Nga: Bahtir Latifi
E vështir ti shkruash fjalët nga zemra se si njeriu ndjehet në momente kur ka afër njerëz, miq ambient dhe shokë të zemrës. Jo edhe të shumta janë rastet këtu në mergim. Takime të tilla e bëjnë botën të bukur, të dashur dhe të ngjallin shpresa e shpresa për të jetuar dhe punuar e për të mos u lodhur kurrë.
Edhe pse jeta në mërgim nuk është e lehtë, ajo lehtësohet kur ke dashurinë e madhe për Atdhe , ndjen për të dhe mundohesh të bësh dicka me mundësit që ke. Pa dyshim këtë dhëmbje e bënë të këndshme dashuria ndaj vendlindjes , por edhe miqt të cilët të rrethojn gjatë gjithë kohës në një vend të huaj siq jemi ne në Suedi.
Ishte pesë vjetori i fillimit të transmetimit të radio “Dituris”, radio në gjuhen shqipe në qytetin Borås, që na bashkoj që nga viti 2008 me miqë, shokë dhe nuk na ndau kurrë nga dashuria për vendin ku lindem dhe u rritëm. Tani vazhdon të qëndroj e fortë kjo lidhje mes njëri tjetërit, mes shqiptarëve dhe qytetarëve suedez.
Për nder të këtij pesë vjetori na erdhën miq nga Tirana, që na nderuan, na respektuan dhe i dhanë hijeshi dhe atmosferë të këndshme qytetit ku jetojnë një numër bashkëatdhetarësh.
Një nder për të gjithë ata sepse miqtë duhen por edhe na duan, andaj ku do që ka musafir të tillë, ata madhështojn gjithcka.
Viron Kona dhe Petrit Xhaja ishin ata që na nderuan kësaj radhe.Vironi na nderoj edhe disa herë të tjera. Ai, jo vetëm se na nderoj ne si shqiptarë por nderoj edhe qytetarët suedez me promovimin e librit të tretë të tij kushtuar bashkëatdhetarëve shqiptarë si dhe qytetetarëve të Borås së fundi me librin “Zonja nga Borasi”.
Sa kënaqësi për ne që kemi njerëz të tillë që na e zbardhin fytyrën me vepra të tilla, si për ne po ashtu edhe për miqt suedez që nuk na u ndan si para luftës, gjatë saj dhe deri në ditët e sotme me të mirat e pa numërta.
Gjat ditës së përvjetorit të pestë të radio “Dituria”, u kënaqëm së bashku me shumë musafir të cilët ishin prezent. E tëreë dita kaloj me promovime librash, shkëmbim mendimesh, biseda të ndryshme si dhe takime të cilat ishin edhe për herë të parë fizikisht nga shumë prej tyre që u takuan. Ata vetëm komunikuan për mes adresave elektronike deri në atë ditë.
Këtë madheshti din vetem miku im Sokol Demaku ta bejë si gjithëmonë me bashkatëdhetarët tjerë që din për të punuar, hapur rrugë të reja për suksese të reja që i shërbejn vendit dhe gjithë shqiptarëve.
Në këtë ditë nderi ne kujtuam edhe me një mik të paharuar por që ai nuk ishte në prezencën tonë atë ditë. Ai është Murat Gecaj nga Tirana. Prof.Murati një vitë më herët vizitoj qytetin Borås. Nga ajo vizitë ne u ndam dhe përjetuam momente shumë të mira. Takuam shumë miqë suedez ku vet prof. Murati shprehte mirënjohjen e tij për pritjen që suedezët i bënë atij dhe kolegëve të tij për here të parë në Suedi.
Siq thash prof. Murati nuk nuk na shoqëroj kësaj here me prezencen e tij, por ai na shoqëroj me librin e tij kushtuar bashkëatdhetarëve shqiptarë si dhe qytatarëve nga qyteti Borås me librin “Me Zemër në Vendlindje”.
E falenderojmë të nderuarin prof. Murat Gecaj për vizitën që na e bëri vitin e kaluar por edhe për librin që tani ia kushton bashkëatdhetarëve shqiptarë dhe qytetit Borås.
Një ditë më pas, musafirë nga Tirana dolën në një sheti në qytetin Borås dhe deri në Ulricehamn, në një qytez e vogël jasht Borås duke u mahnitur me bukuritë e këti vendi. E tërë dita kaloj duke biseduar, duke marr fotografi në cdo qosh dhe në cdo vend. Kështu kaloj një ditë e bukur me plot ndjenja të paharruara dhe qaste impresionuese së bashku.
Në fund të ditës nga mbrëmja, darkuam në një restorant të gjithë së bashku dhe bëm plane për një ditë të re.
Sadullah Zendeli-Daja kishte bërë një ftesë që ta vizitojmë atë me miq nga Tirana atje ku ai jeton në Fjärestaden të Öland në lindje të Suedisë.
Vironi dhe Petriti së bashku edhe ne mezi prisnim që të vie e nesërmja për tu nisur për atë rrugë. Mirë, mbaroj darka, mbaroj edhe plani për te Daja se si do e bëhet.
U ngritem nga aty i dërguam me Sokolin në Hotel ku edhe ata ishin të vendosur për aq ditë sa ata do të qendronin në Suedi .
Mirëupafshim miq deri neser u përshendetëm duke u larguar nga Hoteli, për tu takuar të nesërmen e për tu nisur drejt Öland. Nata sa ishte e gjatë kur në mendonim se do të jetë dicka interesante një vizitë në një vend që kurrë më parë nuk kishim qenë.
Të nesermën në mëngjes morëm rrugën drejt Öland, dukeshin të gjitha fëtyrat të buzqeshura, kur dinim se do të takohemi me një mik të madh dhe do ta vizitojm një vend që për veq Sokolit ne nuk kishim qenë kurr më parë.
Gjatë gjithe rrugës biseduam për Suedin, pasi që Vironit dhe Petritit u interesonte të dinin më shumë. Ata u mahnitën me bukurit suedeze. Me mikpritjen, kulturën si dhe gjithcka cka ata përjetuan. Më interesante ishte për Petritit se sa për Vironi, pasi që Vironi ishte hera e tretë që kishte qenë në Suedi dhe ai tani më u mësua dhe përjetojë shumë cka të bukur.
Me të arritur në Öland pas disa orë vozitje me veturë, kaluam mbi Urën e cila njihet si njëra ndër Urat më e mdha në Europë, ishte për tu cuditur e gjithë ajo gjatësi e vendosur mbi ujë, me shtyllat e saj nën ujë të vendosura.
Edhe pse ishim në vetur, përpiqeshim të bënim fotografi ashtu si mundeshim, nga kureshtja se si mundë të qëndroj gjithë ajo peshë me një gjatësi aqë të gjat me kilometra .
Veturatë kaloni mbi të njëra pas tjetrës edhe pse ishte një ditë vikendi.
Pasi kalum Urën , arritëm në Fjäestaden, në vendin ku edhe Daja banonte me familjen e tij.
Në shikim të parë pamë e gjithë pasurinë e Dajës nga jashta, që kishte bërë gjatë kohës që kur kishte ardhë në Suedi, para tridhjetë e pesë vitesh.
Aty kishte një restorant, në të dy anët kishte vendosur dy flamuj shqiptarë, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës. Restoranti quhej “Shqiponja”. Ishte një ndjenjë e këndëshme kur pamë dy flamujat që na përfaqesonin shtetet tona shqiptare.
Daja, del i buzëqeshur duke u përqafuar me një nga një, duke uruar mirëseardhje.
U futem mbrenda në katin e dytë ku edhe banonte, aty pari qendronte zonja e Dajës, e cila po ashtu na uroj mirëseardhje.
Me të hyrë në banesë, në shikim të parë një pjesë e biblotekës së Dajës siq na tregon ai vetë më vonë .
Nuk donim as të ulemi nga habija se sa kishte libra në raftet ku kishte vendos nga më të ndryshmet, me qindra libra. Pastaj edhe studioja ku ai kalonte të shumtën e kohës duke punuar, shkruar, lexuar.
Filloj biseda dhe Daja tregon ardhjen e ti në Suedi qysh si i ri. Tregon edhe për vendin ku ai jeton, respektivisht pjesen Lindore të Suedis Öland.
Qendruam një kohë aty, bisedë pas bisede të këndshme mes njëri tjetrit, u ngitëm dhe shikonim prap në biblotekën e Dajës duke marr fotografi me një buz gazi nga të gjithë. Daja sa me gëzim përjetonte këtë takim.
Ai na tregonte si punon, sa kishte punuar më herët si dhe për punën e tij në vazhdim duke mos u lodhur edhe pse i kishte mbushur gati të tetëdhjetatë.
Fliste për Shkollën e parë shqipe që kishte hapur aty afër në vendin Nybro, fliste për fjalorin e pareëSuedisht-Shqip, fjalorin e dytë , të tretë si dhe tani fjalorin e katërtë që po thuajse kishte përfunduar me 35.000 mi fjalë, shumë tutuj librash që kishte botuar deri më tani.
Kështu kaloj një pjesë e kohës në shtëpin e Dajës duke na rrëfyer për histori të ndryshme në jetën e tij.
Nga këtu morëm rrugën dhe u nisëm drejt një qyteti tjetër Borgholm ku Daja deshironte të na tregonte dicka interesante. Ishte jo larg nga aty, nuk vonuam arritëm tek aty ku dërshironim.
Një vend me shumë vlerë, interesant. Pam pushimoren e Mbretërisë suedeze, Kështjellën e Mbretërisë, si dhe Birgita e Shenjtë suedeze siq e quajn edhe vetë suedezët.
Vendi shumë turistik, tregonte Daja.
Sa flisnim por edhe merrnim fotografi me njëri tjetrin.
Të qendrosh në vende të tilla ishte shumë domethenëse dhe emocionuese. Po ashtu edhe me një njeri sic ishte Sadullah Zendeli –Daja.
Shetitëm në Borgholm, Daja fliste dhe ne dëgjonim me kurreshtje për këtë vend ku ishte i vizituar nga shumë turistë coft suedez por edhe të huaj në sezonin veror.
Atë ditë edhe pse ishte me diell, bënte shumë ftoftë pasi që ishte vend bregdetar. Frynte një erë që dikur mezi prisnim të ikim për të Daja e për të na rrefyer për gjëra të ndryshme siq din ai. Ikëm shpejt në vetur arritëm te shtëpia, hym në restorant i cili gjendej në katin e parë të shtëpisë për të drekuar thot Daja .
Bisedat nuk ndalonin, kurreshtar edhe për punën në Restorant ku punonin Ismeti, djali i madh i Dajës si dhe disa të tjerë.
Ulemi aty bëmë porosin.
Nuk vonoi na e solli Ismeti porosin i cili punonte plot tridhjetëvjetë me këtë punë.
Prej se kishin hapur, ai ishte aty me musafirë. Ismeti tregon se gjatë verës ka shumë punë sa që mezi arrin ti perballoj musafirët, por vullenti i madh për punë ,i tejkalon edhe vështerisit kur do që paraqiten ato. Kishin të ardhura familjar të mira dhe të gjithë ishin afër shtëpisë dhe së bashku gjatë gjithë kohës po thuajse.
Ndiheshim si në shtëpit tona, me një mikëpritjetradiocionale, shqiptare.
Tani nga këtu ftesa erdhi nga zonja e dajës për kafe lartë në katin e dytë, u ngritem, pim kafe biseduam sa që dikur nuk dinim të leviznim aqë mirë që ndiheshim . Dikur vonë kërkuam lejen dhe u larguam nga aty duke u përqafuar ,duke uruar njëri- tjetërit shendet dhe jetë të gjatë.
Kështu kaloj me urime ndarja nga ai takim miqësor i ngrohtë dhe i pa harruar me mikun e madh të shqiptarëve në Suedi, Sadullah Zendeli Daja .
Mbeti edhe një ditë me miqë pasi që të nesërmen kishin për tu kthyer në Tiranë.
Dita e fundit kalon në qytetin përë rreth Borasit. Në Biblotekën e qytetit, në Bashkin e Borås, në vendin ku eshtë vendosur ”PINOKIO”, parkun me emrin Anna Lindh, ish ministre e punëve të jashtme e Suedisë që kishte një zë të lartë për ta ndihmuar Kosovën para luftës, studion e radio ”Dituris” dhe disa vende tjera
Keshtu përfundoj vizita katërë ditëshe me musafirët nga Tirana në qytetin Boras.
Urojm që takime të tilla të kemi sa më shpesh që të jemi sa më afer njëri tjetërit, coft në mërgim apo edhe në vendlindjen tonë.
Musafirët ikën duke i uruar rrugë të mbarë dhe shëndet në jetë si dhe suksese në punën e pa lodhëshme të tyre së bashku me miqë e kolegë tjerë shqiptarë në Tiranë.