880).

Në këtë luftë kanë marrë pjesë edhe Mekulët e Nokshiqit (Nokshajve), burrat e dy kullave të tyne: e Ibër Metës – djali i tij Smajli me dy-tre nipat e tij dhe e Ramë Sukos – Rama me djalin e tij të madh, me Hysenin (Hysi), të cilët shkonin e luftonin bashkarisht, të tufalakuem në beteja, duke ia mbrojt krahët njani-tjetrit nga sulmet e malazezëve të Çetinës.

Pas katër ditëve luftë të rreptë (28 prill – 1 maj 1858) Princi Danilo I me prijës ushtarak të vllain, Mirkon, me mbi 7 mijë forca ushtarake, e ngritën flamurin e fitores kundër Portës së Lartë me 7-13 mijë forca ushtarake, shumica e tyre shqiptarë të fiseve Kelmend, Gash, Krasniqe, Hot, etj. nga brigjet e liqenit të Shkodrës e deri në minierat e Mitrovicës, nga tre bajrakët e  Plavë-Gucisë dhe vise të Mirditës, etj.  Dy perandoritë e mëdha të kohës pro-sllave, Rusia e Franca, e kushtëzuan Perandorinë Otomane që të formatonin një komision për caktimin e kufinjëve të Malit të Zi me Portën e Lartë, i cili ia nisi aktivitetit të tij në nëntor 1858, duke e aneksuar edhe trevën e Kolashinit në principatën malezeze. Mali i Zi, pas luftërave pushtuese,  e çoi sipërfaqen e saj territoriale në 4.700 km2 duke iu marrë padrejtësisht tokat etnike shqiptarëve të Kuçit, Piperit, Vasojeviçit, Palabardhit, Shipshanikut, etj.

Në këtë trevë historike shqiptare, që sot mban administravisht emnin komuna e Koshalinit e cilësohet si qënder jo-zyrtare e rajonit të Moraçës, ka pasë jetue një familje e shquar e gishtit dhe e dijes shqiptare: ajo e Mulla Shiqerit, që ia kishte mbrri prej kohësh me e fitue shpirtërisht titullin “Hoxha i Kolashinit”. Ishin aq punë përkryer saqë edhe vendlindja e tyne – Kolashini ua dha emnin e vet për fisnikëri, ashtu sikurse edhe Mulla Smajl Adem Mekulit i kanë pasë thirrë “Hoxha i Nokshiqit”.

Pamje nga Nokshiqi i historise, pranvere, 2013

Pamje nga Nokshiqi i historise, pranvere, 2013

Këto dy familje kombëtare shqiptare: Nokshiqët e Kolashinët, i nyjelidhën ndërveti në shekuj luftrat për liri e pavarësi dhe fisnikëria e tyne në sofra e beteja. Ato ndanin një copë buke bujare bashkë dhe e merrnin rrezikun e luftës në sy bashkarisht, siç banin Hysen Halili i Kolashinit dhe Brahim Bajram Hysi i Nokshiqëve, dy kaçakët e prushtë të lirisë shqiptare kundër sllavëve shoven gjakatarë.

2.

Një nga shpjegimet etimologjike të emnit Kolashin thelluton se kjo trevë ishtë “kala” në  luftërat qëndrestare në krye të Moraçës gjeo-strategjike, kah rrugëtoi edhe fisi i lashtë e i ri i Kelmendit,[2]siç saktëson Pjetër Bogdani më 1865, ku merr udhë Cemi i Bashkuar i Vuklit dhe i Nikçit të Kelmendit të Alpeve, ku rrenjëzon me gene e prag jete edhe Nokshiqi i historisë.

Një kala shqiptare e pathyeshme ishte edhe kulla epike e Mulla Sheqeri i Kolashinit (jo vetëm hoxhë, por edhe mësues fetar), i ati i të cilit, Hoxhë Halili, kishte fitue edhe titullin “Haxhi”: përndryshe” thirrej “Haxhi Halili i Kolashinit”, biles thuhet sikur e kishin vlerësue edhe titullin fetar “Myderriz”, që ka domethanie si “profesor i dijenive”.

Kjo kullë e dijes genetike e shkollore ishte edhe  pushkës së nderit, që në këto dy hulli të breznive të veta ia lanë emnin e vet kohës, i dhanë 41 mashkuj të fortë[3] për lirinë e pavarësinë e kombit, për mos me iu nënshtrue vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit -1878  e të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës -1913, për mos me ua lëshue trollin e jetës e të gjakut të vet malazezëve shoven. Kjo kullë mban në legjendarizimin e saj edhe një rekord gjakderdhjeje me sllavët: në tre vjet iu vranë 21 mashkuj qëndresarë të kulmeve të saj.

Vllaznit e Mulla Sheqeri i Kolashinit, veçmas flakadonte Hyseni, po edhe Zeqiri e Qazimi flakronin, se që të katër unitarisht luftonin me fjalë e plumba në lugina e malë të Kolashinit e rrethinave deri në Plavë-Guci, e kur iu rrezikohej jeta e kaçakut atyne anëve kapërcenin në bjeshkë e fise të Malësisë së Gjakovës e të Kosovës dardane. Hysen Halil Kolashini e Brahim Hyseni (Hysi) Nokshiqi shpeshherë ranë në prita, u shqiponjën nëpër plumba, vranë trminisht shkije malazeze e serbe. Këta dy kreshnikë shqiptarë kelmendas e vasojeviç u banë të rrezikshëm për principatat apo mbretnitë e Malit të Zi e të Serbisë.

Dy krajlitë ballkanase, malazezë e serbë, banin luftë shovene të pandalshme e të përgjakshme politike, raciste, fetare, etj. ndaj kullës së kolashinëve që nuk përthyheshin, nuk shmangeshin dhe nuk tërhiqeshin në të drejtën e tyne të mbrojtjes kombëtare, fetare, fisnore, qytetare. Sikur të mos mjaftonin politikanët e sigurimsat sllavë me plumba në gjokset e tyre e gurët e kullës, nuk iu ndahej as kisha ortodokse sllave  si ajo e Manastirit të Moraçës , etj. për faktin e prejkohshëm se ishin “derë hoxhe” me tituj fetar të lartë.

Një ditë fundvere të vitit 1920, hala pa u djergë bjeshktarët, Mulla Sheqeri i Kolashinit, bashkë me vllazën e me çka mujtën me marrë me veti, u nistuen për në Shkodër, tue e lanë xhaminë të mbyllun prej asaj dite e sot, tue u kthye në gurnajë të groptë, dhe gurët e kullës po thermoheshin nga dhimbja e ikjes e malli i pritjes për shqiptarët e saj dijetarë e luftëtarë. Shkijeve shovene gjakatare kriminale iu ikën nga sytë, po shenjestra e hija e tyne i ndiqte nga pas, sepse shkuarja e kolashinëve në Shkodër u pritë nga shqiptarët muslimanë e katolikë si një ngjarje e veçantë, si një festë me ngjyra lokale kombëtare.

Mulla Sheqeri i Kolashinit, përndryshe me i hup sadopak gjurmët e përndjekjeve sllave e përdorte në Shkodër edhe një emën të dytë “Shyqyri”, po vendasit mikpritës nuk ua hoqën mbiemnin krahinor, po ua vnuen edhe si emën: “Kolashinët”. I veçantë ishte takimi i tij me “Homerin Shqiptar” Gjergj Fishta, ku diskutuan edhe për Ernesto Cozzi-n, Delegat Apostolik për Shqipërinë i emnuem nga Papa Benedikti XV, më 12 dhjetor 1920, mbi një muaj para se Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombeve në Gjenevë si shtet i pavarur e sovran.

Kolashinëve iu vjen fjala në vesh se sllavët po përgaditnin një atentat vrastar ndaj tyne, prandaj kah vjeshta e vitit 1921 e morën rrezikun në sy e rrugën në kambë drejt Shoshanit të Malësisë së Gjakovës, vendlindjes së Haxhi Zekë Byberit. Në verën e vitit 1922 largohen përkohësisht për disa muaj në Morinë të Gjakovës. Po rikthehen në vigjilje të vitit 1923 në Shoshan e pa vonue në kohë shkojnë në Dragobi si Imam i xhamisë së këtij fshati historik, turistik e kulturor, ku “bajraktari i Shtatë Grykave”, Kadri Zmajli – probatimi i albanologut të shquar, Baron Nopça – merret për krijimin e kushteve të tyre të jetesës, të ushtrimit të detyrës, etj. Kolashinët qëndruan në Dragobi në rreth dy dekada edhe si familje çipçi (punim i tokës e ndamja e fitesës përgjysmë) në kullën mikpritëse të atdhetarit Rexhë Syla. Ky fshat me lidhje krushqie të forta e të shumta me Plavë-Gucinë iu mundësonte kolashinëve atdhetarë të mësonin sa ma shumë për vendlindjen e tyne me rrethina, të shkëmbenin ndërveti dituni e pasuni, etj.

Tashti, për me i fshi sadopak gjurmët dhe me iu ruejt çdo informate nga sllavët, e kthejnë mbiemnin e vet në “Prela”, përndryshe: Imam Shyqyri Prela, të cilët largohen në vitin 1941 nga Dragobia breg lumit të Valbonës e bien në Kolgecaj, me ndeje tek shtëpia e Ramë Arifit të Kolgecajt, i vllaznisë Gjyriqi i Plavës. Në vitin 1949 një pjesë e kësaj familjeje kolashinase u venduen në Muzhnicë – Katund i Paqes në breg të Valbonës e karshi Cerrnicës; një pjesë qëndroi në qytetin alpin të Tropojës, si Bajram Hoxha (Prela); një pjesë udhanisi në Tiranë, etj. si Ragip Hoxha me fëmijët e tij.

Këta kolashinët e Moraçës antike e ndritën veten edhe në Shqipërinë Londineze në kohërat moderne: Një prej tyre, Ragip Hoxha ka qënë komisar batalioni në Brig. XXV-S, me detyra nivelore në Tropojë e në Korçë, amabasador i Shqipërisë në Vjenë dhe konsull i saj në Stamboll, ndërsa djali i tij, Vladimir Prela, dhandrri i shkenctarit elbasanas Dhimitër Shuteriqi, ishte ambasador i Shqipërisë në Shkup, një nga këshilltarët e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999), publicist, etj. Nga fëmijët e Bajram Hoxhës veçojmë dy prej tyne:  Vjollcën, këngtare edhe në veprimtari ndërkombëtare, bashkëshorte e kompozitorit epik e lirik Kolë Susaj, si dhe Petrit Hoxhën, këngtarin e Alpeve e të Atlantikut, basketbollistin e ekipit kampion kombëtar “Valbona”, etj.

3.

Hysen Halil Hoxha i Kolashinit po i priste ditët e fundit të jetës së vet në “Katundin e Paqes”, në këtë vendbanim me tokë e mal, ujë e bukë, me lumë e prroje. Aty banonin edhe familje nga Shoshani, si Markolajt (Byberaj) dhe Çelkolajt (Dega), Elezajt e Margegajve.

Ia dinte vetes se ditët i kishte të pakta, prandaj deshti me e pa me sy e me folë në gjallje të vet me Brahim Bajram Hysin e Nokshajve (Nokshiq), bestarin e vet edhe përtej vdekjes. I ndali hapat e (ç)malljes tek vorri i tij tek Ura e Llugajve. Ata folën bashkë me zemër e me lotë, me shpirt e me dritë. Gjithçka thanë e askush nuk i dëgjoi. As lumi nuk ia mori lotët dhe as vorri i bestarit të vet nuk ia lodhi frymën e shpirtit. Asnjani nuk iu tremb vdekjes, po diçka ma e randë i kishte kaplue, e kjo ishte ma e madhe se rrasa e vorrit, se Kolshinin e Plavë-Gucinë ua kishte pushtue e aneksue shteti vrastar e grabitqar i Malit të Zi. Prej kësaj dite kanë thanë se nuk e morën kambët e veta me të mirë rrugavije ndër të afërm e miqtë shumtë në Malësi të Gjakovës, e cila iu ba kolashinëve dijes, pushkës e këngës si të ishte vendlindja e vet.

Shpirti i Hysen Halil Hoxhës (Prela) i fjalaçon ftesë mirëseardhjeje djalit të Bali Bajram Hysit të Nokshiqëve të Malësisë së Gjakovës, atij ma të riut, Shabanit, për me e takue në shtëpinë e tij. Shaban Nokshiqit iu duk tepër e shkurtë rruga për me shkue tek kumbara i mirë e miku i madh i derës së tyne fisnike të Bali Bajram Nokshiqit, tek miku i besës së Brahim Bajram Nokshiqit.

-          Djalë i mirë i derës së mirë: sot në shtëpinë time, në breg të Valbonës, në tokën e

Malësisë së Gjakovës, jam ka ta la një amanet të vetëm e të fundit. Kur të vdes më varrosni përkrah vorrit të mixhës tand, Brahim Bajram Hysit. Ju, të Bali Bajram Hysit, e dini fort mirë se unë dhe Brahimi ia kena kalue mirë bashkë, si dy vllazën. Kena ruejt një fytyrë, kena ba për këtë kombë, kena pasë një besë te sytë e shpirtit e flaka e pushkës, kena marrë hak kundër malazezëve e serbëve që na vranë e na prenë si kriminelë gjakatarë…

Teksa fliste ky burrë bestar u prek së tepërmi Shaban Balia i Nokshiqëve, pasi e dinte se sa shumë e kishin dashtë për së gjalli njani-tjetrin këta dy burra: Hysen Halil Hoxha i Kolashinit dhe Brahim Bajram Hysi i Nokshiqit të Plavë-Gucisë.

-          Baca Hysen, due me të thanë se nuk muj’ me ta krye këtë amanet. Nuk e di sa jam

ka e mati fjalën teme po më duhet me ta thanë prej vetes teme: Bash në këtë vend, në Katund të Paqes, i kie vorret e vllaznëve tu, të Mulla Sheqerit të Kolashinit e të Qazim Halil Hoxhës. Aty duhet me të pushue trupi edhe ty  – i tha djali nokshiqas.

            Gjithçka ra në heshtje. As oshtima e Valbonës nuk ndihej. As një zog nuk po këndonte. Dukej sikur as ne, nën kulme të shtëpisë, në atë dhomë të burrave, nuk po merrnim frymë.

-          Në koftë se e kie nda mendjen përfundimisht për çka je ka ma thue mue, – ndërhyn

prapë me urti djali i ri nokshiqas – atëherë ja ku i kie gruan e djalin që janë ka e ndiejnë amanetin tand. Të shkojnë e t’iu tregojnë djemëve të Ragip Hoxhës, Bajram Hoxhës në Kolgecaj, djemvë të Mulla Shiqerit në Rrogam. Unë i hjek lekët e rrugës. Po na ranë ata tetanë dakord, atëherë e kryejmë amanetin tand.

            Pas një jave Hysen Hoxha i Kolashinit ndrroi jetë në votrën e vet. Fjala e mortit i erdhi me tel në zyrën e kryetarit të kooperativës së Llugajt, aty kah mesdita, rreth orës 12.00 dhe në orën 16.00 ishte lanë varrimi.

Koha ishte e paktë. Amaneti i madh.

Fill e për pe ia kallxova amanetin Emri Dervishit, kryetarit tonë. Ai e ndjeu peshën e atij amaneti. Nuk i zgati fjalnimet veç ta thirri në zyrë shoferin, Brahim Shaban Sadikun e Mejdanit e ta porositi sojnisht: “Je në dispozicion të Shaban Nokshiqit derisa të kryhen të gjitha ceremonitë e varrimit”.

Me makinë shkuan drejt e në Rrogam, në këtë qytezë të vogël të minatorëve,  të fermerëve, etj. Aty ishin bashkë të gjithë djemtë e Mulla Sheqerit të Kolashinit. Ua shëndoshi kryet e mbasandejna i dveti për amanetin e mixhës së tyre, Hysenit, po ata nuk kishin ndonjë dijeni prej askujt. Atëherë Shabani si misionar i amanetit e ftilloi edhe një herë tjetër rrjedhën e bisedës. Dihej se koha ishte e pamjaftë për me e plotënue familjarët e Hysenit dakordësimin me të afërmit e vet, po askush nuk ia mendon e don njeriut të vet ditëvdekjen.

Fjalët u peshuan në kuvendim farefisnor e shoqëror, Amaneti zuni vend e mori krahë.

Ajo çka i deshti shpirti në fund të jetës po i plotënohej pas vdekjes: pranë vorrit të mixhës tonë, Brahim Bajram Hysenit tek Ura e Llugajt do të ishte edhe vorri i Hysen Halil Hoxhës. Besa e tyne edhe përtej vdekjes. Përjetësisht bashkë.

 Djemtë e nipa të Bali Bajram Hysenit të Nokshiqit  iu nisi përgjegjësia e madhe e amanetit në pak orë kryerje të tij. As katër orë tamam. Shaban Balia i doli ballas këtij misioni hyjnor, si krye heret, si në këtë ditë varrimi ceremonial. E nisi Adem bajramin me karroceri me marrë pllakat dhe dërrasat për arkivolin e me i çue në Llugaj. Me Bajram Shabanin ra në Llugaj tek Bajram Gjyriqi me ia lanë porosinë symësy për me shkue me djemtë e tij për me i marrë masat e vorrit, me e përgaditë vorrin ma së mirit e fortshpejtë, brenda orës 16.00 të mbasdites. Ky Bajrami tregoi gadishmëri burrnore. Prapë Shaban Balia rikthehet në Rrogam (Rrëzëmal) për me u pikapjek dorëmëdorë me Hysen Shabanin, guzhinierin e qytezës, për me e përgadit “qilimen” për Hysen Hoxhën. Gatishmëria e tij ishte për me u faleminderue dhe na i kreu të gjitha çka duhet e si duhet në një kohë të shkurtër, me cilësi të mirë, me bollek, me korrektesë, kundrejt shpërblimit. Pjesmarrja e tij misionare në këtë amanet ka pas mirënjohje nga Nokshiqët e Llugajve. Punëtorët e minerës e kushdo tjetër i lanë vend e kohë “qilimes” për Hysen Halil Hoxhën e Kolashinit. Asaj nate Shaban Balia ndejti në Rrogam dhe të nesërmen vet i gjashti shkoi bashkë me shoferin Brahim Shabani në malin e Dobrejt, e mbushin makinën me dru zjarri dhe i çojnë tek shtëpia e të ndjerit për me i pasë për të pamen e atyne ditëve, për sherbesat e pritje-përcjelljeve të pas-mortit të dhimshëm të një burri kaq të mirë.

Amaneti u krye mrekullisht, fisnikërisht, sojnisht. Dy vorre pranë njani-tjetrit: Hysen Halil Hoxha i Kolashinit i shkoi pranë Brahim Bajram Hysit të Nokshiqit. Si dikur kur ishin kaçak në Kolashin e në Plavë-Guci, si tevona në Malësi të Gjakovës. Ata ishin bestarë në gjallje të vet edhe pasvdekjes. Si në legjendat e moçme, si në përjetësi reale të brezave.

Plavë-Guci, maj 2013


[1] Kur erdhi në krye të ”Principatës” mixha i Krajl Nikollës, Princi-peshkop Danilo II (1851-1852) apo i thirruni ma pas zyrtarisht princi Danilo I (1852-1860), mixha i Krajl Nikolla I, vllai i Vojvodës Mirko.

[2]

[2] A. Theiner, Vetera Monumente Slavorum, Meridionalium, II. Zagarbriae, 1875, fq.217-221, në: Marko Jaèov, Spisi Tajnog Vatikanskog Arhiva, XVI-XVIII-veka, Beograd,1983, fq.136.

[3] Shaban Bali Nokshiqi. Kujtime dorëshkrimore – kreu: “Shtëpia e Mulla Sheqerit për besë e kumbari”. Tiranë, 2010.

KRISTO FLOQI-POLITIKAN, SHKRIMTAR, JURIST

$
0
0

Fiqri Shahinllari

                  KRISTO FLOQI-POLITIKAN, SHKRIMTAR, JURIST.

Kristo Floqi

Kristo Floqi

Si sot, 131 vjet me pare, lindi Kristo Floqi. Ai është nje prej figurave kryesore elitare te fshatit, një nga politikanët, shkrimtarët dhe juristët më në zë të Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, në vitet 20 e 30-të, sidomos në kohën e Zogut. Elitat i japin emër vendlindjes, ashtu si edhe vëndlindja u jep nga vetja diçka banorëvë të saj. Floqi i ka dhënë Kristo Floqit mbiemrin dhe Kristua, po ashtu i ka dhënë njohje më të gjërë fshatit. Në regjimin komunist figura e tij ishte pothuajse e harruar, bile, akoma më keq, e degraduar. Në kërkim të fakteve për jetën dhe punën e tij, pyeta edhe ndonjë historian e ndonjë ish udhëheqës të shtetit të diktaturës, por si përgjigje mora ngritjen e supeve dhe përveshjen e buzëve. Me përjashtim të faktit që e kishin dëgjuar emrin e tij, se ai kish qënë avokat në kohën e Zogut dhe i kish shërbyer atij, ata nuk shkonin ose nuk donin të shkonin më tutje. Kur pyeta një historian që studionte në Bibliotekën Kombëtare se ç’lidhje kishte Kristo Floqi me Thanas Floqin ai m’u përgjigj: “Duhet të jenë fis…!” Ky pohim i venitur nuk më bindi.

Duke gërmuar në skedarin alfabetik të botimeve shqiptare gjej diku autorët e disa veprave. Në një skedë lexova: Floqi, K. V. Aty pranë,te krijimet e Thanas Floqit gjej: Floqi, Th. V. Të jetë rrastësi gërma “V” që përfaqëson atësinë?-mendova për një çast por ky fakt më ndezi akoma kureshtjen për të gërmuar më shumë në jetën e këtyre dy personaliteteve të spikatur të fshtit tonë.

Pluhuri i kohës kish mbuluar edhe saktësinë e ditlindjes së Kristo Floqit. Kjo vihet re edhe në botimet e më vonëshme, pas vitit 1990 kur shumë problemeve e ngjarjeve të harruara demokracia po u ndizte dritën jeshile në zbulimin e të vërtetave të jetës. Kështu Robert Elsie, autor i librit “Historia e Letërsisë Shqiptare,” botuar në Tiranë më 1977 tek flet me nota pozitive për krijimtarinë letrare të K. Floqit pohon që ai ka lindur në Korçë më 1873…dhe vdiq aty nga viti 1951, pas shtatë vjetësh burgimi. Studiuesi tjetër, Hasan Hasani, në librin e tij: “Leksikon i Shkrimtarëve Shqiptarë-1501-1990” botuar në Prishtinë, pasi vlerëson Kristo Floqin, “cakton”

datën e lindjes më 1876 dhe atë të vdekjes më 1949! Këtyre të dhënave kontradiktore e të mjegulluara deri tani u jep përgjigje me një saktësi matematikore vetë Kristo Floqi në autobiografinë e tij që gjendet me shkrim dore në 835 fletë, në Arkivin Qëndror të Shtetit. Ai shkruan: “Kam lindur në Korçë në lagjen “Kantho”(K-ja mund të lexohet edhe si M.-F. SH), më 24/5/1872. Im atë,Vasili, …kish lindur në fshatin “historik,” Floq, 3 orë larg Korçës…

Katragjyshi quhej Thoma ose Toma…” Sa për datën e vdekjes së Kristos dimë që ai pas Luftës së Dytë Botërore u arrestua nga regjimi diktatorial, ashtu si edhe mjaft intelektualë të tjerë që nuk

kishin ikur nga vëndi dhe vdiq pas shtatë vjetësh burgimi.Kristoja futet thellë në pemën gjenealogjike të familjes. Ai tregon më tej se nga që Thomai, katragjyshi i vet, ishte nishanlli

me armë dhe gjahtar i zoti, perandoria turke e mobilizoi në shërbimin ushtarak në Bitola (Manastir). Oficerët turq e thërrisnin Toma ose Tomço, ndaj dhe fisi më vonë u quajt Tomço ose Tomçollari. Kureshtjen time për ekzistencën e gërmës “V,”që tregon atësinë në skedat që kisha parë: Floqi, K. V. dhe Floqi,Th. V., Kristua e shuan ëmbël, në një mënyrë të tillë që lexuesi ndjen kënaqësi tek lexon në autobiografinë e tij me shkrim dore. Shikoni se me çfarë dashurie shkruan ai për lindjen e një njeriu,vëllait të vet: “…Me t’im ëmë, im atë pati katër djem: Dhimitrin,të parin, i dyti isha unë, i treti Nikollaqi, i katërti Thanasi dhe një çupë Katerina…” Të tjerët kishin vdekur, vetëm Kristua me Thanasin ishin gjallë (F. Sh). Dhe Kristua vazhdon: “…Gjersa u lind Thanasi, unë quhesha djalë i vetëm. Mëma ime kish 10-11 vjet që kish pushuar së pjelli dhe as njeri s’mund të mendonte se do të lindëte tjetër fëmijë. Po mrekullia u bë pas 12 vjet. Dhe kështu, një natë dimri, më 14 Janar 1884, ditën e shtunë, ora 20 e natës, në mes të një të ftohte të madhe e një thëllimi leu im vëlla,Thanasi, i cili mori këtë emër sepse u lind afër kremtes së Shën Thanasit që bie në 18 të Janarit. Thanasi është 12 vjet më i vogël se mua…Edhe sot punon si avokat në Elbasan”Kristo Floqi ishte intelektual poliedrik: politikan, jurist,shkrimtar, përkthyes, botues, hartues tekstesh pedagogjikë e juridikë. Në Arkivin Qëndror të Shtetit gjen materiale për të duke filluar nga viti 1913 deri në vitin 1944. Në rreth 4218 fletë të shkruara njihesh me biografinë e tij e të familjes, me veprimtari zyrtare e shoqërore, krijime letrare, material familjar,letërkëmbime etj. Llojet e dokumantave janë letra, drama,vjersha, fjalorë, studime, dëshmi, çertifikata, përkthime. Gjuha e përdorur është shqipja, italishtja, anglishtja, greqishtja.

Mësimet e para K. Floqi i mori në vendlindje, të mesmet dhe ato universitare në Athinë. U diplomua në drejtësi, profesion që e ushtroi deri në vitin 1899 në Greqi ku edhe i ati, Vasili,

merrej me aktivitet tregëtar. Nga ky vit e deri më 1905, ushtroi profesionin në Korçë, në qytetin më të pasur të Shqipërisë së asaj kohe. Me sa duket, për të mësuar turqishten, kaloi një kohë në

Stamboll. U aktivizua atje në lëvizjen Kombëtare. I ndjekur nga pushteti turk, emigroi në Sh. B. A. Në Boston Floqi u bë botues i të përjavëshmes “Dielli.” Ishte bashkëthemelues, tok me Faik

Konicën dhe Fan Nolin, i shoqërisë “Vatra.” Në dimrin e viteve 1912-1913 botoi në Nju Jork të përjavëshmen jetëshkurtër “Zëri i Popullit” Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u kthye në

Atdhe, pranë Ismail Qemalit për të shkruar, të parën në gjuhën shqipe, proçedurën gjyqësore. Kur Vlora u pushtua, Kristua u shpërngul në Shkodër ku ngriti një zyrë juridike që ushtroi veprimtari gjatë Luftës së Parë Botërore. Në maj 1919 nisi botimin e së përmuajshmes “Agimi,” organ i shoqërisë “Vllaznia.” Më 1920 u bë kryetar i gjykatës së Apelit në Shkodër. Më 19 nëntor

1920, kur kryeministër ishte Iliaz Vrioni, Kristo Floqi emërohet ministër i Arsimit duke zëvëndësuar Sotir Pecin në qeverinë e S.Delvinës. Pas disa muajve ai jep dorëheqjen (duke u zëvëndësuar

po nga Sotir Peci) dhe kalon anëtar në Këshillin e Shtetit duke shërbyer për një kohë të gjatë në disa qeveri të asaj kohe. Më 17 maj 1925 Kristo Floqi zgjidhet deputet i prefekturës së Korçës.

Dokumentat arkivore tregojnë se K. Floqi ushtroi detyra të ndryshme në avokaturë dhe gjykata shtetërore si në Vlorë,Shkodër, Durrës, Korçë, Tiranë. Ka shkruar tekste juridike,politike e pedagogjike. Ka bërë gjithashtu edhe përkthime nga Sofokliu, Euripidi, Molieri. Ka përkthyer “Konte Ugolini” -Kënga e 38 e Komedisë Hyjnore të Dante Aligerit. Ka hartuar fjalorin

Shqip-Shqip dhe Shqip-Greqisht. Të bie në sy edhe studimi mbi Shën Naumin, shkruar më 1942 dhe që gjendet i daktilografuar.

Po s’ka dyshim se K. Floqi u shqua më shumë në fushën e letrave.Ai ishte njëri nga krijuesit më produktivë të kohës së vet, ndoshta dramaturgu më popullor shqiptar në gjysmën e parë të shekullit

të njëzetë. Popullaritetin ia solli jo aq niveli letrar i veprave të tij se sa kënaqësia e thellë që pjesët e tij i jepnin shikuesve e lexuesve. Më 23 shkurt 1935, ditën e shtunë, “Gazeta e Korçës”shkruan: “Shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Z. Kristo Floqi, pas një pushimi të pazakonshëm për pendën e tij të palodhur, i fali literaturës shqipe një vepër të re të bukur, të shkruar në vjershë rreth epopesë së gjashtë dëshmorëve të fushës së Korçës. Kristo Floqi, si njeri i pendës, njihet prej të gjithëve, është shkrimtari më popullor i Shqipërisë dhe prandaj veprat e tij, të pritura aq mirë prej këndonjësve, pothuaj s’kanë nevojë për asnjë rekomandim.

Shënojmë vetëm se “Epopeja e Korçës” ose “Dëshmorët e Rilindjes”është një nga veprat më reprezentativë të shkrimtarit të njohur”Studiuesit letrarë e vendosin Floqin në radhën e shkrimtarëve pjellorë me katër tragjedi me tema historike e kombëtare, me shtatëmbëdhjetë komedi dhe skeçe, me disa vëllime poetike.

Bien në sy dramat: “Fe e Kombësi” -1909, “Karllo Topija” -1916, tragjedia “Pirro Neoptolemi,” -1923 e pjesa me katër akte “Triumfi i Lirisë” -1938. Ndër komeditë më të njohura studiuesit

përmëndin “Qerthulli Politik” -1922, “Dhëndërr me Përdhuni”-1912, “Vllazni e Interesë” dhe “E Bija e Bankierit”Kristo Floqi i ka dhënë shumë edhe publicistikës shqiptare.Ai botoi shkrime në gazetën e qeverisë së përkohëshme të Vlorës,“Përlindja e Shqipënisë” (1913). Bashkëpunoi dhe më pas drejtoi revistën “Arbëria.” Shkroi edhe me pseduonimet “Erythrolitos,”“Gjikë Palla,” “Atlanticue” etj. Ai është një nga nismëtarët e parë të shtypit të periudhës së legalitetit me gazetën “Indipendenca shqiptare,”numëri i parë i së cilës qarkulloi më 17 Janar 1925. Gjithashtu Kristua

radhitet ndër publicistët e rëndësishëm edhe në kohët e mëvonëshme.Ai shkroi në numërin e parë të gazetës “Bashkimi i Kombit” që doli më 28 Nëntor 1943 dhe vijoi deri më 1944.

Gjatë shqyrtimit të dokumentave, të tërheq vëmendjen një fakt befasues në kontrast me linjën e ngjarjeve historike. Tok me “Autobiografinë” e K. Floqit gjen edhe një çertifikatë mbi dhënien

e dekoratës “Urdhëri i Shqipes së Zezë” lëshuar Kristo Floqit nga Vilhelm Vidi, princ i Shqipërisë. Data 19 gusht 1921! A nuk të shokon ky fakt kur e lexon, në daç edhe kur e dëgjon për hërë të parë?! Si ka mundësi-thua-që princ Vidi të vazhdojë të japë dekorata edhe pas shtatë vjetësh të largimit të tij “de fakto” nga Shqipëria? Mirëpo kur i shikon çështjet e problemet pas rënies së shkumës së habisë apo të zemërimit konstaton se në këtë botë jallane ligjet janë ligje. Ato ndjekin proçedura ligjore logjike, jo pasionet qofshin këto edhe të bazuara

mbi arsyetimin dhe faktet konkrete. Parë në kontekstin historik e ligjor, princ Vidi, i caktuar nga ndërkombëtarët si princ i Shqiptarëve,nuk ishte larguar “de jure” nga vendi ynë. Le të analizojmë shtruar faktet dhe situatat politiko-historike të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të njëzetë. Nga viti 1913 deri më 1921 kur u dha dekorata në fjalë, vëndi ynë ka kapërxyer plot ngjarje të vështira. Pas largimit të Ismail Qemalit dhe Princ Vidit shteti shqiptar ishte i vdekur. Më 23 mars 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi për Shqiperinë këta kufij politikë që kemi sot. Mirëpo për shkak të rrethanave të krijuara, në fund të vitit 1913 Shqipëria kish tre qeveri:

Qeverinë provizore të Vlorës, Qeverinë e Shqipërisë së mesme dhe qeverinë “Internacionale” të Shkodrës. Po këtë vit Ismail Qemali u detyrua të largohej nga Shqipëria. Princ Vidi erdhi në Shqipëri më 7 prill 1914 dhe u largua po atë vit më 3 shtator. Shqipëria ishte bërë arenë luftrash për coptimin e saj. Mënjanë ishin grekët, në anën tjetër italianët, më tutje austrohungarezët e sërbomalazezët. Edhe francezët nuk mbetën pa nderhyrë. Në këtë gjëndje amullie ishte

Shqipëria edhe gjatë luftës së parë botërore 1915-1918. Më 26 prill 1915 Traktati i Fshehtë i Londrës e copëtonte më tej Shqipërinë.Sipas tij, Vlora i jepej Italisë, Korça e Gjirokastra Greqisë, Shkodra e Kosova Serbisë e Malit të Zi. Me rrethet e mbetura formohej një principatë myslimane. Populli e nuhati këtë “spate” pas kurrizit dhe protestoi në forma të ndryshme. Më 1916-1918 për shëmbull u formua Krahina Autonome e Korçës.

Kështu, deri më 1921 Shqipëria nuk njihej nga kancelaritë perëndimore. Vetëm më 9 nëntor 1921, në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, fuqitë e mëdha e njohën zyrtarisht guvernën e Shqipërisë. Ja pse-mendoj unë-princ Vidi ishte De Jure deri atëhere princ i Shqipërisë, paçka se De Facto ishte larguar nga vëndi ynë. Pra ai kishte të drejtë ligjore të jepte dekorata e medalje.

Mungesa e shtetit ligjor të çon në një gjëndje mish mashi. Nga viti 1912 deri më 1928 në Shqipëri nuk ka patur ndonjë institucion me karakteristikat dallonjëse të këshillit të shtetit. Kjo nuk gjendet

në qeverinë provizore të Vlorës por as në qeverinë e Princ Vidit më 1914. Edhe Kongresi i Lushnjës nuk pati dispozita ligjore për funksionimin e Këshillit të Shtetit. Për herë të parë u ngrit Instituti i Këshillit të Shtetit me 1 dhjetor 1928 ku kryetar ishte Mirash Ivanaj dhe anëtarë: Ajet Libohova, Kristo Floqi, Dr. Demir Villa, Rasim Kalakulla, Teki Selenica, Benedikt Blinishti e ndihmës Faik Bregu.

Në materialin familjar Kristo Floqi shkruan edhe për Pirro Floqin, të birin e tij. Unë lexova nga poeti Pirro (ndonjëherë shkruante me emrin Pjetër) disa vjersha e vëllime të vogla poetike

si vjershën “Bajram Curri” -1941, botuar në kohën kur vetë Pirroja ishte nëpunës në këshillin e shtetit, vëllimin me titull “Vjersha”shkruar kur ishte gjimnazist, “Kosova e Lirë” -1941 etj. Ka edhe

vjersha të daktilografuara, disa me përmbajtje fetare. Jorgji Paloli që ka qënë sekretar i K. Floqit në vitët 1933-39 i ka treguar djalit të tij të madh, Paskalit, se edhe Pirrua, i biri i Kristos, pati talent në fushën e letërsisë dhe kjo dukej në shumë vjersha të botuara. Ai karakterizohej si filantrop, humanist. Gjatë rrugës për në shtëpi,atje ku sot është vila “Golden” në Tiranë, ose kur shkonte në zyrë ai ndihmonte të varfërit duke u dhënë pare, madje ndonjërit i porosiste kostum në rrobaqepësi. Më vonë, pati probleme shëndetësore të cilat e degraduan deri në fund të jetës.

Sipas të thënave, K. Kotta, ish kryeministër dhe ministër i brëndëshëm në kohën e Zogut, ka qënë vjehrri i Kristos. Aktiviteti i K. Floqit është i gjërë, i larmishëm. Ai është interesuar edhe për

problemet e turizmit dhe të historisë së gjuhës shqipe. Gazeta e Korçës njoftonte më 20 gusht 1933 se “Z. Avokat Kristo Floqi mbajti një konferencë mbi rëndësinë klimaterike të Dardhës dhe mbi

vjetërsinë e shkrimit të gjuhës shqipe” Po ai nuk ka qënë vetëm në Dardhë. Rreth vitit 1926, siç kanë treguar të moçmit, ai kish shkuar në Floq e kish mbledhur nga një floqar për çdo fis. Pas takimit ai hëngri drekë të shtëpia e Ashim Zyfkë Dikollit. Çfarë diskutoi ai me floqarët? Deri tani nuk kemi gjë të faktuar. Rrëfimet nga Qamili  i Hajredinit, Osmanit, (gjyshit tim), Jorgji Palolit, Ashim e Kalem Dikollit, Nevruz Hamitit, Hysen Beqirit, Shefket Dikollit, Haki

Elezit, Mino Hasankollit, Ramadan Bekollit (gjyshi im nga nëna),Xheladinit (babait tim), Fuat Likës, Zenel Qamilit e me të tjerë floqarë të moshuar që kam mundur të bisedoj, kanë qënë shumë të vlefshme lidhur me historitë e veçanta që ata më kanë treguar. Mirëpo unë i dëgjoja si paraqende, për kuriozitet. Disa i mbaj mënd, disa jo. Ku ta dija unë atëherë se do të vinte një ditë që do të përpiqesha për të shkruar diçka për historikun e fshatit tim? Po ta dija do të kisha pyetur, si unë si Zyfka se çfarë u tha floqarëve më 1926-tën Kristo Floqi kur kish ardhur në fshat? Tani që jam në moshën reale 65 vjeçare, e kuptoj se sa humbasim ne me vdekjen e njerëzve që dinë dhe bëjnë në një farë mënyre historinë e fshatit, të atyre që kanë parë botë me sy, sepse ata dita-ditës bëhen më të vlefshëm me kujtime e mendime në këtë botë që po bëhet, për fat të keq, e njëtrajtëshme.

(Mare nga libri “Lis ne shkemb”

Mbahet në Dubai konferenca mbi të ardhmen e gjuhës arabe – Përfaqësues edhe nga Shqipëria

$
0
0

Nga: Jolanda Lila

Në Dubai organizohet konferenca ndërkombëtare për një nga gjuhët më të përhapura në botë, me më shumë se 422 milion folës dhe me një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e qytetërimit dhe kulturës humane. Numri i njohësve të arabishtes është rritur ndjeshëm vitet e fundit, edhe për shkak të veçanësive kulturore që mbart kjo gjuhë.

 

 2a-na-71951

 

Mbrojtja e vlerave të gjuhës arabe dhe strategjitë për shtrirjen e mëtejshme të kësaj gjuhe, ishin fokusi i konferencën së dytë ndërkombëtare “Arabishja sot dhe sfidat për të ardhmen”, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga data 7-10 maj 2013. Pjese e kësaj konference ishin gjuhëtarë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shtetërore e private nga vende të ndryshme të botës.

Vendi ynë, Shqipëria, përfaqësohej nga drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), Dr. Ramiz Zekaj, i cili gjatë konferencës prezantoi nivelin e shtrirjes dhe rëndësinë që ka pasur gjuha arabe në Shqipëri, veçanërisht në përhapjen e fesë dhe kulturës islame, por edhe më gjerë. Ai bërë një ekspoze të qartë për të pranishmit në lidhje me realitetin e organizimit arsimor e social shqiptar, trashëgiminë kulturore me alfabet arab në Shqipëri e rajon, si dhe nevojën për transkriptimin e këtyre teksteve, me përmbajtje të rëndësishme shkencore e kulturore.

Një ndër qëllimet kryesore të konferencës ishte realizimi i koordinimit të përpjekjeve të vendeve të rajonit, për të thelluar interesimin mbi gjuhën arabe, fuqizimin e vlerave dhe rolit të kësaj gjuhe në ruajtjen e identitetit arab, përdorimit të drejtë të saj në programet arsimore, në media e institucionet shtetërore e private, studimin dhe kapërcimin e vështirësive në realitetin e shoqërisë arabe si dhe gjetjen e mënyrave efikase të mësimit të kësaj gjuhe për të huajt.

Gjatë ditëve të konferencës u shqyrtuan edhe përpjekjet e qeverive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore në mbrojtje të gjuhës arabe dhe realitetit të letërsisë në këtë gjuhë, në nivel rajonal e ndërkombëtar. Gjithashtu, pjesë e kumtesave ishin edhe çështje të tilla, si: gjuha zyrtare arabe dhe trajtimi i saj në universitete publike e private dhe roli i përkthimit në mbrojtjen dhe mësimin e saj të jo arabëve.

Sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve, princit Nahjan bin Mubarak bin Al Nahjan, ky takim i nivelit ndërkombëtar, vjen si rezultat i interesimit të vazhdueshëm të vendit të tij për të mbrojtur, forcuar dhe përhapur gjuhën arabe, duke i shërbyer kështu mbrojtjes së identitetit arab. “Mbrojtja e gjuhës arabe është detyrë islame e kombëtare, kushtetuese e domosdoshmëri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historisë së lavdishme, zhvillimit të sotëm politik, social e ekonomik si dhe forcimi i saj do të thotë forcim i marrëdhënieve me vendet fqinje, ato të rajonit dhe të mbarë botës” – u shpreh në sesionin e hapjes së kësaj konference zyrtari i lartë arab.

Sot gjuha arabe flitet nga më shumë se 422 milionë njerëz në të gjithë botën, ku pjesa më e madhe e arabfolësve janë në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Për shkak të vlerave të veçanta leksikore, sintaksore dhe ligjërimore, vitin e  kaluar, arabishtja, zyrtarisht është  bërë pjesë e UNESCO-s dhe 18 dhjetori është vendosur të jetë edhe dita ndërkombëtarë e gjuhës arabe, kjo për shkak të shtrirjes së gjerë të kësaj gjuhe në gjitha vendet e botës.

KOMEDI SPEKTAKOLARE QË ZHBIRON NË PRAPASKENAT E POLITIKËS

$
0
0

 Hashim Baftiari

Pamje nga Morri

Pamje nga Morri

Komedia “Morri” me autor shkrimtarin e shquar të letërsisë bashkëkohore kroate Ivo Breshan dhe e inskenuar nga regjisori Sulejman Rushiti jo vetëm që relaksoi publikun tetovar, por edhe e mahniti atë me vlerat letrare dhe në veçanti ato teatrale.

Teksti dramatik i  I. Breshan ruan një  tërësi kompozicionale kompakte për nga ana e fabulës së pjesës, gjë që e bën atë të ngjashme me pjesët klasike të tri shekujve të kaluar. Farsa  mbrun në vete jo vetëm skeçe e situata të shumta komike, por edhe ide të fuqishme rreth kuintesencës së veprimtarisë politike. Ajo ka për bazë intrigat që sajon mendja djallëzore e Morrit për përfitime politike të grupit të interesit që e paguan në dëm të oponentit politik. Marin Morrina, i quajtur Morr-një tip që ka qenë spiun në regjimin e kaluar dhe që vazhdon të jetë i tillë edhe tani në sistemin e pluralizmit politik. Ai është një intrigant i paskrupullt, një maher, njeri i hurit dhe i litarit- si thuhet në popull, strateg i errësirës dhe i kaosit, një kurvë qeveritare, gjithnjë gjakftohtë, kalkulues dhe nuhatës i mprehtë i situatave, programues dhe realizues i të cilave është po ai vetë. Edhepse i përbuzur dhe i urryer nga rrethi, atij s‘i bëhet vonë për këtë, ai “shikon punën, bën detyrën”…Për dallim nga Tit Zeka i cili është larguar nga puna si shef policie i qytezës, për Morrin punë ka sa të duash:”Asnjëherë s’kam mbetur pa punë, sidomos në kohën e zgjedhjeve, kur për shërbimet e mia ka kërkesë të madhe.”- i thotë ai Zekës në një rast.  Morri për tu infiltruar nëpër ambiente të ndryshme, si bie fjala te Ben Kota, që është kryetar i degës së partisë fshatare “tri herë mbush dhëmbët e shëndoshë”. Ai me  të folurën e tij, gjestet, mimikën e veprimet e ulta, përfton jo një figurë që të bën të qeshesh, por një personazh satirik që spektatorit i shkakton vetëm një rizus rasdonis (qeshje sardonike).

Morri, pas një varg peripecish më shpesh komike e rallë e tek edhe me tone dramatike nga një morr  ia arrin të bëhet kryebashkiak. Gradimi i tillë i Morrit nga të gjithë përjetohet  si gjëmë- aq e madhe është çmerritja e të gjithë njerëzve në qytezë.

Një figurë tjetër, sadopak e ngjashme me Morrin është ajo e Tit Zekës. Ai nga shef policie i qytezës tani sorrollatet rrugëve poshtë e lartë dhe bluan mllef e inat ndaj të gjithëve. Por më së shumti i vjen keq për regjimin e perënduar, në të cilin ai ua ka futur lemerinë të gjithëve. Në kulmin e dëshpërimit ai shfryen:”O nënën e socializmit, pse re para se t’ia tregoja vendin gjithësecilit!”

Bom Kuleta (në intepretim të Muzafer Etemit), kryetar bashkie është një politikan  ambicioz por dhe naiv, i mungon vetëbesimi, nuk mund të merr vendime,  është mediokër, nj kryebashkiak më shume koniunktural e aksidental se sa i merituar, rivalët politikë i shikon si armiq. I beson Morrit për të marrë edhe një mandat në bashki pa i shkuar mendja që ai është futur aty për të luajtur Kalin e Trojës. Dëshiron me çdo kusht të qëndrojë në pushtet, madje duke bashkëpunuar me një spiun me nam. Në reagimin e gruas së tij: “Ta lëmë veten në dorë të Morrit?”, Kuleta përgjigjet:” Kështu e ka politika, Dada! Kur ta do puna bën pakt edhe me djallin!”

Personazhe që spikatin me komizmin autentik e të gjallë të jetës janë dy kamerierët Shishko dhe Vili. I pari ka padron Kuletën që ka në pronësi dhe një kafene. Ai është një figurë e pastër komike, ka pretendime intelektuale:më shumë shfleton fjalorin e Kllaiçit se sa bën punën që i është ngarkuar. Mospërshtaja e fjalëve dhe e frazave me situatat konkrete në të cilat ai ndodhet dhe përdredhja e tyre  krijon komizmin e gjuhës. Kur e pyet padroni Kuleta për gruan e vet ai përgjigjet:” Është lart në shtëpi. Merret me problematikën e shtëpiakes, në kuadrin e veprimtarisë përkatëse”.

Vili (në intepretim të ?) për dallim nga kolegu i tij Shishko, është një figurë komike tepër inventive dhe e sintetizuar. Gjithçka e shikon me një dozë dyshimi e përbuzjeje. Ai është aq skeptik jo vetëm ndaj politikës, por edhe ndaj jetës saqë ka shpikur edhe gjuhën e tij me aaaa e eeee, ooooo e uuuuu… Ai, nëë lidhje me zgjedhjet lokale, Shishkos në mirëbesim me zë të ulët i thotë:” Kushdo që të fitojë, të gjithë do të humbasim.”

“Morri” i Ivo Breshan dëshmoi dhe një herë, si shumë herë në histori, mjafton të kujtojmë Apologjinë e Sokratit  të Platonit dhe Armikun e popullit të Ibsenit se, politika nuk është një veprimtari që ushtrohet nën dritën e Diellit, me rregulla të qarta, korrekte dhe e ndershme, përkundrazi është një labirint me plot absurditete, paradokse, intriga, shpifje, kurdisje, shantazhe.. e ku dinë të gjenden vetëm disa lloje njerëzish…

Autori, në këtë komedi ka vënë në lojë kur me ironi të lehtë e kur me sarkazëm therrëse një mori dukurish shoqërore si ambicien e shfrenuar për famë e pushtet, xhelozinë, smirën snobizmin e cinizmin, mburrjen e naivitetin. Ai jo vetëm që është treguar mjeshtër në thurrjen e intrigës së farsës, por edhe një skalitës i mprehtë i individualizimit të personazheve, me përjashtim të dy figurave femërore, të Ritës e Sonjës, individualizimi i të cilave nuk është realizuar në shkallën e duhur.

Regjisorit S. Rushiti i ka shkuar për dore që, nga një tekst mbase me vlera modeste letrare, të na sjellë një shfaqje teatrale me tipare spektakolare, duke shfrytëzuar arsenalin e pasur prej regjisori kërkues dhe inventiv.

 

Autori është profesor i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në Gjimnazin e Tetovës.


Ditë të pa harruara me miq nga Tirana

$
0
0

Nga: Bahtir Latifi

1

E  vështir ti shkruash fjalët nga zemra se si njeriu ndjehet në momente kur ka afër njerëz, miq ambient dhe shokë të zemrës. Jo edhe të shumta janë rastet këtu në mergim. Takime të tilla  e bëjnë botën të bukur, të dashur dhe të ngjallin shpresa e shpresa për të jetuar dhe punuar e për të mos u lodhur kurrë.

Edhe pse jeta në mërgim nuk është e lehtë, ajo lehtësohet kur ke dashurinë e madhe për Atdhe , ndjen për të dhe mundohesh të bësh dicka me mundësit që ke. Pa dyshim këtë dhëmbje e bënë të këndshme dashuria ndaj vendlindjes , por edhe miqt të cilët të rrethojn gjatë gjithë kohës në një vend të huaj siq jemi ne në Suedi.

 1

Ishte pesë vjetori i fillimit të transmetimit të radio “Dituris”, radio në gjuhen shqipe në qytetin Borås, që na bashkoj që nga viti 2008 me miqë, shokë dhe nuk na ndau kurrë nga dashuria për vendin ku lindem dhe u rritëm. Tani vazhdon të qëndroj e fortë kjo lidhje mes njëri tjetërit, mes shqiptarëve dhe qytetarëve suedez.

Për nder të këtij pesë vjetori na erdhën miq nga Tirana, që na nderuan, na respektuan dhe i dhanë hijeshi dhe atmosferë të këndshme qytetit ku jetojnë një numër bashkëatdhetarësh.

Një nder për të gjithë ata sepse miqtë duhen por edhe na duan, andaj ku do që ka musafir të tillë, ata madhështojn gjithcka.

Viron Kona dhe Petrit Xhaja ishin ata që na nderuan kësaj radhe.Vironi na nderoj edhe disa herë të tjera. Ai, jo vetëm se na nderoj ne si shqiptarë por nderoj edhe qytetarët suedez me promovimin e librit të tretë të tij kushtuar bashkëatdhetarëve shqiptarë si dhe qytetetarëve  të Borås së fundi me librin “Zonja nga Borasi”.

Sa kënaqësi për ne që kemi njerëz të tillë që na e zbardhin fytyrën me vepra të tilla, si për ne po ashtu edhe për miqt suedez që nuk na u ndan si para luftës, gjatë saj dhe deri në ditët e sotme me të mirat e pa numërta.

Gjat ditës së përvjetorit të pestë të radio “Dituria”, u kënaqëm së bashku me shumë musafir të cilët ishin prezent. E tëreë dita kaloj me  promovime librash, shkëmbim mendimesh, biseda të ndryshme si dhe takime të cilat ishin edhe për herë të parë fizikisht nga shumë prej tyre që u takuan. Ata vetëm komunikuan për mes adresave elektronike deri në atë ditë.

Këtë madheshti din vetem miku im Sokol Demaku ta bejë si gjithëmonë me bashkatëdhetarët tjerë që din për të punuar, hapur rrugë të reja për suksese të reja që i shërbejn vendit dhe gjithë shqiptarëve.

Në këtë ditë nderi ne kujtuam edhe me një mik të paharuar por që ai nuk ishte në prezencën tonë atë ditë. Ai është Murat Gecaj nga Tirana. Prof.Murati një vitë më herët vizitoj qytetin  Borås. Nga ajo vizitë ne u ndam dhe përjetuam momente shumë të mira. Takuam shumë miqë suedez ku vet prof. Murati shprehte mirënjohjen e tij për pritjen që suedezët i bënë atij dhe kolegëve të tij për here të parë në Suedi.

Siq thash prof. Murati nuk nuk na shoqëroj kësaj here me prezencen e tij, por ai na shoqëroj me librin e tij kushtuar bashkëatdhetarëve shqiptarë si dhe qytatarëve nga qyteti  Borås me librin “Me Zemër në Vendlindje”.

E falenderojmë të nderuarin prof. Murat  Gecaj për vizitën që na e bëri vitin e kaluar por edhe për librin që tani ia kushton bashkëatdhetarëve shqiptarë dhe qytetit Borås.

Një ditë më pas, musafirë nga Tirana dolën në një sheti në qytetin  Borås dhe deri në Ulricehamn, në një qytez e vogël jasht Borås duke u mahnitur me bukuritë e këti vendi. E tërë dita kaloj duke biseduar, duke marr fotografi në cdo qosh dhe në cdo vend. Kështu kaloj një ditë e bukur me plot ndjenja të paharruara dhe qaste impresionuese së bashku.

Në fund të ditës nga mbrëmja, darkuam në një restorant të gjithë së bashku dhe bëm plane për një ditë të re.

Sadullah Zendeli-Daja kishte bërë një ftesë që ta vizitojmë atë me miq nga Tirana atje ku ai jeton në Fjärestaden të Öland në lindje të Suedisë.

Vironi dhe Petriti së bashku edhe  ne mezi prisnim që të vie e nesërmja për tu nisur për atë rrugë. Mirë, mbaroj darka, mbaroj edhe plani për te Daja se si do e bëhet.

 U ngritem nga aty i dërguam me Sokolin në Hotel ku edhe ata ishin të vendosur për aq ditë sa ata do të qendronin në Suedi .

Mirëupafshim miq deri neser u përshendetëm duke u larguar nga Hoteli, për tu takuar të nesërmen e për tu nisur drejt Öland. Nata sa ishte e gjatë kur në mendonim se do të jetë dicka interesante një vizitë në një vend që kurrë më parë nuk kishim qenë.

Të nesermën në mëngjes morëm rrugën drejt Öland, dukeshin të gjitha fëtyrat të buzqeshura, kur dinim se do të takohemi me një mik të madh dhe do ta vizitojm një vend që për veq Sokolit ne nuk kishim qenë kurr më parë.

Gjatë gjithe rrugës biseduam për Suedin, pasi që Vironit dhe Petritit u interesonte të dinin më shumë. Ata u mahnitën me bukurit suedeze. Me mikpritjen, kulturën si dhe gjithcka cka ata përjetuan. Më interesante ishte për Petritit se sa për Vironi, pasi që Vironi ishte hera e tretë që kishte qenë në Suedi dhe ai tani më u mësua dhe përjetojë shumë cka të bukur.

Me të arritur në Öland pas disa orë vozitje me veturë, kaluam mbi Urën e cila njihet si njëra ndër Urat më e mdha në Europë, ishte për tu cuditur e gjithë ajo gjatësi e vendosur mbi ujë, me shtyllat e saj nën ujë të vendosura.

Edhe pse ishim në vetur, përpiqeshim të bënim fotografi ashtu si mundeshim, nga kureshtja se si mundë të qëndroj gjithë ajo peshë me një gjatësi  aqë të gjat me kilometra .

Veturatë kaloni mbi të njëra pas tjetrës edhe pse ishte një ditë vikendi.

Pasi kalum Urën , arritëm në Fjäestaden, në vendin ku edhe Daja banonte me familjen e tij.

Në shikim të parë pamë e gjithë pasurinë e Dajës nga jashta, që kishte bërë gjatë kohës që kur kishte ardhë në Suedi, para tridhjetë e pesë vitesh.

Aty kishte një restorant, në të dy anët kishte vendosur dy flamuj shqiptarë, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Restoranti quhej “Shqiponja”. Ishte një ndjenjë e këndëshme kur pamë dy flamujat që na përfaqesonin shtetet tona shqiptare.

Daja, del i buzëqeshur duke u përqafuar me një nga një, duke  uruar mirëseardhje.

U futem mbrenda në katin e dytë ku edhe banonte, aty pari qendronte zonja e Dajës, e cila po ashtu na uroj mirëseardhje.

Me të hyrë në banesë, në shikim të parë një pjesë e biblotekës së Dajës siq na tregon ai vetë më vonë .

Nuk donim as të ulemi nga habija se sa kishte libra në raftet ku kishte vendos nga më  të ndryshmet, me qindra libra. Pastaj edhe studioja ku ai kalonte të shumtën e kohës duke punuar, shkruar, lexuar.

Filloj biseda dhe Daja tregon ardhjen e ti në Suedi qysh si i ri. Tregon edhe për vendin ku ai jeton, respektivisht pjesen Lindore të Suedis Öland.

Qendruam një kohë aty, bisedë pas bisede të këndshme mes njëri tjetrit, u ngitëm dhe shikonim prap në biblotekën e Dajës duke marr fotografi me një buz gazi nga të gjithë. Daja sa me gëzim përjetonte këtë takim.

Ai na tregonte si punon, sa kishte punuar më herët si dhe për punën e tij në vazhdim duke mos u lodhur edhe pse i kishte mbushur gati të tetëdhjetatë.

Fliste për Shkollën e parë shqipe që kishte hapur aty afër në vendin Nybro, fliste për fjalorin e pareëSuedisht-Shqip, fjalorin e dytë , të tretë si dhe tani fjalorin e katërtë që po thuajse kishte përfunduar me 35.000 mi fjalë, shumë tutuj librash që kishte botuar deri më tani.

Kështu kaloj një pjesë e kohës në shtëpin e Dajës duke na rrëfyer për histori të ndryshme në jetën e tij.

Nga këtu morëm rrugën dhe u nisëm drejt një qyteti  tjetër Borgholm ku Daja deshironte të na tregonte dicka interesante. Ishte jo larg nga aty, nuk vonuam  arritëm tek aty ku dërshironim.

Një  vend me shumë vlerë, interesant. Pam pushimoren e Mbretërisë suedeze,  Kështjellën e Mbretërisë, si dhe Birgita e Shenjtë suedeze siq e quajn edhe vetë suedezët.

Vendi shumë turistik, tregonte Daja.

Sa flisnim por edhe merrnim fotografi me njëri tjetrin.

Të qendrosh në vende të tilla ishte shumë domethenëse dhe emocionuese. Po  ashtu edhe me një njeri sic ishte Sadullah Zendeli –Daja.

Shetitëm në Borgholm, Daja fliste dhe ne dëgjonim me kurreshtje për këtë vend ku ishte i vizituar nga shumë turistë coft suedez por edhe të huaj në sezonin veror.

Atë ditë edhe pse ishte me diell, bënte shumë ftoftë pasi që ishte vend bregdetar. Frynte një erë që dikur mezi prisnim të ikim për të Daja e për të na rrefyer për gjëra të ndryshme siq din ai. Ikëm shpejt në vetur arritëm te shtëpia, hym në restorant i cili gjendej në katin e parë të shtëpisë  për të drekuar thot Daja .

Bisedat nuk ndalonin, kurreshtar edhe për punën në Restorant ku punonin Ismeti, djali i madh i Dajës si dhe disa të tjerë.

Ulemi aty bëmë porosin.

Nuk vonoi na e solli Ismeti porosin  i cili punonte plot tridhjetëvjetë me këtë punë.

Prej se kishin hapur, ai ishte aty me musafirë. Ismeti tregon se gjatë verës ka shumë punë sa që mezi arrin ti perballoj musafirët, por vullenti i madh për punë ,i tejkalon edhe vështerisit kur do që paraqiten ato. Kishin të ardhura familjar të mira dhe të gjithë ishin afër shtëpisë dhe së bashku gjatë gjithë kohës po thuajse.

Ndiheshim si në shtëpit tona, me një mikëpritjetradiocionale, shqiptare.

Tani nga këtu ftesa erdhi nga zonja e dajës për kafe lartë në katin e dytë, u ngritem, pim kafe biseduam sa që dikur nuk dinim të leviznim aqë mirë që ndiheshim . Dikur vonë kërkuam lejen dhe u larguam nga aty duke u përqafuar ,duke uruar njëri- tjetërit shendet dhe jetë të gjatë.

Kështu kaloj me urime ndarja nga ai takim miqësor i ngrohtë dhe i pa harruar me mikun e madh të shqiptarëve në Suedi, Sadullah Zendeli Daja .

Mbeti edhe një ditë me miqë pasi që të nesërmen kishin për tu kthyer në Tiranë.

Dita e fundit kalon në qytetin përë rreth Borasit. Në Biblotekën e qytetit, në Bashkin e Borås, në vendin  ku eshtë vendosur ”PINOKIO”, parkun me emrin Anna  Lindh, ish ministre e punëve të jashtme e Suedisë që kishte një zë të lartë për ta ndihmuar Kosovën para luftës, studion e radio ”Dituris” dhe disa vende tjera

Keshtu përfundoj vizita katërë ditëshe me musafirët nga Tirana në qytetin Boras.

Urojm që takime të tilla të kemi sa më shpesh që të jemi sa më afer njëri tjetërit, coft në mërgim apo edhe në vendlindjen tonë.

Musafirët ikën duke i uruar rrugë të mbarë dhe shëndet në jetë si dhe suksese në punën e pa lodhëshme të tyre së bashku me miqë e kolegë tjerë shqiptarë në Tiranë.

NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDI

$
0
0

Sokol Demaku

1

            NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDI

          Poezisë jepi rrugë, le të udhetoj si ajo do e di, vargjet janë mrekulli e jetës, mbase ato janë shpirti i poetit dhe ndjenja e zemrës që ai shprehë për jetën. MaNifestimi i sotëm në Borås të Suedisë filloi më këtë moto organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås dhe Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, në të cilën pos anëtareve të QKSH Migjeni, ishin edhe anëtarët të ShShAKShS , mysafirë të tjerë si dhe dy mysafirë të Bibliotekës së qytetit Båros nga Durrësi respektivisht nga Biblioteka e këtij qyteti zonjat Flora Dervishi drejtoreshë dhe pedagogia e kësaj biblioteke Alketa Spathi.

          Ditë më parë këto ishin mysafirë në Fjärdingskolan në Borås ku me këtë rast ato takuan fëmijët shqiptarë, që vijojnë mësimet në këtë shkollë si dhe personelin e  shkollës në fjalë, mësues suedez të cilët punojnë më këta fëmijë. Ishte një kënaqësi e vertëtë thonë mysafiret nga Durrësi takimi me pedagog suedez, por ishte shumë mbersëlënës takimi me fëmijët shqiptar të cilët ishin në numër shumë të madh në këtë shkollë. Flora thotë se është për cdo lavadatë puna e atyre pedagogëve me fëmijë në atë shkollë e cila thotë ajo është shembull se si duhet punua në një shkollë, por aq më tepër kujdesi i shtetit dhe respekti për njeriun që ishte pjesë e jetës dhe punës së këtyre pedagogëve. Kushte ideale për jetë dhe punë për fëmijët kjo është një e arritur shumë e madhe për ketë vend nordik, por edhe më impresionues fakti se edhe i huaj këtu ndihet vendas, pra nuk ka dallim nga suedezi sa ne arritëm të verejmë ketu.

          Një bibliotekë shkollore me një tirazh titujsh në suedisht por cka na la përshtypje shume të madhe thotë Alketa ishin raftetet me libra në gjuhën shqipe në bibliotekën e kësaj shkollë e që mësuam se ka diku mbi 200 tituj në shqip e që ndoshta na thanë se është edhe e vetmja bibliotekë shkollore me literaturë të mjaftueshme në shqip për fëmijët shiqptar këtu, falë punës së palodhshme të anëtareve të QKSH Migjeni.

          Pasditja ishte rezervua këtë ditë, datë 13 shtator 2013 për një vizitë tek nikoqiri Biblioteka e qytetit Borås. Kjo ishte një vizitë ngase ka kohë që nga udhëheqja e bibliotekes në Borås në durrës kishte arritur një ftesë për këtë vizitë në mënyrë këto dy biblioteka të zhvillojnë një bashkëpunim në të ardhmen në lamin e punës së kompletimit të repartitt ë literaturës në shqip me tituj të ri botimi nga Shqipëria. Me këtë rast u vizituan të gjitha repartet e kësaj biblioteke në përcjellje të punëtoreve të saj dhe me spjegime dhe informacione konkrete për punën që behët dhe si bëhet në bibliotekat e këtij shteti Nordik ku libri zenë një vend të rënësishëm në jetëne qytetareve të tij. Në këtë bibliotekë në bazë të informacioneve që dhanë punëtorët morem vesht se ka mbi 300000 libra me mbi 1500 lexues në ditë dhe me një fond të mjaftueshëm librash në Gjuhën shqipe, me synim që ky fond në të ardhmen edhe të rritet.

          Mysafirët nga Durrësi nga durrësi i dhuruan kësaj biblioteke 20 tituj të ri në Gjuhën shqipe si dhe 10 tituj përfëmijë me përralla dhe peozi për fëimjë. Ishte impresionues takimi i mysafirëve me prindër suedez të cilët me fëmijët e tyre ishin në repartin e fëmijëve.

Çdo dhuratë e vërtetë nuk është dhe nuk mund të jetë dicka tjetër pos një simbol dashurie, një simbol që gjallëron jetën e kështu edhe këto libra thonë miket nga durrësi besojmë se do jenë një symbol bashkëpunimi mes dy bilbiotekave të këtyre dy qyteteve.

           Dita e dytë e qendrimit të zonjave nga Durrësi ishte madheshtore sepse nga ana e QKSH Migjeni në Borås dhe Shoqata e shkirmtave eshqipra në Suedi në Shtëpinë e cultures në Borås ishte organziua një takim poetik, me poetë, shkrimtarë dhe intelektual shqiptar ku temë boshte ishte Ndikimi I letërsisë tek fëmijët shqiptar nbë megrim e ku ligjëruese ishte

Flora  Dervishi.

          Kjo temë zgjoi intersim të të pranishmit dhe ishte një frymëzim për mësuesit dhe prindërit shqiptar në mëgrim.

Më këtë rast mysafiret nga Durrësi për femijët shkollar shqiptar në mërgatë konkretisht këtu në Suedi kishin sjellurë dhurata të cmuera konkretisht një bagazh të madh me libra në shqip të cilat iu ndan shkollave në shtatë qytete Suedeze. Kështu nga 15 tituj me libra për fëjmijë dhe të rinj iu dhuruan qyteteve: Uddevalla, Halmstad, Skene, Göteborg, Ängelholm, Stockholm, Falkenberg, Varberg.

          Sipas fjalëve të zonjës Flora Dervishi mësuam se ky aksion për kompletimin e shkollave me literaturë shqipe në qytet suedeze do vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se pritet një bashkëpunim më I dukshëm në këtë drejtim edhe me Shoqatëne  shkrimtarëve shqiptar klëtu si dhe me QKSH Migjeni dhe shoqata tjera shqiptare.

          Por është shumë vlerë të permendet se poetja shqiptare Teuta Sadiku. Me punë dhe banim në Greqi para ca ditësh në Borås nxorri në dritë librin e saj të parë me poezi me titull” Kronikë e qytetit tim” ku i gjithë botimi më dëshirën e autores iu dhurura bashkeardhetarëve në Suedi dhe nxënësve në disa shkolla këtu.

          QKSH MIgjeni si dhe shoqata e shkrimtarëve shqiptar në Suedi në krye me kryetarin Hysen Ibrahimi e falenderon nga zemra poetën për këtë dhuratë.

Manifestimi i sotëm këtu filloj me leximin e peozisë së poetit suedez Karl Nodström Ata dhe ne” , ”Dem eller Vi” nga qyteti verior Renea të cilën poezi ai ua kuhston mërgimtarëve të parë shqiptar ikur nga vendi i tyre Kosova në kohën luftës. Ishte mjaft prekës recitimi fantastik i së res Saranda Iseni anëtare e kryesisë së Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi.

          Ky manifestim  vazhdoj me prezentmin e punës së anëtarëve të krysisë së shoqatës së shkrimtarëve si dhe falendertim in e disa prej tyre per kontributine  edhënë në ruajtje  dhe kutivimine  gjuhës dhe kulturës shqiåer në mërgatë. E këtu duhet përmendur zotni Hysen Ibrahimin, Fetah bahtirin i cili dhe festonte 70 vjetorin e jetës, pastaj Sadulla Zendeli- Daja dhe veprimtarja e madhe Qibrije Hoxha.

          Ky program vazhdoi me tingujt e muzikës së orekstrit të Robert Hotit, i cili për nderë të punës dhe kontributit të madh të të përmendurëve konkretisht Krytartit të shoqtës, Husen Ibrahimi, i cili për 25 vite me radhë ishte radhitur në ballë të aktiviteteve kombëtare në mërgatë.

Ne keta veprimtar i urojmë, dhe u deshirojmë suksese edhe me të medha në të ardhmen.

RAIMONDA MOISU U ZGJODH KRYETARE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

$
0
0

1

Stamford, Connecticut- Të shtunën me 14 shtator, në mesditë, në një nga sallat e Librarisë të qytetit Stamford në Connecticut, organizoi takimin zgjedhor Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, që ka për president nderi, themeluesin e saj, Shkrimtarin Gjekë Marinaj, president Adnan Mehmeti dhe për mandat është udhëhequr nga kryetari  Dalan Luzaj.

Në takim ishte i ftuar edhe Prof. Dr. Selman Sheme, i ardhur në SHBA me ftesë të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra për të promovuar librat për Camërinë të shkruar prej tij.

Në këtë takim u bënë dhe tre anëtarësime të reja në radhët e shoqatës; Dr. Yllka Filipi, Aristotel Mici dhe Artur Vrekaj.

Takimin e ka hapur shkrimtari Mhill Velaj, i cili u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe ka prezantuar të ftuarit. Takimin e ndoqi Gazeta Dielli me anë të editorit Dalip Greca dhe Adem Belliu, president i Televizionit Kultura Shqiptare.

Presidenti Adnan Mehmet ka përshkruar rrugën dy vjecare të shoqatës për, prurjet letrare të anëtarëve të Shoqatës, duke vecuar më të suksesshmit. Ai sqaroi se ky takim vjetor ishte planifikuar që të organizohej në 100 vjetorin e lindjes të filozofin dhe mdndimtarit Isuf  Luzaj,  Nderi i Kombit, c’ka ishte paramenduar edhe zhvillimi i një Simpoziumi me studiues edhe nga Shqipëria, por problemet teknike  për marrjene  vizave nga referuesit bëri që simpoziumi të shtyhej në një kohë tjetër.

Më pas presidenti Mehmeti kujtoi të pranishmit se Shoqata nderon në shkallën më të lartë, me plot mirënjohje, themeluesin e saj, poetin  Gjekë Marinaj. Librii i tij më i fundit sapo është promovuar në Bukuresht.Marinaj mbanë Gradën Doktor i Shkencave në Letërsi.

Po ashtu, z. Mehmeti falenderoi poetin Dalan Luzaj, që e drejtoi shoqatën për dy mandate radhazi. Fjalë përgëzuese tha presidenti Mehmeti edhe për liriken e shquar të Letërsisë Shqipe, poeten  Iliriana Sulkuqi, e cila ishte në poziconin e nëkryetares së Shoqatës. Kontribut të vecantë dha edhe Shkrimtari Mhill Velaj në postin e nëkryetarit së bashku me Kostaq Dukën.

Në kronikën e veprimtarive të shoqatës, Adnan Mehmeti renditi:

-Konkursi letrar “Pena e Artë” për vitet 2010-2013;

-Edicioni i dytë –Dita e Librit shqip në formën e një panairi(23 Maj 2010 në Bronx)

-Një sesion Shkencor në nderim të 100 vjetorit të Nënë Terezës së bashku me Federatën Panshqiptare të Amerikës, VATRA (Stamford)

- Po në bashkëpunim me Vatrën u organizua një akademi përkujtimore për Prof. Peter Prifti(16 nëntor 2010 në Bronx)

-Në Dhjetor 2010 u organizua takimi vjetor i Shoqatës në bibliotekën e Neë Yorkut

-Me 2 prill 2011 u festua me madhështi 10 vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.

-Veprimtari festive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë e shoqatës në Alendalle NJ

Presidenti Mehmeti përmendi edhe festat promovuese të librave të anëtarëve të shoqatës.

Kryetari Dalan Luzaj, në hyrje të fjalës së tij tha: Sa herë që shoqata do të festojë përvjetore apo festa librash ne do të përshëndesim me respekt, krijuesin e kësaj shoqate, poetin Gjekë Marinaj. Ai evidentoi faktin e rritjes së shoqatës dhe përmendi suksesin e arritur nga shkrimtari i talentuar Ramiz Gjini, fitues i Cmimit Kombëtar “Pena e Artë” për gjininë e romanin. Po ashtu vecoi suksesin e poezisë së Gjekë Marinaj, duke e cilësuar si biblën e poezisë shqipe. Luzaj vlerësoi krijimtarinë e Petraq Pali, Rozi Theohari, Albana Melyshi, Kostaq Duka, Shpresa Vranari, Kozeta Zylo, Raimonda Moisiu, Mhill Velaj, Pal Ndrecaj, Fatjon Pajo, Pandeli Simsia e të tjerë.

Duke analizuar aktivitetin e shoqatës Luzaj tha se me shpërndarjen e saj në të gjithë shtetet e Amerikës, ka qenë e vështirë mbledhja bashkë, ndërsa ana finaciare, po ashtu ka qenë një arsye që e ka ulur shkallën e veprimtarive.

Posti i kryetarit, tha ai, është një obligim, por kryetari është një nga anëtarët, është një nga”ne”, s’është kryetari stimulus i anëtarëve, as mësonjësi i tyre. Këtë post ka mundësi që ta provoi secili prej anëtarëve pasi ai është i ndërrueshëm cdo dy vjet. Suksesi krijues i secilit anëtar të shoqatës përbën gëzim për secilin. Në këtë shoqatë jemi me dëshirën dhe vullnetin tonë, nuk na detyron kush, por duke qenë bashkë i ndajmë së bashku gëzimet e krijimtarisë. “Karatin”, ia ngre secili prej nesh vetes, tha Luzaj, duke komentuar rëndësinë e vlerave krijuese. Më pas ai diskutoi për vështirësitë financiare që has shoqata në organizimin e veprimtarive të saj. Përsa i përket shtimit të anëtrësisë , ai theksoi faktin se shoqata nuk i ka të mbyllura dyert, cdo krijues është i mirëseardhur.

Prof.dr Skënder Sheme ka përshëndetur të pranishmit dhe ka vlerësuar rëndësisnë e jashtzakonshme të diasporës shqiptare në Amerikë dhe rolin e saj historic në Lëvizjen Kombëtare , përfaqësuar me Federatën Panshqiptare të Amerikës e deri në ditët e sotme. Vecmas ai është ndalë në rolin e figurave të ndritura të Camërisë dhe kontributin e  tyre Lëvizjen Kombëtare. U ndal në mënyrë të vecantë edhe në figurën e poetit të Baldës Came, shkrimtarit Bilal Xhaferri, që një pjesë të veprimtarisë e kreu në SHBA. Profesor Sheme u ndal edhe në zhvillimet e sotme të cështjes came.

Studiuesja dhe shkrimtaja Dr.Yllka FILIPI, solli për të pranishmit qasjen mes strukturës së kantikës së parë të “Komedisë Hyjnore”, “Ferri” (Dante Aligeri), strukturës së “Vargjeve të lira” e “Novelat e qytetit të veriut” (Migjeni), si edhe strukturës së variantit të përpunuar të veprës “Pallati i ëndrrave” (Ismail Kadare.) Ajo sqaroi se baza e  këtij misioni krahasimtar ka nisur nga pikëtakimet e vetëdijshme të Kadaresë me Danten dhe remineshencat instiktive  të Migjenit me Ferrin dantesk. Analogjitë mes botës infernale danteske dhe asaj kadareane janë tashmë një përfundim i konsoliduar nga autori i cili e konstaton një gjë të tillë. Kadare e pohon tundimin  nga ferri dantesk, ndërsa Migjeni konstaton ferrin shqiptar.Argumentet për ndriçimin e kësaj teze i  konfirmon hulumtimi ndërtekstor në gjetjen e paraleleve si edhe i mbështet këndvështrimi i kritikës së deritanishme mbi këtë autor. Analogjitë mes Dantes dhe Migjenit janë parë si instancë e realiteteve që përsëriten gati njësoj pas pothuajse 7-shekujve diferencë në ekzistencën e jetëve zinxhir, në komunikimim telepatik mes tyre. Ky hulumtim krahasues është përpjekja e parë deri më tani në letrat shqip, për të përcaktuar nivelin dhe thellësinë e ndikimeve të Migjenit dhe Kadaresë nga vepra e Dantes. Interpretimi i veprave të të dy autorëve shqiptarë do t’i referohet këndvështrimeve danteske të cilat i përshkojnë ato përtej niveleve gjuhësore nëpërmjet një komunikimi superior, tejet të veçantë me bazë Ferrin, sipas metodologjisë së punimit. Ndërmarrja e kësaj teze synon hulumtimin në strukturën e kantikës së parë të ferrit të Dantes dhe gjetjen e pikave të përbashkëta me veprën e Migjenit për Ferrin shqiptar të viteve’30 dhe me veprën e Kadaresë për Ferrin modern, duke krijuar kështu në mënyrë të plotë edhe profilin letrar të dy autorëve shqiptarë. Personaliteti i 3-krijuesve reflektohet mbi veprat e tyre si të vetmet burime informacioni të pakontestueshme mbi botën infernale, duke u lexuar vertikalisht. Rrafshet paralele jemi përpjekur t’i heqim mbi afritë ekzistente që përcjell strukturimi i ideve, teknikave, vizioneve të cilat na shpien drejt thellësive arkitekturore mes teksteve.

Përshëndetën takimin: Shkrimtari Pandeli Simsia, Dalip Greca- editor i Diellit, Artur Vrekaj, studuesi dhe shkrimtari Aristotel Mici.

Në fund u bënë edhe zgjedhjet për kryesinë e re të Shoqatës, duke u bazuar tek anëtarët prezent dhe ata që ksihin dhënë vlerësimet e tyre përmes emaileve.

Kryetare e Shoqatës u zgjodh shkrimtarja Raimonda Moisiu, e cila sipas rregullave të shoqatës përzgjodhi edhe kryesinë: Nën/Kryetar Pal Ndrecaj, Sekretare- Yllka FILIPI, anëtarë të Kryesisë- Sabina Veseli dhe Ramiz Mujaj.

Kryetarja e sapo zgjedhur, zonja Raimonda Moisiu falenderoi shoqatën për besimin që i dhanë dhe premtoi se më mbështetjen e anëtarëve  të Shoqatës dhe angazhimin e kryesisë do ta kryente me pasion e vullnet detyrën.

Në fund u shtrua një kokteil i pasur me ushqime.

* Burimi: Gazeta Dielli

Kujtim Laro, një emër i madh i muzikës shqiptare

$
0
0

 Kujtesë e një bashkëbisede me kompozitorin e shquar shqiptar

Shkruar nga Viron KONA

1Kujtim Laro (1947-2004) mbetet një emër i madh i muzikës shqiptare, një emër i dashur dhe i respektuar në ushtri. Unë e njihja edhe si mik, si shok e bashkëqytetar të Vlorës.

Kujtimi lindi dhe kaloi fëmijërinë në Vlorë. Prindërit e tij nuk ishin muzikantë, por njerëz të thjeshtë, me botë e me shpirt të madh. Babai, shofer, pati shumë besim në të ardhmen e Kujtimit, kurse nëna edukoi tek i biri ndjenjën e dashurisë për të mirën dhe të bukurën. Ishte pastaj Vlora, me historinë, traditat dhe njerëzit e  saj, me bukurinë dhe peizazhin e mrekullueshëm, që ngacmuan dhe nxitën te Kujtimi frymëzimet e  para. Në fillim, mbase një fërshëllimë e lehtë nëpër buzë apo një melodi e thjeshtë, që harmonizohej me valëzimet e  detit të kaltër, me shushurimën e ullishtave, limonëve, portokajve, dhe, më pas, pjesëmarrja në koncertet e fëmijëve vlonjatë, që përvijuan rrugën e tij krijuese.

Mbase ishte malli për fëmijërinë dhe vendlindjen, arsyeja që, kur e pyeta Kujtimin për fillimet e krijimtarisë së tij, ai me sy të malluar e të qeshur, nisi të më përgjigjet jo me fjalë, por duke kënduar nën zë:

 

“Si një nuse e stolisur,

Me ullishta je qëndisur,

Thellë në gropë, je o Vlorë,

Rrethe  rreth si kurorë.

Dhe, me pikënisje Vlorën, me një ëndërr të bukur në shpirt, Kujtimi mori udhën për në “mbretërinë” e muzikës. Një stacion ishte Liceu Artistik, më pas Instituti i Arteve, disa vjet redaktor për muzikën në Radio Tirana dhe pastaj jeta dhe veprimtaria krijuese  e Kujtim Laros u lidh pazgjidhshmërisht me Ushtrinë Shqiptare.

Në pamje të parë, të krijohej përshtypja se ushtria do ta mbyllte në botën e saj dhe do t`ia kufizonte mundësinë për të shkruar vepra të mëdha muzikore. Por jo. Nuk do të ndodhte kështu. Për këtë, mbaj mend se Kujtimi më tha me sinqeritet:

“-Ushtria më dha mundësinë të shohë dhe të njohë vendin tim pëllëmbë për pëllëmbë, që nga Vermoshi në Konispol. Natyra shqiptare më ka frymëzuar vazhdimisht me epikën dhe lirikën, me dramën e vetë. Ushtria dhe njerëzit e saj, më kanë ngarkuar gjithmonë me emocione, më kanë nxitur për të krijuar vepra të bukura”.

Dhe, prej “pozicionit “ të tij ushtarak, si udhëheqës artistik i ish Ansamblit të Ushtrisë dhe më pas, udhëheqës i trupës artistike të Ushtrisë për më se 27 vjet, Kujtim Laro formoi emrin e vet, veprën e tij madhore.

Faqet e këtij shkrimi janë të pamjaftueshme për të mbajtur në brendësinë e tyre të shkruara: 5 poema simfonike, 2 koncerte për violinë, variacione për violonçel e orkestër. Këto vepra, së bashku me poemën e gjashtë simfonike “Akropol 2000”, janë ekzekutuar nga orkestra simfonike e Radio Televizionit, Teatrit të Operës dhe Baletit, e Ansamblit të Ushtrisë dhe nga të gjithë orkestrat simfonike  të rretheve. Këto pjesë muzikore të shkëlqyera janë vazhdimisht në repertor.

Tingujt e tyre shoqërojnë si pa kuptuar jetën e mijëra  e mijëra njerëzve, krijojnë gjendje dhe ndjenja të forta emocionale, japin vazhdimisht ato kënaqësi estetike që mund të japin vetëm veprat e vërteta të artit.

Kurrikulumi i kompozitorit Kujtim Laro vijon me muzikën e dhomës, ku pjesët muzikore janë ekzekutuar nga instrumentistët më të mirë shqiptarë, por edhe nga instrumentistë të njohur gjermanë, austriakë, amerikanë. Dhe, s`janë pak: 3 improvizo për violonçel solo, koncerti për violinë e instrumente druri, trio për piano, violinë, violonçel, kuartet harqesh, duo për zë e violë…

Kam dëshirë që të shkruaj për të gjitha veprat muzikore të këtij personaliteti të muzikës shqiptare, por ato janë aq shumë, saqë është vështirë të përmenden të gjitha. Ja, tashmë më vijnë përpara, si në një ekran të madh valë – valë, muzika e filmave shqiptarë, filma të cilëve Kujtimi u dha shumë nga vetja, nga shpirti, emocioni dhe frymëzimi i tij. Është kjo arsyeja që, ne që kemi parë këta filma, kemi ndjerë menjëherë dëshirën të këndojmë nën zë tingujt muzikorë aq të bukur, aq të dashur. Kështu na ka ndodhur me filmat muzikuar nga Kujtim Laro: ”I teti në bronz”, ”Ja vdekje ja liri”, ”Në fillim të verës”, ”Nusja dhe shtetrrethimi”, ”Vendimi”, ”Rrugicat që kërkonin diell”, ”Përjetësi”, ”Gurët e shtëpisë sime”, ”Guna përmbi tela”…

Një mbret quhet i kurorëzuar atëherë kur i vënë në kokë kurorën dhe i japin në dorë spektrin. Janë 35 filma shqiptarë që i ka kurorëzuar, i ka stolisur me bukuri të pasosur, muzika brilante e Kujtim Laros. Ai u ka dhënë atyre madhështinë. Të rinjtë e sotëm, mbase nuk kanë arritur t`i shohin të gjithë këta filma. Ata janë me të vërtetë të bukur, dhe, them se bukurinë atyre ua shton aq shumë muzika e kompozitorit Kujtim Laro. Kujto muzikën te “Udha e shkronjave”, atë lajtmotiv muzikor me mërmërimën që shoqëron filmin, të cilën e këndon vetë Kujtim Laro; “Nëntori i dytë”, “Partizani i vogël Velo”, “Lulëkuqet mbi mure”… Muzikë që të drithëron shpirtin dhe zemrën, të bën të ndjesh të gjallë epikën dhe lirikën, gurgullimën e jetës, gëzimin, ndjenjën e shpresës dhe besimin, por edhe dramën shqiptare. Në këtë muzikë është Jugu, është Veriu, aty është e gjithë Shqipëria, pëllëmbë për pëllëmbë. Në muzikën e këtij kompozitori  jehon shpirti i atdheut, aty është fusha dhe mali, lumi dhe deti, aty është oqeani.

Pjesëmarrës në festivalet e Këngës në Radio e Televizion, që nga i dhjeti e deri sa Kujtim Laro jetoi, gati të gjitha këngët e tij janë vlerësuar me çmime të para, të dyta dhe të treta, janë interpretuar nga këngëtarë të mëdhenj: Vaçe Zela, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Alida Hisku, Adriana Ceka, Pandi Zguro, Alma Bektashi, Myfarete Laze… Bashkë me emrat e këngëtarëve na vijnë të freskët tingujt dhe muzika e këngëve   “Gjurmë Gjaku”,   “Buka  e duarve tona”,   “Në çdo zemër një herë troket”,   “Zhgënjimi”,   “Djepi i trimërisë”…

Në vitet e  rinisë sonë, por edhe tani, kur e dëgjojmë këtë muzikë ndjejmë të na mbushet shpirti, ajo na çlodh, na zbut streset, na lehtëson dhembjet, që jo pak janë shtuar në vitet e këtij tranzicioni të gjatë e si të pafund…Ndërsa lundrojmë në “oqeanin” muzikor të Kujtim Laros, sjellim ndërmend kantatat për kor e solistë, balada për Ismail Qemalin, balada për Selam Musanë, veprat koreografike që janë plot 16 dhe të gjashtëmbëdhjeta të vlerësuara me çmime të para. Dëgjuesve të muzikës, ma merr mendja se, u kujtohen mirë: “Do shkoj me trimat e malit”, “Bilbilenjtë trembëdhjetë”, “U rritëm me lirinë”, “Me shpatë në dorë”…

Mbaj mend se, në atë bashkëbisedë me të madhin Kujtim Laro, teksa sillnim ndërmend tingujt e këtyre veprave muzikore, Kujtimi me sytë plot dritë dhe si nën buzë zuri të  këndojë:

 

“O ju trima kapedanë,

Më thanë zogën e vranë,

Po ku u vra zoga,

Fluturoi shqiponja.”

-Të lutem, edhe një këngë tjetër, – iu luta atëherë  me shpirt.

Dhe Kujtimi vazhdoi:

 

Dhe në rënçim ne nuk vdesim,

Ne do rrojmë sa rron liria,

Tokë e dashur, je e jona,

Është e jona Shqipëria.

Lexuesi ushtarak duhet ta dijë se të gjitha këngët rreshtore janë kompozuar nga Kujtimi dhe janë ekzekutuar nga Ansambli i Ushtrisë: “Jemi tankistë, jemi shqiponja”, “Himni i shkollës së bashkuar”, që kanë vite që ekzekutohen nga studentët e kësaj shkolle të mirënjohur. “Himni i Divizionit të Kukësit”, i cili gjatë Luftës së Kosovës, krijoi emocione të mëdha.

“-Këtë Himn, – më tregonte atëherë Kujtimi, – ua kam mësuar mbi 600 ushtarëve, duke shkuar vet repart më repart. Aty mblidhej edhe populli dhe dëgjonte. Shumë njerëz që takoj, oficerë apo ish ushtarë, por edhe banorë të Kukësit, kujtojnë me krenari dhe emocion atë ditë historike kur këndohej Himni i Divizionit të tyre dhe kur zemra u çohej peshë nga ngazëllimi..”.

Kompozitori Kujtim Laro ndihej i preokupuar kur thoshte se, Ushtria jonë nuk ka këngë “komando”, të cilat në thelb janë këngë që këndohen duke ecur e vrapuar.

“-Këto këngë që këndohen sot nga komandot shqiptarë, të bukura janë, po atyre u mungojnë motivi dhe teksti shqiptar. Këngët “komando” përcaktojnë identitetin  ushtrisë. S`ka këngë në botë pa këto këngë. Tek ne edhe aviacioni është pa këngë, edhe këmbësoria është pa këngë, edhe marina është pa këngë… Të gjitha formacionet ushtarake në botë kanë këngët e  tyre si përcaktuese të identitetit. Më vjen keq, – vijonte Kujtimi, – por e ndjej që komandot tona kur shkojnë me misione jashtë vendit, ndihen ngushtë sepse s`dinë se çfarë kënge të këndojnë. Ndërsa komandot e shteteve tjera, kanë këngët e tyre, të cilat i këndojnë me shumë fanatizëm. E pra edhe ushtria jonë i do këto këngë. Mundësitë i kemi që t`i bëjmë, madje të bukura. Poetët tanë të mëdhenj Naimi, Çajupi, Fishta…kanë vargje mjaft të bukur që i këndojnë atdheut tonë të shtrenjtë, veçse duhet ca më tepër interesim nga strukturat përkatëse që merren me kulturën në ushtri”.

Mbaj mend se kur fliste kështu, ai heshti pak shtoi:

-Për këto, më vjen keq dhe më duket vetja borxhli. Duhet ta mbushim këtë boshllëk me këngët tona, sepse edhe ato janë elemente shumë të rëndësishëm në fushën e integrimit.

-Dukesh i inatosur Kujtim, – i thashë.

-E di,  – nis të më thoshte ai si të donte të më tregonte një sekret, – Mua inati më bëri kompozitor. Shpesh, ngaqë nuk ua thosha dot me fjalë të tjerëve ato që doja, ua thosha me muzikë.

Dhe aty për aty nisi të  këndonte me zë të ulët një motiv kënge të njohur mbi vargjet e poetit ushtarak Lirim Deda:

Linde ti për të qenë i lirë, o shqiptar,

Por jeta s`ishte për ty një dhuratë,

Se mbi tokë kishte shumë gur  e pak bar,

Jo, s`mund të jetoje dot ti pa liri,

Liria kënga e parë.”

Më pas, biseda me të madhin Kujtim Laro vijoi me idhujt e tij të muzikës. “Ata janë shumë dhe secili ka natyrën e tij. Janë aq të mëdhenj, saqë nuk bëhen dot krahasimet. Po përmend Korsakovin, kompozitorin e madh rus. Ka qenë kapiten vapori. Në atë kohë aristokracia ruse, nuk e vlerësonte muzikën e vendit të  vetë dhe në modë ishte muzika franceze. Korsakovi me katër shokë, bëri në atë kohë për muzikën ruse, atë që s`e kishte bërë askush tjetër përpara tij. Mjaft nga kompozitorët e mëdhenj të botës si Stravinski, impresionistët francezë Ravel De Bysy dhe kompozitorët si Grik etj., ishin të gjithë nxënës të Korsakovit. Në Shqipëri, – vijoi Kujtimi, – kam pasur si idhuj: Preng Jakovën, që mund ta quajmë “Moxarti” i Shqipërisë, Çesk Zaden, që i dha Shqipërisë një plejadë kompozitorësh, Tonin Arapin, Nikolla Zoraqin…

-Për Gaqo Abvrazin, ç`mund të na thuash? – e  pyeta.

“-Do ta krahasoja me një nga titullarët e mëdhenj  të Ansamblit të Ushtrisë ruse “Aleksandrov”. Gaqo Avrazi jo vetëm që krijoi Ansamblin e Ushtrisë, por e bëri atë të pavdekshëm me ekzekutimin e muzikës shqiptare dhe botërore. Nuk e teproj po të them se Ansambli i Ushtrisë, që lindi në vitet e  zjarrta të Luftës Nacionalçlirimtare ishte “nëna” që krijoi të gjithë institucionet artistike shqiptare. Padyshim, i paharruari Gaqo Avrazi mbetet profesori i parë i tij”.

Ndërsa Kujtimi fliste, përpiqesha të sillja përsëri në mendje vendlindjen e tij, Vlorën  e bukur dhe njerëzit midis të cilëve u rrit ai njeri, që do të bëhej kompozitor i madh. Sillja ndërmend se, gjithnjë ai kishte qenë i rrethuar me një atmosferë intime krijuesish që në fëmijëri, ku vëllezërit e tij zinin vend të veçantë. Flamur Laro, më i madhi prej vëllezërve, u kujdes shumë që Kujtimi të shkonte në shkollën e  lartë, ndërsa vetë qëndroi në Vlorë, ku u bë një emër i njohur në një zhanër tjetër të artit, libretist i shkëlqyer i Estradës së Vlorës. Flamuri kontribuoi që të bëheshin të mëdhenj parodistët vlonjatë. Vëllai tjetër, Gëzim Laro, për vite e vite me radhë ishte violonçelist  i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit, pedagogu që nxori dhjetëra e dhjetëra muzikantë që sot ndodhen brenda dhe jashtë vendit si solistë, orkestrantë, instrumentistë në orkestrat e vendeve më të mëdha të Europës…

Në bashkëbisedë me Kujtimin, kujtuam atëherë edhe ngjarje me humor, ku shprehej dashuria  e vëllait të madh, Flamurit për më të vegjlit, Gëzimin dhe Kujtimin, të cilët Flamuri i përmendte shpeshherë me krenari në biseda. Kur Estrada e Vlorës ndodhej në turne në Shishtavec të Kukësit, pas shfaqjes, aktorët, u ndanë të kalojnë darkën nëpër familje. Bashkë me Flamurin u ndodhë edhe aktori i madh i humorit vlonjat Leka Kruta. Në bisedë, Leka prezantoi Flamurin, duke theksuar se, ai, është vëllai i Kujtim Laros, atij “që bën muzikën e bukur të filmave”. Atëherë i zoti i shtëpisë, menjëherë e ftoi Flamurin të ulej në krye të qoshes.

-Po mua, ç`mu desh që bëra këtë prezantim, – tregonte shpesh me humor Leka Kruta, – e pësova keq, sepse qoshja dhe të gjitha nderimet iu bën Flamurit”

Kur e pyeta Kujtimin se, ç`vend zinte polifonia labe në krijimtarinë  e tij, ai m`u përgjigj:

“-Muzikën polifonike  e bën populli. Unë nuk citoj, po përgjithësoj motivin lab, pa harruar edhe motive të tjera të bukura që ka Veriu. Forca e talentit të një kompozitori  qëndron në atë se ai i bën të pavdekshme këto intonacione të muzikës popullore.

Bethoveni bëri që, muzikën gjermane ta këndojë e gjithë bota….Nganjëherë, të bukurën e kemi përpara, fare pranë, ndërsa e kërkojmë atë në qiell, në boshllëk. Do të thosha që  edhe bota jashtë ka interesa për atë që nuk e ka, që s`e ka dëgjuar ndonjëherë. Më kujtohet se, për festivalin e Gjirokastrës, një muzikant i madh francez ka thënë: “Ju kompozitorët shqiptarë, s`keni nevojë që të bëni sinfoni, sepse i keni të gatshme”.

Kujtim Laro ishte i këndshëm në bisedë, tregonte bukur dhe  me plot humor episode ngjarje nga jeta e tij si artist:

“-Më kujtohet, një herë isha në Korçë. Ndodhesha duke ngrënë drekë me koreografin e Ansamblit të Ushtrisë. Vjen një polic, mik i koreografit dhe ulet me ne. Kur koreografi e prezanton me mua, polici rrudhi fytyrën. Pak më vonë, duke pirë një gotë raki, polici më thotë:

-“Kur kam dëgjuar muzikën tënde, të kam përfytyruar ndryshe, simpatik, biond, flokëkaçurrel…”

Qeshëm me gaz e dashamirësi.

-Ti Kujtim, mban gradë ushtarake? – e pyeta.

-Po, – m`u përgjigj ai, – jam nënkolonel. Pastaj diçka kujtoi dhe më  tha:

“-Në jetën e përditshme më shumë qëndroj i veshur civil. Jo se nuk më pëlqen uniforma, por natyra e punës sime është e tillë.

Heshti një çast dhe, duke bërë buzën në gaz dhe vijoi:

-Njëherë e vesha uniformën dhe dola shëtitje në rrugë. Njerëzit kalonin pranë meje, kushedi pse më shihnin si me habi. “Çfarë kanë këta?” – pyesja veten.

Pak më vonë, një i njohuri im, më ndali dhe më tha:

-Po kapelën, ku e ke?

Përsëri qeshëm.

-Mos e ndjen ngushtë rrobën ushtarake?

-Jo, – m`u përgjigj Kujtimi, – Ushtria më ka pëlqyer gjithmonë. Ndjej dashuri dhe respekt të madh për ushtarakët, për ushtarët dhe oficerët. Miqtë e mi më të mirë i kam në ushtri.

-Ke ndonjë merak?

-Për punën time? Jo! Vetëm një lutje për titullarët që të tregojnë më shumë kujdes për kulturën në Ushtri. Ndërsa, si muzikant, më vjen keq që edhe muzika tek ne është kthyer në biznes. Janë disa gjëra që s`i bën dot individi. Është shteti dhe institucionet e  tij të specializuara, që duhet të mendojnë për disa gjini muzikore.

Kujtim Laro vazhdoi të punoi me pasion dhe përkushtim deri në fund të jetës së tij. Gura muzikore e tij ishte e pashtershme. Mbaj mend se në atë bisedë,  ai nisi të më shpaloste planet e tij krijuese për të ardhmen. Në dorë kishte një muzikë filmi të regjisorit Mevlan Shanaj: “Lule të kuqe, lule të zeza”. Do të merrte pjesë në festivalin e muzikës së re shqiptare, po shkruante dy romanca për solist e piano për festivalin vjeshtës 2002, po punonte për të marrë pjesë në festivalin “Maria Kraja’  me një nga perlat e muzikës shkodrane, që titullohet: “Ta dish” dhe do të ekzekutohej nga dhjetë soprano, katër alto, katër baritonë, katër bas dhe një tenor. Këngëtarët që do të këndonin ishin emra të njohur në arenën ndërkombëtare dhe do të dirigjohej nga një dirigjent anglez…

Kompozitori i madh dhe Artisti i Merituar Kujtim Laro, krijoi vepra muzikore të mrekullueshme për Shqipërinë, për popullin e vet dhe për Ushtrinë Shqiptare.

Spaletat e nënkolonelit ishin të ngushta për të mbajtur veprën e tij të madhe, sepse Kujtim Laro, de fakto, ishte dhe mbetet një nga gjeneralët e muzikës shqiptare.

SHKB “SALI Çekaj” përkujtoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë të Kosovës

$
0
0

ZYRTARIZIMI I DEKLARATËS TË PAVARËSISË – OBLIGIM HISTORIK

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

     Shoqata “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, e njohur për veprimtari kulturore dhe bëmirëse, kremtoi “2 Korrikun”, datën historike të shpalljes të “Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë”. Në qytezën e Hettenhausen-it, salla festive ishte zbukuruar me sharm e shije të veçantë. Si gjithëherë, në ballë të oxhakut, burri i madh i Pavarësisë dhe i shqiptarisë, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova me bashkëluftëtarët e Tij.

     Moderatori Ardian Ndreka, nga Zadrima e Lezhës, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i Shoqatës, e hapi manifestimin përkujtimor, mbremjen festive. Ai përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se “2 Korriku”, i vitit 1990, si datë e një rëndësie të veçantë historike, shënon nismën e realizimit të Pavarësisë të Kosovës, rrjedhimisht edhe të shtetbërjes të Kosovës. Moderator Ardiani shpërfaqi para publikut edhe programin festiv. Pastaj, ftoi për fjalën e rastit dhe përshëndetëse nënkryetarin e parë të Shoqatës Gazmend Dashin.

                Fjala e rastit dhe përshëndetëse e Gazmend Dashit

     Të nderuar bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër mërgimtarë, të dashur fëmijë, mysafirë të nderuar, mirëmbrema dhe ju uroj mirëseardhje në emër të Kryesisë të Shoqatës kulturore – bëmirëse “Sali Çekaj”  si dhe në emrin tim personal, ju përshëndes me përzemërsi, duke u ndjerë krenar me praninë Tuaj fisnike. Sot kremtojmë  përvjetorin e një date të shënuar historike, siç është Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë të Kosovës, e proklamuar 23 vjet më parë, pikërisht, më 2 Korrik 1990, nga Kuvendi i atëhershëm i Kosovës.

     Pjesëmarrja e shumë mysafirëve, të ardhur nga rrethe të tjera, na nderon dhe begaton këtë mbremje festive përkujtimore. Andaj, përshëndes SHKA “Rilindja”, nga Mynihu, me kryetar Bekim Gërvallën;  SHKA “Rrufeja”, me kryetar e nënkryetar, përkatësisht, Shaip Buleshkaj e Naim Haxhiaj me shokë; Aktivin e LKD-së në Mynih, me kryetar Xhevdet Muriqi; Aktivin e LDK-së të Starnbergut, me kryetarin e Nderit Fazli Gashi; veprimtarët e Rosenheim-it, të prirë nga veterani, bacë Nikollë Skeli, Isa Bilalli, Deli Gërvalla; kandidatin për deputet, Deli Balidemaj; veprimtarët veteranë Mehmet Koka, Naim Gashi, Ramadan Deskaj, Ahmet Kolgeci; veprimtarin dhe ish të burgosurin politik Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës tonë; veprimtarin Maxhun Smajli, ish-reporter i luftës dhe anëtar Nderi i Shoqatës tonë; mysafirin nga Zvicra Haxhi Metaj.

     Moderator Ndreka, duke falenderuar zotin Dashi, për fjalën përshëndetëse, ftoi publicistin dhe krijuesin Maxhun Smajli, për ta mbajtur referatin për Deklkaratën Kushtetuese të Pavarësisë, 2 Korrikun historik.

                Fjala e Maxhun Smajlit

     ”Të dashur vëllezër dhe motra, bashkëmërgimtarë të nderuar, ju përshëndes të gjithëve. Një përshëndetje të veçantë për organizatorët e këtij takimi festiv, në shënim të përvjetorit të 23-të të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës.

     Deklarata Kushtetuese ose Deklarata e Pavarësisë shënon fillimin e një kthese cilësore në identitetin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë. Ajo ishte reflektim në kohë ndaj proceseve politike, juridike dhe nacionale që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë. Kësaj Deklarate i ka paraprirë mbështetja pa rezervë e popullatës së Kosovës.. Ishte e nevojshme që të artikulohej qartë përcaktimi i popullit të Kosovës dhe vullneti i tij për statusin kushtetues e juridik të ardhshëm të Kosovës, ku Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në mbledhjen e saj, të majtur më 26 qershor 1990, doli me një Rezolutë, e cila u mbështet unanimisht edhe nga partitë poplitike të Kosovës, më 30 qershor 1990. Delegatët e Kuvendit të Kosovës shprehen vullnetin e popullit më 2 Korrik 1990. Shpallën mëvehtësinë – Pavarësinë e Kosovës.

     Ishte akt i guximshëm i 114 delegatëve të Republikës të Kosovës, për të shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Deklarata Kushtetuese, e 2 Korrikut 1990, u bë pikënisje e akteve tjera, që i nxorri Kuvendi i Kosovës, siç janë: Kushtetuta e Kaçanikut, më 7 shtator 1990, pastaj Referendumi gjithëpopullor më 1991, Amandamentet e Kushtetutës së Republikës të Kosovës, si dhe Zgjedhjet Politike të 24 majit të vitit 1992.

     Kjo datë bashkoi popullin. Po këtë ditë u ringjallën shpresat e kombit shqiptar. Populli u ndje në shtetin e vet. Ata shkuan kah organizimi i jetës politike e shoqërore; ngritja dhe funksionimi i sistemi arsimor, organizimi i sistemit të shëndetësisë, funksionimi i ekonomisë private e tjerë. Pra, Deklarata Kushtetuese ishte element bazë e shtetësisë së Kosovës.

     Brenda një kohe shumë të shkurtër Kosova pati arritur të afirmohej në botë për kërkesën e qytetarëve për pavarësi. Shumë shpejt kishte fituar një respekt ndërkombëtar, një mirënohje dhe përkrahje të madhe për rezistencë e pa dhunë dhe aktive të popullit të Kosovës. Dhe, të gjitha synimet e përpjekjet që u kurorëzuan në luftën e armatosur çlirimtare të shqiptarëve dhe me largimin e okupatorit serb, me ndihmën e aleatëve të UÇK-së, NATO-n.

     Ndërsa, preokupimi i Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës ishte që të mbajë jetën në Kosovë, të mbajë organizimin dhe të mbroj vullnetin e shprehur politik të popullit në jetën praktike. Dëshira e tij ishte që sa më parë të realizoheshin ato. Dhe, porosiste që vazhdimisht të punojmë, të zgjerohej hapësira e veprimit dhe e lirisë në Kosovë.

     Është një ngjarje historike kjo që nuk mund të kalohet pa u kujtuar, brezat e kanë një borxh të rikujtojnë përvjetorët e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, që në këtë rajon vlerësohet lart dhe shënohet rregullisht. Një borxh të tillë po e kryeni edhe ju të nderuar kryesi dhe anëtarësi e Shoqatës zëmadhe “Sali Çekaj”. Mirë e keni menduar, të dalim me një kërkesë unanime për shënimin e kësaj date me rëndësi historike shtetërore, në Kalendarin e festave zyrtare të shtetit të Kosovës.

     Mirënjohje  dhe respekt të gjithë pjesëmarrësve në këtë Akademi solemne, përkujtimore “, – përmbylli fjalën e tij i mirënjohuri Maxhun Smajli, i cili, në pranverën e vitit të shkuar, ndërmorri marshutën këmbësore, unike shqiptare, nga Fulda, Gjermani – deri në Kosharën historike, në shenjë mirënjohjeje e nderimi për bombardimet 78 ditore të Aleancës Verio-Atlantike, NATO-s.- si dhe në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë tonë hallemadhe.

            Mysafiri i veçantë – Deli Balidemaj, kandidat për deputet 

     Kryesia e Shoqatës kishte ftuar një mysafir të veçantë nga Mynihu, kandidatin për Parlamentin e Oberbayern-it, Deli Balidemaj. Zotëri Balidemaj vjen nga fshati i njohur Martinaj, Malësia e Madhe, komuna e Plavë – Gucisë. Inxhinier i diplomuar në Universitetin e Kosovës, 15 vjet më parë, merr rrugën e mërgimit. Vendoset në Mynihun gjerman dhe vazhdoi edhe më tej të studiojë, për t`u kualifikuar si kuadër i shoqërisë gjermane.

     Zotëri Deli Balidemaj është 46 vjeçar, i martuar, nusja nga Prapashtica e Gallakut, kanë dy fëmijë, përkatësisht,12 dhe 8 vjeç. Prej 11 vitësh punon në Komunën e Mynihut, kuadër në Drejtoratin e Arsimit.

     Arritjet e zotëri Balidemaj në integrimin personal në shoqërinë gjermane dhe këmbëngulja e tij që këtë ta bëjnë edhe bashkëmbasit e tij shqiptarë si dhe emigracioni tjetër botëror, meriton vëmendjen tonë të veçantë e maksimale, si dhe angazhimin  e të gjithë shqiptarëve emigrantë, më të drejtë vote, në zonën, krahinën, ku ai konkuron.

     Oberbayern-i është njëra nga pesë krahinat e Bayern-it, me ndarje administrative. Oberbayern-i kap një hapësirë prej 18 mijë km-2, me një popullësi prej 6 milion banorësh. Ftojmë bashkatdhetarët tanë të dëshmohen aktivë, me votën e tyre, për djalin – burrin e Malësisë të Madhe, Deli Balidemaj, i cili, nderon shqiptarët e kudondodhur, me përformancën e tij të shkëlqyer politike dhe njerëzore.

                 Fjala e Deli Balidemaj

  1. “Të dashur qytetare/rë,

    Unë dua të luftoj për barazinë dhe pjesëmarrjen e emigrantëve në nivelin social, shkollor,shoqëror dhe politik. Për të arritur këtë objektiv, duhen me shume njerëz të një sfondi migracioni të angazhohen në politikë. Me kandidaturën time, unë do të marrë përgjegjësinë dhe të bëjë një kontribut në këtë angazhim për barazi.

    Angazhimi im i posaçëm është për politikën sociale, arsimore dhe atë të emigracionit.

    Sociale:

    Njerëzit me një sfond migracioni janë tre herë më të prekur nga varfëria, se sa popullata e përgjithshme. Ata janë dukshëm më shumë të papunë se sa popullata e përgjithshme. Këtu duhet për të ndryshuar diçka në mënyrë që të gjithë njerëzit te kenë një shans. Drejtësia sociale për mua është, pra, një çështje kyçe politike. Ne kemi nevojë për një politikë proaktive dhe me programe të integrimit të shoqerisë, që në fakt të arrijnë te njerëzit nevojtarë. Në shëndetësi dhe përkujdesje, është e rëndësishme për të krijuar oferta, që adresojnë nevojat e veçanta të emigrantëve, duke marrë parasysh karakteristikat e veçanta të kulturës së tyre.

    Punësimi dhe arsimi:

    Në arsim, emigrantët kanë filluar të korrin suksese, shumë njerëz të rinj me prejardhje emigrante kanë arritur kualifikime shumë të mira arsimore – dhe kjo duhet futur në vëmendjen e njerëzve. Por ende, shpesh, përformanca e tyre dhe kualifikimet nuk njihet sa duhet. Në shumë kompani dhe, veçanërisht në sektorin publik, shpesh shifen me rezervë e padrejtësi. Shumëgjuhësia nuk shihet si një kualifikim shtesë, por si një pengesë! Vetëm një nga dhjetë të të punësuarëve në shërbimin publik ka rrënjë të huaja, këtu emigrantët nuk kanë të njëjtat të drejta dhe mundësi si popullata vendase. Këtu Parlamenti i Oberbayern-it mund të jep një shembull të mië.

    Migracioni dhe integrimi:

    Politika e drejtë është ajo që lejon shanse dhe mundësi të barabarta me pjesëmarrje të barabartë. Kjo kërkon një politikë të marrjës dhe dhënies ( karrotës dhe shkopit përcjellë). Shoqeria gjermane pret me plotë të drejtë nga emigrantët që ata të kontribuojnë. Por ata kanë nevojë edhe për mbështetje të mjaftueshme – dhe respektin e nevojshëm. Vetëm fjala „bashkarisht“ nuk është e mjaftueshme, sepse pa integrim nuk do të këtë shoqëri të suksesshme. Por, çfarë i takon integrimit? Kjo përfshinë vullnetin e përshtatjes, mirëkuptimit dhe tolerancës në të dy anët, për kulturat e ndryshme të shoqërisë pritëse dhe atë ardhëse. Diversiteti kulturor dhe pasurimi nëpërmjet emigrimit, duhet gjithashtu të jetë i dukshëm, në objektet kulturore dhe programet e Qarkut të Oberbayernit. Integrimi është i mundur, vetëm atëherë nëse njerëzit, nga kulturat e ndryshme, rrespektojnë njëna-tjetrën dhe nëse këto ndryshime kulturore shihen dhe përjetohen si pasuri, nëse të gjithë kemi përvehtësuar një kulturë të tolerancës dhe respektit, vlerësimin!

    Unë dua të bëjë politikë për të gjithë qytetarët dhe politikë të cilën qytetarët e kuptojnë!

    Për këtë kërkoj besimin tuaj”, – përfundoi fjalën e tij zotëri Deli Balidemaj, në zonën konkuruese të tij bën pjesë edhe Pfaffenhofen-i me qytete të tjera

     Moderatori Ndreka gjithnjë në krye të detyrës. Sipas agjendës programore, ai fton në skenë krjiuesin, poetin, tashmë, të afirmuar të Mërgatës shqiptare, Neki Lulaj, i cili ka realizuar botimin e një serë librash poetike si dhe vazhdon të jetë shumë aktiv në veprimtarinë e Shoqatës të Krijuesëve Shqiptarë në Gjermani, e kryesuar nga poeti Hasan Qyqalla. Poeti Neki Lulaj deklamoi vargjet e poezisë të tij epike, lapidare “Ëndrra e Psisit”:

             Ëndrra e Plisit

Korbat mbyllen në vete majë Kalasë

e bilbilat në kor këndojnë mbi themele të reja

…për kupolën e ëndrrave të plisit.

Metropolet bërrylohen nga vegjëlia

Rishfaqje Dardania

…gjaku e historia.

Sekëlldisën lavirët e moti

Nga dushi i akulltë i bijëve të Kastriotit

erërat nga Dardania, ja zunë ngërçin në fyt

… pas aktit historik – biblik.

Bebëza e Ditës së re

përplasë djajtë në kthina myku

… all, shkëlqen sot Plisi.

I bekoi Perëndia

Deri në shtegëtim

…kur do agoi bardhësia

Të rifrymojë Dardania.

Thyen kornizat e Ferrit

Ditën e Dytë të tmerrit

Natën me vravashkë e yje

Mëngjeset me dije

t`agoi bardhësia

t`ringjallet Dardania

përtej diellit të Lirisë

përtej mitit të Plisit.

           Fëmijtë artistë në skenë

     Në të gjitha organizimet festive të Shoqatës kulturore – bëmirëse “Sasli Çekaj”, pjesë e programit janë edhe fëmijtë e mërgimtarëve. Edhe kësaj radhe ata shkëlqyen me përgaditjen e tyre artistike solide. Programin e hapi “Vallja e Pavarësisë”, duke u pasuar me një kolazh vallesh, të gërshetuara në një tërësi, nga huazime të pjesëshme të disa valleve, tashmë, klasike tradicionale si “Shota”; Vallja e vajzave; ardhja e nuses dhe pritja me këngë nga grupi i vajzave në rrjeshtim, duke i kërkuar nuses të bëjë një “temena”, nderim për pritëset dhe dasmorët tjerë, në këtë rast, dasmorë janë publiku i sallës. “Temenaja”, nderimi me puthje dore, zëvendësohet me lëvizje gjithë art e sharm të duarëve të nuses.

     Morinë e valleve e përmbyllë një fragment i vallës të njohur, tërësisht autoktone, Vallja e Rugovës, me lojëtarët e burrave-fëmijë: Kushtrim Xhafa e Sali Zeneli, me shkathtësi e mjeshtri të pashoqe, vringëlluan shpatat tradicionale.

     Protagonistë të valleve ishin: grupi i fëmijëve-vajza, të prira mjeshtërisht nga Arta Mehmeti, e pasuar nga Donika Dashi, Saranda Marovci, Adisa Daka, Rinora Hoxha, Kolesa Hyseni, Era Muriqi, Viona Bunjaku. Ndërsa grupin e djemëve valltarë e përbënin: Vionit Bunjaku, Agon Cakiqi, Alb Ajeti, Fatjon Haziri, Egzon Mehmeti, Kushtrim Xhafa, Sali Zeneli.

     Përgjatë gjithë spektaklit të harmonishëm dhe artistik, publiku në sallë i shoqëroi me duartrokitje në vijimësi, duke dëshmuar bindshëm kënaqësinë që u dhanë atyre vajzat dhe djemtë valltarë të Pfaffenhofen-it me rrethinë. Për pjesën më të shumtë të shikuesve, vajzat dhe djemtë e talentuar, ishin të njohur, sepse ato dhe ata, pra, fëmijtë, vajza e djem kërcimtarë, tashmë, janë pjesë përbërëse e Shoqatës kulturore-bëmirëse “Sasli Çekaj” në Pfaffenhofen.

     Janë pë çdo lëvdatë udhëheqësit artistikë, koreografët dhe skenografët e papërtuar dhe asnjherë të lodhur: Gazmend Dashi dhe Shemsi Haziri, të cilët, vullnetarisht, madje ndër vite, angazhohen në përgaditjen dhe shpërfaqjen e programeve artistike të fëmijëve të Pfaffenhofen-it me rrethinë.

     Programi festiv masivizohet, shumëfishohet me daljen në skenë të grupit muzikor, që tejkalon konturët e amatorizmit. Janë vëllezërit Bilalli nga Rosenheim-i: Ladi dhe Siti, të cilët, me muzikën e tyre sa ritmike, aq edhe aktive, argëtuan, përgjatë natës, mërgimtarët dhe familjet e tyre, duke vallëzuar dhe gëzuar kolektivisht.

             Zyrtarizimi i “2 Korrikut” si festë shtetërore, kërkesë fisnike

     “Historia fillon me ne, me mua”,- është një tezë e hedhur dhe e zbatuar, me zjjarr e hekur, nga sovjetizmi rus, me përfaqësues Leninin dhe Stalinin, me bandën e tyre të kuqe, për të vazhduar me fashizmin, i kryesuar nga Hitleri gjerman, për t`u kopjuar dhe përfeksionuar, për të keq, nga komunistët e Evropës Lindore, Ballkani. Me theks të veçantë e makabrioritet të skajshëm kriminal, këtë tezë e përvehtësoi  lakeu ruso-sllav Enver Hoxha, për t`u ligjësuar nga LPK-ja, alias PDK-ja komuniste – staliniste.

     Në zbatim të ideologjisë të mykur sllaviste, stalinistët e Kosovës, PDK-ja dhe AAK-ja, mohuan të gjithë të kaluarën historike të shqiptarëve, duke hymnizuar betejat e humbura, njësoj si nacionalistët serbë Betejën e Kosovës; duke i kënduar lavdisë, dimensioni i të cilës i mungoi, pikërisht, “luftës” së tyre. Me tezën e huazuar nga fashizmi dhe komunizmi, për ta përvehtësuar atë pak luftë modeste të bërë në vitet 1998-99 në Kosovë, por edhe heronjtë, dëshmorët, varret e tyre, ata, stalinistët, përvehtësuan, privatizuan edhe vet historinë e Kosovës. Dhe, bujshëm e me mujëshi thonë: “Historia fillon me ne” dhe së fundi: “Historia fillon me mua, Hashimin”!!

     Stalinistët e Kosovës i harruan, i bojkotuan të gjitha datimet historike, të cilat i paraprinë shtetësisë të Kosovës, në mesin e tyre edhe atë më të rëndësishmen, – 2 Korrikun -, ditën që  Kuvendi i Kosovës, në koordinim dhe sugjerim të liderit të Lëvizjes Kombëtare, LDK-së, dr. Ibrahim Rugova, shpalli solemnisht e botërisht Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, si nismë e një serë aktesh të tjera historike, duke hedhur bazat ligjore të shtetit të ardhshëm të Kosovës.

     Stalinistët shpikën e shpifën datime të tjera, si festa zyrtare, siç është Dita e Kushtetutës, e kopjuar nga Kushtetuta e “11 Janarit” të Hoxhës të Tiranës dhe të tjera të ngjashme. Hyjnori Rugovë i tmerron stalinistët e Kosovës edhe nga amëshimi, andaj shfryejnë ku të mundin dhe sa të mundën. Ata do të donin të mos linin asnjë gjurmë të historisë, ku Presidenti Rugova është protagonist, autor, i parë. Shoqata “Sali Çekjaj, shpreh indinjatë të thellë ndaj manipulimeve dhe falsifikimeve të vrazhdëta të historisë më të re të Kosovës. Kjo Shoqatë e zëshme, me anë të një kërkese, me nënshkrimet e anëtarësisë të saj dhe të qytetarëve të tjerë, mërgimtarë nga Kosova, i kërkon Kuvendit të Kosovës zyrtarizimin e kremtimit të – 2 Korrikut -, ditën e Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë të Kosovës, si festë zyrtare në Kosovë.

            Shoqatë që shquhet për hamoni dhe mirëkuptim

     Ajo që shquan Shoqatën kulturore – bëmirëse “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë, është organizimi i përkryer i saj. Anëtarët e Kryesisë, me kryetar Osman Ferizin, nënkryetarët Gazmend Dashi e Mustafë Shala, Zmer Zeneli arkatar, Adrian Ndreka, anëtar Kryesie dhe zëdhënës i Shoqatës, antarët e Kryesisë Shemsi Haziri, Azem Daka, Rafet Mehmeti, Shaban Muli, janë shumë aktivë, me detyra të përcaktuara, në shërbim të mbarëvajtjes dhe të realizimit të suksesshëm  të programit manifestiv. Harmonia e Kryesisë të Shoqatës, udhëheqja kolektive, ku kryetari është i parë në mes të barabartëve, lehtëson punën organizative dhe rezultative të kësaj Shoqate emërmirë, e cila, tashmë, shquhet jo vetëm në Republikën e Bajern-it, por edhe në Gjermani dhe më tej në Mërgatën gjithëshqiptare.

     Kryesia e Shoqatës “Sasli Çekaj” dhe anëtarësia e saj, e prirë nga kryetari Osman Ferizi, shok armësh i heroit Sali Çekaj, edhe kësaj vere nuk donin të shkonin në pushime, në Atdhe, duarbosh. Andaj, vendosën që 12 familje në nevojë, të ndihmohen me nga 200 euro sejcila. Shoqata po e studion mundësinë që disa syrësh të gëzojnë ndihmë mujore. Kriteret në përzgjedhjen e familjeve ekstrem të varfëra janë transparente, të dukshme. Ndihmat dedikohen në tërë etnikumin shqiptar. Përparësi kanë familjet me jetimër; raste të sëmundjeve – paaftësi për punë; familjet varfanjake me fëmijë në shkollë, studime, të cilat nuk kanë të ardhura burimore.

Viewing all 109 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>